• Hyrja
  • ABBOTT, J. S. C. - Eastern Question, The
  • ANDERSON, Thomas M. - Irrepressible Conflict in the East, The
  • BAJRAMI, Isuf B - Cikėl poetik nga Isuf B. Bajrami
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė dashurie
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė popullore te rilindjes kombetare
  • BLIND, Karl - Crisis in the East, The
  • BLISS, Edwin Munsell - Eastern Question and Questions, The
  • BUNCE, O. B. - Turks, The Greeks and The Slavons, The
  • CARCANI, Selaudin - Sami Frasheri
  • DOJAKA, Abaz - Karakteri i lidhjeve martesore para ēlirimit
  • DUKA-GJINI, Pal - Prelė Tuli i Salcės
  • DWIGHT, Henry O. - Typical Turks
  • FISHTA, Gjergj - Anzat e parnasit
  • FRASHėRI, Sami - “Fjalėt e urta”
  • GRAMENO, Mihal - Vepra
  • HASANI, Hasan - Ajkuna e Rugoves
  • HOXHA, Enver - “Vetadministrimi“ Jugosllav, teori dhe praktikė kapitaliste
  • HOXHA, Rexhep - Tokė trėndafilash
  • KARAISKAJ, Gjerak - Pesė mijė vjet fortifikime nė Shqipėri
  • KEEP, Robert P. - Boundary of Greece, The
  • LONGFELLOW, Henry W. - Scanderbeg
  • MAYHEW, Athol - Selected Articles
  • MJEDA, Ndre - Vjershash pėr fėmijė
  • PANJOHUR - Life of Ali Pacha
  • PORADECI, Lagush - Vdekja e Nositit
  • QOSJA, Rexhep - Panteoni i rralluar
  • SHKURTI, Spiro - Kontribut per hartėn kostumologjike tė rrethit te Sarandės
  • PANTEONI I RRALLUAR

    REXHEP QOSJA

    KėRSHėRIA Nė PAJTIM ME MUNDėSINė

    Nė letėrsinė tonė akoma nuk kemi pasur ndonjė shkrimtar qė ka sjellė farė befasie tė posaēme me seriozitetin e nisjeve krijuese dhe dukuri tė tilla, sigurisht, nuk mund tė priten edhe pėr njė kohė, pak a shumė, tė gjatė. Pėr shkak tė kushteve nė tė cilat janė rritur, shkrimtarėt tanė piqen ngadalė, prandaj edhe shkrimet e tyre tė para, shpesh, nėse jo gjithmonė, janė trajtuar si pėrpjekje krijuese. As Adem Zejnullahu nuk bėn pėrjashtim prej kėsaj dukurie tė pėrgjithshme, megjithėse vjershat e pėrmbledhjes sė tij tė parė, Kur zgjohen ernat, janė diēka mė tepėr se sa pėrpjekje. Hapi i parė i kėtij poeti tė ri ėshtė, pak a shumė, serioz dhe kėtė mė sė miri e dėshmon kujdesi i tij ndaj punės qė ka bėrė, disiplina qė ka treguar gjatė gėdhendjes sė vjershave. Ai ka pritur ta botojė pėrmbledhjen e parė nė moshėn kur, kėtu ndėr ne, mund tė jeshė krijues serioz, por edhe kritik i krijimtarisė sė vet. Ato gabimet qė mund tė vėrehen tek fillestarėt tanė nė librin e tij janė tė rralla dhe, nė qoftė se ekzistojnė, atėherė janė shumė mė tė vogla se tek disa moshatarė tė tij.

    Pėrkushtimin krijues tė Adem Zejnullahut e dėshmon edhe interesimi i tij pjesėrisht i gjerė qė ka treguar pėr motive dhe probleme tė ndryshme jetėsore. Ai nuk ėshtė ndalur vetėm nė shprehjen e ndjenjave dhe pėrjetimeve thjesht intime, subjektive, por e ka ēelur zemrėn edhe ndaj problemeve tė ndryshme jetėsore qė janė shfaqur dhe shfaqen nė realitetin tonė. Edhe pse nuk e ka shumė tė gjerė rrethin e motiveve tė frymėzimit, kryesore ėshtė se Adem Zejnullahu e sheh edhe botėn e jashtme e jo vetėm botėn e zemrės sė vet. Pėr kėtė shkak lirika e tij realizohet kur nė planin subjektiv, e kur nė planin objektiv dhe i shpreh tė dy format e disponimit: harenė e gėzimin rinor, por edhe dhembjen e lehtė qė nė kėtė mes ėshtė njėfarė peshe intelektuale e vargjeve tė tij. Pėr poezinė e Adem Zejnullahut mund tė thuhet ashtu siē thotė ai pak naivisht pėr zemrėn njerėzore nė vjershėn e disponimit romantik me titull Zemra:

    Herė buzėqesh si lulja e majit
    Herė rėnkon nė jone tė vajit.

