|
PANTEONI I RRALLUAR REXHEP QOSJA ESTETIKA E SNOBIZMIT Megjithėse proza shqipe nuk ka ndonjė traditė posaēėrisht tė gjatė dhe posaēėrisht tė pasur, mund tė konstatohet se prozatorėt tanė, si kėta tė sotmit, ashtu edhe disa prej atyre qė i takojnė traditės, kanė krijuar njė galeri tė tėrė personazhesh interesante, ndėr tė cilat mund tė shquhen edhe tipe tė vėrteta letrare. Kėshtu, pėr shembėll, shkrimtarėt tanė kanė krijuar tipet e patriotėve dhe tradhėtarėve, revolucionarėve dhe reaksionarėve, heronjve dhe sabotuesve, koprracėve dhe altruistėve, hipokritėve dhe egoistėve, poltronėve dhe mendjemėdhenjve, vrasėve dhe paqėdashėsve, dashnorėve tė sinqertė dhe kodoshėve tė shfrenuar, injorantėve dhe mendarėve, filistinėve dhe mikroborgjezėve, proletarėve tė shfrytėzuar dhe pronarėve tė pamėshirėshėm, idealistėve qė flijohen pėr tė tjerėt dhe materialistėve qė kėrthizen e vet e konsiderojnė bosht rreth tė cilit sillet krejt populli, internacionalistėve, qė duke menduar pėr krejt botėn nuk e shohin vatrėn dhe provincialistėve, qė tė strukur pranė vatrės nuk e shohin fare botėn, e tė tjerė. Kjo do tė thotė se ata janė marrė me trajtimin e dukurive tė ndryshme shoqėrore, sociale, politike, por edhe tė virtyteve e tė veseve tė ndryshme tė njeriut dhe, duke u marrė me trajtimin e kėtyre dukurive tė ndryshme dhe tė kėtyre cilėsive tė llojllojshme tė njeriut, kanė mundur tė krijojnė tipe tė ndryshme letrare. Njė dukuri, qė nuk ėshtė trajtuar nė prozėn tonė ėshtė dukuria e snobizmit dhe njė tip letrar qė mungon nė galeritė e personazheve tė saj ėshtė tipi i snobit. Pėrse pikėrisht tipet e snobėve mungojnė nė letėrsinė shqipe? Pėrgjegjet qė mund tė jepen nė kėtė pyetje mund tė jenė tė ndryshme, por ėshtė e sigurtė se njė prej pėrgjegjeve pėrafėrsisht mė tė sakta do tė ishte kjo: nė jetėn sociale dhe nė marrėdhėnjet shoqėrore tė shqiptarėve snobizmi nuk kishte karakterin qė kishte nė jetėn sociale dhe nė marrėdhėnjet shoqėrore tė vendeve tė tjera evropiane, prandaj edhe pėrfytyrimi dhe kuptimi i kėsaj dukurie doemos ndryshonin nga pėrfytyrimi dhe kuptimi qė kishte nė ato vende. Snobizmi i tė parėve tanė ishte i njė natyre tjetėr, kurse snobėt tanė tė parė kishin njė profil tjetėr tipik nga snobėt evropianė. Nė marrėdhėnjet shoqėrore tė shqiptarėve, ku edhe begu, edhe agaj, edhe qytetari, edhe fshatari, edhe intelektuali, edhe zanatēiu bėnin njė jetė pėrafėrsisht shėmbėllyese pėrkah primitivizmi, snobėt kishin njė mentalitet specifik, primitiv, qė ndryshonte mjaft prej mentalitetit specifik, modern tė snobit evropian. Nė jetėn e shqiptarėve, tė organizuar qoftė sipas logjikės sė jetės anadollake, qoftė sipas logjikės sė jetės fisnore snobėt asimilonin mentalitetin e begut dhe agajt po aq sa edhe mentalitetin e bajraktarit. Snobizmi bashkėkohor, modern, evropian nė tė vėrtetė ėshtė produkt i shoqėrisė klasore, borgjeze kapitaliste, prandaj ėshtė e kuptueshme pse fjala snob mė sė pari ėshtė popullarizuar nė Angli, nė vendin nė tė cilin janė krijuar mė sė pari kushtet pėr lulėzimin e borgjezisė, ashtu sikundėr ėshtė e kuptueshme pse snobizmi