• Hyrja
  • ABBOTT, J. S. C. - Eastern Question, The
  • ANDERSON, Thomas M. - Irrepressible Conflict in the East, The
  • BAJRAMI, Isuf B - Cikėl poetik nga Isuf B. Bajrami
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė dashurie
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė popullore te rilindjes kombetare
  • BLIND, Karl - Crisis in the East, The
  • BLISS, Edwin Munsell - Eastern Question and Questions, The
  • BUNCE, O. B. - Turks, The Greeks and The Slavons, The
  • CARCANI, Selaudin - Sami Frasheri
  • DOJAKA, Abaz - Karakteri i lidhjeve martesore para ēlirimit
  • DUKA-GJINI, Pal - Prelė Tuli i Salcės
  • DWIGHT, Henry O. - Typical Turks
  • FISHTA, Gjergj - Anzat e parnasit
  • FRASHėRI, Sami - “Fjalėt e urta”
  • GRAMENO, Mihal - Vepra
  • HASANI, Hasan - Ajkuna e Rugoves
  • HOXHA, Enver - “Vetadministrimi“ Jugosllav, teori dhe praktikė kapitaliste
  • HOXHA, Rexhep - Tokė trėndafilash
  • KARAISKAJ, Gjerak - Pesė mijė vjet fortifikime nė Shqipėri
  • KEEP, Robert P. - Boundary of Greece, The
  • LONGFELLOW, Henry W. - Scanderbeg
  • MAYHEW, Athol - Selected Articles
  • MJEDA, Ndre - Vjershash pėr fėmijė
  • PANJOHUR - Life of Ali Pacha
  • PORADECI, Lagush - Vdekja e Nositit
  • QOSJA, Rexhep - Panteoni i rralluar
  • SHKURTI, Spiro - Kontribut per hartėn kostumologjike tė rrethit te Sarandės
  • PANTEONI I RRALLUAR

    REXHEP QOSJA

    GJUHA SIMBOLIKE E HISTORISė

    Edhe me romanin mė tė ri Kėshtjella, Ismail Kadare i ka vėnė kritikėt dhe lexuesit para rrezikut qė tė mos e kuptojnė sikundėr duhet, prandaj edhe qė tė mos e shijojnė dhe vlerėsojnė nė mėnyrė adekuate kėtė vepėr tė tij. Njė rrezik i kėtillė ėshtė aq mė i madh dhe aqė mė i mundshėm pėr shkak se ai i ėshtė pėrveshur trajtimit artistik tė njė problematike historike, tė njė ngjarjeje tė rėndėsishme tė historisė shqiptare, me trajtimin e sė cilės janė marrė aqė shpesh romansierėt, novelistėt, dramaturgėt dhe poetėt tanė si pėrpara ashtu edhe nė kėtė kohė, e sidomos gjatė 4—5 viteve tė fundit. Do tė ishte lajthitje tė besohet — pran daj edhe njė rrugė e hapur pėr tė mos depėrtuar tek domethėnja e kėtij romani — se ky poet dhe prozator i talentuar, qė me ēdo vepėr pėrpiqet se si t“u sjellė, dhe u sjell, befasi tė tė reja e tė kėndshme lexuesve shqiptarė, do tė provonte tė tregonte, pas tyre qė janė treguar deri tani, edhe njė pėrrallė tė re mbi Skėnderbeun dhe luftėrat e tij kundėr hordhive osmane nė shekullin XV. ėshtė e nevojshme qė lexuesi, e aqė mė parė kritiku, i romanit Kėshtjella, ta ketė tė qartė qė prej fillimit se kjo nuk ėshtė njė vepėr, as pėrkah domethėnja as pėrkah prosedeu, shėmbėllyese me prozat e tjera kushtuar asaj periudhe historike dhe heroit legjendar Gjergj Kastriotit. Pėr kėtė shkak ėshtė e domosdoshme tė kėrkohet motivi, qė e pėrmban vetė vepra, i cili e ka nxitur Ismail Kadarenė tė trajtojė njė problematikė tė tillė mjaft tė shfrytėzuar, por kurrė tė shterur si duhet nė gjithė peshėn dhe rėndėsinė e saj.

