|
PANTEONI I RRALLUAR REXHEP QOSJA FILOSOFIA E HESHTJES ėkzistojnė filosofija dhe estetika e fjalės sė shkruar dhe e fjalės sė folur, por ekzistojnė edhe filosofia edhe estetika e fjalės sė heshtur dhe e mendimit tė fshehur. Filosofia dhe estetika e fjalės sė shkruar dhe fjalės sė folur kanė njė traditė mjaft tė gjatė, janė tė zhvilluara tek popujt e ndryshėm dhe tė pajisura me aspekte tė ndryshme prej tė cilave i shikojnė dhe trajtojnė ēėshtjet e kompetencės sė vet. Lirisht mund tė pohohet se filosofia dhe estetika e fjalės sė shkruar dhe tė folur kanė ēelėsa tė ndryshėm dhe, madje, kallauza me tė cilėt e deshifrojnė objektin e hulumtimit tė vet duke ua bėrė pakashumė tė qartė individėve tė ndryshėm qė pėr tė interesohen. Filosofia dhe estetika e fjalės sė heshtur dhe mendimit tė fshehur, ndėrkaq, edhe nė qoftė se kanė farė tradite, atėherė kjo ėshtė njė traditė e varfėr, tė cilėn e pėrbėjnė ide, mendime fragmentare, dhe gjeste tė rralla tė disa individėve, qė nuk kanė nguruar tė persiasin edhe pėr fenomenin e heshtjes i cili manifestohet nė mėnyra tė ndryshme dhe frymėzohet prej qėllimesh, shpesh, tė ndryshme. Dhe, ē“ėshtė e vėrteta, nuk ėshtė aspak e ēuditshme pse fjala e heshtur dhe mendimi i fshehur e kanė modeste dhe tė varfėr superstrukturėn e vet: ėshtė nė natyrėn e njeriut qė mė me qejf tė mirret me atė qė e sheh, qė e dėgjon, qė e prek, qė e ndjen, qė e shijon se sa me atė qė as s“e sheh, as s“e dėgjon, as s“e prek, as s“e ndjen e as s“e shijon drejtpėrdrejt, ndonėse mund t“ja shohė, dėgjojė prekė, ndjejė dhe shijojė pasojat. Pėr njeriun e rrethuar nga bota materiale, bota e gjėsendeve konkrete, ėshtė disi e vėshtirė tė mendojė pėr asgjėnė dhe tė mirret me asgjėnė, sado edhe asgjėja mund ta ketė metafizikėn e vet. E heshtja ėshtė njė asgjė, njė hiē, njė asgjė dhe njė hiē pėr syrin, pėr veshin, pėr shqisat e prekjes, megjithėse ėshtė diēka me pasojat e veta pėr ndėrgjegjen dhe marrėdhėnjet njerėzore. Heshtja, pra, ėshtė asgjė, hiē sa i pėrket ekzistencės sė saj materiale, fizike, por ėshtė diēka sa i pėrket pasojės, reflektimit. E kjo domethėnė se edhe me heshtjen, me fjalėn e heshtur dhe mendimin e fshehur, mund tė thuhet diēka, diēka e rėndėsishme apo banale, e sinqertė apo e rrejshme, e ndershme apo imorale, revoltuese apo oportuniste. Jo rastėsisht, prandaj, mund tė dėgjohen shpeshherė njerėzit duke bėrė pyetjet: pėrse dikush hesht?. Individi qė vendos tė mendojė rreth fjalės sė heshtur dhe mendimit tė fshehur tė njeriut qė nuk e ka pėr zakon tė hesht shpeshė apo qė ėshtė i ftuar ta thotė mendimin e vet, qė ta ketė mė tė qartė fenomenin e heshtjes doemos shtrėngohet tė shtrojė edhe pyetjet, qė e plotėsojnė atė tė parėn: e qė janė: kush ėshtė ai qė hesht? Nė cilin moment hesht? Cili ėshtė shkaku i heshtjes sė tij pikėrisht nė atė moment? Pėrse