|
PANTEONI I RRALLUAR REXHEP QOSJA LETėRSIA KOMBėTARE DHE LETėRSIA BOTėRORE OSE AFRIMI PėRMES NDRYSHIMEVE Ekziston njė bindje naive se popujt e ndryshėm mė sė miri mund tė njihen, tė afrohen dhe tė respektohen nė saje tė miqėsisė politike apo tė shkėmbimit tė tė mirave ekonomike. Afrimi ndėrmjet popujve, qė mbėshtetet nė politikėn dhe nė tregėtinė, zakonisht, ėshtė i afatit tė shkurtėr pėr shkak se miqtė politikė mund tė ndėrrohen, po ashtu, shpejt sikundėr mund tė ndėrrohen edhe bashkėpunėtorėt ekonomikė. Afrimi mė i sigurtė ndėrmjet popujve ėshtė afrimi qė krijohet pėrmes krijimtarisė artistike nė pėrgjithėsi, kurse pėrmes letėrsisė nė veēanti pėr shkak se njė afrim i i kėtillė i lidh popujt shpirtėsisht dhe e ka perspektivėn me tė gjatė. Njė popull qė nėpėrmjet arteve, e nė radhė tė parė nėpėrmjet tė letėrsisė e njeh njė popull tjetėr doemos krijon afinitete shpirtėrore qė tė kuptojė, respektojė dhe dashurojė veēoritė dhe mentalitetin e tij kombėtar. Po ky afrim i popujve nėpėrmjet tė letėrsisė dhe, nė pėrgjithėsi, tė kulturės shpirtėrore e nėnkupton jo njohjen dhe respektin e njėanshėm, por njohjen dhe respektin reciprok, kurse njohja dhe respekti reciprok nėnkuptojnė gėrshetimin dhe ndikimin e pėrbashkėt tė letėrsive dhe tė kulturave tė tyre. Ēėshtja e ndikimit tė kulturave tė popujve tė ndryshėm, e sidomos ēėshtja e ndikimit tė letėrsive, ėshtė njė ēėshtje qė ju intereson jo vetėm shkrimtarėve dhe studjuesve tė tyre, por edhe prisve popullorė. Nė kohėn e sotme, kur ndasitė fetare janė zėvendėsuar ose, plotėsuar edhe prej ndasive ideologjike, ky ėshtė njė problem i ndėrlikuar, qė lidhet qoftė me shėndetin ideologjik, qoftė me dinjitetin kombėtar tė popujve dhe shteteve. Nuk ėshtė ēudi, prandaj, pse edhe nė jetėn tonė kulturore e letrare kjo ēėshtje ėshtė aktuale dhe nė lidhje me tė shfaqen mendime pakashumė tė ndryshme. Kėshtu, pėr shembell, njė numėr shkrimtarėsh dhe studjuesish tė tyre pandehin se ne duhet t“i shmangemi sa ėshtė e mundur mė shumė ndikimit tė huaj dhe tė mbėshtetemi nė trashėgiminė tonė pozitive, pėrparimtare e nė radhė tė parė nė letėrsinė popullore, qė duhet tė jetė frymėzuesi dhe mėsuesi ynė kryesor. Duke u nisur prej mendimit se ne duhet tė jemi tė emancipuar e tė pavarur nė tė gjitha pikėpamjet, prandaj edhe nė pikėpamje tė krijimtarisė letrare, ata kujdesen tė gjejnė mjaft argumente, me tė cilat do ta mbėshtetnin njė mendim tė tillė. Njė prej kėtyre argumenteve, qė mirret si mė kryesori, ėshtė ky: janė dashur shumė pėrpjekje tė pareshtura qė letėrsia shqipe dhe kultura shqiptare tė shkoqen prej ndikimit tė kulturės sė Lindjes, kurse populli tė ēlirohet prej pėrtacisė sė njohur dhe plogėshtisė anadollake, me tė cilat ishte pajisur gjatė shekujve tė robėrisė, prandaj, nė qoftė se, mė nė fund, kemi mbėrrijtur tė ēlirohemi prej kėtyre veseve anadollake (e ėshtė pikėpyetje sa kemi arritur tė ēlirohemi prej tyre) si edhe prej ndikimit gjuhėsor oriental, atėherė nuk kemi arėsye t“i nėnshtrohemi ndikimit tė fortė tė