• Hyrja
  • ABBOTT, J. S. C. - Eastern Question, The
  • ANDERSON, Thomas M. - Irrepressible Conflict in the East, The
  • BAJRAMI, Isuf B - Cikėl poetik nga Isuf B. Bajrami
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė dashurie
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė popullore te rilindjes kombetare
  • BLIND, Karl - Crisis in the East, The
  • BLISS, Edwin Munsell - Eastern Question and Questions, The
  • BUNCE, O. B. - Turks, The Greeks and The Slavons, The
  • CARCANI, Selaudin - Sami Frasheri
  • DOJAKA, Abaz - Karakteri i lidhjeve martesore para ēlirimit
  • DUKA-GJINI, Pal - Prelė Tuli i Salcės
  • DWIGHT, Henry O. - Typical Turks
  • FISHTA, Gjergj - Anzat e parnasit
  • FRASHėRI, Sami - “Fjalėt e urta”
  • GRAMENO, Mihal - Vepra
  • HASANI, Hasan - Ajkuna e Rugoves
  • HOXHA, Enver - “Vetadministrimi“ Jugosllav, teori dhe praktikė kapitaliste
  • HOXHA, Rexhep - Tokė trėndafilash
  • KARAISKAJ, Gjerak - Pesė mijė vjet fortifikime nė Shqipėri
  • KEEP, Robert P. - Boundary of Greece, The
  • LONGFELLOW, Henry W. - Scanderbeg
  • MAYHEW, Athol - Selected Articles
  • MJEDA, Ndre - Vjershash pėr fėmijė
  • PANJOHUR - Life of Ali Pacha
  • PORADECI, Lagush - Vdekja e Nositit
  • QOSJA, Rexhep - Panteoni i rralluar
  • SHKURTI, Spiro - Kontribut per hartėn kostumologjike tė rrethit te Sarandės
  • PANTEONI I RRALLUAR

    REXHEP QOSJA

    Mė SHUMė SENTENCA SE POEZI

    Si mund tė shihet prej shėnimit biografik, tė dhėnė nė fund tė pėrmbledhjes sė tij tė parė, Bulzat, Azem Shkreli e ka filluar krijimtarinė letrare nė vitin 1952 me publikimin e vjershave pėr fėmijė, kurse vetėm tri vite mė vonė, mė 1955, ka filluar tė bashkėpunojė edhe me, atėherė tė vetmen, revistėn letrare nė gjuhėn shqipe nė Kosovė, Jeta e re. Kjo domethėnė se ai ka zėnė tė mirret me krijimtarinė letrare pėr tė rritur, duke mos iu kthyer mė me ndonjė pėrkushtim tė posaēėm asaj pėr mė tė vegjlit, tani e pesėmbėdhjetė vite. Gjatė kėsaj kohe Azem Shkreli ka botuar tri pėrmbledhje vjershash, njė roman, njė pėrmbledhje tregimesh dhe njė dramė. Me pėrjashtim tė dramės F o s i 1 e t, qė ėshtė shkruar jo shumė me sukses, sipas romanit jo shumė tė suksesshėm Karavani i bardhė, dhe tė pėrmbledhjes mė tė re tė vjershave, E di njė fjalė prej guri, tė gjitha veprat e tjera ai i ka shkruar ose si nxėnės i shkollės sė mesme, ose si student i fakultetit. Ky ėshtė njė paradoks interesant, qė ėshtė shėnuar disa herė nė letėrsinė tonė bashkėkohėse: disa shkrimtarė, si krijues, janė shumė mė tė frytshėm nė bangat e shkollės se sa mė vonė kur e f illojnė jetėn e pavarur me tė mirat dhe obligimet qė sjell kjo jetė. Njė dukuri e kėtillė paradoksale mund tė shpjegohet nė mėnyra tė ndryshme por, sipas tė gjitha gjasave, dy janė shkaqet kryesore qė e kushtėzojnė: mbasi tė fillojnė jetėn e pavarur qytetare, mbasi tė rriten dhe tė piqen, shkrimtarėt e kuptojnė ose se u mungon talenti — qė ėshtė shkaku i parė ose talentin e tyre e dėmton dėshira qė tė krijojnė njė mirėqenje mė tė dalluar dhe tė bėjnė njė jetė mė luksoze — qė ėshtė shkaku i dytė i heshtjes sė tyre. Idealct e larta tė krijimtarisė dhe tė ndikimit nė botėn shpirtėrore tė njerėzve ata i zėvendėsojnė ashtu me idealin praktik tė mirėqenjes materiale dhe tė standardit. Krijimtaria, qė kryesisht ėshtė e pėrcjellė prej vuajtjes dhe vetmisė, por qė sjell njė kėnaqėsi tė nivelit mė tė lartė, i nėnshtrohet qejfit dhe jetės sė lehtė, qė sjell njė kėnaqėsi mė tė shkurtėr dhe mė tė zakonshme. A janė kėto dy shkaqe arėsyeja e tjetėrsimit prej letėrsisė tė Azem Shkrelit, apo ėshtė vetėm njėri prej tyre, s“mund tė thuhet me siguri tė plotė.