sot ėshtė i disponuar tė hesht, kurse dje ishte aq i zėshėm? Ose, pėrse sot ėshtė aq i zeshėm, kurse dje e kishte kyēur gojėn me nėntė brava? Pyetjet e kėtilla ėshtė e domosdoshme tė shtrohen pėr arėsyen e thjeshtė se vetėm me pėrgjegjet qė do t“ju pjipeshin mund tė kuptohet mė mirė heshtja e njeriut, e nė radhė tė parė e krijuesit, pėr heshtjen e tė cilit edhe ėshtė fjala nė kėtė mes. Njerėzit nė pėrgjithėsi dhe krijuesit nė veēanti heshtin varėsisht prej kontekstit konkret historik, shoqėror, social, moral, politik e tė tjera dhe njė pohim i kėtillė, me tė cilin, besoj, mund tė pajtohen shumica e atyre qė duan tė mendojnė rreth heshtjes, sjell pėrfundimin se fenomeni i heshtjes sė krijuesit mund tė shikohet prej disa aspektesh: prej aspektit filosofik; prej aspektit estetik; prej aspektit etik; prej aspektit psikologjik; prej aspektit politik; prej aspektit sociologjik, e tė tjera, kurse secili aspekt mund tė jetė interesant, apo jo varėsisht prej vetė natyrės sė heshtjes dhe kontekstit tė saj. Nė njėrėn anė kjo domethėnė se heshtja ka filosofinė, estetikėn, etikėn, psikologjinė, sociologjinė dhe politikėn e vet; nė anėn tjetėr, kjo domethėnė se ka forma tė ndryshme tė heshtjes, qė poaq sa janė tė kushtėzuara prej kontekstit konkret shoqėror poaq janė tė kushtėzuara edhe prej motivesh konkrete individuale. Po tė bėhej njėfarė sinteze e formave tė heshtjes, dhe tė shikoheshin ato nė relacionin me botėn e jashtme, opinionin, atėherė do tė mund tė thuhej se janė tri forma kryesore tė heshtjes:
Njė formė, dikur e njohur dhe prej opinionit e respektuar e heshtjes, ėshtė e ashtuquajtura heshtje si gjest filosofik. Pėr kėtė formė tė heshtjes nuk janė tė aftė tė gjithė njerėzit pėr arėsyen e thjeshtė se tė gjithė njerėzit nuk mund tė jenė filosofė, ose, thėnė mė drejt, pėr kėtė formė tė heshtjes janė tė aftė njerėzit me prirje tė rralla jo vetėm intelektuale, por edhe morale. Njė prej shembėllave tipike tė krijuesit qė hesht pėr arėsye filosofike, domethėnė si mendimtar, ėshtė filosofi i njohur grek Diogjeni. Bashkėkohasit e tij kanė lėnė shėnime se ky filosof i rrallė ishte mbyllur nė njė tinar, qė i mjaftonte trupit tė tij, dhe me kėtė gjest tė ēuditshėm donte ta manifestonte edhe botėkuptimin e vet. Flitet se si me njė rast Aleksandri i Maqedonisė, pasi kishte dėgjuar pėr kėtė gjest tė ēuditshėm, e kishte vizituar filosofin plak, qė bėnte njė jetė ashtu asketike dhe e kishte pyetur se ēfarė tė mire do tė donte t“i bėnte. Diogjeni ju kishte pėrgjegjur fare shkurt, dhe fare filosofikisht: Mos ma zė diellin!" Nuk besoj se mund tė gjenden shumė njerėz, qoftė as krijues dhe filosofė, qė zemėrlehtė do tė hiqnin dorė prej njė mirėsie, qė do t“ua bėnte njė personalitet i tillė si Aleksandri i Maqedonisė. Diogjeni ishte mbyllur nė tinar si filosof, me qėllim qė