• Hyrja
  • ABBOTT, J. S. C. - Eastern Question, The
  • ANDERSON, Thomas M. - Irrepressible Conflict in the East, The
  • BAJRAMI, Isuf B - Cikėl poetik nga Isuf B. Bajrami
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė dashurie
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė popullore te rilindjes kombetare
  • BLIND, Karl - Crisis in the East, The
  • BLISS, Edwin Munsell - Eastern Question and Questions, The
  • BUNCE, O. B. - Turks, The Greeks and The Slavons, The
  • CARCANI, Selaudin - Sami Frasheri
  • DOJAKA, Abaz - Karakteri i lidhjeve martesore para ēlirimit
  • DUKA-GJINI, Pal - Prelė Tuli i Salcės
  • DWIGHT, Henry O. - Typical Turks
  • FISHTA, Gjergj - Anzat e parnasit
  • FRASHėRI, Sami - “Fjalėt e urta”
  • GRAMENO, Mihal - Vepra
  • HASANI, Hasan - Ajkuna e Rugoves
  • HOXHA, Enver - 'Vetadministrimi' Jugosllav, teori dhe praktikė kapitaliste
  • HOXHA, Rexhep - Tokė trėndafilash
  • KARAISKAJ, Gjerak - Pesė mijė vjet fortifikime nė Shqipėri
  • KEEP, Robert P. - Boundary of Greece, The
  • LONGFELLOW, Henry W. - Scanderbeg
  • MAYHEW, Athol - Selected Articles
  • MJEDA, Ndre - Vjershash pėr fėmijė
  • PANJOHUR - Life of Ali Pacha
  • PORADECI, Lagush - Vdekja e Nositit
  • QOSJA, Rexhep - Panteoni i rralluar
  • SHKURTI, Spiro - Kontribut per hartėn kostumologjike tė rrethit te Sarandės
  • VDEKJA E NOSITIT

    LAGUSH PORADECI

    NAIMIT

      
    Ku psherėtin dėshir“ e djegur,
    Nė shesh tė kuq tė Qerbelasė,
    Mes trimėrish shtėrgjyshėrishte
    Tė shoh ndaj po m“i bje xhurasė.
      
    E mė tė lum, mė tė pėrmallshmė
    Tė sjell nė dritėn e mejtimit
    Ndaj fėrfėllon si yll me flakė
    Prej shkretėtirės sė harimit.
      
    Qėndroj nė tmerr zili“ e botės
    10 Se mė s“u lodhe dyke ndritur,
    Se mė s“tė treti prush“i vojtjes
    Nė kraharorin e zhuritur.
      
    Po ti me vrap tė piraustit,
    Qė fluturon nė zjarr e flakė,
    15 Therorėsin“ e vetėvetes
    E pate dhembjen mė tė pakė...
      
    O! sikur kėng“ e zemrės s“ate,
    Qė ligjėroj aq mė tė kotė,
    Qė veē me fjalė dhemshurije
    20 U pat dėgjuar pėrmi botė.
      
    Ne gji tė ēdo mėmėdhetari
    Tė mund fa pėrtėritte mallė
    Dhe njė tė tėrė varg dėshirash
    Q“i thurri mėndja jote-e rrallė,
      
    25 Me ē“zė tė pastėr lavdurimi
    Do kish bekuar varfėritė!
    Vaj“ e njė ēasi-e kėngės s“ate
    Pėrjetėsisht do dil nė dritė!
      
    Po t“u pat thėnė short“ e verbėr
    30 Tė pėrvėlohesh nėr padije:
    Me mijė reze shkrepėtimi
    Mezi tė ndritish po njė fije...
      
    Dh“aher“ i dehur prej durimit
    Nė mall tė math tė kėngės s“ate,
    35 Kaq zilitar kėpute zemre
    Ē“mė tė paēmuarshmė ti pate.
      
    Dh“u ngritė pėr nė tė vėrtetėn
    Me fluturim tė artit mjeshtėr:
    U droth alltari jonė-i lashtė
    40 Sapo t“a ndjeu tė shentėn eshtėr.
      
    Se ngashėrim“ e vjershės s“ate
    Ish malli i fellė-e pa tė ngjarė,
    Posi njė krua pastėrsije
    Kėndimi yt nėr ne pat rarė;
      
    45 U pat tėrhequr shpirt“ i kombit
    N“atė vajtim aq tė lėnduar
    Q“e thurri gjuha jote-e-zjartė,
    Dhe balli yt i frymėzuar;
      
    Se bukuritė e-vetes s“onė
    50 Mendimi yt desh tė na falė,
    O! Fjal“ e pikave qiriri,
    E pika lotėvet, o Fjalė!
      
    Q“ahere dyke shpėnė sytė
    Nga Toskėri“ e Gegėrija,
    55 Shpesh e mė shpesh patm“ ėndėruar
    Si ndrin me famė Shqipėrija.
      
    Mes ligėsish armiqėrishte
    Stolismė lulen e vullnetit,
    Sbuluam gur margaritari
    60 Prej fundit thėthimtar tė detit.
      
    E m“i ēkėlqyer sesa djelli,
    M“i lum se kohėt qė mė s“janė
    Filloj pėr ne ndryshim“ i motit
    Mė njė tė pritme tė pa anė:
      
    65 Ti! Fjalėtor i mallėngjyer!
    Ti! kėng“ e ritur ndaj selvisė!
    Ti o rapsod i lasht“ i kombit,
    Ti pate pjesė — urgjin“ e zisė!
      
    A! po n“u trete prej mendimesh
    70 Me tėmbla t“ulura nėr duar:
    Nė ē“qjell tė larg pat gjetur prehje
    Kjo zemra jote-e pėrvėluar?
      
    Nga fluturoj bilbil-finoshi
    Q“e fryri era posi fletė?
    75 Ku vanė pendėt e pėllumbit
    Q“e shtiu nė dhet mėrgim“ i shkretė?
      
    Sikur tė shoh, i tmershme Frashėr,
    Ndaj po mban zi pėrgjithėmonė,
    Ti: mė besniku trashėgonjės
    80 I dashuris“ sė vendit t“onė!

    Mė lartė
    webmaster@letersi.com