• Hyrja
  • ABBOTT, J. S. C. - Eastern Question, The
  • ANDERSON, Thomas M. - Irrepressible Conflict in the East, The
  • BAJRAMI, Isuf B - Cikėl poetik nga Isuf B. Bajrami
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė dashurie
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė popullore te rilindjes kombetare
  • BLIND, Karl - Crisis in the East, The
  • BLISS, Edwin Munsell - Eastern Question and Questions, The
  • BUNCE, O. B. - Turks, The Greeks and The Slavons, The
  • CARCANI, Selaudin - Sami Frasheri
  • DOJAKA, Abaz - Karakteri i lidhjeve martesore para ēlirimit
  • DUKA-GJINI, Pal - Prelė Tuli i Salcės
  • DWIGHT, Henry O. - Typical Turks
  • FISHTA, Gjergj - Anzat e parnasit
  • FRASHėRI, Sami - “Fjalėt e urta”
  • GRAMENO, Mihal - Vepra
  • HASANI, Hasan - Ajkuna e Rugoves
  • HOXHA, Enver - 'Vetadministrimi' Jugosllav, teori dhe praktikė kapitaliste
  • HOXHA, Rexhep - Tokė trėndafilash
  • KARAISKAJ, Gjerak - Pesė mijė vjet fortifikime nė Shqipėri
  • KEEP, Robert P. - Boundary of Greece, The
  • LONGFELLOW, Henry W. - Scanderbeg
  • MAYHEW, Athol - Selected Articles
  • MJEDA, Ndre - Vjershash pėr fėmijė
  • PANJOHUR - Life of Ali Pacha
  • PORADECI, Lagush - Vdekja e Nositit
  • QOSJA, Rexhep - Panteoni i rralluar
  • SHKURTI, Spiro - Kontribut per hartėn kostumologjike tė rrethit te Sarandės
  • VDEKJA E NOSITIT

    LAGUSH PORADECI

    I. SHQIPTIMI I POEZISė

    5. Vdekja e ėmbėl

    Nė ciklin e vjershave mbi vdekjen Lasgushi krijon njė triptikon poezish simbolike, pėr herė tė parė nė gjithė veprėn e tij: Gjeniu i anijes, Lundra dhe Flamuri dhe Vdekja e Nositit. Filozofia e vjershave ėshtė mjaft eksplicite ndanė natyrės sė tyre qė janė tė krijuara simbolikisht. Vdekja ėshtė akt qė shpaguhet me tė mirat qė bėhen nė jetė, siē shpaguhet flijimi pėr hir tė idealit. Nė kėto tri vjersha dalin tri simbole nė vetė titujt: Gjeniu, Lundra, Flamuri, dhe Nositi, qė duke u eksplikuar mengadalė nė vjershė pėrmbledhin fijėn e shpalimit tė idealit tė Lasgushit nė jetė, nė krijimtari poetike dhe nė botėkuptimin e tij mbi krijimin e botėn. Vetėm duke i lexuar kėto vjersha mund tė hetohet sa ėshtė e madhe fuqia e jetės nė pėrēasje me vdekjen. Gjeniu, ėshtė simbol i krijuesit tė humbur dhe tė flijuar pa dhembje pėr idealin, ėshtė fati i krijuesit tė kuptuar (mė shumė tė keqkuptuar, siē ėshtė vetė Lasgushi); Lundra dhe Flamuri janė simbole tė idealit, i cili e heq njeriun pėrpara nė jetė, dhe flijimi i ėmbėl nė emėr tė tij:

    Flamur i pastėr qė m“u nxi,
    Nė sulm tė lumtur pėr liri,
    Qėndron gazmor nė lartėsi!...

