• Hyrja
  • ABBOTT, J. S. C. - Eastern Question, The
  • ANDERSON, Thomas M. - Irrepressible Conflict in the East, The
  • BAJRAMI, Isuf B - Cikėl poetik nga Isuf B. Bajrami
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė dashurie
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė popullore te rilindjes kombetare
  • BLIND, Karl - Crisis in the East, The
  • BLISS, Edwin Munsell - Eastern Question and Questions, The
  • BUNCE, O. B. - Turks, The Greeks and The Slavons, The
  • CARCANI, Selaudin - Sami Frasheri
  • DOJAKA, Abaz - Karakteri i lidhjeve martesore para ēlirimit
  • DUKA-GJINI, Pal - Prelė Tuli i Salcės
  • DWIGHT, Henry O. - Typical Turks
  • FISHTA, Gjergj - Anzat e parnasit
  • FRASHėRI, Sami - “Fjalėt e urta”
  • GRAMENO, Mihal - Vepra
  • HASANI, Hasan - Ajkuna e Rugoves
  • HOXHA, Enver - “Vetadministrimi“ Jugosllav, teori dhe praktikė kapitaliste
  • HOXHA, Rexhep - Tokė trėndafilash
  • KARAISKAJ, Gjerak - Pesė mijė vjet fortifikime nė Shqipėri
  • KEEP, Robert P. - Boundary of Greece, The
  • LONGFELLOW, Henry W. - Scanderbeg
  • MAYHEW, Athol - Selected Articles
  • MJEDA, Ndre - Vjershash pėr fėmijė
  • PANJOHUR - Life of Ali Pacha
  • PORADECI, Lagush - Vdekja e Nositit
  • QOSJA, Rexhep - Panteoni i rralluar
  • SHKURTI, Spiro - Kontribut per hartėn kostumologjike tė rrethit te Sarandės
  • PANTEONI I RRALLUAR

    REXHEP QOSJA

    ANATOMIA E PROVINCIALIZMIT

    Tė gjithė njerėzit lindin si provincialistė, sepse lindin nė njė provincė tė caktuar, por shumica prej tyre bėhen dikur tė vetėdijshėm se rastėsisht do tė mund tė kishin parė dritėn pėr herė tė parė edhe nė ndonjė provincė tjetėr.

    Tė gjithė njerėzit i kalojnė vitet e fėmijėrisė si provincialistė, por shumica prej tyre vdesin me iluzionin fisnik se nuk kanė mbetur vetėm bij tė provincės sė tyre.

    ėshtė fare e kuptueshme dhe e natyrshme qė fėmija i moshės parashkollore tė mendojė se krejt botėn e pėrbėjnė nėna, baba, vėllazėrit, motrat, oborri i shtėpisė dhe mahalla, nė tė cilėn luajnė me moshatarėt e tyre ashtu siē ėshtė fare e kuptueshme dhe e natyrshme qė fėmija i moshės shkollore tė mendojė se krejt botėn e pėrmbajnė nėna, baba, vėllezėrit, motrat, shokėt dhe shoqet e shkollės, mėsuesit, mahalla, fshati, qyteza apo qyteti, nėpėr tė cilėt dalin me prindėrit apo moshatarėt. Mė vonė, kur nė pasqyrė tė kėrkojnė provėn e personalitetit tė vet, djali apo vasha do tė mėsojnė se bota ėshtė diēka mė e madhe se vendlindja dhe me buzėqeshjen e habisė e pėrkujtojnė naivitetin e miturisė sė tyre. Me formimin e bindjeve etike, morale, ideologjike, politike dhe filosofike njeriu mėson, njėkohėsisht, se tė gjithė njerėzit e gjakut dhe tė gjuhės sė tij i ka vėllezėr e motra dhe bindet se ka arėsye t“i dashurojė nė tė njėjtėn masė si edhe njerėzit e vendlindjes, me tė cilėt ėshtė takuar aq shpesh nė fėmijėri dhe rini. Ekziston, ndėrkaq, edhe njė shkallė mė e lartė nė tė cilėn do tė ngritet njeriu i zhvilluar normalisht nė pikėpamje morale dhe intelektuale: kjo ėshtė shkalla, nė tė cilėn ai kupton se kėtė botė tė rrumbullakėt e pėrbėjnė njerėz tė ngjyrave, etnopsikologjive, zakoneve, bindjeve, ideologjive dhe filosofive tė veēanta, qė ndryshojnė mes vete, por qė, prapė, kanė diēka tė pėrbashkėt dhe qė ėshtė: natyre universale njerėzore qė i shtyn tė vuajnė dhe tė gėzohen, tė dashurojnė dhe tė urrejnė, tė lindin dhe tė vdesin. Pavarėsisht pse do tė ketė mė tepėr simpati pėr njerėzit e njė etike, ideologjie apo filosofie tė caktuar, ai do tė jetė i vetėdijshėm, mė nė fund, se ėshtė pjesėtar i morisė sė madhe tė njerėzve tė kohės sė tij, qė sot qarkullojnė nėpėr hapėsirėn, e paskajshme tė tokės, por qė pas ndonjė minute, ore, dite, muaji, viti apo decenie nuk do tė jenė mė dhe ky mendim do ta pikėllojė, por edhe ta ngushėllojė pse s“ėshtė i vetėm dhe vetėm me bashkėprovincialistėt e tij, as nė ceremoninė e lindjes, as nė ceremoninė e vdekjes.