    Shkrimet e para tė Azem Shkrelit, vjershat dhe prozat, janė pritur me interesim si prej masės sė lexuesve ashtu edhe prej kritikės sonė tė asaj kohe dhe, lirisht mund tė thuhet, nė letėrsinė shqipe tė Kosovės edhe ai hyn nė radhėn e atyre shkrimtarėve, prej tė cilėve ėshtė pritur mė shumė se ē“kanė dhėnė, dhe, mė nė fund, tė cilėve janė pėrpjekur t“ua krijojnė, dhe ua kanė krijuar, kushtet me qėllim qė t“i pėrmbushin premtimet e tyre. Nė vend se t“i shfrytėzonte kushtet qė janė kujdesur t“ja krijojnė dhe tė mirrej me krijimtarinė letrare mė me interesim dhe pėrkushtim se ē“ėshtė marrė, ndėrkaq, Azem Shkreli ka zėnė tė interesohet mė vonė pėr sfera tė tjera veprimtarie, shumė mė zellshėm se sa pėr vetė krijimtarinė artistike. Nė kėtė mėnyrė vokacionin artistik, qė tė gjithėve u ėshtė dukur se ėshtė vokacioni i tij i parė dhe jetėsor, ai e ka vėnė nė plan tė dytė, ose tė tretė, kurse nė plan tė parė tė interesimeve dhe tė ambicjeve tė veta ka vėnė njė vokacion tjetėr, qė e kanė edhe shumė e shumė njerėz tė tjerė. Krijimtaria letrare me kohė ėshtė bėrė pėr tė njė punė e rastit, sė cilės i ėshtė kthyer kur ka pasur kohė, kur ėshtė gjetur nė ēastet e kotėsisė dhe prej misionit jetėsor e ka shndėrruar nė njė hobi tė paobliguar me tė cilin njeriu mirret, por edhe pa tė cilin mundet, ashtu sikundėr ėshtė hobi mbledhja e pullave postale, e brinave tė kaprojve ose, tekembramja, e sapunave tė ndryshėm. Nuk ėshtė ēudi, prandaj, pse koleksioni i veprave tė tij nuk ėshtė pasuruar ē“prej se e ka filluar krijimtarinė letrare, ose ėshtė pasuruar shumė mė ngadalė se ē“ka mundur tė pasurohet jo vetėm nė pikėpamje tė kuantitetit — ēka s“mund t“i zihet aqė pėr tė madhe, por as nė pikėpamjė tė kualitetit — ē“ka duhet t“i zihet pėr tė madhe. Kjo nuk do tė thotė se Azem Shkreli ėshtė dashur tė mbyllet nė dhomėn e tij dhe tė mos mendojė pėr asgjė tjetėr pos pėr letėrsinė. Askush sot nuk ka tė drejtė tė kėrkojė prej shkrimtarit qė tė mbyllet nė kabinetin e punės, ta helmojė veten me kafe dhe duhan, tė bėhet rob ose robot me laps nė dorė, qė jeton vetėm me fantazmat e imagjinatės sė tij natė e ditė. Edhe shkrimtari vetėveten, por edhe lexuesit shkrimtarin, sot e shikojnė ndryshe se ē“e kanė shikuar nė shekujt e kaluar, e sidomos nė kohėn e romantizmit. Shkrimtari nuk ėshtė mė fetish i divinizuar dhe lexuesit nuk kanė nevojė tė presin me vite ta shohin kur tė dalė prej tempullit tė tij krijues, ashtu sikundėr nuk e presin mė ashtu as besimtarėt papėn. Edhe shkrimtarėt kanė dalė nė arenėn e jetės dhe mė tepėr se kurrė pėrpara kanė zėnė tė pėrpiqen tė ndikojnė edhe si subjekt shoqėror nė kahet e historisė e tė shoqėrisė. Mund tė thuhet, madje, se ky angazhim i tyre praktik ėshtė pozitiv dhe u bėn nder shkrimtarėve pėrpjekja qė tė inkuadrohen nė aktivitetin politik shoqėror sidomos nė kėtė kohė kur ndikimi i fjalės sė shkruar nuk ėshtė gjithmonė efikas. Nė njė kohė kur nė fushėn e aktivitetit shoqėror e politik mund tė pėrvidhen fare lehtė edhe njerėzit e paaftė, qė nuk kanė ideale mė tė larta se sa plotėsimin e huqeve subjektive dhe karieriste, ėshtė mirė qė shkrimtarėt tė bėjnė pėrpjekje praktike t“i kontribuojnė mirėvajtjes sė punėve tė pėrditshme qytetare dhe tė luftojnė nė arenėn e jetės sė pėrditshme pėr ngadhnjimin e arėsyes e tė ndjenjės sė ndershme, por tė ruhen mos t“i nėnshtrohen edhe vetė oreksit karierist, si cilėsi e njerėzve shpirtėrisht dhe intelektualisht tė kufizuar.

