• Hyrja
  • ABBOTT, J. S. C. - Eastern Question, The
  • ANDERSON, Thomas M. - Irrepressible Conflict in the East, The
  • BAJRAMI, Isuf B - Cikėl poetik nga Isuf B. Bajrami
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė dashurie
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė popullore te rilindjes kombetare
  • BLIND, Karl - Crisis in the East, The
  • BLISS, Edwin Munsell - Eastern Question and Questions, The
  • BUNCE, O. B. - Turks, The Greeks and The Slavons, The
  • CARCANI, Selaudin - Sami Frasheri
  • DOJAKA, Abaz - Karakteri i lidhjeve martesore para ēlirimit
  • DUKA-GJINI, Pal - Prelė Tuli i Salcės
  • DWIGHT, Henry O. - Typical Turks
  • FISHTA, Gjergj - Anzat e parnasit
  • FRASHėRI, Sami - “Fjalėt e urta”
  • GRAMENO, Mihal - Vepra
  • HASANI, Hasan - Ajkuna e Rugoves
  • HOXHA, Enver - “Vetadministrimi“ Jugosllav, teori dhe praktikė kapitaliste
  • HOXHA, Rexhep - Tokė trėndafilash
  • KARAISKAJ, Gjerak - Pesė mijė vjet fortifikime nė Shqipėri
  • KEEP, Robert P. - Boundary of Greece, The
  • LONGFELLOW, Henry W. - Scanderbeg
  • MAYHEW, Athol - Selected Articles
  • MJEDA, Ndre - Vjershash pėr fėmijė
  • PANJOHUR - Life of Ali Pacha
  • PORADECI, Lagush - Vdekja e Nositit
  • QOSJA, Rexhep - Panteoni i rralluar
  • SHKURTI, Spiro - Kontribut per hartėn kostumologjike tė rrethit te Sarandės
  • PANTEONI I RRALLUAR

    REXHEP QOSJA

    SENTIMENTALIZėM ANAKRONIK

    Hasan Hasani ėshtė njėri prej shkrimtarėve tanė tė rinj, qė ėshtė nisur njė rruge tė gabuar.

    Nė pėrmbledhjen e tij mė tė re, Dallgėt e vėrrinit, ai ėshtė pėrpjekur t“i pėrjashtojė poetikisht dallgėt shpirtėrore dhe ndjenjat e zjarrta romantike ndaj njė jete tė cilėn, edhe nė e pastė pėrjetuar sinqerisht, nuk e ka shprehur drejt as bukur artistikisht. Dallgėt e tij nuk janė ndjenja tė fuqishme, tė njeriut tė kohės sonė, po do ndjenja romantike dhe sentimentale, tė shprehura pėrmes trajtės sė njė vargu tradicional e tė vjetėruar. Nė situatėn e sotme tė letėrsisė shqipe, nė tė cilėn kanė depėrtuar ndjenja bashkėkohore, mendime bashkėkohore dhe, mė nė fund, shprehje moderne poetike, njė tradicionalizėm i tillė emocional dhe formal jo vetėm mund tė quhet anakronik, por, pėr mė tepėr, ėshtė edhe i dėmshėm.

    Hasan Hasani nuk ėshtė i pari poet, tė cilit pa fije nevoje kanė filluar t“i rrjedhin lotėt curril, tė pėrcjellur me tingujt e butė tė lahutės, fyellit dhe qytelisė, pėr shkak se jeta jonė patriarkale ėshtė nė shkatėrrim e sipėr. Janė disa vjershėtorė mė tė vjetėr se ai nė letėrsinė tonė, tė cilėt akoma mendojnė se mund tė pėrtėrihen Vjershat baritore tė Virgjilit dhe tingujt sentimentalė tė sentimentalizmit dhe tė romantizmit. Ata nuk marrin parasysh se lahuta dhe fyelli janė vendosur njėherė e pėrgjithmonė nė muzetė e vjetėrsive tona, qoftė edhe tė ruajtura si relike kombėtare, kurse rinia shqiptare ėshtė mė tėpėr e interesuar tė dėgjojė muzikėn e re se sa kėngėn e bariut dhe tė rapsodit tė vjetėr. Ata qė i kanė pri kėtij vjershėtari tė ri janė tani tė pjekur dhe tė djegur, prandaj mund tė shpresohet se ndjenjat dhe mendimet e tyre do t“i pėrmirėsojė vetėm varri, nė tė cilin shija e tyre ėshtė futur qė moti. Hasan Hasani ėshtė i ri dhe teksa po bėn hapat e parė tė krijimtarisė poetike dhe ėshtė e nevojshme tė bėhen pėrpjekje t“i tregohet se duhet tė kėrkojė frymėzime tė tjera dhe shprehje tė reja.