ndonjė kulture dhe letėrsie tjetėr, pėrpos ndikimit tė krijimtarisė shpirtėrore tė popullit tonė, nė tė cilėn ėshtė shprehur gjenialiteti krijues i shqiptarėve dhe veēoria etnopsikologjike e tyre. Partizanėt e kėtij qėndrimi, kur flasin pėr ndikimin e kulturave tė huaja, atėherė, rėndom, kanė parasysh ndikimin eventual negativ qė, pėrmes letėrsisė dhe arteve, mund tė shprehet nė jetėn ideologjike. E thėnė shkurt, ata mendojnė me tė drejtė se, si nė kulturėn pėrgjithėsisht ashtu edhe nė letėrsinė veēanėrisht, ne duhet tė tregojmė se nuk jemi satelitė tė askujt. Nė anėn tjetėr janė shkrimtarėt dhe studjuesit e tyre qė pohojnė se ne, si njė popull i vogėl, me njė kulturė akoma modeste, me njė traditė jo aq tė gjatė dhe tė pasur, duhet tė mėsojmė sa mė shumė prej tė tjerėve, e nė radhė tė parė prej letėrsive tė popujve tė mėdhenj nė numur, tė cilėt kanė njė traditė shumė mė tė gjatė dhe mė tė pasur si dhe njė letėrsi shumė tė njohur. Duke mos i marrė parasysh kushtet tona historike dhe shoqėrore aq sa as ritmin specifik tė zhvillimit tė kulturės shqiptare dhe tė letėrsisė shqipe, ata mendojnė se ne duhet tė mbajmė hapin me tė tjerėt: tė qėndrojmė nė nivelin e ideve, tė formave dhe tė kėrkesave tė tjera bashkėkohore tė shprehjes artistike. Pikėpamjen e vet ata e dėshmojnė shpesh edhe nė praktikėn krijuese: entuziazmin pėr Jeseninin e zėvendėsojnė shpejt me entuziazmin pėr Lorkėn, entuziazmin pėr Apolinerin me entuziazmin pėr Eliotin, entuziazmin pėr Kafkėn me entuziazmin pėr Heminguein, entuziazmin pėr Xhojsin me entuziazmin pėr Kamynė, kurse entuziazmin pėr Sartrin me entuziazmin pėr Xhorxh Orvelin, e tė tjerė. Nuk ėshtė rastisje, prandaj, pse nė letėrsinė tonė mund tė hasen vepra, tė cilat tė lėnė pėrshtypjen se nuk janė shkruar prej shkrimtarit shqiptar dhe tė cilat, po tė kishin vlerėn e duhur artistike, fare lehtė do tė mund t“i nėnshkruante ndonjė francez, anglez, rus apo amerikan. Duke dashur t“i shmangen tė ashtuquajturit izolacionizėm letrar dhe kulturor, ata gjenden kėshtu nė njė gozitė tjetėr, tė skajshme, qė, nė disa raste tė posaēme, do tė mund tė quhej epigonizėm. Pajtimi si me palėn e parė ashtu edhe me tė dytėn ėshtė i pamundur pėr shkak se, si njėra ashtu edhe tjetra, qėndrojnė mėnjanė tė vėrtetės, e cila, e thėnė me terminologjinė marksiste, nuk gjendet nė mesin e kėtyre mendimeve tė kundėrta, por nė gėrshetimin e tyre dialektik. Koha kur letėrsitė dhe, nė pėrgjithėsi, kulturat e popujve tė ndryshėm evropianė apo edhe tė kontinenteve tė tė tjera janė krijuar shkoqur njėra tjetrės ka perėnduar njėherė e pėrgjithmonė dhe, sipas tė gjitha gjasave, ka perėnduar shumė shekuj pėrpara. Para kėsaj kohe ishte e mundur tė lulėzonin qytetėrime tė pavarura, plotėsisht origjinale dhe autoktone, por njerėzimi ka pėsuar shumė dėme pėr shkak tė kėtij izolimi tė vendeve dhe popujve tė ndryshėm posaēėrisht nė pikėpamje tė zhvillimit shkencor dhe teknik. Kėtė dukuri e kanė konstatuar Marksi dhe Engelsi tė cilėt, nė veprėn e tyre tė njohur, tė