pikėpamjet e tij stoike t“i dėshmonte edhe nė njė mėnyrė tė tillė konkrete. Domethėnė Diogjeni donte me shembėllėn e jetės t“u qėndronte konsekuent bindjeve tė veta etike dhe filosofike. Duket se gjesti filosofik i Diogjenit ėshtė njė prej pėrpjekjeve tė para nė historinė e mendimit perėndimor qė teoria" tė lidhet edhe me praktikėn". Po ta pranojmė njė pohim tė kėtillė, atėherė do tė mund tė pajtoheshim edhe me pohimin tjetėr se gjesti filosofik i Diogjenit ishte identifikimi i parė i mandimit dhe tė veprimit, qė ėshtė njė prej pikėnisjeve kryesore edhe tė marksizmit, si filosofi praktike. Megjithėse rasti i Diogjenit ėshtė rasti mė i njohur dhe mė i popullarizuar nė historinė e filosofisė, dihet se edhe mendimtarė tė tjerė kanė vepruar nė mėnyra tė ngjashme. Refuzimi i filosofit italian, Xhordano Brunos, dhe reformatorit ēek, Jan Husit, qė t“i mohojnė bindjet e veta para autoriteteve kishtare dhe politike tė kohės sė tyre nė tė vėrtetė ėshtė njė gjest filosofik dhe dėshmi e njajsimit tė mendimit me veprimin praktitik. Megjithėse qė tė tri kėto shembėlla u takojnė shekujve tė shkuar, heshtja si gjest filosofik nuk mund tė quhet plotėsisht anakronizėm as nė kohėn tonė, pavarėsisht pse ditėt tona kėrkojnė mė tepėr angazhim praktik prej krijuesve se sa kohėt e shkuara. Si fjalėn e shkruar dhe tė folur, ashtu edhe heshtjen do tė ketė gjithmonė mjaft motive qė e kushtėzojnė. Kėshtu, pėr shembėll, nė kohėn e kultit tė individit, shumė filosofė, shkencėtarė dhe shkrimtarė sovjetikė kanė heshtur pėrgjithmonė ose, sė paku, pėr njė kohė tė caktuar vetėm e vetėm pse nuk kanė mundur ta thonė lirisht mendimin e vėrtetė. Ata kanė heshtur ose tė dėshpėruar njėherė e pėrgjithmonė dhe njė heshtje e kėtillė i ka sjellė nė apati intelektuale, ose qė tė presin ditė mė tė mira kur do tė mund tė shprehen lirisht dhe njė heshtje e kėtillė ėshtė vetėm akumulim pėr shpėrthime tė mėvonshme. Pėrse kanė heshtur njė varg filosofėsh, shkencėtarėsh dhe shkrimtarėsh sovjetikė nė kohėn e Stalinit? Sigurisht pėr arėsye se nuk kanė mundur tė pajtohen me ndjekjet e njerėzve tė pafajshėm dhe tė ndershėm, me shuarjen e lirive qytetarėve, me sistemin policor tė pushtetit, nė njėrėn anė dhe pse po ta kishin ngritur zėrin do ta hubnin kokėn, nė anėn tjetėr. Heshtja e tyre nė njėfarė mėnyre ishte heshtje aktive dhe pėrmes saj ata e demonstronin mospajtimin e vet me sistemin burokratik-policor. Nė atė mėnyrė ata tregonin se ē“mendonin, ēka donin dhe ēka s“duronin, por nė atė mėnyrė edhe nuk e rrezikonin, ose nuk e rrezikonin shumė ekzistencėn vetiake. Tė hesht krijuesi nė momentet historike kur nuk mund tė thotė mendimin e vet ashtu siē e mendon, kur nuk mund t“i thotė tė vertetės e vėrtetė dhe gėnjeshtrės gėnjeshtėr ėshtė njė gjest i ēmuar, moralisht i lartė, ashtu sikundėr ėshtė njė gjest i