• Hyrja
  • ABBOTT, J. S. C. - Eastern Question, The
  • ANDERSON, Thomas M. - Irrepressible Conflict in the East, The
  • BAJRAMI, Isuf B - Cikėl poetik nga Isuf B. Bajrami
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė dashurie
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė popullore te rilindjes kombetare
  • BLIND, Karl - Crisis in the East, The
  • BLISS, Edwin Munsell - Eastern Question and Questions, The
  • BUNCE, O. B. - Turks, The Greeks and The Slavons, The
  • CARCANI, Selaudin - Sami Frasheri
  • DOJAKA, Abaz - Karakteri i lidhjeve martesore para ēlirimit
  • DUKA-GJINI, Pal - Prelė Tuli i Salcės
  • DWIGHT, Henry O. - Typical Turks
  • FISHTA, Gjergj - Anzat e parnasit
  • FRASHėRI, Sami - “Fjalėt e urta”
  • GRAMENO, Mihal - Vepra
  • HASANI, Hasan - Ajkuna e Rugoves
  • HOXHA, Enver - “Vetadministrimi“ Jugosllav, teori dhe praktikė kapitaliste
  • HOXHA, Rexhep - Tokė trėndafilash
  • KARAISKAJ, Gjerak - Pesė mijė vjet fortifikime nė Shqipėri
  • KEEP, Robert P. - Boundary of Greece, The
  • LONGFELLOW, Henry W. - Scanderbeg
  • MAYHEW, Athol - Selected Articles
  • MJEDA, Ndre - Vjershash pėr fėmijė
  • PANJOHUR - Life of Ali Pacha
  • PORADECI, Lagush - Vdekja e Nositit
  • QOSJA, Rexhep - Panteoni i rralluar
  • SHKURTI, Spiro - Kontribut per hartėn kostumologjike tė rrethit te Sarandės
  • PANTEONI I RRALLUAR

    REXHEP QOSJA

    KRITIKA PA ESTETIKė

    Nė qoftė se nuk mund tė thuhet se ėshtė kritik me ndikim tė madh dhe frytdhėnės nė rrjedhat e sotme mjaft tė degėzuara tė letėrsisė shqipe, sigurisht se do tė mund tė thuhet se tani pėr tani Razi Brahimi ėshtė njėri prej kritikėve mė produktiv dhe akoma tė lexuar shqiptar, shkrimet e tė cilit janė botuar nė vėllime tė veēanta duke filluar prej vitit 1960 kur pėrmbledhje tė shkrimeve kritike edhe nuk kishte nė letėrsinė tonė. Bibliografia e gjertanishme dėshmon se kėrshėria e tij studjuese ėshtė mjaft e gjithanshme dhe, nė pikėpamje tė viteve letrarė, qė ua kushton interisimin e vet, mjaft e gjerė: ai mirret, gati se, me tė njėjtin sukses dhe tė njėjtėn kompetencė si me letėrsinė e sotme, ashtu edhe me letėrsinė e paraluftės, megjithėse me tė parėn mė shpesh dhe mė me pėrkushtim se me tė dytėn, mandej me prozėn, me poezinė, me disa probleme tė veēanta tė letėrsisė sė sotme shqipe e, ndonjėherė, edhe me disa probleme tė veēanta tė letėrsisė nė pėrgjithėsi. Nė tė njėjtėn kohė pėr tė mund tė thuhet se ėshtė njeri prej kritikėve tė paktė shqiptarė, qė aktivitetin e vet si studjues i letėrsisė e shpreh pėrmes formave tė ndryshme tė kritikės sikundėr janė reēensioni, artikulli, vėshtrimi, eseu, trajtesa, studimi eseistik, kurse monografia ėshtė akoma i vetmi lloj i kritikės, tė cilin nuk e ka provuar. Megjithėse mirret edhe me krijimtarinė imagjinative, duke i provuar mėndėsitė e veta qoftė nė tregim e novelė, qoftė nė roman, prirja e tij prej prozatori ka mbetur gjithnjė nėn hijen e prirjes prej kritiku dhe historiani tė letėrsisė shqipe.

