• Hyrja
  • ABBOTT, J. S. C. - Eastern Question, The
  • ANDERSON, Thomas M. - Irrepressible Conflict in the East, The
  • BAJRAMI, Isuf B - Cikėl poetik nga Isuf B. Bajrami
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė dashurie
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė popullore te rilindjes kombetare
  • BLIND, Karl - Crisis in the East, The
  • BLISS, Edwin Munsell - Eastern Question and Questions, The
  • BUNCE, O. B. - Turks, The Greeks and The Slavons, The
  • CARCANI, Selaudin - Sami Frasheri
  • DOJAKA, Abaz - Karakteri i lidhjeve martesore para ēlirimit
  • DUKA-GJINI, Pal - Prelė Tuli i Salcės
  • DWIGHT, Henry O. - Typical Turks
  • FISHTA, Gjergj - Anzat e parnasit
  • FRASHėRI, Sami - “Fjalėt e urta”
  • GRAMENO, Mihal - Vepra
  • HASANI, Hasan - Ajkuna e Rugoves
  • HOXHA, Enver - 'Vetadministrimi' Jugosllav, teori dhe praktikė kapitaliste
  • HOXHA, Rexhep - Tokė trėndafilash
  • KARAISKAJ, Gjerak - Pesė mijė vjet fortifikime nė Shqipėri
  • KEEP, Robert P. - Boundary of Greece, The
  • LONGFELLOW, Henry W. - Scanderbeg
  • MAYHEW, Athol - Selected Articles
  • MJEDA, Ndre - Vjershash pėr fėmijė
  • PANJOHUR - Life of Ali Pacha
  • PORADECI, Lagush - Vdekja e Nositit
  • QOSJA, Rexhep - Panteoni i rralluar
  • SHKURTI, Spiro - Kontribut per hartėn kostumologjike tė rrethit te Sarandės
  • VDEKJA E NOSITIT

    LAGUSH PORADECI

    I. SHQIPTIMI I POEZISė

    6. Arti poetik

    6. 1. Frymėzimi — pėr qėndrim. — Kategoria e frymėzimit, kaq e theksuar te romantikėt, kaq e pėrmendur, e diskutuar e mė shumė e dashur pėrthyhet edhe nėpėr veprėn e Lasgushit. Lasgushi duke ia pasė kushtuar drejtpėrdrejtė katėr vjersha kėtij problemi, jo rrallė ėshtė quajtur poet mistifikues i frymėzimit, glorifikues i tij dhe sė fundi njeri qė ka shkruar pak duke pritur frymėzimin hyjnor qė nuk i vinte shpesh (sic!). Mirėpo arsyeja, motivi qė Lasgushi do t“i shkruante edhe kėto katėr vjersha nuk mbėshtetet nė dėshirėn e autorit pėr mistifikime as pėr mjegullime por nė kėrkesėn e tij qė nė gjithė librin e vet donte tė krijonte njė sistem poetik tė tė shenjuarit shqiptar tė botės pėrreth, po edhe tė vetes nė radhė tė parė, pra edhe tė krijuesit e tė krijimit. Nė kėtė vijė tė shėnimit tė momenteve tė krijuesit nė procesin e shkrimit, e shenjon edhe momentin kur njeriu ėshtė qenie e plotė dhe do tė flasė, tė klithė, pra njė moment qė mė shumė ėshtė pėrqėndrim se sa nxitje, kur del

    Prej gjirit t“im tė pėrvėluar,
    Fjalim“ i mallit t“im mjerush.

