• Hyrja
  • ABBOTT, J. S. C. - Eastern Question, The
  • ANDERSON, Thomas M. - Irrepressible Conflict in the East, The
  • BAJRAMI, Isuf B - Cikėl poetik nga Isuf B. Bajrami
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė dashurie
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė popullore te rilindjes kombetare
  • BLIND, Karl - Crisis in the East, The
  • BLISS, Edwin Munsell - Eastern Question and Questions, The
  • BUNCE, O. B. - Turks, The Greeks and The Slavons, The
  • CARCANI, Selaudin - Sami Frasheri
  • DOJAKA, Abaz - Karakteri i lidhjeve martesore para ēlirimit
  • DUKA-GJINI, Pal - Prelė Tuli i Salcės
  • DWIGHT, Henry O. - Typical Turks
  • FISHTA, Gjergj - Anzat e parnasit
  • FRASHėRI, Sami - “Fjalėt e urta”
  • GRAMENO, Mihal - Vepra
  • HASANI, Hasan - Ajkuna e Rugoves
  • HOXHA, Enver - 'Vetadministrimi' Jugosllav, teori dhe praktikė kapitaliste
  • HOXHA, Rexhep - Tokė trėndafilash
  • KARAISKAJ, Gjerak - Pesė mijė vjet fortifikime nė Shqipėri
  • KEEP, Robert P. - Boundary of Greece, The
  • LONGFELLOW, Henry W. - Scanderbeg
  • MAYHEW, Athol - Selected Articles
  • MJEDA, Ndre - Vjershash pėr fėmijė
  • PANJOHUR - Life of Ali Pacha
  • PORADECI, Lagush - Vdekja e Nositit
  • QOSJA, Rexhep - Panteoni i rralluar
  • SHKURTI, Spiro - Kontribut per hartėn kostumologjike tė rrethit te Sarandės
  • VDEKJA E NOSITIT

    LAGUSH PORADECI

    RI MBėSHTETUR Nė TRYEZė

      
    Ri mbėshtetur nė tryezė
    Ndaj mė shpesh e ndaj mė rrallė,
    Pa vjen malli tė mė ndezė
    Zjarr nė zemėr, zjarr nė ballė.
      
    Asohere dyke pritur
    I marr tėmbėlat nėr duar
    E qėndroj krye-venitur
    Me vėshtrim nė kraharuar.
      
    Sbret njė yll prej lartėsije,
    10 Njė tė ndritur shkrepėtime —
    Pasi flakė e posi hije
    Ajo ryn nė zemėr t“ime.
      
    E kuptoj me shpirt tė sosur
    Si kullon dale-nga-dale,
    15 E si fjalės sė palosur
    M“i hap kindėn e njė pale...
      
    Unė qit njė psherėtitje,
    Thyem pak e zė tė shkruaj,
    Dhe mė shkon mė njė pulitje
    20 Kur njė dit“ e kur njė muaj.
      
    Mėndjen t“ime-e merr dėshira,
    Ndjej nė gjit njė kėngė gjaku,
    M“i fal syrit plot ēudira
    Kėjo odė varfanjaku:
      
    25 Kėjo oda s“ka mėnyrė
    Ku tė kryet, ku tė nisė
    Ndaj mė ndrin si nė pasqyrė
    Drita e Pėrjetėsisė.
      
    Po ēudi tani mė fal-ti,
    30 Zjarr, qė djeg nė shkrepėtimėt!
    Dyke ngjitur pėr sė nalti
    Fėrfėllon njė flakė-a himėt...
      
    Me kullim tė pashteruar
    Ajo del prej vetes s“ime,
    35 Del nga shpirt“ i pėrvėluar
    Nėr njė mijė shkėndijime.
      
    E si shkoj qė prej sė felii,
    Ē“ m“u verbosnė-o! syt“e mija?
    U nxi dheu?... U shua qjelli?...
    40 U bė natė gjithėsija?...
      
    S“ėshtė gjė: veē yll“i vetė,
    Mė s“mė djeg nė kraharuar:
    Unė shoh me gas tė qetė
    Kėngėzėn e pėrvėluar.

    Mė lartė
    webmaster@letersi.com