    Shkrimtar qė shquhet me njė shkallė tė gjerė interesimesh dhe frymėzimesh, qė e ndjen veten mirė dhe tė sigurtė si gjatė trajtimit tė problematikės bashkėkohore ashtu edhe gjatė trajtimit tė problematikės historike, Ismail Kadare kėsaj radhe e ka shfrytėzuar historinė si njė mundėsi kreative qė tė nxjerrė prej saj njė pėrvojė tė caktuar, e cila do tė jetė bashkėkohore, do tė thotė e ka shfrytėzuar historinė si mundėsi qė pėrmes saj tė flasė pėr problemet e kohės sonė. Edhe kėsaj here, po thuaj, si edhe nė romanin Gjenerali i ushtrisė sė vdekur, ai e ka shikuar historinė si njė mėsuese tė jetės, ashtu ēfare e kanė shikuar gjithmonė ata qė kanė mėsuar prej saj dhe qė, mė nė fund, u kanė sugjeruar tė tjerėve qė tė mėsojnė prej saj. Pėr ta kuptuar krejt Kėshtjellėn e tij ėshtė e nevojshme, pra, tė kihet mirėkuptim pėr pėrvojėn historike dhe pėr pėrsėritjen e kėsaj pėrvoje me pėrmbajtje tė ngjashme, por, natyrisht, nėpėr forma tė ndryshme. Pėr ta kapur domethėnjen e kėtij romani, gjithashtu, ėshtė e nevojshme tė ketė lexuesi ca njohuri mbi historinė e botės sė sotme e sidomos mbi historinė e rrugės socialiste tė Shqipėrisė. Duke u nisur prej kėsaj pėrvoje, kritiku dhe lexuesi mund tė gjenden, ndėrkaq, edhe para njė rreziku tjetėr: qė njohuritė e veta historike t“ia veshin kėsaj vepre, duke i atribuar ashtu atė domethėnje qė autori, ndoshta, nuk e ka pasur asnjėherė ndėrmend. Ky gjithsesi ėshtė njė rrezik mė i vogėl se sa trajtimi i Kėshtjellės si njė roman i thjeshtė historik pėr shkak se lexuesi si element plotėsues, struktural i veprės, ka tė drejtė ta plotėsojė atė me ato asociacione historike, politike, sociale, shoqėrore, etike, antropologjike, filosofike e tė tjera qė ajo ia zgjon atij. Veprat e rėndėsishme, qė vijnė duke e shtuar numrin e lexuesve gjithnjė e mė tepėr, janė kuptimisht dhe artistikisht tė pashtershme pikėrisht nė saje tė plotėsimeve qė ua bėn ēdo lexues i ri nė ēdo ambient tė ri dhe nė ēdo kohė tė re.

    Jo rastėsisht, shkrimtari Ismail Kadare i ėshtė pėrveshur trajtimit tė njė problematike historike e cila i ka dhėnė volinė tė shtrojė njė paralele me kohėn e sotme dhe, jo rastėsisht, e ka quajtur Kėshtjella romanin e tij mė tė ri. Nuk ėshtė rastisje, gjithashtu, pse nė letėrsinė shqipe ashtu sikundėr edhe nė letėrsitė e popujve tė tjerė tė Ballkanit, shfrytėzohet shpesh materja historike si mundėsi e realizimit tė domethėnjeve me interes bashkėkohor, ashtu sikundėr nuk ėshtė rastisje qė pikėrisht kėshtjellat dhe avllitė janė simbole tė shpeshta tė letėrsive ballkanike. Qėllimi i Ismail Kadaresė pa dyshim nuk ka qenė tė trajtojė njė ngjarje historike apo tė glorifikojė njė personazh tė historisė kombėtare, sado i madh dhe pozitiv qoftė roli i tij nė tė kaluarėn e shqiptarėve, por tė shtrojė njė paralele alegorike — simbolike ndėrmjet njė periudhe tė shkuar tė kėsaj historie me historinė bashkėkohore tė Shqipėrisė. I Jiruar pak a shumė, ndonėse jo tėrėsisht, prej romantizmit kombėtar aq sa edhe prej dėshirės qė tė kėnaqė kėrshėrinė e lexuesve, pėr tė ndodhurat e pėrgjakshme historike, ai ka dashur tė trajtojė idenė e luftės ndėrmjet tė madhit dhe tė voglit me shkaqet dhe pasojat qė u prijnė dhe i mbyllin luftėrat e kėtilla. Edhe nė shkrimet e tjera, qoftė nė poezinė, qoftė nė prozėn, ai ėshtė marrė mė shumė mė trajtimin e ideve, kurse personazhet dhe situatat qė ka krijuar vetėm se u kanė shėrbyer kėtyre ideve tė tij. Nė krijimtarinė e Ismail Kadaresė mund tė vėrehet njė tendencė karakteristike pėr njė pjesė tė madhe tė letėrsisė bashkėkohore, qė e kanė vėrejtur teorikėt dhe studjuesit e saj: tendenca e meditimeve dhe e trajtimit tė ideve me karakter tė pėrgjithshėm. Simboli i Kėshtjellės i ėshtė pėrgjegjur mirė kėtij shkrimtari qė ta strehojė dhe ta intensifikojė idenė e tij ashtu sikundėr e ka strehuar idenė e tij, mjaft aktuale pėr njerėzimin e sotėm, Alber Kamy nėn simbolin e Murtajės.

