|
PANTEONI I RRALLUAR REXHEP QOSJA KRIJUESI Qė S“VJETROHET Kur mė ėshtė thėnė tė pregatis fjalėn e rastit pėr Naim Frashėrin , problemi i parė para tė cilit jam gjetur ishte ky: ēka mund tė them tė re dhe akoma tė panjohur pėr atė poet, mendimtar dhe iluminist, tė cilin po e pėrkujtojmė sonte bashkarisht me rastin e shtatėdhjetėvjetorit tė vdekjes sė tij? Ēka mund tė them tė re pas gjithė atyre qė janė thėnė dhe publikuar pėr artin e tij, pėr idetė, botėkuptimin, moralin dhe pėr rolin e tij nė zhvillimin e letėrsisė shqipe dhe tė kultures shqiptare? Nė krahasim me shkrimtarėt tanė tė tjerė, pėr tė cilėt nuk jemi kujdesur tė shkruajmė gjithmonė sa duhet dhe sa meritojnė, pėr Naim Frashėrin ėshtė shkruar mė sė shumti dhe ėshtė shkruar prej studjuesish tė profileve dhe tė interesimeve tė ndryshme; pėr tė dhe pėr krijimtarinė e tij tė gjithanshme e kanė parė tė nevojshme ta thonė fjalėn e tyre historianė, kritikė, historianė tė letėrsisė, gjuhėtarė, poetė tė tjerė, pedagogė dhe, mė nė fund, shkrimtarė tė filosofisė. Tė gjithė ata kanė shkruar mbi Naim Frashėrin pėr shkak se krijimtaria e tij e gjithanshme u ka dhėnė mundėsi ta shikojnė dhe ta trajtojnė prej aspektesh tė ndryshme. Kur pėr njė shkrimtar ose krijues tjetėr shkruhet kaq shumė dhe thuaja vazhdimisht e pėr Naimin shkruhet tani 70 vite atėherė kjo do tė thotė se veprimtaria e tij krijuese jo vetėm ka luajtur dikur njė rol tė madh historik dhe kulturor, por se ėshtė, me vlerėn artistike qė ka, e gjallė, kuptimplote dhe aktuale edhe sot e gjithė ditėn. Tė gjithė ata qė kanė shkruar pėr Naimin, pavarėsisht se nga cili aspekt i janė qasur, janė pajtuar nė pėrfundimin se ai ėshtė njėri prej krijuesve mė tė mėdhenj shqiptarė, nė radhė tė parė pėr shkak se ėshtė kaq i gjithanshėm, ndonėse nė ndonjė fushė krijimtarie mė i madh se nė ndonjė tjetėr. Duke u dhėnė vepra e Naim Frashėrit njė voli tė tillė, secili prej tyre i ka vėnė portretit tė tij edhe vulėn e interesimit tė vet. Fati i veprės dhe i shėmbėlltyrės sė tij nė mendimin tonė hulumtues ka dėshmuar mendimin e shkrimtarit tė njohur francez, Andre Zhid, i cili nė njė ligjėratė mbi Dostojevskin ka thėnė Pavarėsisht se sa mund t“i shėmbėllejė njė portret modelit, ai gjithmonė e mban edhe vulėn e piktorit, dhe e mban, ndoshta po aqė sa edhe tė vetė modelit. Mė i bukuri ėshtė ai model qė lejon shėmbėllesat mė tė ndryshme dhe ofron mundėsinė pėr njė numėr sa mė tė madh portretesh". Edhe mbas tė gjitha atyre portreteve qė i janė bėrė Naim Frashėrit prej studjuesve tė ndryshėm, unė e kam quajtur tė arėsyeshme me kėtė rast vetėm tė provoj tė shtroj disa argumente nė favor tė mendimit se me tė vėrtetė kemi arėsye ta konsiderojmė atė njėrin nga krijuesit tanė mė tė rėndėsishėm. Dėshiroj t“ju pėrkujtoj nė fillim se shkalla e zhvillimit letrar, kulturor dhe pėrgjithėsisht intelektual tė shqiptarėve