• Hyrja
  • ABBOTT, J. S. C. - Eastern Question, The
  • ANDERSON, Thomas M. - Irrepressible Conflict in the East, The
  • BAJRAMI, Isuf B - Cikėl poetik nga Isuf B. Bajrami
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė dashurie
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė popullore te rilindjes kombetare
  • BLIND, Karl - Crisis in the East, The
  • BLISS, Edwin Munsell - Eastern Question and Questions, The
  • BUNCE, O. B. - Turks, The Greeks and The Slavons, The
  • CARCANI, Selaudin - Sami Frasheri
  • DOJAKA, Abaz - Karakteri i lidhjeve martesore para ēlirimit
  • DUKA-GJINI, Pal - Prelė Tuli i Salcės
  • DWIGHT, Henry O. - Typical Turks
  • FISHTA, Gjergj - Anzat e parnasit
  • FRASHėRI, Sami - “Fjalėt e urta”
  • GRAMENO, Mihal - Vepra
  • HASANI, Hasan - Ajkuna e Rugoves
  • HOXHA, Enver - “Vetadministrimi“ Jugosllav, teori dhe praktikė kapitaliste
  • HOXHA, Rexhep - Tokė trėndafilash
  • KARAISKAJ, Gjerak - Pesė mijė vjet fortifikime nė Shqipėri
  • KEEP, Robert P. - Boundary of Greece, The
  • LONGFELLOW, Henry W. - Scanderbeg
  • MAYHEW, Athol - Selected Articles
  • MJEDA, Ndre - Vjershash pėr fėmijė
  • PANJOHUR - Life of Ali Pacha
  • PORADECI, Lagush - Vdekja e Nositit
  • QOSJA, Rexhep - Panteoni i rralluar
  • SHKURTI, Spiro - Kontribut per hartėn kostumologjike tė rrethit te Sarandės
  • PANTEONI I RRALLUAR

    REXHEP QOSJA

    DUKE QESHUR E DUKE TA VESHUR

    Vjetėve tė fundit edhe nė letėrsinė shqipe kanė zėnė tė zhvillohen proza humoristike dhe satirike, qė pėrpara aq shumė na kanė munguar. Revista Hosteni, qė del nė Tiranė, ėshtė bėrė tribunė e shkrimtarėve qė, duke qeshur, nuk pėrtojnė te pėrqeshin, tė bėjnė shaka me veset e shoqėrive dhe njerėzve tė kėsaj kohe. Edhe nė Prishtinė, nė kohė tė fundit, janė bėrė kėrkesa pėr nxjerrjen e njė reviste o fletushke tė tillė humoristike satirike meqenėse edhe kėtu numri i krijuesve qė e shohin botėn bashkėkohore me gaz nė buzė e therra nė duar ėshtė duke u shtuar. Kjo ėshtė njė shenjė e mirė. Kur shkrimtarėt qeshin ose pėrqeshin, domethėnė se disponimi i tyre ėshtė i mirė, optimizmi mė i kthjellėt, kurse guximi mė i madh. Nė qoftė se nė njė letėrsi kombėtare zėnė tė duken humoristėt dhe satirikėt, domethėnė se letėrsia ėshtė nė pėrpjetėzėn e vet historike bashkė me shoqėrinė qė qeshet me ta dhe i duron thumbimet e tyre.