    Nė vitin 1969, domethėnė plot njėzet e pesė vite pas fillimit tė transformimeve tė mėdha shoqėrore, sociale, morale, kulturore dhe, madje, artistike, qė janė bėrė nė jetėn dhe nė letėrsinė e shqiptarėve tė Ballkanit, Hasan Hasani me ca prej paraardhėsve tė tij shpirtėrorė po vazhdon ta shohė jetėn e tyre me sytė e mjegullisur tė rilindėsve tanė tė para-pavarėsisė, tė disa neoklasiēitėve tė paspavarėsisė ose tė asaj pjese tė shkrimtarėve tė emigracionit, qė mendojnė se shqiptarėt jetojnė, mendojnė, ndjejnė dhe shprehen si nė kohėn kur ata ishin banorė tė kėtyre trojeve. As ai nuk ka marrė parasysh se rilindėsit tanė kanė jetuar nė njė kohė tjetėr dhe nė njė situatė tjetėr historike, e cila i ka frymėzuar nė mos edhe kushtėzuar ato dėnesjet e tyre tė pandėrprera, kurse neoklasiēitėt nė njė formė shtetėrore tė paperspektivė historike, e cila i ka nxitur tė shikojnė vetėm pėrmbrapa. Rilindėsit e kanė kėngėtuar bukurinė e jetės bujqėsore dhe baritore duke mos parė askund mjerim e vuajtje pse kanė dashur t“ia forcojnė krenarinė bashkėvendėsit tė vet tė robėruar, kurse neoklasiēitėt pse nuk kanė pasur kurajėn civile tė kapen me problemet e kohės sė tyre.

    Pėrkundėr poetėve dhe shkrimtarėve tanė tė rinj, qė shikojnė vetėm pėrpara, Hasan Hasani i ka kthyer sytė vetėm pėrmbrapa, dhe ka lejuar t“i mbushen me lotė pėr ēdo gjė dhe ēdo send qė ia pėrkujton baēicat, ogiēat, kėngėt e bjeshkės dhe dallgėt e vėrrinit. Nė vjershat e tij ka gjetur apoteozėn ai stili i vjetėr i jetės sonė, tė cilin me aq pėrkushtim e ka poetizuar Naim Frashėri nė poemthin e tij B a g ė t i e bujqėsia. Atij sikur i cshtė dukur se lumturia mė e madhe e jetės mund tė gjendet dhe tė sendėrtohet vetėm nė atė formė jetėsore. Hasan Hasanit nuk i ka shkuar mendja asnjėherė se edhe barinjtė e bujqit janė ngi sot me atė jetėn baritore dhe bujqėsore, prandaj po bėjnė tė gjitha pėrpjekjet e mundshme qė tė fusin kokėn nė ndonjė fabrikė apo sipėrmarrje, ku nė vend tė peisazheve tė bukura tė bjeshkėve do tė shikojnė prodhimet moderne e nė vend tė tingujve tė lahutės e fyellit do tė ndėgjojnė tingujt e burisė. Atij disi i ėshtė dukur shumė e bukur jeta e kaluar nėpėr kullosat e gjelbėrta, por edhe nėpėr borė e shi, pėr shkak se e ka kujtuar prej ndėrtesės sė madhe dhe tė ngrohtė tė fakultelit. Kujtimet, kur nuk analizohen mirė, dalin tė bukura edhe nė qoftė se janė tė hidhura dhe mjaftojnė pėr tė thėnė ashtu siē thotė ai: „I vrushkull lotėsh mė rrėshqiti pėr atė tė shkueme jetė".

    Kur i ka shkruar vjershat e pėrmbledhjes Dallgėt e vėrrinit atij, sigurisht, nuk i ka shkuar mendja se njė poeti i duhet diēka mė tepėr se ē“janė frymėzimet. Tek ne ėshtė bėrė zakon qė ēdonjėri, teksa t“i nxehen telat e zemrės, tė marrė lapsin nė dorė dhe t“i qesė nė letėr frymėzimet e tij mbi lopėt, dhent, kuajt, dhitė, macat, qent, zogjtė, pulat, tbanat, kullosat, tė korrat, tė vjelat, tė qethurat, martesat, fejesat, kumaritė, miqėsitė dhe zakonet e ngjarjet e tjera qė nuk mund tė japin kurrfarė poezie, por se i bėjnė me dije tė tjerėt se sa i madh ėshtė primitivizmi nė kulturėn tonė. Temat dhe motivet e tilla, sado tė shprehura bukur, nuk mund tė sjellin kurrfarė mendimesh tė thella, kurrfarė ndjenjash tė fuqishme, kurrfarė vizionesh interesante tė jetės. Ndoshta as poeti Dante s“do tė mund tė bėnte diēka tė vlershme prej njė vizioni tė kėtillė sot pėr sot qesharak:

    O, ktheju kokėn lopėve, mos I le me t“shkue majės
    Se terri po zbret si re murroshe kreshtes e shullajės.
    Vasha plot dashni ndėgjonte fjalėt e ambla t“dashnorit
    Lopėt i kthente, ngadalė afrohej n“prehėn t“malsorit.