    Janė, ndėrkaq, disa njerėz qė nė asnjė mėnyrė nuk duan dhe nuk mund tė kuptojnė se bota ėshtė diēka mė e madhe se vendlindja e tyre dhe se vendlindja e tyre, me tė gjithė njerėzit qė jetojnė nė tė, ėshtė vetėm njė toponim nė radhėn e toponimeve tė vendlindjeve tė njerėzve tė gjakut dhe tė gjuhės sė tyre. Aq mė vėshtirė e kanė tė kuptojnė ata se vendlindja e tyre e vogėl s“shėnohet fare nė hartat gjeografike tė toponimeve tė tjera tė kėsaj bote. Megjithėse mund tė jenė takuar me shumė individė, qė flasin gjuhėn e tyre, por qė kanė lindur nė vendlindje tė tjera, megjithėse mund tė kenė shėtitur nėpėr vise tė ndryshme tė botės ata, prapė, janė tė disponuar tė mendojnė se vendlindja e tyre ėshtė boshti rreth tė cilit duhet tė sillen tė gjithė tė tjerėt qė flasin tė njėjtėn gjuhė me ta apo, nė qoftė se nuk sillen sot, rreth sė cilės duhet tė sillen nesėr. Dhe, e keqja mė e madhe nuk qėndron aty pse kėtafarė njerėzish janė tė dėnuar ta shikojnė ashtu botėn pėrmes njė frengjie, por pse janė tė gatshėm t“ia fusin krahėt e vet tė vegjėl krejt hapėsirės, nė tė cilėn banojnė sivėllezėrit e tyre, qė tė sillen rreth atij boshti, pavarėsisht a do t“ju mirren mendtė apo jo. Njerėzit e kėtillė, me tė cilėt natyra e ka dhuruar secilin popull, quhen provincialistė ose lokalpatriotė, kurse filosofia e tyre e jetės dhe vdekjes quhet provincializėm.

    Si mund t“i dallojmė provincialistėt nė morinė e madhe tė njerėzve, qė nėn lėkurėn e luanit fshehin ēakallin apo nėn lėkurėn e shqiponjės fshehin trumcakun? Natyrisht jo aq lehtė pėr shkak se edhe provincialisti kujdeset ta maskojė provincializmin, qė mund tė ketė forma dhe ngjyra tė ndryshme.

