• Hyrja
  • ABBOTT, J. S. C. - Eastern Question, The
  • ANDERSON, Thomas M. - Irrepressible Conflict in the East, The
  • BAJRAMI, Isuf B - Cikėl poetik nga Isuf B. Bajrami
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė dashurie
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė popullore te rilindjes kombetare
  • BLIND, Karl - Crisis in the East, The
  • BLISS, Edwin Munsell - Eastern Question and Questions, The
  • BUNCE, O. B. - Turks, The Greeks and The Slavons, The
  • CARCANI, Selaudin - Sami Frasheri
  • DOJAKA, Abaz - Karakteri i lidhjeve martesore para ēlirimit
  • DUKA-GJINI, Pal - Prelė Tuli i Salcės
  • DWIGHT, Henry O. - Typical Turks
  • FISHTA, Gjergj - Anzat e parnasit
  • FRASHėRI, Sami - “Fjalėt e urta”
  • GRAMENO, Mihal - Vepra
  • HASANI, Hasan - Ajkuna e Rugoves
  • HOXHA, Enver - “Vetadministrimi“ Jugosllav, teori dhe praktikė kapitaliste
  • HOXHA, Rexhep - Tokė trėndafilash
  • KARAISKAJ, Gjerak - Pesė mijė vjet fortifikime nė Shqipėri
  • KEEP, Robert P. - Boundary of Greece, The
  • LONGFELLOW, Henry W. - Scanderbeg
  • MAYHEW, Athol - Selected Articles
  • MJEDA, Ndre - Vjershash pėr fėmijė
  • PANJOHUR - Life of Ali Pacha
  • PORADECI, Lagush - Vdekja e Nositit
  • QOSJA, Rexhep - Panteoni i rralluar
  • SHKURTI, Spiro - Kontribut per hartėn kostumologjike tė rrethit te Sarandės
  • PANTEONI I RRALLUAR

    REXHEP QOSJA

    HALLET E VJETRA DHE ZGJIDHJET E TYRE Tė REJA

    Shkrimtarja bashkėkohore, Elena Kadare, ėshtė njėra prej grave tė pakta — mjerisht akoma tė pakta — shqiptare, e cila qė prej fillimeve krijuese ėshtė marrė me prozėn, kurse vepra e saj e fundit, Njė lindje e vėshtirė, nė qoftė se nuk do tė mund tė quhej i pari, sigurisht do tė mund tė quhej romani mė i mirė i letėrsisė shqipe, i shkruar prej njė gruaje. Mbas novelės sė saj mjaft tė gjatė dhe mjaft mirė tė pritur prej lexuesve dhe, veēanėrisht, prej rinisė, Shuaje dritėn, Vera, nuk ishte e paarėsyeshme tė parashihej se njė ditė prej ditėsh kjo shkrimtare do ta provojė edhe llojin mė tė vėshtirė tė prozės — romanin, por ishte e vėshtirė tė parashihej se prirja e saj e dėshmuar nė novelėn e pėrmendur dhe nė tregime do tė dėshmohet me njė sukses akoma mė tė madh nė roman.

    Nė tė gjitha prozat e botuara deri tani ėshtė parė se Elena Kadare ka hapėsirėn e vet specifike tė frymėzimeve, sė cilės nuk i shmanget me qejf dhe se e intereson njė pro blematikė e posaēme jetėsore, tė cilėn nuk dėshiron ta tradhėtojė, e qė do tė mund tė quhej problematikė tipike e gruas. Kjo do tė thotė se ajo mirret me trajtimin e asaj problematike qė e njeh mė sė miri, qė e ndjen mė sė shumti, do tė thotė tė asaj problematike qė supozon se do t“i japė mundėsinė mė tė madhe ta shprehė nė mėnyrėn mė tė plotė pėrvojėn dhe prirjen e vet artistike. Edhe vetė titujt e pjesės mė tė madhe tė prozave tė saj, ashtu sikundėr edhe titulli i kėtij romani, Njė lindje e vėshtirė, e tregojnė fare qartė orientimin themelor tė Elena Kadaresė: si shkrimtare ajo dėshiron tė jetė, dhe nė tė vėrtetė ėshtė, pėrfaqėsuese shpirtėrore e gruas shqiptare, kurse trajtimit tė fatit tė saj ja ka falur tė gjitha interesimet, tė gjitha dėshirat, tė gjithė vullnetin dhe tė gjithė prirjen e vet krijuese. Prozat e saj e dėshmojnė ashtu njė tė vėrtetė tė pamohuar dhe aq shpesh tė provuar: tė vėrtetėn se shkrimtarėt e mirė mirren pikėrisht me trajtimin e asaj materie jetėsore qė ju pėrgjigjet mė sė miri afiniteteve tė tyre shpirtėrore e krijuese dhe me aqė materie jetėsore sa mund ta durojnė krahėt e tyre tė fortė apo tė dobėt. Nė pėrkushtimin e Elena Kadaresė qė tė mirret kryesisht me njė materie tė caktuar gjithsesi duhet parė origjinalitetin e frymėzimeve tė saj. Nė pėrkushtimin e vendosur tė kėsaj gruaje, ndėrkaq, qė tė shkruajė kryesisht mbi gratė nuk ėshtė vėshtirė tė vėrehet njė pandehje, qoftė edhe e pavetėdijshme — dhe ngapak naive — e shkrimtareve, qė e ka shprehur, ndėrmjet tjerash, edhe shkrimtarja e njohur angleze, Dorothy Riēardson, se pėr botėn e gruas mė sė miri mund tė shkruajnė vetė gratė.

