• Hyrja
  • ABBOTT, J. S. C. - Eastern Question, The
  • ANDERSON, Thomas M. - Irrepressible Conflict in the East, The
  • BAJRAMI, Isuf B - Cikėl poetik nga Isuf B. Bajrami
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė dashurie
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė popullore te rilindjes kombetare
  • BLIND, Karl - Crisis in the East, The
  • BLISS, Edwin Munsell - Eastern Question and Questions, The
  • BUNCE, O. B. - Turks, The Greeks and The Slavons, The
  • CARCANI, Selaudin - Sami Frasheri
  • DOJAKA, Abaz - Karakteri i lidhjeve martesore para ēlirimit
  • DUKA-GJINI, Pal - Prelė Tuli i Salcės
  • DWIGHT, Henry O. - Typical Turks
  • FISHTA, Gjergj - Anzat e parnasit
  • FRASHėRI, Sami - “Fjalėt e urta”
  • GRAMENO, Mihal - Vepra
  • HASANI, Hasan - Ajkuna e Rugoves
  • HOXHA, Enver - “Vetadministrimi“ Jugosllav, teori dhe praktikė kapitaliste
  • HOXHA, Rexhep - Tokė trėndafilash
  • KARAISKAJ, Gjerak - Pesė mijė vjet fortifikime nė Shqipėri
  • KEEP, Robert P. - Boundary of Greece, The
  • LONGFELLOW, Henry W. - Scanderbeg
  • MAYHEW, Athol - Selected Articles
  • MJEDA, Ndre - Vjershash pėr fėmijė
  • PANJOHUR - Life of Ali Pacha
  • PORADECI, Lagush - Vdekja e Nositit
  • QOSJA, Rexhep - Panteoni i rralluar
  • SHKURTI, Spiro - Kontribut per hartėn kostumologjike tė rrethit te Sarandės
  • PANTEONI I RRALLUAR

    REXHEP QOSJA

    POETI SI PARAROJė SHPIRTėRORE E POPULLIT

    Fjala e vėrtetė letrare, qė gjithmonė frymėzohet prej shkaqeve tė shumta qė kushtėzojnė vuajtjet dhe gėzimet njerėzore dhe ju drejtohet njerėzve, ėshtė e arėsyeshme qė shqiptuesit tė saj t“i sjellė kujdesin dhe respektin e tyre tė heshtur apo tė shfaqur. Njė fjalė e tillė letrare ėshtė motivi qė na ka bashkuar sonte tė shėnojmė dyzetvjetorin e krijimtarisė sė doajeut tė poezisė shqipe nė Kosovė: Esad Mekulit. Kjo mbrėmje ėshtė dėshmi se ne kemi filluar tė mėsohemi tė ēmojmė njerėzit sipas asaj qė bėjnė e jo sipas asaj qė e thonė pėr vetėveten, domethėnė tė ēmojmė vlerat e pakaluara kombėtare, tė cilat krijohen me durim tė madh dhe, mė nė fund, vetėmohim, qė, krahas prirjes, janė dy kushte tė dorės sė parė pėr tė bėra tė rėndėsishme individuale artistike dhe shkencore.

    Nuk e quaj tė nevojshme t“ju flas pėr biografinė e kėtij krijuesi dhe zelltari tė palodhur tė kulturės sonė, i bindur se poezia ėshtė biografia mė e saktė e poetėve tė cilėt, duke shkruar pėr tė gjitha ato, qė pėrbėjnė gjithėsinė e gjinisė njerėzore, njėkohėsisht e shkruajnė edhe historinė e vetėvetes, por historinė shpirtėrore tė vetėvetes. Ēdo persiatje mbi krijimtarinė e njė shkrimtari ėshtė, pra, depėrtim nė kuptimin e jetės sė tij. Nė qoftė se, megjithatė, do tė duhej pėrmbledhur nė disa fjali qėllimin dhe kuptimin e jetės sė njeriut pėr tė cilin ėshtė fjala, atėherė do tė thoja: Esad Mekuli ėshtė krijuesi, i cili pjekurinė e vet intelektuale e ka kaluar nė njė zyrė tė vogėl, i rrethuar prej bashkėbiseduesish memecė qė quhen dorėshkrime tė vetėvetes apo tė autorėve tė tjerė kosovarė dhe pėr hir tė kėtyre dorėshkrimeve ka flijuar shumė nga gėzimet dhe gjasat qė tė mirret me punė tė tjera, qė nė mjedisin tonė ishin mė tėrheqėse, por jo edhe mė tė ēmuara nga aspekti i historisė. Dhe, pse t“ju flas mė tepėr kur ėshtė e sigurtė se tė gjithė ja kemi dėgjuar emrin shumė vite pėrpara, kush nė bangat e shkollės e kush nė vendin tjetėr tė punės dhe jetės. Janė tė paktė ata kosovarė, qė e kanė mėsuar shkrim-kėndimin, e mos ta kenė lexuar emrin Sat Nokshiqi, Sat Hoxha apo Esad Mekuli, qoftė nė pėrmbledhjen aq tė popullarizuar Pėr Ty, qoftė nė faqet e revistės Jeta e re, qė ishte tribuna e parė dhe, deri sot mė e rėndėsishme, e prirjeve krijuese tė shqiptarėve tė kėtyre trojeve, qoftė edhe nė pėrkthimet e shumta tė shkrimtarėve jugosllavė dhe botėrorė.

