• Hyrja
  • ABBOTT, J. S. C. - Eastern Question, The
  • ANDERSON, Thomas M. - Irrepressible Conflict in the East, The
  • BAJRAMI, Isuf B - Cikėl poetik nga Isuf B. Bajrami
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė dashurie
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė popullore te rilindjes kombetare
  • BLIND, Karl - Crisis in the East, The
  • BLISS, Edwin Munsell - Eastern Question and Questions, The
  • BUNCE, O. B. - Turks, The Greeks and The Slavons, The
  • CARCANI, Selaudin - Sami Frasheri
  • DOJAKA, Abaz - Karakteri i lidhjeve martesore para ēlirimit
  • DUKA-GJINI, Pal - Prelė Tuli i Salcės
  • DWIGHT, Henry O. - Typical Turks
  • FISHTA, Gjergj - Anzat e parnasit
  • FRASHėRI, Sami - “Fjalėt e urta”
  • GRAMENO, Mihal - Vepra
  • HASANI, Hasan - Ajkuna e Rugoves
  • HOXHA, Enver - “Vetadministrimi“ Jugosllav, teori dhe praktikė kapitaliste
  • HOXHA, Rexhep - Tokė trėndafilash
  • KARAISKAJ, Gjerak - Pesė mijė vjet fortifikime nė Shqipėri
  • KEEP, Robert P. - Boundary of Greece, The
  • LONGFELLOW, Henry W. - Scanderbeg
  • MAYHEW, Athol - Selected Articles
  • MJEDA, Ndre - Vjershash pėr fėmijė
  • PANJOHUR - Life of Ali Pacha
  • PORADECI, Lagush - Vdekja e Nositit
  • QOSJA, Rexhep - Panteoni i rralluar
  • SHKURTI, Spiro - Kontribut per hartėn kostumologjike tė rrethit te Sarandės
  • PANTEONI I RRALLUAR

    REXHEP QOSJA

    MUNDėSITė DHE KUFIZIMET E NJė METODE KRIJUESE

    Vepra e Anton Pashkut, Oh, me titullin poaq tė ēuditshėm sa edhe me botėn qė ky titull e pėrfaqėson, ėshtė gjithsesi njėra prej veprave interesante tė letėrsisė bashkėkohėse shqipe. Kjo vepėr nė tė vėrtetė ėshtė njė provokim jo vetėm pėr lexuesit, qė akoma nuk janė plotėsisht tė pregatitur shpirtėrisht t“i pėrcjellin tė gjitha aventurat imagjinative dhe intelektuale tė disa krijuesve tanė, por edhe pėr kritikėt letrarė, tė cilėt metodat e kritikės sė tyre akoma nuk ia kanė pėrshtatur nė masėn e duhur interpretimit, shpjegimit dhe vlerėsimit pėrkatės tė njė vepre moderne, sikundėr ėshtė ajo e Anton Pashkut. Si do ta interpretojnė kritikėt tanė veprėn e kėtij autori kur ėshtė fare e sigurtė se nuk do t“ia dalin nė krye me simbolikėn e saj tė ndėrlikuar, qė lejon shpesh domethėnje tė ndryshme? Si do ta interpretojnė kėtė vepėr kur, edhe nė qoftė se e zbėrthejnė nė pėrgjithėsi, nuk do ta quajnė ndoshta momentalisht oportune ta zbėrthejnė nė veēanti simbolikėn e saj tė pasur? Secili kritik letrar pikė sė pari do tė jetė i provokuar t“i pėrgjigjet pyetjes se cilit lloj apo cilės gjini letrare i takon kjo vepėr: tregimit, novelės, romanit, pėrrallės, qė ka njė kuptim tė caktuar alegorik apo, ndoshta, poemės? Vepra e Anton Pashkut, qė nė tė vėrtetė mund tė shikohet edhe si njė