• Hyrja
  • ABBOTT, J. S. C. - Eastern Question, The
  • ANDERSON, Thomas M. - Irrepressible Conflict in the East, The
  • BAJRAMI, Isuf B - Cikėl poetik nga Isuf B. Bajrami
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė dashurie
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė popullore te rilindjes kombetare
  • BLIND, Karl - Crisis in the East, The
  • BLISS, Edwin Munsell - Eastern Question and Questions, The
  • BUNCE, O. B. - Turks, The Greeks and The Slavons, The
  • CARCANI, Selaudin - Sami Frasheri
  • DOJAKA, Abaz - Karakteri i lidhjeve martesore para ēlirimit
  • DUKA-GJINI, Pal - Prelė Tuli i Salcės
  • DWIGHT, Henry O. - Typical Turks
  • FISHTA, Gjergj - Anzat e parnasit
  • FRASHėRI, Sami - “Fjalėt e urta”
  • GRAMENO, Mihal - Vepra
  • HASANI, Hasan - Ajkuna e Rugoves
  • HOXHA, Enver - 'Vetadministrimi' Jugosllav, teori dhe praktikė kapitaliste
  • HOXHA, Rexhep - Tokė trėndafilash
  • KARAISKAJ, Gjerak - Pesė mijė vjet fortifikime nė Shqipėri
  • KEEP, Robert P. - Boundary of Greece, The
  • LONGFELLOW, Henry W. - Scanderbeg
  • MAYHEW, Athol - Selected Articles
  • MJEDA, Ndre - Vjershash pėr fėmijė
  • PANJOHUR - Life of Ali Pacha
  • PORADECI, Lagush - Vdekja e Nositit
  • QOSJA, Rexhep - Panteoni i rralluar
  • SHKURTI, Spiro - Kontribut per hartėn kostumologjike tė rrethit te Sarandės
  • VDEKJA E NOSITIT

    LAGUSH PORADECI

    II. FUSNOTA

    Poezinė e Lasgush Poradecit e ka pėrcjellė kritika letrare shqipe edhe nė kohėn kur kjo ėshtė botuar nėpėr revista e publikime tė ndryshme edhe mbas daljes nė libra tė veēantė. Mirėpo, edhe sot nė shqip nuk kemi njė shkrim kritik-monografik mbi veprėn poetike tė tij. Kėtu vetėm po pėrkujtojmė idetė qė shprehen nė disa nga artikujt kritikė mbi veprėn e tij, qė nė njė mėnyrė kanė ndikuar nė formimin e mendimit tė lexuesit shqiptar mbi veprėn e kėtij autori. Shkrimet po i pėrmendim kronologjikisht siē janė botuar nė njė rrjedhė kohe prej njė gjysmė shekulli.

    1. (1929, Gazeta e re, 22 shkurt, fq. 3.)

    Nė kėtė numėr tė gazetės botohet artikulli i Eqrem Ēabejt: Mbi poezinė e Lasgush Poradecit. Nė krye tė artikullit Ēabej pohon: „Po sa di vetė, gjer tani kurrkush nuk ėshtė marrė estetikėrisht me poezinė e Lasgush Poradecit-”, prandaj nė vazhdim mundohet ta plotėsojė kėtė boshsi nė mendimin kritik mbi kėtė poezi. Nė kėtė rrugė tė gjakuar autori niset duke e nxjerrė personalitetin krijues tė Lasgushit duke e krahasuar me poezinė shqipe dhe poetėt shqiptarė nė njė anė dhe me poetėt modernė tė Europės nė anėn tjetėr. Asokohe poezinė shqipe e vėshtron tė ndarė nė dy periudha. Nė tė parėn hyjnė poetėt e Rilindjes me nė krye De Radėn e Naimin, tė cilėt mirreshin mė shumė me ndezjen e zjarrit pėr lirimin e Atdheut, dhe nė poezi merreshin mė shumė me ēėshtje etike, i cili orientim nganjėherė kalon nė zonat e religjionit. Nė periudhėn e dytė vijnė poetėt qė shkruajnė mbasi Shqipėria ta ketė fituar pavarėsinė, te tė cilėt „...ideja kombėtare i le udhėn idesė njerėzore”. Poetėt merren me „vegime mė tė thella”. Kėtu nis poezia moderne shqiptare me pėrfaqsuesit e saj tė parė Asdrenin dhe Lasgush Poradecin.