    Si edhe demagogu, snobi, hipokriti apo pacifisti, ashtu edhe provincialisti ka njėfarė filosofie, njėfarė etike dhe njėfarė shije estetike tė vetėn. Kėshtu, fjala vjen, filosofia e provincialistit do tė mund tė quhej menēuri banale, shkurtparėse, miope, prakticiste pėr shkak se provincialisti nuk mund tė shohė kurrė pėrmbi pullazin e kasollės, vilės apo tė soliterit tė tij. Ajo ėshtė menēuri e formuar nė njė mjedis tė ngushtė dhe e kufizuar prej paragjykimesh tė ndryshme, tė trashėguara shekuj me radhė dhe tė sedimentuara, ndėrmjet horizonteve tė ngushta tė vendlindjes. Provincialisti, prandaj, mund tė jetė vetėm njeri praktik, por jo edhe njeri medikativ, njeri i shkathėt e dinamik, po jo edhe njeri i menēur nė kuptimin filosofik tė kėsaj fjale. E ngushtė si filosofia ėshtė edhe etika e provincialistit. Provincialisti, nė mėnyrė tė vetėdijshme apo tė pavetėdijshme, ju reziston normave morale qė ndryshojnė pakashumė prej normave morale qė vlejnė nė vendlindjen e tij. Paragjykimet e trashėguara aq sa edhe kufizimet intelektuale e kushtėzojnė kėshtu edhe moralin shoqėror, social apo politik tė provincialistit, dhe ai vetėvetiu ėshtė i dėnuar tė jetė vazhdimisht nė opozitė ndaj normave, qė s“janė prerė sipas masės sė tij apo tė njerėzve tė vendlindjes sė tij. Nė qoftė se filosofia dhe etika e provincialistit pėr tė tjerėt janė tragjike, shija e tij estetike mund tė quhet qesharake. Provincialistit do t“i duket e bukur vetėm ajo qė vlen si e bukur pėr njerėzit e provincės sė tij dhe e shėmtuar ajo qė mund tė vlejė si e bukur pėr njerėzit e provincave tė tjera. Provincialisti gjithsesi hyn nė radhėn e njerėzve me shijen estetike mė tė ngushtė, mė qesharake, sepse atij i del shumė shpesh e bukura e shėmtuar dhe e shėmtuara e bukur. Vrojtimi dhe pėrjetimi i sė bukurės kėrkon, mė tepėr se ndonjė fenomen tjetėr, subtilitet shpirtėror, gjerėsi e hollėsi ndjenje dhe mendimi, kurse provincialisti ėshtė i zhveshur pikėrisht prej kėtyre virtyteve emocionale-intelektuale. Jo rastėsisht, prandaj provincialisti e shikon si tė shėmtuar, banale, dekadente, qesharake ēdo gjė tė ardhur, tė huaj, tė pranuar dhe, madje, tė re. Dhe, tė tillė ēfarė e ka filosofinė, etikėn dhe shijėn estetike, tė tillė do ta ketė provincialisti edhe zemrėn e vet: tė ngushtė, tė vogėl, tė ndrojtur, tamam zemėr trumcaku, nė tė cilėn ka vend vetėm pėr tė afėrmit e tij.

