• Hyrja
  • ABBOTT, J. S. C. - Eastern Question, The
  • ANDERSON, Thomas M. - Irrepressible Conflict in the East, The
  • BAJRAMI, Isuf B - Cikėl poetik nga Isuf B. Bajrami
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė dashurie
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė popullore te rilindjes kombetare
  • BLIND, Karl - Crisis in the East, The
  • BLISS, Edwin Munsell - Eastern Question and Questions, The
  • BUNCE, O. B. - Turks, The Greeks and The Slavons, The
  • CARCANI, Selaudin - Sami Frasheri
  • DOJAKA, Abaz - Karakteri i lidhjeve martesore para ēlirimit
  • DUKA-GJINI, Pal - Prelė Tuli i Salcės
  • DWIGHT, Henry O. - Typical Turks
  • FISHTA, Gjergj - Anzat e parnasit
  • FRASHėRI, Sami - “Fjalėt e urta”
  • GRAMENO, Mihal - Vepra
  • HASANI, Hasan - Ajkuna e Rugoves
  • HOXHA, Enver - “Vetadministrimi“ Jugosllav, teori dhe praktikė kapitaliste
  • HOXHA, Rexhep - Tokė trėndafilash
  • KARAISKAJ, Gjerak - Pesė mijė vjet fortifikime nė Shqipėri
  • KEEP, Robert P. - Boundary of Greece, The
  • LONGFELLOW, Henry W. - Scanderbeg
  • MAYHEW, Athol - Selected Articles
  • MJEDA, Ndre - Vjershash pėr fėmijė
  • PANJOHUR - Life of Ali Pacha
  • PORADECI, Lagush - Vdekja e Nositit
  • QOSJA, Rexhep - Panteoni i rralluar
  • SHKURTI, Spiro - Kontribut per hartėn kostumologjike tė rrethit te Sarandės
  • PANTEONI I RRALLUAR

    REXHEP QOSJA

    NDIKIMI SHėRUES I HUMORIT

    Romani mė i ri i shkrimtarit bashkėkohor shqiptar, Qamil Buxheii, Kur qesh tėrė qyteti ...ėshtė romani i parė humoristik nė letėrsinė shqipe, sė cilės i kanė munguar veprat humoristike shumė mė tepėr nė tė kaluarėn se sa nė tė tanishmėn. Edhe nė qoftė se ėshtė ky romani i parė i llojit tė vet, kjo kurrsesi nuk domethėnė se ėshtė mė i vlefshėm artistikisht se ē“ėshtė nė realitet, por, megjithatė, kjo domethėnė se Qamil Buxhelit i takon merita qė ka provuar, dhe ia ka dalė, tė krijojė njė lloj tė veēantė letrar nė prozėn tonė.

    Qamil Buxheli ėshtė njėri prej shkrimtarėve tė njohur e tė frytshėm tė letėrsisė shqipe dhe, pėrpos romanit Kall i mbretit dhe kalorės tė rinj (1960) ka shkruar edhe njė numėr tė dukshėm tregimesh, skicash dhe fejtonesh humoristike, pjesa mė e mirė e tė cilave janė pėrmbledhur nė vėllimet Njė ndodhi nėplazh (1962) dhe Faraonė dhe „firaunė" (1969). Ai ėshtė, njėkohėsisht, i njohur edhe si mjeshtėr i reportazhit e udhėpėrshkrimit dhe nė vėllimin Varka e tė dymbėdhjetėve (1964) janė botuar reportazhet e tij mė tė mira mbi Republikėn Popullore tė Kinės. Prirja prej humoristi e Qamil Buxhelit mund tė vėrehet sidomos nė tregimet e pėrmbledhjes Njė ndodhi nė plazh, nė tė cilėn gjenden ca prej tregimeve tė dalluara tė kėtij lloji nė letėrsinė shqipe si, bie fjala, tregimi sipas sė cilit e ka marrė emrin tėrė pėrmbledhja, Njė ndodhi nė plazh, mandej tregimi Djegia e maskave dhe Faraonė dhe. . . firaunė.