botuar pas vdekjes, Ideologjia gjermane, kanė shkruar sa vijon: Nė fillim tė zhvillimit historik ēdo zbulim ėshtė dashur rishtazi tė pėrsėritet pėr ēdo ditė dhe nė ēdo vend veē e veē. Se sa pak ishin tė sigurta mos tė dėshtonin forcat e formuara prodhuese qoftė edhe kur tregėtia ishte relativisht mjaft e gjerė, tregojnė fenikasit, zbulimet e tė cilėve pėr njė kohė tė gjatė ishin tė harruara me pėrjashtimin e kėtij kombi nga tregėtia si pasojė e pushtimeve tė Aleksandrit dhe, pėr kėtė shkak, tė dekadencės sė shfaqur. Po kėshtu ka ngjarė edhe me pikturimin nė xham gjatė Mesjetės". Kėtė borxh tė shtrenjtė qė njerėzimi ja paguante shkallės sė ulėt tė zhvillimit dhe izolimit kulturor dhe ekonomik tė popujve do ta ndėrpresė borgjezia njėherė e pėrgjithmonė me ndryshimet e mėdha qė do tė sjellė nė mėnyrėn e prodhimtarisė, nė qarkullimin ndėrkombėtar tė mallrave si dhe nė jetėn politike dhe shoqėrore. Duke e nxitur qarkullimin e pasurisė materiale, ajo do tė sjellė ndryshime tė mėdha edhe nė fatin e pasurisė shpirtėrore tė popujve tė ndryshėm. Nė saje tė zhvillimit tė komunikacionit dhe tė rrjetės tregėtare, borgjezia nė tė njėjtėn kohė e ka bėrė tė mundshėm shkėmbimin e ideve, tė mendimeve, tė pėrvo jave artistike dhe, nė pėrgjithėsi, tė tė mirave shpirtėrore tė vendeve dhe popujve tė ndryshėm, duke i vėnė nė marrėdhėnje ndikimesh dhe gėrshetimesh kulturat e tyre njėherė e pėrgjithmonė. Marksi dhe Engelsi edhe kėtė dukuri e kanė shpjeguar nė Manifestin e Partis komuniste, nė tė cilin thonė: Me eksploatimin e tregut botėror borgjezia i ka dhėnė karakter kozmopolit, prodhimtarisė dhe konsumit tė tė gjitha vendeve. Nė vend tė nevojave tė vjetra, tė kėnaqura me prodhimet shtėpiake, vijnė tė rejat qė pėr plotėsimin e vet kėrkojnė prodhimet e vendeve dhe klimave mė tė largėta (...). Nė vend tė autarkisė dhe izolimit tė vjetėr lokal dhe nacional vjen komunikacioni i gjithanshėm, varėsia e gjithanshme reciproke e kombeve. Siē ėshtė nė prodhimtarinė materiale, ashtu ėshtė edhe nė prodhimtarinė shpirtėrore. Prodhimet shpirtėrore tė kombeve tė veēanta bėhen e mirė e pėrgjithshme, Njėanshmėria dhe izolimi nacional bėhen gjithnjė e mė tė pamundur, kurse prej letėrsive kombėtare dhe lokale krijohet letėrsia botėrore". Ideja pėr letėrsinė botėrore bėhet posaēėrisht e popullarizuar qė prej decenieve tė para tė shekullit nėntėmbėdhjetė, kurse romantikėt janė shkrimtarėt e parė qė interesimin e njohur tė shkrimtarėve tė shekujve tė pėrparshėm pėr letėrsinė klasike greke dhe romake e zėvendėsojnė me interesinim pėr letėrsinė e gjithė popujve tė tjerė. Kureshtja e romantikėve qė tė mėsojnė sa mė shumė pėr kulturat dhe letėrsitė e popujve tė ndryshėm qoftė edhe mė tė largėt, ėshtė e shoqėruar edhe prej gatishmėrisė qė tė pėsojnė ndikimin e tyre. Pikėpamjet e tyre kozmopolite nė lidhje me gėrshetimin e kulturave tė ndryshme janė artikuluar posaēėrisht qartė nė kritikėn e poetit tė madhe gjerman, Gėte, i cili nė parathėnjen e biografisė sė Shilerit, tė shkruar prej