• Hyrja
  • ABBOTT, J. S. C. - Eastern Question, The
  • ANDERSON, Thomas M. - Irrepressible Conflict in the East, The
  • BAJRAMI, Isuf B - Cikėl poetik nga Isuf B. Bajrami
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė dashurie
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė popullore te rilindjes kombetare
  • BLIND, Karl - Crisis in the East, The
  • BLISS, Edwin Munsell - Eastern Question and Questions, The
  • BUNCE, O. B. - Turks, The Greeks and The Slavons, The
  • CARCANI, Selaudin - Sami Frasheri
  • DOJAKA, Abaz - Karakteri i lidhjeve martesore para ēlirimit
  • DUKA-GJINI, Pal - Prelė Tuli i Salcės
  • DWIGHT, Henry O. - Typical Turks
  • FISHTA, Gjergj - Anzat e parnasit
  • FRASHėRI, Sami - “Fjalėt e urta”
  • GRAMENO, Mihal - Vepra
  • HASANI, Hasan - Ajkuna e Rugoves
  • HOXHA, Enver - “Vetadministrimi“ Jugosllav, teori dhe praktikė kapitaliste
  • HOXHA, Rexhep - Tokė trėndafilash
  • KARAISKAJ, Gjerak - Pesė mijė vjet fortifikime nė Shqipėri
  • KEEP, Robert P. - Boundary of Greece, The
  • LONGFELLOW, Henry W. - Scanderbeg
  • MAYHEW, Athol - Selected Articles
  • MJEDA, Ndre - Vjershash pėr fėmijė
  • PANJOHUR - Life of Ali Pacha
  • PORADECI, Lagush - Vdekja e Nositit
  • QOSJA, Rexhep - Panteoni i rralluar
  • SHKURTI, Spiro - Kontribut per hartėn kostumologjike tė rrethit te Sarandės
  • PANTEONI I RRALLUAR

    REXHEP QOSJA

    TRIBUNA E FJALėS KRIJUESE

    Kur ka filluar tė botohet Jeta e re pėrpara njėzet vitesh, sigurisht asnjėri prej anėtarėve tė Redaksisė dhe askush prej lexuesve tė saj, aso kohe tė paktė, nuk ka mundur tė paramendojė se ajo do ta presė kėtė pėrvjetor tė kurorėzuar me sukseset qė janė mbėrrijtur si nė lėmėn e letėrsisė ashtu edhe tė kulturės sonė pėrgjithėsisht.

    Jeta e re nuk ėshtė njė revistė e rėndomtė, prandaj edhe nuk mund tė krahasohet me asnjė shoqe tė veten, qoftė tek ne, qoftė nė ndonjė vend tjetėr. Ne sot kemi gazeta, fletushka dhe revista tė tjera qė, po ashtu, kryejnė njė mision tė rėndėsishėm artistik, shkencor dhe kulturor, e kjo domethėnė se nuk kemi kurrfarė nevoje tė jemi subjektivė ndaj Jetės sė re dhe ta ēmojmė mė tepėr se ē“meriton rolin e saj pėr kulturėn shqiptare nė pėrgjithėsi dhe pėr letėrsinė nė veēanti. Nė kulturat e popujve, e me ta edhe nė kulturėn tonė, ka pasur revista qė kanė filluar tė dalin me bujė tė madhe dhe qė janė shuar pas njė kohe tė shkurtėr ose, po ashtu, revista qė kanė dalė shumė vite me radhė, po duke mos e pėrkujtuar askend se kanė zėnė tė dalin ndonjėherė. Krahas revistave tė kėtilla shtatanike, vijnė ato tė tjerat qė jetojnė shumė kohė, vazhdojnė tė botohen vite me radhė, porse kurrė nuk mbėrrijnė tė kryejnė farė misioni tė rėndėsishėm artistik, shkencor, kultural apo shoqėror. Kur revistat e kėtilla, mė nė fund, pushojnė sė daluri zakonisht u ēohet rahmet si tė gjithė atyre njerėzve qė e kalojnė jetėn pa bėrė ndonjė punė si mė tė vlefshme nė shoqėrinė e vet dhe pa ushtruar farė ndikimi nė jetėn e saj me pikėpamjet dhe karakterin e vet. Jeta e re, pa mėdyshje, nuk i takon as llojit tė parė, e as llojit tė dytė tė revistave. Ajo ėshtė njė revistė e posaēme dhe me rėndėsi tė posaēme pėr ne shqiptarėt, prandaj duke marrė parasysh tė gjitha ato qė ka bėrė nė fushėn e letėrsisė dhe tė kulturės sonė, duhet tė themi se me tė vėrtetė ka kryer njė mision tejet tė rėndėsishėm.