    Libri i Kritikave tė Razi Brahimit ėshtė njė pėrmbledhje e eseve, vėshtrimeve dhe studimeve tė shkurtėra, tė botuara mė parė nė pėrmbledhjet e tij Fjalė pėr letėrsinė (1960), Shėnime letrare (1965) dhe Kur flasim pėr poezinė (1972). Nė qoftė se nuk mund tė pohohet se nė kėtė pėrmbledhje janė gjetur disa prej shkrimeve tė tij mė tė mira kritike dhe eseistike, sė paku mund tė pohohet se aty janė pėrfshirė shkrimet pėr disa nga veprat e dalluara dhe krijuesit e rėndėsishėm tė letėrsisė sė sotme dhe tė traditės letrare shqipe. Duke i futur nė kėtė pėrmbledhje edhe dy punime mbi dy shkrimtarė tė rėndėsishėm tė Rilindjes kombėtare, Naim Frashėrin dhe Ndre Mjedėn, pėrpiluesi, Ali Aliu, sigurisht, ka dėshiruar ta prezentojė Razi Brahimin jo vetėm si kritik tė letėrsisė sė sotme, por edhe si historian tė letėrisėsė shqipe. Po pėr shkak se ka dashur tė zgjedhė shkrimet kritike, rėndėsia e tė cilave ėshtė e kushtėzuar prej rėndėsisė sė veprave dhe tė shkrimtarėve pėr tė cilėt bėhet fjalė nė to, ai edhe nuk ju ka dhėnė vend nė kėtė pėrmbledhje disa punimeve, qė nė mėnyrė tė drejtėpėrdrejtė mirren me ēėshtje teorike-letrare dhe qė do tė ofronin mundėsinė tė shihen mė shkoqur pikėpamjet, metoda dhe mundėsitė interpretuese dhe vlerėsuese tė kėtij kritiku. Duke u bazuar, ndėrkaq, nė metodėn dhe kriteret vlerėsuese, nė njėrėn, kurse nė disa mendime pėrgjithėsuese tė mbjella aty-kėtu nėpėr kėto kritika dhe nė shtresat e veprės letrare, pėr tė cilat interesohet nė radhė tė parė, nė anėn tjetėr, mund tė nxirren konkulzione pėr kredon kritike tė Razi Brahimit.

    Cila ėshtė, prandaj, metoda dhe cilat janė pikėpamjet letrare tė Razi Brahimit si historian dhe kritik i letėrsisė shqipe?

    Prej tė gjitha kritikave tė pėrmbledhura nė kėtė vėllim e jo vetėm prej punimeve kushtuar poemės Andrra e jetės tė Ndre Mjedės dhe poezisė sė Naim Frashėrit, shihet se Razi Brahimi e hulumton veprėn letrare nė varėsi prej kontekstit shoqėror dhe historik, duke kėrkuar nė tė nė radhė tė parė manifestimin e vetėdijes sociale dhe ideologjike tė shkrimtarit. Kėtė pikėpamje, qė karakterizon vetėm njė prej varianteve tė kritikės letrare marksiste, ai kujdeset, dhe ia arrin, mos ta tradhėtojė asnjėherė. Sipas pikėpamjeve tė tij, nė qoftė se nė jetėn, prandaj dhe nė veprėn e shkrimtarit ndikon rrethi shoqėror, me dukuritė ideore, ideologjike, politike, etike dhe, nė pėrgjithėsi, shpirtėrore, ėshtė fare e kuptueshme qė tė gjitha ato tė manifestohen nė veprėn e tij, qoftė nė mėnyrė besnike dhe tė drejtė — kur shkrimtari ka botėkuptime pėrparimtare, qoftė nė mėnyrė tė shtrembėruar — kur shkrimtari ka botėkuptime tė paqarta, reaksionare