poemė e shkruar nė prozė, e dėshmon mendimin e Tomas Stern Eliotit, i cili nė parathėnjen qė i ka vėnė Anabasės sė Sen Xhon Persit ka theksuar se njė shkrimtar qė niset prej metodash poetike mund tė shkruajė poezi duke shkruar prozė, ashtu sikundėr njė shkrimtar, qė i ndryshon kėto metoda, mund tė shkruajė prozė nė poezi. Anton Pashku, pa dyshim, kėsaj radhe ka zbatuar pikėnisjen poetike edhe nė qoftė se nuk ka qenė i vetėdijshėm se e ka trajtuar jetėn si poet. Problemet teorike dhe estetike qė njė vepėr e veēantė i ngrit nė lidhje me letėrsinė dhe artin nė pėrgjithėsi, gjithashtu, janė njė prej faktorėve tė rėndėsishėm, qė ndikojnė nė interpretimin dhe, aq mė parė, nė vlerėsimin e asaj vepre tė veēantė. Nuk ėshtė ēudė, prandaj, pse kritikėt e verprės sė Anton Pashkut do tė gjenden para njė dileme tė madhe nė qoftė se, duke e vlerėsuar atė kujdesen pėr afirmimin e njė koncepti tė caktuar mbi letėrsinė: ēfarė ēmimi t“i japin asaj? Kritikėt dogmatikė, qė letėrsisė i shtrojnė detyra tė caktuara morale dhe politike, qė prej saj kėrkojnė qartėsinė publicistike pėr hir tė efektit mobilizues, ėshtė afėr menē qė tė jenė alergjikė ndaj kėsaj vepre, ashtu sikundėr nuk ėshtė e ēuditshme qė kritikėt, tė cilėt si moderne i trajtojnė vetėm veprat qė s“mund tė kuptohen lehtė dhe qė lejojnė mundėsinė e domethėnjeve tė ndryshme, duke e dobėsuar ashtu karakterin njohės tė letėrsisė, do tė jenė tė gatshėm t“i shkruajnė panegjirikė tė vėrtetė. S“mund tė mohohet, ndėrkaq se kushti i parė i vlerėsimit tė drejtė tė kėsaj vepre ėshtė qe kritiku tė ēlirohet prej pėrtacėsisė intelektuale, tė pajtohet qė tė ngjitet nėpėr lakoret e shumta imagjinative nėpėr tė cilat e shpie Anton Pashku, por me gatishmėrinė qė tė mendojė si pėr pėrparėsitė ashtu edhe pėr kufizimet e metodės sė tij krijuese.

    Megjithėse pėrshtypja e parė e lexuesit mund tė jetė se imagjinata e Anton Pashkut nuk zbret kurrė nė gurrėn e jetės sonė tė sotme, ėshtė e sigurtė se veprėn e tij mė tė re, tekembramja si edhe shumicėn e shkrimeve tė pėrparme, i kanė frymėzuar pikėrisht problemet tona. Nė qoftė se me fjalėn jetė duhet nėnkuptuar edhe idetė, mendimet, ėndėrrimet, menēuritė dhe marritė e njerėzve tė njė kohe dhe tė njė mjedisi, atėherė ėshtė e sigurtė se ai nė asnjė rast nuk pranon t“i harrojė bashkėvendėsit e vet, tė cilėt, ē“ėshtė e vėrteta, nuk i pėrkėdhel shumė. Po problemet qė trajton ai nė njėrėn anė janė tepėr tė stilizuara, tė veshura nė petkun, shpesh, tė padepcrtueshėm tė fantastikės, tė pabesueshmes, tė ēuditshmes, tė ireales, kurse nė anė tjetėr janė probleme akoma tė paartikuluara, tė cilat mund t“i hetojė vetėm intuita e krijuesit, qė nė kahet akoma latente sheh njė rrjedhė tė gjerė. Tė gjitha vėshtirėsitė qė shtrohen para