• Hyrja
  • ABBOTT, J. S. C. - Eastern Question, The
  • ANDERSON, Thomas M. - Irrepressible Conflict in the East, The
  • BAJRAMI, Isuf B - Cikėl poetik nga Isuf B. Bajrami
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė dashurie
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė popullore te rilindjes kombetare
  • BLIND, Karl - Crisis in the East, The
  • BLISS, Edwin Munsell - Eastern Question and Questions, The
  • BUNCE, O. B. - Turks, The Greeks and The Slavons, The
  • CARCANI, Selaudin - Sami Frasheri
  • DOJAKA, Abaz - Karakteri i lidhjeve martesore para ēlirimit
  • DUKA-GJINI, Pal - Prelė Tuli i Salcės
  • DWIGHT, Henry O. - Typical Turks
  • FISHTA, Gjergj - Anzat e parnasit
  • FRASHėRI, Sami - “Fjalėt e urta”
  • GRAMENO, Mihal - Vepra
  • HASANI, Hasan - Ajkuna e Rugoves
  • HOXHA, Enver - “Vetadministrimi“ Jugosllav, teori dhe praktikė kapitaliste
  • HOXHA, Rexhep - Tokė trėndafilash
  • KARAISKAJ, Gjerak - Pesė mijė vjet fortifikime nė Shqipėri
  • KEEP, Robert P. - Boundary of Greece, The
  • LONGFELLOW, Henry W. - Scanderbeg
  • MAYHEW, Athol - Selected Articles
  • MJEDA, Ndre - Vjershash pėr fėmijė
  • PANJOHUR - Life of Ali Pacha
  • PORADECI, Lagush - Vdekja e Nositit
  • QOSJA, Rexhep - Panteoni i rralluar
  • SHKURTI, Spiro - Kontribut per hartėn kostumologjike tė rrethit te Sarandės
  • PANTEONI I RRALLUAR

    REXHEP QOSJA

    MONOTONIA E THJESHTėSISė

    Njerezit qė kanė prirje pėr shaka dhe humor zakonisht janė nga natyra optimistė. Ata qeshin shpesh pse janė ashtu optimistė dhe janė optimistė pse mund tė qeshin. Rifat Kukaj ėshtė njėri prej shkrimtarėve tanė qė mjaft shpesh qeshėn si nė jetė ashtu edhe nė veprat letrare, ndonėse mė shpesh nė jetė se sa nė veprat. Nė jetėn e pėrditshme ai mahitet shpesh nė adresė tė shokėve, kolegėve, grave dhe burrave dhe tė gjithė ata ndjejnė simpati ndaj shakave tė tij tė sinqerta dhe padjallėzore. Atė prirjen e tij prej humoristi dhe atė optimizmin jetėsor, Rifat Kukaj i ka sjellė edhe nė letėrsinė tonė nė kohėn kur numri i shkrimtarėve qė ishin tė disponuar ta shikonin jetėn me buzė nė gaz ishte tejet i vogėl nė Kosovė. ėshtė plotėsisht e natyrshme qė njė krijues me natyrė tė tillė t“ia fillojė mė sė pari tė mirret me shkrime pėr mė tė vegjlit. Fėmijėt kėrkojnė njė letėrsi argėtuese dhe edukative; ata duan mendime tė lehta dhe tė qarta, ndjenja tė kthjellta dhe optimiste. Duke qenė prore plot gaz dhe hare ata dhe e kėrkojnė njė letėrsi tė hareshme, pėrmes sė cilės do t“i kėnaqin ėndėrrimet e tyre tė shpeshta dhe aq shpesh tė parealizueshme. Tani disa vite Rifat Kukaj i plotėson me vjershat dhe prozat e veta kėto kėrkesa tė tyre me njė sukses tė dalluar ndėr shkrimtarėt tonė tė fėmijėvet.