    Prej shkrimtarėve tė prirjeve dhe interesimeve tė ndryshme gjithmonė ka qenė mė i vogli numri i atyre qė janė marrė me prozėn humoristike dhe satirike. Ata qė shkruajnė vetėm pėr t“i bėrė tė qeshin lexuesit e vet, janė tė rrallė pėr shkak se asnjė krijues, qė ka ambicje mė tė mėdha se sa tė jetė arlekino, nuk pranon tė jetė vetėm argėtues i lexuesve apo shikuesve tė veprave tė veta. Nė anėn tjetėr, as numri i atyre tė tjerėve qė e bėjnė gazin tė gjembosur, nuk ka qenė aq i madh pėr shkak se ata qė janė objekt i shakave tė tyre nuk janė tė qejfit tė durojnė tė bėhen ashtu gazi i botės. Shkrimtarė skeptikė nga natyra, ndėrkaq, qė nuk janė tė gatshėm t“i bėjnė marshalla ēdo dukurie tė realitetit shoqėror ka pasur dhe do tė ketė prore, kurse jeta gjithmonė u ka sjellė material frymėzimi shkrimtarėve tė kėtillė. Si pėrpara, kur bashkėsitė shoqėrore kanė qenė tė organizuara sipas qejfit tė tė pasurve qė mė lehtė tė zbatojnė shfrytėzimin e tė varfėrve dhe tė vegjlive, ashtu edhe mė vonė kur kanė ngadhnjyer format e barazisė relative shoqėrore, jeta u ka sjellė fakte krijuesve qė t“i pėrqeshin dukuritė e ndryshme tė realitetit shoqėror. Njerėz, qė me veset e karakterit tė tyre u biejnė nė sy tė tjerėve dhe dukuri, qė s“mund tė quhen tė moralshme, ka patur gjithmonė ashtu siē do tė ketė vazhdimisht. Jo kaherė, shumė njerėz, e ndėr ta edhe shkrimtarėt humanistė, kanė pandehur se me zhdukjen e shfrytėzimit dhe me ngadhnjimin e socializmit do tė zhduken edhe burimet e padrejtėsive. Realiteti shoqėror nė disa vende ka treguar se nuk ėshtė gjithnjė ashtu. ėshtė parė se natyra njerėzore nuk mund tė jetė e pėrsosur, kurse sistemet shoqėrore nuk mund tė jenė ideale ashtu sikundėr kanė dėshiruar humanistėt e shquar pėr arsye se njeriu, me nė fund, ėshtė njeri me tė mirat dhe tė kėqiat e tij.

    Shkrimtarėt e mirė qė kujdesen pėr progresin dhe pėrsosjen e shoqėrisė dhe tė kombit tė tyre kurrė nuk kanė menduar se mė sė miri ėshtė ashtu ēfarė ėshtė sot. Duke u nisur prej njė mendimi tė kėtillė, ata prore i kanė kėrkuar veset e shoqėrisė e tė individėve dhe i kanė qeshur e pėrqeshur. Koprracėt, konformistėt, gėnjeshtarėt, dallkaukėt, demagogėt, protejt politikė, mediokritetet, diletantėt, mendjemėdhenjtė, fodujt, qė i fusin gishtėrinjtė e tyre nė marrėdhėnjet nė mes njerėzve, kanė qenė dhe do tė jenė gjithnjė burim i frymėzimit tė shkrimtarėve, tė cilėve nuk u ėshtė njėsoj se nga ecin anėtarėt e gjinisė sė tyre. Krijuesit letrarė, qė e kanė ndjerė nevojėn tė angazhohen, i kanė sulmuar dukuritė e tilla dhe individėt e tillė ose nė mėnyrė tė tėrthortė, me ironi simbolike — kur s“kanė guxuar tė zbulohen plotėsisht, ose drejtpėrdrejt me anėn e humorit kur kanė dashur tė theksojnė se pesha e atyre veseve nuk ėshtė aq e dukshme. Humori dhe satira kanė ecur dhe ecin kėshtu bashkarisht, duke e bėrė fjalėn e shkruar artistike njė prej atyre ilaēeve qė shėrojnė kur pėrmes gazit e kur dhembjes, ose pėrmes gazit e dhembjes njėkohėsisht.