    Angazhimi shoqėror dhe politik i shkrimtarit ndonjėherė mund tė jetė i dobishėm edhe pėr vetė krijimtarinė e tij: nė atė mėnyrė ai mbėrrin tė depėrtojė nė rrethet e ndryshme shoqėrore, tė njohė drejtpėrdrejt problemet e ndryshme dhe ta pasurojė veten ashtu me njė pėrvojė, tė cilėn ndryshe vėshtirė se do tė mund ta fitonte. Njė aktivitet i kėtillė, ndėrkaq, mund tė jetė i dobishėm pėr shkrimtarin vetėm nė qoftė se nuk e absorbon plotėsisht dhe nuk e shkoq prej krijimtarisė. Azem Shkreli, sigurisht, nuk ka mbėrrijtur tė gjejė masėn e duhur dhe tė krijojė njė harmoni ndėrmjet aktivitetit imagjinativ e meditativ dhe aktivitetit praktik, shoqėror e politik. Vita contemplativa dhe vita activa nė rastin e tij nuk e kanė gjetur gjuhėn e pėrbashkėt pėr shkak se forma e dytė e aktivitetit ėshtė shprehur negativisht nė formėn e parė tė aktivitetit dhe e ka penguar zhvillimin e saj normal. Azem Shkreli ka hequr menē se aksioni i realizuar pėrmes njė vepre artistike tė shumtėn e herave ėshtė i njė efekti mė tė madh, mė afatgjatė dhe mė frytdhėnės se ndonjė aksion praktik i shkrimtarit. Sociologu i arteve dhe i kulturės, Lysjen Goldman me tė drejtė ka vėnė nė dukje nė veprėn Hulumtimet dialektike se pėr njė krijues „vetė vepra ėshtė jo vetėm aksion, por edhe njė prej aksioneve mė efikase qė mund tė ndėrmarrė ai". Duke ju larguar jetės meditative gjithnjė e mė shumė dhe duke iu afruar poaq mė shpejt jetės sė sallave dhe tė konferencave, Azem Shkreli nė njėfarė mėnyre e ka privuar veten volishė qė ta zhvillojė, provokojė dhe pasurojė talentin e vet, qė tė zgjerojė kulturėn letrare, prandaj edhe mundėsisht qė tė krijojė vepra tė rėndėsishme letrare, pėr tė cilat letėrsia dhe kultura jonė kanė nevojė tė shquar. Ai ėshtė tėhuajur mengadalė prej njė krijimtarie nė tė cilėn ka mundur tė bėjė diēka po ta seliste prirjen e vet dhe i ėshtė pėrveshur njė veprimtarie tjetėr, nė tė cilėn mund tė bėjė fare pak pėr shkak se tė tjerėt mund tė bėjnė mė shumė. Talenti s“ėshtė kapital qė mund tė depozitohet nė kokė si tė hollat nė bankė dhe tė shtohet pėr ēdo muaj siē shtohen tė hollat edhe nėse s“i kujton fare; ai mund tė shpenzohet nė punė tė kota dhe nė punė tė dobishme, ose mund tė rudimentohet fare. ėshtė e sigurtė se vitet qė i ka humbur nė njėfarė mėnyre Azem Shkreli nuk mund t“i kthejė por ai, ndoshta, mund t“i kthehet mė seriozisht letėrsisė sa ėshtė akoma heret. ėshtė fat kur prej letėrsisė shkoqet ndonjė skriboman qė s“ka prirje, por ėshtė dėm kur prej saj tėhuajet njė krijues, i cili ka dėshmuar qė mund tė jetė sė paku njė shkrimtar korekt. Po njė kėrkesė e kėtillė, pėr botėkuptimin e dikujt, mund tė jetė edhe e kotė, e panevojshme pėr shkak se njerėzit i kushtohen atij aktiviteti, pėr tė cilin ndjejnė se kanė prirje dhe e braktisisin atė, pėr tė cilin e shohin me kohė se s“janė mjaft tė pregatitur.

