|
PANTEONI I RRALLUAR REXHEP QOSJA ARTIKULIM I RI POETIK Pėrmbledhja e vjershave tė Musa Ramadanit ka vlera serioze, po, njėkohėsisht, edhe tė meta serioze. T“i shohim njėherė vlerat, e, pastaj, edhe tė metat. Nė pėrmbledhjen e parė poetike, Mėkatet e Adamit, Musa Ramadani, ja ka pregatitur lexuesit njė paradė tė vėrtetė tė mėkateve tė njeriut, qė, porsi nė njė shirit filmi, parakalojnė nėpėr vetėdijen e tij duke ja pėrkujtuar njė si histori tė shkurtėr tė ngritjes materiale dhe kulturore, po jo edhe tė ngritjes etike tė pasardhėsit tė homo sapiensit. Ai ėshtė njėri prej poetėve tanė mė tė rinj qė, plotėsisht nė vijėn e krijuesve bashkėkohorė, ėshtė i frymėzuar mė tepėr prej mėkateve se mirėsive tė njeriut dhe, prapė si ata, kėtė frymėzim tė vetin ėshtė pėrpjekur ta shprehė pėrmes njė artikulimi tė ri poetik. Prej Bodlerit e kėndej lulet e sė keqes" kanė zėnė tė ēelin dhe tė rriten nė botėn e frytshme poetike, po ashtu, shpejt siē janė shtuar edhe problemet e ndryshme tė botės moderne. Vjershat e Musa Ramadanit janė fryt i frymėzimeve tė kushtėzuara prej plagėve morale tė kėsaj bote po, pjesėrisht, edhe prej modės, prej huqeve tė sė cilės vuajnė jo vetėm bukuroshet e filmit, dhe tė estradės, po edhe krijuesit e ndryshėm artistikė. Me ndryshim prej numrit mė tė madh tė poetėve tanė, qė aq rrast janė tė mishėruar me problematikėn sociale, morale, folklorike dhe historike tė njerėzve tė truallit tonė, Musa Ramadani kėrkon frymėzime prej problemeve tė njeriut tė tė gjitha meridianeve dhe tė tė gjitha kohėve, edhe pse, kuptohet fare qartė, dialogu i tij poetik ka tė bėjė me kėtė njeriun e kohės sonė. Ai nuk ėshtė i interesuar tė krijojė poezinė e vogėlsirave edhe pse nė krijimtarinė artistike nuk ka cikrrime, nuk ka gjėra tė vogla dhe tė mėdha, probleme tė denja dhe tė padenja frymėzimi dhe trajtimi po, nė radhė tė parė, poezinė e motiveve tė ashtuquajtura universale. Musa Ramadanin e tėrheqin qenėsitė e dukurive qė janė duke u pėrsėritur prej dy paraardhėsve tanė tė parė, Adamit dhe Evės, e deri nė ditėt tona. Duke iu larguar asaj lloj poezie, autorėt e sė cilės e krijojnė duke i menduar gjithnjė duartrokitjet e estradės, dhe duke ju reshtur si pėr shkak tė realizmit tė saj sipėrfaqėsor, ashtu edhe pėr shkak se nuk mund tė ketė njė interes mė tė gjerė pėrveē interesit pėr lexuesit e ambientit tonė, Musa Ramadani ka vendosur tė krijojė njė lloj tjetėr poezie: poezinė, qė s“mund tė ketė shumė lexues njėherė pėr njė herė, po, qė, mund tė supozojmė, do tė ketė njė ditė. Pėr tė mund tė thuhet lirisht se ėshtė liriku ynė i parė qė plotėsisht vetėdijshėm ėshtė nisur rrugės sė poetėve qė pėrpiqen ta identifikojnė subjektin me objektin, se ėshtė lirik i shkoqur prej temave tė njohura tė folklorit tonė, prej tė cilave, po ashtu, shkrimtarėt e fortė mund tė krijojnė akoma poezi dhe vepra me interes