tė sotėm nė njėfarė mėnyre ėshtė e mbėrrijtur edhe nė saje tė nxitjeve frytdhėnėse qė i janė bėrė nė njė kohė prej krijimtarisė sė Naim Frashėrit. Kontributi qė i ka dhėnė ai zhvillimit kulturor tė shqiptarėve nuk ėshtė shprehur vetėm nė njė plan, ashtu sikundėr nuk mund tė themi se njė krijues mund tė jetė vėrtet i rėndėsishėm nė qoftė se ndikimi i tij s“realizohet nė mė tepėr se njė plan tė jetės kombėtare. Ndikimi i krijuesve tė mėdhenj, pavarėsisht prej kohės nė tė cilėn veprojnė ata, zakonisht ėshtė i shumanshėm dhe kap plane tė ndryshme tė jetės sė njė shoqėrie. Zotėron, pra, pajtimi se nė letėrsinė shqipe dhe nė kulturėn shqiptare, vepra e Naim Frashėrit ėshtė shumėfish e rėndėsishme, por kėtė rėndėsi, do tė mund tė thuhej se e provojnė tre faktorė kryesorė: e para, aspekti i ri i shikimit tė jetės, tė natyrės dhe tė shoqėrisė, qė vjen ne shprehje nė krijimtarinė e tij; e dyta, kontributi i madh qė i ka dhėnė formimit tė gjuhės sonė letrare dhe, e treta, misioni i lartė moral dhe formues, respektivisht ndikimi i madh qė kjo vepėr ka luajtur nė kulturėn, nė letėrsinė, nė jetėn dhe nė historinė e shqiptarėve. Brenda kėtyre pak minutave qė mė janė lejuar do tė jem nė gjendje vetėm t“i shtroj nė vija tė shkurtėra kėta tre faktorė, prandaj ju lus tė keni mirėkuptim pse disa ide vetėm do tė nxiten, po nuk do tė zhvillohen plotėsisht. Duhet tė theksoj menjėherė se kėta tre faktorė provojnė njėkohėsisht rėndėsinė e pėrhershme tė krijimeve tė tij mė tė mira letrare pėr shkak se janė realizuar nė nivelin e duhur artistik, qė u jep atyre vlerė tė pėrhershme. Sikundėr i ėshtė e njohur shumicės prej jush, para fillimit tė Rilindjes kombėtare, letėrsia dhe kultura jonė janė zhvilluar nėpėr disa qendra gati tė shkėputura njėra prej tjetrės nė Veri, nė Jug dhe nė truallin e arbėreshėve tė Italisė. Kulturėn shqiptare qė do ta sintetizojė kultura e Rilindjes, e pėrbėjnė, pothuaj, katėr kultura tė pa njė kontinuitet tė mirėfilltė: e katolikėve tė Veriut, e ortodokėsve tė Jugut, e bejtexhinjve dhe e arbėreshėve tė Italisė. Pjesa mė e madhe e krijuesve tė asaj kohe tė shumtėn e herave nuk kanė ditur njėri pėr tjetrin, prandaj as kanė mundur tė pėsojnė ndikimin e shoqi-shoqit. Asokohe s“kishte ndonjė shkrimtar qė do tė mund t“u imponohej tė tjerėve me autoritetin e vet, por edhe sikur tė kishte, ai nuk do tė mund tė vinte nė shprehje pėr shkak tė karakterit provincial tė gjuhės sė shkrimeve tė tij. Shkrimtarėt qė i kanė paraprirė Naim Frashėrit, e kanė parė dhe e kanė shpjeguar botėn nė varėsi prej besimit tė tyre: shkrimtarėt katolikė dhe ortodoksė, duke u nisur prej dogmės kristiane, kurse bejtexhinjtė dhe, nė pėrgjithėsi, shkrimtarėt muslimanė, duke u nisur prej dogmės muhamedane. Nė qoftė se i lėmė anash vargėruesit e parėndėsishėm, qė kanė pasur bindje mė tė pėrparuara, por qė nė shkrimet e tyre nuk