    Ekziston njė cilėsi e pėrbashkėt e tė gjithė provincialistėve pavarėsisht a janė tė shkathėt apo tė plogėsht: shpirtngushtėsia. Provincialisti ėshtė provincialist nė radhė tė parė pse gjithė ndjenjat e tij „pozitive" mbėshteten nė parimin e njohur biblik: duaje tė afėrmin tėnd! Provincialisti mė ekstrem dhe mė taravol, natyrisht, kėtė parim do ta deformojė, duke e plotėsuar edhe me parimin tjetėr modern: duaje tė afėrmin tėnd, por kujdesu ta kafshosh tė huajin! Do tė ishte naivitet tė besohet se provincialisti, vėrtet, i dashuron sinqerisht dhe gjithmonė tė afėrmit e tij, do tė thotė njerėzit e tjerė tė provincės sė tij. Psikologėt e kohės sė re kanė mundur tė konstatojnė se nė shumė mjedise pėrpjekjet e parreshtura tė disa individėve qė tė shkėlqejnė nė rrethin e tyre nė pikėpamje tė standardit jetėsor i detyrohen konkurencės ndėrmjet fqinjve, mentalitetit provincial mė tepėr se nevojės pėr atė standard. Provincialisti i dashuron tė gjithė pjesėtarėt e provincės sė tij dhe i dashuron gjithmonė vetėm nė sytė e tė tjerėve dhe, sidomos kur me ta gjendet jashtė provincės sė vet. Nė kėso rastesh, provincialisti bėn ēnuk e ēmos t“i pėrkrahė dhe t“i vejė nė plan tė parė tė gjithė ata me tė cilėt ka pirė ujin e tė njėjtit pus, tė njėjtit burim apo tė njėjtit lumė; tė gjithė ata me tė cilėt ka bredhur nėpėr tė njėjtat rrugica; tė gjithė ata me tė cilėt ka shutuar tė njėjtin top tė arrnuar prej leckash; tė gjithė ata me tė cilėt ka vjedhur nėpėr tė njėjtat vreshta; tė gjithė ata me tė cilėt ka shikuar tė njėjtat horizonte. Provincialisti, shpesh, demaskohet posa ta hapė gojėn qė tė flasė apo tė shkruajė pėr vendlindjen apo bashkėvendasit pėr arėsye se gjuhėn e tij e ngjyros stilistikisht kryesisht hiperbola. Vendlindja e provincialistit, qė mund tė ketė gjezdisur edhe nėpėr provinca tė tjera, nė tė cilat flitet gjuha kombėtare, ėshtė mė e bukura e tė gjitha vendlindjeve tė tjera: pozita e saj gjeografike ėshtė posaēėrisht atraktive; qielli i saj ėshtė gjithmonė i kaltėr; lumi i saj ėshtė gjithmonė i kthjellėt; urat e kėtij lumi janė raritete kulturore dhe turistike; xhamitė dhe kishat e saj janė monumente tė shtrenjta historike; historia e saj ėshtė e lashtė dhe gjithmonė heroike. Kjo vendlindje ose, ta quajmė ndryshe, provincė, qė shquhet ndėr tė gjitha vendlindjet ose provincat e tjera, doemos duhet tė pjellė edhe njerėz tė posaēėm, me prirje, aftėsi, kualitete, virtyte apo vese tė posaēme, qė nuk i kanė njerėzit e asnjė province tjetėr. Bashkėvendėsit e provincialistit janė talentė tė rrallė pėr ēdo gjė, janė mė tė squar se gjithė provincialistėt e provincave tė tjera, janė mė trima se tė gjithė tė tjerėt, qė flasin tė njėjtėn gjuhė; bashkėvendėset e provincialistit, ndėrkaq, janė tė bukura si nimfat e Homerit, janė nikoqire si Penelopa e Odiseut, janė subtile si Natasha e Tolstojt. Nuk ėshtė e ēuditshme pse prej kėsaj province, nė tė cilėn jetojnė asi meshkujsh dhe aso grashė, tė kenė dalė shėmbėlltyra tė rralla tė kulturės dhe tė historisė, qė kanė nderuar krejt provincėn, krejt provincat e tjera dhe krejt kombin. Ēfarė nėnėteksti ka hiperbola nė fjalorin e varfėr por agresiv tė provincialistit? Me tė provincialisti don tė thotė se tė gjitha pėrparėsitė shoqėrore, kulturore, artistike, shkencore, politike dhe sidomos historike, e tė tjera, duhet t“u takojnė bashkėvendėsve tė tij, alias atij. Nė jetėn e pėrditshme mund tė gjenden mjaft shembėlla tė demonstrimit tė provincializmit mė grotesk, qė njerėzit ndonjėherė e cilėsojnė si snobizėm. Po mentaliteti provincialist demonstrohet po aq shpesh edhe nė krijimtarinė artistike dhe, posaēėrisht, letrare. Nuk ėshtė i vogėl numri i vjershėtarėve ose poetėve qė i kushtojnė vargje qoftė vetė vendlindjes, qoftė ndonjėrit prej atyre individėve tė merituar tė vcndlindjes, qoftė ndonjėrit prej shokėve tė miturisė apo tė rinisė. Dhe, mund tė pohohet se ėshtė plotėsisht e natyrshme qė lirikėt, tė cilėt frymėzohen prej situatave tė caktuara duke reaguar ashtu emocionalisht ndaj tyre nė njė moment tė caktuar tė jetės, tė kėngėtojnė qoftė vendlindjen, qoftė dikend prej vendlindjes sė tyre, ndaj tė cilit kanė konsiderata tė veēanta pėr shkak tė meritave tė tij kulturore, historike, e tė tjera. Nuk duhet kujdes i posaēėm, ndėrkaq, pėr tė vėrejtur se nė shumicėn e rasteve, vjershat e kėtilla janė tė pėrshkuara prej mentalitetit provincialist dhe tė frymėzuara nė gurrėn banale tė ndjenjės provincialiste.