    Ngazėllimin rinor dhe optimizmin jetėsor ai e ka motivuar nėpėr pjesėn mė tė madhe tė vjershave tė kėsaj pėrmbledhje me ndryshimet e shquara pozitive qė janė bėrė nė jetėn e popullit tė tij. Duke qenė vargje tė njė rilindje jetėsore ėshtė e kuptueshme pse nėpėr kėtė pjesė vjershash mė sė shpeshti pėrsėriten fjalėt rreze, lule, diell, rini, e tė tjera. Me drita tė ēelura e ka kėngėtuar Adem Zejnullahu edhe vendlindjen e vet, e cila nė kujtesė i lajmėrohet si njė kopsht i bukur prej tė cilit ka marrė me vete mbresa tė paharruara pėrnga pesha e tyre. Njė ngjyrė tjetėr tė disponimit kanė poezitė nė tė cilat ai zhvillon njėfarė dialogu intim me tė kaluarėn. Nė raste tė kėtilla ai kthehet mė i mrrolur, mė serioz dhe vargjet e tij e shprehin pėrvojėn e njė poeti i cili tė duket se e ka shijuar jetėn nė shumė aspekte tė saj. Kur e ven historinė para gjyqit tė vet poetik, ai, si edhe shumica e poetėve tanė tė tjerė, mund tė thotė me ndjenjėn e dhembjes se:

    Kjo tokė kishte erė lule gjaku
    Dhe rrugė tė thella humnere;

    (Kjo tokė)

    Mė i kthjellėt nuk kthehet Adem Zejnullahu as nė rastet kur provon tė shpupurishėn nėpėr ndjenjat intime. Kurdo gjendet i vetmuar ai e ndjen veten tė pikėlluar, por kurrė jo aq sa ta quajė veten tė dėshpėruar. Njė disiplinė tė kėtillė tė ndjenjės e ka treguar ai nė vjershėn Zogu i vetmuem, nė tė cilėn shihet se edhe vetmia e drejton orientimin e tij nga bota e jashtme dhe kujtimet:

    Duert i shtrij diku kah lindjet
    Me i zanė n“kalim
    Kalor“sit qė i shkelin grindjet.

    Pėrkundėr krijuesve filllestarė qė fillojnė tė vjershėrojnė me shprehje tė fryra dhe ndjenja tė ējerra, Adem Zejnullahu ėshtė prej sojit tė poetėve qė nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve janė nė gjendje t“i frenojnė ndjenjat rinore dhe mos tė dalin kurrė nė skaje. Atė gabimin, tė cilin esteti anglez Raskin e ka quajtur gabim qė e shkakton ndjenja, nė vjershat e tij fare rrallė mund ta diktojmė. Adem Zejnullahut asnjėherė nuk i ka ndodhur, ashtu siē u ndodh fillestarėve, zakonisht, qė prej shprehjes sė madhėshtrishme tė zbresė tek shprehja naive. Edhe pse nė vjershėn Kangėve tė pakėndueme thotė:

    Vėrshoni o ndjenja si vėrshon nė vjeshtė lumi,
    Nėpėr fushat e krahnorit tim t“brengosun,
    Se dje o pardje kur thneglat u zgjuen nga gjumi
    Keni lind si prej livadhit tė sosunl

    prapė ndjenjat e tij nuk vėrshojnė pėrtej brigjeve tė njė shprehje tė matur dhe tė motivuar. Vetėm nė tingėllimat qė ja ka kushtuar shėmbėlltyrės sė Skėnderbeut, Adem Zejnullahu i ka lejuar vetes njė grimė luks qė shprehjen spontane dhe emocionalisht tė arėsyetuar ta zėvendėsojė me shprehje pak a shumė retorike dhe ndjenjė tė papėrmbajtur. Kur njė poet nuk ėshtė nė gjendje tė krijojė ndjenjėn dhe pėrfytyrimin brenda vargjesh, atėherė ai flet pėr to dhe doemos bėhet deklamativ nė shprehje dhe patetik nė emocione. Kryesisht konciz dhe kursimtar nė shprehje, Adem Zejnullahu i krijon e sugjeron ndjenjėn dhe pėrfytyrimin me anėn e strukturės metaforike tė vargjeve tė veta. Edhe pse jo nė tė gjitha rastet, ai ka gjetur, shpesh, masėn e duhur nė pikėpamje tė shprehjes sugjestive, tė fshehtė, por ka ditur tė evitojė edhe atė thatėsinė figurative tė krijuesve fillestarė. Skajet nė tė cilat gjendet jo rrallė njė numėr i moshatarėve tė tij: ose hermetizmi i plotė — pėr shkak se nuk kanė mendime tė forta as ndjenja tė qarta, ose shprehja retorike dhe patetike — pėr shkak se nuk mund ta ngrisin pėrjetimin gjer nė shkallėn e njė vizioni tė caktuar, nė vjershat e tij, pėr fat, nuk mund tė pikasen. Adem Zejnullahu nuk vuan, ose vuan rrallė prej „tepricės" sė fjalėve, prandaj vargu i tij ėshtė njėmend varg poetik. Shembėllė e njė shprehjeje tė tillė tė dendur dhe kuptimplote, ndonėse poetikisht modeste, ėshtė vjersha e vogėl Ekstazė dashunie:

    Nė krahnor flaka jote zjarr,
    Nė sy portreti yt vegim,
    Nė vesh fjala jote kumbonė,
    Nė rrugė hija jote mė ndal!

