• Hyrja
  • ABBOTT, J. S. C. - Eastern Question, The
  • ANDERSON, Thomas M. - Irrepressible Conflict in the East, The
  • BAJRAMI, Isuf B - Cikėl poetik nga Isuf B. Bajrami
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė dashurie
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė popullore te rilindjes kombetare
  • BLIND, Karl - Crisis in the East, The
  • BLISS, Edwin Munsell - Eastern Question and Questions, The
  • BUNCE, O. B. - Turks, The Greeks and The Slavons, The
  • CARCANI, Selaudin - Sami Frasheri
  • DOJAKA, Abaz - Karakteri i lidhjeve martesore para ēlirimit
  • DUKA-GJINI, Pal - Prelė Tuli i Salcės
  • DWIGHT, Henry O. - Typical Turks
  • FISHTA, Gjergj - Anzat e parnasit
  • FRASHėRI, Sami - “Fjalėt e urta”
  • GRAMENO, Mihal - Vepra
  • HASANI, Hasan - Ajkuna e Rugoves
  • HOXHA, Enver - 'Vetadministrimi' Jugosllav, teori dhe praktikė kapitaliste
  • HOXHA, Rexhep - Tokė trėndafilash
  • KARAISKAJ, Gjerak - Pesė mijė vjet fortifikime nė Shqipėri
  • KEEP, Robert P. - Boundary of Greece, The
  • LONGFELLOW, Henry W. - Scanderbeg
  • MAYHEW, Athol - Selected Articles
  • MJEDA, Ndre - Vjershash pėr fėmijė
  • PANJOHUR - Life of Ali Pacha
  • PORADECI, Lagush - Vdekja e Nositit
  • QOSJA, Rexhep - Panteoni i rralluar
  • SHKURTI, Spiro - Kontribut per hartėn kostumologjike tė rrethit te Sarandės
  • VDEKJA E NOSITIT

    LAGUSH PORADECI

    I. SHQIPTIMI I POEZISė

    4. Ligjėratė mbi pėrjetėsinė

    4. 1. Cikli i krijimit. — Nė frymėn e filozofisė, mė mirė teozofisė induse, filozofisė sė Vedave (qė Lasgushi e njihte mirė) poeti shkroi ciklin e vjershave kozmogonike Vallja e pėrjetėsisė. Nė pesė kėngėt e kėtij cikli bėhen pėrpjekje qė tė kapet cikli i krijimit tė botės, duke nisur nga forma mė primitive e materjes deri nė shkallėn e saj mė tė lartė tė zhvillimit, nė shpirt. Deri nė shkallėn sa tė krijohet dysia: materjeshpiri, e cila dysi mė pastaj shkrihet, bėhet njė pėr tė pėrfaqesuar qenien e plotė njerėzore dhe krijuese. Cikli i zhvillimit kalon nėpėr shkallėt: Lėnda, Fryma, Ndjenja, Njeriu, Pėrjetėsia. Tė pėrshkuar nėpėr njė subjektivitet tė theksuar tė krijuesit, nė tė vėrtetė janė shkallė tė gjendjes sė shpirtit-Zotit, qė ndodhet kudo nė natyrė, ėshtė vetė natyra, ėshtė i pėrmbajtur nė ēdo objekt, prandaj Zoti i Lasgushit nuk ėshtė zoti teologjik, por zoti qė si nė ēdo gjė tė natyrės ėshtė edhe nė votė njeriun. Kjo teori e shetisė sė lirė tė shpirtit e njohur nga Vedat, e nė poezinė shqipe pėr thyhet edhe nėpėrmes veprės sė Naimit, te Lasgushi subjektivizohet nė njė shkallė tė lartė e pėrthyer nė sistemin e tij poetik. Pikėrisht nė kėtė pikė nis vlera e vjershave tė Lasgushit dhe hetohet mundi i punės sė tij artistike. Gjakimi pėr prekjen e Zotit, kėtij absoluti, nė vargun e ciklit tė krijimit tė botės, mbetet vetėm mashtrim, nėse ky kėrkim, nga gjakimi i absolu-tit nė jashtėsi, nuk kthehet nga kėrkimi i absolutit nė vete, nė brendėsi. Kjo sjell pėrfundimin se Zoti ndodhet nė vetė njeriun, siē ndodhet kudo tjetėr nė natyrė. Kėrkimi i vetes ėshtė i mundimshėm, i vėshtirė, dhe arrihet vetėm nė njė shkallė tė vetėharrimit (nirvana) nė tė cilėn relativizohet e subjektivizohet koha deri nė njė shkallė tė pakufishme.