    (Mbramja nė bjeshkė)

    Duhet tė theksohet se nė pjesėn e parė tė pėrmbledhjes Hasan Hasani e ka shikuar pak mė ndryshe atė jetė dhe prej vargjeve tė tij mund tė shihet se ajo nuk ishte dhe nuk ėshtė ashtu e lezeēme. Por ndjenja sentimentale, qė shpėrthen edhe nė kėtė pjesė tė pėrmbledhjes, ėshtė bėrė apoteozė e jetės patriarkale nė pjesėn e saj tė dytė. Sipas pikėpamjeve tė tij fshati ėshtė e vetmja parajsė e kėsaj bote.

    Fshatarėt e tij janė tė pasur si farmerėt e Kanadasė:

    Guri e bleuen grunin thaset mbushen plot miell
    E buka shtrohet para nė sofrėn e bardhė si diell.

    (Mullini)

    Ata janė tė pasur me djath si ēobanėt mongolez:

    Buka e grunit e trashė nji pllambė e djathi pėrmbi,
    Sofra n“tbanin e malsorit pėr mote ndjell dashni.

    (Tė qethunat, 5)

    Tė rrethuar prej bollėkut, ata hanė e pinė si Vikingėt:

    Maza pikon tlynė te goja kur e ofrojnė me lugė
    Kafshatat njena mbas tjetrės rrėshqasin flugė.

    (Tė qethunat, 5)

    Mbasi e zatesin barkun, ia fillojnė kėngės horazi:

    Kanga merr dallgė tue mbushė shkrepa e curra
    Tue shtegtue nėpėr tė ngrime e tė bardha gurra.

    (Tė qethunat, 3)

    Tė rinj dhe tė vjetėr, gra dhe burra — tė gjithė janė tė gėzueshėm dhe tė lumtur dhe, ashtu siē i festojnė nordiasit ditėt e para tė diellit pranveror, i kremtojnė ditėt e tė qethurave. Ata qė nuk kanė ē“ka tė qethin, as tė mjelin, as tė korrin nuk duhet pėrmendur, pėr shkak se do ta prishnin rehatinė e asaj parajse. Tė gjitha punėt e tjera nė rregull, fshatarėt, sipas vargjeve tė Hasan Hasanit, janė madhėshtorė edhe nė atė luftėn e tyre njeriu me njeri dhe fisi me fis. Njė pjesė e madhėshtisė sė tyre qėndron edhe nė atė gatishmėrinė luftarake tė hutave dhe celinave tė tyre tė cilat, „edhe varė kanė derdhė f lakė pėr tyte si gurra". Sa pėr moralin e kėtyre malėsorėve ėshtė e natyrshme qė Hasan Hasani tė ketė vetėm fialė tė mira mbasi jeta e lumtur i harmonizon edhe marrėdhenjet mes njerėzve. Kur e ke barkun plot, shtratin e butė dhe shėndetin e mirė nuk ke fije nevoje t“ia prishėsh qetėsinė fqiut tėnd. Si realistė duhet tė pranojmė se edhe prej tė mirash ata janė tėrbuar ndonjėherė, se njerėzit edhe e mira i ēon peshė:

    Por edhe n“odė kanė ra n“ujdi malsorėt shpeshherė
    Njerzit n“atė kohė sho“shojnė s“e kanė prekė nė nderė.