    Nė romanin e saj tė parė, Njė lindje e vėshtirė, Elena Kadare mirret pikėrisht me trajtimin e njė materie tė tillė: me trajtimin e halleve tipike shqiptare tė gruas shqiptare, qė akoma mund tė quhen halle tė vjetra, por qė sot nė pjesėn mė tė madhe tė truallit shqiptar zgjidhen nė njė mėnyrė tė re, ndėrsa nė njė pjesė tjetėr akoma zgjidhen ashtu sikundėr janė zgjidhur shekuj me radhė. A nuk ishte gruaja shqiptare njė monedhė e thjeshtė, tė cilėn prindėrit e manipulonin sipas qejfeve dhe interesave tė veta? A nuk ishte ajo njė monedhė tė cilėn, pėrpos prindėrve dhe vėllezėrve, e manipulonin shpesh edhe anėtarėt e tjerė tė farefisit? A nuk i caktohej asaj njeriu i jetės qė nė foshnjėri? A nuk martohej ajo shpesh pėr njė njeri tė cilin nuk e kishte parė kurrė mė parė? A nuk ishte fati i gruas njė kapitull tragjik nė jetėn e kolektivit shqiptar? Nė saje tė pėrfundimit tė romanit tė Elena Kadaresė, Njė lindje e vėshtirė, mund tė pohohet se janė bėrė shumė ndryshime nė fatin e gruas shqiptare por, gjithashtu, nuk mund tė mohohet se kėto ndryshime, mjerisht, nuk i kanė kapur tė gjitha trevat shqiptare. Nė shumė fshatra tė Kosovės, fjala vjen, fati i gruas ėshtė akoma i pandryshuar dhe ajo i jeton edhe sot e gjithė ditėn shumė vuajtje tė nėnave dhe gjysheve tona.