    Ēabej jep dhe njė pasqyrė tė poezisė moderne tė kohės nė Evropė: Nė Gjermani, Rilke e Stefan George; nė Francė: Bodėleri, Verleni, Rembo e Valeri; nė Itali, D“Anuncio e Paskoli, nė Rusi, Jesenini. Bir tė kėsaj kohe e sheh dhe Lasgush Poradecin. Nė vijim tė artikullit shkruan: „Lasgush Poradeci na hap portėn e njė jete tė re nė poezinė shqiptare, njė „frisson neuf? siē pat thėnė V. Hugoi pėr vjershat e Baudelaireit, lind e rritet nė lėmėn e kėngės shqiptare njė stil i ri, tė cilin do ta kėrkosh mė kot ndėr poetėt e tjerė shqiptarė, po mė kot edhe nėr shkrimtarėt e huaj nga shkaku i origjinalitetit qė shquan kėtė poet djalosh. Kėtu ndjenja e mendime qė nuk kish guxuar e s“kish arritur kurrkush nėr Shqiptarėt e pendės t“i ēfaēte, kėtu njė stil i munduar, i cili ndryshon nga shkrimi i njė Naimi..., si bie fjala, njė pjesė bettoveniane nga njė mozartiane. Ky pra ėshtė stili modern, stili i Lasgush Poradecit”.

    „Ē“e ndryshon nga tė parėt ėshtė thellėsia... ėshtė vjershėtori mė i thellė qė ka shkruar nė shqipet; nė qoftė se kjo nuk ėshtė vėnė re gjertani, shkaku ėshtė se mė tė shumėt nuk e kuptojnė poezinė e tij, e cila me fjalė e mėnyra foljesh fare tė thjeshta, e shumė herė popullore, arrin tė koncentrohet aq sa mundet tė nxjerrė nė dritė mendimet mė tė thella, ndjenjat mė labirintike, idetė mė tė larta. Dhe po tė kėndohet Lasgushi me dashurinė, do tė vėrtetohet thellėsia e tij e pashoqe, nė mos sot, nga brezat qė do tė vijnė”.

    Pra, si shihet, Ēabej vė nė plan tė parė origjinalitetin e Lasgushit, tė lidhurit e tij me poezinė shqipe po dhe hapin e tij nė pasurimin e saj. Pra, dallimin e Lasgushit nga paraardhėsit e sheh jo nė gjuhėn poetike, siē do tė thuhet shumė herė mė vonė, por nė thellėsitė e ideve, nė ndjenjat labirintike. Shi atėherė, duke e hetuar thellėsinė e vjershave tė Lasgushit, Ēabej e hesht tezėn mbi mundėsinė e leximit tė gabueshėm tė tij, apo tė pamundėsisė sė leximit nė mesin e konzumentit shqiptarė tė poezisė, i cili mė shumė i pėlqen vjershat si „Kroi i Poradecit” se sa vjershat e thellėsive tė ideve. Nė vijim tė artikullit ky problem ėshtė kapur dhe mė hapur: „Po moskuptimi i lehtė, errėsia e disa vjershave tė tija, nuk ėshtė njė e metė, pėrkundrazi njė element i gjithė shkrimeve tė thella nė botė qė prej poemave indiane e, nėpėr Kuranin, gjer mė sot. Fundi i fundit ēdo thellėsi ėshtė e errėt. Dhe faji s“ėshtė aq“i gjeniut sa i publikut mendjeshkurtė. Vlera e mendimeve tė Ēa-bejt mbi vjershat e thellėsive tė Lasgushit do tė jetė aktual edhe mė vonė nė rrjedhėn e kohės, madje edhe sot, sepse ky grup i vjershave tė poetit tonė tė njohur kurr nuk ėshtė kuptuar, mirėkuptuar e interpretuar si duhet deri mė sot. Mendimi mė interesant nė kėtė artikull mė bėhet ky: „Njė tjetėr send karakteristik pėr tė: ky ėshtė poet lirik nė kuptimin mė tė vėrtetė tė fjalės: nuk do tė gjesh tė ėmbla e tė buta melodi; mė shpesh vjershat e tija janė drama dhe shumė prej syresh tragjedi tė vogla; shquan prologun, aktin e parė tė dramės, kulmin e dramės, pastaj, si vala e detit e „kėngės pleqėrishte, bie, bie, bie, pasi pat luftuar shpirti i munduar...” Kjo tezė e thėnė kaq heret mbi Lasgushin jo poet tė vėrtetė lirik, qė duket shumė interesante si ide, nuk ėshtė zhvilluar asnjėherė nė interpretimet e mėvonshme tė Lasgush Poradecit, ndonėse tashti mė bėhet, se po tė ndiqet kjo ide nė interpretim mund tė japė rezultate tė rėndėsishme.

