• Hyrja
  • ABBOTT, J. S. C. - Eastern Question, The
  • ANDERSON, Thomas M. - Irrepressible Conflict in the East, The
  • BAJRAMI, Isuf B - Cikėl poetik nga Isuf B. Bajrami
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė dashurie
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė popullore te rilindjes kombetare
  • BLIND, Karl - Crisis in the East, The
  • BLISS, Edwin Munsell - Eastern Question and Questions, The
  • BUNCE, O. B. - Turks, The Greeks and The Slavons, The
  • CARCANI, Selaudin - Sami Frasheri
  • DOJAKA, Abaz - Karakteri i lidhjeve martesore para ēlirimit
  • DUKA-GJINI, Pal - Prelė Tuli i Salcės
  • DWIGHT, Henry O. - Typical Turks
  • FISHTA, Gjergj - Anzat e parnasit
  • FRASHėRI, Sami - “Fjalėt e urta”
  • GRAMENO, Mihal - Vepra
  • HASANI, Hasan - Ajkuna e Rugoves
  • HOXHA, Enver - “Vetadministrimi“ Jugosllav, teori dhe praktikė kapitaliste
  • HOXHA, Rexhep - Tokė trėndafilash
  • KARAISKAJ, Gjerak - Pesė mijė vjet fortifikime nė Shqipėri
  • KEEP, Robert P. - Boundary of Greece, The
  • LONGFELLOW, Henry W. - Scanderbeg
  • MAYHEW, Athol - Selected Articles
  • MJEDA, Ndre - Vjershash pėr fėmijė
  • PANJOHUR - Life of Ali Pacha
  • PORADECI, Lagush - Vdekja e Nositit
  • QOSJA, Rexhep - Panteoni i rralluar
  • SHKURTI, Spiro - Kontribut per hartėn kostumologjike tė rrethit te Sarandės
  • PANTEONI I RRALLUAR

    REXHEP QOSJA

    BREDHJE RINORE

    ėshtė e sigurtė se ne shqiptarėt nuk kemi pasur kurrė mė tepėr vjershėtorė dhe vargėnues se nė kėto ditėt tona tė pėrshkuara edhe prej pėrpjekjesh tė shquara letrare po edhe prej njė prodhimi shpesh jo aqė kualitativ letrar. Kur e shikon prodhimtarinė letrare dhe bėn krahasimin e veprave tė botuara nė poezi dhe tė atyre nė prozė nxjerr pėrfundimin e padėshiruar se ndjenjat tona disi ia kanė zėnė frymėn mendjes sonė. Pa marrė parasysh se sa ėshtė kjo koha jonė njė kohė aqė e pėrshtatshme pėr njė prodhim ashtu tė madh nė vargje, se sa ėshtė kohė e pėrshtatshme pėr njė ndjenjė aqė tė zgjuar lirike, ne kemi gjithnjė e mė shumė shkrimtarė tė cilėt e shohin tė nevojshme t“i pėrjetėsojnė nė vargje hallet dhe gėzimet e veta mė shpesh se hallet dhe gėzimet e shoqėrisė. ėshtė pakėz e papritur qė nė kėtė shekull tė progresit dhe prioritetit tė pamohuar tė shkencės, teknikės dhe gjykimit intelektual, shkrimtarėt e shohin tė nevojshme dhe tė arėsyeshme t“i drejtohen aqė shpesh vetėm ndjenjės nė vend se ndjenjės bashkė me arėsyen dhe intelektin njerėzor.

    Ndoshta vetėm edhe nė kohėn e Rilindjes sonė kombėtare — nė kohėn qė i pararendte fitimit tė pavarėsisė, dhe nė dy dhetėvjetėshat e pastajmė kemi pasur kaq shumė vjershėtorė si tani. Po, megjithatė, siē kanė dalė atėherė, edhe tani ėshtė e kuptueshme qė prej kėsaj morie vjershėtarėsh qė pėrbėjnė njė kor tė gjerė gjithfarė zėrash: opitimistė e tė ngrysur, deklamativė e meditativė, romantikė e realistė, ose sentimentalė e naivė, si do tė thonte Shileri - tė dalin edhe poetė tė njimendtė, veprat e tė cilėve, ndoshta, do tė hyjnė nė Panteonin e thesarit tonė artistik. ėshtė e pamohuar se nė fazėn e tanishme tė letėrsisė sonė, kur brenda njė viti paraqiten pėr botim shtatėdhjetė e pesė pėrqind mė tepėr pėrmbledhje vjershash se tregimesh e novelash dhe romane e drama, ne jemi tė pushtuar prej njė prodhimtarie letrare lirike, niveli i pėrgjithshėm i sė cilės mund tė quhet i mirė, ose shumė i mirė, nė krahasim me nivelin e prozės, po ashtu nė pėrgjithėsi. Brenda kėtij kuantiteti lirik, megjithatė, ka mė shumė vepėrza se vepra, mė shumė vargėnues se poetė.