kanė mundur t“u japin shprehje sa tė mund tė ndikojnė me to, atėherė del se nė atė kohė shqiptarėt gjendeshin nė errėsirėn e mesjetės, ndėrsa te popujt e tjerė ndikonin idetė progresive tė nxitura prej Revolucionit tė madh francez. Evropa kishte filluar tė kuptonte, e diku-diku e kishte kuptuar mirė, se ē“do tė thotė populli, kurse shqiptarėt akoma e dinin vetėm se ē“do tė thotė pėrkatėsia fetare. Kjo nuk do tė thotė se ndryshimi fillon me Naim Frashėrin, meqenėse aspekti i ri i shikimit tė jetės, tė natyrės dhe tė shoqėrisė, qė vjen nė shprehje tė plotė nė krijimtarinė e tij, ishte njė tendencė qė ndėr shqiptarėt kishte zėnė tė pėrhapej ē“prej fillimit tė dccenjes sė katėrt tė shekullit XIX. Nė letėrsi dhe nė fjalėn e shkruar pėrgjithėsisht, ndėrkaq. ajo do tė vijė nė shprehje tė plotė, duke u shfaqur nė masėn qė mund tė ushtrojė ndikim nė pėrmasa mė tė gjera, vetėm nė krijimtarinė e tij, e cila kishte karakter tė theksuar popullor. Naim Frashėri ka filluar tė shkruajė rreth Lidhjes sė Prizrenit, domethėnė nė momentin kur ajo tendencė ėshtė e nxitur shumė prej vetė situatės historike nė tė cilėn u gjetėn shqiptarėt aq sa edhe prej kontekstit historik nė Ballkan dhe nė Evropė. Nuk ėshtė e thėnė kot se koha krijon njerėz tė mėdhenj, por duhet shtuar se njerėzit e mėdhenj, zakonisht, pregatiten me vite, me decenje apo me shekuj. Nė kėtė mėnyrė ėshtė pregatitur edhe Naim Frashėri nė kulturėn dhe nė letėrsinė tonė. Si bir i kohės sė vet, ai ka pėrqafur pėrgjegjėsinė qė i ka imponuar ajo, por si krijues i pregatitur gjatė disa decenjesh ai ka mundur tė sintetizojė tendencat mė pozitive tė letėrsisė shqipe dhe tė kulturės shqiptare deri nė atė kohė. Nuk ėshtė Naim Frashėri i vetmi krijues qė ka pėrqafur kėtė pėrgjegjėsi, mbasi njė gjė tė tillė e kanė bėrė edhe shumė tė tjerė. dhe nuk janė bėrė krijues tė mėdhenj, por ai ėshtė i vetmi qė, nė saje tė prirjes sė vet tė madhe ka mundur t“i japė shprehjen adekuate artistike asaj pėrgjegjėsie dhe tė shprehė kahet mė pozitive tė kohės nė tė cilėn u shfaq ajo. Ku qėndron rėndėsia historike e aspektit tė ri tė shikimit tė jetės, tė natyrės dhe tė shoqėrisė, qė ėshtė afirmuar nė krijimtarinė e Naim Frashėrit? Duket se rėndėsia e tij mė e madhe qėndron nė faktin pse ai ka qenė aspekt, qė i ėshtė pėrgjegjur shumicės dhe, duke ju pėrgjegjur shumicės, ka mundur tė ushtrojė ndikim pozitiv nė ngritjen e nivelit tė vetėdijes e tė kulturės sė shqiptarėve. Aspekti i tij, pra, ka qenė aspekti mė i aprovueshėm pėr atė situatė historike dhe Naim Frashėri e ka pėrqafur nėn ndikimin e mendimit pozitiv evropian tė shekullit XIX. Nė veprėn e tij tė njohur Kursi i filosofisė pozitiviste, Ogyst Konti ka vėnė nė dukje se mendimi njerėzor ka kaluar nėpėr tri gjendje: gjendja teologjike ose fiktive, gjendja metafizike ose abstrakte dhe gjendja pozitive. Dy tė parat i takojnė