|
PANTEONI I RRALLUAR REXHEP QOSJA ARTISTI I PUSHTUAR PREJ EDUKATORIT Tė gjithė krijuesit qė shkruajnė romane nė njėfarė mėnyre janė apo ishin edhe kritikė: qoftė kritikė tė vetėvetes qė nuk i ekspozojnė me gjuhėn diskurzive bindjet dhe parimet e veta estetike, sikundėr kanė vepruar pjesa mė e madhe e shkrimtarėve, qoftė kritikė qė kėtė e bėjnė pėrmes shkrimeve tė ndryshme ose lidhur me problemet artistike ose me ndonjė shkrimtarė tė veēantė, sikundėr kanė vepruar Riēardsoni, Smoleti, Dostojevski, Tolstoji, Zola, Mopasani Zhidi, Virgjinia Vulfi, Tomas Mani, e tė tjerė, nga letėrsitė e huaja, kurse Shevqet Musaraj, Jakov Xoxa, Ismail Kadare e tė tjerė nga letėrsia shqipe. Megjithėse shumica e shkrimtarėve tė njohur kanė pasur teoritė e veta, tė cilat, njėkohėsisht janė pėrpjekur t“i zbatojnė nė praktikėn e tyre krijuese, posaēėrisht romansierėve u janė tė domosdoshme njohuritė e tilla pėr shkak se romani ėshtė njėra prej gjinive mė tė vėshtira tė letėrsisė, me problemet e tė cilit mund tė kapen vetėm ata qė janė edhe tė talentuar edhe dinė shumė. Nė qoftė se njė lirik, bie fjala, mund t“i organizojė pak mė me lehtėsi ndjenjat, pėrshtypjet, vizionet dhe intucionet e veta edhe nė qoftė se nuk e ka ndonjė fond si mė tė gjerė njohurishė mbi zhanrin mė tė cilin shkruan, njė romansier nuk do tė mund tė bėnte kėtė pa u shprehur mungesa e njohurive tė tilla nė veprėn e tij. Kjo do tė thotė se, pėrpos qė duhet tė jetė i pasur imagjinativisht, krijuesi i prozės, e veēmas i romanit, duhet tė jetė edhe racionalist i mirė. Prozatori, shumė mė pak se liriku ėshtė emotivisht i disponuar ndaj realitetit dhe qėndrimi i tij ndaj jetės ėshtė mė tepėr racional, objektiv, se sa subjektiv. Sidomos nė letėrsinė bashkėkohore, nė tė cilėn mė dukshėm se nė shekujt e kaluar, qėndrimi i shkrimtarit ndaj jetės dhe shoqėrisė ėshtė qėndrim intelektual, filosofik, krijuesit serioz i shtrohet si domosdo qė tė ketė njė kėnd tė vetin prej tė cilit do ta shikojė atė dhe, varėsisht prej perspektivės sė tij, do t“i organizojė mendimet dhe vizionet e veta. Sigurisht pėr kėtė shkak nuk janė raste tė rralla qė romansierėt e njohur tė shekullit XX tė jenė krijues tė gjithanshėm qė mirren edhe me kritikė (Marsel Prusti, Alen Rob Grie, Mishel Bytor, Henri Xhejmsi, Natali Sarot e tė tjerė) ose me filosofi (Zhan Pol Sartri, Alber Kamy e tė tjerė) ose edhe me shkenca ekzakte si me psikologjinė dhe biologjinė (Herman Broh, Aldos Haksli, e kėshtu me radhė). Romani i Razi Brahimit, Kthesa tė forta, si vepėr tė cilėn e ka shkruar njė kritik, qė i ka provuar mundėsitė e veta jo vetėm si prozator, i lajmėruar tani mė tepėr se njė decenje nė letėrsinė shqipe, po edhe si kritik dhe historian i letėrsisė, qė me vėshtrimet, esetė dhe studimet e veta ka dėshmuar se mund tė shkruajė edhe pėr atė qė krijon vetė dhe shkrimtarėt e tjerė, pa dyshim i nxit persiatjet e tilla. Nė dy pėrmbledhjet e kritikave Fjalė pėr letėrsinė (1960) dhe Shėnime letrare (1965) ai i ka kushtuar kujdesin mė tė madh romanit si njė gjinie nė ekspanzion