|
PANTEONI I RRALLUAR REXHEP QOSJA VALLE E SIMBOLEVE Duke i vėnė si titull njė simbol tradicional dhe tė huajtur pėrmbledhjes sė vet mė tė re, Sampo, Ali Podrimja ėshtė kujdesur qė edhe simbolet e tjera tė vjershave tė saj nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve t“i harmonizojė kuptimisht me atė tė titullit. Nė kėtė mėnyrė, megjithė trajtimin e temave tė ndryshme, ai ka mbėrrijtur ta pėrqėndrojė interesimin e lexuesve rreth simbolikės sė tėrėsisė, pothuaj, aq sa edhe rreth poezive tė veēanta. Megjithėse relativisht i ri nga mosha, Ali Podrimja ėshtė njėri prej poetėve tanė qė ka mbėrrijtur, pakashumė, tė pėrvetėsojė mundėsinė e shprehjes moderne poetike, duke mos i keqpėrdorur, nė masėn nė tė cilėn ju ngjet disa tė tjerėve, teknikat e ndryshme tė kėsaj poezie. Si nė pikėpamje tė strukturės figurative, ashtu edhe nė pikėpamje tė strukturės ritmike, vargu i tij ėshtė i ri, por i ruajtur prej lirisė sė tepruar, qė poezinė, shpesh, e shndėrron nė njė prozė, qoftė edhe tė zbetė. Nė rastet e frymėzimeve mė tė forta, vargjet e tij jo vetėm se janė tė dendura kuptimisht, por edhe derdhen nėpėr modulacione tė qarta ritmike. Ky ritėm i pėrkujdesur ėshtė njė prej karakteristikave qė i cilėsojnė vargjet e tij nė rrjedhat jo tė pakta tė poezisė sonė. Edhe pse nuk i shmanget ndonjėherė kėngėtimit vetėm pėr hir tė eufonisė, ėshtė e vėrtetė se nė poezinė e tij vėrehet prirja e poetit qė dėshiron dhe ėshtė nė gjendje tė thellohet nė meditime. Pavarėsisht prej intonacionit nganjėherė patetik tė disa vjershave atij, tė shumtėn e herave, i shkon pėrdore t“i stisė ndjenjat dhe idetė e veta brenda njė strukture lirike. Shprehja e tij e qartė metaforike nuk reduktohet asociativisht gati asnjėherė vetėm me njė drejtim, po degėzohet nė drejtime tė ndryshme. Qė tė kuptohet simbolika e tėrėsisė sė kėsaj pėrmbledhje duhet mė sė pari tė shpjegohet simboli tradicional Sampo. Sampo ėshtė njė kėshtjellė mulli, e ruajtur si simbol nė gojėdhėnėn nordike, ashtu siē ėshtė Rozafati ynė, njė kėshtjellė qė ,megjithė sulmet e mėdha mbi muret e saj, ka qėndruar prore e pamposhtur. Sampoja e Ali Podrimes sikur simbolizon njė kolektivitet, njė popull, njė rrugė historike tė kėtij populli. Mbasi tė depėrtojmė brenda mureve tė kėsaj kėshtjelle dhe tė shohim se cilėt janė banorėt e saj, cili ėshtė fati i tyre historik, mbasi ta pushtojmė edhe me imagjinatėn tonė kėshtjellėn simbolike tė Ali Podrimjes ne do tė kuptojmė se sa i mishėruar ėshtė ky poet me jetėn e banorėve tė Sampos, se sa shumė i dashuron, se sa shumė e mundon e kaluarja e tyre, po edhe se sa e mbush me optimizėm e ardhmja e tyre historike. Edhe prej njė interpretimi tė kėtillė pėrgjithėsues tė simbolikės sė kėsaj pėrmbledhje, mund tė shihet se frymėzimet qė e pėrcjellin Ali Podrimjen ushqehen edhe kėsaj here prej burimit tė pashterrshėm qė deri vonė ka mundė tė quhet: historia tragjike e shqiptarėve. Pjesa mė e madhe e poetėve tanė, duke filluar prej atyre tė brezit tė parė tė pasluftės e deri tek kėta tė brezit mė tė ri, akoma e ndjejnė nė shpirt peshėn e sė kaluarės historike dhe nėpėrmjet tė vargjeve tė veta pėrpiqen tė marrin njė qėndrim ndaj saj dhe tė ēlirohen shpirtėrisht prej peshės sė saj. Poet qė e ka filluar krijimtarinė qė nė bangat e shkollės, Ali Podrimja ka dėshmuar disa herė deri tani se tama, gurra e pėrhershme e frymėzimeve tė tij