    Nuk duhet tė habitemi nga fjalėt Zot e Shpirt, sepse siē ėshtė parė edhe mė parė nė tekstin interpretues ato nuk kanė kuptimin e tyre religjioz dhe nuk kėrkojnė eksplikimin e dėshirės fetare por nė poezinė e Lasgushit kanė para sė gjithash kuptimin e pėrqendrimit dhe afrimit maksimal nga vetvetja. Vetėm nė njė shkallė tė tillė pėrqėndrimi fjalės sė palosur i hapėn kindet, vetėm nė kėtė pikė: thyem pak e zė tė shkruaj, e shkrimi do tė zgjasė:

    Kur njė dit“e kur njė muaj,
    Ndjej nė gjit njė kėngė gjaku,

    kjo ėshtė shkalla qenėsore e pėrqendrimit kur lidhja me jashtėsinė ėshtė shumė e fortė, qenia ėshtė e hapur nė njė: Zjarr, qė djeg nė shkrepėtimėt. Ku mbarojnė tundjet e qenies dhe harku i ndriēimit zvogėlohet, errėt shikimi, nuk duket qielli, dheu e gjithėsia, tė gjitha kėto tema tė preferueshme tė Las-gushit pėr tė pėrkufizuar kosmosin e jashtėm dhe mikrokosmosin e qenies njerėzore:

    ...S“ėshtė gjė: veē yll“i vetė,
    Mė s“mė djeg nė kraharuar:
    Unė shoh me gas tė qetė,
    Kėngėzėn e pėrvėluar.

    Ylli i vet, do tė thotė kėnga e gjakut, ylli i zemrės, mė s“e djeg krahėrorin, sepse bėhet tekst, kėngė e pėrvėluar. Kjo sintagmė e pėrsėritur edhe mė nė veprėn e Lasgushit, kėtu pėrkufizohet si shpagim i njė mundimi krijues. Krijimi, siē na thuhet nė kėto vargje, ėshtė njė ēlirim i autorit, njė zhgarkim i barrės shpirtėrore, ėshtė njė katarzė, spastrim, qė bėhet me mundim duke u pėrcjellė nėpėr procesin krijimtar. I gjithė ky proces ėshtė pėrcjellė nė vjershat Shpirtit dhe Ri mbėshtetur nė tryezė. Ndėrsa rezultati i spastrimit, i shqiptimit tė shqetėsimit vetanak ėshtė kėnga e pėrvėluar.

    6. 2. Bukuri llaftare. —

    Bukuri! tmerisht e dashur, llaftari! tmerisht e bukur,

    qė nė thelb ėshtė vazhdim i kėndimit lasgushian tė procesit tė krijimit artistik dhe nė vete eksplikon mėnyrėn e lindjes sė: kėngės sė pėrvėluar, kėngės sė zjarrtė, kėngės sė kulluar, kėngės sė llaftaruar, ėshtė varg i diskutuar mė sė shumti dhe mė sė shumti ėshtė keqtrajtuar. Tema tė kėtilla mbi shkrimin poetik qė i ndeshim tė futura nė shumė vjersha tė Lasgushit nė kontekste mė tė ndryshme, nė vargun e cituar e tė diskutuar gjejmė njė formulim tė saktė lasgushian me njė thėnie tė fuqishme poetike. Vargu pėrbėhet nga dy pjesė dhe pėrmban: 1) Programin e njė krijuesi qė do tė shkruajė poezi dhe, 2) Plijimin e tij pėr tė krijuar art:

    1. bukuri (tmerisht) e dashur.
    2. llaftari (tmerisht) e bukur.

    Pjesa e parė mbledh gjakimin e krijuesit, deshirėn, mallin, dashurinė pėr tė krijuar dhe pėrmban dy nocione-figura: bukurinė e dashur qė nė poetiken e Lasgushit nuk ėshtė vetėm dashuri, po mė sė shpeshti pėrgjasim me dikend, pėrpjekje pėr tė qenė njė me diēka tė afėrme; do tė thotė tė jeshė njė me bukurinė; tė krijosh tė bukurėn, — artin poetik — — poezinė. Fjala tmerisht, tė cilėn pėr arsye tė interpretimit e mbyllėm nė kllapa, shpreh njė intensitet nė shkallėn superlative, kulminative tė dashurisė, dėshirimit dhe ėshtė pėrafėrsisht pėrfaqėsini figurativ i afektivitetit nė tė krijuar (-llaftari).