durimit dhe kėnaqėsisė sė lexuesit tė kėsaj vepre kanė tė bėjnė, prandaj, me planin fantastik, ireal nė tė cilin janė ngritur frymėzimet dhe persiatjet e kėtij autori, me aspektet e vrojtimit tė tyre aq sa edhe me mėnyrėn e shprehjes sė tyre. Nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve, prozatorėt tanė i pėrmbahen metodės krijuese realiste, tradicionale, prandaj edhe njeriun e trajtojnė si njė krijesė racionale, qė mendon, vepron dhe sillet gjithmonė nė njė mėnyrė racionale dhe tė vetėdijshme. Interesimi i tyre krijues pėrqėndrohet rreth vetėdijes sė personazheve. Me ndryshim prej tyre, Anton Pashku i pėrmbahet njė metode tjetėr krijuese, tė afirmuar nė romanin psikologjik tė shekullit njėzet, qė mbėshtetet nė pandehjen se pjesa iracionale e njeriut, ndėrdija, flet pėr vetėdijen e tij, ndoshta, mė tepėr se vetė vetėdija. Pėrkundėr tė parėve tė cilėt e lexojnė njeriun prej syve, i dyti e lexon njeriun pas kėlkatėseve tė tij. Pėr kėtė shkak ėndėrrat dhe halucinacionet kanė njė rėndėsi aq tė madhe nė shkrimet e kėtij shkrimtari; dhe, duke u nisur prej kėtij supozimi edhe nė veprėn mė tė re, Oh, ai fund e krye mirret me trajtimin e kėtij „realiteti" tė dytė tė njeriut, tė konsideruar si shprehje e realitetit tė tij tė vetėdijshėm. Ashtu sikundėr e pohojnė psikanalitikėt se ėndėrra i shpreh mendimet, dėshirat, dėshpėrimet, preokupimet e pėrditshme tė individit, po ashtu, edhe Anton Pashku sikur e pohon se nė natėn fshihet dita e njeriut.

    Nė tė vėrtetė nė prozėn Oh realiteti ėshtė shprehur ashtu sikundėr mund tė shprehen lėvizjet, sjelljet, gjestet e njerėzve tė ulur nė njė dhomė nė pasqyrėn, e cila ėshtė vendosur nė tavanin e dhomės sė tyre, por me kushtin qė pranė kėsaj pasqyre tė jetė i vendosur edhe njė manjetofon tek do tė regjistrohen tė gjitha monologjet dhe dialogjet e tyre. Duke mos e parė kėtė pasqyrė, tė vendosur mbi kokat e tyre, domethėnė duke qenė tė sigurtė se askush nuk i pėrcjellė dhe nuk interesohet pėr fatin e tyre, ata sillen, diskutojnė ose flasin vetė me vete ashtu sikundėr nuk do tė silleshin, tė flitnin dhe tė diskutonin po tė dinin se pasqyra me manjetofonin janė instaluar mbi ta. ėshtė e kuptueshme se njeriu qė ka fatin e rrallė t“i shikojė kėta njerėz pėrmes pasqyrės sė vendosur mbi kokat e tyre do tė jetė i befasuar se ēfarė grimasash bėjnė ata, pėr ēka krejt mund tė flasin, pėr ēfarė problemesh interesohen dhe me ēfarė gjuhe shprehen. Njeriu qė ka pasur fatin e rrallė ta pėrcjellė kėtė pasqyrė ėshtė autori, kurse pasqyra pėrmes sė cilės i ka pėrcjellė ata njerėz nė ēastet intime tė gjestit, tė mendimit dhe tė ėndėrrės janė vetėdija dhe ndėrdija e njė protagonisti tė mbyllur nė njė dhomė, qė janė aktive brenda njė kohe fare tė shkurtėr: njė nate.

