|
VDEKJA E NOSITIT LAGUSH PORADECI I. SHQIPTIMI I POEZISė 3. Kėnga e durimit 3. 1. Motra: Shoqja: Vasha. Mė tepėr se gjysma e poezisė sė Lasgushit ėshtė kėngė pėr dashurinė. Edhe titulli i parė i librit Ylli i zemrės ishte Vasha e Trimi dhe shenjonte dy protagonistėt e dashurisė sė vjetėr shqiptare. Titulli i parė i kėtij libri edhe tashi mund tė jetė aktual dhe i dobishėm si ndihmės pėr leximin dhe interpretimin mė tė thellė tė sistemit tė kėndimit mbi dashurinė tė Lasgushit. Do thėnė: poeti sė pari e sė thelli e kėndon dashurinė tė konceptuar si ndjenjė-fuqi-zjarr pėr bashkim njerėzish e pėr jetė, gjithnjė kėndim nė frymėn popullore shqipe. Ky orientim ėshtė mė i hetueshėm nė disa poezi aė nė radhė tė parė janė vetėm mbi-ndėrtime tė kėngės popullore tė dashurisė. Nė poezinė Balladė cikli i udhėtimit dhe pėrbashkimit dashuror pėrgjasohet me ndėrrimin e motit, me stinėt:
Edhe kėtu, si kudo tjetėr, Lasgushi kėndon me sistem, kėrkon tė shenjojė ciklin e zhvillimit tė ndjenjės: lindjen dhe vdekjen e saj. Mirėpo dashuria kėtu nuk vdes, mbetet ndjenjė e pashuar, e pėrjetshme. Ky cikėl kėndimi vijohet edhe nė kėndonin e takimit tė vashės me trimin:
Kėndimi i dashurisė nė frymėn shqipe hetohet edhe nė shkrim/pėrshkrimin e vashės, e cila rėndomė del figurė popullore si: bel-hollė, sy-pėrmbysur-pėrdhe, sy-gjumashe. Vasha nė poezinė e Lasgushit s“thirret vetėm vashė, po edhe Shoqe, shpesh e shpesh edhe motėr. Ai i drejtohet vashės mė shpesh: o motra ime, o motr“ e ėmbėl! Edhe vetėm shpjegimi i metaforės motėr nė kontekstin e kėsaj poezie jep orientimin e poetit nė kėndimin e vashės e tė dashurisė. Kėtu Motėr nuk do tė thotė motėr (motėr/vėlla), po motėr: mater (vashė/nėne); qė ėshtė emėrim i vjetėr i vashės, dashnores, si grua, si nėne, si shoqe, pėrkujdestare dhe vazhduese e frymės sė jetės sė bashkėsisė Pra, gjithnjė e mė i pėrafėrt ėshtė koncepti i lashtė shqiptar i kėndimit tė femrės si njė qenie qė e mban gjallė dhe e vazhdon frymėn e jetės. Tė gjitha kėto interesime mund tė shihen nė vepėr po tė sjellim njė strofė nga vjersha Kėngė e Lasgushit, e shkruar dhe e botuar diku gjatė Luftės, qė nė tė vėrtetė pėrmbledh konceptin dhe mėnyrėn e kėndimit tė tij tė vashės:
Vargjet 2 e 3 tė kėsaj strofė ilustrojnė mendimet e thėna mė parė, ndėrsa vargjet l dhe 4 shqiptojnė mėnyrėn vetanake tė kėndimit tė dashurisė nga Lasgushi. 3. 2. Ylli: Dashuria. Vargjet e pėrmendura sjellin figurat qendrore tė kėngės sė dashurisė sė poetit Lasgush: zjarr, mall, yll, varr, zjarr, flakė. Figura Yll, qė del nė vetė titujt e dy librave tė poezisė sė Lasgushit: Vallja e yjve e Ylli i zemrės, lidhet me dashurinė, kėtė ndjenjė tė pėrjetshme njerėzore, e cila edhe nė titujt e librave edhe nė gjithė veprėn e tij projektohert nė dy rrafshe kuptimi; nė njė anė dashuria si ndjenjė humanizuese, si frymė lėvizėse e jetės; dhe nė anėn tjetėr dashuria si ndjenjė-fuqi e afrimit tė Trimit me Vashėn. Po tė shkrihen dy titujt e librave duke e konsideruar figurėn e Yllit si tė eksplikuar do tė fitojmė njė sintagmė-figurė karakteristike simbas modelit tė Lasgushit: Vallja e Zemrės, qė ėshtė barazi me Kėnga e dashurisė. Ylli del metaforė e dashurisė dendur nė kėtė poezi pėr t“u eksplikuar nganjėherė edhe vetė brendapėrbrenda njė vjershe:
Poezia Vallja e yjve e quajtur poemė erotike-kozmogonike, ėshtė kėngė mbi dashurinė dhe dashurinė pėr jetėn, dhe jo rastėsisht ėshtė e vendosur nė ciklin Zemra e jetės. Vetėmse nė kėtė poezi dominojnė figurat e hapėsirės (largėsia pa kufi) dhe figurat e kohės sė pakufi (pėrjetėsia), nėpėr mesin e tė cilave shetit Ylli i dashurisė, me mision poetik humanizues, i cili herė ėshtė i mjerė e herė i lumė. Ky kontrast figurash karakteristik pėr kėto poezi e sidomos njė strofė:
shqiptojnė origjinalitetin e kėndimit tė Lasgushit, qė i kėndon dashurisė si njė kėngė tė durimit Kontrasti Ti liri / ti robėri nuk pėrmbledh nė vete figura me kuptime qė kundėrshtohen, kemi tė bėjmė me njė shkrirje, me njė figurė konceptuale qė shėnjon bashkėjetesėn e elementeve tė shenjėzuara, qė shpreh njė situatė, e cila pėrnga domethėnia na e kujton kėngėn e Bodėlerit pėr dashurinė si varre e robėrim (burri brutal dhe i robėruar); por Bodėleri ėshtė mė i prerė nė figurė, mė brutal; Lasgushi mė i pėrmalluar, mė i mjegulluar, mė i fshehtė. Pra, dashuria nė poezinė e Lasgushit kėndohet si njė varre qė pėr tė mbetur gjallė pėrditė e do nga njė lėndim tė ri (dashuror). ėshtė njė fshehtėsi plot llaftari / plot ėmbėlsi vėrerore! Ndėrsa vasha njė qenie dhembshurisht e ėmbėl. 3. 3. Malli: mėrgimi shpirtėror. Kėshtu arrijmė te kėndimi i dashurisė si njė ndjenje tė larguar, te largėsia dhe ėndėrrimi i pėrmallshėm, gjakimi, Malli, njėra nga figurat-ēelės tė poezisė sė kėtij autori. Kjo fjalė nė gjithė poezinė e Lasgushit e vėnė nė kontekste tė ndryshme merr vlerė tė ndryshme konotative: herė dėshirė e flaktė, herė gjakim, herė dishirim, por asnjėherė jo epsh, sepse poeti kėndon pėr dashurinė duke gjakuar tė krijojė pėrherė njė figurė fshehtėsie. Ndoshta pėr epshin do tė vlente sintagma e shpeshtė nė poezinė dashurore tė Lasgushit: malli i zjartė.
Mirėpo ndanė Mallit figurė nė kėtė poezi e ndeshim edhe Mallin temė nostalgjinė, si temė tė mėrgimit shpirtėror. Me tė drejtė ėshtė konstatuar qė heret se Lasgushi mė mirė se ēdo poet tjetėr shqiptar e ka ndierė peshėn e vargut; Me shkue do tė thotė me vdekė pak nga pak. Largimin nga atmosfera e kėndimit tė vet poetik, poeti e kėndon si mėrgim shpirtėror, si dhembje tė pafund. Edhe nė kontekstin e kėsaj teme Malli merr vlerėn konotative tė nostalgjisė, po edhe tė dhembjes, tė durimit, tė dėshirės pėr afėri me njė qenie. Prandaj ēdo shkrim i kėtij tipi pėr dashurinė ėshte njė pėrpjekje qė nga largėsia ia sprovojė identitetin e vet, ta gjejė veten tė projektuar nė gjirin, shpirtin e vashės; ngase dashuria s“ėshtė tjetėr pos projektim i njė shpirti nė shpirtin tjetėr. Largimi shpirtėror nga njė qenie e dashur shqipton dhe mbjen e ndarjes por edhe gjakimin pėr njė bashkim tė ri, sė paku si gjakim kėndim/shkrimi:
|