ėshtė trajtuar mė sė shumti dhe, ndofta, mė sė miri pikėrisht nė letėrsinė angleze. Realisti i shquar anglez, Viljem Tekeri, e ka quajtur tė arėsyeshme dhe tė domosdoshme t“ua kushtojė snobėve veprėn e tij mė tė njohur, Panairi i sedėrtarėve. Vrojtėsi pak si mė i kujdesshėm i marrėdhėnjeve, sjelljeve dhe gjesteve tė njerėzve tanė mund ta ketė fare tė qartė se edhe shkrimtarėt e sotėm kosovarė kanė gjasa tė mjafta tė frymėzohen prej dukurive tė snobizmit modern dhe prej snobėve. Nė kėtė kohė kur konteksti social dhe shoqėror, qė i favorizon individėt e ndryshėm tė bėjnė gara tė vėrteta olimpike pėr t“u shquar, pėr t“u dalluar, pėr tė shkėlqyer nė mjedisin e vet nė pikėpamje tė standardit, e frymėzon snobizmin po aq sa e frymėzojnė edhe snobėt njeriun tjetėr pėr t“u bėrė snob. Nė rrugė, nė kafene, nė teatėr, nė pritjen e vitit tė ri, nė pushimin vjetor, nė ndeja private, nė mbledhje tė ndryshme kudo dhe kurdo shkrimtari i sotėm mund tė vėrejė sjellje dhe gjeste qė cilėsojnė snobin. ėshtė, vėrtetė, ēudi e madhe pse shkrimtarėt tanė akoma nuk kanė filluar tė mirren me trajtimin e kėsaj dukurie dhe pse nuk kanė krijuar tipin e snobit si personazh tipik tė kėtyre kushteve tipike nė mjedisin tonė. Edhe pse dukuria e snobizmit ėshtė fare e qartė, kurse numri i snobėve gjithnjė e mė i madh mund tė supozohet se shkrimtarėt nuk janė marrė dhe nuk mirren me trajtimin e kėsaj dukurie pėr shkak se tek ne akoma bėhet identifikimi i snobėve ose me filistinjtė ose me mikroborgjezėt, ose me poltronėt, ose me demagogėt ose, mė nė fund, me tė gjithė ata njėkohėsisht ēka snobi nuk ėshtė, por edhe ēka mund tė jetė nė momente dhe situata tė ndryshme tė jetės sė vet. Snobin, megjithatė, duhet ta dallojmė prej tė gjitha tipeve tė tjera negative tė njerėzve, pavarėsisht pse ai mund tė jetė i pajisur edhe me cilėsitė, veset dhe virtytet e tjera tė rėndomta tė njerėzve tė rėndomtė. Ai nuk ėshtė ekzemplar plotėsisht i pastėr, unik, ndonėse nė kuadrin e cilėsive tė tij psikologjike dhe sociale snobizmi ėshtė cilėsia dominuese. Ai ėshtė snob pėr arėsye se ėshtė edhe diēka tjetėr, por ėshtė snob mė parė se tė jetė, pėr shembėll, filistin, poltron, demagog, mikroborgjez, apo tjetėr ēka. Cili ėshtė snob? Definicioni klasik i snobit do tė ishte pėrafėrsisht ky: snob ėshtė njeriu qė ėshtė ēka s“ėshtė, qė ka ēka nuk i duhet, qė bėn ēka do tė mund mos ta bėnte, qė don me ēdo kusht ta reklamojė atė qė e ka, qė e don apo qė e ėndėrron atė qė nuk e ka dhe nuk mund ta ketė. E thėnė me fjalorin e Karl Gustav Jungut, snob ėshtė njeriu qė nė vend se unin e vėrtetė, ua prezenton tė tjerėve personėn e vet. Snob ėshtė njeriu qė sillet nė njė mėnyrė, e cila nuk ėshtė mėnyrė e sjelljeve tė tė gjithėve, qė shprehet me fjalėt dhe frazat, tė cilat nuk janė pjesė e leksikut tė tij tė pėrditshėm dhe tė rėndomtė, qė gjendet nė situatat, tė cilat e shquajnė personėn e tij, qė jeton nė mėnyrėn, e cila i bėn tė mundshme tė dallohet prej tė tjerėve, qė lektiset pas gradave dhe diplomave, tė cilat nuk shprehin aftėsinė e tij tė vėrtetė, qė ulet nė vendet, tė cilat nuk i pėrgjigjen