    Jeta e re ėshtė njė revistė e rėndėsishme pėr jetėn tonė letrare, artistike dhe kulturore jo vetėm pėr shkak tė kėtij roli tė madh, tė theksuar, por edhe pėr shkak se deri vonė ishte e vetmja revistė qė ndikonte nė formimin dhe ngritjen profesionale tė krijuesve dhe tė njerėzve tanė tė pendės pėrgjithėsisht. Ajo, ndoshta, ėshtė aqė mė e rėndėsishme edhe pėr shkak tė momentit nė tė cilėn ėshtė lajmėruar, dhe, lidhur me kėtė, edhe pėr shkak tė misionit tė saj prej pionieri qė ka kryer nė letėrsinė, shkencėn, arėsimin dhe kulturėn tonė nė tėrėsi. Ne shqiptarėt qė jetojmė nė truallin e Kosovės, pėrpara saj nuk kemi pasur jo vetėm revista thjesht letrare, po as farė gazetash apo fletushkash tė tjera qė do tė ishin nė radhė tė parė letrare-artistike e pastaj kulturore dhe politike. Me Jctėn e re nė kėtė truall fillon pėr herė tė parė krijimtaria jonė sistematike letrare e artistike, qė po pasurohet dhe cilėsisht po ngritet pėrditė e mė tepėr.

    Duhet tė kemi guximin qytetar dhe tė pranojmė se Jeta e re nuk e ka pasur mjaft tė lehtė rrugėn nėpėr tė cilėn ka kaluar gjatė tė gjitha etapave tė ekzistencės sė saj brenda kėtyre njėzet viteve: nė disa momente dhe etapa ajo ka hasur nė probleme dhe vėshtirėsi para tė cilave ishte bukur vėshtirė tė qėndrohej nė kėmbė. Nė qoftė se shoqėria nė rrugėn e zhvillimit tė vet ėshtė ballfaquar me murin e vrazhdė tė burokracisė, me njė mur tė tillė ėshtė zatetur dhe kjo revistė. Redaksisė sė kėsaj reviste, e sidomos kryeredakto rit Esad Mekulit, i janė dashur kuraja civile, ndėrgjegja e fuqishme, idealizmi veprues dhe, mbi tė gjitha, durimi stoik qė ta drejtojė timonin e saj me nder nėpėr stuhitė e ēuara atyre viteve. Asaj i ėshtė dashur nė radhė tė parė ngulmėria e besimit se duhet ta kryejė me revistėn e vet misionin e pishtares sė kulturės sonė. Pėr shkak tė rrethanave nė tė cilat ka f illuar tė dalė si dhe pėr shkak tė meritave tė saj tė mėdha pėr kulturėn tonė Jetėn e re pa kurrfarė ngurrimi mund ta fusim ndėr revistat mė tė rėndėsishme tė kaluarės shqiptare, qė janė nxjerrė deri sot, sikundėr janė Flamuri i Arbėrit e Jeronim de Radės dhe Albania e Faik Konicės.