apo thjesht vuan prej paragjykimesh tė ndryshme. Materia e veprės letrare, domethėnė pėrmbajtja, e, mė nė fund, edhe forma e saj, janė, pra, tė kushtėzuara prej kontekstit shoqėror-historik dhe dukurive tė ndryshme qė e karakterizojnė atė. Me theksimin e nėnėkuptuar nga metoda e tij kritike tė kėsaj varėsie tė veprės letrare prej kontekstit shoqėror, ai, ndoshta, edhe nė mėnyrė tė pavetėdijshme mohon si karakterin krijues tė artit ashtu edhe rolin e talentit nė krijimtarinė letrare dhe artistike pėrgjithėsisht. Nuk ėshtė e ēuditshme, prandaj, pse kriteret e veta vlerėsuese si kritik Razi Brahimi i mbėshtet nė termėn realizėm. Pėr pikėpamjet e tij, realizmi ėshtė jo vetėm njė kategori historike, me tė cilėn cilėsohet njė drejtim, njė stil, njė formacion stilistik — nė ē“kuptim e pėrdorin pjesa mė e madhe e historianėve dhe teorikėve tė letėrsisė dhe ēka nė tė vėrtetė edhe ėshtė, por edhe njė kategori vlerėsuese nė aparatin terminologjik tė kritikės — ēka realizmi nuk mund tė jetė. Terma realizėm, sikundėr del prej nėnėtekstit tė tė gjitha shkrimeve tė tij, ėshtė njė si ēelės universal, njė si kallauz, me tė cilin duhet tė provohet tė ēilen dyert e tė gjitha veprave letrare, dhe jo vetėm tė letėrsisė sė sotme, por edhe tė letėrsisė sė Rilindjes kombėtare. E, nė qoftė se me kėtė kallauz nuk mund tė ēilen dyert e ndonjė vepre apo tė ndonjė periudhe letrare, sikundėr janė, bie fjala, romantizmi dhe rrymat e shkollat pasromantike, atėherė doemos fushat qė shtrihen pas atyre dyerve mė tepėr se me lulet janė tė mbushura me therra letrare. Pėrse? Sigurisht pėr shkak se krijuesit e tyre nuk janė apo nuk ishin nė gjendje ta shihnin objektivisht dhe ta pasqyronin besnikėrisht reaJitetin shoqėror e historik. Pėr kėtė shkak Razi Brahimi edhe mund tė pohojė, duke shkruar pėr Motivet dhe karakterin e poezisė sė Naim Frashėrit se romantizmi „nė kuptimin ideologjik e shoqėror i ka rrėnjėt nė mosvlerėsimin objektiv tė kushteve shoqėrore tė zhvillimit historik, ndaj gjen pikėmbėshtetje ndjenjat e pėrgjithshme njerėzore dhe diturinė, nė vend tė kontradiktave dhe luftės sė tė kundėrtave qė shumė-shumė janė dhėnė aty-kėtu si luftė e dritės kundėr errėsirės". Prej ēdo vepre letrare, pavarėsisht nga konteksti shoqėror, nė tė cilin ėshtė krijuar dhe nga formacioni stilistik, tė cilit i takon, Razi Brahimi do tė kėrkojė, sikundėr e thotė nė eseun kritik mbi novelėn e Shevqet Musarajt, Isha unė Ēobo Rrapushi, „vėrtetėsinė e paraqitjes sė heroit e tė situatave nėpėr tė cilat kalon", kurse vėrejtja kryesore qė do t“i bėjė janė „momentet qė cėnojnė realizmin" nė paraqitjen e tij dhe tė mjedisit, ku lind, jeton