pamoralshėm tė flasė krijuesi ashtu sikundėr nuk mendon, t“i thotė tė vėrtetės gėnjeshtėr dhe gėnjeshtrės e vėrtetė vetėm e vetėm qė tė pėrfitojė nga konjuktura momentale. (Nė krijimtarinė letrare nė Kosovė i kemi tė dy kėto raste: kemi krijues si Esad Mekulin qė kanė heshtur pse s“kanė mundur tė shprehen lirisht nė periodėn etatiste-burokratike, por kemi edhe krijues", qė kanė belbėzuar pa pushuar vetėm e vetėm qė tė shpėrndajnė sa mė shumė komplimente e mė vonė kanė ngarendur t“i korigjojnė qėndrimet e veta nėse kanė pasur ndonjėherė farė qėndrimesh vetėm e vetėm qė tė pėrfitojnė diēka nė klimėn e re demokratike). Nuk mund tė dyshohet se letėrnxirėsit, qė i janė qepur fjalės sė shkruar tė frymėzuar prej motivesh komerciale apo thjesht karieriste, nuk janė tė aftė pėr heshtjen si gjest filosofik. Pėr njė heshtje tė tillė, filosofike, shpesh ėshtė e nevojshme njė kurajė e madhe qytetare, njė moral i lartė, njė karakter i fortė, qė nuk i kanė protejt e shumtė tė kėsaj bote, qė e konsiderojnė jetėn dhe shoqėrinė si njė arenė, nėpėr tė cilėn do tė defilojnė me sukseset e tyre individuale, familjara dhe shoqėrore. Ata s“mund tė harrojnė se jo rrallė, po aq sa mund tė jetė e rrezikshme fjala mohuese dhe refuzuese, po aq mund tė jetė e rrezikshme pėr autorin e saj edhe heshtja e krijuesit, sepse, gjithmonė janė gjetur dhe do tė gjenden shpirtėra tė shitur, qė do ta shtrojnė pyetjen profane: pėrse filanfisteku hesht pikėrisht sot, e deri dje nuk e kishte adet tė heshtte?! Forma e dytė e heshtjes ishte e ashtuquajtura heshtje si pozė intelektuale dhe heshtjet e kėtilla janė mjaft tė shpeshta qoftė ndėr radhėt e qytetarėve tė rėndomtė, qoftė edhe ndėr radhėt e krijuesve. Ngjet kėshtu pėr arėsye se numri i qytetarėve dhe i krijuesve qė duan pozat ėshtė shumėfish mė i madh se sa numri i njerėzve dhe krijuesve meditativisht tė disponuar. Ēdo krijues qė hesht pėr arėsye se i pėlqejnė pozat nė tė vėrtetė ėshtė i vetėdijshėm se, pėr shikuesin, heshtja ėshtė shprehje e pjekurisė, stabilitetit dhe menēurisė. Heshtjes si pozė intelektuale dhe krijim i iluzionit tė menēurisė, prandaj, gjithmonė i nevojitet auditori i shikuesve dhe i dėgjuesve dhe heshtja e kėtillė manifestohet, rėndom, nėpėr mbledhje, tubime, bankete, ndeja dhe vende tė tjera publike. Heshtja si pozė intelektuale shumė shpesh maskohet si heshtje e gjestit filosofik, megjithėse brirat e saj doemos e shpėrthejnė maskėn: etja pėr pozė dhe publicitet mund tė jetė shumė subtile, por nuk mund tė fshihet plotėsisht. Kėshtu, fjala vjen, ekzistojnė krijues qė ju shmangen tubimeve, dekleratave publike, diskutimeve tė hapta jo pse janė nga natyra heshtakė, por pse ashtu dėshirojnė t“ju vishet epiteti i njerėzve qė flasin pak, ose nuk f lasin fare vetėm e vetėm pse janė mė tė menēur se sa rrethi nė tė cilin i kalojnė