aftėsisė sė tij. Snob, pra, ėshtė njeriu qė gjithmonė, nė ēdo situatė dhe nė ēdo kohė, ėshtė i veshur nė rrobat qė nuk i rrinė pėr shtati, dhe korba tė tillė, tė stolisur me pendlat e shqiponjave, nuk kemi pasur kurrė mė shumė. Snobi mund tė jetė i shkolluar dhe i pashkolluar, i menēėm dhe taravol, i pashėm dhe i shėmtuar, i ri dhe i vjetėr, i shėndoshė dhe i sėmurė, i ēmuar dhe i pėrbuzur, i dashuruar dhe i paduruar, i lindur nė qytet dhe i lindur nė fshat, i gjinisė mashkullore dhe i gjinisė femrore, e tė tjera. Snob mund tė jetė njeriu qė trumbeton idetė mė pėrparimtare, por edhe idetė mė konservatore; njeriu qė nuk e heq Marksin prej goje dhe njeriu qė temjanoset me tė vėrtetat e Ungjillit apo tė Kur“hanit; njeriu qė vallėzon vetėm sipas muzikės moderne dhe njeriu qė vallėzon vetėm sipas valcerit tė Danubit; njeriu qė vishet sipas modės sė shekujve tė shkuar dhe njeriu qė vishet sipas modės mė tė re; njeriu qė ruan si relike ndonjė gjygym tė kohės sė sulltan pekmezit dhe njeriu qė ruan si relike ndonjė valltare moderne prej kristali. Nė pikėpamje tė cilėsive me tė cilat ėshtė i pajisur dhe tė formave nė tė cilat shfaqet snobi ėshtė si peshku: ashtu sikundėr nuk mund ta mbash peshkun nė duar pėr shkak se rrėshqet, po ashtu nuk mund ta portretizosh mirė snobin pėr shkak se fytyra e tij ka ngjyra tė ndryshme. Janė disa gjeste e sjellje qė bėn dhe disa situata karakteristike, nė tė cilat ekspozohet secili snob. Snobin e heq zemra tė paraqitet i njė origjine mė fisnike se ē“ėshtė nė realitet. Tė gjithė snobėt e tė gjitha kohėve, tė gjithė snobėt e tė tė gjitha mjediseve dhe tė gjithė snobėt e tė gjithė popujve dėshirojnė t“u krijojnė tė tjerėve iluzionin se kanė njė origjinė shumė mė tė vjetėr, mė tė shtrenjtė dhe mė fisnike se ē“e kanė nė tė vėrtetė. Kėshtu, fjala vjen, snobi anglez ėshtė nė gjendje tė bėjė ēnuk e ēmos vetėm e vetėm qė ta tregojė origjinėn e tij ndonjė shekull mė tė lashtė se qė e ka dhe pėr kėtė qėllim ai nuk kursen kurrfarė shpenzimesh. Ai ėshtė i gatshėm tė angazhojė, madje, edhe ekspertėt e arkivave dhe tė bibliotekave qė tė shpupurisin nėpėr kėto institucione tė dokumentave dhe tė veprave tė vjetra dhe tė reja pale mos do tė zbulojnė farė shenjash mbi origjinėn e tij tė lashtė. Njė gatishmėri tė kėtillė e ka treguar viteve tė fundit edhe humoristi i shquar amerikan me origjinė angleze, Bob Houp, por gatishmėria e tij ėshtė treguar boshe, kurse shpenzimet tė kota: Bob Houp nuk na ka dalė bir fisnikėsh. Kėtė privilegjė tė snobit anglez nuk e kanė edhe gjithė snobėt e tė gjitha vendeve dhe tė gjithė popujve tė tjerė. Kėshtu, bie fjala, snobi shqiptar, qė do tė donte tė provonte lashtėsinė e origjinės sė mbiemrit tė tij do tė shtrėngohej tė paguante turkologėt ose mediavelislėt, qė tė shkonin nė bibliotekat e Turqisė apo tė Romės dhe tė gjurmonin nė mos pushtuesit turkė apo misionarėt latinė kanė lėnė farė shėnimesh pėr tė parėt e tij tė famshėm. Duke mos qenė nė gjendje t“i durojė shpenzimet e kėtilla, ky snob kėnaqet me fjalė dhe reklamė verbale me tė cilat ua rrit emrin dhe famėn dhe meritat tė parėve tė