    Prej Jetės sė re kanė dalė, pothuaj, tė gjithė shkrimtarėt tanė tė sotėm, duke filluar prej atyre tė brezit mė tė vjetėr e deri tek ata tė brezit mė tė ri, qė kanė filluar tė bėjnė emėr nė letėrsinė tonė. Ajo ishte dhe akoma ka mbetur shkolla e tyre mė e rėndėsishme, nė tė cilėn kanė marrė njohuritė e veta themelore, kanė zgjeruar horizontet e diturisė, dhe prej sė cilės kanė dalė njerėz tė pjekur qė tė dinė tė shikojnė dhe tė flasin pėr jetėn, natyrėn, shoqėrinė dhe t“u japin formėn letrare vrojtimeve tė veta. Zemėrgjerė ndaj metodave tė ndryshme krijuese, ndaj aspekteve dhe kėndeve tė ndryshme tė vrojtimit tė realitetit, ndaj formave tė ndryshme tė shprehjes artistike, Jeta e re ka mbėrrijtur tė krijojė njė spektėr tė gjerė talentėsh, t“ju japė mundėsi afirmimi dhe, mė nė fund, porsi mėma fėmijėt e vet, t“i lėshojė tė aftė nė arenėn e gjerė tė jetės. Antidogmatizmi i kėsaj reviste ka bėrė, kėshtu, tė mundshme qė nė letėrsinė tonė tė krijohen si profile tė ndryshme shkrimtarėsh, ashtu tė zhvillohen edhe stile tė ndryshme krijimtarie, tė bėhen eksperimente letrare dhe, natyrisht, tė ēilen rrugė tė reja. Jo vetėm poezia qė sot ėshtė e prezentuar me disa emra, ndėr tė cilėt gjenden edhe tė tillė (Esad Mekuli, Enver Gjerqeku, Rrahman Dedaj, Fahredin Gunga, Din Mehmeti e tė tjerė), qė janė tė rėndėsishėm pėr poezinė shqipe pėrgjithėsisht e jo vetėm pėr atė tė Kosovės, po edhe proza e gjatė, si njė prej gjinive tė vėshtira tė krijimtarisė letrare, ėshtė zhvilluar dhe ngritur nė njė nivel, ndonėse akoma modest artistik, nė faqet e Jetės sė re. Kjo revistė ka mbetur vazhdimisht dyerhapur para talentėve tė rinj, ka selitur rubrikėn e tyre, ka ushqyer prirjen e tyre, u ka dhėnė nxitje dhe kurajo, i ka edukuar dhe ėshtė pėrpjekur me tė gjitha mundėsitė qė tė ndikojė nė lulėzimin e gjithanshėm tė aftėsive tė tyre. Duke i dhėnė mundėsi eksperimetit krijues, ndėrkaq, Jeta e re ėshtė kujdesur tė ruajė idealet humaniste tė bashkėpunėtorėve tė vet dhe ka ndikuar nė formimin e gjykimit tė tyre dialektik dhe materialist. Ajo ėshtė pėrpjekur qė nė letėrsinė tonė e, sidomos, nė faqet e saj mos tė shfaqen tendencat e dekadentizmit perėndimor, sikundėr janė pesimizmi total para problemeve bashkėkohore tė njerėzimit dhe domosdove metafizike, fajsimi i njerėzimit pėrgjithėsisht pėr mėkatet e sotme politike dhe imperialiste, elementet pornografike dhe moralisht destruktive tė cilave, shpesh, s“mund t“ju rezistojnė as letėrsitė apo shkrimtarėt me pėrvojė mė tė gjatė. Jeta e re, duke i edukuar, kėshtu bashkėpunėtorėt e vet ėshtė kujdesur njėkohėsisht edhe pėr shėndetin mental tė lexuesve tanė. Si njė revistė qė mbėrrin nė duart e nxėnėsve, punėtorėve, fshatarėve, mėsuesve dhe punuesve, tė tė gjitha profileve tė tjera tė mjedisit tonė, ajo ka kryer, pra, njė mision tė rėndėsishėm edukativ. Jeta e re ishte dhe mbetet revistė me njė fizionomi tė caktuar qė duhet ta quajmė fizionomi e njė reviste tė angazhuar moralisht, dhe redaksisė sė saj i bėn nder njė fizionomi e kėtillė. Ajo nuk ka dashur tė jetė vetėm revistė e shkrimtarėve, por edhe e masave tė gjera tė lexuesve, shumica prej tė cilėve kanė mėsuar ta njohin botėn pėr herė tė parė pėrmes saj.

