| Kėng“e lasht“e vjershėrisė mė pėlqeu aq fare pak... |
| Do t“j-a marr qė sot e tutje si bilbil parėverak, |
| Qė nga fund“ i vetėvetes do kėndoj njė mall tė ri: |
| | |
| Brenda tufės sė junapit qė mbleroj me kaq stoli, |
| 5 | Kur po shoh ndaj ryn bilbili e sakaq zė qan nėr fletė, |
| Kėng“ e ti mė ngjan kulluar posi kėng“e Zotit-Vetė. |
| E prandaj, dyke filluar, ay Lart i shpije kryet |
| Dh“ i ngreh sipėr-e-mė-sipėr gjer sa qafa ment i thyet. |
| Asohere-e ndjej si dridhet mė njė zė pa shėmbėllim, |
| 10 | Asohere-e ndjej si foli: Tė jam falė, o Zoti im! |
| E pastaj i ulet gusha mė-pėrposh-e-mė-pėrposh, |
| I venitet me-nga-dale syri-i qarė-e bukurosh. |
| Ay sheh qė nėpėr fletė me vėshtrimin e ēuditur |
| Ndaj ēkėlqen ner mijė gjyra Vėnd“ i ti ku pati sbritur, |
| 15 | E pra ja q“i mbylli sytė, e qė gojezėn e hapi: |
| Tungjatjeta! tungjatjeta! Vėnd o Vėnd ku ēel junapi! |
| | |
| Haj! bilbil, se Vėndi jonė ka liqere-e anė delesh, |
| Nėpėr bimėzat e tyre po vėrrej si qan e tretesh; |
| Po dėgjoj prej largėsire, si nėr male-e si nėr fusha, |
| 20 | Si nėr kopshte jargavanėsh dhemshurisht tė fryet gusha; |
| E ēdo lis qė mban tė gjelbėr, e ēdo pemė-e ēdo rakitė, |
| E ēdo bar i lulėzuar ēas-pas-ēas t“i ndjen ēuditė... |
| Ti kėndon, o zog i pastėr, ti kėndon, kėndon pėrherė, |
| Pa pushim tė del nga zemra vaj“ e tingėllit tė mjerė; |
| 25 | Ti vajton me zė tė fshehur, se njė zjarr kupton nė gji. |
| Dheut! ah dheut tė pėrtėritur sot i falesh pėrsėri! |
| E si rron nė gji tė dherit dit-pėr-ditė-a nat-pėr-natė, |
| Gjir“ i dherit ku rreh jeta te fal breng e pėrgjėrate: |
| Se prej mallit qė tė thyen pėrmes pamjeve tė tija, |
| 30 | Mun nė fund tė zemrės s“ate ritet fshehur dashurija, |
| E si ritet prej sė fellash, mė njė ēas fillon tė nisė |
| Kėnga jote-e papandehur q“ ėshtė fjal“ e dashurisė. |
| Ajo ngrihet... ngrihet... ngrihet... dhemshurisht e duke qarė, |
| Pastaj sbret e parpalitet si njė fluturėz e vrarė. |
| 35 | E kėshtu ti qan pa rreshtur bukuritė-e dashuritė, |
| Prej qėpallės sė pėrlotur tė pikon njė pik“ e ngritė. |
| | |
| Asohere kėnga jote shuhet dyke psherėtitur; |
| Ti fillon Va rrahish mėndjen, e buēet me shpirt tė mitur |
| Se ē“gėzim pėrjetėsije! E se ē“mall! E ē“dėshirime |
| 40 | Te pat falur dashurija nė tė qarėt e njė grimė! |
| Prej dėshirės sė zhuritur q“ i dhe kėngėvet, o zog, |
| Rrodhi vesa mėngjezore pėrmi lule borsilog... |
| Pėrmi lule ku rreh djelli ndrin me zjarr si pikė loti, |
| Zjarri fėrfėllon e ngrihet gjer ne djelli, gjer ne Zoti... |
| 45 | Ti e sheh... dh“ aq fort tė tundet fund“ i zembėrės sė gjorė |
| Aqe fshehur tė thėthijnė lartėsirat qiellore, |
| Sa, t“u ngritur me vetijen mė-pėrpjetė-e-mė-pėrpfetė, |
| Si mendim me hov te letė valon qiejve ti vetė: |
| Ha! ē“ tė zotėrovi Drita! Ē“ tė pėrshkoj njė Gas i ri! |
| 50 | Seē tė ndjell njė Frymė-e largė tej nėpėr paanėsi!... |
| Nėr paanėsi tė ndrijnė yjt“ e ndezur varg-e-varg: |
| Ti me mall tė paqetuar fluturon larg-e-mė-larg... |
| | |
| Qė nga bota njerėzore, ku kėndoj me shpirtin plot, |
| Prit-e, prit! se po t“afrohet Zog“ i Qiejvet, o Zot! |
| 55 | Fal-i Kėngėtor-finoshit Gas tė Thjeshtė mun nė gji: |
| Posi lot nė reze djelli ndrit e ne Pėrjetėsi! |