dhe mė tė popullarizuar pas luftės nė letėrsinė shqipe qė, mjersht, pėrkah niveli artistik akoma nuk ka mbėrrijtur tė ngritet krahpėrkrah lirikės sonė. Duke shkruar aq me kujdes dhe interesim pėr romanin tonė dhe duke vėnė nė dukje tė metat, prandaj edhe nevojėn e pėrsosjes sė tij tė mėtejshme, ai, sigurisht, ka dashur tė provojė edhe vetė me Kthesat e forta se si do tė duhej tė dukej ky roman. Kur njė kritik me njė stazh shkencor, i cili e merr kritikėn si vokacion tė vetin kryesor dhe e ushtron aq vite me bindje tė formuara dhe pėrkushtim, sikundėr vepron Razi Brahimi, tani njė kohė si mė tė gjatė, vendos tė shkruaj romane, atėherė kjo provė e tij nė njėfarė mėnyre mund tė mirret edhe si pėrpjekje qė t“i zbatojė nė praktikė edhe normat sipas tė cilave i vlerėson veprat e tė tjerėve dhe, mė nė fund, edhe t“u tregojė atyre se ēfarė do tė duhej tė ishin romanet. Razi Brahimin mund tė mos e kenė nxitur motive tė tilla aq sa nevoja shpirtėrore qė tė shprehet nė kėtė formė tė gjerė dhe tė plotfuqishme, por pėr shkak se romani i tij ėshtė botuar nė njė moment tė caktuar, kur prej shkrimtarėve shqiptarė kėrkohet edhe njė formė e posaēme e angazhimit, shkrimtarėt dhe lexuesit mund tė jenė tė nxitur t“i besojnė njė mundėsie tė kėtillė. Kjo pandehje, pėr mė tepėr, ėshtė njė supozim i mundshėm edhe pėr shkak se Razi Brahimi e vazhdon nė kėtė roman rrugėn e kėrkimit tė pėrmbajtjeve dhe, tė formės ēfarė e ka nisur para nja dy vitesh shkrimtari Ismail Kadare me romanin Dasma, rreth tė cilit janė zhvilluar diskutime dhe polemika tė dobishme nė Tiranė dhe tė parėndėsishme nė Prishtinė si dhe shkrimtarėt Fatmir Gjata, Petro Marko dhe Guri Miēinoti me romanet e dėshtuara Brezat, Ara nė mal, dhe Nėntė ballė, e tė tjerė. Qėllimet pragmatike tė kėtyre autorėve janė tė njėjta ashtu sikundėr janė pėrafėrsisht tė njėjta edhe linjat e tendencės dhe tė formės qė ndjekin romanet e tyre. I vetmi ndryshim ėshtė se ndonjėri prej tyre pėrcjell nė planin e industrializimit tė vendit dukuritė mė aktuale, kurse ndonjė tjetėr nė planin e zhvillimit bujqėsor dhe tė ngritjes sė kooperativave fshatare. Romani Kthesa tė forta ėshtė njė prozė jo aq e gjatė mbi ndryshimet qė po bėhen nė jetėn shoqėrore dhe nė psikologjinė e njeriut bashkėkohor shqiptar, tė parėt e tė cilit shekuj me radhė jetonin jetėn e tyre tė prapambetur dhe nė shumė fshatra primitive. Theksi i angazhimit tė autorit bie nė domosdonė e kthesave kualitative shoqėrore, qė po bėhen nė fshatin shqiptar dhe psikologjinė, qė po bėhen nė shpirtin e shqiptarit. Problemi qė trajton Razi Brahimi ėshtė problemi i kolektivizimit, i lokalizuar nė njė prej skajeve tė Myzeqesė sė pasur, nė tė cilėn shqiptari, pranė pasurisė natyrore, pėr shkak tė atij mentalitetit tė njohur tradicional, tė ruajtur nė gjendje statike gjatė formave shfrytėzuese tė pushteteve tė pėrparme, jetonte i varfėr dhe i mjeruar. Ndryshimet qė sjell zhvillimi socialist i vendit synojnė pėrmirėsimin e jetės sė kėtyre fshatarėve, edhe pse disa prej tyre, natyrisht njė numėr fare i