    Njėri prej shkrimtarėve shqiptarė, qė e shikon botėn duke qeshur nga gėzimi apo dhembja, ėshtė edhe Tasim Aliaj. Edhe pse i ka quajtur humoristike, tregimet e pėrmbledhjes sė tij, Stuhi nė sirtar, janė diēka mė tepėr: ato janė tregime satirike nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve. Vetėm ndonjėherė humori i tij ėshtė i lehtė dhe nuk synon mė tepėr se sa argėtimin e lexuesve. Herat mė tė shpeshta, megjithatė, ai ėshtė njė humor qė objektin e vet e bėn grotesk dhe e zbulon me njė sulm tė rrufeshėm, sikundėr mund tė zbulojė vetėm satira. Nė tė gjitha rastet ėshtė ky njė humor i kėndshėm, i lezeēėm, qė tė bėn tė qeshėsh dhe tė mendosh, qė tė bėn t“i bashkohesh frontit tė tij. Tasim Aliaj ėshtė shkrimtar qė e njeh jetėn dhe i kupton problemet e shoqėrisė sė cilės i takon, por edhe njė prej atyre shkrimtarėve tė informuar, qė i njeh problemet e botės bashkėkohore. Pėr mė tepėr dhe mė mirė, ai di tė pikasė dukuritė dhe t“i veēojė individėt mė karakteristikė me qėllim qė t“i vejė nė lojė me humorin dhe t“i sulmojė me satirėn e tij. Tė rinjtė, tė vjetėrit, intelektualėt, punėtorėt, fshatarėt, ministrat, deputetėt, drejtorėt, kryetarėt, shkrimtarėt, kėngėtarėt — prej tė gjithė kėtyre ka individė qė janė bėrė objekt i shakave tė tij. Duke zgjedhur njerėzit, ai zgjedh nė tė njėjtėn kohė edhe problemet, qė bėjnė pjesė nė fondin e gjerė tė dukurive, qė ka vėnė pėrpara grykės sė topit tė tij. Tė vetmet krijesa qė kėsaj here nuk i nguc, janė gratė; bilebile, kėsaj here ai ėshtė paraqitur si mbrojtės i tyre. Kėshtu, bie fjala, protagonisti i tregimit, Mustaqet e Tahirit, do tė pėsojė prej gjilperės sė Tasim Aliajt pėr shkak se akoma nuk ėshtė mėsuar ta kundrojė zemėrgjerė femrėn shqiptare nė rolin dhe pozitėn e saj tė re shoqėrore. Nė shpirtin e tij akoma ēohen valėt e mentalitetit tė vjetėruar, prandaj nxiton t“i rruajė mustaqet tek berberi mashkull para se tė jetė i shtrėnguar t“i rruajė tek ndonjė berbere grua.