    Romani i Elena Kadaresė, i shkruar nė formėn e romanit tradicional realist, mbėshtetet nė njė fabulė qė, nė shikim tė parė, duket mjaft e thjeshtė: njė vashė shqiptare, kėtu e quajtur, Bardha, martohet pėr njė djalė shqiptar, kėtu tė quajtur Fadil; megjithėse ata e dashurojnė njėri tjetrin sinqerisht, prindėrit e vashės vendosin ta ndajnė atė prej djalit pėr shkak se e motra e tij nuk pranon tė martohet pėr tė birin e xhaxhajit tė saj. Mbas vuajtjesh tė shumta dhe peripetishė tė ndryshme Bardha dhe Fadili ynė bashkohen rishtazi, por nė saje tė ndihmės sė forcave tė organizuara shoqėrore. Duke u nisur prej kėsaj skeme fabulare, qė duket e njohur dhe me modifikime tė ndryshme e trajtuar edhe nė romanet e disa prozatorėve tė tjerė shqiptarė, tė cilėt njė temė tė kėtillė e trajtojnė edhe kur nuk e ndjejnė sa duhet, Elena Kadare nė tė vėrtetė ka trajtuar dramėn shpirtėrore tė dy tė rinjve, nė njėrėn, kurse dėshtimin e moralit patriarkal, nė anėn tjetėr. Drama shpirtėrore e kėtyre dy tė rinjve, sipas saj, ėshtė e kushtėzuar objektivisht — prej rrethanave nė tė cilat kanė lindur dhe subjektivisht — prej shtresave mitologjike, qė ruan akoma ndėrdija e tyre. Si efekti artistik ashtu edhe efekti moral i kėtij romani nuk qėndrojnė nė konfliktin e ndėrtuar brenda kėsaj fabule sa nė krajatat shpirtėrore, psikologjike tė dy kryeprotagonistėve, sė cilėve Elena Kadare ua kushton faqet mė tė bukura tė tij. Nė qoftė se njė pjesė tė interesimit tė vet e ka koncentruar rreth demaskimit tė kėtyre normave tradicionale kanunore tė moralit primitiv shqiptar — me ēka nuk sjell asgjė tė re dhe tė panjohur nė letėrsinė shqipe, pjesėn tjetėr tė interesimit Elena Kadare e koncentron rreth shfletimit tė shtresave mitologjike tė dy protagonistėve kryesorė — me ēka sjell njė dimension tė ri nė letėrsinė shqipe ose, sė paku, nė atė pjesė tė saj qė mirret me njė tematikė tė ngjashme. Krenaria e fortė, ose, sedra, si e quan shkrimtarja njėfarė kryeneēėsie specifike tė Bardhes dhe tė Fadilit, nė tė vėrtetė ėshtė pasojė e shtresave mitologjike tė ndėrdijes sė tyre, qė akoma e shoqėrojnė ndėrdijen e shumicės sė shqiptarėve dhe zgjohen, aktivizohen, tėrbohen nė momente tė caktuara dhe nė situatat kur janė nė pyetje normat e moralit tradicional. Elena Kadare na tregon kėshtu praktikisht se sa ėshtė e vėshtirė rruga e emancipimit tė plotė shpirtėror tė shqiptarit e sidomos e gruas shqiptare; ajo sikur na thotė se rruga e kėtij emancipimi ėshtė akoma e shtruar me gjembat, tė cilėt mund tė ēelin edhe nė shpirtin e vetė njeriut dhe mund tė ujiten edhe me duart e njerėzve tė rrethit tė tij mė tė ngushtė apo mė tė gjerė. Prej romanit tė saj del qartė se njė emnacipim i plotė ėshtė akoma njė lindje e vėshtirė, qė nė shumė raste mund tė pėrfundojė me sukses vetėm nė qoftė se nė kryerjen e saj asistojnė edhe forcat e organizuara shoqėrore ashtu sikundėr asistojnė, mė nė fund, nė ribashkimin e dy pėrgėdheltarėve tė imagjinatės sė Elena Kadaresė. Romani Njė lindje e vėshtirė, prandaj, mund tė mirret si njė studim sociologjik-psikologjik mbi dy lloje shkaqesh qė e vėshtirėsojnė ndarjen e njeriut bashkėkohės prej tė kaluarės sė tij, e cila e pėrcjell si hieja nė ditėn e kthjellėt tė verės. Me gjuhėn figurative tė artit, nė kėtė studim sociologjik-psikologjik pohohet se etnopsikologjia e njeriut, megjithėse e kushtėzuar nė pikėpamje historike dhe shoqėrore, me vėshtirėsi tė caktuara ju nėnshtrohet ndryshimeve pozitive posaēėrisht nė mjediset ku e vjetra ka mundur tė jetojė me shekuj e konservuar. Aty tek historia farkohet sipas vullnetit tė organizuar kolektiv edhe psikologjia etnike mė shpejt ndryshon, pėrsoset, duke u liruar prej veēorishė tė vjetra dhe duke u plotėsuar me veēori tė reja.