vogėl, nuk janė nė gjendje akoma t“i kuptojnė bash mirė masat qė nxisin dhe sendėrtojnė ndryshimet e tilla. I takuar nė imagjinatėn e tij me ata individė tė rrallė qė kryesisht rrjedhin prej brezit tė vjetėr dhe mbeturinave tė klerit, ėshtė e natyrshme qė Razi Brahimi tė ketė drejtuar linjėn kritike tė romanit tė vet kundėr tyre, me qėllim qė t“i demaskojė sa mė qartė dhe t“i tregojė shoqėrisė se vet se pengesa akoma mund tė ketė nė rrugėn e ngadhnjimit tė socializmit. Duke vėnė kėshtu nė dukje se as sot, mė tepėr se njėzet e pesė vite pas ngadhnjimit tė socializmit, nuk ėshtė ashtu e lehtė lufta pėr ngadhnjimin e sė resė nė tė gjitha poret e jetės shqiptare nė fshat ai ka dashur tė ndikojė nė vigjilencėn e kėsaj shoqėrie. Njerėzit, mjerisht mengadalė vijnė duke kuptuar tė renė dhe, sidomos disa nga pjesėtarėt e brezit mė tė vjetėr me vėshtirėsi vijnė duke iu adaptuar ndryshimeve qė po bėhen, dhe qė synojnė mirėsinė dhe lumturinė e tė gjithė njerėzve barabar. Nė nishanin e kritikės sė tij janė gjetur kėshtu individualizmi, reaksioni, religjioni po edhe sjelljet mikroborgjeze tė akcilėve tė ndryshėm si ndėr fshatarėt ashtu edhe ndėr intelektualėt. Pėrkundėr kėsaj pale individėsh dhe dukurishė negative, Razi Brahimi ngrit kullėn e lartė tė ndėrgjegjes sė atyre qė luftojnė kundėr tyre dhe bėhen pishtarė tė depėrtimit tė sė resė dhe ngadhnjimit tė proceseve tė reja. Kullėn e tillė nė romanin e tij nė tė vėrtetė e pėrbėn masa e gjerė popullore. Protagonisti i tij, Gani Varfi, ėshtė i vetėdijshėm se kurrfarė force nuk mund tė zėvendėsojė mbėshtetjen nė masėn e gjerė dhe nė mirėkuptimin e saj. Ai edhe praktikisht, kur len komoditetin e jetės sė kryeqytetit dhe shkon nė bazė, edhe teorikisht kur nėpėr mbledhje i sqaron masat e reja, ėshtė luftėtar i zjarrtė kundėr tė gjithė atyre qė nė ndonjė mėnyrė bėhen pengesė e zhvillimit progresiv shoqėror, qoftė kundėr reaksionarėve tė hapėt, qoftė kundėr dukurive karieriste dhe egoizmit. Qė nė faqet e para tė veprės Razi Brahimi i thotė nėpėr gojėn e tij edhe kėto fjalė transparente: Pėr njeriun gjėja kryesore nuk ėshtė tė jetė pranė bashkėshortit dhe shpėtimin e ndihmėn nuk duhet ta kėrkojė vetėm nė ngushėllimet e vogla tė jetės familjare . . . Nė luftė pėrleshen ushtri tė tėra mendimesh, ndjenjash, pikėpamjesh njerėzish . . . Kur hyn nė kėtė luftė, dora e butė e gruas apo edhe dora e fortė e burrit nuk janė tė zojat tė tė mbajnė e tė tė drejtojnė, po nuk pate shumė shokė, po nuk njohe frontin dhe po nuk u prire nga qėllime tė larta . . ." I vetėdijshėm se me ēfarė cilėsishė duhet tė jetė i pajisur komunisti, ai edhe kujdeset tė mos qullet prej dorės sė butė tė gruas, tė ketė, ashtu siē e ka, njė front tė gjerė shokėsh dhe ta vazhdojė pa kompro mis luftėn ideologjike kundėr sė vjetrės. Ndonėse e ka ngritur protagonistin e vet nė piedestalin e iniciatorėve tė ndryshimeve qė bėhen nė fshatin e Myzeqesė, Razi Brahimi ėshtė kujdesur, njėkohėsisht, megjithėse jo me sukses, qė atė mos ta shkoqė prej mesatares njerėzore, dhe mos ta bėjė hero prej