|
PANTEONI I RRALLUAR REXHEP QOSJA POETIKA E DEMAGOGJISė Mėsuesi dhe teoriku mė i shquar i oratorisė, Mark Fabie Kuintiliani, ka vėnė nė dukje nė librin e dymbėdhjetė tė veprės sė tij tė njohur, Edukimi i oratorit, se prirja e gojtarisė ėshtė dhurata mė e ēmuar, me tė cilėn perėnditė e pavdekshėm e kanė dhuruar njeriun. Ky pedagog dhe teorik i famshėm, qė me veprėn e vet pėr disa shekuj e ka drejtuar mendimin mbi gojtarinė, nuk ėshtė kujdesur tė mirret edhe me studimin e njė dhurate tjetėr, por tė padėshiruar, me tė cilėn perėnditė e vdekshėm janė kujdesur ta dhurojnė njė pjesė tė mirė tė gojtarėve dhe, madje, tė gjinisė njerėzore: me demagogjinė. Megjithėse nėpėr gjithė veprėn e tij e ka theksuar me patos tė vėrtetė rėndėsinė e sinqeritetit, tė nderit dhe tė karakterit tė fortė tė gojtarit, duke e pasur gjithnjė parasysh dėmin e madh qė mund t“i sjellė shoqėrisė gojtaria e njerėzve tė pandershėm, ai sikur nuk e ka quajtur tė nevojshme t“i studjojė vetitė, prirjet dhe shkathtėsitė e demagogėve, e as fenomenin e demagogjisė nė shoqėri. Sikundėr ėshtė gojtaria prirje e rrallė e disa njerėzve tė rrallė, po ashtu ėshtė edhe demagogjia prirje e shpeshtė e disa njerėzve tė shpeshtė, qė mund tė jenė, zakonisht, edhe gojtarė tė mrekullueshėm, por, nė qoftė se prirja e gojtarisė kėrkon aftėsinė qė tė f litet bukur, argumentueshėm dhe bindshėm, prirja e demagogjisė kėrkon edhe njė sėrė shkathtėsishė tė tjera, prej tė cilave gojtari i ndershėm ėshtė doemos i ēliruar. Nė tė vėrtetė, pėr demagogun prirja e gojtarisė ėshtė vetėm njė ventil nėpėr tė cilin manifestohen lirisht dhe efektivisht shkathtėsitė, dredhitė dhe ambicjet e tij tė errėta dhe nė kėtė pikėpamje duhet parė ndryshimin kryesor ndėrmjet gojtarit tė sinqertė dhe demagogut te rrezikshėm. Nė historinė e popujve evropianė mund tė gjenden mjaft shėmbėlla qė dėshmojnė se disa individė nuk do tė ja kishin dalė nė krye tė krijojnė kariera tė larta politike, shoqėrore dhe shtetėrore sikur prirjen e tyre prej oratori mos ta kishin shoqėruar edhe njė varg shkathtėsishė tė tjera, qė i karakterizojnė vetėm demagogėt. Ka njerėz qė pandehin, dhe thonė se tė gjithė popujt nuk janė njėsoj elokuentė e gojtarė dhe kėso mendimesh shfaqin ata qė, si duket, nuk janė vetė gojtarė tė mirė apo vuajnė prej disa paragjykimesh raciste. Nuk ka dyshim se kėto pohime mbėshteten nė pėrgjithėsimin e pėrvojės individuale, subjektive, prandaj edhe duhet tė flaken si tė pavėrteta pėr shkak se mund tė quhet e sigurtė se tė gjithė popujt janė njėsoj tė aftė tė japin gojtarė tė shquar apo demagogė tė shkathėt. Atij qė do tė pohonte, pėr shembėll, se shqiptarėt nuk janė gojtarė tė mirė do tė mund t“i thuhej se fjalimet politike qė Fan Noli ka mbajtur qoftė para zgjedhėsve ose anėtarėve tė parlamentit shqiptar nė vitin 1924, qoftė para Kombeve tė Bashkuara janė tė denja tė hyjnė nė secilėn antologji tė fjalimeve tė oratorėve mė tė mėdhenj tė botės. ėshtė e pamohueshme, ndėrkaq, se popujt