• Hyrja
  • ABBOTT, J. S. C. - Eastern Question, The
  • ANDERSON, Thomas M. - Irrepressible Conflict in the East, The
  • BAJRAMI, Isuf B - Cikėl poetik nga Isuf B. Bajrami
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė dashurie
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė popullore te rilindjes kombetare
  • BLIND, Karl - Crisis in the East, The
  • BLISS, Edwin Munsell - Eastern Question and Questions, The
  • BUNCE, O. B. - Turks, The Greeks and The Slavons, The
  • CARCANI, Selaudin - Sami Frasheri
  • DOJAKA, Abaz - Karakteri i lidhjeve martesore para ēlirimit
  • DUKA-GJINI, Pal - Prelė Tuli i Salcės
  • DWIGHT, Henry O. - Typical Turks
  • FISHTA, Gjergj - Anzat e parnasit
  • FRASHėRI, Sami - “Fjalėt e urta”
  • GRAMENO, Mihal - Vepra
  • HASANI, Hasan - Ajkuna e Rugoves
  • HOXHA, Enver - 'Vetadministrimi' Jugosllav, teori dhe praktikė kapitaliste
  • HOXHA, Rexhep - Tokė trėndafilash
  • KARAISKAJ, Gjerak - Pesė mijė vjet fortifikime nė Shqipėri
  • KEEP, Robert P. - Boundary of Greece, The
  • LONGFELLOW, Henry W. - Scanderbeg
  • MAYHEW, Athol - Selected Articles
  • MJEDA, Ndre - Vjershash pėr fėmijė
  • PANJOHUR - Life of Ali Pacha
  • PORADECI, Lagush - Vdekja e Nositit
  • QOSJA, Rexhep - Panteoni i rralluar
  • SHKURTI, Spiro - Kontribut per hartėn kostumologjike tė rrethit te Sarandės
  • VDEKJA E NOSITIT

    LAGUSH PORADECI

    EJA, MOTėR

      
    I
      
    Kur vjen tė mugėtit e qetė
    Qė nėpėr pyj e nėpėr male,
    Nė shpirtin t“im pushon ēdo jetė
    E bije nata me-nga-dale.
      
    Ahere ēduket yll“ a ditės
    T“u dredhur heshtazi nė natė,
    Dh“e mbyll vėshtrimin vetėditės
    Prej hapėsirės sė pamatė.
      
    Sesi m“a nxin, o! dashurinė. —
    10 ...Po dita shuet, dita ndezet,
    E gjith mė dėndur venė-e vinė
    E perėndimet e mėngjezet...
      
    Mė dridhet shpirti posi fleta
    E buzėqesh sa vjen mė rallė,
    15 E jet“e vet q“e rroj vėrteta
    Mė shembėllėn me njė pėrrallė.
      
    Nė kėtė ēas tė perėnduar,
    Ku po mė dirgjen syt“ e qarė,
    Mos u zembro se pata vuar
    20 E tė thėrrita me llaftarė;
      
    Mos bėj tė keq se pėr sė pari
    Mė pati bindur dashurija
    Tė bėjė sumbulla prej ari,
    Prej pika loteve tė mija:
      
    25 Ndaj vėndi-i zi, ku mbeēė-i huaj,
    As eja! motėr, si ngahera!
    As afėro-m“u! tė tė ēquaj
    Nėr mijė vashėza tė tjera!...
      
    Sepse tashi jam dėshėruar
    30 Qė tė mė ēfaqesh ndaj nat“herė:
    Mi syt“e mi q“u patnė shuar
    Magjin“e syvet t“i m“a shtjerė;
      
    Mė kuvendo me zė tė tretur
    Gjith mė sė paku-e mė sė paku,
    35 M“a ēik qipallėzėn e fjetur
    Me gishtėrinj si prej zėmbaku;
      
    Edhe kėshtu qėndro pėrjetė
    Larg njerėzisė-e pranė meje:
    Tė tė pushtoj me shpirt tė nxetė,
    40 Posi me flakė prej rrufeje. —
      
    II
      
    ...Ndaj do m“i falish syt“e tua,
    Qipallė-dėndur-tatėpjetė.
    Do mė vėrresh posi pallua
    Drejt mun nė zemėrzėn e shkretė.
      
    45 Dh“ahere soje do buēasė
    Prej dhemshurish njė yll sė brendi,
    E pamj“e lumtur do mė ngjasė
    Sikur fa shihnja pėrnjėmėndi;
      
    E pamj“e jetės sė vėrtetė
    50 Do tė mė ngjasė-e ėndėruar,
    Kur tė mė ēikish hije-letė,
    Me gishtėrinj tė llaftaruar.
      
    Ah! motėr ti! se gjith mė fshijesh
    Nga ēasi-i ditės kujtim-mirė:
    55 Dhe ja!... posi nėr dritė-hijesh
    Mė vjen e shkon nė mugėtirė.
      
    Mė ēdukesh ditėn e mė dukesh
    Pa tė pandehur nat“-pėr-natė:
    Fytyr“e thurrur prej balukesh
    60 Mė buzėqesh me pėrgjėratė.
      
    Dh“as pėr kudo s“tė ēfaqet hija,
    As pėr sė fundi-as pėr sė pari —
    Veē kur-e-kur nga syt“ e mija
    Lėshoj dy sumbulla prej ari:
      
    65 Dh“ahere ndjej se mė je qasur
    E dhemshurisht mė puth nė ballė,
    E mall“ i zemėrės sė plasur
    Mė psherėtin sa vjen mė rallė.
      
    Edhe stolitė-e dashuritė
    70 Mė sillen varg nėr pikėllime,
    Pa del nė qjell njė yll me dritė
    Prej shpirtit t“im, o motra ime.

    Mė lartė
    webmaster@letersi.com