sė kaluarės, kurse e treta, si rezultat i zbulimeve shkencore, ėshtė gjendja mė e pėrparuar, qė i pėrgjigjet zhvillimit tė pėrgjithshėm shoqėror. I frymėzuar prej saj, Naim Frashėri ka vėnė nė dukje se kjo filosofi e ka shpėtuar njerėzimin prej kotėsive tė filosofive tė vjetra, duke u dhėnė mundėsinė qė, nė vend se me gjėra abstrakte, tė mirren me gjėra konkrete, qė i hapin rrugėn mbrothėsisė. Pėr kėtė shkak ai i ėshtė vėnė me aqė zell popullarizimit tė mendimit shkencor, ka shkruar pėr rezultatet dhe zbulimet e shkencave tė natyrės dhe, varėsisht prej tyre, ėshtė pėrpjekur edhe vetė t“i japė njė shpjegim shkencor jetės, natyrės dhe shoqėrisė. Veprimtaria e kėtillė e njė krijuesi imagjinativ nė njė kulturė tjetėr, mė tė madhe, ku kėso misionesh kryejnė njerėz tė tjerė e jo shkrimtarėt, nuk do tė kishte farė rėndėsie tė posaēme pėr vendin e atij krijuesi nė letėrsinė e tij kombėtare. Nė historinė tonė njė veprimtari e tillė ėshtė shumėfish e rėndėsishme pėr shkak se ua ka ēelur shqiptarėve horizontet e dijes dhe mengadalė i ka shkoqur prej obskurantizmit fetar. Nėn ndikimin e mendimit pozitiv, gjithashtu, Naim Frashėri ka trajtuar njė problematikė historikisht mė tė rėndėsishme se ē“kanė bėrė paraardhėsit e tij dhe me tė ka ndikuar te tė tjerėt pozitivisht. Duke u nisur prej kėtij mendimi, Naim Frashėri i ka kushtuar njė rėndėsi tė madhe edhe formimit moral e shpirtėror tė shqiptarėve, dhe aspekti i tij i shikimit tė jetės ėshtė treguar frytdhėnės edhe nė kėtė pikėpamje. Njerėzit qė mendojnė duke u nisur prej dogmave fetare pohojnė se tė gjitha tė kėqiat dhe tė mirat i vijnė njeriut prej zotit dhe fati i caktuar qė pėrpara ėshtė pėrcjellėsi i vetėm i jetės sė tij. Naim Frashėri, pėrkundrazi, ka vėnė nė dukje se tė gjitha tė kėqiat ose tė mirat, i vijnė njeriut ose prej tė tjerėve, domethėnė prej shoqėrisė, ose prej vetėvetes. Fati i njeriut ėshtė, pra, i caktuar nė tokė. Njė parim tė kėtillė ai e ka konkretizuar nė shkrimet letrare: vuajtjet e Skėnderbeut dhe tė popullit shqiptar janė tė shkaktuara prej pushtuesve tė jashtėm, kurse vuajtjet e Aliut me Imam Hasanin dhe Imam Hysenin prej Mavijes dhe pėrkrahėsve tė tij. Naim Frashėri ėshtė pėrpjekur pėr formimin e njė njeriu etik dhe nė kėto pėrpjekje s“ka harruar t“i drejtohet shoqėrisė, si bashkėsi njerėzore por as njeriut si individ. Ai u ėshtė drejtuar individėve: njiheni vetėveten, sepse nė zemrat tuaja gjenden e mira ose e keqja, engjėlli ose djalli. Ai ka kėrkuar prej tyre tė jenė jo vetėm tė ngritur, tė ditur, tė drejtė, por edhe tė mėshirshėm dhe kėsaj mėshire jo njėherė i ka dhėnė kuptim social. Mėshirės qė ka predikuar, pėrpos karakterit borgjez, qė me tė drejtė i ėshtė zėnė pėr tė madhe, Naim Frashėri i ka dhėnė edhe njė karakter tjetėr: ky ėshtė karakteri i saj psikologjik. Njeriu qė e ndjen kėtė lloj mėshire, tė cilėn e ka pasur