kriktikut anglez Tomas Karlajlit, pėrpos tjerash, shkruan Qė prej disa kohėsh po flitet pėr njė letėrsi tė pėrgjithshme botėrore dhe po flitet me tė drejtė: sepse, tė gjithė popujt, tė trazuar dhe tė pėrzjerė gjatė luftėra ve tė tmershme e pastaj secili i izoluar mbasi i kanė njohur gjėrat e huaja, i kanė pėrvetėsuar ato dhe kanė zėnė tė ndjejnė kėrkesa deri atėherė tė panjohura shpirtėrore. Pėr kėtė shkak ėshtė shfaqur ndjenja e marrėdhėnjeve fqinjsore dhe, nė vend tė izolimit tė deriatėhershėm, shpirti jonė ėshtė mbushur dėshirė qė tė pranojmė njė qarkullim pak a shumė tė lirė kulturor". Varėsia e gjithanshme materiale dhe shpirtėrore e popujve pėr tė cilėn flasin klasikėt e marksizmit, dhe etja e tyre shpirtėrore pėr njohjen reciproke pėr tė cilėn flet Gėte, vijnė duke u zgjeruar dhe thelluar gjithnjė e mė shumė sa mė afėr shekullit tonė. Pėrparimi teknik i arritur nė kėtė shekull qė, sikundėr thuhet, ėshtė mė i madh se pėrparimi teknik gjatė gjithė shekujve tė shkuar tė qytetėrimit botėror, i ka tejkaluar kufinjtė, qė dikur qėndronin ndėrmjet popujve dhe kontinenteve tė ndryshme. Qarkullimi i informatave pėrmes mediumeve tė informimit, para tė cilave nuk qėndrojnė as barierat mė tė forta shtetėrore dhe politike, ka ndikuar shumė nė afrimin e popujve nė pikėpamje tė njohurive qė kanė njėri pėr tjetrin. Kureshtja njerėzore pėr tė njohur popujt dhe kontinentet e tjera, pėr tė ditur sa mė shumė pėr ta, kurrė nuk ishte e kėnaqur si nė kėtė kohė. Njeriu i sotėm ėshtė i bombarduar rregullisht me lajme mbi njerėzit, ngjariet, tė shkuarėn, tė tanishmen dhe kulturėn e vendeve dhe popujve tė ndryshėm. Pėr popujt e ndryshėm dhe kulturat e tyre, njerėzit nuk mėsojnė mė vetėm pėrmes lajmeve tė gazetave dhe tė radios, por edhe pėrmes fotografisė sė televizionit. Aq sa ndikojnė mjetet e informimit nė njohjen e popujve, po aq ndikojnė prodhimet industriale nė stilin e jetės, nė unifikimin e mėnyrės sė jetės sė tyre. Banorėt e vendeve tė ndryshme, me zakone dhe veēori etnike tė ndryshme, vishen, argėtohen, pushojnė, punojnė, jetojnė nė mėnyra pėrafėrsisht tė ngjashme apo edhe tė njėjta. Industria me prodhimet e saj stereotipe, pa dyshim, ka sjellė shuarjen e ca karakteristikave tė jashtme folklorike dhe kombėtare. Nė kėtė proces janė pėrfshirė edhe shqiptarėt. Pėrpos nė fshatrat, mjerisht, akoma tė prapambetura, njeriu ynė as nuk jeton as nuk vishet mė si pėrpara tri deceniesh e lene mė si nė shekullin e kaluar. Nė vend tė plisit ai vė nė kokė shpesh kapelėn apo kasketėn; nė vend tė tirqve ai vesh pantollonat prej stofi; nė vend tė kavallit dhe tė lahutės ai shpesh dėgjon burinė apo violinėn; nė vend tė kalanicės ai pėrdor pjatėn, kurse nė vend tė lugės sė drurit pėrdor pirunin. Krahas ndryshimeve nė jetėn e njerėzve, industria dhe teknika kanė sjellė ndryshime edhe nė fushėn e arteve figurative: nė pikturė, nė skulpturė dhe nė arkitekturė. Studjuesi i ndikimeve tė teknikės nė artet figurative, Pjer Frankastel, ka konstatuar nė veprėn e tij tė njohur