    Vepra e Anton Pashkut, Oh, ėshtė vepėr mbi njerėzit e shqetėsuar tė kohės sonė tė cilėt, duke qenė tė shqetėsuar dhe tė tėhuajur mendojnė pėr problemet, qė janė motivet themelore tė shqetėsimeve tė tyre. Si shkrimtar i cili pėrmes pasojave qė shprehen nė botėn shpirtėrore tė njeriut i sugjeron edhe shkaqet e tyre, por duke mos emėrtuar kurrė me gjuhėn e vetėdijės, ai ėshtė kujdesur qė ato probleme t“i vėshtrojė prej tri aspektesh tė ndryshme: prej aspektit historik — qė ėshtė dimensioni i parė simbolik, prej aspektit aktual — qė ėshtė dimensioni i dytė dhe prej aspektit utopik — qė ėshtė dimensioni i tretė simbolik i veprės sė tij. Megjithėse qė tė tri kėto aspekte gėrshetohen, plotėsohen dhe ndriēohen reciprokisht, aspekti i parė dhe i treti nė tė vėrtetė janė nė shėrbimin e aspektit tė dytė, nė saje tė tė cilit ai edhe e ndėrton vizionin e tij mbi situatėn e sotme tė njeriut. Nė kėtė botė tė Anton Pashkut shihen njerėz qė vuajnė prej mizoginisė, mizandrisė, mizogatisė, mizokalisė, mizokozmisė, genofobisė dhe fobive tė tjera; bota e veprės sė tij ėshtė e banuar, pra, prej njerėzish me dėshira, vullnete dhe aktivitete plotėsisht tė kundėrta, tė cilėt nuk mund ta gjejnė gjuhėn e pėrbashkėt. Kėshtu, pėr shembėll, disa prej kėtyre njerėzve mendojnė se nuk duhet tė shikojnė asgjė pėrtej ēatisė sė pėrdheckes sė tyre; disa tė tjerė nuk janė nė gjendje tė shohin se ē“po ngjet rreth pėrdheckes sė tyre pėr shkak se shikojnė vetėm pėrkrye ēatisė sė Kozmosit; nė ndėrkohė, pala e tė tretėve, vazhdon ndjekjen e njeriut.

    Si nė tregimet e pėrmbledhjeve tė para, ashtu edhe nė kėtė vepėr, Anton Pashku vazhdon tė insistojė nė paraqitjen sa mė tė hollėsishme tė sė keqes, tė shemtisė, tė ideve tė njėanshme, tė veprimeve tė ēuditshme tė njerėzve dhe ky insistim mund tė nxisė supozimin se ai nuk ėshtė shumė i interesuar pėr anėn tjetėr tė ēėshtjes. Po nuk e ka titulluar mė kot O h prozėn e tij kėsaj radhe, megjithėse deklarimin e vet nė anėn e sė mirės ai nuk e shpreh duke zgjuar ndjenjėn sentimentale tė lexuesit. Mospajtimin e tij me situatėn e tillė tė njeriut dhe me idetė ekstreme tė disa personazheve ai e shpreh me anėn e ironisė, me tė cilėn i pėrcjell mbrojtėsit e kėtyre ideve. Kėshtu, bie fjala, protagonistėt qė simbolizojnė qoftė kozmopolitizmin, qoftė autarkinė e mbylljes nė vetėvete, ai i detronizon moralisht dhe ideologjikisht me paraqitjen e veseve psikike, qė shprehen nė mendimet, nė gjestet e tyre fizike. Duke i pėrshkruar ėndėrrimet e tyre fantastike nė njė mėnyrė sa mė groteske, ai jo vetėm se i bėn qesharakė apo tragjikė, por i bėn fare tė pakuptimtė. Po vlerėn e ideve tė kėtilla nė tė njėjtėn kohė ai e rrėnon edhe me simbolikėn historike tė veprės, tė realizuar pėrmes episodit mbi pėrēarjen, luftėn e pasuksesshme dhe, nė fund, kapitulimin e ilirėve nėn pushtimin romak. Ky episod, nė tė cilin, pėrpos tjerash, thuhet se ne „shpesh e kemi humbė kryet pėr pasqyra me dy faqe dhe pėr seli ma tė madhe ..." dhe se kurrė nuk kemi mbetur pa Batot, edhe pse vazhdimisht ishin tė kėrcėnuar prej Augustave, ėshtė njė paralele alegorike e situatės bashkėkohėse, prandaj nė tė njėjtėn kohė njė ironizim i saj pėrmes mėsimit tė historisė.