nė mend Naim Frashėri, nuk mund tė ndėrtojė krematoriume, nė tė cilat do t“i shndėrrojė nė hi njerėzit e gjallė, dhe nuk mund tė krijojė koleksione prej dhėmbėve tė kufomave, sikundėr kanė vepruar fashistėt gjatė luftės; njė njeri i tillė nuk mund t“i verė fėmijėt dhe pleqtė nė majė tė bajonetės, sikundėr bėjnė sot ushtarėt amerikanė nė Vietnam. Pa kėtė ndjenjė mėshire njerėzit do tė shfaroseshin, siē janė shfarosur gjatė historisė sa herė kanė mbetur pa tė. Nė veprat e tij didaktike, etike dhe shkollore Naim Frashėri ndonjėherė e ka tepruar me moralizime, ka pėrhapur aso mendimesh, qė aspirojnė njė njeri, i cili do tė ishte, si thotė njė fjalė popullore, i mirė aqė shumė sa nuk do tė vlente asgjė, dhe ka aspiruar njė njeri, pothuaj pasiv. Nė qenėsi kėtė parim moral tė Naim Frashėrit, megjithatė, nuk mund ta njėsojmė me parimin moral tė Tolstoit, i cili ka predikuar moskundėrshtimin e sė keqes me dhunė. Yeprat e tij mė voluminoze poetike, Historia e Skėnderbeut dhe Qerbelaja, nė tė vėrtetė janė apoteozė e trimėrisė, e qėndresės, e heroizmit dhe e luftės sė drejtė pėr mbrojtjen e lirisė, tė dinjitetit kombėtar dhe tė sė mirės njerėzore. Naim Frashėri si poet e veprat e tij poetike kanė ushtruar ndikimin mė tė madh nuk ka aspiruar pra, njė njeri pasiv, por njė njeri aktiv, tė pajisur me ndjenjat e butėsisė, tė mirėsisė, mėshirės, simpatisė dhe tė solidarėsisė njerėzore. Ai e ka dėshiruar njė njeri qė e di pėrse vepron, qė do tė jetė i liruar prej pasioneve tė errėta dhe tė pakontrolluara, tė cilat i sjellin fatkeqėsi tė mėdha si individit ashtu dhe shoqėrisė. Ai ėshtė pėrpjekur pėr edukimin e njė njeriu emotiv, i cili do tė udhėhiqej prej arėsyes sė shėndoshė dhe kėtė njeri e ka dėshiruar jo vetėm pėr momentin e vet, por edhe pėr ardhmėrinė. Naim Frashėri e ka pregatitur njė kulturė racionale tė shqiptarėve, megjithėse ka qenė shkrimtar romantik. Si nė pikėpamje tė aspektit prej tė cilit e ka shpjeguar jetėn, natyrėn dhe shoqėrinė, ashtu edhe nė pikėpamje tė moralit tė predikuar, ai shpeshherė nuk ja ka qėlluar, por ato janė gabime sa tė idealizmit tė filosofisė pozitiviste tė shekullit XIX, aqė edhe tė tijat, qė kanė qenė tė kushtėzuara edhe prej zhvillimit tė pėrgjithshėm tė kulturės sonė. Gabimi, nė fund, ėshtė pėrcjellės i pėrhershėm i progresit njerėzor. Pėrse Naim Frashėri i ka vėnė njė theks aqė tė fortė edukimit moral tė njeriut? Ai e ka njohur mirė popullin e vet dhe e ka ditur se, pėrpos sė keqes mė tė madhe robėrisė, ai duron edhe shumė tė kėqia tė tjera, qė shqiptarėt i shkaktonin shoqishoqit. Ligjėratat e tij morale nė shumė raste janė tė drejtuara kundėr kėtyre tė kėqiave dhe ne sot mund tė jemi tė bindur se ato nuk kanė qenė tė kota. Shkrimet e tij jo vetėm se janė lexuar, por, tė shumtėn e herave, janc ditur dhe pėrmendėsh prej lexuesve. Madje edhe individėt e devotshėm i kanė