e vegjėl gjatė shumė shekujsh nuk kanė pasur kushte tė pėrshtatshme ta manifestojnė lirisht dhe plotėsisht prirjen e tyre oratorike. Duke filluar prej Mesjetės e kėndej, kulturat e disave prej kėtyre popujve janė krijuar nė kushte tė veēanta sulmesh dhe robėrie, qė e kanė penguar zhvillimin normal dhe tė pandėrprerje edhe tė gojtarisė sė tyre. Sikundėr ėshtė e njohur, gojtaria kultivohet dhe zhvillohet nėpėr shkollat, universitetet, institucionet shtetėrore, nėpėr tribunat e ndryshme politike, juridike, shkencore, artistike e tė tjera, qė kėta popuj nuk i kanė pasur gjer vonė pėr arėsye se nuk kanė pasur lirinė, pavarėsinė dhe shtetet e tyre kombėtare. Po kjo nuk do tė thotė se nė mungesė tė kushteve qė ta shfaqin lirisht elokuencėn dhe prirjen e tyre tė gojtarisė si dhe tė nxjerrin ndonjė gojtar tė dalluar, ata nuk kanė mundur tė nxjerrin ndonjė demagog tė dalluar dhe nuk janė ballafaquar me dukurinė e demagogjisė, qė u ka sjellė tė kėqia poaq sa edhe vetė pushtuesit e huaj. Nė qoftė se, megjithatė, demagogjia (dhe gojtaria) ndėr kėta popuj nuk ka lulėzuar nė masėn nė tė cilėn ka lulėzuar ndėr popujt e tjerė tė lirė, nuk mund tė thuhet se nė pikėpamje tė kėsaj shkathtėsie tė vegjlit qėndrojnė edhe sot e gjithė ditėn pas tė mėdhenjve. Demagogjia nuk kėrkon investime sikundėr kėrkojnė ekonomia, arėsimi, kultura dhe shkenca; ajo zhvillohet vetė dhe, madje, me hov tė madh teksa t“i krijohen kushtet e volitshme shoqėrore, sociale dhe politike; ajo mund tė financohet prej vetėvetes, ashtu sikundėr e financojnė vetėveten tė gjitha sėmurjet infektive dhe tė ushqehet prej vetėvetes, ashtu sikundėr ushqehet devja prej gungės sė vet. Nuk ėshtė ēudi, prandaj, pse pėrkundėr ekonomisė, arėsimit, kulturės dhe shkencės sė vendeve tė vogla, qė janė shumė mbrapa ekonomisė, arėsimit, kulturės dhe shkencės sė vendeve tė mėdha, demagogjia nė mjediset e tė parave, pa dyshim, e ka zėnė ritmin e zhvillimit tė demagogjisė nė mjediset e tė dytėve. Demagogjia, si sėmurje shoqėrore, gjithmonė zhvillohet nė dėmin e shėndetit tė shoqėrisė; njė ves, sikundėr edhe njė degė e ekonomisė, mund tė pėrparojė mė shumė vetėm nė dėm tė virtyteve, respektivisht tė degėve tė tjera ekonomike. Nė qoftė se i besojmė kėsaj logjike fiziologjike dhe ekonomike, atėherė duhet ta kemi pak a shumė mė tė qartė pse nė mjediset e prapambetura (ēfarė ėshtė, fjala vjen, Kosova) ka mė shumė demagogė tė shkathėt se gojtarė tė talentuar, mė shumė fraza tė thata, gjeste ekspresive, sjellje dhe tė bėra demagogjike se sa mendime tė thella, tė rėndėsishme, qė i ngrisin dhe frymėzojnė pozitivisht qytetarėt e tjerė. Pėrse demagogjia mund tė pėrparojė ashtu shpejt nė mjediset e prapambetura? Me ndryshim prej mjediseve tė pėrparuara, ku qytetarėt janė mė tė ngritur, mė tė arėsimuar, prandaj edhe mė tė pregatitur shpirtėrisht qė ta dallojnė gojtarin e ndershėm prej demagogut perfid, nė mjediset e prapambetura demagogjia mund tė lulėzojė mė shpejt pėr shkak se