    Nė pėrmbledhjen e tij tė parė nuk mund tė vėrehen ato rėndjet e njohura pas metaforave dhe simboleve, po as ngecja nė nivelin e shprehjes tradicionale tė vargut nė poezinė tonė. Adem Zejnullahu nuk ngurron qė ta krijojė vargun me metafora dhe figura tė njohura poetike, tė cilat nė poezinė e tij tingėilojnė si tė reja. Nė vargjet e tij dalin tė lezeēme „jonet e vajit", „kupa me vner", ashtu siē janė tė lezeēme nė tėrėsi formulimet e kėtilla: „Po shkoj me valixhen e kujtimeve ndėr duer", „zogjt fluturojnė deri nė qerpikun tand", e tė tjera.

    Megjithė kėto kualitete tė poezisė dhe kėto virtyte tė poetit Adem Zejnullahut, nė vjershat e tij mund tė vėrehen edhe tė meta qė provojnė se ai akoma ėshtė duke kėrkuar shprehjen e vet karakteristike. Ashtu siē ėshtė i ngushtė rrethi i ideve dhe mendimeve tė tij, po ashtu, akoma ėshtė e varfėr edhe fuqia asociative e vargjeve tė pėrmbledhjes Kur zgjohen ernat. Tė bėjnė pėrshtypje tė kėrkimeve tė njė krijuesi akoma tė papėrvojė disa shprehje pėrgjithėsuese, sikundėr ėshtė rasti kur i drejtohet Migjenit me fjalėt „Pėr lule tė njerėzimit nė shkamb u shndėrrove", apo edhe tė ndikimeve akoma tė papėrvetėsuara mirė, sikundėr ėshtė rasti kur thotė: „Me sytė e padjallėzuem tė mendjes e kokės", „Se do t“ēmendem n“kėtė natė, unė zog n“vetmime", „Por si me qetėsue gjakun qė n“tretje po m“ven", e tė tjera tė ngjashme. Pėrpos sinkopimit tė fjalėve — si manier qė ka zėnė tė pėrtėritet me tė madhe nė poezinė tonė kohėve tė fundit — nė vargjet e Adem Zejnullahut mund tė pikasen edhe ca shenja tė tjera tė epidemisė qė i ka kapur shumicėn e poetėve tonė mė tė rinj. Ato fantazmat e quajtura Orfeu, Bukuria, Koha, Khajami duket se ju kanė shtihuar edhe vargut tė tij. Kėtu do tė hynte edhe baratimi me fjalėt, pėr poezinė plotėsisht abstrakte, siē janė historia, njerėzimi, e tė tjera. Madhėshtisė sė Skėnderbeut ai ja ka paguar borxhin artistik edhe me njė rekuizit tė njohur prej poezisė sonė neoklasiēite: me Febin e famshėm, „pseudonim" i zotit Apolon.

    Megjithėse vargjet e rimuara shquhen me njė muzikalitet tė lezeēėm, kurse vargjet e lira me ngjyra tė gjalla, nė pėrmbledhjen e Adem Zejnullahut mund tė gjenden vjersha qė nė pikėpamje tė ritmit qėndrojnė nė skajin mė prozaik tė prozės pa ritėm tė kujdesshėm:

    Sytė e tyne — dikur shndėrrue
    Nė gurra lotėsh t“kristaltė
    Pėr diellin e andrruem
    — Qė ua ktheu shpinėn e zjarrtė
    Dhe tani ma s“e shohin
    As lulen ma tė bukur
    Tė kopshtit t“palulėzuem
    Qė biu nė sythin e dhimbjeve
    Me ngjyrėn e gjakut

    (Balada e zogjve)

    Pavarėsisht prej zbaticave qė mund tė vėrehen nė pėrmbledhjen e tij tė parė, Adem Zejnullahu ka edhe vjersha qė e dėshmojnė prirjen e tij. Poezitė e tij mė tė bukura janė Po shkoj, Zemra dhe sidomos cikli me titullin Intima (qė shqip do tė duhej tė quhej Vjersha intime, meqė Intima ėshtė sllavizėm), prej tė cilit mund tė shihet se kėsaj radhe suksesin mė tė madh e ka pasur nė fushėn e lirikės thjesht intime. ėshtė e qartė se Adem Zejnullahu e ka filluar veprimtarinė e tij krijuese poetike me ndjenja dhe mendime tė qarta, qė me kohė do tė bėhen akoma mė tė forta dhe me shprehje tė pėrkujdesur, qė me kohė do tė bėhet artistikisht edhe mė funksionale. Kėsaj radhe, kėrshėria e tij krijuese ishte nė pajtim me mudėsinė e shprehjes.

    1969


    Mė lartė
    webmaster@letersi.com