    Prirja satirike dhe humoristike ėshtė njė virtyt i rrallė, dhe, si virtyt i rrallė, ėshtė aq mė i ēmuar tek njė krijues artistik. Filosofi dhe esteti, Nikollaj Hartman, me tė drejtė ka thėnė nė Estctikėn e tij: „Vrojtimi humoristik ėshtė njė prirje specifike tė cilėn nuk e ka gjithkush dhe me tė cilėn, ndoshta, duhet lindur si edhe me prirjen e vėrtetė artistike". Nė qoftė se kėtė ēėshtje e shikojmė historikisht do tė vėrejmė se prirjen humoristike e gjejmė shpesh edhe tek shkrimtarėt mė tė mėdhenj, tė cilėt kanė qenė tė dhuruar me prirje tė gjithanshme. Pėrpos humoristėve tė shquar tė letėrsisė botėrore sikundėr janė Aristofani, Menandri, Terenci, Goldoni, Pjer dė Marivo, Nikolaj Yasileviē Gogoli, Molieri, Anatol Fransi, Prosper Merime, Mark Tveni, Luigji Pirandelo dhe Karel Ēapeku, me krijimtarinė humoristike janė marrė edhe disa prej krijuesve mė tė mėdhenj botėrorė. Humori i pėrshkon tregimet, por edhe romanin Don Kishoti tė krijuesit tė madh tė renesansės spanjolle, Servantesit; Shekspiri i ka dhėnė shprehje gjenialitetit tė vet nė fushėn e tragjedisė por, njėkohėsisht, edhe tė komedisė; filosofi cinik, Volter, ndėrkaq, nuk ka mundur t“i thotė tri fjalė serioze pa ua venė prapa tė katėrtėn humoristike.

    Megjithėse mund ta dinė se me krijimtarinė humoristike janė marrė edhe shkrimtarėt e mėdhenj, njė numėr jo i vogėl njerėzish dhe studjuesish tė letėrsisė nuk janė tė disponuar tė ēmojnė sa duhet as humoristėt e pėrditshėm e as humoristėt krijues. Aspekti humoristik i vrojtimit tė realitetit dhe tė jetės u duket atyre si njė aspekt i lehtė dhe joserioz vrojtimi, si njė optimizėm naiv, qė nuk i pėrgjigjet seriozitetit gati tragjik tė jetės, nė tė cilėn ėshtė shumė mė i madh numri i individėve qė u shembėllejnė tigrave dhe dhelpėrave se sa i atyre tė tjerėve qė mund t“u shembėllejnė engjujve ose, le tė jetė, majmunave joseriozė. Njerėzit e tillė, alergjikė ndaj humorit dhe veprave humoristike, zakonisht janė ithtarė tė ndjenjave tė forta, tė ashpra, tė mendimeve serioze, tė vėrtetave tė thella, ashtu sikundėr janė ithtarė tė viskit dhe tė konjakut 40°, por jo edhe tė lėngut tė fruteve. Njerėzit qė i duan ndjenjat e forta dhe pijet e ashpra mund tė kenė tė drejtėn e tyre, por e kanė tė drejtėn e vet edhe ata tė tjerėt qė, pėr fat, nuk na mungojnė nė jetė, e tė cilėt e duan humorin, dėshirojnė tė fusin qeshje dhe optimizėm edhe nė situatat mė serioze e mė tragjike jetėsore. Jeta, mė nė fund, ėshtė — si do tė thonte ndonjė humorist optimist — porsi ylberi: ashtu sikundėr e bėjnė tė bukur ylberin ngjyrat e ndryshme, po ashtu e bėjnė jetėn kuptim plote dhe interesante ndjenjat, shijet, interesimet, prirjet dhe disponimet e ndryshme.