qytetarėt janė mė tė paemancipuar dhe u nėnshtrohen lehtė kulteve dhe autoriteteve tė rrejshme. Fusha vepruese e demagogėve nė kėto mjedise ėshtė shumė mė e gjerė, prandaj, duke i aktivizuar lirisht tė gjitha shkathtėsitė e tyre, i sendėrtojnė mė suksesshėm qėllimet e tyre tė dėmshme. Armėt kryesore tė demagogut: fraza, sharmi artificial, vetėmohimi i rrejshėm, autoriteti i pėrkohshėm dhe, nė fund, lidhjet e gjera nė nivele tė larta kėtu tregohen shumė mė efektive se tjetėrkund. Mund tė pohohet jo pa tė drejtė se lulėzimi i demagogjisė nė kėto mjedise pėrputhet me lulėzimin e demagogjisė nė botėn e sotme pėrgjithsisht dhe ėshtė njė stil universal nė jetėn shoqėrore dhe politike tė njerėzve ashtu sikundėr ėshtė bėrė njė stil universal edhe ndėrtimi nė arkitekturė. Krahas pėrsosjes sė sistemeve shtetėrore, tė pasurimit tė formave tė marrėdhėnjeve shoqėrore, tė shtimit tė mundėsive tė shprehjes sė njerėzve, nė njėrėn anė, kurse tė zhdukjes sė disa normave tradicionale e tė mungesės sė disa normave tė reja themelore etike, nė anėn tjetėr, janė shtuar shumė edhe mundėsitė e pėrhapjes sė vetė demagogjisė. Pėrhapjen e kėsaj dukurie e favorizon njėkohėsisht edhe vetė situata historike dhe shoqėrore: pėrvoja ka treguar se demagogjia lulėzon posaēėrisht suksesshėm nė momentet e ngarkuara me probleme shoqėrore, politike dhe sociale; nė momentet e kthesave tė parandjera, kur tė gjithė njerėzit ndjejnė njė pasiguri dhe pėrpiqen tė grabisin sa mė shumė pėr nesėr; nė momentet jostabile historike, kur shpėrthejnė ambicje dhe pasione tė ndryshme. Konteksti shoqėror, social dhe politik, pra, ėshtė njė prej faktorėve tė dorės sė parė qė e stimulon lulėzimin e demagogjisė. Sot nuk mund tė flitet mė pėr njė demagogji klasike as pėr demagogė tė tipit klasik, megjithėse esenca e demagogjisė mbetet gjithmonė e njėjtė. Demagogjia ėshtė modernizuar sikundėr letėrsia, sikundėr piktura, sikundėr muzika, kurse demagogėt u janė pėrshtatur kushteve tė reja tė jetės dhe hutimeve tė reja tė njerėzve. Me ndryshimin e formave tė marrėdhėnjeve ndėrmjet njerėzve, kanė ndryshuar edhe format e jashtme tė demagogjisė dhe strategjia e demagogėve. Njeriut tė ndershėm sot i duhet njė kujdes i veēantė vrojtimi, njė njohje e mirė e situatės aktuale shoqėrore, sociale dhe politike, njė intuitė e njohjes sė tipeve dhe karaktereve tė njerėzve qė tė dallojė llafazanin e pafajshėm prej demagogut tė shkathėt, idealistin naiv prej egoistit tė pangopshėm, sharlatanin qesharak prej sadistit tė vetėdijshėm, injorantin prej mendtarit, strategun prej oportunistit, njeriun e vendosur, tė ndershėm prej poltronit, qė hiqet zvarė si kobrat afrikane. Dhe ėshtė vėshtirė t“i dallojė pėr shkak se nė kėtė kohė tė integrimeve tė punės dhe tė interesave tė njerėzve tė grupeve dhe shtresave tė ndryshme si oratori i sinqertė ashtu edhe demagogu i rrezikshėm marrin pjesė nėpėr tė njėjtat mbledhje tė organizatave shoqėrore, tė organizatave ekonomike, tė kolektiveve