ditėt e tyre tė bardha si Zeusi mitologjik nė majen e Olimpit. Nė tė vėrtetė, ata pėrpiqen t“i krijojnė heshtjes aureolėn e modestisė, por nuk ėshtė vėshtirė tė vėrehet se aureola e modestisė sė tyre ėshtė thurur prej luleve tė njė kryelartėsie dhe megalomanie tė tmerrshme, pėr tė cilėn, mendojnė, nuk mund tė jetė askush i vetėdijshėm. Heshtja e kėtillė, e pėrshkuar prej ngjyrash tė rrejshme tė modestisė, pafajsisė, dhe virgjinitetit do tė zbulohet vetėm atėherė kur tė konstatohet se autori i saj hesht para foltores, por nuk hesht edhe nė rastet kur foltorja nuk ekziston. Nė rastet e kėtilla heshtja ėshtė vetėm njė paravan pas tė cilit bėn gjumin e saj tė lehtė strategjia dinake e reklamės. Nė botėn kapitaliste, ku format e reklamės janė studjuar me zellin dhe serizoitetin mė tė pėrkushtuar tė sociologėve dhe tė psikologėve ėshtė fare mirė e njohur edhe forma e reklamės dhe publicitetit me anėn e mohimit tė reklamės dhe tė publicitetit. Nė qoftė se pas etjes pėr reklamė dhe publicitet mund tė fshihet shpesh kompleksi krijues dhe mungesa e prirjes, po ashtu, pas heshtjes mund tė fshihet etja pėr reklamė dhe publicitet, domethėnė poza intelektuale. Nuk ėshtė e vėshtirė tė konstatohet se ndėrmjet modestisė sė rrejshme dhe heshtjes si pozė intelektuale, nė njėrėn anė dhe etjes pėr publicitet dhe reklamė, nė anėn tjetėr, ekziston vetėm njė hap i vogėl, tė cilin mė sė shpeshti e bėjnė ata qė nėn lėkurėn e engjėllit fshehin djallin. Tė gjithė njerėzit, si as tė gjithė krijuesit nuk janė tė aftė pėr heshtjen si pozė intelektuale. Edhe pėr kėtė formė tė heshtjes duhet pasur njė prirje tė caktuar, e nė radhė tė parė prirje tė skenės artistike. Pėr ēdo pozė duhet njėfarė prirje, pavarėsisht pse kjo ėshtė prirje banale, dhe shkrimtarėt me talent krijues, zakonisht, nuk janė tė pajisur me kėtė prirje aq tė shpeshtė nė jetėn njerėzore. Nė qoftė se nuk e frymėzon interesi, heshtja si pozė intelektuale nuk mund tė quhet gjithmonė e pamoralshme, por mund tė quhet qesharake dhe e marrė. Heshtja si pozė intelektuale ėshtė, pra, njė ves njerėzor, sikundėr janė lavdėrimi, snobizmi, rrena pėr sport dhe veset e tjera tė vogla, qė nuk u sjellin tė tjerėve dėme tė mėdha, por i besdisin. Forma e tretė e heshtjes ishte e ashtuquajtura heshtje utilitare, tė cilėn e frymėzojnė interesa tė caktuara nė njė moment tė caktuar historik ose, mė nė fund, nė njė situatė tė caktuar shoqėrore. Kjo formė e heshtjes nė tė vėrtetė ėshtė forma mė problematike si nė pikėpamje tė motiveve qė e nxisin, ashtu edhe nė pikėpamje tė pasojave qė e pasojnė. Kjo heshtje ėshtė problematike edhe sa i pėrket konstatimit tė saj: ėshtė vėshtirė tė thuhet se pėrse njė krijues hesht nė njė situatė tė caktuar: se dėshiron tė pėrfitojė nga kompromitimi" i tė tjerėve, qė flasin dhe angazhohen pėr njė ēėshtje tė