    Pjesa e dytė pėrmban flijimin, mundimin pėr ta krijuar tė bukurėn, artin e kėngės, me tė cilėn do lė bashkohet krijuesi. ėshtė procesi i krijimit dhe i flijimit. Llaftaria, njėra nga figurat ēelės tė shenjimit tė superlativitetit tė intensitetit shpirtėror, e pranishme nė tė gjitha temat e shkrimeve poetike tė Lasgush Poradecit, del edhe nė kėtė varg-program dhe eksplikues tė kėtij programi. Llaftari... e bukur. Flijimi dhe vetėflijimi, do tė thotė shqiptimi i vetes nė kėngė sjell tė bukurėn e gjakuar; flijimi nė shkrim ėshtė i bukur.

    Nga interpretimi i kėtij vargu, jo formal, po se-mantik-poetik, eksplikohet poetika e Lasgushit, tė cilės ky autor do t“i mbetet mė konsekuent se ēdokush tjetėr nė poezinė shqipe, siē shihet nga leximi i veprės nė tėrėsi, nga rezultatet e krijimeve poetike tė tij, nga variantet e fjalėve e tė vjershave, nga kėrkesa qė prej fjalės tė nxjerrė maksimumin e thėnies.

    6. 3. Sintagma poetike. — Rėndom kur flitet pėr gjuhėn e Lasgushit pėrmendet fjalori i tij poetik i pasur dhe maksimalisht shqip; se Lasgushi ua ka shkundur pluhurin e harresės shumė fjalėve tė vjetra shqipe duke i semantizuar dhe rikuptimzuar nė poezinė e vet; se ka njė fjalor tė pasur dhe tė pastėr. Domethėnė rėndom theksohet tė zgjedhurit e shenjave poetike, paradigma e tij poetike, e gati pėrherė ėshtė harruar bashkimi dhe vėnia e kėtyre elementeve shenjuese nė njė strukturė, sistem ku do tė shpalohen kuptimet e tyre tė reja, domethėnė sintagma poetike.

    Sė pari: poeti e ngarkon fjalėn emocionalisht deri nė maksimum duke kėrkuar ta bėjė gjuhė tė zjarrtė, gjuhė tė zemrės, qė nėnkupton gjithnjė njė ngarkim emocional tė plotė dhe njė subjektivitet tė projektuar fuqishėm nė tekst. Sė dyti: duke bėrė zgjedhjen e fjalėve krejtėsisht shqipe nė gjuhėn e shkrimeve tė veta i nėnshtrohet idealit pėr tė krijuar njė gjuhė shqipe tė bukur e tė kulluar, njė shqipe poetike. Se treti: kurdoherė nga fjala do ta nxjerrė maksimumin e thėnies e tė sugjerimit duke e lėnė fjalėn vetėm, por mė shpesh duke e vėnė nė kontekst tė fortė poetik nė varg e nė vjershė, duke e vėnė nė kontekst kontrastik. Sė katėrti: kur nga fjalėt shqipe don tė krijojė nocione qė kėto, si tė vetme, s“mund t“i shprehin krijon lidhje sintagmatike, sintagma-kompozita pėr tė shprehur njė nocion, vėshtirė tė shprehshėm nė shqip, apo pėr tė shenjuar gjendjen shpirtėrore tė pacopėzuar:

    dhemb-malli-i-i-djegur-durim-plot,
    vashė-edhe-shoqe-e-motrė-e-dashurisė.

    Se pesti: funksionalizon shenjat e pikėsimit duke krijuar cezurat, pushimet, sugjerimin e njė mėnyre tė leximit tė tekstit, ngritjet dhe rėniet e mėnyrės se shqiptimit tė tekstit; do tė thotė tekstin e kthen fiktivisht nė njė fjalė tė folur, pra krijon iluzionin e tekstit si kėngė. Nė rastin tjetėr pikat i funksionalizon pėr hir tė tekstit tė humbur, tekstit tė heshtur, tė cilin njeriu e lexon mė vete, simbas mėnyrės sė vet dhe mėnyrės sa mund tė bashkohet me tė. Tė gjitha kėto thonė se Lasgushi poet e ka krijuar vetė lexuesin e vet dhe i ka dhėnė udhėzimet e veta pėr lexim. Sė gjashti: duke kėrkuar maksimalen e thėnies, Lasgushi nga fjala kėrkon kuptimet, konotacionet e rrokjes e tė fonemės, prandaj nė poezinė e tij del aqė i funksionalizuar aliteracioni:

    Flet e ē“flet e vret e pret pėr njė tė vet virgjinitet.