    Pėrse pikėrisht njė problematikė historike e shfrytėzon Ismail Kadare pėr tė folur pėr problematikėn bashkėkohore? Pėrse hudhet aqė larg pėr tė na folur pėr probleme kaqė tė afėrme? Shkaqet, sigurisht, janė kuptimore dhe artistike.

    Historia nuk pėrsėritet: kjo ėshtė njė e vėrtetė qė e di gjithkush, njė frazė qė njeriu e dėgjon prej bangave tė shkollės. Ngjarjet e njė periudhe historike janė tė vdekura per njerėzit e gjallė, ashtu sikundėr janė tė vdekur edhe njerėzit tė cilėt kanė marrė pjesė nė to. Nuk mund tė thuhet, megjithatė, se ėshtė e vdekur edhe pėrvoja qė rrezaton prej atyre ngjarjeve apo prej veprave tė atyre njerėzve. E sotmja ėshtė njė si kurorėzim i rrugės historike dhe njeriu e njeh veten sot duke e njohur edhe tė kaluarėn e tij. Ngjarjet historike nuk pėrsėriten, kurse shoqėria njerėzore kurrė nuk mund tė ketė atė strukturė qė ka pasur njėherė, dhe kjo domethėnė se shoqėria nuk mund tė jetė kurrė nė atė gjendje materiale dhe shpirtėrore, nė tė cilėn ka qenė dikur. Po pėrvoja historike pėrsėritet nėpėr forma tė ndryshme dhe Ismail Kadare sikur e sugjeron simbolikisht pėrsėritjen e njė pėrvoje tė tillė edhe nė kohėn tonė. Nuk ėshtė ēudė, prandaj, pse me trajtimin, qoftė shkencor, qoftė artistik tė historisė mirren ata njerėz, shkencėtarė ose krijues imagjinativė, tė cilėt janė shpirtėrisht tė angazhuar rreth problemeve tė kohės sė tyre. Si shkrimtar i angazhuar, Ismail Kadare di tė shkruajė mbi problemet e kohės sonė, por, njėkohėsisht, si shkrimtarė i angazhuar ai shkruan edhe mbi ngjarjet historike nė romanin Kėshtjella.