    Eqrem Ēabej, nė shqyrtimin e poezisė sė Lasgushit dhe tė vlerave tė saj, e shihte kėtė poet ...„tė cilin Shqipėria do t“ia falė njėherė botės”. Ky parashikim i tij nuk ėshtė realizuar as sot, por jo pse nuk ka vlera Lasgushi, po nė njė anė pėr shkaqe jashtletrare, e nga ana tjetėr pėr shkak tė problemeve qė nxjerr pėrkthimi i suksesshėm i poezisė sė tij. Qė tė dalė Lasgushi nė botė duhet ta ketė pranė njė pėrkthyes tė lartėsisė sė vlerave tė tij poetike.

    2. (1932, Minerva, nr, 4-5)

    Nonda Bulka boton njė artikull tė shkurtė me titull Horizonte tė reja tė letėrsisė kombėtare, nė tė cilin parabolikisht don tė hetojė momentin e atėhershėm tė krijuesve tė rinj duke u pėrpjekur ta lidhė kėtė me momentin shoqėror tė vendit dhe tė kohės. Pėr Lasgushin shkruan: „Lasgush! nuk ka hedhur sytė rrotull tij pėr tė parė njerinė qė rjep nje-riunė, vėllanė qė vret vėllanė. A nuk ka parė se si virtyti zhduket dhe thėthitet prej interesit? S“ka kuptuar se ati e do tė birin pėr interes, se „qendra e gravitacionit” tė ēdo veprimi njerėzor ėshtė interesi?... Qan, lėngon dhe shfrynė poeti njė dashuri tė demoduar dhe anakronike. I lutet njė Perėndije pa ditur mirė ku e ka banesėn kjo Perėndi. Pėrpėlitet zall mė zall dhe pastaj...”.

    Si shihet nga ky apostrofim parabolik, autori don ta bėrė artin njė me jetėn, ta vlerėsojė me kritere jashtletrare, me kritere tė realitetit, dhe nga poezia kėrkon njė ndikim tė shpejtė, tė atypėratyshėm, qė do tė thoshte ta zbriste poezinė nė nivelin e pamfletit, tė artikullit tė gazetės.

    3. (1936, Knjiga o Balkanu, I, fq. 347)

    Skender Luarasi boton njė artikull panoramik nė serbokroatisht me titull Moderna književnost u Arbaniji (Letėrsia moderne nė Shqipėri), nė tė cilin shkruan pėr Lasgushin: „Nėse tashti kalojmė nė letėrsinė mė tė re shqipe, ne pa farė luhatjesh do t“ia jipnim palmėn poetike poetit tonė mė tė ri, qė quhet Lasgush Poradeci (1899), poetit tė pastėr dhe filozofit tė merituar. Vargjet e tij tė pėrsosura nuk pranojnė kurrėfarė vėrejtjesh sa i pėrket formės. Mė tepėr me origjinė proletare, ai ka mundur tė ngritet pėrmbi kėtė jetė dhe tė bėhet artist nė kuptimin e plotė tė fjalės, duke krijuar nė njėfarė „larpurlari”, duke shpaluar nė vjershat e veta botėn e ndjenjave dhe tė ideve. Ai kalon pėrtej kufijve tanė politikė. Prandaj niset tė kėrkojė inspirimet e veta poetike, jo vetėm nė poezinė gojore shqipe, por nė poezinė gojore nė pėrgjithėsi.