mbajtur nėn kokė kėto shkrime krahas Kur“anit dhe Ungjillit dhe janė luhatur a t“u besojnė mė shumė librave tė shenjtė apo librave tė Naim Frashėrit. Jo njė numėr i vogėl shqiptarėsh kanė mėsuar shkrim-kėndimin vetėm qė tė mbėrrijnė tė lexojnė veprat e tij. Disa prej tye, qoftė prej atdheut, qoftė prej kolonive shqiptare nė botėn e huaj (Bukuresht, Sofje, Kairo) kanė shkuar nė Stamboll pėr tė parė Mesinė e tyre, Naim Frashėrin, prej tė cilit, si thuhet nė shėnimet qė ka lėnė ndonjėri prej tyre, janė kthyer tė rilindur shpirtėrisht dhe moralisht. Aspektit prej tė cilit e ka trajtuar jetėn dhe moralit tė predikuar, Naim Frashėri ėshtė kujdesur njėkohėsisht t“u gjejė edhe shprehjen e duhur gjuhėsore. Si veprat didaktike dhe etike ashtu edhe veprat poetike, ai ėshtė kujdesur t“i shkruajė me njė gjuhė, qė do tė jetė e kapshme pėr tė gjitha shtresat e lexuesve. Naim Frashėri ėshtė shkrimtar romantik dhe me De Radėn, Gavril Darėn dhe Zef Seremben, janė tė vetmit nė krijimtarinė e tė cilėvet, pėrpos karakteristikave autoktone tė letėrsisė sonė romantike, vijnė nė shprehje edhe disa prej karakteristikave kryesore tė romantizmit evropian. ėshtė e njohur se shkrimtarėt e romantizmit, ndryshe nga klasicistėt qė kanė kultivuar shprehjen dhe figurėn e qartė, janė kujdesur t“i rrallojnė sa mė tepėr hallkat logjike ndėrmjet figurave me shpresė se ashtu do tė sugjerojnė njė kontekst mė tė pasur se ē“e shpreh vargu i njė strukture tė logjikshme. Duke krijuar sipas kėtij prosedeu ata kanė mbėrrijtur tė bėhen paraardhėsit shpirtėrorė tė xhindit tė sotėm tė hermetizmit. Megjithėse i frymėzuar prej romantikėve tė shquar evropianė, e nė radhė tė parė prej atyre francezė, Naim Frashėri nuk ka mundur tė pajtohet me shprehjen e errėt, pėr shkak se nuk ka dashur tė privohet kujdesit pėr lexuesit e vet. Ai e ka ditur se Naim Frashėri nuk duhet tė shkruajė vetėm pėr Naim Frashėrin dhe pėr miqtė e tij mė tė ngushtė, por pėr masėn e lexuesve, nė vetėdijen e tė cilėvet ėshtė interesuar tė ndikojė. Teprimet dhe shfrenimet e romantizmit nė asnjė rast nuk janė shprehur nė krijimtarinė e tij, prandaj ka mbėrrijtur gjithmonė t“i realizojė ndjenjat dhe mendimet brenda njė kornize racionale dhe tė kuptueshme. Naim Frashėri, si edhe krijuesit e tjerė tė mėdhenj tė letėrsisė, nuk ka lejuar tė bėhet rob i teknicizmit krijues, viktima tė tė cilit bėhen sot ndonjėherė edhe disa prej poetėve tė talentuar qė, mjerisht, e ndjejnė veten tė shkarkuar ēdo pėrgjegjėsie morale dhe shoqėrore nė krijimtari. Nė letėrsinė dhe nė kulturėn tonė Naim Frashėri ėshtė i rėndėsishėm edhe pėr shkak tė kontributit qė i ka dhėnė lėvrimit praktik dhe formimit tė gjuhės letrare. Pėrpara shkrimtarėve tė brezit tė tij gjuha e shkruar shqipe ka pasur, si edhe gjuha e folur, karakter krahinor dhe kryekėput dialektal. Pėr mė tepėr, ajo ėshtė shkruar e pėrzier me