    Duke e shkruar romanin Kėshtjella, Ismail Kadare nuk ka dashur tė krijojė njė freskė historike letrare, por duke trajtuar njė detaj historik t“i japė shprehje gjuhės simbolike tė historisė. Prej romanit tė tij lexuesi do tė kuptojė se Ballkani, si urė kaluese ndėrmjet Lindjes e Perėndimit, si zonė e takimit tė interesave tė fuqive tė mėdha, u ėshtė bėrė shpesh atyre njė kėshtjellė, tė cilėn ėshtė dashur ta pushtojnė para se tė vazhdojė tutje nė rrugėn e pushtimeve tė tyre shkatėrrimtare. Ai qė do tė pėrpiqet ta njohė pak a shumė historinė ballkanike duke u nisur prej pėrvojes sė tė shkuarės, ose qė ta kuptojė historinė e sė shkuarės duke u nisur prej pėrvojes sė sotme, do tė vijė tek rezultati tek i cili ka ardhur edhe Ismail Kadare: pushtuesit e huaj i janė vėrsulur gjithmonė kėshtjellės ballkanike si pėrpara ashtu edhe sot nėn parullė e mbrojtjes sė njė ideje tė pėrgjithshme, qė u ka shėrbyer si pretekst i pushtimeve. Pėrmes mbrojtėsve tė Kėshtjellės sė tij, ai e formulon prandaj njė mendim tė kėtillė transparent: „Kėshtu e kanė zakon ata. Qėllimin e vėrtetė pėr tė na pushtuar e fshehin gjithmonė prapa njė ideje tė pėrgjithshme". Nė romanin e tij ai ėshtė pėrpjekur tė demaskojė konkretisht bartėsit e kėtyre ideve, gjoja universale, qė i deformojnė me dhunėn e tyre edhe kur ato janė pozitive. Historia njerėzore shpeshherė e ka dėshmuar zbatimin tragjik tė kėtyre ideve abstrakte, qė u kanė shėrbyer qėllimeve konkrete tė bartėsve tė tyre. Pėrvoja historike na mėson se kryqzatorėt kanė ndėrmarrė kryqėzatat e tyre kundėr botės arabe dhe islame me parullėn e mbrojtjes sė idesė sė kristianizmit; turqit i janė sulur Ballkanit, por edhe viseve tė tjera tė Evropės, nėn parullėn e mbrojtjes sė idesė sė muhamedanizmit; fashistėt hitlerianė dhe rnusolinianė kanė dashur tė pushtojnė botėn nėn parrullėn e mbrojtjes sė idesė sė tyre fashiste; Izraeli sot u ėshtė sulur popujve arabė me flamurin e cionizmit nė dorė. Duke i fshehur qėllimet e tyre tė vėrteta „prapa njė ideje tė pėrgjithshme", Shtetet e Bashkuara tė Amerikės bėjnė sot ēmos tė gulshojnė luftėrat ēlirimtare tė popujve tė vegjėl tė Azisė, Afrikės dhe tė Amerikės Latine. Me parullėn e mbrojtjes sė njė ideje tė pėrgjithshme, gjoja tė ruajtjes sė idesė burimore marksiste-leniniste, tanksat sovjetike kanė pushtuar Ēekosllovakinė para dy-tri vitesh. Ata qė e njohin historinė pak a shumė mund ta dinė se si i kanė konkretizuar pastaj ato ide gjoja tė mėdha, gjoja universale, si bartėsit e tyre tė tė shkuarės ashtu edhe kėta tė kohės sonė.