    Nuk mund tė quhet kjo farė dukurie qė ėshtė shfaqur vetėm nė pjesėn e letėrsisė shqipe nė Kosovė. Duhet shikuar pėrmbledhjet poetike tė botuara nė Tiranė pėr tė parė se edhe atje botohen mjaft vepra tė tilla, ndėr tė cilat mė sė shumti vend zėnė ato qė as pėrafėrsisht nuk i afrohen njė standardi tė dėshiruar. Vepra tė vogėltha, libėrtha tė kufizuara edhe tematikisht edhe formalisht, qė nuk mund tė kėnaqin nevojat e zhvilluara dhe tė shtuara shpirtėrore tė lexuesve tė zgjuar shqiptarė. Edhe nė vendet e huaja ėshtė konstatuar qė moti njė dukuri e kėtillė, qė ka pėrfshirė tė gjitha format e shprehjes artistike. Estetėt, e sidomos sociologėt, qė mirren nie studimin e dukurive artistike, kanė zėnė tė trumpetojnė se nė kohėn tonė ka shumė shkrimtarė qė janė mjaft tė frytshėm, por ka pak artistė tė njimendtė. Dhe pse mos tė ketė kaq shumė artistė tė vetėquajtur kur njė piktor mund ta quajė pikturė copėn e bezit nė tė cilėn ka derdhur me bisht tė gomarit njė sasi tė ngjyrės sė tėholluar nė kusinė e tij tė ndryshkur!

    Nė qoftė se tek ne deri dje jemi ankuar se na mungojnė shkrimtarėt, ėshtė e sigurtė se prej tashit po dėgjohen ankimet se kemi shumė vjershėtarė. Nuk ėshtė e vėrtetė, ndėrkaq, se nė letėrsinė e sotme shqipe ka shumė poetė lirikė; e vėrteta ėshtė se numuri i poetėve tė mirė lirikė nė krahasim me numurin e vjershėtarėve ėshtė i vogėl, ashtu siē ėshtė i kėtillė edhe pėrpjesėtimi i prozatorėve tė mirė e tė dobėt. Njė pjesė e madhe e lirikėve tanė mund tė pagėzohen vargėrues jo pse nuk janė autoktonė, por pse janė njė prodhim shtatanik i presionit qė po bėn moda edhe nė atmosferėn tonė letrare.

    Nė momentin e tashėm, veprat letrare tek ne nuk janė pa konsumatorė, ndonėse shumica e lirikėve janė duke mbetur pa ta. Pėr njė dukuri tė kėtillė faji i takon prapambeturisė sonė tė pėrgjithshme kulturore, por edhe shkrimtarėve qė nuk u shkon medja se veprat e tyre kanė kuptimin e botimit vetėm nė qoftė se i kanė edhe lexuesit e vet. S“ka nevojė tė theksohet se as nė kėtė pikėpamje ne s“jemi tė vetmuar. Nė mjedisin tonė tani po shfaqen ato dukuri me tė cilat qė moti janė ballafaquar ambientet mė tė zhvilluara se yni, e qė shpejt do tė kalojnė nė ambientet e tjera, qė qėndrojnė pas nesh. Nė simpoziumet qė organizojnė shkrimtarėt e vendeve tė ndryshme nuk ėshtė dukuri e rrallė tė konstatohet se, me gjithė njė prodhimtarie tė madhe letrare, ndikimi i librit ėshtė vazhdimisht mė i vogėl. Politika ėshtė bėrė zot i njerėzimit bashkėkohor dhe, e thėnė rastėsisht, i ka bėrė diletantė tė poezisė disa poetė tanė dhe diletantė tė shkencės disa shkencėtarė tanė. Pėrkundėr lirikėve qė kanė humbur kontaktin me lexuesit, qėndron njė palė tjetėr e tyre qė bėjnė sakrifica tė mėdha artistike pėr tė fituar simpatinė dhe interesimin e kėtyre lexuesve. As fati i kėsaj palės sė dytė, prapėseprapė s“ėshtė mė i mirė se i asaj tė parės. Shkrimtarėt qė nė njėrėn dorė marrin skalpelin pėr t“i zhdukur veset e nė tjetrėn dorė ēantėn me ilaēe pėr t“i shėruar plagėt e njeriut bashkėkohor, janė bėrė monotonė me ato moralizimet dhe udhėzimet e tyre patetike, po aq sa janė bėrė tė mėrzitshėm edhe ata tė tjerėt qė vetėm dėnesin dhe, tė tulitur, e shikojnė botėn prej tinarėve tė tyre diogjenianė.