tij tė njohur dhe tė panjohur, tė ndershėm apo tė pandershėm, tė pasur apo tė varfėr. Ky lloj snobi, zakonisht, flet se si tė parėt e tij ishin tė pasur, kishin shumė dyqane, shumė shtėpi, shumė ēipēinj, shumė shėrbėtorė dhe shumė shėrbėtore. Nė qoftė se pėr pohimet e kėtilla nuk ka kurrfarė mbėshtetje pak si mė tė bindshme, atėherė rėndomė pohon se si tė parėt e tij ishin tė shquar qoftė si qatipa tė administratės turke, qoftė si haxhinj apo hoxhollarė. Snobi qė ka pasur fatin e keq tė lindet nė fshat vetėvetiu ėshtė i shtrėnguar tė kėrkojė argumente tė tjera pėr tė dėshmuar origjinėn e tij tė shtrenjtė. Herat mė tė shpeshta ky snob bashkėkohor tė f let se si tė parėt e tij janė shquar nė luftėrat kundėr pushtuesve turq dhe armiqve tė tjerė tė shqiptarėve, se si prej shtėpisė sė tij kanė dalė burra tė njohur, trima tė mėdhenj, se si dikush prej tė parėve tė tij ishte bashkėpunėtor ose i Abdyl Frashėrit, ose i Abdullah Drenit, ose i Bajram Currit ose, mė nė fund, i Ahmet Zogut. Nė qoftė se tė parėt e tij janė dalluar nė hajni, cubni, hakmarrje dhe krime tė tjera atėherė snobi tė thotė se tė gjitha kėto ata i kanė bėrė pėr qėllime mė tė larta kombėtare apo fisnore. Snobi qė nė asnjė mėnyrė nuk mund tė jetė fisnik" nė linjėn e babajt, kujdeset tė jetė f isnik nė linjėn e mamasė, prandaj edhe krejt meritat e tė parėve tė tė jatit i qet nė adresėn e tė parėve tė nėnės. E nė qoftė se nuk mund tė jetė fisnik" as pėrkah baba, as pėrkah nėna, atėherė snobi kujdeset tė jetė fisnik" pėrkah bashkėshortja e tij. Nė gjuhėn e snobit kjo do tė thotė se sė paku pasardhėsit e tij do tė kenė sė paku njė damar nėpėr tė cilin do tė rrjedhė gjaku i ēmuar i fisnikėrisė. Nuk ėshtė ēudi, prandaj, pse snobi flet shpesh pėr fėmijėt e vet, pse fėmijėt e vet i tregon tė jashtėzakonshėm nė tė gjitha pikėpamjet dhe me tė gjitha cilėsitė. Nė ndonjė rast, jo edhe tė rrallė, mund tė takohet ndonjė snob qė tė thotė: djali im ėshtė i hatashėm, ėshtė i fortė si ēelik, ėshtė i menēėm si t“i kishte njėzet vjet, ėshtė vunderkind i vėrtetė. Me pamjen dhe karakterin i pėrngjet gjyshit tė vet, tė ndjerė, filan fistekut, i cili kishte dhjetė dyqane, ose ndante pleqėrinė e nėntė fshatrave. Nė rastin tjetėr ndonjė snob tė thotė: ēupa ime ėshtė njė hanėme e vėrtetė, me pamjen dhe qėndrimin i pėrngjet gjyshes sė vet tė ndjerė, rrin dhe sillet si zonjė, ka mėsuar anglishten dhe turqishten e, nė kohė tė fundit, po bėn edhe balet. Kushedi, do tė jetė balerinė ose kėngėtare e operas. Pėr secilin snob pasardhėsit e vegjėl janė eksponate tė mrekullueshme, xhevahirė tė shtrenjtė, me tė cilėt del nė panairin e snobizmit. Me kujdes dhe sukses tė veēantė snobi ekspozohet nė vendet dhe lokalet, nė tė cilat nė raste dhe momente tė ndryshme tubohen shumė njerėz. Snobi mendon disa muaj pėrpara se si do ta kalojė dhe tek do ta kalojė, fjala vjen, vitin e ri. Muaj tė tėrė pėrpara, ai kujdeset tė sigurojė veshje dhe stolisje tė veēantė, tė zgjedhė lokalin, tryezėn, ngjyrėn e mbulojės sė tryezės, cilėsinė e gotave me tė cilat do tė pijė dhe tė pirunjve me tė cilėt do tė hajė. Ai interesohet