    Nuk ėshtė vėshtirė tė konstatohet se prozėn e saj mė tė mirė dhe, mė voluminoze, Elena Kadare e ka shkruar jo vetėm qė tė konstatojė njė gjendje, qė tė rrėfejė njė ngjarje tė rėndomtė nė fshatin shqiptar, por edhe qė tė demaskojė normat konservative, primitive tė kanunit dhe, nė pėrgjithėsi, adetet prapanike tė shqiptarėve. Angazhimi i saj moral, ndėrkaq, nuk ėshtė bėrė shkak qė, pėr hir tė efektit shoqėror tė lėndohet e vėrteta artistike e romanit tė saj, ose, e thėnė mė drejt, nuk ėshtė bėrė shkak qė kjo e vėrtetė tė cėnohet nė masėn nė tė cilėn kjo ngjet nė njė pjesė tė prozave qė janė shkruar viteve tė fundit rreth kėsaj teme. Personazhet e romanit tė saj, nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve, veprojnė, mendojnė, ndjejnė, gėzohen dhe vuajnė ashtu sikundėr veprojnė, mendojnė, ndjejnė, gėzohen dhe vuajnė njerėzit e pėrditshėm, tė pushtuar prej problemeve tė tilla jetėsore, familjare dhe shoqėrore. Me ndryshim prej disa prozatorėve tė tjerė shqiptarė, tė cilėt, nė pėrpjekje e e sipėr qė t“i nxjerrin personazhet e tyre sa mė shpejt nė bregun e shpėtimit, shqasin nė patetikė, deklaratizėm dhe verbalizėm, duke i shndėrruar ato shpesh nė lėkura njerėzore tė mbushura me kashtė, ajo pak a shumė ja del nė krye t“i motivojė psikologjikisht veprimet dhe ndjenjat e tyre.

    E mira nuk bėhet pėr tė motiv i shpėrthimeve patetike, kurse e keqja nuk bėhet motiv i akuzave, mallkimeve dhe dėnimeve verbale. Duke mos ju reshtur as trajtimit tė disponimit tė kthjellėt as trajtimit tė disponimit tė vrerėt tė disa personazheve, Elena Kadare mbėrrin t“i bėjė ata njerėz, vėrtet, realė, tė pėrditshėm dhe, vėrtet, tė natyrshėm. Po njė pohim i kėtillė nė asnjė rast nuk do tė thotė se tė gjitha personazhet e saj dhe nė tė gjitha rastet kanė njė natyrė dinamike, se varėsisht prej situatave nėpėr tė cilat kalojnė, pėsojnė edhe ndryshime adekuate shpirtėrore. E meta mė e madhe e kėtij romani, ndoshta, qėndron aty pse ata kalojnė nėpėr pakėz situata jetėsore dhe ky shkak e bėn tė ngushtė vizionin jetėsor tė Elena Kadaresė. Personazhet mė tė suksesshme tė romanit Njė lindje e vėshtirė janė pikėrisht Bardha e Fadili dhe ato janė personazhet mė tė suksesshme dhe artistikisht mė tė bindshme pėr shkak se Elena Kadare vetėm ato i shpie nėpėr disa situata provokative nėpėr tė cilat e provokon botėn e tyre psikologjike, duke ju dhėnė ashtu mundėsinė tė tregojnė forma tė ndryshme tė disponimit dhe lloje pakashumė tė ndryshme ndjenjash. Nė qoftė se njė pohim i tillė deri diku do t“i pėrgjigjej edhe njė personazhi tjetėr episodik, Lizės, nuk mund tė thuhet se ai do t“ju pėrgjigjej personazheve tė tjera. Ndjeshmėria tipike femrore e Elena Kadaresė ėshtė manifestuar posaēėrisht dukshėm tamam nė mėnyrėn e trajtimit tė botės shpirtėrore tė personazheve: masa e vėrtetė e prirjes sė saj mė sė miri manifestohet nė rastet kur pėrshkruan ose dashurinė ose ndjenjėn amnore. Ndjenjat e tjera njerėzore — me pėrjashtim tė ndjenjės sė solidaritetit — pėr intuitėn e saj nė kėtė roman janė disi tė huaja dhe tė rralla; Elena Kadare, tekembramja, edhe nuk lodhet shumė tė zgjerojė sferėn ndjenjore tė personazheve, as ēfarėsinė emocionale nė roman. Natyra simpatike e kėsaj gruaje, butėsia karakteristike e karakterit tė saj, mirėsia qė rrezaton prej tėrė qenjes sė saj disi e kanė diktuar edhe natyrėn e botės sė saj imagjinative. Jo rastėsisht, prandaj, e keqja nė romanin e saj asnjėherė nuk ėshtė e keqe gjer nė fund, personazhet negative nuk mund tė shndėrrohen nė tipe tė vėrteta, kurse vetėm e mira ėshtė, vėrtet, e mirė. Elena Kadare, pra, ėshtė posaēėrisht e prirur ta shquajė tė mirėn, virtytin, poaq sa nuk i shkon pėrdore ta shquajė tė keqen, vesin. Si pasojė e kėtij orientimi tė prirjes kemi shqitjen nė realizėm naiv dhe mungesėn e kondenzimit artistik tė jetės.