do tė jetė jeta jonė dhe e kaluarja e njerėzve tė kėtij trualli. Me poemėn e parė kushtuar Metohisė, tė shkruar diku nė fillimet e aktivitetit letrar, ai e ka ravizuar interesimin e vet poetik dhe, megjithė zgjerimin e kėrshėrisė dhe tė frymėzimeve lirike, mė vonė asnjėherė nuk ka dėshmuar se mund tė pushtohet prej interesimesh tė tjera. Edhe nė kėtė pėrmbledhje, sikundėr edhe nė tė parat, prandaj, gurgullojnė ritmet e gjalla tė kėtij burimi tė pashterrur. Ali Podrimja, as atėherė, e as tani, nuk i shpreh ndjenjat dhe mendimet e veta pėrmes vargjesh thjesht deskriptive, po pėrmes meditimesh qė bart simbolika e vargut, duke krijuar vizione tė plota dhe kuptimisht tė rėndėsishme. Pėrjetimi i tij poetik nuk pėrfundon me konstatime deskriptive natyraliste, apo me retorikė shprehjeje, sikundėr ndodh akoma nė krijimtarinė tonė letrare, po me shprehje asociative, qė e thellon shumė mė tepėr vizionin e tij tė jetės sonė historike. Pavarėsisht pse nė pėrmbledhjen e Ali Podrimjes Sampo gėrshetohen tema tė ndryshme, edhe pse nė tė ballafaqohemi me simbole tė ndryshme tė marra kur prej gojėdhėnės sonė, kur prej kulturave tė huaja nacionale, e kur tė krijuara prej imagjinatės sė tij poetike, lexuesi do tė shkoqet me pėrshtypjen mė tė mirė prej cikleve, nė tė cilat ai frymėzohet prej jetės sė njerėzve tė pėrvuajtur tė trojeve tona. Nė kėtė mes edhe shprehja e tij lirike ėshtė mė e fortė, mė jehuese, mė e jetuar, mė kuptimplote dhe mė e shquar pėrkah humanizmi i porosisė poetike. Ndonėse tash disa vite Ali Podrimja nuk i shmanget kėsaj problematike, mund tė vėrehet se ai e shfrytėzon me kuptime gjithnjė mė tė reja, me porosi gjithnjė mė tė plota dhe me emocione gjithnjė mė tė freskėta. Dhe, ajo qė e dallon atė prej lirikėve tanė tė tjerė, tė rinj sidomos, qė trajtojnė tema tė tilla, ėshtė prirja e tij qė t“i shmanget jo vetėm deskripcionit po edhe naracionit, qoftė kur frymėzohet prej njė legjende, qoftė kur don tė tregojė ndonjė prej atyre historive tė vėshtira, qė kanė ngjarė nė realitetin tonė. Ali Podrimja ėshtė, pra, mė i fortė kur nuk shkoqet shpirtėrisht dhe poetikisht prej truallit tonė, kur nėpėr damarėt e vet e ndjen refkėtimėn e historisė, kur persiat rreth fatit tė njeriut mbi kokėn e tė cilit ka rėnė edhe guri i hudhur nė hava". Duke shkruar kėngėn mbi jetėn tonė tė shkuar, mbi jetėn e udhėtimin e gjatė nepėr kohė e mote sa lindja jonė", ai edhe vetė e ndjen, dhe e thotė, se kėnga e kėsaj jete ėshtė kėnga e tij mė e frymėzuar. Pėr kėtė arėsye mund t“i ftojė me frymėzim edhe poetėt e tjerė nė vjershėn Hajde shok poet e kėndoje njė kėngė, qė tė mos largohen para thjeshtėsive tė jetės sonė e gjurmave tė shėndritshme". Duke i kaluar me kujdes nėpėr kujtesė shumė nga tragjeditė e banorėve tė Sampos dhe duke u thelluar nė persiatje rreth tyre ai ka prekur disa prej atyre problemeve, qė janė kristalizuar nė vetėdijen e tij si plagė tė njohura historike. Ali Podrimja ndjen dhembjen pse mund tė konstatojė se ecja jonė drejt tė sotmes ishte ecje tatėpjetė Golgothės"; dhe mbi kėtė dhembje janė frymėzuar persiatjet e tij tė ciklit E njė sharrė tė zonė e kėrkon nėpėr botė, Ata nuk janė mė, Kohėrat, dhe Si e kemi zbuluar detin. Poezia e tij, ndėrkaq, nuk shterret me kaq, dhe as me atė ndjenjė. Ali Podrimja ėshtė poet qė ka dy vizione: nė njėrin shihet e djeshmja, kurse nė tjetrin e nesėrmja. Ai, pra, dėshiron tė jetė edhe poet vizionar. Sigurisht pėr kėtė shkak disponimi i tij derdhet nėpėr nuanca kur ngapak mė tė ngrysura, e kur ngapak mė tė ndriēuara, ashtu siē rrjedhin edhe vargjet e tij kur nėpėr ritme mė tė rėnda, mė tė ngadalshme e kur nėpėr ritme mė tė shpejta, mė tė gjalla. Nje orientim i kėtillė poetik ka bėrė qė brenda njė poezie shpesh tė gėrshetohen dy kahje ndjenjash dhe, ndonjėherė, tė realizohet njė shtimung qė ėshtė pėrplot ondulacione lirike, si, pėr shembėll, nė kėta rreshta:
(Rrufes turrin dua t“ia ndal) Edhe nė organizimin e cikleve tė Sampos sė tij Ali Podrimja ka pasur ambicjen e arėsyeshme qė tė shkruaj njėfarė historie poetike nė miniaturė tė njerėzve tė saj. Jo rastėsisht, prandaj, ai kujdeset tė na takojė me njerėzit e pėrvuajtur, qė me sharrė nė duar bredhin prej njė qyteti nė qytetin tjetėr, po edhe me njerėzit qė nuk kanė pushuar kurrė me dashuruar me jetė lirinė", qė nuk e kanė pushuar kėngėn e cila ka folur pėr njė tokė diellore ka folur pėr diēka tė shtrenjtė". Nė tė gjitha kėto vjersha Ali Podrimja ėshtė kujdesur tė vejė nė plan tė parė angazhimin e vet, qė shprehet si reagim i tij emocional ndaj problematikės qė e ka frymėzuar. Njė pjesėmarrje aq e fortė shpirtėrore shihet edhe prej pėrsėritjeve tė shpeshta tė ca fjalėve, prej paralelizmave sintaktike-ritmike dhe, gjithashtu, prej fuqisė sė ndjenjės, tė cilėn nė rastet mė fatlume nuk e pėrcjell edhe retorika e shprehjes. Duket se nė poezinė lirike shumė mė tepėr se nė gjinitė dhe llojet e tjera tė krijimtarisė letrare vlen ligji i frymėzimit dhe i pėrjetimit tė vėrtetė shpirtėror tė asaj qė bėhet objekt i kėngės sė poetit. Vjershat e cikleve tė lartėpėrmendura janė poezitė mė tė mira tė pėrmbledhjes sė Ali Podrimjes. Ato janė mė tė ngrohta pėrkah emocionet dhe mė tė gjera pėrkah mundėsia e plotėsimit asociativ nga ana e lexuesit. Njė frymėzim i sinqertė, i sendėrtuar poetikisht nėpėr vargje tė gjalla pėrkah ndjenja ritmike, po tė ngrysta pėrkah ngjyra e disponimit, mund tė vėrehet, po ashtu, edhe nė vjershat e ciklit intim Dhomat e zbrazta, qė hyn ndėr ciklet mė tė bukur tė pėrmbledhjes Sampo. Vjershat e pėrmbledhjes mė tė re tė Ali Podrimjes dallohen pakashumė prej vjershave tė pėrmbledhjeve tė tij tė tjera nė radhė tė parė pėrkah karaktaristikat e prosedeut krijues. Mė tė kondenzuara por edhe tė ruajtura prej hermetizmit vjershat e tij nuk kanė qenė ndonjėherė pėrpara. Deklarative dhe transparente ndonjėherė nė fillim tė krijmtarisė, apo tė mbyllura me ēelėsin e figurės anarkike dhe tė pazbėrthyer kuptimisht prej lexuesve tanė tė pastėrvitur mė vonė, vargjet mė tė reja tė Ali Podrimjes ruajnė njė si pastėrti klasike: nė tė shumtėn e rasteve, fjala e tij ėshtė e matur mirė dhe e vėnė nė vendin e vet. Nė kėto vjersha Ali Podrimja pėrdor njė prosede tė ri, qė s“e ka pėrdorur pėrpara: pėrsėritjen e ca fjalėve dhe lokucioneve me anėn e tė cilave e fuqizon pėrjetimin e vjershave tė tij. Nė rastet mė tė shpeshta pėrsėritjet e tilla bėhen si njė zile qė tingėllon nė imagjinatėn e lexuesit dhe e pėrkujton se ku duhet tė ndalet interesimi i tij. Dhe, kur tė jetė larguar dhe ta ketė hequr dorėsh kėtė pėrmbledhje, atij do t“i ndalen nė kujtesė mendimet dhe ndjenjat, qė janė theksuar mė anėn e kėtyre pėrsėritjeve:
(Ēka mund tė them tjetėr pėr babėn tim) Po, sikundėr ndodh zakonisht nė krijimtarinė poetike, ėshtė vėshtirė tė gjendet sensi i masės mes shprehjes sė natyrshme dhe shprehjes sė kurdisur pėr njė poet qė modoemos kėrkon mėnyrėn tė bjerė nė sy metoda e tij krijuese. Kur Ali Podrimja pėrsėrit disa fjalė ose lokucione fjalėsh nė vjershat Vetėm ose Hamlet i sėmurė, Tash baba im flet nė emėr tė njerėzimit, Pėrmendorja e njė prindi, E njė sharrė tė zonė e kėrkon nėpėr botė, e tė tjera, atėherė ai fuqizon djenjen dhe idenė duke shtuar mundėsinė e pėrjetimit mė tė fortė edhe te lexuesi dhe krijon njė, si ta quajmė, refren modern poetik. Pėrsėritjet e tilla nė kėto vjersha tė tij janė edhe njė si theks qė ai i ven angazhimit tė vet human. Nė qoftė se njė poet fillon tė luajė me pėrsėritjet e tilla, dhe, ndonėse i frymėzuar, nė disa raste, fillon tė bėhet virtuoz dhe tė vizatojė arabeska poetike nė rastet e tjera, atėherė nuk ėshtė fare vėshtirė tė vėrehet se frymėzimi nė rastet e para ka zėnė tė bėhet shprehje e rutinės dhe vetėm e lojės eufonike tė fjalėve nė rastet e dyta. Shembėll se si pėrsėritjet e tilla inkuadrohen nė efektin e pėrjetimit mund tė jenė vargjet:
(Vetėm ose Hamlet i sėmurė) ndėrsa shembėll i shndėrrimit tė tyre nė lojė eufonike janė vargjet:
(Bota ėshtė sjellė) Shihet qartė se pėrsėritja e bukur e vargut tė parafundit kryen funksionin e intensifikimit poetik emocional, kurse pėrsėritja e vargut tė parė, e rėnduar me pėrsėritjen e vargut tė dytė, ėshtė njė lojė e bukur tingujsh pa tė cilėn figura do tė ishte mė modeste, por poetikisht mė e kondenzuar. Nė tė vėrtetė njė teknikė tė tillė tė shprehjes poetike, Ali Podrimja e ka huajtur, por duke mos qenė nė gjendje ta asimilojė sa duhet, e ka shndėrruar nė manierė, gati epigoniste. Nė qoftė se lihen anash tė metat e tilla, atėherė duhet tė theksohet se janė mė tė mėdha vlerat e vargut tė Ali Podrimjes. Nė vjershat e tij, nėpėr tė cilat ka aq shumė kontraste tė bukura (pas njėmijė vjetėsh para njė milion vjetėsh", o djall o zot", e tė tjera), bien nė sy shprehjet e bukura metaforike qė, shpesh, si bazė e vargut tėrėsisht, janė tė zgjedhura, tė kėrkuara e jo tė hudhura nė poezinė prej turrit tė parė. Po, sikundėr edhe kontrastet, ashtu edhe disa prej metaforave tė tij, ndėrkaq, janė tė zbuluara pėrmes ndikimesh. Ali Podrimja di tė thotė se njeriu i flet lumit nė veshin guaskė", se mija zogj fluturonin n“hava prej kokės sė tij", se koka e tij ėshtė shpellė ėndrrash". Nė vizionin e tij nata ka kafshuar veten nė thembėr", kurse gusha e agimit gjak pikon". Duke kaluar kėshtu prej kohės sė shkuar nė kohėn e tanishme, ai di ta zgjasė dhe ta afrojė vizionin e pėrfytyrimeve tė tij poetike. Shprehjet metaforike tė Ali Podrimjes nė rastet mė tė shpeshta nuk perceptohen tė veēuara prej kontekstit tė tėrėsisė kuptimore, prandaj edhe vjershat e tij pėrjetohen si njė tėrėsi, nė tė cilėn figura posedon fuqinė e nevojshme qė tė bartė pėrmbajtjen kur nuk ėshtė pėrdorur pėr ekspresivitet dhe atraksion formal. Pėrmbledhja Sampo ėshtė, pa dyshim, pėrmbledhja deri tani mė e mirė e Ali Podrimjes. Me tė ai ka dėshmuar se ėshtė poet me njė shkallė, pak a shumė, tė gjerė emocionale, se ėshtė poet qė deri tani nuk ka manifestuar shenja tė pėrsėritjeve. ėshtė e nevojshme tė theksohet, megjithatė, se ai duhet tė ruhet prej njė rrcziku: prej rrezikut tė eksibicioneve poetike, domethėnė prej manierizmit, nė njerėn dhe prej epigonizmmit, nė anėn tjeter. 1969 |