    „Lasgushi i ka ndarė veprat e veta nė cikle. Poezitė e tij erotike zėnė vend nė ciklin e katėrt. Nė mesin e kaq motiveve nga tė cilėt dridhen telat e lirės sė tij, tė pėrmendim nostalgjinė e shkuarjes nė vjershėn „Partir, c“est mourir un peu” (me shkue do tė thotė me vdekė ngapak), tė cilėn poeti ynė e ka ndierė mė shumė se ēdokush tjetėr.

    „Duhet tė theksohen edhe dy seri tė poezive tė tij filozofike nga tė cilat njėra ka titullin „Vallja e pėrjetėsisė” e tjetra „Vallja e vdekjes”. Si shihet autori, nė njė tekst konstatues prek disa nga temat e Lasgushit, motivimet dhe pėrsosjen e krijimit tė vargjeve. Shkrimi, pra ėshtė shkruar mbas daljes sė Valles sė yjve.

    4. (1937, Ylli i zemrės, mbasthėnie)

    Mitrush Kuteli, si pėrkujdesues me rastin e botimit tė kėtij libri, shkruan parathėnien e librit me titull fjala e editorit, nė tė cilėn, nga njė anė jep shėnime mbi veprat e Lasgushit, me rastin e botimit, shėnime mbi kohėn kur dhe ku janė botuar veprat e tij, mbi mėnyrėn e komponimit tė librit, nėrsa nė pjesėn e dytė tė kėtij shkrimi i bėn njė vėshtrim veprės poetike tė poetit. Shkrimi i Kutelit mbi Lasgushin mbetet, edhe sot, ndėr shkrimet mė tė plota dhe mė tė suksesshme. Ky ėshtė njė shkrim para-frazė e veprės poetike tė Lasgushit. Autori niset kryesisht nga shpalimi i formės sė poezisė sė kėtij autori, duke e konsideruar formėn si element primar nė krijimet poetike, pėr ēka do tė kritikohet mė vonė. Autori nė njė rast shkruan: „Sa pėr stilin ky nuk ėshtė pėrveē se mėnyra e rradhosjes sė fjalėve nė vargje”. Ky pėrkufizim i stilit ndoshta mund tė jetė edhe moto qė ėshtė ndjekur nė vėshtrimin e tij kritik. Shkrimi pėrqėndrohet nė paradigmėn poetike tė Lasgushit, e kurrnjėherė nė sintagmėn, ndėrsa edhe kur bėhet kjo bėhet nė mėnyrė tepėr pėrshkruese pa e pasė gjetur deri nė fund funksionalizimin e for mave nė poezi dhe vlerėn e tyre poetike. Kuteli pėrpiqet tė flasė me gojėn dhe me gjuhėn e Lasgushit, do thėnė gjatė shkrimit mrekullohet rne poetin. Prandaj, edhe interpretimi i temave dhe i problemeve qė shtron poeti nė poezinė e tij, bėhen duke i emėruar ato njėherė, duke i shqiptuar bashkė me poetin, pėr tė shtrirė ndonjė koment. Janė interesante tė pėrmenden kėtu dy konstatime tė kėtij shkrimi: 1) „Lasgushi ėshtė poet shqiptar, i vetmi poet shqiptar, qė mendon, flet e shkruan shqip”, mendim qė do tė gjejė diskutimi nė njė artikull tė mėvonshėm tė Kristė Malokit; dhe 2) „...kur gjendet brenda realitetit Poeti nuk ėshtė nė elementin e vet pikėrisht posi „albatros” i Baudelaire-it. Kėto dy konstatime, sidomos ky i fundit, eksplikojnė frymėn e shkrimit tė Kutelit, qė pos analitik, do tė jetė nė rradhė tė parė himnizues dhe inrekullitar pėr poetin, edhe nė rastet kur gabon thellė dhe i ik pikėrisht intencės dhe programit poetik tė Lasgushit. Teza se Lasgushi nuk ėshtė i lidhur me realitetin, pėrsėritet pavetėdijshėm edhe kėtu. Ndoshta duhet pėrmendur edhe njėherė me kėtė rast se Lasgushi nuk ėshtė njė Albatros qė ndihet qesharak nė tokė, por njė Pelikan i vetėflijuar nė jetė pėr tė tjerėt. A nuk e shqipton kėtė fuqishėm Lasgushi nė poezinė Vdekja e Nositit?