Arti dhe teknika se teknika ka sjellė universalizimin e formave figurative, ashtu si edhe tė stilit jetėsor: Pavarėsisht prej dashurisė qė disa qarqe kanė ndaj formave folklorike apo formave tė artit popullor njė rrymė e fuqishme e tėrheq shoqėrinė bashkėkohore qė tė pėrdorė tipe tė njėjta objektesh qofshin ato nga natyra figurative apo utilitare. Sot ndėrtojnė dhe vishen njėsoj nė Paris, Yarshavė, Rio de Zhaneiro dhe nė Pakistan. Ekspozitat e pikturės janė jashtėzakonisht tė ngjashme prej Sidnejit deri nė Osllo, Madje edhe atje ku shfaqet njėfarė stagnimi, si nė Bashkimin Sovjetik, aplikohen forma tė gjuhės figurative qė u rezistojnė disa pėrvojave bashkėkohėse, por qė e vazhdojnė artin e djeshėm tė perėndimit, duke mos krijuar kurrfar formash apo materialesh". Nuk do mend se teknika, e cila mund tė drejtojė pak a shumė stilin dhe formėn e arteve figurative pėr shkak se ato janė tė varura prej teknikės, nuk mund tė ushtrojė njė ndikim tė tillė edhe nė krijimtarinė letrare. A do tė thotė kjo se procesi i universalizmit tė formave dhe tė shijeve, qė nė njėfarė mėnyre ėshtė i nxitur prej mediumeve tė komunikimit dhe teknikės, nuk ėshtė shprehur edhe nė artin e fjalės? Sigurisht po, por, sigurisht, jo nė atė masė. Shkrimtarėt e njė vendi sot mund tė informohen shpejt dhe lehtė se si shkruajnė shkrimtarėt e vendeve tė tjera; romanet mė tė mira franceze, apo amerikane, apo sovjetike mund tė gjenden shpejt nė pėrkthim apo nė origjinal nė bibliotekat e ēdo shteti dhe shkrimtarėt e tjerė mund tė shohin se si janė shkruar ato. Secili romansier ka mundėsi tė shohė se ēfarė prosedeu dhe teknike krijuese pėrdor njė shkrimtar tjetėr, kurse kėtė mundėsi nuk e kanė pasur shkrimtarėt e shekujve tė largėt. Edhe nė letėrsinė bėhen zbulime nė pikėpamje tė teknikės sė shprehjes. Kėshtu, pėr shembėll, teknika e monologut tė brendshėm, tė cilėn e ka afirmuar, megjithėse nuk e ka pėrdorur vetė i pari, romansieri i madh, Xhems Xhojsi, ėshtė njė prej tė mirave, tė cilėn, me modifikime tė ndryshme, e zbatojnė pjesa mė e madhe e romansierėve bashkėkohorė. ėshtė e qartė, pra, se proceset e sotme kulturore flasin pėr afrimin e shijes, tė interesimit dhe tė mėnyrave tė shprehjes tė krijuesve bashkėkohorė. Izolimi kulturor, ashtu sikundėr edhe izolimi shkencor, ėshtė disi i pamundshėm dhe, nė qoftė se do tė ishte i mundshėm, atėherė do tė ishte i rrezikshėm. Kombet e Bashkuara sot janė duke u pėpjekur tė formojnė njė byro informative, qė do t“ju dėrgonte informatat shkencore tė gjitha vendeve, nė mėnyrė qė tė mos derdhen shpenzime tė panevojshme rreth hulumtimeve dhe zbulimeve tė bėra nė ndonjė vend tjetėr. Mund tė besojmė se njė byro e tillė artistike do tė ishte e panevojshme por, nė qoftė se izolimi shkencor do tė ishte katastrofal pėr ardhmėrinė e njė populli, ėshtė e sigurtė se edhe izolimi letrar dhe kulturor do tė ishte njė rrezik i madh pėr ardhmėrinė e kulturės sė atij populli. Izolimi kulturor dhe letrar, pėr mė tepėr, sot ėshtė njė vetėvrasje e vetėdijshme, tė