letrash ēfarė janė shumė prej protagonistėve tė romaneve tė kėtilla nė letėrsinė shqipe. Ai don tė bėjė pėrshtypjen sikur nuk ėshtė nisur nė portretizimin ideologjik dhe moral tė peronazheve tė veta prej reēetave tė njohura mbi tė ashtuquajturin romantizėm tė realizmit socialist, tė cilin e kanė predikuar mė pėrpara Maksim Gorki e mė vonė edhe Anri Lefevri. Duke besuar se heronjtė e tillė, qė nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt me njerėzit e rėndomtė dhe se janė pjellė e imagjinatės sė shkrimtarit, ai ėshtė kujdesur qė ndjenjat, mendimet dhe pėrjetimet e personazheve tė tij, e sidomos tė personazhit kryesor, tė zhvillohen brenda kufinjve normalė njerėzorė, qė edhe ndikimet e tyre tė jenė tė rėndomta, njerėzore. Kjo pikėnisje ėshtė njėra prej arėsyeve pse nė romanin e tij mungojnė, edhe pse jo plotėsisht, ato parullat e f lakta patetike, tė cilave nuk mund t“u shpėtojnė apo nganjėherė, ndoshta, edhe nuk duan t“u shpėtojnė tė gjithė shkrimtarėt tanė. Si kritik qė i njeh disa prej problemeve kyēe tė prozės bashkėkohore shqipe, Razi Brahimi ka shpėtuar prej deskripcionit tė thatė tė fakteve tė parėndėsishme tė cilin, po ashtu, nuk mund ta kalojnė me sukses edhe shumė shkrimtarė tanė dhe prejt tė cilit vuajnė shumė prej prozave tona tė gjata. Ai ka pėrpara sysh njeriun, botėn e tij shpirtėrore, pėrjetimet dhe kthesat e tij emocionale gjatė procesit tė ndryshimeve shoqėrore, e jo vetėm punėn dhe efektin e punės sė tij, sikundėr i ka ndodhur Ismail Kadarės nė romanin Dasma. Ai, edhe pse e thekson rolin e punės, nuk e bėn atė hero nė vend tė njeriut. Yidat, maqinat, zhurmat e tyre, sado tė pėrshkruara me plasticitet, nuk mund tė bėhen kurrė objekt i artit nė vend tė njeriut dhe, nė qoftė se bėhen, atėherė e dehumanizojnė misionin e letėrsisė. Razi Brahimi e shikon dhe, e trajton rolin e njeriut gjatė punės, aksioneve, veprimeve konkrete, siē ėshtė bėrė shpesh nė gjininė e epikės e jo veprimin e produkteve tė tij, siē kanė bėrė natyralistėt e shekullit tė kaluar. Ndonėse i shpėton faktografisė, prandaj edhe natyralizmit Razi Brahimi nuk ka mundur t“u shpėtojė dobėsive tė tjera, qė shfaqen nė tė gjitha prozat, nė tė cilat shkrimtarėt e caktojnė pėrpara kornizėn ku do ta fusin pėrmbajtjen e pasur tė jetės. Lexuesi i romanit tė tij mund tė parashikojė qė prej faqeve tė para se ēfarė konf liktesh do tė zhvillohen nė tė, ēfarė do tė jenė veprimet e personazheve dhe se ēfarė do tė zgjidhen ato konflikte. Romani Kthesa tė forta pikėrisht pse nė mėnyrė pak a shumė tė thjeshtėsuar ndjek atė vijėn e njohur tė luftės sė tė resė me tė vjetrėn, tė progresit me regresin, tė aksionit me sabotimin, nuk i len mundėsi lexuesit tė jetė i befasuar prej zgjidhjeve tė papritura dhe, nė prozėn narative, tė domosdoshme. Ai do ta dijė qė prej fillimit se kush fiton dhe kush dėshton dhe, ē“ėshtė mė keq, do ta dijė se nė kėtė luftė doemos duhet tė pėrleshen bartėsit e idesė revolucionare, nė njėrėn anė dhe sabotuesit e saj, ndėr tė cilėt doemos duhet tė hyjė ndonjė prift apo hoxhė, nė