    Pėrnga struktura e paraqitjes sė shenjave poetike dhe pėr nga kuptimi i shenjave tė zgjedhura tė tri vjershat janė tė ngjashme. Mirėpo, artistikisht mė e fuqishme dhe mė e realizuar ėshtė poezia Vdekja e Nositit. (Ndoshta kėtu menjėherė do dhėnė njė shpjegim, qė s“duhet tė jetė i tepėrt dhe s“do ta vras vlerėn poetike tė vjershės: Nositi ėshtė shpend i bardhė i liqenit qė me sqepin e vet shkyen gushėn dhe me gjak i ushqen zogjtė e vet). Kjo poezi ėshtė e shkruar nė vetėn e parė, si monolog, ku subjektiviteti i poetit ėshtė transponuar, drejtpėrdrejt nė materien e vet, nė tekst; nuk ka ndėrhyrje indirekte pėrshkruese, nė fillim ose nė mbarim siē ndodh me dy vjershat e tjera, prandaj nga njė anė fiton dramaticitet mė tė lartė tė shqiptimit poetik e nga ana tjetėr na le ta lexojmė qenien e krijuesit tė bartur, tė shkrirė tė tėrėn nė tekst, ku figura dhe i gjithė teksti dalin si klithmė e dhembjeve dhe e mendjes sė tij. Vetėrrėfimi i Nositit (Poetit) nis me fjalėt zjarr, varr. Pra strofa e parė krijon atmosferėn e dhembjes e tė flijimit qė shprehet me rimat -arr qė shenjojnė dhembje e lėvizje si dhe me kuptimet semantike nė radhė tė pare dhe konotacionet nė radhė tė dytė tė fjalėve: zjarr: varr. Vazhdon strofa e dytė me rimėn -ak me njė a maksimalisht tė hapur dhe me njė k maksimalisht tė mbyllur qė shpreh dhembjen e thellė e cila shqiptohet pėrndryshe nuk mund tė marrė jehonė. Nė vijim del kėnga e flijimit nė tė cilėn dalin konceptet figurat e Lasgushit: dashuri pėr llaftari, dėshirė, gjakim pėr vetėflijim pėr ushqimin e trashigimtarėve. Akti i pėrshkrimit tė shpėrthimit tė gjirit shprehet me aliteracion, me shqiptimin direkt tė klithjes ah! e cila pėrsėritet me radhė nė tė tri vargjet, ndėrsa ekspresiviteti i situatės jetėsore tė pėrkthyer nė tekst shprehet me rimėn e futur: godas, ēas, gas.

    Pa nis ah! gjirin ta godas...,
    Dh“e hap ah! gjirin mė njė ēas...,
    Dh“i nginj ah! zogjtė-e vdes me gas!...

    Vargu i fundit i kėsaj strofė ėshtė vargu qendror i vjershės dhe moto e vdekjes sė ėmbėl pėr njė ideal. Kėtu ėshtė pėrmbushinr ideali mė i madh njerėzor si kėrkim i ushqimit pėr trashėgimi, me gjak jetėsor, po edhe me kulturė shpirtėrore. Vetėm pasi tė jetė mbushur ky ideal vdekja mund tė bėhet e pavajtuar, prandaj Nositi mund tė klithė: vdes me gas. Malli-dhembja e vetėflijimit pastaj shtrihet si jehonė dhe disponimi i saj do tė gjejė ekvivalentin e vet nė jashtėsi, nė liqe, qė ėshtė koncepti mbi tė cilin poeti i ngreh problemet mė tė mėdha tė metafizikės: jetėn, vdekjen, lėvizjen, qenien. Eimat e strofės: shkund, mund, fund e thonė depėrtimin sa mė tė thellė nė vete nė aktin e flijimit dhe jetojnė nė vjershė si jehonė qė del nga mbrendėsia e plaguar pėr t“u pėrhapur si jehonė qė do tė ikė nė lashtėsi.

    Poezia fillon dhe mbaron me vargun:
    Me zjarr ju flas, me zjarr.

    vetėm me cezurė tė ndėrruar, i cili varg sado figurativ mė vete, nė kontekstin e vjershės ėshtė i ngarkuar me funksion retorik, apelativ, si kėrkesė e autorit drejtuar lexuesit, si thirrje pėr identifikimi me situatėn e shenjėzuar nė vjershė. Kjo poezi, si dhe dy tė parat, ėshtė e ndėrtuar mbi njė simbol dhe fuqia e madhe e tyre shprehėse ėshtė aliteracioni, metafora dhe rima e puthur nė strofat trivargjshe. Ndėrsa vetė poezia Vdekja e Nositit na e rrėfen natyren e krijuesit Lasgush qė pėrkundėr tė gjitha te thėnmeve nuk ishte Albatros qesharak por njė Pelikau i flijuar.


    Mė lartė
    webmaster@letersi.com