    Shkrimtari ynė i ri, Milaim Berisha, disi ėshtė gjetur nė njė udhėkryqe tė kėtij fati tė ndėrlikuar tė fjalės sė shkruar artistike, prandaj nė pėrmbledhjen e tij tė lirikave, Epshct e gjakut, janė manifestuar dukshėm ca prej dukurive karakteristike tė fazės sė tashme nė tė ciiėn gjendet poezia shqipe nė Kosovė. Kjo mė sė miri mund tė vėrehet nė mungesėn e njė qėndrimi konsekuent sipas tė cilit do t“i sendėrtonte kėrkimet e veta poetike. Njė dukuri e tillė nuk ėshtė shprehur vetėm nė vargjet e tij, tė cilat e dėshmojnė prirjen e njė poeti akoma tė papėrvojė letrare, por ndoshta me njė perspektivė tė mirė. Ajo vėrehet edhe tek poetėt tanė tė tjerė, qė jo rrallė nuk dinė se ē“duan. Nė librin e parė tė Milaim Berishės duken baticat po edhe zbaticat qė po e vėrshojnė nė kėtė moment poezinė tonė. Akoma duke kėrkuar mėnyrėn e shprehjes, ai s“ka arritur t“i japė njė fizionomi tė caktuar dhe monolite pėrmbledhjes sė vet. Nė mungesė tė pėrvojės, ai e ka bėrė shumė heterogjene atė si nė pikėpamje tė tematikės ashtu edhe nė pikėpamje tė shprehjes. Mund tė tė shkojė mendja se, ndoshta jo vetėdijshėm, ai ka dashur tė shfrytėzojė pėrvojėn e poetėve tanė tė ndryshėm, qė nuk ėshtė e kristalizuar tani pėr tani. Me Epshet e gjakut Milaim Berisha sikur ka dashur t“ua plotėsojė kėrshėrinė edhe lexuesve qė nuk janė tė interesuar pėr lotėt e gėzimet e poetėve, po edhe atyre lexuesve tė tjerė qė nga natyra janė tė pajisur me kureshtjen qė tė dinė se ē“ndodh nė shpirtin e atij qė flet.

    Porsi shumica e poetėve tanė tė tashėm, edhe Milaim Berisha ka ndjekur atė ravėn e njohur qė nė njė pėrmbledhje tė fusė pak vargje pėr veten (Pak vargje intime) dhe pak vargje pėr tė tjerėt. Sigurisht pėr arėsye tė kėtillė ka pranuar tė jetė romantik dhe sentimental e, nganjėherė, edhe deklarativ gjatė trajtimit tė ca temave prej tė cilave ėshtė frymėzuar nė pėrmbledhje. Nė zgjedhjen e temave dhe motiveve, ai kėsaj here nuk ka provuar tė jetė me ēdo kusht i ri dhe befasues, i vetėdijshėm se ato pėrpjekjet pėr tė qenė vetėm i ri pėrfundojnė shpesh nė njėanshmėri, qė nuk i sjellin farė kontributi letėrsisė sonė Kujdesi i kėtillė e ka shpėnė qė nė disa vjersha tė pėrsėrisė temat e njohura tė poezisė sonė qė prej Rilindjes e kėtej, tė cilat janė pėrsėritur e bluar aqė shumė sa gati nuk ka mbetur mundėsia tė nxisin frymėzime dhe shprehje tė reja. Tė tilla do tė ishin: e kaluarja, atdheu, shėmbėlltyra kreshnike e Skėndebeut, zgjimi i popullit tonė nga prapambeturia dhe errėsira shekullore, por edhe temat e njohura tė poezisė sociale: emancipimi i gruas shqiptare, elektrifikimi i fshatrave, e tė tjera. Milaim Berisha, gjithashtu, ka kapur edhe temėn e njohur tė dashurisė ndaj vendlindjes, tė pėrkushtimit ndaj prindėrve, si edhe atė tė pėrkrahjes sė luftės sė drejtė tė popullit vietnamez, dhe tė gjithė popujve tė tjerė tė vegjėl qė sot janė duke derdhur gjakun pėr tė shpėtuar nga kthetrat e formave bashkėko hore tė imperializmit.