anėn tjetėr. Muri qė ndan kėta njerėz ėshtė ajo nyeja e fortė dhe e njohur e prozave tona dhe lexuesi qė pėrpara mund tė dijė se ē“ndjejnė dhe ē“mendojnė palėt e barikaduara nė anėt e tij tė kundėrta. Pėrcjellja kryesisht horizontale e veprimeve dhe reagimeve tė individėve ėshtė e natyrshme tė sjellė njė skematizim nė paraqitjen e botės sė tyre emocionale ashtu sikundėr edhe nė vetė vizionin jetėsor tė shkrimtarit. Nuk do mend se Razi Brahimi ėshtė kujdesur t“i shpėtojė kėtij skematizmi dhe njė pėrpjekje e tillė mė sė miri shihet prej linjes sė dytė qė fut nė roman: pėrcjelljes sė jetės intime tė Gani Varfit dhe tė shoqes sė tij Vojsavės, e cila, edhe pse subjekt i veprės, nė fund mbetet aq e parėndėsishme nė krahasim me tendencėn e autorit, saqė nuk ēon kurrfarė peshe nė vetėdijen e lexuesit. Shkrimtar qė pasurinė estetike ia nėnshtron ndikimit praktik tė veprės sė vet, Razi Brahimi e ka ngushtuar ashtu mundėsinė e pėrfshirjes sė gjerė tė dukurive jetėsore dhe tė pėrjetimeve tė njeriut. Ai, edhe protagonistin e tij artistikisht mė tė pėrkujdesur, Gani Varfin, pėrpiqet ta njohė kryesisht nė punė e nė shtėpi, vetėm e nė shoqėri, me shokėt dhe me vartėsit". Sferat e tjera tė sė qenmes sė njeriut janė tė pėrjashtuara prej sferės sė interesimit tė tij, e kjo domethėnė se ėshtė e ngushtuar fusha nėpėr tė cilėn mund ta imagjinojė shkrimtari botėn njerėzore tė veprės sė vet. Duke e tėrhequr haptazi kėrshėrinė e lexuesit drejt qėllimit ai nuk i len atij mundėsinė qė tė kėnaqė interesimet, qė tė njohė dhe shohė mė shumė, qė tė ndjejė dhe pėrjetojė mė tepėr se ē“mund tė imagjinojė me imagjinatėn e vet. E reduktuar nė paraqitjen e dukurive, kryesisht, sipėrfaqėsore, qė janė tė pėrcjella edhe prej reagimeve dhe persiatjeve tė pėrcipta tė protagonistėve, proza e Razi Brahimit pak a shumė, ėshtė e varfėr pėrkah shtresat emocionale, psikologjike, meditative dhe, natyrisht, artistike. Qė tė realizojė sa mė shpejt idenė e romanit tė vet, ai ka nxituar tepėr duke kaluar shumėēka qė e bėn interesante dhe tė begatshme me ndjenja dhembjesh dhe gėzimesh kėtė jetėn tonė njerėzore. Personazhet e tij, pavarėsisht se ndėr ta ka edhe tė tillė tė cilėve nganjėherė kujdeset t“ua zėjė nuancat e reagimeve dhe pėrjetirneve shpirtėrore, janė, mė nė fund, tė zbetė psikologjikisht, dhe thuaja, mund tė radhiten nė kategorinė e presonazheve letrarė qė tė bėjnė mė tepėr pėrshtypjen e kukllave se tė njerėzve tė rėndomtė. Kthesat e tyre eventuale shpirtėrore janė kodra tė vogla, tė cilat Razi Brahimi i rrafshon fare kollaj me intervenimet e tij tė pamotivuara artistikisht. Ashtu, sikundėr ėshtė skica e kompozicionit dhe konflikti i tij romanesk i thjeshtė, ku ēdo gjė ėshtė reduktuar nė konfliktin rreth ngritjes sė kooperativės, po ashtu, ėshtė e ngushtuar sfera e meditimeve, veprimeve, prandaj edhe e pėrjetimeve tė personazheve tė tij. Kėshtu, bie fjala, krejt rrethin nėpėr tė cilin sillet interesimi i personazheve e pėrbėjnė bujqėsia dhe politika. Sigurisht kėto do tė jenė shkaqet kryesore pse edhe romani