    Pavarėsisht pse romani Njė lindje e vėshtirė nuk vuan prej skematizmit aq sa vuajnė pjesa mė e madhe e prozave tė shkruara mbi temėn e emancipimit tė gruas shqiptare, prapė nuk mund tė pohohet se nuanca tė kėtij skematizmi nuk janė shprehur edhe nė tė. Kėshtu, pėr shembėll, tė cilėsuar me terminologjinė e njohur shkollore, babaj i Bardhes ėshtė njė personazh i zbetė negativ, kurse e ėma njė personazh pozitiv; nėna e Fadilit, ndėrkaq, ėshtė njė personazh i zbetė negativ, kurse babaj i tij ėshtė njė personazh i padiferencuar mirė pozitiv. Yėrehet fare qartė se shkrimtarja ėshtė pėrpjekur t“i diferencojė personazhet e veta, po kjo pėrpjekje e saj bazohet nė njėfarė skeme ngapak tė ēuditshme, qė nėnkupton alternimin e karaktereve tė tyre varėsisht prej familjes sė cilės i takojnė: nė njėrėn anė kemi njė mashkull me karakter negativ dhe njė grua me karakter pozitiv, kurse nė anėn tjetėr kemi njė mashkull me karakter thuaja pozitiv dhe njė grua me karakter negativ. Njeriu mund tė fitojė pėrshtypjen se Elena Kadare mė parė ka bėrė kallėpet pastaj i ka mbushur; mė parė ka caktuar skemat e karaktereve e pastaj ėshtė pėrpjekur t“i mbushė me virtyte, respektivisht me vese. Domethėnė: edhe nė romanin e saj disa prej personazheve veprojnė si don shkrimtarja e jo si don logjika e parevokuar e jetės njerėzore.

    Ashtu sikundėr ėshtė e prirur t“i shquajė mė tepėr personazhet pozitive se ato negative, po ashtu, Elena Kadare ėshtė e prirur ta koncetrojė vrojtimin e vet nė disa situata dhe tė kalojė shpejt e shpejt pėrskaj disa situatave tė tjera. Nuk ėshtė ēudė, prandaj, pse romani Njė lindje e vėshtirė vuan prej rėnjeve tė kohėpaskohshme tė tensionit artistik. Kapitujt mė tė mirė tė kėsaj proze nė tė vėrtetė janė kapitujt ku pėrshkruhen vuajtjet e Bardhes, tė shkaktuara pėr shkak tė ndarjes nga i shoqi si edhe kapitulli, nė tė cilin pėrshkruhen pehatjet shpirtėrore tė Fadilit dhe pėrpjekjet e tij qė tė vejė rishtazi kontakt me tė shoqen. Disa bėrryla tė romanit nė tė cilėt Elena Kadare bėn pėrshkrime posaēėrisht tė hollėsishme nuk i kontribuojnė tensionit tė tij nė pėrgjithėsi, megjithėse nuk janė tė pavlerė artistike nė veēanti. Njė prej bėrrylave tė kėtillė do tė ishte, bie fjala, episodi kur lehonat e spitalit e tregojnė gjerė e gjatė dashurinė e tyre tė posaēme ndaj disa llojeve tė posaēme tė luleve. Njė bėrryl i tillė ėshtė si njė shtojcė me tė cilėn autorja mė tepėr ja bėn qejfin intuitės sė vet femrore se ē“i kontribuon kondenzimit tė vizionit tė vet. Pėrkundėr kėtij episodi, qė ėshtė njė detajizim i panevojshėm dhe i pafunksion simbolik, vjen mungesa e detajizimit tė nevojshėm nė fund tė romanit kur shkrimtarja ja shkurton lexuesit kėnaqėsinė qė tė mėsojė diēka mė tepėr pėr takimin aq tė pritur ndėrmjet dy kryeprotagonistėve tė saj. Me pėrshkrimet e panevojshme nė njėrėn, kurse me mungesėn e kėtyre pėrshkrimeve, nė anėn tjetėr Elena Kadare nė realitet bėn dy tė kėqia: nė rastin e parė e privon lexuesin mundėsie qė ta plotėsojė imagjinativisht veprėn e saj, ndėrsa nė rastin e dytė nuk ja ofron fare atė qė imagjinata e tij e kėrkon. Po nė lidhje me disa detajizime tė panevojshme ėshtė edhe njė „gabim" tjetėr i Elena Kadarės: pėrpjekja e tipizimit tė njė personazhi fare periferik (Nazmijes) nėpėrmjet tė folmes krahinore. Tendenca e kėtillė jo vetėm se ėshtė njė konvencė e tejkaluar e romanit tradicional realist, por nė rastin konkret ėshtė njė teknikė krijuese fare e panevojshme pėr arėsyen e thjeshtė pse njė parimi tė kėtillė ajo nuk i ėshtė pėrmbajtur nė asnjė rast tjetėr gjatė tipizimit tė personazheve tė tjera tė romanit tė saj. Nė qoftė se, ndėrkaq, do tė duhej t“i bėhej edhe ndonjė vėrejtje tjetėr, mė shumė apo mė pak e rėndėsishme, romanit tė saj, atėherė do tė duhej thėnė se Elena Kadare ja ka nėnshtruar atė njė ndarjeje disi tė ashpėr, ngapak skematike, nė kapitujt nė tė cilėt flitėt pėr Bardhen dhe familjen e saj dhe nė kapitullin nė tė cilin flitet pėr Fadilin dhe pak pėr familjen e tij, kurse fatet e tyre nuk ka arritur t“i gėrshetojė nė masėn, nė tė cilėn kjo do tė duhej tė bėhej. Kryeprotagonistėt e saj, sigurisht, do tė ishin mė tė kompletuar artistikisht sikur t“i kishte parė dhe analizuar edhe pėrmes njėri tjetrit. Mund tė vėrehet, gjithashtu, se disa kapituj tė romanit janė fare tė shkurtėr, kurse disa kapituj tė tjerė janė shumė mė tė gjatė. Kėshtu, pėr shembėll, kapitulli i shtatė ka dyzet e njė faqe tė plota, ndėrsa kapitulli i shtatėmbėdhjetė ka vetėm tri faqe jo tė plota. Ndarja e disa episodave tė shkurtėra me tri pikat brenda tė njėjtit kapitull, qė ėshtė vetėvetiu njė njėsi e veēantė rrėfimtare e tėrėsisė sė romanit, po ashtu, ėshtė njė zgjidhje e mėrzitshme, tė cilėn Elena Kadare dhe disa nga prozatorėt tanė tė tjerė mund ta pėrdorin mė pak, megjithėse do tė mund t“i shmangeshin plotėsisht sikur tė ishin tė disponuar tė aplikonin disa prej teknikave moderne tė prozės.

