|
PANTEONI I RRALLUAR REXHEP QOSJA DY OBSESIONE Tė NJė POETI Ibrahim Kadriu eshte poet qė ka obsesionet e veta krijuese dhe ato shihen si nė temat ashtu edhe nė mėnyrėn e realizimit tė tyre poetik. Ē“prejse shkruhet poezia lirike ekzistojnė edhe preokupime tė ndryshme tė krijuesve qė i pėrcjellin prej ditėve tė para e deri nė ditėt e fundit tė krijimtarisė sė tyre. Ato nė njėfarė mėnyre janė hijet e tyre qė u rrijnė prore nė kujtesė dhe i pėrcjellin nė shtėpi, nė rrugė, nė vend tė punės, qė u vardisen nė shpirt kudoqoftė dhe kurdoqoftė. Ato e plotėsojnė jetėn e tyre me persiatje tė pandėrprera dhe ata prej tyre krijojnė botėn e vet imagjinative dhe vizionet e veta jetėsore. Vargjet e krijuara prej frymėzimit tė kėtyre preokupimeve zakonisht edhe janė vargjet e tyre mė tė ngrohta, emocionalisht mė tė ngjeshura dhe, nė rastet mė tė shpeshta, kuptimisht mė tė plota. Lirikėt e ndryshėm kanė pasur obsesione tė ndryshme: pėr ndonjėrin prej tyre kjo ishte vdekja, pėr ndonjė tjetėr dashuria ndaj femrės, pėr ndonjė tė tretė dashuria ndaj atdheut, pėr ndonjė tė katėrt farė ideali social, pėr ndonjė tė pestė dashuria ndaj vendlindjes sė vet tė ngushtė, e kėshtu me radhė, duke futur kėtu edhe dashurinė ndaj ndonjė ideali tė caktuar filosofik, etik, e tė tjera. Obsesionet e kėtilla, qė nė tė shpeshtėn e rasteve pėrmblidhen rreth ndonjė motivi tė caktuar, bėhen objekt tė cilin poetėt e shikojnė prej kėndėsh dhe aspektesh tė ndryshme dhe, duke e shikuar, kėshtu, prej anėsh tė ndryshme, e kthejnė nė njė lajtmotiv tė krijimtarisė sė tyre. Dhe, zakonisht, poeti qė nuk e ka fushėn e interesimeve shpirtėrore dhe tė frymėzimeve krijuese, vėshtirė se do tė krijojė profilin origjinal edhe pse origjinaliteti i poetit mė sė shumti varet prej ndjeshmėrisė, prej mėnyrės sipas sė cilės e pėrcepton realitetin, prej ngjyrės dhe ritmit tė shprehjes, prej vulės qė individualiteti i tij i ven materies prej sė cilės ėshtė frymėzuar. Ibrahim Kadriu ėshtė poet i ri dhe obsesionet e tij, qė janė realizuar artistikisht nė pėrmbledhjen e parė, Netėt e Karadakut, janė ato tė shumicės sė poetėve linkė prej tė cilave ata mė sė pari nisen nė rrugėn e tyre krijuese. Kėto janė obsesionet mė tė shpeshta, mė tė rėndomta dhe mė sė shumti tė kėngėtuara prej lirikėve tė tė gjitha kohėve: dashuria ndaj femrės dhe dashuria ndaj vendlindjes. Duke u nisur prej pėrvojės djaloshare, prej vibracioneve ndjenjore qė ngjasin nė thellėsitė e shpirtit tė tij, prej kujtimeve qė me xhelozi i ruan qenja e tij, Ibrahim Kadriu i ka venė kėto dy dashuri tė tij tė mėdha nė xixėn e frymėzimit tė vet dhe i ka pėrgėdhelur, i ka dashuruar gati nė tė gjitha vjershat e kėsaj pėrmbledhje. Ai nuk ėshtė frymėzuar prej tyre me qėllim qė tė nxjerrė farė asociacionesh meditative, as farė porosishė tė rėndėsishme etike dhe filosofike; ai ėshtė nisur prej zemrės sė vet dhe ka respektuar temperaturėn e saj. Sigurisht pėr kėtė shkak ai ka mundur tė na rrėfehet diku nga fillimi se po flas me gjuhėn e zemrės", se dėshiroj t“ua fal tėra ndjenjat kėtyre dy motiveve tė mėdha e tė shpeshta tė letėrsisė sonė. Me ndryshim prej shumicės sė poetėve tė brezit tė Ibrahim Kadriut qė aq shumė dhe aq me tė drejtė kanė zėnė ta duan kėngėn e meditimeve filosofike, aq sa edhe kėngėn e meditimeve mbi fatin e popullit tonė dhe rrugėn e tij tė mundimshme historike, atij i pėlqen haptazi ta shfaqė atė zjarrin qė e djeg