i Razi Brahimit qė do tė mund tė numėrojhej ndėr romanet e shkruara me ambicje programatike, ka njė kompozicion jo vetėm tradicional, po edhe disi tė thjeshtė linear: ekspozicionin vajtjen nė bazė tė protagonistit kryesor; kulminacionin konfliktin nė lidhje me ngritjen e kooperativės; zgjidhjen pėrfundimin alegro tė tė gjitha vėshtirėsive. Shkrimtar mė tepėr i formuar nė procesin e gjykimit kritik, Razi Brahimi edhe nė pikėpamjet e shprehjes letrare dhe tė stilit tė vet pėrgjithėsisht, ia nėnshtron lirinė imagjinative precizitetit racionalist. Fjalia e tij ndjek njė vijė tė qetė, pa kėrcime, pa valė, pa metafora, pa asociacione dhe fare rrallė mund tė tė sjellė emocione tė forta e tė papritura. Me ndryshim prej Jakov Xoxės apo edhe Fatmir Gjatės, fjalitė e tė cilėve shpesh janė si ata lumenjtė e rrėmbyer, plot vorbulla dhe katarakte, fjalia e Razi Brahimit ėshtė si ata lumenjtė e qetė tė fushės qė tė pėlqejnė t“i shikosh po qė tė bėhen shpejt monotonė me atė rrjedhjen e tyre tė rehatshme. As humori i kohėpaskoshėm, me tė cilin ai e stolis Vasil Koreshin simpatik, as qoklimet e rralla tė Ganiut me tė shoqen nuk janė nė gjendje ta thejnė njėfarė monotonie qė ia shkakton fjalia e thatė e Razi Brahimit lexuesit, i cili mund ta ketė edukuar shijen mbi prozėn bashkėkohore pėrplot shprehje figurative metaforike dhe asociative. Fjalia e tij padyshim, mund tė jetė shembėll e njė shprehjeje korekte, racionale, tė domosdoshme nė kritikėn e mirė, po jo edhe nė prozėn e sotme qė nuk i reshtet kurorėzimit me shprehjen poetike. Kjo domethėnė se Razi Brahimi edhe nė kėtė roman e ka manifestuar racionalizmin e tij prej kritiku, qė e ka shumė mė tė fuqishme pjesėn intelektuale se sa imagjinative tė prirjes sė tij krijuese. Duke mos e pasur gjerėsinė e vrojtimit epik tė Jakov Xoxės apo tė Shevqet Musarajt, e as dimenisionin e shprehjes sė Ismail Kadaresė apo tė Fatmir Gjatės, ai, gjithsesi, ėshtė treguar prozator mė modest nė pėrfshirjen e materjes sė pasur jetėsore dhe nė prezentimin e saj tė stilizuar. Me Kthesat eforta Razi Brahimi ka dėshmuar nė kėtė mėnyrė se ėshtė shkrimtar qė nuk mund tė marrė shumė prej jetės dhe atė qė e merr nuk mund ta thellojė dhe pėrgjithėsojė ashtu sikundėr duhet tė bėhet nė veprat letrare, tė cilat mund tė jetojnė mė gjatė se nė momentin e vet historik. Nė qoftė se mirren parasysh mendimet e tij tė shfaqura nė eseun mbi Parimet krijuese tė De Rades, atėherė mund tė shtrohet dyshimi nė mos ai me kėtė roman nuk ka pasur ambicje mė tė mėdha se sa tė inkuadrohet drejtpėrdrejt me fjalėn e vet artistike nė pėrpjekjet e sotme tė pėrgjithshme pėr transformimin social dhe moral tė botės shqiptare, tė cilėn ndėrtimi i socializmit e ka vėnė nė rrugėn e progresit tė vėrtetė dhe tė ardhmėrisė sė lumtur. Sipas tė gjitha gjasave ky dyshim ėshtė i arėsyeshėm dhe Razi Brahimi ėshtė kujdesur tė jetė nė radhė tė parė shkrimtar qė me fjalėn e vet letrare do tė ndikojė nė kthesat pozitive shoqėrore. S“ėshtė e ēuditshme, prandaj pse edukatori ja ka zėnė frymėn artistit. 1969 |