    Jo vetėm poezia, tregimi, novela dhe romani, por nė faqet e Jetės sė re janė botuar edhe drama e skenare; nė kėtė mėnyrė ajo i ka kontribuar edhe zhvillimit tė dramaturgjisė sonė. Krahas gjinive artistike Jeta e re ka ndikuar edhe nė zhvillimin e kritikės dhe eseistikės sonė letrare. Kritikėt tanė tė brezit tė parė, Vehap Shihta dhe Hasan Mekuli, kanė zėnė tė ndjekin nė faqet e saj tė ngjarat e jetės sonė letrare dhe teatrale, tė shkruajnė pėr veprat dhe problemet e ndryshme artistike dhe kulturore, tė ndikojnė, kėshtu, nė fuqitė receptive tė lexuesve tanė. Shkrimet e tyre janė bėrė nė kėtė mėnyrė tė vetmet tekste nė tė cilat kanė mundur tė mbėshteten nxėnėsit dhe arėsimtarėt pėr tė kuptuar dhe shijuar siē duhet veprat artistike. Me punėn e tyre prej pionierėsh tė kritikės ata janė bėrė urė ndėrmjet librit dhe lexuesit, aq sa edhe iniciatorė tė gjykimit tonė kritik sistematik mbi letėrsinė dhe problemet letrare e kulturore.

    Jeta e re ka dhėnė edhe njė kontribut tė posaēėm me ēfarė mund tė krenohen vetėm pak revista letrare nė botė: ka ndihmuar zhvillimin e pikturės dhe ka ndikuar nė popullarizimin e saj, duke botuar gati nė ēdo numėr punimet e pikėtorėve tanė. Disa prej piktorėve tanė mė tė njohur, tė cilėt kanė bėrė emėr edhe nė botėn e huaj, ekspozitat e para personale i kanė hapur nė faqet e kėsaj reviste. Po Jeta e re ishte edhe editori i parė i disa krijuesve tanė; disa pėrmbledhje vjershash, tregimesh, kritikash dhe dramash janė botuar nė bibliotekėn e saj dhe nėn kujdesin e saj.