    Prej letėrsisė pėr fėmijė Rifat Kukaj ka kaluar mė vonė nė letėrsinė pėr tė rriturit, por duke mos hequr kurrė dorė prej asaj tė parės. Krahas shtimit tė pėrvojės jetėsore dhe krijuese atij i janė shtuar edhe ambicjet letrare dhe dėshirat qė ta provojė prirjen edhe nė kėtė fushė tė krijimtarisė. Prova e tij nuk ishte e kotė: ai ka filluar tė shkruajė dhe tė botojė me sukses edhe vjersha e tregime pėr tė rriturit. Cilėsitė kryesore qė i ka treguar nė letėrsinė e fėmijėve, Rifat Kukaj i ka sjellė edhe nė kėtė anė: qartėsinė e shprehjes, optimizmin e madh jetėsor dhe lehtėsinė e krijimit. Kjo lehtėsi e tij ėshtė bėrė gati befasi nė ambientin tonė, ku shkrimtarėt brenda disa vitesh mezi mbėrrijnė tė botojnė nga njė pėrmbledhje tė vogėl vjershash apo tregimesh. Mbas publikimit tė disa pėrmbledhjeve vjershash, tregimesh, radiodramash dhe njė romani pėr fėmijė, ai ka zėnė tė publikojė po me atė ritėm edhe veprat e veta pėr tė mėdhenjtė, duke treguar kėshtu se ėshtė njėri prej shkrimtarėve tanė mė tė frytshėm. Kėtė vit i ėshtė botuar pėrmbledhja e vjershave Ujvarė malli, kurse pėr botim ka paraqitur edhe pėrmbledhjen e tregimeve Kupa. Bataret e tij letrare, si duket, nuk do tė rrallohen fare dhe tani i mbetet ta provojė fatin edhe nė lėmėn e romanit. Rifat Kukaj shkruan ashtu lehtė sepse ėshtė i pasur me imagjinatė krijuese, pse nuk kujdeset ta lėshojė shikimin mjaft thellė dhe pse, mė nė fund, mendimet dhe pėrjetimet e veta i ndal nė sipėrfaqe ose diku afėr sipėrfaqes sė jetės. Ai e shikon jetėn si njė stadium patinazhi, nė tė cilin tė gjithė njerėzit janė tė rrokur nė vallen e rrėshqitjeve artistike dhe, duke rrėshqitur, vetėm qeshin, puthen, shtrėngohen dhe mendojnė se si ta bėjnė mė tė hareshme tė nesėrmen.

    Cilėsitė themelore qė janė shprehur nė veprat e gjertanishme tė Rifat Kukajt janė shprehur edhe nė pėrmbledhjen Ujvarė malli, nė tė cilėn vetėm me njė numėr poezishė ka provuar t“i ikėn vijės sė optimizmit tė tij tė madh dhe, aq shpesh, naiv. ėshtė e kuptueshme, prandaj, edhe pėrshtypja e lexuesit se asgjė mė pak se titulli nuk i pėrgjigjen kėsaj pėrmbledhje. Dhembja, durimi, ngrysja, malli, serioziteti filosofik nuk i pėrgjigjen disi fare kėtij shkrimtari, i cili ėshtė i prirur dhe i mėsuar ta shikojė ēdo gjė me buzėqeshje tė gazmendshme. Njė mallė i tillė nuk ka se si t“i pėrgjigjet titullit tė pėrmbledhjes sė tij kur jeta pėr tė ėshtė gjithmone e ndriēuar: ditėn prej rrezeve tė ngrohta tė diellit, e natėn prej rrezeve tė bukura tė poēave tė neonit.