    Poet qė s“i reshtet as njė angazhimi didaktik, Milaim Berisha i vėnė njė mison tė lartė e human poezisė kur thotė:

    Derisa kėndojmė me ndėrgjegje e qėllim —
    Arsyen dasht e padashtė e zbulon koha shqim!

    (Derisa...)

    Kėtij parimi tė proklamuar, ndėrkaq, ai s“i ka qėndruar besnik dhe, duke dashur t“i ikėn pozitės sė njohur tė letėrsisė tendencioze, e ka maskuar dhe bėrė disi tė mjegullishėm. Nė Epshet e gjakut mund tė vėrehen mjaft oscilime qė bėjnė tė thehen mendimet e formuara njėherė rreth kėtij poeti. Lexuesi nuk do tė jetė nė gjendje tė shohė tamam qartė se nga ėshtė i kthyer poeti Milaim Berisha, cila ėshtė rruga e tij krijuese, cila ėshtė kredoja poetike qė do tė ndjekė ai. Pas vargjeve tė sipėrme, ai ka nxituar tė shtrojė edhe elementet e njė ars poetike tjetėr, qė shumė mė tepėr e kundėrshton se ē“e pėrligj atė tė parėn:

    Secili poet vuen n“dhimbė t“vet
    Herėherė pėr kohė, herėherė pėr det,
    Herėherė nga dashunija —
    Herėherė nga neveria!

    (Poeti)

    Parimit tė parė, sipas tė cilit poezisė i shtron njė mision tė caktuar, ai i ėshtė pėrmbajtur vetėm nė njė numur tė vogėl vjershash (Kanga e rinisė, Pėrlindjet e ditėlindjet tona, dhe nė ndonjė tjetėr). Atij tjetrit, nė anėn tjetėr, qė ėshtė mė tepėr parim i tij intim se parim pėr publikim, i ėshtė pėrmbajtur mė shpesh dhe mė me pėrkushtim. Edhe Milaim Berishėn e tėrheqin mė shumė tingujt e rinj tė poezisė sonė, qė janė tė rinj edhe pėrkah motivet qė i nxisin, edhe pėrkah mėnyra nė tė cilėn janė shprehur. Po kėsaj here ai nuk ka qenė nė gjendje t“u japė njė shprehje tė duhur preokupimeve tė veta poetike. Pėrkundėr poetėve tanė qė selisin shprehjen bashkėkohore dhe qė kėrkimet e veta lirike i realizojnė duke qemtuar figurat, simbolet, metaforat, e qė pak a shumė u pėrgjigjen kėrkesave tė ndikimit nė botėn iracionale, nė imagjinatėn e lexuesve, ai kėsaj radhe ka mbetur nė zgripin e mundėsive tė kėtilla. I tėrhequr prej dy dėshirash: dėshirės qė tė pasojė rrugėn e poezisė moderne me pėrmbajtje e shprehje, dhe dėshirės qė tė pasojė zėrin e njė poezie tė angazhuar, realiste, ai nuk ka pasur ē“tė bėjė tjetėr pos tė oscilojė kur andej e kur kėtej, ashtu siē ka bėrė. Nė Epshet e gjakut mund tė vėrehen lehtė pehatjet qė janė karakteristike pėr poetėt tė cilėt lakohen varėsisht prej literaturės sė lexuar. Jo vetėm lexuesi kureshtar qė ėshtė i prirur tė vėrejė shembėllesat mė tė fshehta, po edhe ai mė pak i interesuar pėr ngjashmėri tė kėtilla, do tė pikasė nė kėtė pėrmbledhje ndikimin e vargjeve tė Migjenit (nė Kėngėn e rinisė) dhe tė poetėve tė ndryshėm tė realizmit socialist, po ashtu sikundėr do tė vėrejė nė disa vjersha tė tjera ndikimin e poetėve tė shprehjes moderne. Nė vargjet e Milaim Berishės shihet ajo qė mund tė shihet edhe te shumica e poetėve tanė tė rinj: ndikesa e paasimiluar mirė e poezisė moderne jugosllave. Pa traditė tė pasur tė njė poezie ēfarė ja kanė ēelur rrugėn simbolizmi dhe surealizmi, si dhe pa kulturė tė mjaftuar poetike, disa prej tyre vetėvetiu vijnė nė situata tė ēuditshme qė tė mos krijojnė as poezi moderne, as poezi qė ėshtė mė e afėrt me lexuesit tanė. Shumė prej konvencave poetike, qė janė pėrdorur dhe pėrdoren nė poezinė simbolike dhe fenomenologjike, dhe qė kanė njė kuptim tė caktuar tė varur prej strukturės pėrkatėse tė vargut, tek ne shndėrrohen nė shprehje abstrakte, pa kuptim dhe pa efekt mbi natyrėn e njeriut, mbi imagjinatėn dhe emocionet e tij.