    Domethėnjet simbolike tė aspekteve, tė pėrfaqėsuara prej episodeve tė veēanta, Anton Pashku i ka shtruar brenda kornizės sė simbolikės sė pėrgjithshme tė veprės, nė tė cilėn ai ėshtė marrė me ēėshtjen: a ka kuptim aksioni i njeriut nė botėn e sotme, nė tė cilėn nuk mund tė mendojmė e mos tė kujtojmė gjahtarėt qė duan tė vrasin, tė vrasin ēdo gjė tė gjallė apo, madje, edhe Los Alamosin dhe Hiroshimėn? Do tė ishte lajthitje tė besohet se Anton Pashkun e interesojnė vetėm persiatjet pasive tė njeriut e jo edhe aksioni i tij konkret. Jo rastėsisht protagonistit tė vet, qė simbolizon pasivitetin e persiatjeve tė shqetėsuara, i ka vėnė pėrballė vashėn, qė skaj tij mirret me ndėrtimin e njė piramideje dhe qė, e nevrikosur pėr shkak tė pasivitetit nė tė cilin ai ėshtė i kredhur, mė nė fund e braktis. Nė qoftė se, prandaj, plaku qė flet pėr luftėrat e ilirėve dhe pėrēarjet e tyre ėshtė simbol i racionalizmit, i pėrvojės historike, vasha ėshtė simbol i ndjenjės dhe aksionit konkret. Duke e thjeshtėsuar simbolikėn e pasur dhe aq shumė tė degėzuar tė kėsaj proze mund tė thuhet se Anton Pashku sikur ka shtruar kėtė dilemė nė prozėn e tij: si mund t“i bashkojė njeriu fuqinė e mendimit, rėndėsinė e pėrvojės dhe ngrohtėsinė e ndjenjės me qėllim qė t“i japė kuptim aksionit nė kėtė botė gjahtarėsh dhe militaristėsh, nė kėtė botė tek peshku i madh e gėlltit tė voglin, ashtu sikundėr i gėlltit nė akuariumin, tė cilin e sheh, nė fillim dhe nė fund tė prozės, protagonisti i tij? Aksionin dhe pasivitetin Anton Pashku i ka shikuar kėshtu nė lidhje dialektike, duke mos kuturisur t“i japė pėrgjegjen ēėshtjes sė shtruar. Ai na ka ballafaquar me pyetjen, kurse pėrgjegjja varet prej ēdonjėrit prej nesh.

    Sa mė pėrket mua, pyetjes sė tij mund t“i pėrgjigjem me njė pyetje tė re: urdhėroni, vėllezėrit e mi, fshatarė dhe punėtorė — qė po vriteni pa ndėrprerje me shoqi-shoqin; drejtorė, shefa, kryetarė, dhe shkrimtarė, — qė pėrtej qeseve tuaja pak interesoheni tė shihni gjėsend tjetėr; komunistė — qė pėr shkak tė kullės sė Kozmosit s“e shihni pėrdhecken e vendlindjes, patriotė — qė pandehni se ne s“kemi nevojė pėr askend pos pėr veten tonė, urdhėroni, pra, dhe pėrgjigjuni! Pėrgjigjuni, ju lutem, ēfarė kuptimi mund tė ketė njė aksion i pėrgjithshėm nė qoftė se s“mund tė krijohet uniteti i aksioneve tė veēanta!