    Me andje tė posaēme i pėrqesh Tasim Aliaj tė gjithė ata individė qė, porsi njeriu i futur nė kėllef i Ēehovit, nuk e duan ndryshimin dhe nuk mund tė pajtohen tė shkoqen prej karrigės nė tė cilėn janė ulur njėherė, apo prej qytetit, nė tė cilin janė kurdisur pėrgjithmonė. Ai i bėn qesharakė kur me njė humor tė butė, me shaka tė lehta i ēon prej karrigės dhe i shpėrngul prej qytetit, duke i nisur pėr nė bazat tek tė tjerėt paraqiten e shkojnė vullnetarisht. Qesharak ėshtė ai nėpunėsi i Ministrisė nė tregimin 730 metra mbi nivelin e detit, kur thotė: „Dua tė qėndroj, tė ngulem aty ku jam njėherė e pėrgjithmonė", aqė sa ėshtė simpatik bashkėbiseduesi i tij qė ia kthen: „Vetėm hunjėt e gardhit rrinė ngulur nė njė vend. Prandaj ata kalben shpejt dhe ne i ndėrrojmė vit pėr vit". Njė numėr i mirė i tregimeve tė pėrmbledhjes Stuhi nė sirtar kanė motiv tė pėrbashkėt transferimin e kuadrove nėpėr viset e ndryshme tė vendit. Tipat qė kėrkojnė pretekste t“i shmangen njė detyre tė tillė, Tasim Aliaj i pėrqesh dhe mund t“i pėrqeshė pse ata janė qesharakė me moralin e tyre tė vjetėruar dhe me gatishmėrinė qė mirėqenjen dhe rehatinė personale ta vejnė mbi interesat e bashkėsisė shoqėrore. Si babaj qė lutet mos t“ia ēojnė djalin „nė Veriun e ngrirė, nė Veriun e stuhisė" nė tregimin Lutja e fundit, ashtu edhe shefi qe e duron kritikėn e nėpunėsit tė vet, por pas shpinės ia kurdisė punėn ta ēojė nė bazė, ndonėse e ēojnė atė pėrpara, nė tregimin Stuhi nė sirtar, janė prej farės sė njerėzve me bindje mikroborgjeze. Tasim Aliaj nuk i don fodujt, burokratėt, mikroborgjezėt, demagogėt dhe, pėr dallim prej tė tjerėve qė, gjithashtu nuk i duan por janė tė heshtur para tyre, ndjen kėnaqėsi tė posaēme t“i bėjė gomarė tė vėrtetė. Me njė humor tė kėndshėm, por rrėnimtar, e ka tallur ai drejtorin qė, pėr ēdo tė dytėn fjalė, ėshtė i gatshėm tė thotė Unė jam, unė jam dhe unė jam. Kur i pėrqesh tipat e kėtillė, ai i bėn grotesk me sjelljet e tyre aq sa edhe me pamjen e tyre. Drejtori i tregimit Unė jam, unė jam duket i kėtillė: „Pak flokė. Shum bark! Me mėlēi sigurisht tė zmadhuar. Shpnetka besoj po ashtu. Mushkėritė e ajrosnin me vėshtirėsi kėtė minierė".

    Motivet e tregimeve humoristike dhe satirike tė Tasim Aliajt, kryesisht, janė nga aktualiteti shoqėror. Ndryshimet qė po bėhen nė njė shoqėri tė re, e cila kėrkon rrugė mė tė pėrshtatshme tė progresit tė vet, i kanė sjellė material kėtij shkrimtari qė tė marrė nė shenjėzėn e pushkės sė tij ata qė nuk i kuptojnė apo nuk duan t“i kuptojnė kėto pėrpjekje. Me andje tė posaēme i tallė ai edhe individėt, qė akoma nuk janė liruar prej veseve tė ndryshme etnike. Nė qoftė se shumica e shkrimtarėve shqiptarė janė orvatur t“i luftojnė veset e ndryshme etnopsikologjike, sikundėr ėshtė hakmarrja. pėr shembėll, me patetikėn e shprehjes romantike, kombėtare, Tasim Aliaj e ka zgjedhur rrugėn e humorit satirik qė nė kėtė rast del mė interesante, mė efikase dhe, mė nė fund, mė funksionale. Me gjithė ndryshimet e mėdha qė i ka sjellė revolucioni socialist nė mentalitetin e njerėzve tanė, ėshtė e vėrtetė se akoma kanė mbetur individė tė tillė qė nuk ngurojnė ta konservojnė tė vjetrėn. Nė kushtet e reja, kur ėshtė formuar brezi i njerėzve tė liruar krejtėsisht prej asaj barre tė rėndė, ėshtė e qartė se ata mund tė jenė vetėm qesharakė. Kjo domethėnė se trajtimi humoristik i disa dukurive dhe zakoneve, qė akoma ruhen nė jetėn dhe nė shpirtin e popullit tonė, ėshtė me tė vėrtetė trajtimi mė i arėsyeshėm artistikisht. Tė kėqiat qė na kanė rėnduar trupin dhe gulshuar shpirtin shekuj me radhė, ėshtė e udhės t“i pėrcjellim me tallje, duke e pakėsuar ashtu mundėsinė e efektit tė tyre nė tė qenmen tonė. Nė trajtimin e dukurive tė kėtilla, Tasim Aliaj ka patur suksesin mė tė madh. Kujt nuk do t“i duket qesharak dhe tragjik nė atė naivitetin e tij protagonisti i tregimit, Tė drejtat e pėrjeishme, Saliu, i cili, pėr tė bijen e tij kėrkon „njė dhėndėr jo dosido", domethėnė njė dhėndėr qė do tė jetė pėrkah origjina familjare i barabartė me tė, megjithėse ajo vetė ėshtė dashuruar nė njė shofer.