    Po tė gjitha kėto tė meta, tė mėdha dhe tė vogla, janė fare tė kuptueshme dhe, ndoshta, tė domosdoshme nė romanin e parė tė njė krijueseje tė re sikundėr ėshtė Elena Kadare. Ka rėndėsi se ajo ėshtė shkrimtare e talentuar, se ka krijuar stilin e saj, se ka njė pėrvojė letrare, tė cilėn nuk e kanė shumėherė shkrimtarėt me stazh shumė mė tė gjatė krijues dhe se shprehja e saj i tregon mundėsitė e njė pro zatoreje qė impresionit ėshtė nė gjendje t“ja gjejė ekspresionin adekuat. Romani i saj i parė, mė nė fund, nuk vuan prej disa dobėsishė karakteristike prej tė cilave vuajnė njė pjesė e madhe e prozave tona tė kėsaj kohe, e sidomos ato proza nė tė cilat trajtohet tema e emancipimit tė gruas. Kjo e vėrtetė ėshtė sinjal i sigurtė, madje, se mundėsitė e saj krijuese janė edhe mė tė mėdha se ē“janė manifestuar nė kėtė vepėr. Nė qoftė se, prandaj, gjykojmė sipas filosofisė sė popullit tonė tė urtė, i cili na mėson se dita e mirė shihet nė mėngjes, atėherė ėshtė e sigurtė se mėngjezi romanesk i Elena Kadaresė na ka sjellė njė buzėqeshje tė ėmbėl, poetike, plot sharm dhe shpresa. Dhe, nė qoftė se romani ėshtė akoma njė provim mature nė letėrsinė shqipe, atėherė mund tė thuhet pa mėdyshje se Elena Kadare e ka dhėnė kėtė provim me sukses.

    Nė historitė e ardhshme tė letėrsisė shqipe njė vend do tė rezervohet pėr kėtė shkrimtare dhe ky do tė jetė vend nderi — pėr Elenėn si grua krijuese, dhe vend i merituar — pėr Elenėn e talentuar qė me poezinė e shpirtit tė saj e fisnikėron edhe prozėn e jetės sonė njerėzore.

    1971


    Mė lartė
    webmaster@letersi.com