    Sikundėr shihet, tė gjitha personazhet e veprės sė Anton Pashkut janė bartės tė njė simbolike tė caktuar, ose, thėnė mė mirė, janė personazhe — ide, ashtu sikundėr janė edhe episodet e veēanta bartėse tė njė aspekti simbolik. Kėsaj simbolike ai ja ka nėnėshtruar tė gjitha mundėsitė e prosedeut tė vet krijues. Nuk ėshtė ēudė, prandaj, pse vepra e tij nuk mund lė kėnaqė jo vetėm lexuesin qė s“ėshtė i gatshėm tė kėrkojė simbolikėn e tė gjitha personazheve dhe episodeve tė saj, por as njeriun qė nė njė vepėr tė shkruar nė prozė, kėrkon gjerėsi, situata, hapėsira mė tė shumta tė jetės. Po ai ėshtė shkrimtar qė pėrqėndrohet nė njė pikė, nė njė objekt dhe qė atė objekt dėshiron ta pėrshkojė tejpėrtej, ta shfrytėzojė simbolikisht gjer nė maksimum. Megjithėse tė len pėrshtypjen e krijuesit qė vorbullėn e madhe tė jetės e kundron prej njė largėsie tė madhe dhe, madje, e sheh tė kthyer prapsht, ėshtė e sigurtė se ai e kundron prej largėsisė me qėllim qė tė shohė mė thellė. Nė kėtė pikėpamje ai tė pėrkujton biologun qė me mikroskop e studjon objektin e interesimit tė vet dhe qė sa mė shumė ta largojė mikroskopin aq mė qartė do ta shohė atė objekt. Nė qoftė se tė impresionon me qartėsinė e vizionit dhe thellėsinė e shikimit, ai, megjithatė, tė dėshpėron me ngushtimin e kėtij vizioni. Afėrsinė ai nuk e don pėr arėsye se i bėhet qė ajo nuk i jep mundėsinė t“i shohė nė hollėsi objektet e interesimit tė vet, t“i shohė tėrėsisht. Duke kundruar piramidėn qė ndėrton vasha pranė tij, protagonisti, qė mund tė quhet alias Anton Pashku, thotė sa vijon nė lidhje me shikimin prej sė afėrmi: „tash e shihsha vetėin nji faqe tė saj, vetėm nji faqe, madje vetėm nji pjesė tė faqes, tė anės kah unė, madje-madje vetėm nji pjesė tė faqes, tė anės kah unė, sepse nga ajo afėrsi nuk mundsha me pa ma shumė, me e pa tanė atė faqe, tanė atė anė, secilėn imtėsi tė saj". Ashtu sheh edhe autori ynė. Nė mėnyrėn e vrojtimit tė tij, qė nė tė vėrtetė ėshtė mė tepėr persiatje figurative se sa vrojtim analitik-realist, duhet parė si pėrparėsitė ashtu edhe kufizimet e metodės krijuese tė Anton Pashkut: pėrparėsitė, qė qėndrojnė nė thellimin simbolik tė vizioneve, kurse kufizimet, qė qėndrojnė nė deformimin dhe ngushtimin e madh tė tyre. I vetėdijshėm se njė ngushtim i tillė mund ta shpierė nė iracionalizėm dhe hermetizėm tė plotė, nuk ėshtė ēudė pse ai ėshtė shtrėnguar tė kurdisė disa episode qė, vėrtet, janė simbolikisht kompakte dhe e plotėsojnė njėra tjetrėn po, megjithatė, tė lėnė pėrshtypjen se vepra mė tepėr ėshtė e ndėrtuar, e harrnuar prej tyre se sa e shkrirė prej njė cope. Gjithashtu metoda e kėtillė krijuese kushtėzon shkallėn e ngushtė tė