dhe vepron. Njė kriter i kėtillė, i zbatuar nė studimet mbi veprat e shkrimtarėve tė Rilindjes sonė kombėtare, e ka shpėnė autorin nė konkluzione antidialektike, tė cilave, nė mėnyrė indirekte, ju kanė rezistuar me tė drejtė dhe sukses studjuesit shqiptarė tė letėrsisė si Kudret Yelēa, Alfred Uēi e tė tjerė. Pėrdorimi i kategorisė realizėm nė kuptimin vlerėsues ka sjellė ashtu qė ai mos tė ketė fare mirėkuptim pėr disa karakteristika ideore dhe stilistike tė romantizmit tonė. Nė studimin e pėrmendur eseistik mbi poezinė e Naim Frashėrit, Razi Brahimi do t“i bėjė njė vėrejtje serioze autorit tė Historisė sė Skėnderbeut pėr shkak se nė kėtė poemė „kanė gjetur vend edhe figura fantastike — fetare si Dervishi nė kėngėn e tretė, hija e tė vdekurit (Kėnga e pestė), Engjėlli i urtėsisė (Kėnga XII) etj., qė mund tė jenė pėrdorur edhe pėr lehtėsi kompozicionale, po prapė ruajnė karakterin e tyre jorealist". Jo vetėm prej njė shkrimtari romantik, ēfarė ishte edhe Naim Frashėri, por, shpesh, as prej njė shkrimtari realist, nuk mund tė kėrkohet t“ju ketė shmangur elementeve fantastike, pėr arėsyen e thjeshtė pse ato mund tė kryejnė dhe kryejnė funksion tė rėndėsishėm artistik: pėrmes tyre shkrimtari e transformon realitetin me qėllim tė zbulimit tė sė vėrtetės qenėsore tė tij. Dihet se shkrimtarėt e romantizmit i karakterizon tėhuajsimi prej shoqėrisė nė tė cilėn jetojnė dhe, si pasojė e huajsimit, ikja nė tė kaluarėn mesjetare, nė orient dhe, nė mitologjitė nacionale — siē veprojnė romantikėt e Evropės Perėndimore, kurse ikja nė tė kaluarėn e lavdishme dhe mitologjinė nacionale — siē veprojnė romantikėt e vendeve tė robėruara asokohe, prandaj edhe romantikėt shqiptarė. Nė kėtė ikje tė tyre imagjinative, romantikėt doemos janė zatetur nė elementet fantastike: drangonjt, zanat, shtojzavallet, engjujt, dervishėt, shtrigat, djajt, lugetėrit, vėrkolakėt e tė tjera, qė do ta cilėsojnė dhe dallojnė botėn imagjinative tė romantikėve prej botės letrare tė shkrimtarėve tė tė gjitha periudhave tė tjera historike dhe jo pse mund tė jenė pėrdorur vetėm nė veprat e romantizmit, por pse vetėm nė veprat romantike kryejnė funksion tė veēantė ideoartistik, duke u bėrė si cilėsi e stilit, nė kuptimin e ngushtė tė fjalės ashtu edhe e botėkuptimit tė tyre. Prandaj, t“i bėsh vėrejtje njė romantiku ēfarė ėshtė Naim Frashėri pse nė veprėn e vet fut elemente fantastike, qė kanė karakter jorealist, ėshtė njėsoj sikur tė shtrosh pyetjen pėrse fare ekziston romantizmi si drejtim letrar, qė me idetė, problemet dhe, mė nė fund, edhe formėn e veprave qė e cilėsojnė, ėshtė superstrukturė e kontekstit shoqėror-historik, kurse