| | |
| O kėngė pleqėrishte! Ti vjersh“ e Vendit t“em! |
| Ti fjalė qė mė dhimsesh e qė mė bėn ujem! |
| Tashi jam dėshėruar sė largu tė mė vish: |
| Dėgjoju, as dėgjoju! moj kėngė pleqėrish! |
| | |
| 5 | ...Nė hije tė kasollės qė nxin atje mi mal, |
| J-a nis me zė tė shtruar... j-a mer me dal-nga-dal. |
| J-a thua mė tė dhemshur... j-a, thua mė tė qarė... |
| J-a dreth e pėrvėluar... j-a zjen... e j-a heq zvarė... |
| Pastaj fillon tė ngrihesh, e nis e j-a thėrret: |
| 10 | Dh“aq letė-e ngreh sė poshti... aq fort e shpje pėrpjet... |
| Aq dyke mėrmėruar me zė tė parpalitur |
| Rėnkimi-i zemrės s“ate ronitet mė tė ngjitur... |
| Sa... qė nga lartėsira ku vate fluturoj... |
| Me sulm e ulėrimė kėputet si pėrroj... |
| 15 | E rrjeth pėr tatėpjetė prej kulmit qielluar |
| Si breshėr i thėrmuar... si lot i pėrvėluar... |
| Pastaj tė shuhet zėri... e rrihesh... edhe vdes: |
| Mjerimi-i vetėvetes tė thjevi mes-pėr-mes: |
| Sė felli-e pa mėshirė tė thjevi dhembja jote, |
| 20 | Dėshir“ e varfėruar e Kėngės magjiplotė! |
| | |
| O kėngė pleqėrishte! O vjersh“ e Vėndit t“em! |
| O fjalė qė mė dhimsesh, e qė mė bėn ujem! |
| O mall! O psherėtimė! O vajė! O lot i zi! |
| O shpirt i pėrvėluar qė qan nėr syt“ e mi! |
| 25 | Si ngrihet qė nga deti njė valė-e dėshėruar: |
| Nga fund“ i zemrės s“ate ti ngrihesh dyke vuar; |
| E prapė posi vala, qė bje sė-rish nė det: |
| Ti bje nė fellėsirėn e zemėrės sė vet. |