ndjenjave, mendimeve dhe tė reagimeve shpirtėrore tė njeriut nė veprėn e tij. Njeriu i Anton Pashkut ėshtė si njė mi, nė tė cilin bėhen eksperimente tė caktuara pėr qėllime tė caktuara. Kjo domethėnė se tė gjitha veprimet, mendimet, reagimet, emocionet e njeriut dhe tė gjitha lidhjet e tij me shoqėrinė ai ua nėnėshtron kallupeve tė veta letrare; nė veprėn e tij jeta u bindet normave formale letrare nė njė mėnyrė disi tė dhunuar. ėshtė i kuptueshėm, prandaj, pohimi paradoksal se edhe vepra e tij i nėnshtrohet njė tendence, por me ndryshim prej veprave qė i nėnėshtrohen tendencės politike, ajo i nėnėshtrohet tendencės estetizante, formaliste. Nuk mund tė jetė njeriu nė asnjė rast indiferent ndaj pasurisė imagjinative tė prozės sė Anton Pashkut, por nuk mund tė jetė, gjithashtu, indiferent as ndaj pėrpjekjeve tė tij qė tė jetė sa mė eliptik, sa mė i mbyllur, sa mė hermetik. Dhe, kjo tendencė ka ardhur gjithnjė e mė dukshėm duke u shprehur dhe forcuar nė krijimtarinė e tij; gjersa nė tregimet e pėrmbledhjeve tė para Tregime, Nji pjesė e lindjes dhe Kulla ishte mė i drejtpėrdrejtė, nė dramėn Sinkopa dhe nė veprėn Oh, shprehja e tij ėshtė bėrė edhe mė eliptike, mė e pakapshme. Nė qoftė se vepra si tėrėsi i nėnėshtrohet kėrkesės qė tė jetė sa mė eliptike, ėshtė e kuptueshme qė edhe fjalia t“i nėnėshtrohet njė kėrkese tė tillė. Fjalia e Anton Pashkut ėshtė, po thuaj, e studjuar nė pikėpamje tė strukturės figurative dhe ritmike dhe me anėn e saj ai i kondenzon mendimet dhe ndjenjat. Ashtu sikundėr i tregon filmi i ngadalėsuar tė gjitha cilėsitė vizuele tė objektit tė fotografuar, po ashtu, fjalia e Anton Pashkut i fotografon mendimet dhe ndjenjat e personazheve prej aspektesh tė ndryshme. Duke pėrsėritur kur njė frazė tė tėrė tė fjalisė, kur vetėm tė njėjtėn fjalė brenda tė njėjtės fjali ai arrin ta thellojė pėrmbajtjen. Me ndryshim prej shprehjes sė Xhems Xhojsit, pėr shembėll, fjalitė e tė cilit herat mė tė shpeshta janė asociativisht tė dezintegruara pėr shkak se asociacionet brenda tė njėjtės fjali janė tė lidhura me objekte tė ndryshme, asociacionet e tė njėjtės fjali tė Anton Pashkut janė tė integruara pėr shkak se nuk i shmangen tė njėjtit objekt. Kjo domethėnė se fjalia e tij nė relacion me realitetin ėshtė plotėsisht realiste dhe e qartė. Nuk ėshtė, ndėrkaq, tė gjitha herat e qartė pėrkah domethėnja pėr shkak se breshėri i simboleve, metaforave dhe asociacioneve na shpje nė njė botė tė cilėn tė gjitha herat nuk e kemi tė qartė. Fjalia e tij ashtu, mė nė fund, si edhe vepra nė tėrėsi ėshtė njė rebus, qė mund tė deshifrohet me vuajtje tė madhe dhe tė cilin nuk mund tė kenė durim tė pėrpiqen ta deshifrojnė tė gjithė lexuesit.

