|
KONTRIBUT PER HARTėN KOSTUMOLOGJIKE Tė RRETHIT TE SARANDėS SPIRO SHKURTI PARATHėNIE Rrethi i Sarandės ėshtė nga mė tė pasurit nė veshje popullore. Nė tė kaluarėn ēdo rrethinė etnografike e tij ka pasur nė pėrdorim veshjen e vet, tė dallueshme nga tė tjerat. Kėto veshje deri tani nuk janė studiuar aq sa duhet dhe, nė pėrgjithėsi, janė njohur pak. Studimi i tyre ka rėndėsi jo vetėm pėr tė njohur kulturėn e popullsisė, krijimtarinė e saj tė pasur edhe nė kėtė fushė, por edhe pėr tė parė kėrkesat estetike tė bartėsve tė saj, nivelin ekonomik e shoqėror etj. Banorėt e tė gjitha rrethinave etnografike tė Sarandės, ndonėse nė kushte relativisht tė vėshtira e nė luftė tė vazhdueshme pėr tė siguruar kėrkesat minimale pėr jetesė, e kanė dashur tė bukurėn dhe kanė luftuar ta materializojnė atė edhe nė veshjet. Nė fund tė shekullit tė kaluar e nė fillim tė shekullit tonė nė kėtė rreth janė mbajtur kostume tė shumėllojshme, si pėr gra, ashtu edhe pėr burra. Nė mėnyrė tė veēantė tė tėrheqin vėmendjen veshjet e grave, tė cilat janė tė pasura jo vetėm nė sasi, por edhe nė cilėsi. Ato bartin vlera tė rėndėsishme artistike, gjė qė dėshmon pėr shijen e hollė tė popullsisė. Nė kėtė punim bėhen pėrpjekjet e para pėr njė analizė tėrėsore tė veshjeve ceremoniale tė pėrdorura nga tė dy sekset nė rrethin e Sarandės. Siē shihet nga materiali ilustrativ qė po sjellim kėtu, kėto veshje kanė qenė mė tė arriturat e nė njė nivel mė tė lartė artistik. Veshjet e pėrdorimit tė pėrditshėm dhe ato tė punės nuk po i trajtojmė, pėr shkak tė vėshtirėsive tė mėdha qė paraqet gjetja e tyre. Ato nuk janė ruajtur nė atė masė qė janė ruajtur veshjet ceremoniale. Nė hartėn kostumologjike qė po paraqesim,
Fig. 1. Harta kostumologjike pėr gra (fundi i shek. XIX, fillimi i shek. XX). janė pėrfshirė vetėm veshjet e pėrdorura nga gratė, sepse veshjet e burrave kanė qenė pothuaj tė njėjta pėr tė gjitha rrethinat. Pėr to nuk mund tė flitet pėr ndryshime relativisht tė thella zonale, por vetėm pėr shtresėzim kohor dhe zėvendėsim tė njėrės me tjetrėn. Ndryshe qėndron problemi me veshjet e grave. Megjtihėse rrethinat kostumologjike janė afėr njėra-tjetrės, kufijtė midis tyre kanė qenė tė prerė qartė dhe prandaj kėto veshje paraqesin shumė ndryshime. (Kėto rrethlna kostumologjike i japim pėr periudhėn qė pėrfshin ēerekun e fundit tė shekullit tė kaluar e deri nė vitet `30 tė shekullit tonė). Nė analizėn e mėposhtme kemi pėrdorur edhe tė dhėna pėr veshjen qė i pėrkasin gjysmės sė parė te shekullit XIX. Nė pėrgjithėsi kėto tė dhėna janė nxjerrė nga materialet e grumbulluara nė ekspedita, nga studimet e kryera nga etnografėt dhe nga udhėpėrshkruesit e shekullit XIX (1) ). Veshja, ashtu si edhe aspektet e tjera tė kulturės materiale, pėrcaktohet nė njė masė tė konsiderueshme nga gjendja ekonomike e popullsisė, nga drejtimi kryesor dhe drejtimet ndihmėse ekonomike, nga forca e traditės e pastaj, nė njė masė mė tė vogėl, nga kushtet natyrore e gjeografike, nga marrėdhėniet e ndėrsjellta qė ka pasur zona me krahinat e afėrta ose tė largėta dhe me tregjet krahinore e ndėrkrahinore etj. Nga materiali i mbledhur del se nga mesi i shekullit XIX e mbrapa rrethinat etnografike qė pėrfshihen nė rrethin e sotėm administrativ tė Sarandės fituan kushte disi tė veēanta ekonomike pėr shkak tė zhvillimit jo tė barabartė, gjė qė solli pasoja edhe nė veshjet popullore. Kjo ėshtė njėra nga arsyet qė na shtyn tė shqyrtojmė sė pari shkurtazi pozitėn gjeografike, kushtet natyrore e gjeografike, drejtimet ekonomike e lidhur ngusht me to, evoluimin e veshjeve popullore dhe karakteristika tė tjera tė pėrgjithshme, pa u ndalur nė pėrshkrime tė hollėsishme tė kėtyre veshjeve. Duke marrė nė shqyrtim veēas secilėn nga kėto rrethina, do tė ndalemi kryesisht nė veshjet e pėrdorura nė fund tė shekullit tė kaluar e deri nė ēerekun e parė tė shekullit tonė. Pėrsa lejon materiali, do tė bėhen pėrpjekje pėr tė analizuar veshjet e pėrdorura nė gjysmėn e parė tė shekullit XIX, duke bėrė edhe krahasime mbi afritė dhe dallimet midis veshjeve tė vjetra e veshjeve mė tė reja. Mė poshtė po trajtojmė veshjet popullore tė rrethit tė Sarandės, duke i ndarė nė dy grupe: nė veshje grash e veshje burrash.
|