    Po mė tepėr se krijimtaria letrare, panair i vėrtetė ku demonstrohet mentaliteti provincial, janė jeta shkencore, kulturore dhe politiko-shoqėrore. Kėshtu, fjala vjen, nė jetėn shkencore dhe arėsimore provincialistėt e afirmuar e dėshmojnė provincializmin e tyre duke ua ēelur dyert dhe dritaret e ngritjes njerėzve tė vendlindjes, ilakave, miqve dhe njerėzve tė tjerė tė zemrės sė vet tė vogėl, pavarėsisht prej prirjeve dhe aftėsive tė tyre; provincialistėt e publicistikės e dėshmojnė provincializmin e tyre me shkrim duke i glorifikuar kalemxhinjtė, apo brushaxhinjtė e provincės sė vet duke ua injoruar apo heshtur prirjen dhe rezultatet e punės tė tjerėve qė s“janė prej provincės sė tyre; provincialistėt e politikės, nė anėn tjetėr, e dėshmojnė provincializmin e tyre duke i shtyrė pėrpjetė ose duke i mbajtur me shtylla nė pozita tė ndryshme ata individė, tė cilėt nuk kanė tjetėr meritė, pėrpos pse rastėsisht kanė lindur nė tė njėjtėn provincė me bėmirėsit e vet apo pse janė rreshkur me ta nėn tė njėjtat rreze tė diellit.

    Kjo do tė ishte njėra faqe e provincialistėve dhe e provincializmit dhe kjo faqe, ndoshta, nuk do tė ishte aq e zezė sikur provincialistėt dhe provincializmi mos ta kishin edhe faqen tjetėr akoma mė tė zezė. Duke e mbėshtetur mendimin e vet mbi hiperbola, nė njėrėn anė, provincialisti doemos shtrėngohet ta deformojė logjikėn objektive nė anėn tjetėr. Nė tė vėrtetė ai nuk ka kritere, por vetėm ndjenja, kurse edhe ndjenjat e tij janė tė rrejshme. Ai nuk e njeh kriterin e prirjes, aftėsisė, meritės, punės, por vetėm kriterin e afrisė. Platforma e ngushtė dhe vetėm emocionalisht e arėsyetuar e gjykimit dhe veprimit tė provincalistit nė fund tė fundit mbėshtetet nė interesat vetiake; ta ēoj pėrpara, ta glorifikoj timin, ilakanė, mikun, sepse edhe ai do tė ma kthej nė tė njėjtėn mėnyrė.