    Dyzet vitet e veprimtarisė sė Esad Mekulit kanė rėndėsi tė posaēme pėr kulturėn tonė nė pėrgjithėsi, kurse pėr letėrsinė nė veēanti. Kur flitet pėr rėndėsinė arėsimore dhe kulturore tė aktivitetit tė Esad Mekulit, atėherė pikė sė pari ėshtė fjala pėr kontributin qė ja ka dhėnė kulturės sonė qoftė me pėrkthimet e shumta, qoftė me revistėn letrare Jeta e re, tė cilėn e ka drejtuar qė prej fillimit tė daljes sė saj e deri sot. Po thuaj, gjatė gjithė viteve tė pasēlirimit ai ėshtė gjetur nė vendin mė tė rėndėsishėm, nė tė cilin ėshtė krijuar letėrsia dhe ėshtė frymėzuar posaēėrisht me sukses kultura jonė. Kėsaj reviste ai ja ka kushtuar pjesėn mė tė tnadhe tė kohės, vitet mė tė ēmuara tė jetės dhe orėt mė tė frytshme tė punės, duke e udhėhequr me kujdes tė veēantė dhe dashuri prindrore. Ai ka pasur fatin e keq dhe tė mirė tė gjendet nė krye tė kėsaj reviste edhe nė ditėt e kthjellta, edhe nė ditėt e vrėrta dhe, ē“ėshtė e vėrteta, e ka drejtuar me mjeshtri tė madhe pėrmes valėsh politike ashtu sikundėr e drejton me mjeshtri kapiteni i shkathėt anijen e tij pėrmes valėve tė detit tė shqetėsuar. Vrojtimit tė historianit tė letėrsisė nuk mund t“i shpėtojė e vėrteta se pjesa mė e madhe e shkrimtarėve tanė, nė mesin e tė cilėve sot gjenden tė tillė qė i bėjnė nder gjithė letėrsisė shqipe, janė shkolluar pak a shumė nė faqet e kėsaj reviste po aq sa edhe nė pėrmbledhjen e vjershave Pėr Ty: aty kanė marrė mėsimin fillor dhe aty kanė bėrė stėrvitjet e para. Nė njėfarė mėnyre ne tė gjithė ishim xėnės tė Esad Mekulit dhe, nė qoftė se sot e kemi zgjeruar konceptin e tij teorik dhe praktik poetik, kjo flet vetėm nė dobi tė rėndėsisė sė meritave tė tij: mėsuesi u ka ēelur nxėnėsve tė vet horizonte tė reja duke i ushqyer me tė njėjtin pėrkushtim prirjet dhe afinitetet e tyre tė ndryshme, dhe duke ju dhėnė mundėsi tė shikojnė dhe ecin nė drejtime tė ndryshme, por qė shpjejnė tek qėllimi i vetėm i letėrsisė, qė ėshtė krijimi i vlerave artistike me tė cilat transformohet pozitivisht shpirti i njeriut, me tė cilat ushtrohet ndikim i duhur nė drejtim tė humanizimit tė marrė dhėnjeve ndėrmjet njerėzve dhe me tė cilat ndėrtohet godina kurrė e kryer e kulturės kombėtare. Korin letrar tė Kosovės sot e pėrbėjnė poetė, tregimtarė, romansierė dhe dramaturgė qė kanė gjetur gjuhėn e vet, qė kanė kėnde tė ndryshme tė vrojtimit tė jetės dhe qė sjellin forma tė reja tė shprehjes artistike. Nė rastet mė tė shpeshta, shumica prej tyre kėrkojnė sfera tė reja frymėzimesh, duke mos ju shmangur frymėzimit prej truallit tonė. Sa herė e hasim kėtė linjė frymėzimi nė krijimtarinė letrare nė Kosovė, duhet ta kemi tė qartė se ajo ėshtė hullia e madhe, tė cilėn i pari e ka ēelur Esad Mekuli me poezinė e tij.