    Nuk mund tė thuhet se poeti dhe prozatori Azem Shkreli e ka braktisur plotėsisht letėrsinė dhe se ka mbetur si krijues atje tek ka filluar, por vetėm se nuk ka mbėrrijtur atje tek ėshtė shpresuar se do tė mbėrrijė. Po tė krahasohen vjershat e pėrmbledhjes sė tij mė tė re E di njė fjalė prej guri, me vjershat e dy pėrmbledhjeve tė pėrparme Bulzat (1960) dhe Engjujt e rrugėve (1963) do tė vėrehet fare kollaj se njėfarė ngritje e tij ėshtė e dukshme si nė pikėpamje tė vėllimit tė temave dhe ideve prej tė cilave ėshtė frymėzuar, ashtu edhe nė pikėpamje tė mėnyrės se si i ka trajtuar ato. Nė vjershat e pėrmbledhjes sė parė — mė shumė, kurse nė ato tė sė dytės — mė pak, ai e ka kėnduar vendlindjen e tij, Rugovėn, me njė ton ekzaltues qė, zakonisht, edhe vjen nė shprehje nė vjershat e njė tė riu qė sapo ėshtė shkoqur prej rrethit tė fėmijėnisė por ka ruajtur ndjeshmėrinė dhe shijen e mjedisit ku ka lindur. Nė kėto vjersha ai mė sė shpeshti ėshtė frymėzuar prej jetės sė thjeshtė, baritore tė fshatarėve tė Rugovės dhe nė to mė sė shpeshti pėrmenden grykat, malet, bjeshkėt, tėbanat, kostarėt, malėsoret, gjyshet, gjyshat, tufat, gurrat dhe rekuizitat e tjera qė, rėndom, e pėrcjellin njė poezi rustikale. Nė njėfarė mėnyre tė gjitha kėto kėngė janė, sikundėr i quan vetė poeti nė njė cikėl tė pėrmbledhjes sė dytė Engjujt e rrugėve, kangė arkaike, si me tonin ashtu edhe me disponimin qė i karaterizon ato. Azem Shkreli mė rrallė ka mundur t“i shohė tė kėqiat dhe plagėt e jetės sė fshatit se sa tė mirat dhe ekzotikėn e saj, prandaj nė vjershat e tij, shpesh ėshtė shprehur njė ndjenjė e flashkėt, sentimentale, dhe njėfarė idealizimi i asaj jete. Shumica e vjershave tė dy pėrmbledhjeve tė para tė Azem Shkrelit nė tė vėrtetė janė tregime ose anekdota tė vargėruara rreth situatave apo tė ngjarave nė fshatrat e Rugovės. Ai posaēėrisht ka pasur qejf tė frymėzohet prej fjalėve tė urta dhe mendimeve tė rralla tė pleqve tė fshatit, prandaj edhe vjershat e tij gjithnjė e mė dukshėm janė shndėrruar nė meditime poetike. Pjesa mė e madhe e vargjeve tė tij mė shpesh janė zhvillim i njė mendimi tė tillė tė urtė se sa shfaqje dhe konkretizim figurativ i njė disponimi tė caktuar. Azem Shkreli atėherė ka shkruar mė tepėr pėr ēka ka mbajtur mend dhe pėr ēka ka dėgjuar nė vendlindje se ē“ėshtė frymėzuar drejtpėrdrejt prej jetės.