    Nė pėrmbledhjen Ujvarė“ malli vjershat mė tė dobėta janė pikėrisht ato me tė cilat Rifat Kukaj e ka „tradhėtuar" qenėsinė e veprės sė vet tė gjertanishme. Nė poezitė e kėtilla ai nuk ėshtė nė gjendje tė gjejė ngjyrėn mė tė mirė tė disponimit, por as formėn mė tė pėrshtatshme tė shprehjes. Ai ėshtė i ri, origjinal, i papėrsėritur dhe plotėsisht nė terenin e vet vetėm kur frymėzohet prej gėzimeve jetėsore dhe vjershat e tij mė tė bukura janė ato tė gėzimeve jetėsore. Nė kėtė pėrmbledhje ai ka futur njė temė tė pikėllueshme: temėn e mėrgimtarit, tė cilėn aq shumė e kanė shfrytėzuar poetėt tonė tė Rilindjes kombėtare dhe tė paraluftės. Rifat Kukaj ka provuar, kėshtu, tė trajtojė njė temė tė vjetėr por tė shfaqur nė kohė tė re dhe nė kushte tė reja, me shkaqe, pasoja e dhembje tė reja, dhe, tė them sinqerisht, nuk ka pasur sukses. Merita e tij mė e madhe ėshtė pse e ka nxitur dhe vėnė para interesimit tė shkrimtarėve njė problematikė tė tillė, sė cilės mund t“i kushtohet kujdes mė i madh. Nė ciklin e vjershave Psherėtime anadolli kjo temė ėshtė trajtuar me tė njėjtit tinguj dhe me tė njėjtin mall, me tė cilin e kanė trajtuar edhe shkrimtarėt e letėrsisė sonė tė Rilindjes kombėtare. Rifat Kukaj nuk ka mundur tė ēlirohet as prej ndjenjės sė tyre melankolike dhe sentimentale, po as prej formės sė tyre tradicionale poetike. Edhe mėrgimtarėt e tij e pėrjetojnė fatin e vet, pothuaj, nė tė njėjtėn mėnyrė sikurse edhe tė shpėrngulurit e para disa deceniesh apo shekujsh. Ata i mundon malli ndaj vendlindjes, ndaj natyrės sė saj tė bukur, ndaj zakoneve tė bukura patriarkale tė vėllezėrve tė tyre dhe kėtė mall tė vetin e miklojnė nė kujtesė pa pushuar. Lektisjen e tyre disi tė zbutur, aspak tragjike, e shuajnė hove-hove me lajmet qė ua sjellin zogjtė e ndryshėm, si bilbilat, pėr shembėll, ashtu siē e kanė shuar Luigj Gurakuqi, Ndre Mjeda dhe Filip Shiroka me lajmet e mira qė ua kanė sjellė dallėndyshet dhe lejlekėt. Kėshtu, pėr shembėll, Rifat Kukaj shkruan nė stilin e sentimentalizmit tė tejkaluar tė Rilindjes nė vjershėn e nėntė tė ciklit Psherėtime anadolli:

    Nga rrafsh“ i Kosovės, pllumbi tue flut“rue
    Tė fala e malle derdh n“kėto vilajete,
    Ca ditė na ushqen kangė e pllumbit t“shkrue,
    Tani kangė e lot ai i merr me vete...

    Duke mos qenė nė gjendje ta pėrjetojė mė thellėsisht fatin e mėrgimtarėve, duke mos qenė nė gjendje tė identifikohet me mjerimin e tyre jetėsor dhe shpirtėror, Rifat Kukaj nuk ėshtė nė gjendje tė fusė nė orbitėn e frymėzimit njė problematikė tė vrazhdė sociale. Kurdo ka provuar t“u japė shprehje kėtyre „psherėtimeve anadollake", ndjenja e tij poetike ka dalė disi e zbutur, e qullur dhe nuk mund ta prekė lexuesin me fuqinė e vet e as me bukurinė e vargut nė tė cilin ėshtė shprehur. Mallin e tyre nė vargjet e Rifat Kukajt, edhe pse kėrkojnė ta shuajnė me sasitė e mėdha tė ujit tė detit, e kanė disi tė vogėl pėr tė kėrkuar mjete aq efikase zjarrfikėse:

    Nė mes nesh i thellė, deti ka ra nė fashė,
    I randė i bekuemi vendit s“mund e luej!
    Shum vjet kaluen, vlla qėkur s“tė pashė
    E do gaca n“zemėr, ti o det m“i shuej!