tė shtrosh pyetjen pėrse ekziston romantizmi ėshtė njėsoj sikur tė shtrosh pyetjen pėrse janė bėrė Revolucioni i madh francez, qė aqė shumė ka ndikuar nė vetėdijen dhe botėn shpirtėrore tė romantikėve, Revolucioni i Korrikut, Revolucioni hungarez, Revolucioni i Tetorit, e tė tjera. Dhe, nė fund, tė bėsh njė pyetje tė tillė ėshtė njėsoj sikur tė kėrkosh qė tė njėjtat forma tė shprehjes, tė njėjtat lloje dhe gjini letrare tė petrifikohen njėherė e pėrgjithmonė, ēka, fatlumisht, nuk ėshtė e mundur. Nė kėtė mėnyrė, parimi historik, qė ėshtė kontributi mė i rėndėsishėm, me tė cilin marksizmi e ka pasuruar shkencėn e historisė sė letėrsisė, ndonjėherė nuk ka dhėnė pohime tė qėndruara nė praktikėn kritike tė Razi Brahimit qoftė pėr shkak tė pėrdorimit tė gabuar, antihistorik, tė kategorisė realizėm — kur bėn fjalė pėr veprat e rilindėsve tanė, qoftė pėr shkak tė pėrdorimit tė saj nė njė kuptim tė ngushtė — kur bėn fjalė pėr veprat e shkrimtarėve tė sotėm. Megjithėse nė shkrimet e botuara nė pėrmbledhjen Kritika nuk ėshtė thėnė shkoqur, prej kritereve me tė cilat i vlerėson disa vepra dhe prej vetė veprave qė vlerėson mė sė shumti, mund tė shihet se termėn realizėm ai e njajson me pasqyrimin besnik, thuaja, natyralist tė realitetit, kurse si funksion themelor, kryesor tė artit konsideron vetėm funksionin gnoseologjik dhe edukativ. Vepra letrare pėr kuptimin e tij ėshtė realiste vetėm nė qoftė se ėshtė shprehje, pasqyrim besnik i realitetit shoqėror, domethėnė nė qoftė se dukuritė shoqėrore, morale, ideologjike e tė tjera tė kohės gjejnė nė tė manifestimin besnik, domethėnė pasqyrėn e vet mė tė rrafshėt. Nė qoftė se ato dukuri, tė trajtuara nė veprėn letrare, nuk qėndrojnė vizavi dukurive adekuate tė realitetit objektiv, atėherė realizmi i realitetit objektiv ėshtė tradhėtuar, shtrembėruar nė tė dhe ajo ėshtė e rrejshme. Vepra letrare, qė nė kėtė kuptim nuk ėshtė realiste nuk mund tė jetė as artistikisht e denjė, prandaj doemos do tė gjendet nėn tehun e mprehtė tė shpatės kritike tė Razi Brahimit. Duke i bazuar analizat ideologjike dhe vlerėsimet e tij kritike nė kėtė koncept tė thheshtėsuar tė kategorisė realizėm, ai ėshtė detyruar tė vlerėsojė mė lart se ē“meriton ndonjė vepėr letrare, tė kritikojė mė rreptė se ē“meriton ndonjė tjetėr, ose, mė nė fund, tė pėrpiqet t“i zbresė nė nivelin realist disa elemente tė ndonjė tė trete, sikundėr i ngjet me Andrrėn e jetės tė Ndre Mjedės. Razi Brahimi do t“i kishte shpėtuar kritikat e veta prej simplifikimeve tė kėtilla po tė kishte qenė mė mirė i informuar mbi tė ngjarat nė mendimin teorik dhe estetik nė botė, po tė ishte edhe tek ne shqiptarėt mė i