    Prirja e vėrtetė humoristike ėshtė aqė mė e ēmuar, kurse veprat e vlefshme humoristike janė aqė mė tė rralla, ndoshta pėr shkak se tė gjitha kohėrat dhe tė gjitha shoqėritė nuk e favorizojnė njėsoj, nė tė njėjtėn masė, as humorin nė jetė, prandaj as krijimtarinė humoristike nė letėrsi. Janė disa momente historike kur vetė jeta e nxit humorin dhe letėrsinė humoristike, por janė edhe disa momente tė tjera nė tė cilat vetė jeta e pengon shfaqjen e humorit, prandaj edhe tė letėrsisė humoristike. Krijimtaria humoristike nėnkupton njė atmosferė tė caktuar shoqėrore dhe kulturore, e cila nuk mund tė krijohet nė tė gjitha periudhat e historisė dhe tė cilėn nuk mund ta krijojnė tė gjitha sistemet shoqėrore. Njė shoqėri stabile, qė me ndjenjėn e sigurisė e ndėrton tė tashmen dhe e shikon ardhmėrinė, pa dyshim e nxit shfaqjen e humorit nė jetė dhe nė krijimtarinė artistike, kurse njė shoqėri e rėnė, qė gjendet nė dekadencė politike, morale dhe shoqėrore sigurisht se nuk e nxit shfaqjen e humorit as nė jetė, as nė krijimtarinė artistike. Nė letėrsinė shqipe pėrpara luftės sė fundit janė shkruar fare pak vepra humoristike dhe ato qė na kanė mbetur nuk kanė ndonjė vlerė si mė tė dalluar artistike. Shkrimtarėt e Rilindjes kombėtare, tė angazhuar nė luftėn e pėrditshme pėr pavarėsi, tė interesuar shumė mė tepėr qė tė jenė pris dhe pedagogė tė kombit se sa kritikė apo argėtues tė tij, nuk kanė mundur tė mirren me krijimin e veprave humoristike. Mė vonė, pas shpalljes sė pavarėsisė, gjithashtu, kushtet shoqėrore nuk e kanė stimuluar krijimtarinė humoristike, prandaj nuk ėshtė ēudė pse komeditė e shkruara aso kohe tė bėjnė pėrshtypjen e diēkajes tė shartuar nė atmosferėn shoqėrore dhe kulturore, qė shpreh letėrsia e asaj kohe. Nė ato vite tė mjerimit social, tė shfrytėzimit tė masave tė gjera popullore, tė problemeve tė shumta shoqėrore dhe politike, tė zėnkave fetare, gjuhėsore dhe dialektale humorit tė vėrtetė i ishin tė prera tė gjitha rrėnjėt; nė atė kohė kur depėrtimi i tė resė ėshtė penguar nė tė gjitha fushat e jetės nga ana e sė vjetrės, jeta nuk u ka sjellė shkrimtarėve frymėzime tė njėmendėta pėr vepra humoristike. Mbas luhės, nė saje tė ngryshimeve qė ka sjellė revolucioni popullor nė tė gjitha fushat e jetės, janė krijuar edhe kushtet pėr shfaqjen dhe lulczimin e letėrsisė humoristike. Tėrheqja e sė vjetrės pėrpara depėrtimit tė sė resė, refkėtimat e asaj tė fundit pėrpara ngadhnjimit tė moralit tė ri shoqėror janė komike nė qenėsinė e vet. Ky dyluftim nė arenėn e jetės i fton shkrimtarėt qė ta kundrojnė nga aspekti humoristik; jeta u imponohet atyre me dukuritė e veta mė karakteristike dhe e nxit prirjen humoristike. (Nuk ėshtė ēudė, prandaj, pse numri i shkrimtarėve humoristė nė letėrsinė shqipe ėshtė sot aq i madh dhe pse me tė mirren pėrpos humoristėve tė pėrhershėm sikundėr janė Spiro Ēomora, Qamil Buxheli, Tasim Aliaj dhe Dionis Bubani edhe shkrimtarėt sikundėr janė Nonda Bulka, Shevqet Musaraj, Moisi Zaloshnja, Naum Prifti, Miqo Kailamata e tė tjerė e tė tjerė). Njė dukuri e tillė, komike nė qenėsinė e vet, ėshtė trajtuar edhe nė romanin e Qamil Buxhelit Kur qesh tėrė qyteti . . ., i cili edhe me tituliin e vet tregon se sa qesharake por edhe e parėndėsishme ėshtė ajo dukuri, qė gjendet nė grahmė e sipėr. Nė kėtė roman tė Qamil Buxhelit janė pėrqeshur katėr udhėheqės tė shtėpisė sė kulturės nė njė qytet tė pacaktuar tė Shqipėrisė. Kėta katėr musketirė, si i quan autori, si me mentalitetin ashtu edhe me veprimtarinė e vet rreth organizimit tė amatorizmit dhe tė jetės kulturore qėndrojnė nė pozitat e sė vjetrės dhe nuk janė tė gatshėm tė lidhen me masėn, siē e kėrkon e mira e