    Nė vargjet e Milaim Berishės, porsi nė njė pjesė tė vargjeve tė disa poetėve tė brezit tė tij, simbolet dhe metaforat — qė tek poetėt e huaj prej tė cilėve kėta kanė pėsuar ndikim, janė pėrdorur nė njė kontest tė caktuar — nuk kanė domethėnje konkrete as efekt pėrkatės. Edhe pse ėshtė deklaruar njėherė kundėrshtar i disa rekuizitave tė poezisė sonė, Milaim Berisha mjaft shpesh ka baratuar pikėrisht me to nė Epshet e gjakut. Janė kėto fjalėt mė tė shpeshta qė figurojnė nė kohė tė fundit nėpėr tė gjitha gazetat dhe revistat tona: hini, deti, lulėkuqet e gjakut, bukuria e ballsamosur, lulėkuqet e Kosovės, e tė tjera. Me anėn e tyre dhe simotrave tė tyre, nė poezinė tonė po depėrtojnė trajta tė shprehjes qė, duke u pėrsėritur prej njė vjershėtari tek tjetri, e bėjnė atė tė uniformizuar, ashtu sikundėr ėshtė e uniformizuar edhe poezia programatike dhe politike. Zgjerimi i njohurive poetike, si njė e mirė e domosdoshme pėr ēdo krijues serioz, nė mungesė tė njė zgjerimi tė themeltė tė tyre, shndėrrohet, kėshtu, nė njė tė keqe qė e fut nė kallupe poezinė tonė. Prandaj edhe nė kėtė mes ėshtė i arėsyeshėm ai mendimi i Franc Meringut se njohuritė gjysmake janė shumė mė tė rrezikshme se padituria. Simbolet dhe metaforat nė tė cilat janė dashuruar poetėt tanė, porsi romantikėt e dikurshėm nė varret e trimave tė historisė, dallohen nė vargjet e tyre aq shumė saqė e dėshmojnė epigonizmin e tyre.

    S“duhet lexuar mė tepėr se dy-tri pėrmbledhje tė botuara sivjet, e ndėr to edhe Epshet e gjakut, pėr tė vėnė re se si deti i gjerė e i gjelbėr — qė aqė shpesh po i ujitė, dhe hini — qė aq shpesh po i plehėron lulėkuqet e gjakut nė Kosovė, janė bėrė si topi qė kalon prej dore nė dorė. Nė qoftė se deti ishte simbol i lirisė nė vargjet e poetėve tė shekujve tė kaluar, tek kėta tė tashmit vėshtirė se ka ndonjė kuptim ose efekt tjetėr pos lojės sė fjalėve. Po kjo gjė mund tė thuhet edhe pėr fjalėt abstrakte ēfarė janė bukuria e ballsamosur, koha, kėnga e kėngės e tė tjera. S“ka dyshim se edhe me to mund tė krijohen dhe duhet tė krijohen poezi, por nė rastet pėr tė cilat ėshtė fjala shihet se ato janė tė pėrvjedhura prej literaturės sė lexuar, se nuk janė pjesė tė rritura normalisht tė organizmit tė vjershės. Me to poetėt tanė vetėm sa i krijojnė vetes iluzionin e fluturimeve nė lartėsitė e shprehjes refleksive duke u pėrkundur me tingujt e imagjinuar tė poezisė moderne dhe moderniste.

    Milaim Berisha ka mė tepėr sukses kur trajton motivet tė cilat qėndrojnė mė afėr pėrvojės sė tij. Nė tė kėtilla raste shprehja e tij ėshtė mė spontane, mė e lehtė, mė e sinqertė. Tė tilla do tė ishin vjershat kushtuar dashurisė, kujtimeve nga jeta djaloshare, dashurisė sė prindėrve, e ndonjė tjetėr e ngjashme.