shkencore, arėsimore, kulturore, e tė tjera. Ata, madje, mund t“i shfrytėzojnė me tė njėjtėn tė drejtė dhe tė njėjtin sukses mjetet e ndryshme tė informimit sikundėr janė shtypi, radioja, televizioni, e tė tjera. Demagogjia, me njė fjalė, ka zbritur edhe poshtė, nė masėn. Pėr kėto arėsye duhet ditur ēka e dallon demagogjinė prej gojtarisė, gojtarin prej demagogut. Pėrkundėr gojtarit, qė gjithmonė ėshtė indiferent ndaj interesave tė ngushta, vetiake, pėr arėsye se aspiron tė shprehė vullnetin dhe ndjenjat e pėrgjithshme, demagogu, po ashtu, aspiron tė shprehė vullnetin dhe ndjenjat e pėrgjithshme, por duke menduar nė radhė tė parė pėr veten dhe interesat vetiake. Gojtari pėrpiqet tė ngadhnjejnė idetė, bindjet e tij, qė janė ide dhe bindje qė prezentojnė interesat kolektive, kurse demagogu pėrpiqet tė ngadhnjejnė idetė e zbrazta, qė pėrfaqėsojnė vetėm interesat e tij ose tė grupit tė njerėzve rreth tij. Gojtari mbron tė vėrtetėn dhe tė drejtėn e pėrgjithshme sociale, shoqėrore, kombėtare apo, mė nė fund, njerėzore, kurse demagogu mbron gėnjeshtrėn qė shfaqet me etiketėn e sė vėrtetės dhe tė drejtės kolektive. Gojtari ėshtė i gatshėm tė flijohet nė emėr tė drejtės dhe tė sė vėrtetės qė mbron, ashtu sikundėr janė flijuar, apo treguar tė gatshėm tė flijohen, Jan Husi, Xhordano Bruno, Luēilio Vanini e shumė tė tjerė, kurse demagogu tėrhiqet teksa tė gjendet nė situatė tė rrezikshme. Gojtari me oratori shtron platformėn e perspektivės sė popullit, kurse demagogu me fraza ndėrton trambolinėn e perspektivės sė tij. Gojtari ėshtė njė luftėtar qė shkon nė betejė, i vetėdijshėm se nė fushėn e luftės mund tė vritet, kurse demagogu ėshtė njė dasmor, qė shkon nė dasmė i bindur se do tė dėfrehet mirė. Gojtari ėshtė ideolog i ndershėm, kurse demagogu ėshtė oportunist i gatshėm. Gojtari ėshtė moralist, qė edukon popullin, kurse demagogu ėshtė kodosh social, qė kobon popullin. Gojtari i mirė ėshtė mendar, kurse demagogu ėshtė sharlatan. Gojtari ėshtė altruist, kurse demagogu ėshtė mizantrop. Gojtari ėshtė demokrat, kurse demagogu ėshtė diktator nė shpirt. Gojtari mendon pėr qėllimin poaq sa edhe pėr cilėsinė e mjeteve me tė cilat do ta sendėrtojė atė qėllim, kurse demagogu interesohet vetėm pėr qėllimin duke mos menduar pėr ēfarėsinė e mjeteve qė do tė pėrdorė nė realizimin e tij. Nuk ka demagog qė nuk i pėrmbahet parimit tė njo hur makiavelist: qėllimi gjithmonė i arėsyeton mjetet. Demagogu ėshtė i gatshėm qė gjer tek majet e famės dhe tė interesit tė ngjitet duke shkelur nėpėr shkallėt e nderit, tė interesit dhe tė meritave tė tė tjerėve; shkallė tė ngjitjes sė demagogut mund tė jenė, madje edhe kufomat e sivėllezėrve tė tij. Pėr demagogun njerėzit e tjerė janė grumbuj tė thjeshtė termitesh, qė mund t“i djegė me ujė tė valė apo t“i shtypė me thembėr sa herė i shfaqet nevoja. Nė horizontin e tij tė ngushtė demagogu sheh ose vetėm karrigėn nė tė cilėn do tė ulet, ose vetėm aureolėn e famės me tė cilėn do tė jetė i mbėshtjellė, ose