pėrgjithshme dhe siē e kėrkojnė normat shoqėrore. Veset dhe mėkatet e tyre, tė gėrshetuara nė lėmshin e komikės, nė tė cilin ėshtė mbėshtetur humori i romanit prej fillimit gjer nė fund, nuk janė aq tė mėdha qė tė kėrkojnė njė ton mė tė rreptė satirik se ē“mund tė haset nė faqet e kėtij romani, por as aqė tė vogla qė tė mos nxisin njė pėrqeshje ngapak pėrbuzėse. Duke marrė, kėshtu, parasysh peshėn e fajit, por edhe efektin minimal tė ndikimit tė tij, Qamil Buxheli niset prej njė satire tė butė pėr tė realizuar njė disponim tė kthjellėt humoristik. Pėr shkak se janė individualistė dhe egoistė naivė nė punėn e tyre, kėta katėr udhėheqės tė shtėpisc sė kulturės janė vetėvetiu komikė. Ata janė qesharakė nė shumė pikėpamje; ata sillen, vishen, flasin, ecin, punojnė, mendojnė, dashurojnė dhe pėrgjithėsisht veprojnė nė mėnyrė qesharake; ata janė, pra, qesharakė jo vetėm me mentalitetin e tyre tė vjetėruar, por edhe me pamjen dhe strategjinė e tyre vepruese burokratike. Pėr shkak se nuk janė nė gjendje tė kuptojnė pulsin e sė resė ata janė tė gjykuar tė bėhen gazi i botės, qė e ka pėrqafuar me gjithė zemėr kėtė tė renė. Asnjėri prej tyre nuk e thotė asnjė fjalė qė do tė ishte nė kundcrshtim me zhvillimin pozitiv shoqėror, por janė qesharakė pse nuk dinė tė veprojnė, edhe nė qoftė se duan tė veprojnė, sikundėr lypset, pse ēdo punė qė e f illojnė u del prapshtė. Megjithėse, tekefundit, veprimi i tyre nuk ėshtė i leēitur prej njė prapamendimi tė keq, ata nuk kanė guximin, e as nuk e gėzojnė favorizimin e rrethanave, qė tė veprojnė nė pajtim me atė prapamendim. Nė vizionin e Qamil Buxhelit ata nuk janė armiq tė shoqėrisė dhe tė ndėrtimit tė socializmit, por janė pengesė e ndėrtimit tė tij qoftė nė mėnyrė tė vetėdijshme qoftė mėnyrė tė pavetėdijshme. Ata janė burokratė pėrkah natyra e tyre, por burokratė tė kategorisė sė njerėzve qė populli do t“i quante sherr-budallė dhe kjo do tė thotė se janė qesharakė. ėshtė e ditur se tė gjithė burokratėt nuk janė qesharakė, porse personazhet komike tė Qamil Buxhelit janė burokratė komikc pėr shkak se janė tė paaftė, kurse sjelljet dhe veprimet e tyre burokratike janė nė kundėrshtim me normat dhe kahjet shoqėrore. Nė njė shoqėri, nė tė cilėn burokratizmi, pėr shembėll, ėshtė dukuri e rėndomtė, e stimuluar prej pushtetit nė fuqi, burokrati vėshtirė se mund tė jetė qesharak nė sytė e tė tjerėve pėr arėsyen e thjeshtė se tė tjerėt ia kanė frikėn. Personazhet komike tė Qamil Buxhelit janė qesharakė pėr shkak se nuk janė tė favorizuar, pėr shkak se janė njė raritet i padėshiruar. Njeriu qė vepron kundėr normave tė cilat janė normale pėr tė gjithė njerėzit e tjerė tė njė ambienti dhe tė njė momenti historik mund tė jetė ose madhėshtor me fuqinė dhe vendosmėrinė, ose komik, prandaj qesharak me dobėsinė dhe pagjeturinė e tij. Njė dukuri, njė mentalitet, njė mėnyrė e sjelljes dhe e veprimit, njė formė e tė menduarit mund tė jenė qesharake, pėrpos kur janė komike nė qenėsinė e vet, edhe varėsisht nga rrethanat nė tė cilat lajmėrohen. Nė njė ambient ku e vjetra me tė renė janė tė gėrshetuara nė qenėsinė e vetė jetės, dukuritė qė i pėrqesh Qamil Buxheli nuk do tė ishin qesharake, kurse nė ambientin e tij ku e vjetra ėshtė pengesė e sė resė, dukuritė e tilla doemos janė qesharake. Katėr personazhet komike tė romanit Kur qesh tėrė qyteti. . . janė bartės tė njė mentaliteti dhe tė njė dukurie qė s“mund tė jetojė, prandaj edhe janė tė gjykuar tė bėhen gazi i botės, i tėrė qytetit. Kėshtu, nė kėtė roman tė Qamil Buxhelit gjen zbatimin e plotė mendimi i Karl Marksit, i formuluar nė Kritikėn e filosofisė sė tė drejtės tė Hegelit: se njerėzimi ndahet me gaz prej sė kaluarės sė vet.