    5. (1938, Pėrpjekja shqiptare, nr. 18, fq. 333-350)

    Rriste Maloki boton pjesėn e parė tė njė artikulli (tė dytėn ndoshta s“e ka shkruar kurrė, sepse ky autor edhe me raste tė tjera boton fragmente, pėr Naimin, bie fjala, e vijimin s“e boton tutje) mbi poezinė e Lasgushit, me titull A asht poet Lasgush Poradeci? Artikulli ėshtė i shkruar rnė shumė si shfaqje e pikėpamjeve tė autorit mbi poezinė, poetin, artin e fjalės, pėr ta kundėrshtuar shkrimin e Kutelit mbi Lasgushin, se sa si shkrim mbi poezinė e Lasgushit. Maloki ndonėse nė krye tė punės sė vet shtron kriteret e shkrimit tė mirė nė kritikė: „pastriė ner qėllime, drejtėsie ner gjykime dhe vėrtetėsiė ner paraqitje” nuk u pėrmbahet kėtyre kritereve, sepse duke u pėrpjekur tė pėrhapė, pėrqan „mjegulla”, si u thotė ai, rreth Lasgushit, ai vetė krijon mjegulla tė reja duke ikur nga teksti dhe duke u pėrpjekur ta shtrijė poetin tonė nė shtratin e psikanalizės (psikologjisė analitike, thotė Maloki). Autori shtron pyetjen a duhet tė jetė poezia qėllimore (nė kuptimin e sotėm e angazhuar, qė nėnkupton angazhimin social?) Duke iu pėrgjegjur kėsaj pyetjeje Maloki pėrpiqet tė bėjė njė tipizim, karakterizim tė shkrimeve poetike nė tė shkuarėn dhe nė tė tashmen, kohėn e tij: „...ner kohna tė vjetra asht shkrue poezija si mjet edukimi tė personalitetit (nė kuptimin e Goethes), sot priten prej sajė ma fort efekte socjale dhe kolektive”. Nė kėtė mėnyrė Maloki nuk mund ta futė Lasgushin nė kėtė skeme, as si poet: Vetėdije e Kombit, as si poet social, duke pasė menduar se skema e tij i shterrė tė gjitha interesimet e mundshme poetike. Kėrkon poezi sociale si prodhim tė kohės, ndėrsa nga ana tjetėr, kėrkon po nė kėtė kohė shembėll poeti, tė krahasueshėm me Gėten! Konstatimi i tij se nė poezinė e Lasgushit: „...ndihet mungesa e fdo problemi shpirtėnore shqiptar dhe me te bashk mungesa e njė koloriti karakteristik shqiptar” ėshtė i papranueshėm.

    Shkrimi i Malokit nė tėrėsi mbetet nė hijen e njė konstatimi tė shkruar brenda tij: „Pakt asht qė Lasgushi ka hy njė herė e pėrgjithmonė nė leteraturėn shqiptare e vepra e tijė kėrkon prej nesh — kėshtu o ashtu — njė studjim serjoz”.

    6. (1956 (?) Lasgush Poradeci: Lirika, parathėnie)

    Me rastin e gjashtėdhjetėvjetorit tė lindjes sė poetit, mė 1956 (?) nė Tiranė u botua njė vėllim me vjersha tė zgjedhura tė Lasgush Poradecit, me titull Lirika. Zgjedhjen e ka bėrė Muzafer Xhaxhiu, qė ėshtė dhe shkrues i parathėnies me titull Disa shėnime rreth jetės dhe veprės poetike tė Lasgush Poradecit. Nė artikulim e Xhaxhiut pėrmenden shumė mendime, mė mirė tė themi pėrsėriten, qė ishin thėnė e shkruar mė para tij pėr veprėn e poetit. Po ne do tė ndalemi e t“u japim zė disave qė jipen mė thekshėm kėtu. Sė pari, autori i shkrimit tė pėrmendur pranon dijen e gjėrė letrare dhe kulturėn e Lasgushit, mirėpo nė njė mėnyrė kėtė dhe e sheh si fajtorė pėr njė mėnyrė tė errėt tė shkrimit tė tij. Botėkuptimin e „errėt mistiko-teozofik” tė Lasgushit e sheh tė formuar nga dija qė kishte marrė ky poet nga filozofit idealiste tė Europės. Nė veprėn e Lasgushit do tė gjejė „ide mistike dhe fataliste” megjithqė nė shkrimin e tij nuk mundohet tė japė argumentime shterruese po vetėm kėnaqet me konstatimet. Nė thumbin e kritikės sė tij janė pikėpamjet dhe idetė e vjershave tė Lasgushit mbi krijimin dhe Pėrjetėsinė. Gjithnjė nė kėtė frymė ai do tė shkruajė: „Nė poezitė filozofike pėr jetėn, vdekjen, lėndėn apo shpirtin, madje edhe nė mjaft vjersha tė dashurisė, ku mendimet janė tė mbyllura nė teozofi dhe misticizėm, forma poetike ėshtė e pėrdhunuar, plot artifise dhe formalizėm”.