    Nė pėrmbledhjen e tregimeve Stuhi nė sirtar janė marrė nė nishan tė pushkės satirike tė Tasim Aliajt edhe dukuri tė tjera tė aktualitetit shoqėror. Nuk janė vetėm disa drejtorė — burokratė dhe foduj tė prapambetur ata qė s“e diktojnė zėrin e kohės, por edhe ndonjė tjetėr prej atyre qė mirren me krijimtari artistike dhe me ēėshtje tė tjera tė arteve e tė kulturės, mund tė jenė qesharakė nė qoftė se nuk e dinė se cili ėshtė roli i tyre nė shoqėri. Edhe ata mund tė jenė qesharakė me ato njėanshmėritė e tyre. Nė njėfarė mėnyre kjo do tė thotė se ēdokush qė i shkon punės nėpėr skaj mund tė vijė nė rrezikun qė tė bėhet objekt talljeje pėr tė tjerėt. Sot pėr Tasim Aliajn ėshtė aktuale ēėshtja pse disa krijues e ngjirin zėrin e vet qoftė nė letėrsi, qoftė nė muzikė. Kėsaj radhe ai ėshtė ngritur me njė humor tė butė kundėr kėngėtarėve tė operas tė cilėt kėndojnė ashtu ēfarė nuk mund t“i kuptojė dot kush. Ata thonė se kėshtu e don koha, por Tasim Aliaj vėren se koha nuk e don qė tė mos dihet se ēka don tė thotė dhe ē“fjalė shqipėron njė kėngėtar. „Opera — thotė ai me ironi nė tregimin Nė opera — ėshtė gjini shumė e ngatėrruar, modernizimi tė ngatėrron akoma mė keq, prandej mbase duhen ngatėrruar ca edhe fjalėt". Tasim Aliaj ėshtė kritik i veseve nė cilėndo fushė dhe formė u shfaqshin ato, por ai nuk ėshtė mė pak i mėshirshėm as ndaj atyre qė kritikojnė vetėm pėr tė kritikuar. Njerėzit gjithmonė kanė vuajtur prej dėshirės qė tė kritikojnė dhe tė zbulojnė tė meta edhe aty tek ato nuk ekzistojnė. Kritikomania, nė njėfarė mėnyre, ėshtė bėrė njė mani e kėtij shekulli. Atyre qė s“e peshojnė fjalėn e kritikės sė pavend, Tasim Aliaj ua ka kushtuar tregimin interesant Zėri i pelikanit. Kritikastėt bashkėkohorė do ta gjejnė veten nė kėtė tregim humoristik prej tė cilit dalin gjilpėra tė vogla, qė nuk shkojnė thellė pėr arėsye se, ndoshta, edhe shkrimtari satirik ėshtė anėtari mė i denjė i familjes sė kritikėve.

    Pjesa mė e madhe e tregimeve humoristike tė Tasim Aliajt me motive nga jeta bashkėkohore shqiptare janė tė pėrshkuara prej njė satire nė pikėn e fundit tė zbutur dhe disi tė mirėkuptueshme. Nė to ai ėshtė mė tepėr humorist se sa satirik. Ai thumbon por me njė gatishmėri ndjese dhe me bindje se veset dhe dukuritė e sulmuara janė tė pėrkohshme. Problemet e atakuara ai i bėn triviale duke ua zbutur rėndėsinė me gazin qė do tė shkaktojė zbulimi i tyre tek lexuesit. Kjo do tė thotė se ato nuk janė dukuri aqė tė rėndėsishme dhe se jeta do t“i eliminojė vetė sė shpejti.