    Tjetėr hov poetik kanė vjershat e tjera tė Rifat Kukajt, nė tė cilat ėshtė shprehur edhe ai hovi i njohur i disponimit tė tij. Duke qenė poet i pjesės sė ndriēuar tė jetės, vjershat e kėtilla rrjedhin mė lehtė, mė spontanisht dhe nė tėrėsi artistikisht janė mė tė freskėta dhe mė tė bukura. Ky disponim ka kushtėzuar njė shprehje mė tė dendur dhe mė ekspresive nėpėr vargje tė shkurtėra qė e rrumbullaksojnė mirė ndjenjėn dhe pėrjetimin. Nė vargjet e kėtilla nuk u dalin pengesa as ndjenjave as pėrfytyrimeve tė tij: ndjenja ėshtė ndjenjė e plotė e jo sentimentale si nė „psherėtimet", kurse mendimi mė i mprehtė. Duke shkruar pėr pėrjetimet e lehta qė i shkaktojnė bukuria e natyrės, plazhave dhe dasmave, Rifat Kukaj njėkohėsisht ka mundur tė shprehet lehtė. Pėrkushtimin e vet ndaj frymėzimeve tė kėtilla ai e ka dėshmuar edhe nė kėto vargje tė vjershės Kujtimet e vrame:

    Nė mos paēi pa qytezė tue u kotė nė blerim,
    Nė mos paēi pa myshqe me qepalla tė djeguna lotėsh
    Nė mos i paēi pa gishtat e thyem tė vashės,
    Mos u lodhni me dashtė poezinė!

    Dhe me tė vėrtetė, ku nuk ka blerim, vasha, dashuri, dasma, hare tė pėrgjithshme, vargu i Rifat Kukajt duket mė i plogėsht me ritmin e vet poetik. Kur largohet prej tyre ai disi e humb atė ritmin karakterisitik tė shprehjes sė tij, figurat dhe metaforat i dalin mė tė rėnda dhe me tė paqarta, kurse vargjet ecin si lokomotivat e vjetėruara. ėshtė e qartė edhe prej pėrmbledhjes Ujvarė malli se Rifat Kukajt nuk i flejnė nė shpirt problemet „serioze", prandaj as shprehja asociative simbolike. Edhe kur ka provuar tė nxjerrė farė kuptimi simbolik prej ndonjė vjershe, siē ėshtė rasti me Lumin e fjetun, prapė shprehja e tij ka mbetur vetėm nė nivelin e njė pėrjetimi tė frymėzuar thjesht emocional.

    Nė lidhje me vijėn optimiste tė poezisė sė Rifat Kukajt ėshtė edhe shprehja e tij e matur, nė tė cilėn nuk mund tė diktohen shenjat e emfazės megjithėse mungesa e patetikės emocionale, mė nė fund, nuk i karakterizon gjithmonė tė gjithė poetėt e njė disponimi tė kthjellėt. Rifat Kukaj ėshtė poet qė me sukses i shmanget shprehjes, tek ne shumė tė kultivuar, emfatike sa pėr shkak se nuk ėshtė i orientuar nga estrada, aq edhe pėr shkak se nuk pėrpiqet tė jetė politikisht tendencioz. Njerėzit e hareshėm nuk kanė nevojė tė bėrtasin tė madhe, kurse njerėzit qė nuk dėshirojnė tė dalin nė radhėt e para tė kolonės s“kanė nevojė tė qesin parulla. Ata mendojnė tė kėnaqen vetė dhe ta kėnaqin kureshtjen artistike tė lexuesit tė vet. Duke mos qenė prej poetėve qė e trondisin lexuesin, Rifat Kukaj kujdeset ta kėnaq: veshin e tij me muzikėn, kurse syrin e tij me ngjyrėn e vargjeve. Pėr veshėt e lexuesit tė vet ai ėshtė kujdesur tė fusė nė vargje sa mė shumė tinguj tupanash, zamparesh, surlash, qytelishė; sa mė shumė cicėrima bilbilash, blegėrimė qengjash, shushurimė mjellmash, e tė tjera. Pėr sytė e tij ėshtė kujdesur tė japė sa mė shumė peisazhe tė ndryshme: bjeshkėsh, liqenjsh, livadhėsh. detrash, dhe tė japė peisazhe tė ndryshme me ngjyra tė ndryshme. Rifat Kukaj ėshtė poet tė cilin e tėrheq nė radhė tė parė bukuria e natyrės, prandaj ngado shkon, si nė vendlindje, ashtu edhe nė shpatijet e Gorenjskės, ai e percepton mė sė pari bukurinė e saj. Fauna dhe flora e tėrheqin interesimin e tij dhe e gozhdojnė pėr vete shikimin e tij. Edhe pse e shikon natyrėn me sytė e dashnorit, ai nuk shkruan vargje thjesht deskriptive. Ashtu si nė vjershėn e lezeēme Liqeni, edhe shumė impresione tė tij nga vrojtimet e natyrės, rėndom, pėrfundojnė me njė refleks tė caktuar emocional dhe kuptimor:

    Hana nxuer vetullėn e artė
    Mbi bredhat krushq-memecė
    Vashės ja veshi fustanin e epshit
    Gjijt — puthėn andrrat e vetmisė...

    Janė, gjithashtu, interesante edhe nuancat qė i vėren ai nė shoqėrinė bashkėkohore, nė sjelljet dhe mendimet e njerėzve. Si poet i ndjenjės sė butė dhe i shprehjes sė matur, Rifat Kukaj i sheh mė shumė nuancat se sa ndryshimet e prera, dhe ky ėshtė njė element tjetėr qė e dėshmon prirjen e tij qė tė mos dalė nė skajet e ndjenjės, mendimit apo tė shprehjes. Edhe nė kėtė mes, ndėrkaq, vjen nė shprehje ai afiniteti i tij qė ta shohė sipėrfaqen, si, pėr shembėll, nė vjershėn Vendlindja:

    Nadjeve ndo“i hoxhė i mykun
    Tue krue mjekrrėn pėshpėritė
    Me psherėtimė emnin e profetit...
    Nadjeve profesori lidh kravatėn
    Dhe niset kah kopshti
    Me bilbila tė shkruem
    Qė cicėrojnė emnin e Leninit...

    Vjershat ēfarė janė Liqeni, Plazha e vetmueme, Vendlindja, Rrėfimi dhe Nga Gorenjska janė vjershat mė tė mira tė kėsaj pėrmbledhje pikėrisht pse nė to ėshtė manifestuar ajo prirja e Rifat Kukajt qė t“i shprehė lehtė e spontanisht pėrjetimet dhe vrojtimet e veta optimiste. Kėtu do tė hynte edhe njėra prej vjershave mė tė bukura tė pėrmbledhjes, Voglushi nė shi, prej sė cilės shihet se sa shumė ėshtė mishėruar me letėrsinė pėr tė vegjlit ky poet.

    Po, duke i kėnaqur kryesisht vetėm sytė dhe veshėt e lexuesit, nuk mund tė thuhet se Rifat Kukaj mbėrrin ta kėnaqė plotėsisht edhe interesimin e tij intelektual. Edhe pse nėpėr vjershat e tij ka shumė ngjyra simpatike dhe shumė vargje tė rrjedhshme muzikore, njeriu do tė mėrzitet dikur duke defiluar pa pushuar nėpėr natyrė, dasma dhe argėtime. I papushtuar prej farė emocionesh tė forta, farė mendimesh tė thella apo farė asociacionesh tė gjera, ai do tė shkundet nė fund prej pėrshtypjeve tė kėsaj pėrmbledhje siē shkundet rosa prej pikave tė shiut. I rrethuar prej njė lehtėsie tė thjeshtė nga tė gjitha anėt, ai do tė mund tė thotė ashtu siē thotė vetė Rifat Kukaj nė vargun e fundit tė vjershės sė fundit, Vdekja e Ujvarės:

    Zana ma lėshoi dorėn e lehtė nė qepallė...

    Ma lėshoi dhe iku pėrgjithmonė. Thjeshtėsia e frymėzimit, ndejnjės, mendimit dhe shprehjes bėhet shpejt monotone.

    1969


    Mė lartė
    webmaster@letersi.com