    Prirja pėr njė si persiatje poetike e Azem Shkrelit posaēėrisht ka ardhur nė shprehje nė pėrmbledhjen e tij tė tretė, E di njė fjalė prej guri, e cila pėrmban vjersha meditative tė njė domethėnje pak a shumė mė tė plotė se dy pėrmbledhjet e tij tė pėrparme. Nė kėtė pėrmbledhje tė re ka pakėz vjersha nė tė cilat njė ide e caktuar nuk ėshtė flamuri i tyre dhe ato nuk hynė nė vjershat e saj mė tė mira, megjithse nuk vuajnė as prej disa tė metash prej tė cilave vujanė vjershat thjesht meditative. Kėto janė poezitė e cikleve Nė Shėn Naum, Para elegjisė dhe Me Migjenin, qė i cilėson njė theks intim dhe ndonjėherė autobiografik. Nė vjershat e kėtyre cikleve ka gjetur shprehjen njėfarė disponimi hove-hove i ngrysur, qė mund ta shpjerrė lexuesin tek pėrfundimi se pėrmbledhjen mė tė re tė Azem Shkrelit e karaterizon njė ton qė kufizon me pesimizmin. Pėrkundėr kėtyre vjershave, vlera mė e madhe e tė cilave ėshtė pikėrisht ngrohtėsia e ndjenjės, lirizmi i butė dhe lehtėsia e shprehjes, vijnė vjershat e cikleve tė tjera, nė tė cilat dominojnė idetė, mendimet dhe qė e pėrcaktojnė disponimin e pėrmbledhjes nė pėrgjithėsi, meqė pėrmbajnė qėndrimin racional tė poetit ndaj jetės dhe shoqėrisė. Edhe vetė tituJli i pėrmbledhjes, si titull simbolik — E di njė fjalė prej guri — e tregon disponimin e vėrtetė dhe angazhimin e Azem Shkrelit. Jo vetėm se ėshtė shprehur nė disa prej vjershave mė tė mira tė pėrmbledhjes, por njė angazhim i tillė ėshtė zhvilluar parimisht nė vjershėn programatike Katėr kėshilla vetes nė tė cilėn, pėrpos tjerash, thuhet:

    Mos u bė poet nėse s“mund tė vdesish
    Pėr secilin varg, tė vdesish pėr secilėn fjalė.

    Njė disponim i kthjellėt dhe njė ton aktiv ka gjetur kėshtu shprehje nė vjershat e cikleve Kushtimi, Idhuj tė rrejshėm dhe, sidomos, nė poemėn E dij njė fjalė prej guri, titulli i sė cilės ėshtė bėrė edhe titulli i pėrmbledhjes. Nė kėto vjersha Azem Shkreli ėshtė frymėzuar prej disa problemeve shoqėrore dhe morale aktuale si dhe prej idealit tė njohur revolucionar dhe nė to e ka shfaqur qėndrimin e vet kritik — nė rastin e parė apo qėndrimin himnizues — nė rastin e dytė. Ideja transparente e pėrmbledhjes, fjala prej guri e Azem Shkrelit, ėshtė konkretizuar posaēėrisht nė poemėn E di njė fjalė prej guri, nė tė cilėn ai e ka kėnduar edhe njėherė idenė madhėshtore tė revolucionit dhe, edhe njėherė e ka pėrsėritur kėtu tek ne atė kėngėn gati tė harruar, mbi rolin e punėtorit dhe tė fshatarit nė arenėn e historisė. Ai e ka thėnė ngapak me pozė, dhe jo i ēliruar plotėsisht prej tonit publicistik, se tė gjithė ata qė nuk orientohen nė varėsi prej idealit tė revolucionit, janė tė gjykuar pėr vdekje, janė banorėt e varreve tė sė shkuarės.

