• Hyrja
  • ABBOTT, J. S. C. - Eastern Question, The
  • ANDERSON, Thomas M. - Irrepressible Conflict in the East, The
  • BAJRAMI, Isuf B - Cikėl poetik nga Isuf B. Bajrami
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė dashurie
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė popullore te rilindjes kombetare
  • BLIND, Karl - Crisis in the East, The
  • BLISS, Edwin Munsell - Eastern Question and Questions, The
  • BUNCE, O. B. - Turks, The Greeks and The Slavons, The
  • CARCANI, Selaudin - Sami Frasheri
  • DOJAKA, Abaz - Karakteri i lidhjeve martesore para ēlirimit
  • DUKA-GJINI, Pal - Prelė Tuli i Salcės
  • DWIGHT, Henry O. - Typical Turks
  • FISHTA, Gjergj - Anzat e parnasit
  • FRASHėRI, Sami - “Fjalėt e urta”
  • GRAMENO, Mihal - Vepra
  • HASANI, Hasan - Ajkuna e Rugoves
  • HOXHA, Enver - 'Vetadministrimi' Jugosllav, teori dhe praktikė kapitaliste
  • HOXHA, Rexhep - Tokė trėndafilash
  • KARAISKAJ, Gjerak - Pesė mijė vjet fortifikime nė Shqipėri
  • KEEP, Robert P. - Boundary of Greece, The
  • LONGFELLOW, Henry W. - Scanderbeg
  • MAYHEW, Athol - Selected Articles
  • MJEDA, Ndre - Vjershash pėr fėmijė
  • PANJOHUR - Life of Ali Pacha
  • PORADECI, Lagush - Vdekja e Nositit
  • QOSJA, Rexhep - Panteoni i rralluar
  • SHKURTI, Spiro - Kontribut per hartėn kostumologjike tė rrethit te Sarandės
  • VDEKJA E NOSITIT

    LAGUSH PORADECI

    SHėNIME

    Lasgush Poradeci, pseudonim i Lazar Gushos, lindi nė Pogradec, mė 1896. Si kreu shkollėn fillore nė Pogradec, shkoi nė njė shkollė rumune tė Manastirit, e prej andej nė njė lice francez fretėrish nė Athinė. Nė vitin 1920 kthehet nė Pogradec e njė vit mė vonė shkon nė Bukuresht, ku regjistrohet nė fakultetin e letėrsisė dhe nė Akademinė e Arteve tė Bukura. Po nė kėtė kohė dėgjon edhe njė kurs leksionesh mbi doktrinėn fetare, mbi teozofinė. Kėtu u zgjodh sekretar i Shoqėrisė sė Shqiptarėve tė Rumanisė. I dobėt nga shėndeti dhe me vėshtirėsi tė mėdha ekonomike, u detyrua pas tri vjetėsh t“i presė studimet. Me ndėrmjetėsinė e Shoqėrisė sė Shqiptarėve tė Rumanisė merr bursė nga qeveria e Nolit dhe mė 1924 shkon nė Grac tė Austrisė, ku kreu studimet nė filologjinė romane-gjermanike. Nė vitin 1934 u emėrua profesor vizatimi nė gjimnazin e Tiranės, ku punoi thuajse deri nė ēlirimin e vendit. Pas ēlirimit u emėrua nė Institutin e shkencave, pastaj nė Shtėpinė Botuese „Naim Frashėri”.

    Lasgushi filloi tė shkruajė qė nga viti 1915, por vjershat e tij zunė tė botohen kryesisht nga viti 1921 nė gazetėn „Shqipėri e Re” tė Konstancės, nė gazetėn „Dielli” tė Bostomt, si dhe nė tė pėrkohshme e gazeta tė tjera. Mė 1933 studentėt shqiptarė nė Bukuresht i mblodhėn mjetet pėr botimin e librit Vallja e yjve e cila doli nga shtypshkronja Albania e Konstancės po nė kėtė vit dhe pėrmban vjershat e Lasgushit tė shkruara e tė botuara nė mes tė viteve 1921-1924, pėrveē vjershės Himni i djalorisė, qė u botua mė 1929 nė Shqipėri. Mė 1937 nė tė njėjtėn shtypshkronjė doli libri i dytė Ylli i Zemrės, nėn pėrkujdesjen e Mitrush Kutelit, qė pėrmban vjersha tė reja tė Lasgushit, si dhe njė numėr nga vjershat e botuara nė librin e parė.