    Nė romanin Kėshtjella, Ismail Kadare i ka pėrshkruar konkretisht mėnyrat dhe format e luftės dhe tė presionit tė turqve kundėr shqiptarėve. Kjo nuk ėshtė e vetmja shtresė kuptimore e romanit tė tij. Duke shkruar pėr mėnyrėn e luftės sė hordhive turke kundėr shqiptarėve, pėr keqpėrdorimin e ndėrgjegjes shkencore nė kėtė luftė, ai vėn njė paralele tė qartė me keqpėrdorimin e sotėm tė shkencės nė qėllimet luftarake. Pėr kėtė arėsye, edhe anakronizmat e mundshme nuk kanė ndonjė rėndėsi pėr vlerėn artistike tė romanit tė tij. Pedantėt e mėrzitshėm, qė edhe nė krijimtarinė imagjinative nuk ngurojnė t“i kėrkojnė tė vėrtetat e arkivave, mund tė mos jenė plotėsisht tė kėnaqur me kujdesin qė Ismail Kadare ka treguar ndaj kėtyre tė vėrtetave. Anakronizmat nė romanin Kėshtjella nuk e cenojnė vlerėn artistike tė veprės pėr shkak se ai ka mbėrrijtur ta shohė nė thellėsi, ta trajtojė dhe realizojė artistikisht tė vėrtetėn historike tė njė kohe dhe tė njė populli. Eseisti polak, Jan Kot, ka vėnė nė dukje nė librin Shekspiri bashkėkohės iynė se si dramaturgu i madh i Renesansės angleze nuk i ka njohur mirė as historinė as gjeografinė: sipas tij Ēekosllovakia ėshtė vend qė del nė det; Firenca ėshtė skele detare; Ulisi citon mendimet e Aristotelit; Timon Atinasi, po ashtu, citon Senekėn dhe Galenin; topat me barot bėjnė kėrdinė edhe nė kohėn kur njerėzimi akoma nuk e njihte barotin, e tė tjera. Shekspiri, megjithatė, ėshtė Shekspir dhe anakronizmat e kėtilla mund t“u bien nė sy vetėm qėmtuesve tė pluhurosur tė arkivave, qė u shėmbėllejnė minjve tė hutuar. E vėrteta artistike ėshtė njė e vėrtetė e thellėsive tė jetės, prandaj ajo mund tė puthet me tė vėrtetėn historike nė pėrgjithėsi e jo edhe me tė vėrtetat historike nė veēanti. Nė romanin Kėshtjella e vėrteta artistike pėrputhet me atė tė vėrtetėn e pėrgjithshme historike; Ismail Kadare i ka qėndruar besnik frymės sė kohės, kahjes sė historisė, nivelit tė pėrgjithshėm tė zhvillimit material dhe kulturor, mentalitetit dhe etnopsikologjisė sė njerėzve tė asaj kohe. Ai ėshtė marrė mė tepėr me psikologjinė e tyre nė pėrgjithėsi se sa me psikologjinė e tyre nė veēanti. Ai, ndoshta, nuk ėshtė pėrpjekur mė tepėr tė krijojė tipe tė caktuara pėr shkak se ka dashur tė zėjė lėvizjet dhe reagimet e masės mė tėpėr se sa tė depėrtojė nė botėn e brendshme tė individit. Nė vizio nin e tij shquhen mė tepėr se individėt dy ide qė janė tė bartura prej dy palėve: ideja e dhunės, qė e mbron pala turke dhe ideja liridashėse, qė e mbron pala shqiptare. Nė romanin e tij ballafaqohen pra dy botėra, dy ideologji, dy etika kundėrshtare, prandaj edhe rėndėsia e individualizimit zhduket para rėndėsisė sė konfrontimit tė kėtyre dy botėrave antagoniste.

    Megjithėse tradicional dhe modern njėkohėsisht pėrkah prosedeu, romani Kėshtjella nuk ėshtė i shtruar as si romanet e njohura historike tė Leon Tolstojt, as si romanet psikologjike tė Xhems Xhojsit, e as si romani poetik i Marsel Prustit. Ismail Kadare ka zgjedhur njė prosede karakteristik dhe i ėshtė pėrmbajtur besnikėrisht. Kundruall mizėrisė sė ushtrisė turke ai ka vėnė kėshtjellėn shqiptare me mbrojtėsit e saj, qė ėshtė i vetmi personazh i palės shqiptare, qė nėnkupton edhe personazhet e tjera brenda saj. Nė romanin e Ismail Kadaresė si palė shqiptare ekziston vetėm populli, kolektivi, uniteti. Kėshtjella, respektivisht populli, ėshtė ai kryeprotagonisti i romanit qė i then sulmet turke. Nuk ėshtė vėshtirė, pėr kėtė shkak, pėr tė parė njė simbolikė edhe nė kompozicionin dhe prosedeun krijues tė romanit tė Ismail Kadaresė.