    Jeta e re ėshtė e rėndėsishme, gjithashtu, pse na ka bėrė tė mundshme tė njihemi edhe me traditėn tonė letrare dhe kulturore — si me traditėn e kultivuar letrare individuale ashtu edhe me traditėn letrare popullore. Kohė pas kohe nė faqet e saj janė botuar shkrimet e De Radės, Naim Frashėrit, Ndre Mjedės, Fan Nolit, Lasgush Poradecit, Ali Asllanit, Dhimitėr Paskos, Migjenit dhe tė shkrimtarėve tė tjerė tė shekullit tė kaluar dhe tė shekullit tonė. Ne faqet e saj pėr herė tė parė kemi mundur tė njihemi edhe me letėrsinė bashkėkohore shqipe dhe me profilet e autorėve tė ndryshėm tė Shqipėrisė. Duke ndjekur rrugėn e informimit tė bashkėpunėtorėve dhe lexuesve tė vet mbi krijimtarinė botėrore, Jeta e re ka pėrkthyer vepra tė ndryshme, duke filluar prej atyre tė shkrimtarėve tė antikitetit greko-romak e deri tek ato tė shkrimtarėve bashkėkohorė tė popujve tė ndryshėm tė botės dhe tė popujve tė Jugosllavisė. Nė faqet e saj pėr herė tė parė jemi njohur me tė arriturat letrare tė botės bashkėkohore, me tendencat e fjalės artistike nė botė, me metodat e ndryshme krijuese, me mendimet dhe idetė e ndryshme nė botėn moderne. Nė kėtė mėnyrė ajo ėshtė bėrė e vetmja dritare, e gjithsesi dritarja akoma mė e gjerė, nėpėr tė cilėn e kemi parė kėtė botėn tonė nė tė cilėn jetojmė. Duke na informuar dhe duke na dhėnė mundėsi qė tė shprehemi lirisht, Jeta e re, njėkohėsisht, ishte dritarja nėpėr tė cilėn ne mund tė ndikonim nė atė botė. Nė qoftė se i besojmė tė vėrtetės se letėrsia ėshtė njėfarė, e thėnė metaforikisht, barometri i ndjenjave, mendimeve dhe ėndėrrimeve tė njeriut, nė qoftė se ėshtė e vėrtetė se krijuesit artistikė janė reprezentues tė kėtyre ndjenjave, mendimeve dhe ėndėrrimeve tė njė populli nė njė moment historik, atėherė duhet tė thuhet se ajo ishte mediumi ynė mė i rėndėsishėm pėrmes cilit ne shprehnim veten. E shikuar nga aspekti i historisė sė letėrsisė, Jeta e re, si revistė e parė letrare nė Kosovė, ėshtė aq mė e rėndėsishme pse pėrmes saj jemi inkuadruar edhe ne nė lėvizjet e fjalės artistike letrare dhe tė mendimit botėror, por jemi lidhur aqė mė parė me traditėn tonė letrare dhe artistike, duke vėnė kėshtu kontiunitetin e letėrsisė dhe tė kulturės sonė. Lexuesit e numrave tė parė tė kėsaj reviste nuk e kanė vėshtirė tė vėrejnė se shkrimet e asaj kohe, tė angazhuara aq qartė nė pikėpamje sociale dhe etike, e vazhdojnė frymėn krijuese tė shkrimtarėve tanė tė letėrsisė sociale tė viteve tridhjetė e pesė sikundėr janė Migjeni, Andrea Varfi, Esad Mekuli, Nonda Bulka, Aleks Ēaēi, Dhimitėr Shuteriqi e tė tjerė. Jeta e re ėshtė bėrė, kėshtu, njė hallkė e fuqishme qė lidh traditėn me tė tanishmen tonė dhe, duke e lidhur, e shpie, e pasuron, e zgjeron dhe nė disa pikėpamje e sintetizon atė traditė. Duke qenė dėshmitare e belbėzimeve ajo ėshtė bėrė, njėkohėsisht, edhe dėshmitare e pjekurisė sonė. Kush ėshtė nė gjendje tė kuptojė rėndėsinė e letėrsisė dhe tė artit pėrgjithėsisht pėr shpirtin e njeriut, pėr jetėn dhe emrin e njė populli, do tė mund tė besoj se Jeta e re ka kryer njė detyrė tė cilėn do tė jenė nė gjendje ta vlerėsojnė nė tėrė rėndėsinė e saj vetėm breznitė e ardhshme, qė do t“i ndjejnė impulset frytdhėnėse tė paraardhėsve tė vet. Filosofia, shkenca dhe me to letėrsia, ndoshta mė tepėr se ēdo krijimtari tjetėr, janė masa mė e sigurtė e nivelit intelektual, shpirtėror dhe vitalitetit tė njė populli. Jeta e re sot na duket aq mė e rėndėsishme pse ka ushtruar ndikimin e vet pozitiv nė ruajtjen, zhvillimin dhe forcimin e vitalitetit tonė intelektual e shpirtėror. Ajo ishte dhe mbetet akoma tribuna krijuese e fjalės sonė krijuese.

    Edhe pse i paraqitur kėshtu nė vija tė shkurtėra, kontributi i revistės letrare Jeta e re del i madh. Prandaj uroj qė kjo revistė tė vazhdojė tė selisė fjalėn e bukur artistike duke mos harruar, ashtu sikundėr nuk ka harruar kurr deri sot, se kjo fjalė e bukur duhet tė ndikojė edhe mė tutje nė ngritjen intelektuale, shpirtėrore dhe morale tė njeriut tonė; uroj qė Jeta e re tė vazhdojė tė ndikojė nė ngritjen e shijes, zhvillimin e ndjenjės pėr tė bukurėn dhe nė forcimin e vetėdijes socialiste tė popullit tonė tė vogėl dhe tė pėrvuajtur gjatė historisė.

    1969


    Mė lartė
    webmaster@letersi.com