    Nė vjershat mė tė mira tė pėrmbledhjes mė tė re tė Azem Shkrelit njeriu e ndjen pulsin e jetės, por nė disa prej vjershave tė tjera tė kėsaj pėrmbledhje e ndjen, njėkohėsisht, edhe zėrin e poetit, i cili dėshiron tė mbajė ligjėrata morale pėrmes vargjesh. Disa prej vargjeve tė tij nuk i drejtohen aq botės emocionale tė lexuesit dhe e provokojnė nė njė masė tė vogėl imagjinatėn e tij; ato janė, kryesisht, vargje qė i drejtohen intelektit tė tij. Azem Shkrelit gati asnjėherė nuk mund t“i ndodhė ta dėmtojė mendimin ose pėrfytyrimin me anėn e ndonjė figure, qė do tė ishte nė mospajtim logjik me fillin e mendimit por, gjithashtu, atij nuk i shkon lehtė pėrdore ta strukturojė vargun nė mėnyrėn qė ta thellojė psikologjikisht dhe emocionalisht vjershėn nė tėrėsi. Pėr kėtė arėsye vargu i tij ėshtė i lėmuar, i gėdhendur, korekt, por shumė rrallė asociativ dhe befasues. Azem Shkreli, gjithsesi, nuk ėshtė krijues qė provon tė ēelė rrugė tė reja as nė pikėpamje tė ideve tė trajtuara, as nė pikėpamje tė figurės poetike e as nė pikėpamje tė gjuhės sė poezisė. Ai kėnaqet tė ecėn rrugėve qė nė poezinė shqipe janė ēelur tani dhjetė — pesėmbėdhjetė vite, prandaj edhe pėrshtypja e arėsyeshme se ecja e tij nėpėr kėtė rrugė ėshtė disi e sigurtė. Nė poezinė e tij mund tė vėrehet njė disiplinė krijuese, me tė cilėn nuk mund tė krenohen edhe shumė poetė tonė tė tjerė, por jo edhe xixa e njė prirjeje tė dalluar apo imagjinate tė fortė. Nė qoftė se vargu i Azem Shkrelit bėhet ndonjėherė pėrafėrsisht i paqartė, ose i rėndė, atėherė ai mund tė bėhet i paqartė ose i rėndė pėr shkak tė dendėsisė gnomike, e nė qoftė se bėhet pėrafėrsisht i mėrzitshėm atėherė ai bėhet i mėzitshėm dhe monoton pėr shkak tė varfėrisė sė asociacioneve, tensionit tė ulėt dhe ideve tė njohura, qė janė trajtuar nė to. Duke u kujdesur ta shquajė dhe ta bėjė sa mė estrad mendimin e vet, Azem Shkreli jo njėherė ėshtė bėrė poet moralizues. Toni didaktik, qė e rėndon poezinė e tij, mund tė vėrehet edhe prej titujve tė disa vjershave sikundėr janė Katėr kėshilla vetes, Ēka mėsova unė, Porosia, por moralizuese janė edhe vjershat Kurtha, Kupa e Odinit, Njerėzit, e tė tjera. Vjersha Njerėzit, pėr shembėll — qė, mjerisht, prej kritikės ėshtė shpallur si vjershė antologjike — ėshtė vetėm njė sentencė e thėnė nė mėnyrėn „e ndėrlikuar" tė vargut. Kjo, le ta quajmė vjershė, e pėrbėrė prej dy vargjesh, qė pėrfundojnė me pikėpyetje nė fund:

    Sikur tė takoheshim me vetėveten sy mė sy
    Do t“putheshim apo kishim pėr t“u pėshty?

    nuk ėshtė poezi, meqė pėrmban vetėm njė mendim tė njohur qė, pa fije vėshtirėsie, mund tė kthehet nė njė mendim tė thjeshtė: sikur ta analizonin mirė unin e tyre, disa prej njerėzve do ta puthnin e disa do ta pėshtynin vetėveten. Pohim i kotė: sikur ta pėshtynin vetėveten tė gjithė ata qė meritojnė tė jenė tė pėshtyer vetėm pėr shkak tė moralit tė tyre problematik shoqėror, atėherė krejt rrugėt tona do tė shndėrroheshin nė lumenj tė vegjėl tė pėshtymės.

    Jo njė herė Azem Shkrelit i ka ndodhur tė bėjė vargje prej disa mendimesh tė pėrgjithshme, tė njohura dhe jointeresante pėr shkak se janė aq tė rėndomta. Vjershat e kėtilla, natyrisht, nuk kanė arritur tė bėhen psikologjikisht tė thelluara, nuk kanė atmosferė poetike e as farė konteksti si mė tė pasur. Kėshtu, fjala vjen, vjersha Mordja:

    Endet nėpėr ne dhe na krijon nė ēdo pore
    Varre tė cilat shemben ose pėrmendore.
     