    Nga ana tjetėr ky autor nė shkrimin e vet ngreh nė kulm vjershat e Lasgushit me motive dashurie, nė tė cilat ndihet mėnyra e kėndimit shqiptar, e krahasuar dhe e matur, tradicionalisht me kėndimet e Naimit. Nė kėtė vijė hyjnė edhe vjershat me motive popullore. Ai pėrmend gjuhėn poetike tė Lasgushit, gjithnjė duke pėrfolur dhe vjershat. Pėrfundimi i tij ėshtė se: „Lasgush Poradeci ėshtė poet me plot gojėn, „kėngėtor finosh” dhe i ėmbėl i natyrės dhe i dashurisė”, qė ėshtė njė simplifikim i ēuditshėm i vlerave tė Lasgushit.

    7. (1965, Buletin shkencor i Institutit pedagogjik dyvjeēar tė Shkodrės, fq. 3-57)

    Nė kėtė buletin Vehbi Bala boton studimin Lidhjet letrare shqiptare-rumune, nė tė cilin pos tjerash shtron tezėn e ndikimit tė madh tė poetit romantik, Mihai Emineskut nė poezinė e Lasgush Poradecit. Ndikimet i sheh nė temat dhe nė fjalorin poetik, mirėpo argumentimet nuk janė tė mjaftueshme, sepse nuk janė ndjekur sa duhet burimet e formimit dhe tė dijes sė Lasgushit tė cilat nisin nė trashėgiminė poetike shqipe nė tė parė, mė sė hetueshmi nė poezinė e Naim Frashėrit, dhe hapėn nė literaturėn europiane tė cilėn poeti ynė mund ta lexonte nė origjinal, e deri nė mitologjinė e Vedave induse tė cilat Lasgushi i njihte mirė qė nė rini.

    8. (1967, Rexhep Qosja, Dialogje me shkrimtarėt, fq. 135-177)

    Nė kėtė libėr gjindet studimi i Rexhep Qosjes mbi poezinė e Lasgush Poradecit. Ky shkrim u shtrohet mė shumė kėrkesave tė njė shkrimi historik-letrar se sa kritik-analitik, prandaj merret me mundėsinė e gjetjes sė vendit tė Lasgushit nė historinė e letėrsisė shqipe nė radhė tė parė, dhe me gjendjen e poezisė sė tij nė relacion me poetėt bashkėkohės tė Europės. Intencėn e shkrimit e paraqet njė konstatim qė ėshtė dhėnė nė fillim tė studimit: „Lasgush Poradeci ndien si romantik, mendon si klasicist, asht i vetmuem dhe i hermetizuem shpirtnisht si simbolist dhe i kujdesshėm ndaj formės e vargut si parnasist. Asht ekliktik dhe origjinal nė ēdo pikėpamje”.