se kush krejt do tė shkojė nė atė lokal, se sa do ta ketė larg muzikėn, se cili kamarier do ta shėrbejė. Mė sė shumti interesohet se cila tryezė do tė jetė skaj tryezės sė tij dhe shfrytėzon tė gjitha mėnyrat e mundshme qė ai dikush, afėr tė cilit do ta ketė tryezėn, tė jetė njė person sa mė i njohur dhe, sipas mundėsive, tė jetė ndonjė funksionar i lartė. Snobi nuk do tė ishte snob sikur mos tė lektisej qė tė jetė af ėr autoriteteve sa mė tė mėdha aktuale politike, shoqėrore dhe tradicionale, do tė thotė gjenealogjike. Pozitėn e vet shoqėrore snobi e reklamon posaēėrisht mirė edhe me rastin e premierave tė rralla, shumė tė rralla, tė teatrove tona. Snobi shkon solemnisht nė secilėn premierė dhe shkon mė tepėr pėr t“i parė shikuesit e tjerė se sa pėr tė parė shfaqjen. Paradhomat e teatrit janė arena tė vėrteta tė snobizmit. Snobi, zakonisht, takohet aty me snobėt e tjerė, u jep dhe merr pėrshėndetje nė stilin tradicional, i merr nėpėr gojė tė tjerėt dhe i sdudjon sjelljet, qėndrimet dhe veshjet e snobėve apo qytetarėve tė tjerė. Nė ambientet e kėtilla snobi nuk pushon tė ulė dhe tė ngritė kokėn, tė thejė belin dhe tė marrė qėndrim gatitu, thuase ėshtė i stisur me frak dhe kollaro tė ngritur. Ēdo snob e di se qeshja e zėshme dhe sharmante ėshtė grepi mė i mirė nė tė cilin kapet interesimi i tė tjerėve, prandaj tė gjithė snobėt kujdesen tė qeshin sa mė tė madhe, sa mė bukur dhe sa mė shpesh. Nė rastet e kėtilla, tė rralla dhe solemne, posaēėrisht interesante ėshtė snobesha e snobit. Ajo ėshtė e veshur dhe e ngjeshur ose sipas modės sė shekujve tė shkuar, ose sipas modės mė tė re dhe ėshtė e stolisur me gushore, hallhalle, unaza dhe rekuizita tė tjera prej ari, nė raste mė tė shpeshta tė importuara prej Amerikės, Greqisė, Italisė apo Francės. Snobesha nuk stoliset me mallin e vendeve tė Lindjes pėr shkak se kėtė mall e nėnēmon si mall tė lirė. Snobi reklamohet me sukses tė posaēėm edhe nė rrugė, me anėn e veturės, qė ėshtė rekuizit i domosdoshėm i snobizmit bashkėkohor. Pėr snobin vetura nuk ėshtė njė mjet komunikacioni me tė cilin i kryen mė shpejt disa prej punėve tė pėrditshme, prandaj kujdeset tė blejė njė veturė sa mė tė shtrenjtė, sa mė tė gjatė, sa mė tė bukur, sa mė ekspresive. Dhe snobi nuk shihet shpesh nė veturė, por kur shihet atėherė shihet vėrtet solemnisht: me krejt garniturėn e familjes plus ndonjė prej ilakave qė pandeh se ėshtė posaēėrisht i respektuar. I motorizuar pėr mrekulli snobi ėshtė njėkohėsisht edhe turist i pasionuar. Njeriu nuk mund tė jetė snob nė qoftė se nuk ka parė shumė vende, nė qoftė se nuk ka vizituar galeritė mė tė njohura, nė qoftė se nuk ka hyrė nė disa shtėpi tė mėdha tė mallrave nė metropolat evropiane, nė qoftė se nuk i ka parė kuriozitetet antike dhe mesjetare. Snobi nuk mund tė jetė snob nė qoftė se pas kėtyre shėtitjeve internacionale nuk ėshtė ndalur ndonjė javė nė bregdet, pėr tė rreshkur lėkurėn nė diellin mediteran dhe nė qoftė se nuk ėshtė kthyer ndonjė javė tjetėr nė bjeshkė pėr t“i flladitur mushkėritė me ajrin e freskėt malor. Snobi shpesh e shfaq snobizmin e vet edhe