shumė fjalė tė huaja, e nė radhė tė parė me fjalė prej gjuhėsh arabe, turke dhe greke. Naim Frashėri e ka pastruar trungun e gjuhės shqipe prej kulpėrave tė huaja dhe e ka pastruar jo vėtėm si purist, por, ē“ėshtė me rėndėsi tė posaēme, si artist, megjithėse nė kėtė mes puristin nuk mund ta veēojmė prej artistit. Nė shkrimet e tij gjuha shqipe pėr herė tė parė ka dalė e kulluar, ashtu siē del ari i kulluar pasi t“i hiqen xehet e tjera qė ja fshehin bukurinė. Po nuk ėshtė kjo merita e tij mė e madhe: si krijues i veprave tė rėndėsishme artistike, ai e ka sjellė gjuhėn nėpėr provokime tė mėdha, e ka vėnė pėrballė idesh, mendimesh, ndjenjash dhe pėrjetimesh, me tė cilat ajo mė parė nuk kishte pasur rastin tė ballafaqohej nė atė masė. Nė shkrimet e tij, sidomos nė ato poetike, gjuha shqipe pėr herė tė parė ėshtė aftėsuar pėr tė kapur nuancat mė tė holla tė ndjenjave, tė mendimeve e tė pėrjetimeve dhe ėshtė bėrė gjuhė e aftė si edhe gjuhėt e popujve tė tjerė tė qytetėruar. Edhe pse njė toskėrishte, gjuha e Naim Frashėrit, e shikuar nga perspektiva e sotme, nuk ėshtė gjuhė dialektale, por, me ndonjė ndryshim qė ka sjellė zhvillimi historik i shqipes, ėshtė gjuha e sotme letrare, ēka s“mund tė thuhet pėr gjuhėn poetike tė ndonjė shkrimtari tjetėr tė kohės sė tij. Rėndėsia e Naim Frashėrit pėr kulturėn tonė do tė pohohet, pra, nė qoftė se thuhet se ardhmėria i ka dhėnė tė drejtė edhe sa i pėrket gjuhės. ėshtė e natyrshme qė pohimeve tė kėtilla t“u pasojė pyetja: si ėshtė e mundur qė njė shkrimtar, i cili tė gjitha veprat e tij i ka shkruar nė njė vend tė huaj, gjuha e tė cilit i ėshtė kanosur gjuhės sė tij kombėtare, tė bėhet themelues i gjuhės letrare tė popullit tė vet. Nganjėherė paradokset e shpjegojnė qenėsinė e dukurisė, prandaj edhe kėsaj pyetje mund t“i jepet njė pėrgjegje qė, sigurisht, nuk i shter tė gjitha pėrgjegjet e tjera plotėsuese: prirja gjuhėsore e njė talenti tė shquar duhet tė jetė, zakonisht, nė pėrpjesėtim tė drejtė me prirjen e tij tė pėrgjithshme krijuese; duke i zėnė kahet e jetės nė thellėsinė e tyre, ata i zėnė edhe kahet e gjuhės sigurisht ndonjėherė me vetėdije e ndonjėherė edhe pa vetėdije. Njė pėrvojė tė kėtillė, pėrpos shembėllave nga letėrsitė e popujve me kultura mė tė mėdha, e provojnė edhe shkrimtarėt e mėdhenj tė popujve tė tjerė tė vegjėl tė Ballkanit. Me krijimtarinė e Naim Frashėrit, letėrsia dhe gjuha shqipe janė ngritur nė njė nivel nė tė cilin nuk kanė qenė asnjėherė pėrpara tij, dhe njė ngritje e tillė ėshtė e logjikshme mbasi atė qė e bėn njė shkrimtar me prirje tė rrallė, zakonisht nuk mund ta bėjnė nė krijimtarinė imagjinative shumė tė tjerė me prirje mė tė vogėl. Vargu i tij, nė pikėpamje tė strukturės figurative dhe ritmike, mund t“i duket sot ndokujt i thjeshtė dhe, njeriu qė nuk dėshiron t“i shikojė dukuritė letrare edhe nga aspekti historik, mund