    (Kulla)

    Mrekulli! Mė tepėr nuk duhet pėr tė parė se gjer nė ēfarė shkalle ka mbėrrijtur idealizimi i jetės sonė patriarkale nė vjershat mė tė reja tė Hasan Hasanit. Kush e sheh jetėn me mrenė nė sytė ose e sheh plotėsisht tė zezė, ose plotėsisht tė bardhė dhe, duke e parė nė kėtė mėnyrė, ėshtė e kuptueshme qė ta bėjė pėrjashtimin ligj. Mė tepėr se shtatėdhjetė vite kanė kaluar ē“prejse poeti i nevrikosur, Ēajupi, ka zėnė tė bėrtasė se nė jetėn e shqiptarėve shumėēka nuk ėshtė nė rregull. Duke e vazhduar zėrin e tij kundėr idealizimit tė dokeve dhe zakoneve tona, gjatė kėtyre vjetėve njė numėr i madh shkrimtarėsh tanė janė orvatur tė na bindin se mentalitetin tonė tradicional duhet ta shikojmė nė njė mėnyrė kritike me shpresė se do tė ndikojmė nė zhdukjen e veseve dhe pėrsosjen morale tė njerėzve. S“duhet lexuar mė tepėr se fjalimet e Nolit, ca prej prozave tė Sterjo Spasses apo tė vjershave tė Migjenit dhe tė Esad Mekulit pėr tė parė se shqiptarėt kanė duruar shumė gazep njėri prej tjetrit dhe se proza e jetės sė tyre ishte shumė mė e madhe se poezia. Ata na kanė mėsuar tė besojmė se njerėzit tanė jo vetėm se nuk i kanė prekur nė nder njėri tjetrit, po edhe kanė bėrė gjėra qė ndėr popujt e qytetėruar nuk bėhen tash sa shekuj. Atė harmoninė e imagjinuar tė disa poetėve tanė tė Rilindjes dhe tė kėsaj kohe, ata kanė ditur ta prishin me gjėra tragjike dhe qesharake. Tė bėrat tragjike dihen, kurse tė bėrat qesharake dhe tragjike, siē janė djegja e sanave, qethja e dhenve dhe helmimi i pulave tė shoqishoqit me duqa brumi tė mbushur shtarė dhe xhama — kėto as nuk ėshtė dashur tė pėrmenden!

    ėshtė thėnė qė moti se pėrmbajtja e cakton formėn dhe se mėnyra e shikimit tė dukurive dhe fenomeneve shoqėrore e natyrore e kushtėzon mėnyrėn e shprehjes sė tyre. Hasan Hasani e ka orientuar keq frymėzimin e tij dhe, natyrisht, ėshtė shprehur keq. Sentimentalizmi i tij, ndoshta, edhe mund tė kuptohet, por moskujdesi qė ka treguar ndaj formės sė vargjeve nuk mund tė kuptohet kurrsesi. Vargjet e tij janė aq tė pėrzjera nė pikėpamje tė skemės metrike saqė mos tė ishin ato gabimet e shumta qė ka bėrė nė teknikėn e tyre, njeriut do t“i shkonte mendja se ai ka sjellė diēka tė re nė metrikėn shqipe. Ai, pothuaj, nuk e di fare se ku duhet tė ndalet prej 12 — rrokėshit gjer nė 18 — rrokėshin. Moskujdes tė veēantė ka treguar ai ndaj rimės, tė cilėn e ka lakuar dhe thyer pa kurrfarė kriteri tė caktuar. Prej rimave tė tij naive mund tė jepen vetėm disa tė rastit: fyell — diell, tiret — pėrhidhet, dora — ara, rritė — brinjtė, rreshkė — mveshė, megjės — djersės, dridh — diell, pėrmbi — dashni, synin — gishtin, dam -- llom, ka — pra, e tė tjera. Qėndrimi i tij nonshalant ndaj rimės mund tė vėrehet edhe nė „pėrputhjen" e fjalės sė vargut tė parė me fjalėn onomatopeike tė vargut tė dytė: lang — dang, konop — krrop, e tė tjera, qė tė bėn pėrshtypjen se ai di tė bėjė hajgare me ligjet e metrikės dhe me shijen e lexuesve. Nė vjershat e tij ka raste kur forma gramatikore e fjalės i nėnshtrohet vullnetit tė rimės (dorė — prorė, shue — lue), apo edhe kur rimohen fjalėt me aksente plotėsisht tė ndryshėm (rogė — log, fyell — diell, oborr — shporr), e tė tjera. Pėrpos kapėrcimeve tė rėnda prej njė vargu nė tjetrin, bie nė sy edhe inverzioni i shpeshtė nė poezinė e Hasan Hasanit, me tė cilin janė zgjidhur nevojat e rimės. Ja ca shembėlla tragjike: pėr atė tė gėzueme jetė, nji tė randė gjamė, asnji tė vogėl gjamė, atė tė mallit lum, nė tė zjarrtėn flakė, t“kaluemen rini, e tė tjera e tė tjera sa tė duash. Inverzioni, zakonisht, bėhet pėr tė theksuar idenė, apo ndjenjėn, apo pėrfytyrimin e poetit, kurse Hasan Hasani e bėn vetėm pėr kėrkesa formale, domethėnė si lojė fjalėsh:

    N“oborr kur mbėrrinte ulej mbi nji tė druve cung
    Ofshante thellė me fytyrė tė nxime si trung.