    Zot“i em qė m“ėsht“armik,
    Gjith mė ē“duket gjith mė ik.

    Krijimi i kontrastit poetik ne gjakimm pėr vetėlexim, vetėnjohje: zot: armik, sjell poetizimin dhe pėrthyerjen e gjithė problemit nėpėr poetikėn e njohur tė Lasgushit, tė cilės i shtrohet subjektiviteti i projektuar krijues:

    Sepse nė vetėveten tė pata ndjerė, o Zot!
    Mjerush tė pata ndjerė nė vetėveten time.

    vargje qė shqiptojnė vetveten tė njohur, tė mjerė e tė dhemshme, tė plaguar nga komponenta krijuese subjektive. Gjakimi pėr kėndimin e ciklit tė krijimi! (tė botės) nė jashtėsi dhe krijimi i bipolaritetit Tokė / Qiell e Brendėsi / Jashtėsi, e lind kėrkesėn pėr kėndim-eksplikim tė krijimit nė brendėsi, tė krijimit tė njeriut — krijimit poetik. Nė kėtė shkallė tė kėrkimit ndihet bashkimi i ngadalshėm i nocioneve Poet: Zot, qė aktualizon edhe njėherė teorinė romantike mbi origjinėn hyjnore tė poetit, mbi poetin, gjeni, zot.

    4. 2. Qenia e plotė. — Mirėpo, poeti Lasgush synon qenien e plotė krijuese, qė don ta bėjė nė kėngėn e fundit tė kėtij cikli Pėrjetėsija. Kjo kėngė ėshtė nė rradhė tė parė ligjėratė mbi pėrjetėsinė (poetike) dhe gjakon t“i pajtojė t“i shkrijė ndėr vete kundėrshtitė Objekt: Subjekt: Pėrjashtėsi: Pėrbrendėsi; si dhe Ndje njė: Mendim, pėr tė arritur nė nivelin mė tė lartė tė skemės Trup : Shpirt. Kėnga nė tėrėsi ėshtė kėrkim i njė totaliteti njohės-krijues nga aspekti filozofik, si dhe kėrkimi i definimit tė qenies krijuese, definimi i mendjes-dijes, duke u pasė projektuar vetė nė Botėn, do tė thotė duke pasė prishur edhe dysinė Unė: Bota, pėr tė arritur shkallėn mė tė lartė tė shkrirjes, pėrjetėsinė. Kjo kėngė ėshtė mė e plota dhe pėrmban nė vete tė gjitha fazat e ciklit tė krijimit, tė cilat duke u kėnduar nga poeti subjektivizohen dhe me figura-koncepte precize shprehin aktin e krijimit poetik ve-tanak. Nė kėtė shkallė tė kėrkimit tė qenies sė plotė krijuese, prishėn, shkrihen tė gjitha kundėrshtitė dhe fillon procesi i njohjes: vetėnjohjes: krijimi. Kategoria o kohės relativizohet, humb shkallėt reale, dhe i gjason kohės sė krijimit pėrkufizimi dhe shenjimi i tė cilės del i pėrsėritur tri herė nė vjershė, qė del si kohė e pandryshuar, kohė e pėrsėritur, e pafund kund:

    Jam sot,
    Si vjet,
    Si mot,
    Si pėrgjithnjė.

    Korrespondimi me jashtėsinė krijohet nėpėrmjet tri shkallėve: nėpėrmjet Trupit, nė kėngėn e parė: nėpėrmes Zemrės, nė kėngėn e dytė; edhe nėpėrmjet shpirtit nė kėngėn e tretė. Vėshtruar nga aspekti i poetikės kėto tri shkallė tė lidhjes me jashtėsinė janė tri shkallė tė krijimit poetik.