    Sė shtati: sulmin emocional e projekton nė tekst mė sė miri me rimat dhe ritmin. Sidomos ėshtė e pranishme rima -ak, nė tė cilėn a-ja maksimalisht e hapur ndiqet nga njė -k maksimalisht e mbyllur: pėr tė shqiptuar me sė shpeshti dhembjen, flijimin, qė sugjeron njė skenė semantike klithje-pushim.

    6. 4. Variantet. — Puna e papreshme krijuese e Lasgushit dhe vetėdija e tij krijuese bėhet mė e qartė dhe mė e pashme, po tė shikohen dorėshkrimet e tij, mė mirė po tė lexohen variantet e vjershave tė tij. Ky poet nganjėherė krijon deri nė katėr variante tė njė vjershe. Duke ndjekur variantet e vjershave tė tij hetojmė interesimin e pėrhershėm tė poetit, qė gjuha poetike e shkrimeve tė tij tė jetė sa mė e pasur, vargu sa mė i rregullt dhe tė kumbojė sa mė shqip, ndėrsa shprehja sa mė precize. Do tė thotė, poeti, me sa mund e kėrkon dhe krijon figurėn, po me aq mund kėrkon niė mėnyrė tė mundshme tė qartė tė leximit tė saj. Variantet nganjėherė nė veprėn e tij janė si forma tė dyta tė leximit tė vjershės sė shkruar njėherė mė parė. Kėshtu nė vjershėn Naim Frashėrit, tė botuar mė 1925 lexojmė vargun:

    Gjuha: goja! Gjuha: fjala! Gjuha: zemr“e kombėsisė,

    Po ky varg nė varianten e kėsaj vjershe tė botuar nė librin Vallja e yjve del nė formėn:

    Gjuha: goja! Gjuha: fjala! Gjuha: zemr“ e,

    Pra, si shihet nė varianten e dytė ėshtė interpretuar varianta e parė, ėshtė eksplikuar, figura ėshtė kthyer nė njė figurė tjetėr interpretative. Gjuha-goja (= tė folurit, ligjėrim popullor) dhe gjuha-fjala (= gjuha e shkrimit), japin yllin e vjershėrisė, nė varianten e dytė, pra eksplikohet mėnyra e krijimit poetik tė Lasgushit dhe lidhja e tij me trashėgiminė gojore e tė shkruar qė pėrkthyhen nė krijimin e tij poetik. Njė interpretim tė ngjashėm ndeshim edhe nė vargun:

    Shpirt-lanet sa uj“e det flet mbi tė vet virgjinitet,

    qė nė varianten e dytė del:

    Flet e ēflet e vret e pret pėr njė tė vet virgjinitet,

    Kėshtu metafora e parė Shpirt-lanet ėshtė interpretuar me njė frazė retorike, qė pėrmbledh krimin e mashtrimin (flet e ēflet e vret e pret), ndėrsa fuqia poetike i shtrohet aliteracionit. Nganjėherė variantet e vjershave janė vetėm shkallė tė shkrimit, krijimit, pėr tė gjetur formėn mė tė pėrshtatshme e funksionale tė shprehjes dhe precizitetin e figurės, do thėnė nėpėrmjet leximit tė tyre mund tė kėrkojmė gjenealogjinė e figurės. Ja pėr shembull nė variantet e vjershės Lamtumirė, njėrin nga vargjet qendrore e gjejmė nė tri trajta:

