|
PANTEONI I RRALLUAR REXHEP QOSJA SHėNIM I AUTORIT
Esetė dhe kritikat, qė pėrmblidhen ne ketė vėllim, mė parė janė publikuar nėpėr revistat dhe gazetat tona sikundėr janė Jeta e re, Fjala dhe Rilindja, duke filluar prej vitit 1969 e deri me 1973. Esetė Gjuha jimbolike e historisė dhe Krijuesi qė s“vjetrohet (ky i dyti me titull tjetėr) sanė publikuar edhe nė periodikun e Tiranės. Me pėrjashtim te ndonjė pėrmirėsimi gjuhėsor stilistik nė kritikat e botuara nė vitin 1969 sidomos dhe 1970 dhe tė ndonjė ndryshimi tė titullit, intervenime tė tjera nuk jane bėrė ne to. Lexuesin e kėsaj permbledhje mund ta befasojė ose, ndoshta, ta hutojė titulli i saj. Ēka ka dashur tė thote autori me titullin Panteoni i rralluar? Po, autori mund tė shpresojė se lexuesi e di e, nė qoftė se nuk e di, do tė shfletojė ndonjė prej enciklopedive ne cilėndo gjuhe tė huaj dhe do tė mesoje ē“ėshte Panteoni. Nė kėtė pėrmbledhje fjala Panteon ėshtė pėrdorur nė kuptimin simbolik, prandaj edhe lexuesi me tė drejte mund ta vazhdoje pyetjen: perse Panteoni i rralluar? Mbasi pjesa mė e madhe e eseve dhe kritikave tė kėsaj pėrmbledhje jane shkruar mbi dukuritė dhe veprat letrare, qė kanė kushtėzuar nje vlerėsim, kryesisht apo pjesėrisht, negativ, autorit i ėshtė dukur se titulli nė fjalė i pėrgjigjet mė se miri pėrmbajtjes sė saj. Panteonin e shkrimtarėve tane, pra, nuk e ka rralluar kritiku, po ka mbetur i rralluar gjatė kėtyre viteve. Autorin, nderkaq, e gėzon bėsimi se shkrimtarėt tanė, pėr veprat e te cilėve behet fjalė, dhe tė tjerėt, qe s“janė pėrfshirė ketu, i vazhdojnė pėrpjekjet qė ta pushtojnė Panteonin e letersisė shqipe. Sukseset e tyre, gjithsesi, do tė ndikonin edhe nė sukseset e kritikės. R.Q |