    Qamil Buxheli ka shfrytėzuar forma pak a shumė tė ndryshme tė komikės qė t“i bėjė sa mė qesharakė personazhet qė janė bartės tė dukurive negative nė shoqėri. Ai ėshtė kujdesur, sė pari, t“i bėjė qesharakė ata edhe me emrat qė u ka vėnė. Kėshtu, fjala vjen, drejtorin e shtėpisė sė kulturės e ka quajtur Ēuē Burazeri (mbiemri ėshtė tregues i subjektivizmit tė tij veprues); regjisorin e kėsaj shtėpie e ka quajtur Nuredin Trėndafili (mbiemri bėhettregues i mendjelehtėsisė sė tij); pėrgjegjėsin e muzikės sė kėsaj shtėpie, ndėrkaq, e ka quajtur Turhan Paksimadhi (mbiemri bėhet tregues se sa lart ja mban, por se sa poshtė bie ai). Kėshtu, mbiemrat e sinjalizojnė karakterin e tyre. Pėrkundėr kėtyre personazheve me emra qesharakė, Qamil Buxheli ka vėnė personazhet qė mbrojnė tė renė dhe qė kanė emra simpatikė: Petriti, Xha Vanxhua, Liza, Agimi dhe Viktoria. Pėrpos komikės sė karakterit qė i cilėson katėr udhėheqėsit e shtėpisė sė kulturės dhe bashkėpunėtorin e tyre, Uēin, ai ka shfrytėzuar sidomos shpesh edhe komikėn e situatės, qė, njėkohėsisht, e plotėson karakterin komik tė atyre personazheve.