tė pėrgjithshėm, me kuptim universal, me vlerė tė pakaluar. Mund tė supozohet me tė drejtė se shumica e vjershave tė para tė Musa Ramadanit, si pėr shkak tė vetė materies sė trajtuar ashtu edhe pėr shkak tė mėnyrės sė trajtimit tė saj, nuk do tė kuptohen lehtė, prandaj as tė lexohen me ndonjė ėndje tė posaēme prej lexuesve tanė. Nė kėtė pėrmbledhje ai ka dhėnė shenjat e njė sensibiliteti ēfarė nė ambientin tonė do tė zhvillohet vetėm pas ca vitesh, apo ndonjė decenie, dhe pėr kėtė shkak ėshtė e besueshme qė pėrmbledhja e tij tė hasė nė vėshtirėsi komunikative me lexuesit e saj. Poet i orientimit meditativ, Musa Ramadani mund tė quhet lirisht poet i psikologjisė bashkėkohore, i problemeve dhe dilemave shpirtėrore tė njeriut tė kėsaj kohe. Ai ėshtė poet i frymėzuar prej problematikės qė emocioneve tė njeriut ka zėnė t“ua shkaktojė mendja e tij. Nė shekullin tonė tė zhvillimit kaq tė madh tė shkencės dhe tė teknikės, nė kėtė shekull kur frytet e teknikės po e lumturojnė dhe rrezikojnė ekzistencėn njerėzore, ėshtė e kuptueshme qė nė orbitėn e frymėzimeve poetike tė hyjnė edhe mėkatet e vjetra dhe tė reja tė homo sapiensit si edhe rezultatet kolosale tė gjeniut shkencor tė njeriut. Musa Ramadani nuk shkruan pa frymėzime mbi tė ashtuquajturat relacionet e relativitetit, tė cilat janė bėrė opsesion i secilit njeri qė ka dėgjuar pėr to ē“prej momentit tė publikimit tė teorisė sė Ajnshtajnit e deri sot. Musa Ramadani i takon llojit tė poetėve, sot mė tė shumtė nė botė, qė nuk kėnaqen me trajtimin e motiveve autobiografike. Nė pėrmbledhjen e tij vetėm cikli i parė pėrmban njė numėr vjershash, tė cilat janė nė njėfarė lidhje me pėrjetimet e tij intimiste, kurse tė gjitha ciklet e tjera janė tė pėrbėra prej vjershash, nė tė cilat shfrymjet intime janė tėrhequr pėrpara kėrshėrisė sė meditimeve dhe tė pėrpjekjeve tė njohjes intelektuale tė jetės dhe tė realitetit. Mėrmbledhja Mėkatet e Adamit ėshtė komponuar qėllimisht nė njė mėnyrė qė tė jetė tėrėsi e problemeve tė shtruara, qė tė jetė njė si rekapitulim i mėkateve tė njeriut. Me ndryshim prej poetėve qė nė pėrmbledhjet e veta fusin vjersha temash tė ndryshme, tė shkruara me raste tė ndryshme frymėzimi dhe pa njė ind tė pėrbashkėt, Musa Ramadani tė gjitha poezitė e kėsaj pėrmbledhjeje i ka organizuar sipas njė plani tė caktuar, rreth njė ideje tė pėrbashkėt dhe njė porosie tė pėrbashkėt. Kėndej vjen edhe pėrshtypja e kėndshme se vjershat e tij janė njė tėrėsi brenda sė cilės mund tė shquhen, sipas cikleve, kėto unaza kuptimore: a) dashuria si pikėnisje; b) mėkatet e pėrhershme tė njeriut nė jetė; c) bota e ndėrlikuar intime e njeriut, dhe ē) reagimi etik i poetit ndaj tė gjitha kėtyre cikleve problemesh. Nė vizionin e Musa Ramadanit tė gjitha mėkatet e gjinisė njerėzore kanė njėfarė temperature pak a shumė tė lartė kuptimore. Duke qenė tė pėrsėritura brez pas brezi dhe shekull pas shekulli, atij i bėhet se ato janė shumuar si atomet prej bėrthamės sė vet:
(Mėkati) Edhe pse nė shikim tė parė poet intelektualist, qė e tėrheq magjia e fjalėve dhe kėrshėria qė ta shohė botėn prej kėndit tė njė esteticisti, Musa Ramadani nė shumė raste ėshtė nė gjendje ta ngrisė poaq edhe temperaturėn e reagimit tė vet emocional ndaj realitetit shoqėror. Pėr kėtė shkak edhe pėr tė mund tė thuhet se ėshtė poet qė angazhohet nė mėnyrė tė vet, nė njė mėnyrė mė universale se ē“ėshtė angazhimi i ngushtė politiko-partiak. Kėtė masė tė lartė tė humanizmit tė tij mė sė miri e dėshmon kjo vjershė, nė tė cilėn ka gjetur shprehje ritmi bashkėkohor i jetės sė njerėzve, po edhe dėshira e poetit qė tė vejė ura mirėkuptimi pėrmes zemrave tė tyre:
(Dialog i parėndomtė) Pesha meditative e vargjeve tė Musa Ramadanit, e sendėrtuar me njė shprehje, shpesh, tė rėndė, mund t“i duket dikujt pozė e njė poeti fillestar, i cili bėn ēmos qė t“i befasojė lexuesit me thellėsitė" e veta filosofike: pozė, qė ėshtė shumė mė tepėr rezultat i kontakteve me poetėt e ndryshėm modernė se sa e pėrjetimeve dhe pėrvojės personale origjinale. Njė dyshim tė tillė mund ta shtojnė aq mė parė dhe aq mė tepėr termat e ndryshme filosofike dhe shkencore qė janė mbjellė nėpėr faqet e ndryshme tė pėrmbledhjes Mėkatet e Adamit. Tė tilla do tė ishin shprehjet pakuptimsia, pamundėsia, amshimi, paskajsia, pakohėsia, relativiteti, e tė tjera. Dhe, mund tė thuhet, se me anėn e kėtyre termave, qė u pėrkasin sistemeve tė ndryshme filosofike prej racionalizmit sokratian e gjer tek ekzistencializmi sartrian, e ka vėshtirė tė krijojė ndonjė kuptim tė njėmendtė apo ndonjė ndjenjė tė sinqertė, njė poet pa kulturė filosofike siē ėshtė Musa Ramadani dhe siē janė akoma pjesa dėrmuese e poetėve dhe shkrimtarėt tanė. Pėr mė tepėr, mund tė thuhet se pėrmes kėtyre termave nuk mund tė njihet poetikisht realiteti, prandaj as tė shfaqet ndonjė sensibilitet si mė suptil lirik. Nuk ka fije dyshimi se nė frymėzimet e Musa Ramadanit mund tė vėrehen fare lehtė gjurmat e literaturės sė lexuar, po askund nuk mund tė vėrehet poza, shprehja artificiale, prandaj edhe ėshtė plotėsisht e drejtė tė pohohet se tė gjitha gjurmat e ndikimit janė shkrirė nėn presionin e kulturės, pėrvojės dhe fuqisė sė tij tė shprehjes. Musa Ramadani ėshtė i aftė qė tė bluajė ndikimin, qė ta bėjė pronė tė veten ēdo ide, qė ta filtrojė nėpėr ndjeshmėrinė e vet ēdo temė apo motiv tė trajtuar nė poezinė e tij. Ai ėshtė poet qė mund t“i shndėrrojė tė gjitha kėto meditime nė njė pėrvojė dhe pėrjetim tė vetin subjektiv dhe pėr kėtė shkak edhe pėrmbledhja e tij tė bėn ashtu pėrshtypjen e njė tėrėsie, njė organizmi tė plotė qė ėshtė pėrkundur nė djepin e imagjinatės dhe tė ndjenjės sė tij. Po kjo nuk domethėnė se nė pėrmbledhjen e tij nuk ka vargje tė zbrazėta, ashtu sikundėr mund tė thuhet se pas vargjeve tė tij nė shikim tė parė sterile dhe tė ftohta fshihet njė kuptim i plotė dhe njė reagim i fuqishėm emocional, siē ėshtė rasti me kėtė strofė, nė tė cilin kategoria e pėsimit ka gjetur me tė vėrtetė njė trajtim tė vetin dialektik dhe poetik:
(Intima e mbrame e Mu Raut) Megjithė njė kuptim tė plotė dhe domethėnje tė caktuar tė disa poezive, nė pėrmbledhjen e Musa Ramadanit ka vjersha qė vuajnė prej ideve tepėr tė pėrgjithėsuara, prej filosofimeve abstrakte qė nuk kanė nė vete ndonjė ide dhe figurė konkrete, qė vuajnė, nė ca raste, prej kuazifilosofimeve. Sigurisht pėr shkak tė kėtij koeficienti ndonjėherė tė imponuar meditativ shumica e vjershave tė tij tė dy cikleve tė mesme janė tė ftohta dhe nuk e kanė peshėn e duhur tė pėrjetimit emocional. Edhe pse disa prej poetėve tė sotėm i kushtojnė rėndėsinė mė tė madhe jo ndjenjės po qenėsisė sė mendimit poetik, ėshtė plotėsisht e kuptueshme se arti prore do tė dallohet prej mendimit diskursiv pse ėshtė i krijuar dhe i ngjeshur prej emocioneve, pse rrjedh prej emocioneve dhe efektin e vet e mbėshtet nė nxitjen e tyre. Pėr kėtė shkak lexuesi do ta ndjejė veten mė mirė, do t“i duket atmosfera mė e pėrshtatshme dhe mė e ngohtė kur prej dy cikleve meditative Parakalimi i mėkateve dhe Intimat e Mu Raut, nė tė cilat gjenden disa prej vjershave mė tė mira tė kėsaj pėrmbledhjeje, tė dalė tek cikli i vjershave Anatema apo fjalėt e fundit, ku edhe Musa Ramadani e ndien veten mė tė sigurtė, ėshtė mė autokton dhe, natyrisht, shumė i ngrohtė dhe mė i sinqertė. Dhe, si shembėll i njė pohimi tė kėtillė mund tė shėrbejė kjo strofė:
(Marshi nė prapavijen e fjalės) tė cilėn e dėmton mjaft vargu i dytė prozaik dhe anakronik. Nė pajtim me preokupimet meditative ėshtė edhe prirja e Musa Ramadanit, kur e arėsyeshme e kur jo, qė disa mendime, disa ndjenja, disa asociacione t“i lėshojė tė pakryera, enigmatike, tė parrumbullakėsuara, me ēka, dashtė e pa dashtė, e ka bėrė hermetike njė pjesė tė poezisė sė tij. Nuk mund tė thuhet se prej poetit duhet kėrkuar qė ēdo ide dhe ēdo ndjenjė tė veten t“i zhvillojė deri nė fund dhe t“i kristalizojė dhe rrumbullakėsojė ashtu siē janė tė kristalizuara fjalitė e prozės, po megjithatė, prej tij mund tė kėrkohet qė tė gjitha mendimeve dhe ndjenjave t“u qesė njėfarė vegze pėr tė cilėn do tė kapet lexuesi. Prej tij mund tė kėrkohet qė nėntekstin mos ta zėvendėsojė prej hermetizmit. Duke u tėrhequr ndonjėherė pas shprehjeve tė pėrgjysmuara, sikundėr janė nuk di, kurrė apo vetėm kurrė, flen a nuk flen, e tė tjera, ai plotėsisht nė mėnyrė tė vetėdijshme ka kėrkuar edhe mėnyrat e tjera qė atė vegzė, tė domosdoshme edhe nė poezinė mė tė thellė, ta presė, kurse lexuesin ta braktisė nė vetminė e kureshtjes sė tij. Musa Ramadani edhe me shkrimet diskursive e ka provuar deritani disa herė dėshirėn qė tė shprehet nė mėnyrė hermetike, bile, sa mė hermetike dhe kėtė e ka treguar edhe nė pėrmbledhjen e vet tė parė. Duke ndjekur zėrin e njė poezie esteticiste, Musa Ramadani nuk nguron ndonjėherė edhe nė vargje tė shprehė haptazi prirjen e vet ndaj njė shprehje formaliste dhe tė pazbėrthyer:
(Pėr ata: ne) Sigurisht pėr kėtė shkak nė disa raste t“i vret sytė pėrpjekja e tij qė tė vejė harmoni akustike mes tingujve (pėrgjigjej pėrgjegjės gjegjėse"), edhe pse kjo harmoni nuk ėshtė vėnė nė shėrbim tė pėrmbajtjes. Pamundėsia komunikative e disa prej vjershave tė tij nuk ėshtė pasojė e nėntekstit, sugjestionit, prapa tė cilit qėndron diēka e rėndėsishme dhe e thellė, sa e dėshirės qė tė jetė me ēdo kusht hermetik dhe ezoterik. Ka raste nė pėrmbledhjen e tij kur fjalėt mbesin vetėm si njė ekspresion i jashtėm, e jo si bartėse tė njė ndjenje apo mendimi tė caktuar dhe tė plotė. Edhe pse ndėr poezitė mė hermetike qė janė krijuar deri tani tek ne, vjershat e Musa Ramadanit nuk mund tė mohohen kurrsesi pėr shkak tė kėsaj errėsie tė tyre. Nuk ėshtė e thėnė qė poezia hermetike tė jetė fare pa lexues: ka ndėr ta edhe tė tillė qė do tė bėjnė ēmos tė nxjerrin ndonjė pėrjetim dhe ndonjė kuptim prej saj. Nė kėtė rast vlen mendimi i poetit francez, Pol Valerysė, i cili thotė se ekzistojnė disa opinione, ndėr tė cilat nuk ėshtė e pamundshme tė gjendet ai qė nuk ndjen kėnaqėsi po s“bėn pėrpjekjet e veta, qė nuk dėshiron tė pėrjetojė poezinė pa bėrė mundin e vet dhe qė, mė nė fund, nuk e ndjen veten tė lumtur nė qoftė se lumturia e tij nuk ėshtė pjesėrisht edhe vepėr e tij vetė, me ē“rast dėshiron tė dijė se sa i kushton ky mund. Tekembramja ndodh qė tė krijohet njė opinion plotėsisht i posaēėm". Po nė lidhje me kėtė problem shtrohet edhe njė ēėshtje tjetėr: nė qoftė se, megjithė mundin e bėrė, njeriu ndahet pa farė pėrjetimi prej njė poezie tė tillė atėherė duhet tė bėhet pyetja: a e vlen barra qiranė qė tė bjerret mundi dhe koha rreth deshifrimit tė njė poezie e cila, tekembramja, nuk mund tė deshifrohet?! Kjo domethėnė se Musa Ramadanit i shtrohet si detyrė e dorės sė parė: tė pėrpiqet tė gjejė masėn e duhur nė maskimin e mendimeve dhe tė ndjenjave tė veta dhe, si detyrė e dorės sė dytė: tė fusė mė shumė emocione nė mendimet e veta qė si tė tilla, do tė bėhen ēelės, nė qoftė se jo kallauz, i poezisė sė tij. Vargu i Musa Ramadanit ėshtė i leēitur lidhjeve tė largėta asociative, prandaj nė poezinė e tij nuk mund tė vėrehen gjurmat e figuracionit tė njohur alogjik tė surealizmit. Vargun e tij e bėn hermetik jo figura, jo aq pesha meditative e tij, sa pėrpjekja e selitur qė tė jetė doemos hermetik me paradokse abstrakte filosofike, me ēka nė tė vėrtetė kompromitohet kuptimisht poezia e pėrmbledhjes Mėkatet e Adamit. Mund tė vėrehet se ndonjė varg apo edhe ndonjė vjershė janė shkruar me