    Gjatė dyzet viteve tė krijimtarisė Esad Mekuli ka kėnduar njė kėngė: kėngėn e dhembshme apo tė gėzueshme tė shqipėtarėve tė shtypur e tė privuar tė drejtash para Revolucionit dhe tė shqiptarėve tė lirė pas Revolucionit. Poezia e tij ka njė temė tė madhe ose, e thėnė ndryshe, njė tamė tė madhe, nė tė cilėn derdhen tė gjitha frymėzimet dhe motivet e tjera tė lirikės sė tij: dashurinė ndaj Kosovės dhe kosovarėve. Esad Mekuli ėshtė poeti i parė shqiptar qė kėto troje i ka futur nė orbitėn e frymėzimeve poetike shqipe me tė gjitha problemet e tyre kryesore historike, shoqėrore sociale dhe kulturore. Ai ka filluar t“i kėndojė kėto troje para lufte, nė njė kohė kur nuk ishte e lehtė as e parrezikshme t“u kėndosh atyre si bir besnik, si pasardhės i banorėve tė tyre mė tė lashtė dhe tė gjithėnjėshėm, sikundėr ka kėnduar ai, pėr shembėll, nė vjershėn e rėndėsishme Metohi, nė tė cilėn, pėrpos tjerash, thotė:

    Metohi!
    Dashunija e lashtė e jonė pėr hapsinat tueja andrron;
    dashunija e lashtė e jonė pėr vuejtjet tua kėndon —
    mbi varrėt tua sytė bahen pishtar i flakėt rrėfeje.

    Gjatė kėtyre dyzet viteve tė krijimtarisė letrare Esad Mekuli ka pasur fatin e rėndė tė njeriut t“i jetojė disa situata historikisht tė rralla dhe tė posaēme, por edhe fatin e dėshiruar tė krijuesit qė peshėn, kuptimin dhe rėndėsinė e tyre ta shprehė me artin e fjalės poetike. Pėr kėtė shkak poezia e tij ėshtė dėshmia mė e sigurtė shpirtėrore e ndjenjave, mendimeve, dėshirave, vuajtjeve dhe aspiratave tė drejta tė njerėzve tanė nė kėto situata tė rralla tė historisė sė re.

    Para luftės Esad Mekuli ka shkruar pėr gjendjen e rėndė shoqėrore dhe politike, nė tė cilėn gjendej populli kosovar, por si poet nuk ka pushuar tė shpresojė se „zullumi", qė ushtrohej mbi ta, do tė „kėputet prej s“trashi". Ai ėshtė frymėzuar kryesisht prej tė kėqiave sociale dhe, si krijues i orientimit tė mėngjėr, marksist, nuk ka pushuar ta ushqejė shpresen e popullit se e nesėrmja e tij do tė jetė e nesėrme e njerėzve tė lirė. Kjo ėshtė situata e parė eksistenciale prej sė cilės ėshtė ushqyer imagjinata e tij poetike.

    Gjatė Luftės nacionalēlirimtare Esad Mekuli ka kapur pushkėn, por nuk e ka lėshuar as pendėn prej dore, i vetėdijshėm se goditjet e pendės nė shumė raste janė mė efektive se tė pushkės. Nė kėtė kohė ai ėshtė kujdesur t“i tregojė popullit tė vet me anėn e vargjeve se cilėt janė armiqtė e tij, ta vejė nė dije se kush janė ata qė duan ta „ēojnė nė greminė" dhe se cila ėshtė ajo forca ideore dhe politike qi mbron interesat e tij tė vėrteta kombėtare dhe shoqėrore. Nė poezinė e shkruar kėso kohe manifestohet njė vetėdije e kristalizuar se nė udhėkryqet e Ballkanit pasojat e luftės gjithmonė janė treguar mė tė rėnda se nė viset e tjera tė botės pikėrisht pėr shkak tė pozitės dhe pėrbėrjes sė tij; pėr kėtė shkak ėshtė kujdesur tė selisė besimin, mirėkuptimin dhe afrimin e kėtyre popujve nė luftėn e pėrbashkėt kundėr armikut tė pėrbashkėt. Kjo ėshtė situata e dytė ekzistenciale, prej sė cilės ėshtė frymėzuar poezia e tij.

    Pas luftės Esad Mekuli ka kėnduar kėngėn e shqiptarit tė.lirė, kėngėn e dėshmorėve, kėngėn e ndėrtimit tė vendit, kėngėn e barazisė dhe tė vėllazėrimit tė popujve, por nė tė njėjtėn kohė ėshtė frymėzuar edhe prej disa tė kėqiash shoqėrore dhe ka shkruar vjershat Turk-elhamdulilah, Shiftar — mos mė thuej, Mos mė thirr me emėn t“huej, Porosia e nėnės, I varuni i kėndon lirisė, e ndonjė tjetėr. Kėto janė momentet mė tė rėndėsishme tė situatės sė tretė ekzistenciale, prej sė cilės ėshtė ushqyer imagjinata e tij poetike.