    Romani Kur qesh tėrė qyteti . . . vėrtet, ėshtė pėrplot skena, dialogje, mendime, gjeste qesharake dhe vica dhe lexuesi qė e ndjen veten tė gatshėm t“i dorėzohet njė humori tė lehtė mund tė gjejė kėnaqėsi tė plotė duke e lexuar kėtė vepėr. Nė kėtė kuantitet humori, ndėrkaq, qėndron dobėsia mė e madhe e romanit tė parė humoristik tė letėrsisė shqipe. Personazhet komike tė Qamil Buxhelit jo rrallė janė komike disi pėrdhunisht dhe pėrpjekja e autorit qė t“i bėjė qesharakė nė njė mėnyrė tė dhunuar shpesh ėshtė fare e dukshme. Ato janė si lodra fėmijėsh, qė autori i kurdis, i lėshon tė ecin, tė flasin dhe tė zgėrdhihen si majmuna sa herė t“i teket, por jo gjithmonė varėsisht prej logjikės sė brendshme tė veprės. Ēdo shkrimtar humorist ka tė drejtė ta deformojė materjen e trajtuar pėr hir tė zbulimit tė njė tė vėrtete mė tė madhe jetėsore, morale, shoqėrore, politike, filosofike, sociale, religjioze e tė tjera, por kėtė deformim ėshtė i detyruar ta bėjė nė njė mėnyrė sa mė tė bindshme dhe artistikisht mė tė arėsyeshme. Duket qartė se gjatė deformimit tė materjes sė trajtuar Qamil Buxheli e ka pasur shumė mė tepėr parasysh kėnaqėsinė eventuale tė lexuesit se sa logjikėn e vetė romanit. Lėshimet qė ai ia bėn dėshirės pėr tė shkaktuar sa mė shumė qeshje dhe pėrqeshje dėshmohen si me disa situata (biseda e Uēit dhe Lizės nė park dhe pėrgojimet e katėr udhėheqėsve tė shtėpisė sė kulturės) ashtu edhe me tregimet e shkurtėra tė Xha Vanxhos tė cilat, megjithėse interesante, janė vetėm ca „shtojca" humoristike. Kėto „shtojca", tė shpeshta nė pjesėn e parė tė romanit, por tė harxhuara shpejt, janė si njė biber qė shkrimtari ia qet gjellės humoristike, me tė cilėn dėshiron ta gostisė lexuesin. Nė rastet, kur nuk i ka shkuar pėrdore tė krijojė humorin nė mėnyrė tė natyrshme, prej vetė situatave tė ndėrtuara, atėherė Qamil Buxhali s“ka nguruar tė shfrytėzojė edhe forma ngapak banale tė humorit. Edhe pėr tė mund tė thuhet ashtu sikundėr ėshtė thėnė pėr disa humoristė tė huaj: kur nuk u shkon pėrdore t“i bėjnė lexuesit, ose shikuesit, tė qeshin, atėherė ata pregatiten t“ua heqin brektė personazheve komike. Humori nė romanin Kur qesh tėrė qyteti .... ėshtė mė tepėr humor i sipėrfaqes se sa i brendisė, prandaj edhe romani ėshtė mė tepėr humoristik nė veēanti se sa nė tėrėsi. Njė e metė qė pėrsėritet mė sė shpeshti nė prozėn tonė bashkėkohore ėshtė pėrsėritur edhe nė romanin e parė humoristik: stivimi i tepruar i detajeve tė parėndėsishme, prandaj edhe ngelja e autorit nė sipėrfaqen e jetės. Nė lidhje me kėtė tė metė ėshtė edhe gjuha e Qamil Buxhelit qė, megjithėse e drejtpėrdrejtė dhe, shpesh, metaforike, mund tė bėhet shpejt e mėrzitshme. Pas disa faqesh tė lexuara, lexuesi fiton pėrshtypjen se Qamil Buxheli shkruan disi me pėrtaci, pa e gėdhendur dhe stilizuar fjalinė nė masėn qė njė stilizim tė tillė e kėrkon ēdo prozė, prandaj edhe proza humoristike. Letėrsia nuk mund tė jetė transponim i thjeshtė, besnik i realitetit, prandaj as fjalia artistike nuk mund tė jetė gjithnjė natyraliste. Ajo e „tradhėton" realitetin pėr hir tė njė realizmi mė tė thellė, mė kuptimplotė, duke i dhėnė mundėsinė e shfaqjes edhe njė tė mundėshmeje, qė njė herė pėr njė herė nuk duket nė realitetin jetėsor. Njė „tradhėti" e tillė doemos duhet tė vijė nė shprehje edhe nė letėrsinė humoristike, ashtu sikundėr ka ardhur nė shprehje nė veprat e humoristėve mė tė mėdhenj. Nė tė kundėrtėn do tė shuhen kufinjtė mes prozės e fjalisė artistike dhe prozės e fjalisė publicistike dhe gazetareske. Duhet krahasuar tregimet mė tė mira tė pėrmbledhjes Njė ndodhi nė plazh me romanin Kur qesh tėrė qyteti... pėr tė parė se sa janė artistikisht mė tė fuqishme tė parat pėr shkak se plani fantastik nė tė cilin janė shkruar ato shpreh njė realizėm mė tė thellė se romani nė fjalė. Niveli gazetaresk i shprehjes sė Qamil Buxhelit ėshtė pasojė e humorit tė tij sipėrfaqėsor, ashtu sikundėr mund tė thuhet se humori i lehtė e pason fjalinė gazetareske. Mungesa e stilizimit tė fjalisė edhe kur nuk ėshtė drejtpėrdrejt e fotografuar prej jetės tregon se Qamil Buxheli nuk e ka pasur asnjėherė ndėrmend nevojėn e shprehjes sė dendur dhe koncize. Kėshtu, pėr shembėll, atij i ndodh qė t“i fillojė fjalitė njėrėn pas tjetrės me fjalėt mirėpo, atėherė, sepse, prandaj, ndėrkaq, qė janė bagazh i tyre: „Sipas Ēuēit e vetmja mėnyrė pėr t“iu kthyer klientėt shtėpisė sė kulturės ishte qė t“u kufizohej atyre frekuentimi i institucioneve tė tjera. Atėhere po, donin, s“donin, njerėzit do tė vinin kėtu, siē vinin njė herė e njė kohė kur qyteti nuk kish gjėra tė tilla. Mirėpo kjo nuk mund tė bėhej. Prandaj qe e kotė tė kritikohej Ēuēi, sepse udha qė tė ēonte pėrmes kopėshtit nė shtėpinė e kulturės qe mbuluar nga bari i njomė...