    Shkrimtar i pajisur me temperamentin eruptiv tė krijuesve tė njė imagjinate tė fuqishme, por edhe me pedanterinė krijuese tė shkencėtarit, Anton Pashku ka dėshiruar qė pedanteria e tij tė vijė nė shprehje edhe nė pikėpamje gjuhėsore. Ndoshta pėr kėtė shkak edhe nuk e ka shkruar veprėn e tij nė gjuhėn kombėtare letrare. Pavarė sisht prej motiveve, qė ai vetė apo ndokush tjetėr mund t“i quajė thjesht artistike, prej tė cilave ėshtė udhėhequr kur i ėshtė shmangur gjuhės letrare, ėshtė e sigurtė se ato tnotive nuk mund tė quhen tė arėsyeshme. As nė pikėpamje ritmike, as nė pikėpamje gramatikore fjalia e veprės sė tij nuk do tė pėsonte sikur tė ishte shkruar sipas kėrkesave tė gjuhės kombėtare letrare, nė tė cilėn sot shkruajnė pjesa mė e madhe e shkrimtarėve shqiptarė. Motivet e ndonjė shkrimtari tanė qė tė mos shkruajė nė gjuhėn kombėtare letrare nuk mund tė jenė nė asnjė rast artistike: gjuha kombėtare, pėrpos tjerash, quhet gjuhė kombėtare letrare pėr shkak se mundėsitė e shprehjes artistike me tė janė mė tė mėdha se sa me gjuhėt dialektale apo krahinore. Nė pikėpamje gjuhėsore, prandaj, mund tė thuhet se me dashje apo padashje Anton Pashku ėshtė gjetur nė pozitat konservatore, nė tė cilat gjenden tė gjithė ata krijues qė nuk duan t“i pėrfillin proceset pozitive tė gjuhės sė popullit tė vet. Nuk ėshtė e parėndėsishme kur njė shkrimtar i reziston njė procesi qė, nė fund tė fundit, mund tė quhet mė i rėndėsishėm se sa njė vepėr e veēantė, pavarėsisht prej vlerave tė saj artistike.

    Vepra e Anton Pashkut, Oh, pra, nuk do t“i kėnaqė dashamirėt e gjuhės kombėtare letrare, ashtu sikundėr as lexuesit qė prej letėrsisė kėrkojnė argėtim, porosi tė lehta, realizėm sipėrfaqėsor. Me tė drejtė mund tė supozohet se pakica e tyre do ta lexojnė pėr sė dyti duke humbur ashtu gjasėn qė tė kapin simbolikėn dhe asociacionet e saj tė shumėllojshme. E pikėrisht kėsaj vepre duhet dėshiruar sa mė shumė lexues, sidomos nga radhėt e atyre individėve qė, si do tė thonte autori, nuk mund tė shohin sa duhet dhe si duhet „mbas kodrės sė pilafit" qė kanė pėrpara. Po, pavarėsisht pse mund tė mos e dojė veprėn e Anton Pashkut, njeriu nė asnjė moment nuk mund tė mos ketė respekt ndaj pėrpjekjeve krijuese tė kėtij shkrimtari me njė imagjinatė ēuditėrisht aktive, me njė vetėdije krijuese ēfarė, po thuaj, nuk mund ta hasim shpesh nė letėrsinė tonė bashkėkohėse dhe me njė guxim tė pakrahasuar provues. Ai hyn nė familjen e vogėl tė shkrimtarėve tė ēmuar, qė s“mund t“i rezistojnė kureshtjes pėr tė ecur qoftė edhe skajeve, por krijuesit qė kanė kurajon tė ecin skajit shpesh i shohin mė qartė, mė nė hollėsi disa gjėra, qė nuk mund t“i shohin aq qartė ata qė ecin rrugėve tė ēelura. Si e tillė, metoda e tij krijuese ka kufizimet, por edhe mundėsitė e veta. Me kufizimet ajo shprehet nė vetė krijimtarinė e Anton Pashkut dhe kėto kufizime nuk mund tė injorohen nė asnjė ēast. Shkrimet e tij, pėr shkak tė eliptizmit tė tyre, pezullojnė vazhdimisht nė kufirin e rrezikut qė tė mos i kuptojė kush, prandaj as mos t“i lexojė. E vepra letrare qė mbetet jokomunikative nė momentin e daljes, megjithė gjasat qė tė jetė mė e afėrt pėr breznitė e mėvonshme, s“e ka as ardhmėrinė e sigurtė. Ajo nuk mund tė jetė kurrė estetikisht aktive si veprat qė janė mė komunikative dhe njė mėsim tė kėtillė Anton Pashku ėshtė dashur ta marrė, mė nė fund, edhe prej dramės Sinkopa. Me mundėsitė e saj, ndėrkaq, metoda e tij krijuese e pasuron pėrvojėn e pėrgjithshme tė letėrsisė shqipe.

    1971


    Mė lartė
    webmaster@letersi.com