    Pėrkundėr kėtyre tregimeve, nė tė cilat dominon komika, ekziston pala tjetėr e tregimeve tė Tasim Aliajt, nė tė cilat plotėsisht dominon satira. Kėto janė tregimet e tij me motive nga jeta shoqėrore e vendeve perėndimore. Me pezm tė veēantė ka demaskuar dhe qesėndisur ai drejtėsinė, gazetarinė, dhe lėmitė e tjera nė tė cilat vėrehen vetė paradokset e moralit tė shoqėrisė kapitaliste. Satirat e tij politike janė posaēėrisht tė frymėzuara kur heq kindet e moralit tė maskuar tė kėsaj bote, nė tė cilėn drejtėsia ėshtė njė padrejtėsi ndaj tė varfėrve, gazetaria ėshtė njė kuzhinė nė tė cilėn zihen reēetat dhe injeksionet qė i jepen kėtij trupi tė kalbur, kurse rrenat janė ushqim i pėrditshėm i tė gjithė atyre qė sundojnė nė kėtė botė. Tregimet Pėrgėnjeshtrimi, Testamenti, Shiritat e gjelbėr dhe Falje e papranuar janė tė pėrshkuara prej njė humori tė zi ēfarė nuk ėshtė selitur deritani nė letėrsinė shqipe. Kontradiktat, qė Tasim Aliaj zbulon nė kėtė botė, janė me tė vėrtetė interesante. A ka paradoks mė tė madh se sa kur njė i dėnuar pėr vdekje pranon tė presė dėnimin mė me qejf se sa tė shkojė si prift i ushtrisė pushtuese amerikane nė Indokinė? A ka paradoks mė tė madh se sa kur artisti, i cili nė njė film luan rolin e kriminelit, me tė vėrtetė ėshtė kriminel qė i ngul thikėn nė zemėr regjisorit? A ka paradoks mė tė madh se sa kur nė garat pėr t“u regjistruar nė klubin e gėnjeshtarėve njė milioner shtihet i vdekur e ēohet vampir pikėrisht nė momentin kur e inaugurojnė anėtar tė klubit? Nė atė botė, thotė Tasim Aliaj, tė gjithė gėnjejnė dhe tė gjithė bėjnė gara se kush do tė gėnjejė mė me mjeshtri. Si ministrat ashtu edhe nėpunėsit e tyre, si gazetarėt ashtu edhe artistėt, si gjyqtarėt ashtu edhe avoketnit, si pasanikėt, ashtu edhe sherbėtorėt e tyre — tė gjithė rrejnė deri nė shkallėn qė tė jetė rrena ideali i tyre mė i madh nė jetė. Kush nuk rren nuk mund tė ekzistojė. Atje tė gjithė vjedhin pandėrprerje dhe yjedhin gjithēka saqė nė xhepin e njė avokati gjendet veshi i njė kompozitori. Dhe, pėr tė qenė e keqja mė e madhe, atje ka mjaft tė ēmendur, tė ēmendur nė mėnyrėn e vet, po asnjėri prej tyre nuk ėshtė i mbyllur nė ēmendinė.