    Ky konstatim shtrohet nė formėn e tezave dhe gjakohet tė eksplikohet nė gjithė tekstin e studimit. Rezultatet nuk dalin gjithėherė tė sakta ndoshta pikėrisht pse kėrkohen me ēdo ngulm edhe aty ku nuk mund tė gjenden, nėpėrmes tė lidhjeve qė nuk janė lidhje relevante dhe tė forta. Kėtė insistim me kėmbėngulje tė shprehur nė fillim ndoshta mė sė miri e shpreh konstatimi antinomik i pamundshėm, i paqėndueshėm: Origjinal dhe eklektik, e sidomos i thėnė pas konstatimit ku Lasgushi pėrafėrohet me poetė tė shekullit tė kaluar, kryesisht frengė. I gjithė shkrimi qė gjakon tė ketė natyrė interpretative, pėrbrenda kėtij studimi, ngritet mbi njė varg tė Lasgushit: Bukuri! tmerisht e dashur, llaftari! tmerisht e bukur, i cili varg pėrsėritet nė ēdo kaptinė tė studimit, pa u pasė interpretuar asnjėherė, por duke u quajtur varg larpular, varg tė cilit nuk mund t“i gjinden shpjegime tė tjera pos shpjegime formale! Po tė interpretohej e tė kuptohej drejt ky varg nė kontekstin e poetikės sė Lasgushit, Qosja nuk do ta truante poetin edhe pėr qėndrimin e tij ndaj frymėzimit: „Tue pritė frymėzimin, poeti Lasgush Poradeci mbetet pa shkrue ma tepėr, mbetet pranė variantave tė tė njajtit motiv(...) E nėqoftėse ndonji poet ia ka pa sherrin qėndrimit tė vet mistik ndaj gjenezės sė poezisė, ky asht Lasgushi”. Pra kėto janė konstatime qė nuk do tė dilnin si tė tilla sikur tė ishin pėrfundime tė analizave paraprake tė vjershave tė Lasgushit. Nė kėtė studim preket edhe problemi i sistemit poetik-filozofik tė Lasgushit, dhe nė kėtė pikė nė studimin e Qosjes Lasgushi del i dėshtuar, sepse autori i studimit nuk bėn me kohė dinstinksionin e sistemit poetik, dhe tė implikimeve filozofike qė dalin nga vargjet nga doktrina filozofike, qė Lasgushi s“besoj ta ketė pasur ndonjėherė ndėr mend. Pikėrisht kjo ėshtė rezultat i vetė metodės sė Qosjes, qė u afrohet veprave poetike, duke u pėrpjekur t“i pėrkthejė ato nė nocione e terma qė nuk janė tė fushės sė letėrsisė. Pra, ai krijon njė alegorezė tė krijimeve poetike tė Lasgushit. Ne studimin e Qosjes pėrsėritet dhe njėherė ēėshtja e poezisė sė Lasgushit dhe problemit social, i cili vetėm pėrsėritet si dhe nė shkrime tė hershme mbi kėtė poet. Qosja mund tė shtojė edhe kėtė: Ai (poeti, S. H.) s“ka utopi sociale).

    9. (1976, Mihai Emmescu, Ylli i dritės, Pasthėnie).

    Nė mbasthenien e kėtij libri Poezia e Mihal Eminescu-t, Rexhep Ismajli, pasi flet mbi poezinė e Emineskut, diskuton edhe ēėshtjen e ndikimit tė tij te poetėt shqiptarė, e edhe nė poezinė e Lasgush Poradecit, nė kaptinėn Eminescu-Asdreni-Lasgushi. R. Ismajli diskuton mendimin e Vehbi Balės dhe me argumenta tė fortė e hedh poshtė duke pėrfunduar se poetikisht epėrsia e Lasgushit ndaj Emineskut ėshtė e dukshme. Ndėrsa, sa pėr ndikimet e tjera qė do t“i ketė marrė Lasgushi pėrmes poezisė sė Emineskut, — Ismajli thekson se poeti ynė kishte njė informim dhe formim tė thellė letrar, dhe letėrsitė e Europės i lexonte nė origjinal. ėshtė karakteristike domethė-nia e fjalisė pėrfundimtare tė kėtij teksti qė shtrihet si apel, si thirrje, si kritikė: „Kjo do tė thotė se komparativistėt tanė ende nuk janė liruar nga koncepcionet dhe psikologjia centriste, qė i vret vlerat”. Kjo shtrin kėrkesėn qė kur flasim e shkruajmė pėr poezinė ėshtė mirė tė nisemi pėrherė nga teksti konkret, tė bėjmė interpretimin e tij, dhe interpretimin e figurave poetike e nocioneve, pėr tė gjetur venfikimin e tyre njėherė brendapėrbrėnda sistemit poetik tė autorit, e pasi tė jetė bėrė kjo punė, tė kėrkohen lidhje e pėrgjasime. Pėrndryshe, krahasimet me teza paraprake nuk i zbulojnė vlerat origjinale, japin rezultate tė gabueshme tė kėrkimeve.


    Mė lartė
    webmaster@letersi.com