    Mungesėn e pėrvojės krijuese ai kėsaj here e ka dėshmuar veēmas nė pikėpamje tė disa kėrkesave formale poetike. Rregullave tė versifikacionit edhe nė vjershat, nė tė cilat pėrpiqet t“i respektojė, ai u ėshtė larguar mė tepėr se ē“ėshtė e lejueshme. Mund tė vėrehet lehtė se si nė shumė raste ėshtė hequr zvarė pas nevojave tė rimimit. Kjo domethėnė se nuk ėshtė bėrė ai zot i vargut, por se vargu ka vėnė pushtet mbi tė. Nė vend se ta bėnte fjalėn shėrbėtore tė ndjenjės dhe tė mendimit, tek ai shpesh ndjenja dhe mendimi janė bėrė sherbėtore tė saj. Ndonėse poet qė e ndjen ritmin dhe melodinė e vargut, ai jo rrallė ka krijuar pėr hir tė tyre aso vargjesh qė flasin sheshas se nuk i ka shkuar pėrdore t“ia nėnshtrojė vullnetit tė vet fjalėt djallėzore nė poezi. Edhe kėto dy vargje mjaftojnė pėr tė parė se si e branis rima poetin Milaim Berisha:

    Gjaku vlon — ēmendet krejt
    Shpirti shuhet — Kanga mbet...

    (Koha ose Valėt e detit)

    Jo nė pak raste ai i dyfishon fjalėt duke e ulur kėshtu tensionin edhe ashtu tė dobėt tė vargjeve tė tij. Tė shterura pėrkah fuqia poetike janė sidomos ato vargje nė tė cilat pėrsėriten fjalėt dashtė e padashtė, herė-herė, e tė ngjashme. I prirur tė selisė pak a shumė muzikėn e vargut, Milaim Berisha nuk ėshtė i prirur tė gjejė shprehje tė pashfrytėzuara metaforike. Vetėm rrallė e tek atij i shkrep tė krijojė shprehje tė bukura, megjithėse romantike, siē janė Flatrat e muzgut, ose Kunora gėzimplote, por i ndodh mė shpesh tė shprehet me dhunė, siē ėshtė rasti kur i krijon Thasėt e zemrės. S“mund tė mohohet se Milaim Berisha akoma gjendet nė fazėn e bredhjeve poetike ndonėse nė kėtė fillim tė tij mund tė vėrehen edhe xixat e njė prirjeje, e cila me kohė do tė dijė tė gjejė shprehjen e vet. Nė qoftė se ai ėshtė nė gjendje tė shkruajė vargje ēfarė janė ato tė pjesės sė katėrt tė poemės Shpirtnat e bardhė nė rektim, ato tė pjesės sė pestė tė poemės tjetėr Poema e pikllimit ose fantazma e trishtimit, apo vjersha ēfarė janė Pshėrėtimė dhe Ernat kjo domethėnė se ai ka ē“tė thotė dhe do tė mėsohet ta thotė atė qė e ndjen. Kėsaj here, megjithatė, ka mbetur nė koridorin e Parnasit. Shpresoj se do tė bėjė pėrpjekje tė hyjė nė tė, dhe se me punė do t“i sigurojė vetes pakėz vend nė njė qoshe tė tij. Ndoshta nuk lakmon farė vendi mė me rėndėsi meqė atje s“ do tė gjejė akoma asnjėrin prej moshatarėve tė vet.

    Nė pėrmbledhjen Epshet e gjakut Milaim Berisha ka thėnė shumė fjalė me tė cilat e vidėlon poezinė duke e treguar dashurinė e tij tė madhe dhe ngapak romantike ndaj saj. Poezia, kjo vashė nazeqare qė nuk u pėrgjigjet aq lehtė tė gjitha pėruljeve tė dashnorėve tė saj tė shumtė, kėsaj here ėshtė treguar e ftohtė ndaj tij. Edhe nė mos ia pushtoftė zemrėn me ngulmėrinė e mėtejshme, mund tė shpresohet se bile ndonjė puthje do tė marrė prej saj. Vashat kurrė nuk mund t“u rezistojnė meshkujve tė vendosur. Prandaj, Milaim Berishės duhet uruar durim tė madh.

    1969


    Mė lartė
    webmaster@letersi.com