    Duke e analizuar kėshtu, qoftė edhe nė vija tė pėrgjithshme, anatomine e provincializmit mund tė dėshmohet njė e vėrtetė; e vėrteta se provincialisti ėshtė intelktualisht dhe moralisht gjithnjė i dyshimtė. Dritarja intelektuale nėpėr tė cilėn e sheh botėn provincialisti ėshtė aq e vogėl, aq e ngushtė, saqė pėrmes saj ai mund tė shohė vetėm njė hapėsirė tė kufizuar toke dhe vetėm njė numėr tė kufizuar njerėzish. Yetėdija morale e provincialistit, po ashtu, ėshtė e ngushtė pėr shkak se provincialisti ėshtė nė gjendje ta ndezė shtėpinė e tjetrit vetėm e vetėm qė tė ngrohet mė mirė vetė dhe t“i ngrohė mė mirė tė vetėt. Provincialisti i squar ėshtė i ndėrgjegjshėm se provincializmi ėshtė njė mėkatė, njė verbėsi, njė ligėsi njerėzore. Nuk ėshtė e ēuditshme, prandaj pse provincialisti nuk e pranon provincializmin e vet sikundėr nuk e pranojnė: demagogu demagogjinė, snobi snobizmin apo hipokriti hipokrizinė. Nė realitet, provincialisti pakashumė i shkathėt do ta mohojė provincializmin sikundėr mohon kodoshi se i shkon ujė pėr goje pas ēdo fustani tė shkurtėr, sikundėr mohon gėnjeshtari se rren, sikundėr mohon hipokriti se ka shumė fytyra. Dhe, nuk mund tė gjendet ndonjė provincialist, qė ka dy gram tru nė kokė, qė do tė thonte: unė jam provincialist dhe nuk duroj askend pėrpos provincialistėve tė mi, ashtu siē nuk mund tė gjendet ndonjė kobash qė do tė thontė: unė e vjedh shoqėrinė dhe hajde mė dėnoni! Jo! Tė gjithė provincialistėt e squar kujdesen ta identifikojnė provincializmin me patriotizmin dhe i gjejnė njėmijė e njėqind e njė arėsyetim pėrkushtimit tė tyre tė verbėr ndaj njerėzve tė vendlindjes sė tyre. Po, meqenėse njeriu nuk ēmohet sipas asaj qė thotė, por sipas asaj qė bėn, edhe provincialistin e shikojnė me pėrbuzje njerėzit e horizonteve mė tė gjera intelektuale dhe nėn maskėn e patriotizmit tė tij dallojnė njė hor qė me parullėn e patriotizmit nė gojė vetėm mbron kėnaqėsitė e barkut.

    Ēfarė lloj provincialistėsh mund tė ketė?

    Mund tė vėrehet se ka provincialistė tė ndėrgjegjshėm se janė provincialistė dhe provincialistė tė pandėrgjegjshėm se janė provincialistė. Si tė parėt, ashtu edhe tė dytėt, ndėrkaq, janė njėsoj tė kufizuar. Provincialistė ka pasur gjithmonė, nė tė gjitha kohėt, nė tė gjitha vendet dhe nė tė gjitha shtresat shoqėrore, megjithėse nė radhėt e shtresave tė paarėsimuara mė shumė se nė radhėt e shtresave tė arėsimuara shoqėrore. Provincialistė ka pasur nė kohėn e Homerit dhe tė Aristotelit, tė Shėn Augustinit dhe tė Dantes, tė Kampanellės dhe tė Shekspirit, tė Volterit dhe tė Robespjerit, tė Marksit dhe tė Leninit, ashtu sikundcr ka edhe sot, nė kohėn e Albert Shvajcerit dhe tė Sartrit. Provincialistė ka pasur, njėkohėsisht, edhe nė radhėt e atyre qė mirren me filosofinė, shkencėn, artet, politikėn, por mund tė pohohet se asnjė filosof, asnjė shkencėtar dhe asnjė krijues artistik i vėrtetė, i prirur dhe i qytetėruar, nuk mund tė jetė provincialist, sepse provincializmi ėshtė e kundėrta e diturisė, e prirjes, e kulturės, e humanizmit. A mund t“i imagjinojė kush Danten, apo Servantesin, apo Dekartin, apo Pushkinin, apo Kantin, apo Dostojevskin, apo Balzakun, apo Marksin, apo Leninin, apo Tomas Manin, apo Albert Kamynė si provincialistė? A mund t“i imagjinojė kush De Radėn, Naimin apo Migjenin si provincialistė?! Besoj se jo, pos ndofta, vetė provincialistėt. Ata ishin aq tė ditur, tė prirur dhe tė vetėdijshėm moralisht sa mund tė flitnin vetėm me gjuhėn e kombit nė tėrėsi, apo tė gjithė njerėzimit. Injoranca dhe gjymtia morale janė nėna mė pjellore e provincializmit. Provincialistė ka pasur, ka dhe do tė ketė, mjerisht, edhe nė radhėt e burrave shtetėrorė dhe provincialistėt e nivelit shtetėror janė politikanxhinj e jo politikanė. Dhe, ėshtė e sigurtė se forma mė e rrezikshme e provincializmit ėshtė provincializmi politik pėr shkakun e thjeshtė se mė tepėr se asnjė formė tjetėr e aktivitetit njerėzor politika i pėrcakton dhe, sė paku, pėr njė kohė i orienton marrėdhėnjet mes njerėzve. Mund tė pohohet se shovinizmi dhe nazizmi janė format mė ekstreme tė provincializmit, kurse Hitleri dhe Musolini mė parė duhet tė kenė qenė provincialistė tė gjorė e pastaj janė bėrė naziztė tė verbėr.