    Nė kėngėn e parė, ku tė lidhurit me botėn bėhet nėpėrmjet trupit, afirmohen tri shqisa: tė shijuarit, tė prekurit, tė nuhaturit qė nė teorinė e shtruar nga kjo poezi dhe nė teorinė poetike tė Lasgushit, janė lidhjet e para, mė tė cekta e mė primitive me botėn. Nė shkallėn e dytė tė korrespondimit afirmohen dy shqisat e tjera: tė pamit dhe tė dėgjuara, qė nė kėtė proces nuk mbeten mė vetėm shqisa po arrijnė shkallėn e ndjesisė, mbėrrijnė mė thellė nė qenien e njeriut, dhe tė bashkuara e japin zemrėn. Nė kėngėn e tretė arrijmė nė shkallėn e tretė tė lidhjes, qė ėshtė mė e plotė, mė e thellė dhe mė e tėrėsishme, ajo pėrfshin mė vete gjithė qenien. ėshtė shkalla e Shpirtit, qė e shtruar nė terminologjinė e poetikės, i pėrgjigjet vetėdijes nė krijim, shpirtit tė vetėdijesuar krijimtar, dhe kjo, duke qenė shkalla mė e lartė e krijimit, njėherit ėshtė shkalla mė e lartė e tė lidhurit me jashtė sinė. Nga kierarkia e lidhjeve tė krijuesit me jashtėsinė, duke u nisur nga ato mė primitivet, deri te ato mė tė plotat, siē u dha nė vėshtrimin e mėsipėrm, pėrfitojmė konstatimin se tė lidhurit e krijuesit me konkretėsinė jetėsore dhe me njėmendėsinė janė mė tė plota, pikėrisht nė shkallėn mė tė lartė tė krijimit shpirtėror dhe tė abstragimit krijues.

    Rezultati i tri lidhjeve njohėse-krijuese me botėn nė kėtė kėngė ėshtė i dhėnė nė tri pjesėt e saj:

    1.

    Pra ti shijon njė pemė-ėmbėlsi,
    Ti ēik me dorė fluturėn-stoli,
    Ti merr me gas njė erė-fshehtėsi.

    2.

    Pra ti shėkon njė pamje-bukuri,
    Pra ti dėgjon njė kėngė-llaftari,
    Pra zemra ndjen njė ndjenjė fshehtėsi.

    Tri figurat konceptuale qė dalin nė tė tri kėto vargje: pamje-bukuri, kėngė-llaftari e ndjenjė-fshehtėsi, pėrkufizojnė aktin e krijimit poetik. Figura e parė e kap tė bukurėn nė jashtėsi, tė bukurėn nė natyrė qė i hapėt syrit tė krijuesit, figura e tretė shqipton ndjenjen e fshehtė qė fitohet lidhur me kėtė pamje tė bukur tė jashtme, ndėrsa figura e mesme shpreh fuqishėm aktin e tė krijuarit.

    3.

    Pra ti kupton ah! ti s“kupton tashi,
    Njė mal-e-hon-e-det-ah! llaftari,
    Njė qjell-e-djellė-e-botė-ah! fshehtėsi.

    Mirėpo ideali i lidhjes sė fortė tė qenies krijuese rne botėn dhe krijimi i qenies sė plotė ėshtė shenjėzuar nė fundin e kėsaj poezie tė bukur, i cili del si fund formulė e kėrkuar nė gjithė ciklin e Lasgushit mbi krijmin si dhe nė vetė poezinė Pėrjetėsija. Kėtu kundėrshtitė janė shkrirė dhe bashkimi njohės-krijues ėshtė bėrė i plotė pėr tė krijuar njė qenie tė padestruktuar:

    Bashkohesh brėnda me pėrjashtėsi,
    Bashkohesh jashta me pėrbrėndėsi,
    Bashkohesh-ritesh-me-pėrjetėsi.

    Mė lartė
    webmaster@letersi.com