zhvilluar se ē“ėshtė diskutimi i ēėshtjeve tė tilla dhe po tė kish qenė mė parė e publikuar ndonjė vepėr si Estetika, jeta, arti e Alfred Uēit, ku kategoria e realizmit ėshtė trajtuar me njė gjerėsi pak a shumė mė tė madhe ndonėse akoma jo tė mjaftė dhe ku artit i ėshtė dhėnė edhe e drejta qė tė jetė „jo vetėm pasqyrim, por edhe krijim". Razi Brahimi sikur nuk mund tė pajtohet me mendimin se jeta e veprės letrare nuk mund tė matet me jetėn e realitetit objektiv pėr shkak se ka autonominė e vet, domethėnė realitetin e vet, e kjo, nė anėn tjetėr, domethėnė se ėshtė e krijuar sipas disa ligjėsive specifike, qė vlejnė vetėm pėr tė. Kėto ligje, sipas tė cilave krijohet njė vepėr letrare, nuk ėshtė e thėnė tė jenė identike me ligjet e jashtme tė realitetit, por ėshtė e thėnė tė kenė logjikėn e vet, tė brendshme, tė kenė ekzistencėn e vet tė logjikshme. Yepra letrare do tė jetė e rrejshme dhe nuk do tė ketė tė vėrtetėn e vet, nuk do tė jetė realitet i ri objektiv, nė qoftė se nuk ėshtė e motivuar, e bindshme, realiste nė kuptimin e saj. Shkrimtari e deformon realitetin jetėsor pėr hir tė vėrtetės sė vėrtetė jetėsore, pėr hir tė qenėsisė duke krijuar ashtu njė realitet tė ri. Nė kėtė kuptim janė vepra realiste si Komedia Hyjnore ashtu edhe Don Kishoti, si Hamleti ashtu edhe Fausti; nė kėtė kuptim janė realiste edhe tregimet fantastike tė Balzakut dhe romantikut gjerman, Hofman, tė cilat, siē thotė Gjergj Llukaēi nė Kontributet pėr historinė e estetikės, hyjnė ndėr veprat qė Karl Marksi i vlerėsonte posaēėrisht lart. Tekembramja, ēdo vepėr e vėrtetė letrare, ēdo vepėr qė ka vlerė tė pamohuar artistike ėshtė realiste nė kėtė kuptitn pėr shkak se pėrmes krijuesit tė saj, ndjenjave, mendimeve, emocioneve, dhėmbjeve, gėzimeve, vizioneve tė tij artikulohen problemet e jetės dhe tė shoqėrisė. Nė njėfarė mėnyre, ēdo shkrimtar i vėrtetė ėshtė realist, realist i thellėsive tė jetės, tek tė cilat nuk mund tė depėrtojnė shkrimtarėt qė s“mund tė thyejnė cipėn e realitetit.

    Qoftė kur gjendet nė pozitėn e pėrcjellėsit tė letėrsisė sė sotme, qoftė kur gjendet nė pozitėn e historianit, Razi Brahimi ėshtė nė radhė tė parė i interesuar pėr analizėn sociologjike dhe ideologjike tė veprės letrare apo tė krejt krijimtarisė sė njė shkrimtari. Ai shkruan mė sė shumti pėr temėn e motivet — kur bėn fjalė pėr poezinė, dhe pėr temėn e personazhet — kur bėn fjalė pėr prozėn e ndonjė shkrimtari. Si kur shkruan pėr poezinė, si kur shkruan pėr prozėn, ndėrkaq, ai mė sė shpeshti mirret me trajtimin dhe vlerėsimin e ideve tė veprės dhe tė ideologjisė sė shkrimtarit. Ai kujdeset tė gjejė ide veprimi, domethėnė ideologji edhe