    1. Zbret Yll“i tė riturit t“im.
    2. Vdes Yll“i tė riturit t“im.
    3. O vashė-e tė riturit t“im.

    Kėtu pra hetohet mėnyra e shenjėzimit poetik tė njė dashurie qė humbet, venitet, nga njė figurė pėrgjithėsuese, duke u afruar deri te shenjėzimi direkt i konceptit, objektit qė shkruhet. Nganjėherė puna nė variante bėhet pėr tė intensifikuar thėnien apo pėr ta pergjithėsuar e plotėsuar domethėnien e vargut: Nė zemėr tė plasur / Nė shpirt tė shkretuar ėshtė njė varg me format qė merr nė dy variante tė njė poezie. Mirėpo ka edhe raste kur variantet, nuk janė vetėm eksplikim i njėra tjetrės, as ushtrim pėr shkrim, por tė gjitha sė bashku krijojnė njė figurė, apo njė rrjetė semantike figurash, qė krijojnė njė tėrėsi poetike dhe mund tė kuptohen drejt vetėm nėse lexohen tė tri variantet si njė tėrėsi poetike. Kėshtu, nė variantet e vjershės Mė zu njė mall, qė ėshtė e shkruar tri herė, njėra nga rimat nė te tri variantet ėshtė me -ot, pėrderisa rima tjetėr nė secilėn nga variantet ėshtė e ndryshme dhe pėrherė tingullisht e sforcon dhe semantikisht e thekson tė njėjtėn fjalė me tė cilėn krijohet:

    1. vuaj — 2. vetė — 3. fare

    Kėshtu tė tri fjalėt e theksuara aq shumė nė tri variantet e krijojnė njė fjali, sė bashku, qė shpreh fuqishėm gjendjen e njė tė mėrguari, tė mėrguari shpirtėrisht, gjė qė ėshtė temė e vetė poezisė.

    6. 5. Sistemi poetik. — Gjakimi i parė i Lasgush Poradecit, pos shkrimit tė poezisė me vlerė veē e veē, ėshtė krijimi i njė sistemi poetik vetanak. Prandaj, pėr veprėn e tij poetike, mė duket mua, duhet tė flitet e tė shkruhet nė rradhė tė parė duke u nisur nga ky sistem. Sepse mund tė ndahet ndonjė poezi si e vetme dhe duke qėndruar si e tillė e vetmuar mund tė ketė vlerė mė tė madhe se njė tjetėr, mirėpo vlera e ēdo poezie tė tij hetohet drejt vetėm si e inkuadruar nė kėtė sistem poetik, qė ėshtė mjaft i fortė dhe origjinal. Kėshtu qė edhe nuk ėshtė punė qė bėhet kurr me sukses nėse ka pėrpjekje qė tė flitet mbi njė kierarki tė vjershave tė Lasgushit, nė bazė tė vlerės sė tyre, prandaj Lasgushi mund tė lexohet drejt vetėm si i plotė. Edhe interpretimi i nocioneve thernelore qė shenjojnė botėkuptimin e Lasgushit, si dhe interpretimi i nocioneve-figurave qendrore tė poezisė, mund tė bėhet drejt vetėm nė kuadrin e kėtij sistemi, nė kuadrin e tij kuptimsohen dhe stabilizojnė domethėnien qendrore, sepse nė kontekste tė vjershave konkrete mund tė kenė edhe ko-notacione tė ndryshme, jo tė njėjta.

    Gjakimi i Lasgushit pėr tė kėrkuar njė sistem poetik tė shkrimit, hetohet nė tė parė edhe kur tė lexohen dy librat e tij veē e vef. Tė dytė janė tė ndarė nė cikle qė korrespondojnė mesveti, prandaj nuk ėshtė punė e vėshtirė dhe e paarsyeshme qė kėto cikle tė shkrihen nė mėri tjetrin, duke u bazuar nė lidhjen e tyre tė fortė nė mesveti, dhe tė krijohet libri i tėrėsishėm i Lasgushit. Nė kėtė pikė tė gjakimit tė krijimit tė njė sistemi origjinal poetik tė pėrsosur, vepra e plotė poetike e Lasgushit na i kujton sistemet poetike tė Dantes, Bodėlerit, Valerisė, Stefan Georges. Nė poezinė shqipe, edhe sot, nuk ka poet qė do tė ketė krijuar njė sistem kaq tė mėvetėsishėm e kaq origjinal si Lasgushi. Edhe kjo ėshtė njė vlerė e pamohueshme e veprės sė tij.


    Mė lartė
    webmaster@letersi.com