caktuar; se dėshiron tė ēelė rrugėn pėr ngritje eventuale; se nuk dėshiron tė krijojė kundėrshtarė eventualė apo se, mė nė fund, nuk dėshiron tė gjendet nė nishanin e vrojtimit kritik tė tė tjerėve. Pavarėsisht se cili do tė jetė motivi i heshtjes, megjithėse kėto motive shpesh shkojnė bashkarisht, ėshtė e sigurtė se heshtja e tij ėshtė utilitarisht e paramenduar. Nuk ėshtė i vogėl numri i njerėzve dhe krijuesve qė flasin kur nuk duhet dhe tek nuk ėshtė e nevojshme, por qė heshtin me qėllim pikėrisht nė momentet kur duhet tė thonė fjalėn e tyre. Ata janė posaēėrisht tė zėshėm nė disa rrethe tė mbyllura, nėpėr kafene dhe trotuare me miqtė dhe shokėt e vet, por janė posaēėrisht tė heshtur atėhere kur do tė duhej dalė nė foltore. Nuk mund tė mohohet se ndėr varietetet e shumta tė tipeve njerėzore gjenden edhe tė tillė qė nuk mėrziten pėr asgjė dhe u rrin gjithmonė ora dymbėdhjetė, por numri i tyre ėshtė fare i vogėl nė krahasim me numrin e atyre tė tjerėve, qė heshtin si demagogė, oportunistė dhe, gjoja, qytetarė lojalė. Dhe kėta heshtakė zakonisht heshtin vetėm publikisht, por veprojnė nėn tokė: i sufrojnė tė tjerėt, u mbajnė ligjėrata tė fshehta, ua hartojnė strategjinė dhe, mandej, kapardisen pėr ngadhnjimin e njė tė bėre tė caktuar. Nė kėtė botė, mjerisht, gjithmonė ka pasur dhe do tė ketė individė e, madje edhe krijues qė e kapin zjarrin me mashė. Pėr ta nuk ekzistojnė parime tė etikės, por vetėm parime tė levėrdisė, demagogjisė, oportunitetit, servilizmit. Dhe, kėta shpirtėra tė mallkuar, kur janė posaēėrisht dinamikė, tė shkathėt dhe tė qėruar prej skrupullash i sjellin moralit shoqėror po aq dėm se edhe ata qė gjenden vazhdimisht nė anėn e kundėrt tė barikadės. Mund tė thuhet kėshtu pėr shkakun e thjeshtė se edhe heshtja utilitare nė tė vėrtetė ėshtė njė formė e angazhimit, por e angazhimit djallėzor nė shėrbimin e tė keqes. Prej kėtyre tri formave tė heshtjes, prandaj, mund tė respektohet vetėm heshtja si gjest filosofik. Por ka arėsye tė mjafta tė pėrbuzen ata qė heshtin kur duhet tė flasin, ata qė flasin ēfarė s“duhet folė kur ėshtė e nevojshme tė heshtin, po aq sa ka arėsye tė mjafta qė tė pėrbuzen ata qė mjerimin e tyre intelektual dhe kotėsinė shpirtėrore i kėnaqin duke i pėrfolė tė tjerėt. Shpresoj se lexuesit e mi do t“i kuptojnė kėto fjali dhe do tė pajtohen shumica dhe do tė revoltohen pakica. I siguroj se pakica janė lėnda e kėtij eseu, qė nuk ėshtė shkruar me qėllim tė pėrmirėsimit tė tyre, meqė ata janė pjekur dhe djegur duke heshtur kundruall foltores dhe duke u ējerrė nėpėr kafene, por me qėllim tė frymėzimit tė kolegėve tė mi tė pendės qė ta pasurojnė letėrsinė shqipe me tipe tė reja. S“ėshtė e drejtė tė kemi vende tė zbrazura nė galerinė e tipeve negative letrare kur i kemi tė plotėsuara tė gjitha vendet e galerisė jetėsore. 1972 |