    Ndėrkaq, nė qytet e nė rreth kish marrė njė hov tė madh ndėrtimi i shtėpive, fabrikave, shkollave, rrugėve, urave".

    Kėto janė dobėsi tė njė romani humoristik qė do tė ishte akoma mė i pasur me to sikur mos tė ishte humoristik. Njė vepėr qė do tė trajtonte tė njėjtėn problematikė pa aspektin humoristik tė vrojtimit, sigurisht, nuk do tė shpėtonte prej moralizimeve tė drejtpėrdrejta, patetikės, dhe tonit politik. Humori ėshtė aspekti i vrojtimit qė i pėrgjigjet shumė mė tepėr materjes sė trajtuar kėtu se sa seriozitetit patetik qė vjen nė shprehje nė prozat tona tė shkruara mbi temat e ngjashme. Humori ėshtė kripa e kėsaj vepre qė i jep shije, qė e bėn simpatike dhe artistikisht mė serioze se ē“do tė ishte nė mungesėn e tij dhe qė, mė nė fund, mund t“ia shtojė dukshėm numrin e lexuesve. Romani Kur qesh tėrė qyteti . . . mund tė quhet njė prej veprave tė rėndėsishme qė janė botuar nė kėtė vit shumė tė frytshėm tė romanit shqiptar. Ai ėshtė aqė mė i rėndėsishėm pėr shkak se ėshtė romani i parė humoristik nė letėrsinė shqipe pėrmes tė cilit Qamil Buxheli na ofron njė kėnd tė ri, interesant, optimist dhe jo mjaft tė aplikuar nė letėrsinė bashkėkohore, tė shikimit tė jetės. Nė kėtė kohė kur njerėzimi ėshtė tragjikisht mė serioz se ē“ka qenė ndonjėherė gjatė historisė, kur serioziteti ėshtė bėrė dėshmi e dilemave dhe dhembjeve qė e pėrshkojnė botėn bashkėkohore, Qamil Buxheli me romanin e tij na jep mundėsinė tė mendojmė mirė, tė gėzohemi, tė jemi tė gatshėm t“i falim mėkatet e vogla tė tė tjerėve dhe ta shikojmė jetėn me besim. Duke lexuar njė vepėr tė tillė, pavarėsisht prej tė metave qė doemos e pėrcjellin ēdo vepėr tė parė tė llojit tė vet, lexuesi e ndjen veten tė ēliruar, tė ēelektrizuar dhe tė etshėm paqė e butėsi. Veprat e kėtilla gjithmonė duhet tė jenė tė mirėpritura pėr shkak se nė kolektivitetin njerėzor, zakonisht, gjenden edhe individė qė u shėmbėllejnė kuajve tė zi: gjysmėn e parė tė ditės ua mendojnė tė keqen tė tjerėve, kurse gjysmėn e dytė edhe vetėvetes. Humori ėshtė ilaē pėr psikologjitė e tilla. Humori i Qamil Buxhelit nė asnjė rast nuk ėshtė i kotė dhe i paqėllim; ai ėshtė mėnyra e tij njerėzore me tė cilėn dėshiron t“i japė jetės kahjen e dėshiruar. „Qeshja — thotė Mishel Gustard nė eseun Qeshja dhe disiplinat psikologjike — ka edhe funksion pedagogjik, kritik, korektues dhe formues, qė s“ėshtė shfaqur askund aqė qartė si tek Sokrati, ironia e tė cilit, nė tė vėrtetė elementi themelor i majetikės sė tij, i ka kontribuar shumė krijimit tė etikės dhe tė mėnyrės sonė tė tė menduarit". Mbetet tė shfaqet dėshira qė edhe kjo vepėr humoristike e Qamil Buxhelit tė ndikojė nė ngritjen e etikės sė kėtyre njerėzve tanė qė aq shpesh ia tregojnė njėri tjetrit dhėmbėt e tigrit gjatė luftės sė pėrditshme jetėsore.

    1970


    Mė lartė
    webmaster@letersi.com