aty tek ndonjė kritik tjetėr do tė gjente vetėm gjeste filosofike; ai kujdeset tė gjejė deklarimin politik tė shkrimtarit edhe aty tek ndonjė kritik tjetėr do tė kėrkonte vetėm moralin dhe etikėn e tij. Ai i gjurmon me kaq kujdes idetė dhe bindjet politike tė shkrimtarit pėr shkak se ėshtė i interesuar nė radhė tė parė pėr funksionin e tyre momental nė shoqėri, pėr efektin e ndikimit tė tyre nė vetėdijen e lexuesve dhe nė tėrė organizmin shoqėror. Cilėsia dhe rėndėsia e ideve, sipas pikėpamjeve tė tij, janė nė tė njėjtėn kohė vendimtare edhe pėr vlerėn artistike tė veprės ose tė krejt krijimtarisė sė njė shkrimtari. Nė qoftė se vepra letrare nuk mund tė konsiddrohet pozitive dhe ideologjikisht funksionale nė pikėpamje tė ndikimit politik nė vetėdijen e lexuesve, atėherė nuk mund tė ketė vlerėn e duhur artistike ose, sė paku, mund tė ketė vlerė tė dyshimtė artistike. Dhe ngjet kėshtu pėr arėsye se roli i saj edukues ėshtė vendimtar edhe pėr vlerėn e saj estetike. Duke i kėrkuar dhe shquar nė radhė tė parė ideologjinė e shkrimtarit dhe karakterin edukues tė veprės letrare, Razi Brahimi e deklaron kritikėn e tij nė tė njėjtėn kohė publicistike dhe moralizuese si pėrkah qėllimi ashtu edhe pėrkah kriteret vlerėsuese. Nuk ėshtė e ēuditshme, prandaj, pse jashtė orbitės sė interesimeve tė tij kritike mbesin disa shtresa tė rėndėsishme tė veprės letrare dhe mbesin pikėrisht ato shtresa qė janė me rėndėsi tė dorės sė parė pėr inaugurimin e saj si objekt estetik: shtresa filosofike, psikologjike, etike, stilistike, gjuhėsore, e tė tjera. Nė qoftė se, megjithatė, ndonjėherė e zgjeron interesimin e tij kritik hulumtues dhe prek ndonjėrėn prej kėtyre shtresave, qė nė rastin mė tė shpeshtė mund tė jenė vetėm stili dhe gjuha e shkrimtarit, atėherė kėtė do ta bėjė fare shkurtimisht dhe nė njė mėnyrė shkollorēe. Kėshtu, pėr shembėll, ai do ta vlerėsojė, thuaja, me njė fjali stilin dhe gjuhėn e prozatorit, Dhimitėr Shuteriqi, nė tregimet e pėrmbledhjes Kėnga dhe pushka, duke shkruar sa vijon: „Me njė stil tė punuar mirė e me kujdes ai dalton ashpėr, duke evidencuar format qė i tėrheqin mė tepėr vėmendjen dhe qė i japin mė qartė lexonjėsit karakterin e heronjve dhe tė ngjarjeve". Kėshtu, nė fund tė ēdo kritike, eseu apo studimi do tė mbesė pėrshtypja se, si historian i letėrsisė, Razi Brahimi mė shumė mirret me kontekstin e veprės dhe ideologjinė e shkrimtarit, duke rėnė ashtu nė pozitivizėm dhe vulgarizime, kurse, si kritik dhe pėrcjellės i letėrsisė sė sotme, mė shumė me idetė dhe tendencėn politike tė autorit, duke e thjeshtėsuar dhe varfėruar veprėn. Kritikės sė tij, pra, i mungon kurdoherė estetika.