    S“ka dyshim se Ismail Kadare ka mundur t“i zhvillojė akoma mė tepėr disa ide, t“i thellojė tutje disa skena dhe situata tė romanit. Ushtrinė turke, atė botė hibride, mistike, moralisht tė shfrenuar dhe gjithsesi tė ēuditshme, ka mundur ta pėrshkruaj mė thellėsisht dhe ta shikojė prej mė shumė kėndėsh etike, psikologjike, filosofike, religjioze, e tė tjera. Duke u thelluar mė tepėr si nė paraqitjen e psikologjisė sė kėsaj turme, duke i atomizuar mė tepėr disa ide, konflikte dhe situata, ai ka mundur ta shtojė akoma mė shumė tensionin artistik dhe t“i pasurojė shtresat e romanit nė pėrgjithėsi. Tė gjitha kėto, ndėrkaq, ai nuk i ka bėrė. Duke mos i shfrytėzuar kėto mundėsi tė pėrshtatshme, ai, ndoshta, i ėshtė shmangur me sukses njė rreziku tė dukshėm qė aqė shpesh shprehet nė prozėn tonė: rrezikut qė tė mirret me stivimin e imtėsive dhe detajeve artistikisht tė parėndėsishme, qė nuk janė funksionale nė njė vepėr letrare. Romanit Kėshtjella mund t“i shtohet nga diēka, por prej tij nuk mund tė hiqet asgjė: asnjė skenė, asnjė fjali, asnjė fjalė, asnjė detaj. Gjithmonė ėshtė mė mirė kur njė vepre letrare ekziston mundėsia t“i shtohet se sa t“i hiqet diēka. Shkrimtari i madh, Tolstoj, ka shėnuar nė ditarin e tij nė vitin 1853 sa vijon: „Kurrfarė plotėsimesh gjeniale nuk mund ta bėjnė veprėn aqė tė mirė sa shkurtimet". Pavarėsisht pse nuk e ka shfrytėzuar temėn plotėsisht, vrojtimet e Ismail Kadaresė nė romanin Kėshtjella janė tejet inventive, tė thella, tė papritura, befasuese dhe njeriu nė asnjė rast nuk do tė dijė qė pėrpara se tek do ta shpjerė qėllimin e vet shkrimtari. Lexuesi nuk do ta dijė se si do tė marrė fund njė dialog, njė situatė ose, mė nė fund, romani nė tėrėsi. Ligji i sė papriturės, qė do tė duhej tė ēmohej si njė ligj i rėndėsishėm nė prozėn letrare, ka gjetur zbatim tė plotė nė kėtė roman.

    Me gjithė tė metat, qė duken, romani Kėshtjella e dėshmon prirjen e madhe tė Ismail Kadaresė si krijues, e, sidomos, si poet qė shkruan edhe nė prozė. Fjalia e tij ėshtė koncize, plot kuptim dhe tension dhe kjo do tė thotė se ai ėshtė nė gjendje tė shkruaj jo vetėm qartė, por edhe bindshėm. Nė kėtė roman shprehja e tij asnjėherė nuk ka zbritur nė nivelin e shprehjes publicistike dhe gazetareske, ēfarė i ka ndodhur aq shpesh nė romanin e parafundit Dasma. Edhe nė romanin Kėshtjella stili dhe shprehja e Ismail Kadaresė shqasin nganjėherė drejt njė monotonie, por para se tė bėhen monotone fjalitė e tij tė njėtrajtshme, racionale, zakonisht, vjen ndonjė fjali metaforike — simbolike, qė edhe lexuesin mė indiferent e luan vendit, duke i ushtuar nė vesh si njė tingėllimė e fuqishme, e tmerrshme apo e kėndshme. Fjalitė e kėtilla, tė krijuara herat mė tė shpeshta prej krahasimeve, metaforave dhe simboleve kontekstuale, janė jashtėzakonisht asociative, evokative dhe kuptimisht tė plota. Kėto fjali jo vetėm se janė edhe emocionalisht tė dendura, por njėkohėsisht i zgjerojnė shumė rrathėt e domethėnjes sė kontekstit nė tė cilin gjenden. Kėshtu, pėr shembėll, kemi fjalinė: „Devetė, qė ishin shkarkuar, qenė ulur e po pushonin aty-kėtu. Tani qė mbrėmja kishte rėnė plotėsisht, siluetat e tyre dukeshin si male tė vogla paqėsore". Nė kėtė mėnyrė i sheh devetė kryekomandanti i ushtrisė turke dhe njė fjali e kėtillė do tė thotė: Devetė janė tė vetmet qenje paqėsore tė taborit turk, por kjo do tė thotė, njėkohėsisht, se ėshtė e madhe frika qė ndjejnė pashai, of icerėt dhe ushtarėt e tyre nė njė tokė tė panjohur, qė kanė ardhur ta pushtojnė. Ismail Kadare i pėrshkruan posaēėrisht me mjeshtri lėvizjet masive tė ushtrisė turke dhe nė pėrshkrimet e tilla vjen nė shprehje fuqia asociative e fjalisė metaforike-simbolike, mundėsitė e sė cilės janė shumė mė tė mėdha se sa tė fjalisė tradicionale realiste. Ndonjėherė me njė fjali tė vetme metaforike-simbolike ai ka kursyer faqe tė tėra si, bie fjala, me rastin e pėrshkrimit tė ushtrisė turke gjatė tėrheqjes pas sulmit tė parė: „Britmat dhe zhurmat e luftės tani i kish zėvendėsuar njė zallahi e shurdhėt, e ulėt si njė pėshpėritje gjigandėsh. Dukej sikur njė kafshė e madhe me mijėra gjymtyrė po kruhej ngadalė e nė mėnyrė tė vazhdueshme mbi sipėrfaqen e tokės". Disa faqe mė vonė, mbasi turqit tė tėrhiqen edhe pas njė sulmi tė pasuksesshėm kundėr kėshtjellės shqiptare, shkrimtari thotė se: „kampi i madh i ngjante njė sfungjeri gjigant, qė po mbushej me gjak dhe djersė". Me rastin e parė kur ushtria turke ėshtė akoma e freskėt dhe e padėrmuar, ai e krahason me gjigantin, kurse nė rastin e dytė kur ajo ėshtė e lodhur dhe e gjysmuar, ai e krahason me sfungjerin qė nxjerr gjak dhe djersė.