cilėn mjerisht, mund ta bėjnė vetėm individėt, por, fatlumnisht, kurrė tė gjithė krijuesit. Ēdo letėrsi kombėtare ka nevojė tė ndjejė zėrin e letėrsive tė kombeve tė tjera, kurse pėrkthimet, pėrpos funksioneve tė tjera, kryejnė edhe funksionin fisnik tė gėrshetimit tė ndjeshmėrive, tė shkėmbimit tė ideve, tė afrimit dhe mirėkuptimit ndėrmjet popujve. Shkrimtarėt apo studjuesit e tyre qė sot mendojnė se njė letėrsi kombėtare duhet tė frymėzohet prej letėrsisė popullore dhe prej traditės sė vet nė mėnyrė tė vetėdijshme apo tė pavetėdijshme i bėjnė, pra, njė shėrbim tė keq kulturės shpirtėrore tė popullit tė tyre. A do tė thotė kjo, ndėrkaq, se ndikimet e pranuara prej letėrsive tė popujve tė tjerė duhet t“i drejtojnė kahjet, frymėzimet dhe format e shprehjes nė njė letėrsi kombėtare? Hapja e njė letėrsie para ndikimit tė letėrsive tė popujve tė tjerė nė asnjė rast nuk duhet tė nėnkuptojė, dhe nuk guxon tė nėnkuptojė, cėnimin e karakterit tė saj origjinal, autokton kombėtar. Letėrsia e privuar prej karakterit tė saj autokton kombėtar mund tė jetė vetėm njė letėrsi epi» goniste dhe nė njė rast tė tillė ajo nuk mund tė jetė kaptinė interesante as e letėrsisė botėrore. Ēdo komb, ēdo popull ka fatin e vet specifik nė historinė e pėrbotshme, qė, natyrisht, varet edhe prej fatit tė popujve tė tjerė; ēdo popull ėshtė i pajisur me disa cilėsi tė papėrsėritshme ndonėse historikisht tė kushtėzuara etnike, qė doemos ndikojnė edhe nė karakterin e krijimtarisė sė tij shpirtėrore. Letėrsia, nė tė cilėn nuk vijnė nė shprehje tė plotė kėto specifika shoqėrore, historike dhe etnike nuk mund tė jetė letėrsi e vėrtetė. Nė studimin e tij tė njohur mbi Tolstojn dhe ndikimin qė realisti i madh rus ka ushtruar nė letėrsitė e perėndimit, Gjergj Llukaē me tė drejtė pohon: Ēdo letėrsi vėrtet e madhe. pavarėsisht se sa mund tė pėsojė ndikime, ecėn rrugės sė zhvillimit tė vet organik, qė e caktojnė kushtet shoqėrore dhe historike tė atdheut". Shkrimtari, qė nuk frymėzohet prej fatit historik dhe ekzistencial tė popullit tė vet, qė nuk shpreh etikėn, etnopsikologjinė dhe botėn karakteristike tė kėtij populli nuk mund tė jetė shkrimtar i madh, kurse veprat e tij nuk mund t“i shėrbejnė afrimit tė popujve dhe ndikimit frytėdhėnės tė kulturave dhe letėrsive tė tyre. Letėrsia mirret me trajtimin e sė veēantės dhe sa mė thellėsisht, sa mė plotėsisht, sa mė gjithanshėm tė trajtohet kjo e veēantė, aq mė tepėr vjen nė shprehje karakteri i pėrgjithshėm, universal i veprės letrare. Tė gjithė njerėzit, dhe tė gjithė njerėzit e tė gjitha kombeve lindin, rriten, dashurojnė dhe vdesin, por tė gjithė njerėzit e tė gjitha kombeve lindin, rriten, dashurojnė dhe vdesin brenda disa kushteve tė caktuara, brenda njė pėrvoje historike dhe shoqėrive, qė e karakterizojnė atė komb, atė mjedis. Ēdo njeri i dashuruar do t“i thotė tė dashurės sė tij: tė dua, xhan, tė dua dhe do t“i thotė se e dashuron nė gjuhėn e tij kombėtare, por do ta realizojė dashurinė me tė brenda kushtesh tė posaēme, specifike