    Porse mbi dhunė tė saj ne kemi njė dhanti:
    Ajo di t“marri, ne — edhe t“krijojmė njeri.

    nė e parė mund tė duket e thellė kuptimisht por, nė realitet, nuk sjell farė pėrjetimi tė ri, as farė atmosfere poetike e as farė konteksti meditativ. Ajo mbėshtetet nė konstatimin e njė tė vėrtete qė e di ēdo njeri, domethėnė qė ėshtė banale pėr poezinė, prandaj asnjė lexuesi s“mund t“i sjellė atė pėrjetimin e tė papriturės, qė duhet t“i sjellė fjala e vėrtetė artistike.

    Nė vjershat e kėtilla Azem Shkreli nuk ėshtė nisur prej jetės, prej pėrjetimit real, por prej njė ideje abstrakte, tė cilėn ka provuar ta veshė nė petkun e figurės poetike. Nė krijimtarinė artistike ėshtė i mundshėm dhe plotėsisht i lejueshėm edhe njė prosede i kėtillė, por tek Azem Shkreli pikėnisja pėrfundon me konstatime sentencioze dhe gnomike. Nuk ėshtė rastisje, prandaj, pse nė vjershat e kėtilla tė Azem Shkrelit ka mė shumė gjeste kuazifilosofike dhe moralizime tė panevojshme nė poezinė se sa poezi tė vėrtetė. E keqja mė e madhe pėr vjershat e kėtilla qėndron, pra, nė faktin pse ato janė tė krijuara mbi tė vėrtetat e njohura prej ēdokujt por edhe pse ato tė vėrteta janė zhvilluar pėrmes vargjesh tejet tė drejtpėrdrejta, tė thata dhe konvencionale. Nė kėtė mėnyrė vlera mė e madhe e poezisė sė Azem Shkrelit — meditimet, ėshtė kthyer nė tė metėn e tyre mė tė madhe. Duhet vėnė nė dukje, gjithashtu, se vėllimi i ideve dhe mendimeve qė ka trajtuar Azem Shkreli nė pėrmbledhjen E di njė fjalė prej guri, ėshtė i ngushtė pėr ta bėrė atė pėrmbledhje pak a shumė tė rėndėsishme vjershash meditative, kurse simbolet dhe figurat nėpėr tė cilat janė sendėrtuar poetikisht ato ide dhe mendime, janė gjithaq tė pakta pėr t“i bėrė ato ide tė thella, kuptimplote dhe rrezatuese. Nė pėrmbledhjen e tij tė fundit ai ka sendėrtuar njė pėrvojė tė rėndomt, qė ngapak i vjen era pėrvojė konferencash dhe, pėr tė qenė e keqja mė e madhe, e ka realizuar nė formėn e sentencave dhe tė gnomeve prej tė cilave poezia moderne ėshtė liruar. Poeti Azem Shkreli, pa dyshim, duhet ta lirojė poezinė e tij prej formulės gnomike nė qoftė se dėshiron qė ajo tė jetė poezi e vėrtetė dhe e kohės.

    Nė rastet kur ka mbėrrijtur t“i shmanget dėshirės qė tė flasė prej njė piedestali gjoja etik-filosofik pėrmes vargjesh gnomike, Azem Shkreli ka shkruar vjersha tė jetuara, tė frymėzuara dhe, nė disa raste, artistikisht interesante, sikundėr janė vjershat Legjendė, Zjarr i fjetur, Idhuj tė rrejshėm, E di nj“ė fjalė prej guri dhe Madhėshtia. Kėto vjersha, me tė vėrtetė tė plota kuptimisht, tė thelluara emocionalisht dhe asociativisht janė dėshmi se mundėsitė e tij krijuese poetike nuk janė tretur plotėsisht nėpėr mbledhje. Me poezitė mė tė mira tė pėrmbledhjes sė tij tė tretė Azem Shkreli e ka ngritur fjalėn e vet poetike nė njė nivel artistik nė tė cilin nuk e ka pasur pėrpara, por ėshtė e sigurtė se nuk i ka shfrytėzuar plotėsisht tė gjitha mundėsitė e veta tė cilat, nė qoftė se nuk i provokon dhe s“i kujdes mė shumė me mendime tė koncentruara dhe me kėrshėri intelektuale, mund t“i kapė korozioni intelektual, ashtu sikundėr mund ta kapė ndryshku ēdo gjė, qė nuk shfrytėzohet sa duhet.

    1970


    Mė lartė
    webmaster@letersi.com