tė vijė nė pėrfundimin se merita e tij, sė paku pėr poezinė, ėshtė mė modeste se ē“i atribuohet. Njė dyshim i tillė ėshtė i mundshėm pėr shkak se njė poet i sotit nuk e ka vėshtirė tė shkruajė vargje tė aso strukture figurative dhe ritmike. Duhet tė krahasohen, ndėrkaq, vargjet e Naim Frashėrit me tė paraardhėsve apo tė bashkėkohėsve tė tij, pėr tė parė drejt se sa mė tė gjatė e ka ai hapin. Pėr lexuesit e tij ai ka qenė, sigurisht, po aqė i ri, sa janė pėr ne poetėt e sotėm mė tė talentuar shqiptarė. Nuk ėshtė ēudė, prandaj, pse Naim Frashėri ka qenė aqė i ēmuar jo vetėm prej lexuesve, por edhe prej krijuesve tė tjerė shqiptarė. Shkrimtarėt tanė mė tė mirė nuk kanė ngurruar ta ēmojnė Naimin si babanė e tyre, sepse kanė qenė tė vetėdijshėm se puna qė ka bėrė ai nė fushėn e gjuhės dhe tė letėrsisė shqipe, i ka ēliruar prej disa pengesash, nė tė cilat ata do tė kishin hasur po tė mos kishte qenė ai. Krijuesit tanė tė talentuar, por modestė, e kanė ditur, pra, se, si i thonė njė fjale edhe liliputani i hipur nė krahėt e divit sheh mė larg se vetė divi". Ne sot akoma s“dimė mirė se ēfarė pasojash ka pasur dhe me ēfarė rezultatesh ėshtė kurorėzuar ndikimi qė ka ushtruar vepra e Naim Frashėrit nė jetėn, nė letėrsinė dhe nė kulturėn e shqiptarėve. Ndikimi i njė shkrimtari tė madh, qoftė vetėm nė pėrmasat e njė populli kur rėndėsia e tij ėshtė vetėm kombėtare, qoftė nė pėrmasa shumė mė tė gjera kur rėndėsia e tij ėshtė universale, nuk mund tė shihet dhe tė diktohet lehtė. Format pozitive tė ndikimit tė tij janė si lumenjtė nėntokėsorė, qė e din se rrjedhin, por s“i sheh tek fillojnė apo tek dalin ose, mė nė fund, si rrezet kozmike, tė cilat nuk i sheh, por e ndjen ndikimin e tyre frytdhėnės. Kėto do tė ishin meritat historike, kulturore dhe letrare tė Naim Frashėrit dhe me kėto merita ai mund tė jetė i madh vetėm pėr momentin e vet historik. Disa prej veprave tė tij mė tė mira, ndėrkaq, e bėjnė atė njė prej krijuesve mė tė shquar shqiptarė, pėr shkak se vlera e tyre artistike ėshtė e pakaluar; ajo ėshtė vlerė e tyre e brendshme. Duke ja lexuar veprat, pavarėsisht pse disa prej ideve tė tij janė vjetruar, ne e ndjejmė se prej tyre flet njė krijues me pėrvojė tė madhe jetėsore, njė krijues qė e ka njohur jetėn dhe njeriun, qė ėshtė frymėzuar prej njė fatkeqėsie tė madhe kombėtare robėrisė dhe prej dėshirės qė kjo fatkeqėsi tė tejkalohet. Tė gjithė shkrimtarėt e rėndėsishėm e realizojnė pėrmes njė shprehje adekuate artistike njė pėrvojė pėrherė tė vlershme, qė ėshtė mėsim i ēdo njeriu dhe nė ēdo kohė. Tė gjithė ata e mėsojnė njeriun se ēka tė ēmojė e tė dashurojė dhe me bukurinė e fjalės sė tyre e ngrenė atė nė regjione mė tė larta shpirtėrore dhe morale. Naim Frashėri e mėson njeriun tė ēmojė mbi ēdo gjė tjetėr lirinė, dinjitetin, dashurinė dhe tė drejtėn, pa tė cilat jeta ėshtė e pakuptimtė. 1970 |