    Mjeshtri i gjuhės dhe i figurės poetike, Tsmail Kadare ėshtė, njėkohėsisht, njohės i mirė i simbolikės dhe i mitologjisė kombėtare. Pėrkundėr disa shkrimtarėve modernė, qė pėr trajtimin e temave ose ideve tė pėrgjithshme i shfrytėzojnė mitet dhe simbolet antike greke e romake, por edhe biblike, ai shfrytėzon nė radhė tė parė historinė, mitologjinė dhe simbolikėn kombėtare. Kėsaj radhe, duke folur me gjuhėn simbolike tė historisė, ai ka realizuar njė ide tė rėndėsishme kombėtare, por njėkohėsisht edhe universale: dhuna gjithmonė ka hasur nė aso kėshtjellash tė cilat s“ka mundur t“i rrėnojė kurrė. Nė romanin e tij tė ri historia ka, pra, dy faqe: faqen e dhunės dhe faqen e mbrojtjes. Prej tij shihet edhe njė herė se historia ėshtė arenė e topave, qė njeriu vjen duke i pėrsosur gjithnjė e mė shumė dhe e kėshtjellave, nė tė cilat ata topa dėshtojnė. Njė vepėr letrare nė tė cilėn kjo e vėrtetė. e ditur dhe e pėrsėritur sa herė, ėshtė konkretizuar simbolikisht pėrmes njė episodi historik nuk mund tė mos jetė njė vepėr e rėndėsishme e letėrsisė sonė. Nuk ėshtė aspak ēudė qė njė ide e kėtillė, nė qenėsi revolucionare, gjen shprehjen nė letėrsinė e njė populli tė vogėl tė Ballkanit; nuk ėshtė ēudė, gjithashtu, pse disa popuj tė vegjėl janė bėrė sot bartės tė ideve progresive, kurse shtetet e mėdha nuk janė mė bartės tė kėtyre ideve pėr shkak se edhe idetė mė progresive janė deformuar nga aspiratat dhe dėshirat qė tė dominojė nė botė.

    Romani Kėshtjella, ndoshta, s“mund tė krahasohet pėrkah vlera artistike me romanin Gjenerali i ushtrisė sė vdekur, por ai ėshtė, gjithsesi, njė befasi e kėndshme pėr lexuesit shqiptarė. tc cilėt prej Tsmail Kadaresė mund tė presin befasi tė reja. Ai ėshtė i ri dhe, pos talentit tė shquar — si kusht i parė, ka edhe durimin e punės — si kusht i dytė i krijimtarisė sė frytshme, me ēka nuk shquhen edhe shumė shkrimtarė tė tjerė tė letėrsisė shqipe. Ndoshta kushti i parė vetėvetiu e nėnkupton edhe tė dytin.

    1970


    Mė lartė
    webmaster@letersi.com