    (Mali)

    Hasan Hasani ėshtė kujdesur ta kthejė tė kaluarėn edhe nė njė pikėpamje tjetėr: apostrofi, tė cilin janė duke e ndjekur me pushkė dhe topa tė gjithė poetėt shqiptarė mė largpamės qė prej Rilindjes e kėndej, ai e rehabiliton me tė madhe, edhe pse ai nuk e rregullon skemėn metrike tė vargjeve tė tij:

    O, ka mot “i kangė e vogėl m“a rreshkė nė zemėr
    E gjaku damar“ve t“kallun a“ shkri deri n“thembėr.

    (Kanga)

    Nė vargjet e tij ndihet njė tepri e tepruar fjalėsh, me tė cilat ėshtė gulshuar ēdo tension i tyre. Nė to vegjetojnė shumė fjalė tė panevojshme, siē janė prej, si, atėbotė, ēdo, sikur, e tė tjera, qė janė karakteristike pėr vargjet deskriptive, kundėr tė cilave ėshtė ngritur Lesingu para mė tepėr se dyqind vitesh. Megjithėse as poezia tradicionale, e aq mė pak poezia e sotme nuk i duron sinonimet njėrin skaj tjetrit, Hasan Hasani e ka zhagitur mendimin dhe emocionin e vargjeve tė veta me pėrdorimin e tyre tė shpeshtė. Ai shkruan, pėr shembėll, „n“vapė tė diellit nė zheg", duke mos menduar fare se vapa dhe zhegu janė pėr poezinė njė bagazh qesharak, apo edhe mė konkretisht: „N“at copė postajė tė rjepun, pa lesh, veē lėkurė", duke mos menduar se as njė prozator i mirė nuk guxon t“i lejojė vetes njė zbutje tė tillė tė fjalisė. Jo vetėm se postaja, leshi dhe lėkura nuk kanė asgjė poetike nė vete, po njė renditje e tillė e fjalėve, qė nuk e theksojnė pėrfytyrimin dhe nuk i intensifikojnė ndjenjėn dhe mendimin, ėshtė e ndaluar nė poezi. Duke shkruar nė shumė raste kėshtu, Hasan Hasani jo vetėm se i ka „rre shkur nė zemėr" vargjet e veta, por i ka djegur plotėsisht dhe prej tyre ka nxjerrė thėngjill qė nuk mund ta nxejnė askend, e madje as autorin e tyre. Nė vargjet e tij ka akoma gabime tė vogla dhe tė mėdha, vargje tė gjymta, metafora tė deformuara, shprehje prozaike dhe kėrkime artificiale tė efekteve muzikore. Tė gjitha kėto kanė shkakun e pėrbashkėt: anakronizmin e ndieshmėrisė sė autorit. Jeta, zakonisht, ka ligjet e veta dhe ėshtė mė e fuqishme nė kahjen e vet se vullneti i poetėve.

    Hasan Hasani ėshtė lajmėruar nė letėrsinė tonė tash ca vite dhe pėrmbledhja Dallgėt e vėrrinit ėshtė libri i tij i dytė. Shenjat e sentimentalizmit dhe tė idealizimit tė jetės baritore ai i ka paralajmėruar edhe nė pėrmbledhjen e parė, por nė njė mėnyrė pak a shumė mė tė zbutur. Duke gėzuar mirėpritjen e kritikės atėherė, ai ka vazhduar asaj rruge, prej sė cilės duhet tė largohet doemos. I ri, plot ambicje dhe entuziazėm krijues, ai ka njė perspektivė tė mirė pėrpara. Prirjen e tij, pa tė cilėn, ndoshta, nuk ėshtė, duhet ta kthejė nė tjetėr drejtim, tė kėrkojė tė tjera frymėzime dhe tė tjera forma tė shprehjes: mė tė kondenzuara, mė tė reja, mė bashkėkohore. Nė vend tė ndjenjės sentimentale lexuesit tė sotėm i duhet ndjenja e fuqishme, nė vend tė mendimit tė flashkėt — mendimi i mprehtė dhe nė vend tė shprehjes retorike — shprehja asociative metaforike dhe simbolike. Hasan Hasani duhet tė kujdeset mos ta shkatėrrojė prirjen e vet, duke rrahur ujė nė havan si nė Dallgėt e vėrrinit. Pra, ndėrroe drejtimin Hasan Hasani sa ėshtė heret!

    1969


    Mė lartė
    webmaster@letersi.com