dėshirėn qė tė tregohet virtuoziteti i tij leksikor dhe gjuhėsor, prandaj hove-hove krijohet pėrshtypja e drejtė se disa fjalė tek ai nuk janė shkrirė spontanisht nė tėrėsinė e vjershės, nuk janė bėrė pjesė e shfaqur dhe kuptimisht e emocionalisht e rritur nė strukturėn e saj. Nė disa prej vjershave tė tij, edhe pse numri i tyre pa dyshim ėshtė i vogėl, vėrehet mospajtimi ndėrmjet ndjenjės, pėrshtypjes, mendimit dhe shprehjes: ndėrmjet impresioneve dhe ekspresioneve. Tek poetėt e fortė apo, tė themi, edhe vetėm tė mirė, forma gjithmonė ėshtė shprehje adekuate e pėrmbajtjes, idesė, ndjenjės sė tyre. Lexuesi i poezisė apo prozės sė tyre nuk mund ta ndalė vėmendjen tek elementet e jashtme dhe gjithmonė ėshtė i nxitur qė tė perceptojė tėrėsinė nė vend tė elementeve pėrbėrėse, shprehjeve, figurave apo ndonjė vargu tė veēantė. Ai prore shkoqet prej tyre me pėrshtypjen se ka kaluar nėpėr njė tėrėsi kompakte, e cila ėshtė e sendėrtuar me shkrirjen e impresioneve dhe ekspresioneve tė krijuesit tė saj. Tė gjitha provat poetike tė Musa Ramadanit, mė nė fund, janė pėrpjekje interesante dhe tė mirėpritura nė letėrsinė tonė, ku kujdesi i shkrimtarėve ndaj formės dhe shprehjes akoma nuk ėshtė nė nivelin e duhur. Vetė kujdesi i tij ndaj gjuhės ėshtė shenja mė e mirė se kemi tė bėjmė me njė poet qė sa e ka tė zhvilluar shijen, poaq e ka tė zhvilluar edhe ndėrgjegjen krijuese. Ndonėse nė disa vjersha tė pėrmbledhjes sė tij tė parė mund tė vėrehet mospajtimi ndėrmjet dėshirave, pėrpjekjeve dhe mundėsive tė tij shprehėse, ndonėse mund tė vėrehet se stolisjet e tij ndonjėherė janė mė tė shtrenjta se sa materia tė cilėn e kanė stolisur, mund tė pohohet se Musa Ramadani ka mundėsi ta thotė bukur atė qė e mendon dhe e ndjen. Duke qenė tė gjitha tė metat e tij tė meta tė kujdesit dhe tė ndėrgjegjes krijuese artistike, njeriu vetėm mund tė ketė, mė nė fund, respekt ndaj tyre. Nė qoftė se njė poet i ri, sikundėr ėshtė Musa Ramadani, e fillon rrugėn krijuese me njė pėrmbledhje ashtu serioze, ėshtė e drejtė tė besohet se ai ka kuptuar qė poezia bashkėkohore ėshtė njė kėngė e re qė don edhe instrumente tė reja, qė kėrkon tė artikulohet nė mėnyrė tė re. Duke besuar se i njeh mirė huqet e kėtij instrumenti, mund tė priten prej tij melodi akoma mė tė bukura, tė cilat do tė impresionojnė jo vetėm derisa i dėgjon po edhe kur mbetesh me jehonėn e tyre nė kujtesė. Prej poezisė sė Musa Ramadanit as kėsaj radhe nuk ndahesh indiferent; ajo tė bėn tė mendosh dhe kjo ėshtė shenja mė e mirė se nė poezinė tonė ėshtė shfaqur edhe njė krijues i prirur. Prej poetėve tanė tė pasluftės asnjėri nuk ka startuar me pjekurinė artistike tė autorit tė Mėkateve tė Adamit. Prej Musa Ramadanit gjithsesi mund tė pritet akoma mė shumė. Si poet i dashuruar nė Muzėn, ai ka mundur tė dėshmojė se edhe Muza s“ėshtė indiferente ndaj tij. 1969 |