    Megjithėse ka tregime ēfarė janė Gjitoni i Ali Pashės dhe Kalo nė pyetjen tjetėr, nė tė cilat humori ėshtė i vdekur, se, kryesisht, ėshtė humor pėr shkak tė humorit, pjesa mė e madhe e kėtyre tregimeve janė tė pėrshkuara prej njė komike me shigjeta tė mprehta. Tasim Aliaj bėn pėrpjekje qė tė shkruajė tregime humoristike dhe satirike nė njė mėnyrė bashkėkohore. Nė prozat e tij ka skena fantastike nė tė cilat shtazėt flasin, bėjnė ultimatume, kėrkojnė tė drejtat duke e akuzuar kryetarin e kooperativės pse nuk kujdeset sa duhet pėr mirėqenjen e tyre. Nė tregimin Vegimet e kryetarit, gomarėt, mėshqerat, demat, lopėt, lepujt, gjelat, flasin porsi nė fabulat. Tasim Aliaj fut nė tregime elemente tė fantastikės, tė cilat jo vetėm e bėjnė mė atraktive, po edhe mė kuptimplote prozėn e tij. Sipas njė prosedeu tė tillė janė shkruar edhe tregimet Eksperimenti shkencor dhe Testamenti. Herat mė tė shpeshta, megjithatė, ai i realizon tendencat e veta satirike nė mėnyrėn e njohur tė humorit dhe tė satirės klasike: duke theksuar disharmoninė fizike tė atyre qė i satirizon si dhe mospajtimin e fjalėve dhe tė emocioneve tė tyre me kahet e pėrgjithshme pozitive shoqėrore. Karakteristikė pėr kėtė prosede tė tij, qė me aq sukses e ka shfrytėzuar shkrimtari rus, Gogol, janė fjalėt nga tregimi Tė drejtat e pėrjetshme: „Nga njėherė natyra sillet si e pirė dhe i lė mėnjanė ligjet e harmonisė nė krijimet e saj. Kėshtu dikujt gabimisht i zgjeron pėrtej masės llapat e veshėve, aq sa i ngjajnė nė dy gjysma ēadre, njė tjetri i vė hundėn qė i takon njė tė treti dhe atij qė mbetet pa hundė pastaj, i sajon fėt-fėt njė hundė dosido, duke prishur dorėn prej mjeshtri".

    Edhe pse satira ėshtė vetėvetiu tendencioze, Tasim Aliaj s“ka mundur t“i reshtet moralizmit dhe tendencės sė kurdisur artificialisht. Njė shefi tė tij, pėr shkak se „I duket vajtja nė bazė si vajtja nė ferr" i vėn edhe etiketėn e budallasė kur e karakterizon si njeri qė „nuk shef dot pėrtej hundės". Nė kėtė mėnyrė edhe ca tregime tė tjera janė mbyllur me rekomandimet e Tasim Aliajt, tė cilat nuk janė fare tė nevojshme, as artistikisht funksionale pėr shkak se humori satirik vetėvetiu e sjell lexuesin tek pėrfundimi i i dėshiruar.

    Natyrėn e humorit tė vet Tasim Aliaj e ka shpjeguar edhe me fjalinė „Shakatė mė tė bukura janė ato me tė cilat nuk mund tė qeshesh dot atypėraty". Kjo ėshtė e vėrtetė dhe me kėtė pohim ai ka dashur tė tregojė se prozat e tij duhet tė jenė mė shumė satirike se humoristike. ėshtė pakėz e ēuditshme, ndėrkaq, se lexuesi qesh mė tepėr atypėraty me kėto tregime, kurse pėr mė vonė i mbetet mė pak se ē“do tė duhej. Tasim Aliaj, edhe pse nė tregimet e pėrmbledhjes, Stuhi nė sirtar, ka dėshmuar se humori e satira janė vokacioni i tij i vėrtetė, ka nevojė tė njohė jo vetėm jetėn po dhe specifikat e shprehjes humoristike e satirike nė qoftė se nuk dėshiron tė krijojė vepra qė mund tė jenė tė lexueshme vetėm nė ēastet kur botohen. Pak mė shumė durim dhe pak mė shumė guxim — ja ē“i duhet ēdo talenti tė satirės nė fillim. Nė pėrmbledhjen, Stuhi nė sirtar, ka tregime sikundėr janė Tė drejtat e pėrjetėshme, Mysafirėt, Eksperimenti shkencor, dhe Testamenti, qė dėshmojnė se prirja e tij ėshtė me tė vėrtetė e rrallė. Por qė tė manifestohet kjo prirje, tė cilėn e gėzojnė tė paktit, duhet edhe diēka tė kenė shkrimtarėt: gjerėsi dhe thellėsi vizioni. Tasim Aliaj, sigurisht, do tė ketė kohė t“i dėshmojė mė vonė mundėsitė e tij humoristike — satirike.

    1969


    Mė lartė
    webmaster@letersi.com