pėr mjedisin dhe popullin e tij. Disa shkrimtarė mendojnė se veprat e tyre do tė jenė kuptimisht univesale vetėm nė qoftė se mirren me trajtimin e disa dukurive universale dhe nė qoftė se kėto dukuri universale i pėrfaqėsojnė pėrmes personazhesh tė paidentifikuara, me emra simbolike, dhe pėrmes ngjarjesh tė pacaktuara nė pikėpamje kohore. Nuk ėshtė rastisje pse veprat e kėtilla bėhen shpejt tė mėrzitshme pikėrisht pse e veēantja e trajtuar nė to duket abstrakte, metafizike. Me pandehjen se nė atė mėnyrė mund ta meritojnė mė lehtė atributin e shkrimtarėve modernė, ata harrojnė se edhe prozatorėt modernė, sikundėr janė Xhems Xhojsi, Marsel Prusti, Virgjinia Vulfi, Viljem Fokneri, kurse sot Natali Saroti, Mishel Bytori dhe Alen Rob-Grije, u venė emra tė caktuar personazheve tė yeta dhe i bėjnė bartės tė ngjarjeve tė njė mjedisi tė caktuar: irlandez, francez, apo amerikan. Ashtu sikundėr mund tė shndėrrohet insistimi realist, natyralist, nė provincializėm, po ashtu, mund tė shndėrrohet transhistorizmi nė universalizėm tė rrejshėm. Njė pohim i kėtillė nuk do tė thotė se nuk mund tė shkruhen edhe vepra, nė tė cilat mungojnė personazhet nacionalisht tė emėrtuara dhe ngjarjet ambientalisht tė lokalizuara, apo se veprat e tilla nuk mund tė kenė vlerė, shpesh, tė lartė artistike, por kjo do tė thotė se veprat e tilla nė asnjė rast nuk ėshtė e thėnė se janė universale pėr vetė faktin pse nuk janė nacionale pėrkah pėrmbajtja. Letėrsia, nėpėr dejt e sė cilės nuk rrjedh gjaku i atdheut, nuk mund tė jetė vetėvetiu letėrsi nėpėr dejt e sė cilės do tė rrjedhė gjaku i botės. Shkrimtari i cili nuk e ndjen pulsin e popullit tė vet, aq mė pak mund tė jetė shkrimtar qė do tė ndjejė pulsin e gjithė njerėzimit. Eskili ėshtė shkrimtar i gjithė botės pėr shkak se ėshtė nė radhė tė parė shkrimtar i grekėve tė lashtė; Dante ėshtė shkrimtar i botės pėr shkak se ėshtė shkrimtar i italianėve mesjetarė; Shekspiri ėshtė shkrimtar botėror pėr shkak se ėshtė nė radhė tė parė shkrimtar anglez; Rabindranat Tagora ėshtė shkrimtar botėror pėr shkak se nė radhė tė parė ėshtė shkrimtar i indianėve; Tolstoj, Dostojevski, Tomas Mani, Balzaku, Marsel Prusti, Njegoshi, Naimi janė shkrimtarė tė mėdhenj pėr shkak se janė nė radhė tė parė rus, gjerman, francez, malazez, shqiptar. Thellėsia e trajtimit tė sė veēantės kombėtare e kushtėzon, pra mundėsinė e ngritjes kuptimore tė saj nė tė pėrgjithshme njerėzore. Sepse, shkrimtarėt qė shtrojnė ēėshtje tė rėndėsishme kombėtare njėkohėsisht shtrojnė ēėshtje tė rėndėsishme tė gjinisė njerėzore; shkrimtarėt qė janė nė gjendje tė shohin dhe shprehin synimet kombėtare njėkohėsisht i shprehin edhe synimet historike botėrore. Shkrimtarėt e mėdhenj janė bėrė tė mėdhenj duke trajtuar atė qė mė sė miri e kanė njohur dhe, meqenėse e kanė njohur mė sė miri fatin dhe ekzistencėn e popullit tė vet, ėshtė e kuptueshme pse gjithė shkrimtarėt e mėdhenj janė nė radhė tė parė shkrimtarė kombėtarė. Tė gjithė ata qė pėr hir tė karakterit universal e