pėrbrenda, atė ndjenjė tė sinqertė dhe tė pėrkushtuar qė ja nxisin dashuritė e mėdha ndaj femrės dhe ndaj vendlindjes. Ndonėse prej fillimit dhe deri nė fund tė pėrmbledhjes ka folur me gjuhėn e zemrės dhe ia ka ēelur tė gjithė ventilat asaj flakės sė ndezur pėrbrenda, Ibrahim Kadriu, pothuaj, asnjėherė nuk i ka lejuar zemrės tė jetė patetike, as flakės sc tij emocionale tė jetė brambulluese. Njė ndjenjė e zaptuar, e butė, mitare dhe e frenuar para rrezikut tė shpėrthimit patetik i pėrshkon vargjet e kėtij poeti, qė e njeh, si duket, vetėm zėrin e sinqeritetit krijues. Po kjo ndjenjė e frenuar aq shumė, kjo lehtėsi, qė shqet nėpėr vargjet e Ibrahim Kadriut, e qė edhe si fjalė pėrmendet ashtu shpesh nėpėr vjershat e tij, e shpreh mė sė miri cilėsinė e tėrė poezive tė tij: butėsinė e tyre, peshėn eterike tė tyre. Ibrahim Kadriu ka njė cilėsi tė veten specifike, tė cilėn nuk mund ta gjejmė nė atė masė deri tani tek Hrikėt tonė tė tjerė: nuk i ravizon qartė objektet, nuk i plotėson gjer nė pikėn e fundit tė ekspresionit shprehjet e veta, dhe nuk i kompleton aq sa mund tė kompletohen pėrfytyrimet, mendimet dhe emocionet e veta. Edhe pse deri diku i drejtpėrdrejtė nė shprehjen e vet, me kėtė shquarje diskrete, disi tė hijesuar tė vizioneve tė veta, ai e krijon njė atmosferė fluide nė poezinė e tij dhe, aq sa fluide dhe tė ē“rrastė, aq edhe origjinale nė mėnyrė tė vet. Nė kėtė mes mund tė vėrehet, pra, njė veēanti e vlerės po edhe e tė metave tė lirikės sė Ibrahim Kadriut. Vlera: pse ai shprehet lehtė, disi spontanisht, but, pa farė pengesash para shfaqjes sė pėrshtypjeve dhe preokupimeve tė veta dhe pse, mė nė fund, gati tė gjitha vargjet e tij shqasin me njė lehtėsi tė posaēme. Vargjet e tij tė krijojnė nė vetėdie pėrshtypjen e kėndshme ashtu sikundėr tė krijon njė pėrshtypje tė kėndshme edhe sipėrfaqja e kadifesė kur e prek me duar. E meta: pse ēdo pėrfytyrim i tij ėshtė i hijesuar gjer nė shkallėn qė tė mos shihet i tėrėsishėm, copė, pse nėpėr vargjet e tij figurat konkrete, portretet, objektet janė tė shndėrruara gati nė hije, nė fantazma tė pavija reale, pse, tekembramja, objekti kryesor i frymėzimit i tij ėshtė, porsi bukuria e Naim Frashėrit, njė hije e arhetipit tė vet. Pėr kėtė arėsye edhe ėshtė e kuptueshme pėrse nė vargjet e tij ka aq shumė ėndėrra, halucinacione, hije, varre dhe himera tė tjera, tė cilat kanė bėrė qė Ibrahim Kadriu mos tė jetė nė gjendje t“ua japė vizioneve tė veta atė mprehtėsinė, qė ua japin, zakonisht, lirikėt qė e kanė nė pėrpjesėtim tė drejtė shprehjen me pėrjetimin, shprehjen me vrojtimin. Ai e mbėshtjell me njė imagjinatė tė mjegullisur botėn e vet poetike dhe shprehja e tij tė flet pėr njė lirik gati hipersensibėl nė atė kujdesin e vet, pėr njė lirik i cili frikėsohet mos t“i lėndojė objektet e veta, mos t“u sjellė farė dhembje nė qoftė se i nxjerr mė tė qarta nė sipėrfaqe. Ai, thuase, frikėsohet nė mos edhe shikimi mė i qartė do t“i lėndojė kėto objekte tė frymėzimit tė tij, prandaj i len disi nėn sipėrfaqen e vrojtimit tė plotė intuitiv. Me kėtė shikim tė mjegullisur Ibrahim Kadriu, pa dyshim, ka diēka tė pėrbashkėt me poetėt e romantizmit, tė cilėt prore janė kujdesur qė, shpesh, krijesat dhe objektet e botės reale t“i nxjerrin imagjinativisht nė shtresa astrale, duke i shkoqur prej kontekstit real. ėshtė, pra, e kuptueshme pse hijet, fantazmat dhe lehtėsia e ndjenjės gėrshetohen nė vargjet mitare tė Ibrahim Kadriut:
(Kėrkova n“kėtė natė gjithēka, edhe ty) Gjithnjė romantike janė, po ashtu, edhe tėhuajsimet dhe ikjet e tij imagjinative: me gjetė rrugėn e cila do tė na ēojė nė amshim", ashtu sikundėr ėshtė njė si pozė romantike edhe pranimi se ka pirė gotėn e dashurisė" prej sė cilės ėshtė dehur si bleta mbi lule kur nektarin grabit nėpėr duer tė pranverės". Kurdo e ngrit veten nė shkallėn e dėshpėrimit, ndėrkaq, Ibrahim Kadriu e fton harresėn nė ndihmė:
(Letra e fundit) Dhe, kur as harresa nuk e shėron, ai i dorėzohet njė disponimi mė tė vrėrėt, njė ndjenje mė tė pikėlluar. Po, ėshtė e vėrtetė se Ibrahim Kadriu nuk ka mundur tė jetė ashtu i bindshėm, ashtu spontan, ashtu i natyrshėm dhe ashtu sa duhet i vetėvetes kurdo ka provuar ta kthejė nė dhembje, nė pikėllim apo nė pesimizėm atė ndjenjė tė veten tė matur dhe tė zbutur. Edhe pse e mbėshtjellė prej halucinacioneve dhe e ushqyer prej mekanizmit tė kujtesės, ndjenja e tij pikėlluese mė shpesh i ka dalė pozė se ndjenjė e sinqertė, si, pėr shembėll, nė rastin kur thotė:
(Me ja mbyllė kohės dritaret, ēka i bahet vuejtjes) ? ose edhe mė qartė:
(Pesha e kėsaj nate) Tjetėr intonacion dhe tjetėr disponim kanė vjershat nė tė cilat Ibrahim Kadriu e kėngėton vendlindjen dhe persiat rreth sė kaluarės sė saj. I butė, apo i dėshpėruar, i sinqertė apo jo nė rastet e pėrparme, ai ėshtė mė i rrėmbyer, mė i vendosur dhe shumė mė i drejtpėrdrejtė nė kėtė rastin tjetėr, edhe pse artistikisht s“ėshtė mė i fortė:
(Karadak, o skenė e mėkatnorėve) Nė vjershat e Ibrahim Kadriut nuk mund tė gjenden shprehje dhe metafora tė befasueshme sikundėr mund tė gjenden tek disa poetė tanė tė tjerė, qoftė edhe tė brezit tė tij. Njėfarė gradacioni tė butė e ven ai ndėrmjet vargjeve tradicionale tė letėrsisė sonė, qė janė tė leēitura prej lidhjeve tė papritura dhe alogjike figurative, dhe tė vargjeve bashkėkohore, nė tė cilat lidhjet e tilla nuk janė dukuri e rrallė. Nė vargjet e tij, gjithashtu, nuk mund tė gjenden as farė depėrtimesh tė thella simbolike. Gati asgjė nga konvencat e njohura lirike, me tė cilat, shpesh krijuesit supozojnė ta trandin shpirtėrisht lexuesin, nuk mund tė gjendet nė kėto vargje pos, ndoshta, atyre ėndėrrave dhe halucinacioneve tė shpeshta, nėpėr tė cilat janė shprehur obsesionet e tij poetike. Poet i shprehjes intimiste, Ibrahim Kadriu ėshtė kujdesur ta bėjė vargun e vet tė ngrohtė, subtil, emotiv dhe nė kėtė pikėpamje ka pasur suskses aq sa e kanė lejuar ajo lehtėsia dhe butėsia e ndjenjės dhe shprehjes sė tij. Edhe pse nė pėrmbledhjen e tij tė parė mund tė vėrehen frymėzime dhe ekspresione stereotipe, sikundėr ėshtė rasti me vjershat Lavirja, Baresha, Fshisi, prapė, Ibrahim Kadriu e ka veēuar mirė poezinė e vet me atė shprehjen e tij tė butė, me ritmin e saj tė zgjatur, qė ėshtė nė pajtim me prridhjen e eksplodimeve emocionale, dhe me frymėn e saj tė pėrgjithshme eterike. Poezia e tij, ėshtė e vėrtetė, nuk tė befason, nuk tė pasuron as me farė mendimesh tė thella as me farė ndjenjash tė fuqishme, po tė pėlqen si njė shprehje e sinqertė, e frymėzuar, dhe si tė tillė duhet ta pranojmė dhe t“i besojmė krijuesit tė saj. Pėrmes saj nuk shohim shumė, e as nuk pėrjetojmė shumė pėr arėsyen e thjeshtė se ajo nuk del pėrtej rrethit tė ngushtė intimist, gati biografik, po pėrmes saj kuptojmė mė mirė se si rrahė zemra e njė njeriu. Pėr fillim, ndofta, mjafton edhe aq. 1969 |