    Po, nė qoftė se, mė nė fund, si e metė e madhe e kėsaj kritike mund tė konsiderohet heshtja e aspektit estetik tė veprės letrare — ēka i mungon gjithmonė kritikės ideologjike, si njė meritė e saj mund tė konsiderohet pėrpjekja e zbulimit dhe analizės sė vizioneve historike dhe sociale — ēka i mungon gjithmonė kritikės formaliste. Besnikėria ndaj pikėnisjes i ka dhėnė mundėsi atij, ndėrkaq, qė nė shkrimet e veta kritike tė realizojė angazhimin e vet pėr njė ideal tė caktuar ideologjik dhe shoqėror. Dhe, si kritik me idealin e vet ideologjik, shoqėror dhe varėsisht prej tij, edhe letrar, ai ka mundėsinė tė shkruajė me patos tė vėrtetė, me zjarr, me njė entuziazėm, qė ju mungon tė gjithė atyre kritikėve, qė nėpėr botėn e letėrsisė bredhin dhe s“mund t“i lėshojnė askund spirancat pėr shkak se ju mungojnė idealet e tilla. Fjalia e tij herat mė tė shpeshta ėshtė e plotė, e pėrshkuar prej shprehjesh figurative, asociacionesh, dhe, ē“ėshtė me rėndėsi tė posaēme nė shkrimet e gjuhės diskurzive, logjikisht gjithmonė konsekuente dhe e arėsyetuar. Ai ėshtė kritik i angazhuar, i interesuar ta bind lexuesin pėr ato qė shkruan, ta bėjė tė pajtohet me pohimet dhe mohimet e tij, prandaj kėrkon dhe shfrytėzon tė gjitha mundėsitė e shprehjes gjuhėsore dhe figurative qė ta radhisė nė frontin e bashkėmendimtarėve tė tij. Pėr kėtė shkak ai mund tė konsiderohet si njė ndėr kritikėt e parė shqiptarė, qė nė praktikėn krijuese ka zbatuar parimin e njohur se pėr artin nė pėrgjithėsi, kurse pėr letėrsinė nė veēanti, nuk mund tė shkruhet ashtu sikundėr mund tė shkruhet pėr ēėshtje tė fizikės, kimisė, biologjisė, medicinės apo tė matematikės.

    Po kjo vlerė e kritikės sė tij nuk mund ta kompenzojė nė asnjė rast interesimin e ngushtė pėr njė numėr tė ngushtė tė ēėshtjeve tė letėrsisė dhe pėr njė numėr tė vogėl tė aspekteve dhe tė shtresave tė veprės letrare. Nė qoftė se letėrsia ėshtė art nė radhė tė parė, kurse vepra letrare mund tė jetė efektive dhe t“i sendėrtojė rezonancat etike dhe humane nė vetėdijen e lexuesve vetėm si vepėr artistike, atėherė edhe kritika letrare mund tė jetė funksionale vetėm nė qoftė se nuk i pėrjashton shtresat prej tė cilave janė tė kushtėzuara ato, domethėnė nė qoftė se ėshtė integrale. Nė vendet me traditė tė madhe letrare dhe kritike, sot e konsiderojnė kritikėn, dhe i japin tė drejtėn qė tė jetė, koment i veprės letrare, duke ja mohuar ashtu rolin pris, udhėrrėfyes, qė kishte nė shekujt e kaluar. Nė kėto letėrsi, ku pjesa mė e madhe e shkrimtarėve janė tė informuar dhe teorikisht tė ngritur poaq sa edhe studjuesit e tyre, kritikėve nė njėfarė mėnyre u ėshtė rrėmbyer e drejta qė tė jenė prijatarė dhe kėshilltarė diskretė tė krijuesve. Nė letėrsinė tonė, ku njė pjesė e shkrimtarėve mirren me letėrsinė duke mos dijtur t“i shqiptojnė dy fjalė pėr tė dhe duke mos pasur kulturėn e duhur letrare, teorike dhe estetike; nė kėtė letėrsi, pra, ku ka aq autodidaktė, kritikėt akoma janė tė shtrėnguar t“ju ēelin horizonte krijuesve dhe tė jenė optimalisht tė informuar pėr zhvillimin e mendimit kritik, teorik dhe estetik me qėllim qė t“i shėrbejnė mė mirė letėrsisė dhe tė mund ta pushtojnė sa mė mirė vetė veprėn letrare. Dhe, duhet t“i pranojnė kėto obligime pėr dy arėsye: e para, qė kritika e tyre tė jetė efektive dhe e dyta, qė tė jetė moderne. Detyrėn e parė Razi Brahimi e kryen, por e kryen nė njė mėnyrė tė njėanshme, kurse tė dytėn e kryen edhe mė pak, pėr shkak se tė parės ja ka flijuar tė dytėn.

    1972


    Mė lartė
    webmaster@letersi.com