harrojnė ose e injorojnė karakterin kombėtar tė letėrsisė, nė tė vėrtetė i shėrbejnė vetėdijshėm ose jo, njė, le ta quajmė ashtu, politike imperialiste letrare dhe kulturore. Tė kėtillėt qėndrojnė nė tė njejtin front tė barikadave me ata qė kur flasin pėr letėrsinė botėrore nė tė vėrtetė flasin pėr letėrsitė e popujve tė mėdhenj, qė, shpresojnė, duhet t“ua diktojnė kahet. idetė, format letėrsive tė popujve tė vegjėl. Kreatorėt e diplomacisė sė dominimit politik gjithmonė i kanė pasur ithtarėt e vet edhe nė radhėt e krijuesve qė diplomacinė e tyre e kanė plotėsuar me politikėn e dominimit kulturor. Njė popull mund ta ēmojė sinqerisht njė popull tjetėr vetėm nė qoftė se i respekton verēoritė me tė cilat ai ndryshon prej tij, ashtu siē mund ta respektojė njė krijues i talentuar krijuesin tjetėr nė qoftė se ndryshon prej tij. Afrimi i popujve pėrmes ngjashmėrive, unifikimit, ėshtė i rrejshėm; afrimi i vėrtetė mund tė mbėshtetet vetėm nė respektin e plotė tė ndryshimeve historike, shoqėrore, etike, etnopsikologjike, kurse letėrsia ėshtė mediumi mė i pėrshtatshėm i shprehjes artistike, qė mund t“i shquajė ato nė plotėsinė e tyre kombėtare. Shkrimtarėt shqiptarė do t“i kontribuojnė afrimit tė popullit tonė me popujt e tjerė tė botės, nė qoftė se nė veprat e tyre, qė do tė pėrktheheshin nė gjuhėt e huaja, i shprehin sa mė thellė, sa mė gjithanshėm, veēoritė historike, shoqėrore, etike dhe etnopsikologjike tė shqiptarėve. Ata akoma mund tė frymėzohen prej letėrsisė popullore dhe prej menēurisė sė popullit tonė duke u ruajtur mos tė biejnė nė folklorizėm dhe prej letėrsive tė popujve tė tjerė, duke u ruajtur mos tė bėhen imitues tė tyre. Duke i asimiluar shpikjet e shkrimtarėve tė shquar tė popujve tė tjerė, nė njėrėn, kurse duke e shprehur sa mė plotėsisht qenjen tonė kombėtare nė anėn tjetėr, ata do tė mund ta vėnė letėrsinė tonė krah pėr krah letėrsive tė popujve tė tjerė, tė bindur se ashtu e pasurojnė me njė kaptinė akoma tė hapėt letėrsinė botėrore. Njė komb mund tė jetė mė i pėrparuar se njė komb tjetėr nė pikėpamje ekonomike dhe teknike, por asnjė komb nuk mund tė jetė mė i dalluar se njė komb tjetėr nė pikėpamje tė prirjeve dhe aftėsive krijuese. Gjenialitetin krijues nuk e kushtėzon zhvillimi ekonomik; gjenitė e fjalės artistike lindin nė mjediset e zhvilluara dhe tė prapambetura. Veprat e tyre pėrfaqėsojnė zėrin origjinal tė popullit tė tyre nė parlamentin e madh tė letėrsisė botėrore. Duke folur pėr romanin latino-amerikan, kritiku kubanez, Miguel Pedro Gonzales, me tė drejtė ka thėnė: ėshtė koha qė Amerika tė kuptojė se nuk mund tė vallėzojė gjithmonė sipas muzikės sė tė huajve. Mendoj se kjo vlen pėr politikėn aq sa edhe pėr letėrsinė". Dhe, mund tė shtohet se kombet e sotme do tė afrohen me tė vėrtetė nė qoftė se mėsohen tė kuptojnė, ēmojnė dhe duan muzikat, domethėnė zėrat e ndryshėm tė njeri tjetrit. Ne duhet tė pėrpiqemi ta shquajmė sa mė mirė zėrin tonė duke u kujdesur nė tė njėjtėn kohė tė dėgjojmė zėrat e popujve tė tjerė. 1972 |