pėrmes ambicjesh shkencore. Megjithėse nuk ėshtė i interesuar, pėr shkak se nuk ka kohė, qė t“i japė farė kontributi veprimtarisė shkencore nė mjedisin e tij, snobi nė disa raste bėn pėrpjekje tė mėdha tė sigurojė farė diplome shkencore, tė gjendet nė farė vendi prej tė cilit drejtohet aktiviteti shkencor ose, mė nė fund, tė diskutojė pėr shkencėn dhe punėtorėt shkencorė. Ndonjėri prej snobėve tė kėtillė, nė disa raste, edhe provon t“i japė kontributin e tij veprimtarisė shkencore, por duke punuar vetėm nė shtėpi, dhe duke pushuar verės nė teracėn e saj tė pajisur me dushin e instaluar kastile qė tė flladitet pas lodhjes shkencore. Situatat nė tė cilat shfaqet dhe format tė cilat i merr snobizmi janė vėrtet, tė shumta dhe tė ndryshme, ashtu sikundėr janė tė llojeve tė ndryshme edhe vetė snobėt. Snob, pėr shembėll, ėshtė ai qė thotė: dje kam patur njė bisedė telefonike me kėtė e kėtė udhėheqės apo mbrėmė kam luajtur njė parti poker me shokun kryetar, ose sekretar, ose drejtor; snob ėshtė ai qė nė ēdo mbledhje kujdeset tė ulet nė vendin e parė pavarėsisht se a i takon sipas moshės, funksionit apo autoritetit; snob ėshtė ai qė shkruan manifeste letrare kur nuk mirret me letėrsinė; snob ėshtė ai qė mbi tepihun e shtrenjtė tė dhomės sė pritjes vė najlon qė tė mos ja pėrlyjnė, e tė tjera. Format e kėtilla tė snobizmit janė banale, prandaj kėtu u bė fjalė vetėm pėr format e larta" tė snobizmit bashkėkohor. ėshtė e qartė se snobi sot ėshtė modernizuar dhe adaptuar varėsisht prej kushteve specifike tė mjedisit specifik, nė tė cilin jeton. Snobizmi ėshtė njė dukuri shoqėrore dhe sociale, tė cilėn njė pjesė e njerėzve e urrejnė, kurse pjesa tjetėr e tolerojnė. Po snobi, gjithsesi, aq sa e meriton urrejtjen dhe pėrbuzjen, po aq mund ta meritojė edhe mėshirėn njerėzore: ai ėshtė ose njeri qė vuan prej megalomanisė dhe nė rastin e kėtillė duhet ta urrejmė dhe pėrbuzim, ose njeri qė vuan prej inferioritetit dhe nė rastin e kėtillė duhet ta pėrbuzim dhe mėshirojmė. Si nė rastin e parė ashtu edhe nė rastin e dytė, snobi ėshtė individ tragjik dhe qesharak apo qesharak dhe tragjik njėkohėsisht pėr shkak se nuk ėshtė nė gjendje tė kuptojė njė tė vėrtetė e kjo ėshtė e vėrteta e konstatuar prej romakėve tė menēur: Majmuni ėshtė majmun qoftė edhe kur stoliset me ari. Snobizmi si dukuri qė po pėrhapet, dhe snobėt si bartės tė snobizmit, janė njė materie shumė interesante pėr shkrimtarėt, e veēanėrisht pėr humoristėt dhe satirikėt. Urdhėroni, prandaj, shokė shkrimtarė, veshuni me kujdes qė tė mos u plagosin adhuruesit apo kundėrshtarėt dhe lėshojuni nė galeritė e shumta tė kėsaj miniere tė pasur tė jetės sonė bashkėkohore. Urdhėroni dhe shkruani pėr snobėt edhe nė qoftė se ndonjeri prej jush ėshtė vetė snob. Mund t“ju pėrkujtoj se Marsel Prusti, megjithėse snob dhe dendy edhe vetė, ėshtė marrė shpesh me trajtimin e kėsaj dukurie dhe, sikundėr e thotė biografi i tij, Andre Moroa, bėhej mė i ashpėr posa e prekte kėtė temė tė veten tė dashur". Urdhėroni dhe shkruani pėr snobėt, kurse snobėt, sigurisht, do t“ju shpėrblejnė me duartroktije frenetike. 1971 |