    Mbas vitit 1937 Lasgushi shkroi ndonjė vjershė nė revistėn „Pėrpjekja shqiptare” dhe pas vitit 1941 botoi disa vjersha nė gazeta e revista tė asaj kohe.

    Nė kėto vitet e fundit Lasgushi botoi disa vjersha tė reja nė gazetėn „Drita” dhe nė revistėn „Nėntori” nė Tiranė.

    Me rastin e gjatė dhjetė vjetorit tė lindjes sė poetit, mė 1956(?) u botua nė Tiranė njė vėllim me titull Lirika, qė pėrmban vjersha tė zgjedhura tė Lasgushit. Vėllimin e ka pėrgatitur Muzafer Xhaxhiu.

    Mė 1967 Enti pėr botimin e teksteve nė Prishtinė nxori vėllimin me titull Poezia, qė pėrmban shumicėn e vjershave tė Lasgushit, tė pėrgatitura pėr shtyp nga Murat Isaku.

    Nė vitin 1970, nė serinė e veprave tė zgjedhura Poezia shqipe, u botua po ashtu nė Tiranė njė zgjedhje e vjershave tė Lasgushit.

    Sa di unė, pos botimeve tė pėrmendura, edhe pse kurr nuk ka pushuar interesimi i lexuesit shqiptar pėr fuqinė dhe bukurinė e poezisė sė Lasgushit, vepra e tij nuk ėshtė botuar, (ri)botuar kurr e plotė. Detyrėn e rėndė tė njė botimi tė tillė e merr mbi vete nxerrja e kėtij vėllimi. Prandaj, ndjej nevojėn tė them kėtu njė-dy fjalė lidhur me pėrgatitjen e kėtij vėllimi.

    Jam pėrpjekur tė pėrfshijė tė gjitha vjershat e Lasgushit, mirėpo nuk e kam arritur kėtė sepse nuk kam pasur mundėsi t“i kem nė dorė vjershat e poetit, tė botuara nė gazetat dhe tė pėrkohshmet nė Shqipėri gjatė luftės dhe pas saj. E ato pak poezi tė kėsaj periudha qė kam pasur nė dorė nuk kanė vlerėn e poezive tė Lasgushit tė pėrfshira nė dy librat e Bukureshtit. Prandaj, vendosa qė nė kėtė vėllim me titull Vdekja e Nositit, qė simbolikisht shpreh programin poetik tė Lasgushit si dhe tė krijuesit pėrgjithėsisht, tė pėrmbledh tė gjitha vjershat e tij tė botuara nė librat Vallja e yjve dhe Ylli i Zemrės. Libri ėshtė pėrgatitur duke ruajtur titujt e cikleve e tė vjershave e duke i shkrirė tė dy librat nė njė tėrėsi, me synimin qė Lasgushi ta ndiejė veten sa mė mirė nė kėtė mėnyrė tė komponimit tė ri tė veprės sė tij poetike. Pra, jam pėrpjekur qė, edhe nė kėtė libėr, poezia e Lasgushit tė mbetet dhe tė lexohet gjithnjė si poezi lasgushjane, duke i ruajtur tė gjitha karakteristikat e shkrimit tė tij, pos tjerash edhe interpunksionin, i cili ėshtė prekur sa herė ėshtė ribotuar kjo poezi dhe i cili ėshtė relevant sepse ėshtė a funksionalizuar poetikisht nė vjershė.

    Nė kėtė mėnyrė, kujtoj, krijohet mundėsia qė poezia e Lasgushit tė lexohet ashtu si ėshtė shkruar. Pra, tė shtrihet mundėsia e leximit tė saj tė plotė.

    Vlera e veprės sė Lasgushit mbetet gjithnjė aktuale. Kėtė e thotė drejtpėrdrejt edhe botimi i kėsaj vepre dyzet vite mbas botimit tė Yllit tė Zemrės.

    S. Hamiti


    Mė lartė
    webmaster@letersi.com