    Sikundėr mund tė shihet, Esad Mekuli ka shkruar poezinė e situatave mė tė rėndėsishme tė popullit tonė dhe, tė tilla ēfarė ishin situatat, i tillė ishte edhe disponimi i shfaqur nė krijimtaritė e tij: kur optimist, aktiv e kur si mė i ngrysur, ndonėse rishtazi, aktiv. Disponimi i tij poetik, vėrtet, ėshtė lakorja e disponimit shoqėror tė shqiptarėve tė kėtyre trojeve. ėshtė e qartė, prandaj, pse nė poezinė e tij mė sė shpeshti frekuenton fjala popull, ashtu sikundėr ėshtė e qartė pse ai gjatė gjithė kėtyre viteve tė krijimtarisė ka shkruar vetėm njė cikėl tė shkurtėr Kangėsh intime, qė pėrshkohen prej pėrgjithėsimesh mbi fatin kolektiv. Esad Mekuli me tė vėrtetė ishte, siē e thotė vetė nė vjershėn Rrugės, „pararoja" e popullit tonė. Ai ishte bard.

    Nė qoftė se njė poet frymėzohet prej situatave tė rralla shoqėrore dhe historike mos do tė thotė kjo se edhe poezia e tij nuk mund tė jetė kuptimisht mė e gjerė se ē“ėshtė kuptimi i atyre situatave. Pa dyshim jo. Nė situatat e rralla aq mė dukshėm shtrohet nevoja e mbrojtjes sė vlerave tė pėrgjithshme, dhe tė pėrhershme njerėzore. Esad Mekuli ka krijuar poezinė mbi vlerat universale njerėzore siē janė liria dashuria ndaj truallit tė lindjes, dinjiteti kombėtar, barazia dhe dashuria ndėrmjet njerėzve, qė janė vlerat mė tė larta tė tė gjithė njerėzve dhe tė tė gjitha kohėrave. Pėrvoja historike letrare ka dėshmuar se tė gjithė poetėt, qė i mbrojnė kėto vlera, aq shpresh tė rrezikuara gjatė historisė, janė poetė tė rėndėsishėm tė popullit tė vet, po nė tė njėjtėn kohė tė tė gjithė njerėzimit.

    ėshtė plotėsisht e kuptueshme qė njė poet i cili ja kushton jetėn mbrojtjes dhe afirmimit tė vlerave kolektive shoqėrore tė kujdeset t“i mbrojė ato sa mė qartė, sa mė drejtpėrdrejt. Rėndėsia e mendimit pėr Esad Mekulin gjithmonė ishte mė e madhe se sa rėndėsia e ekspresionit. Nė poezinė e tij shihet qartė se ai ka shkruar vetėm kur ka pasur ē“tė thotė dhe kur e ka ditur se ajo qė do ta thotė ishte diēka e rėndėsishme. Ai ka dashur tė jetė zėri i njeriut tonė tė vogėl, tė harruar, tė braktisur dhe s“ėshtė ēudi pse zėri i tij ėshtė interestuar me modestinė karakteristike tė kėngėtarit popullore. Nė vjershėn Gjykimi, me tė cilėn e ka mbyllur pėrmbledhjen Pėr Ty, ai e ka treguar modestinė e tij prej krijuesi, duke y bėrė kritiku mė i rreptė i vetėvetes dhe i brezit tė tij letrar. Se mund tė thuhet se kėtė modesti, aq tė rrallė nė botėn e poetėve, duhet ēmuar shumė kur ėshtė fjala pėr njeriun Esad Mekuli, por s“kemi arėsye ta pranojmė kur ėshtė fjala pėr poetin Esad Mekuli. Nuk kemi arėsye ta pranojmė kėtė modesti krijuese pėr shkakun e thjeshtė pse poezia e tij ishte zėri mė i artikuluar, mė emocionues, mė i menēur dhe historikisht mė i domosdoshėm i njeriut tonė gjatė kėtyre dyzet viteve.

    Nuk ėshtė rastisje, prandaj, pse sonte i shprehim respektin mė tė sinqertė dhe mirėnjohjen mė tė thellė kėtij njeriu dhe poeti pėr tė gjitha ato qė ka bėrė nė letėrsinė dhe nė kulturėn tonė.

    1971


    Mė lartė
    webmaster@letersi.com