    Qė tė vlerėsohet mė mirė dhe mė objektivisht, provincializmi duhet tė shikohet, pra, prej tri aspektesh: prej aspektit etik, prej aspektit ideologjik dhe prej aspektit kulturor.

    I shikuar prej aspektit tė parė, etik, provincializmi ėshtė njė mėkatė, sepse ėshtė pengesė nė rrugėn e afrimit tė njerėzve, tė mirėkuptimit dhe tė humanizimit tė marrėdhėnjeve ndėrmjet tyre.

    I shikuar prej aspektit tė dytė, ideologjik, provincializmi ėshtė reaksionar, sepse provincialistėt vetėvetiu janė tė qėruar prej vetėdijes klasore dhe i fusin nė njė thes shtypėsin dhe tė shtypurin.

    I shikuar prej aspektit tė tretė, kulturor, provincializmi ėshtė dėshmi e prapambeturisė, injorancės, sepse provincialistėt janė njerėz tė varfėr, tė gjorė shpirtėrisht dhe intelektualisht.

    Intelektuali e, sidomos, krijuesi qė nuk mund tė ngritet mbi provincėn ku ka lindur apo ku jeton dhe nė zemrėn e vet t“u bėjė vend emocional tė gjithė njerėzve tė gjakut dhe tė gjuhės sė tij, mund tė jetė vetėm i dėmshėm pėr popullin qė ka pasur fatkeqėsinė ta sjellė nė kėtė botė tė ndėrlikuar. Intelektuali e, sidomos, krijuesi qė nuk mund tė ngritet edhe mė lart dhe me shikimin e vet t“i pėrfshijė brengat e gjithė njerėzve qė nė njė mėnyrė apo tjetėr janė tė shkelur dhe tė privuar tė drejtash, pavarėsisht prej ngjyrės, racės dhe pėrkatėsisė nacionale doemos ėshtė i mėngėt moralisht dhe ideologjikisht.

    Shkrimtarėt evropianė e, posaēėrisht, francezė e rusė janė marrė shpesh me dukurinė e provincializmit dhe janė kujdesur tė na lėnė trashėgim tipe tė llojllojshme provincialistėsh. Njė pjesė e shkrimtarėve shqiptarė, ndėrkaq, janė treguar mė shpesh vetė provincialistė nė shkrimet e tyre se ē“janė marrė me provincializmin dhe krijimin e tipeve tė provincialistėve. Duket se ėshtė koha qė prozatorėt tanė, mė nė fund, t“ja heqin maskėn provincializmit nė jetėn tonė dhe t“ja heqin pėr hir tė ngritjes kulturore tė njeriut tonė dhe tė pėrparimit tė pėrgjithshėm shoqėror. Megjithėse nuk ėshtė i vogėl numri i intelektualėve, qoftė edhe akademikė, qė nuk e ēmojnė drejt krijimtarinė letrare, nuk i pėrfillin shkrimtarėt dhe s“i lexojnė kurrė shkrimet e tyre, besoj ngulmėrisht se shkrimtarėt akoma janė prisit e vėrtetė shpirtėrorė tė popullit tė vet qė, pėrpos tjerash, duhet t“i flasin atij edhe pėr kurrizorin e quajtur provincialist. Ju uroj, prandaj, kolegėve tė mi frymėzime nė gurrėn e pashterrshme tė injorancės dhe tė provincializmit tonė.

    1972


    Mė lartė
    webmaster@letersi.com