vetėm kuletėn, tė cilėn do ta mbushė, ose vetėm fuqinė, tė cilėn do ta shfrytėzojė pėr manipulimin e tė tjerėve, ose, sikundėr ngjet jo rrallė, tė gjitha kėto bashkarisht. Kjo do tė thotė se ashtu sikundėr mund tė kenė ambicje, aftėsi dhe pasione tė ndryshme, po ashtu demagogėt mund tė zbatojnė edhe strategji tė ndryshme. ėshtė e kuptueshme, prandaj, pse mund tė flitet pėr demagogė tė mėdhenj dhe tė vegjėl, shumė tė rrezikshėm dhe mė pak tė rrezikshėm, e tė tjera. Ja disa tipe demagogėsh tė kalibreve dhe tė strategjive tė ndryshme. Demagog, fjala vjen, ėshtė ai qė nė njėrėn anė predikon marksizėm-leninizmin, qė predikon barazinė sociale, qė betohet nė Marksin dhe Leninin sikundėr klerikėt nė librat e shenjta, kurse nė anėn tjetėr ndėrton kėshtjellė tė madhe pėr familjen e tij tė vogėl, ose blen dyqan nė qendrėn e qytetit tė vendlindjes, ose ndėrton vilė nė bregdet. Duke mbrojtur gjoja tė drejtėn dhe mirėqenjen e shumicės, ai nė tė vėrtetė krijon standardin dhe mirėqenjen vetiake. Demagog ėshtė ai qė duke drejtuar ndėrmarrjen, ose ndonjė repart tė ndėrmarrjes flet pėr tė drejtat e punėtorėve, ndėrsa po ata punėtorė i shfrytėzon nė ndėrtimin e shtėpisė sė tij private. Demagog ėshtė ai qė nė rrugė, nė kafene apo nė dasmė flet nė emėr tė popullit, tregohet patriot, kurse patriotizmin e tij nuk ėshtė i gatshėm ta tregojė me punė. Nė kėtė mėnyrė shfrytėzon njė prej monedhave mė tė eksploatuara tė tė gjithė demagogėve, tė mėdhenj dhe tė vegjėl: dashurinė e njerėzve tė ndershėm ndaj atdheut. Demagog ėshtė ai qė bėhet martir kur nuk ėshtė martir pėr shkak se duke e treguar veten tė martirizuar dėshiron tė zgjojė mėshirėn e tė tjerėve. Demagog ėshtė ai qė vazhdimisht i kritikon njerėzit e dalluar, nė njė fushė veprimtarie. Nė kėtė mėnyrė ai zbaton njė devizė, po ashtu, tė njohur tė demagogėve: duke e zvogėluar tjetrin mund tė dukesh vetė mė i madh. Demagog ėshtė ai qė thotė se e ka braktisur punėn shkencore pėr shkak se mund tė jetė mė i dobishėm nė organizimin e punės shkencore tė tė tjerėve. Demagog ėshtė ai qė thotė se e ka lėnė punėn letrare pėr shkak se ėshtė mė i dobishėm si punėtor shoqėror dhe politik. Edhe nė rastin e parė edhe nė rastin e dytė demagogjia ėshtė preteskst nėn tė cilin fshihet steriliteti krijues. Demagog ėshtė ai qė nė mbledhje nuk diskuton nė gjuhėn e nėnės, duke thėnė se ėshtė mė demokratike tė diskutojė nė gjuhėn tė cilėn e kuptojnė tė gjithė tė pranishmit. Nė kėtė mėnyrė ai dėshiron t“i bėjė lajka njė auditori mė tė gjerė. Demagog ėshtė edhe ai qė nė momentin e duhur nuk diskuton fare, por i thotė tjetrit tė diskutqjė. Me njė taktikė tė tillė ai kujdeset tė ruajė pozitėn e vet apo t“i shtojė gjasat edhe pėr njė pozitė mė tė lartė. Demagog ėshtė ai qė diskuton vetėm pėr tė diskutuar, qė flet vetėm pėr t“ju dėgjuar zėri. Me diskutimin e vet frazeologjik ai nė tė vėrtetė vetėm sa dėshiron t“ju bjerė nė sy atyre prej tė cilėve varet kariera e tij. Tė gjithė demagogėt dhe tė gjithė demagogėt e tė gjitha kohėve dhe tė gjithė demagogėt e tė gjithė popujve i karakterizon ambicja qė tė flasin sa mė shumė, sa mė shpesh sa mė bukur; qė tė flasin para njė auditori sa mė tė gjerė dhe, madje, para njė auditori sa mė tė rėndėsishėm. ėshtė e kuptueshme, prandaj, pse njė pjesė e madhe e demagogėve janė njėkohėsisht llafazanė tė mėdhenj, ashtu sikundėr ėshtė e kuptueshme pse demagogjia ėshtė hije pėrcjellėse e gojtarisė. Edhe demagogjia ėshtė njė materie interesante dhe inspirative pėr shkrimatarėt. qė dėshirojnė tė mirren me trajtimin e sėmundjeve shoqėrore dhe tė veseve morale tė individėve. Nė kohėn e sotme prototipet e demagogėve janė tė shumta, prandaj janė tė gjera dhe mundėsitė e shkrim tarėve qė tė krijojnė tipe tė llojllojshme tė kėtyre mashtruesve tė demosit tė pafajshėm. Shkrimtarėt e shekujve tė shkuar dhe tė popujve tė tjerė i janė vėrsulur shpesh demagogjisė dhe kanė krijuar personazhe tė paharrueshme demagogėsh, qė na shėrbejnė si modele pėr zbulimin e disa cilėsive themelore tė demagogėve bashkėkohorė. Duke i demaskuar demagogėt, ata kanė krijuar vepra tė rėndėsishme artistike, nė njėrėn dhe e kanė ndihmuar popullin tė ruhet prej strategjisė dhe gėnjeshtrave tė kėtyre kobashėve, nė anėn tjetėr. Kėshtu, pėr shembėll, komediografi mė i shquar i Greqisė antike, Aristofani, gati gjithė krijimtarinė e vet tė frytshme letrare ja ka kushtuar kompromitimit tė demagogeve, qė nė kohėn e tij ishin shtuar jashtėzakonisht shumė. Komedia e tij, Burrecėt, ndofta, ėshtė njė prej veprave mė tė mira qė ndonjėherė ėshtė shkruar mbi temėn e demagogjisė. Viljem Shekspiri, gjithashtu, e ka prekur demagogjinė, kurse Mark Antoni i tij, nė tragjedinė Jul Qesari, ėshtė ekzemplar interesant i demagogut tė shkathėt dhe tė rrezikshėm. Ndėr shkrimtarėt tanė, ndėrkaq, prozatori i shquar, Shevqet Musaraj, ėshtė pėrpjekur nė romanin Para agimit tė zbulojė demagogjinė e disa intelektualėve shqiptarė nė kohėn e luftės sė fundit, megjithėse vetė tema e demagogjisė nuk ishte frymėzimi i tij kryesor. Tė gjithė shkrimtarėt qė janė frymėzuar prej demagogjisė dhe janė marrė me krijimin e tipeve tė demagogėve na kanė lėnė njė porosi tė rėndėsishme: demagogėve duhet t“u ruhemi, por edhe tė besojmė se tė gjithė ata ja pregatisin varrin vetėvetes. Demagogėt e ēojnė jetėn nė mirėqenje, por tė gjithė e pėrfundojnė nė turp. Urdhėroni, prandaj, shokė shkrimtarė dhe shkruani pėr demagogjinė dhe demagogėt e kėsaj kohe edhe nė qoftė se ndonjėri jush vuan ngapak prej disa veseve tė vogla demagogjike. Urdhėroni, shkruani pėr demagogėt dhe mos u tutni prej tyre pėr shkak se, edhe nė qoftė se ndonjė demagog ju nxjerr nė gjyq, tė jeni tė bindur se nė atė mėnyrė do ta shtojė famėn tuaj para popullit dhe breznive tė ardhshme. Besoj tė jemi dakord se shkrimtarėt, sė paku nė flakėn e fjalės, duhet t“i djegin bartėsit e sėmurjeve shoqėrore, duke shpresuar se vetė shoqėria do t“i djegė ata njė ditė edhe nė flakėn e barotit. 1971 |