|
Hyrja
ABBOTT, J. S. C. - Eastern Question, The
ANDERSON, Thomas M. - Irrepressible Conflict in the East, The
BAJRAMI, Isuf B - Cikėl poetik nga Isuf B. Bajrami
BERISHA, Rrustem - Kėngė dashurie
BERISHA, Rrustem - Kėngė popullore te rilindjes kombetare
BLIND, Karl - Crisis in the East, The
BLISS, Edwin Munsell - Eastern Question and Questions, The
BUNCE, O. B. - Turks, The Greeks and The Slavons, The
CARCANI, Selaudin - Sami Frasheri
DOJAKA, Abaz - Karakteri i lidhjeve martesore para ēlirimit
DUKA-GJINI, Pal - Prelė Tuli i Salcės
DWIGHT, Henry O. - Typical Turks
FISHTA, Gjergj - Anzat e parnasit
FRASHėRI, Sami - Fjalėt e urta
GRAMENO, Mihal - Vepra
HASANI, Hasan - Ajkuna e Rugoves
HOXHA, Enver - 'Vetadministrimi' Jugosllav, teori dhe praktikė kapitaliste
HOXHA, Rexhep - Tokė trėndafilash
KARAISKAJ, Gjerak - Pesė mijė vjet fortifikime nė Shqipėri
KEEP, Robert P. - Boundary of Greece, The
LONGFELLOW, Henry W. - Scanderbeg
MAYHEW, Athol - Selected Articles
MJEDA, Ndre - Vjershash pėr fėmijė
PANJOHUR - Life of Ali Pacha
PORADECI, Lagush - Vdekja e Nositit
QOSJA, Rexhep - Panteoni i rralluar
SHKURTI, Spiro - Kontribut per hartėn kostumologjike tė rrethit te Sarandės
|
VDEKJA E NOSITIT
LAGUSH PORADECI
BJENė TELAT
(RAPSODI)
| | |
| Bjenė telat venė-e vinė, |
| Po na tundin Shqipėrinė, |
| Toskėrinė, Gegėrinė, |
| Mė ēdo vėnd, mė ēdo krahinė: |
| 5 | Qė nė Shkodėr nė Janinė, |
| Qė nė Vlorė-e nė Prishtinė: |
| Opopo! ē“fitoj lirinė! |
| Opopo! ē“u ngrit rremeti! |
| Seē u tund si valė deti: |
| 10 | Po si det qė vjen me valė, |
| Po vjen rėndė-e me-nga-dalė |
| E po ndjek Smail Qemalė: |
| Smail-burri-i shpje nė Vlorė |
| Me flamur tė kuq nė dorė, |
| 15 | Me flamurin e lirisė, |
| Mun nė thelb tė Shqipėrisė! |
| Shqipėri! moj Shqipėri! |
| Hidh-e larg atė shami |
| Qė tė treti nė tė zi, |
| 20 | Nė vajtim e robėri! |
| Se qė sot e paskėtaj |
| Mė s“ke breng e mė s“ke vaj! |
| Se qė sot e kėsaj dite |
| | |
| Ti m“u ndrite-e vetėtite |
| 25 | Posi yll me reze dritė! |
| Se qė sot e qė tash! |
| Po tė ndrin njė yll i ri |
| Mun nė zemr“ e mun nė gji! |
| Pa ke nder e madhėri! |
| 30 | Ke gėzim e lumtėri! |
| Ke flamur tė-kuq-tė-zi! |
| Ke liri! liri! liri! |
| Rrofsh! e lira Shqipėri! |
| Rroftė! tha Smail Qemali |
| 35 | Me zembrim, si zėrė mali; |
| Rroftė! j-u pėrgjiq rremeti, |
| Pa u tund si valė deti; |
| Rroftė! fusha ushėtiu, |
| Rroftė! pylli uturiu, |
| 40 | Rroftė-e deti j-a buēiti! |
| Rroftė-e pushka j-a kėrciti! |
| E sakaq njė vall“ e madhe |
| U pėrhap n“ato luadhe: |
| Ishte vall“ e dashurisė, |
| 45 | Nė luadhet e lirisė, |
| Mun nė thelb tė Shqipėrisė! |
| | |
| Dh“atėhere... nėnė mal... |
| Nisi kėnga me-nga-dal...; |
| Nisi kėng“ e shentėruar, |
| 50 | E j-a mori mė tė shtruar...; |
| E j-a drodhi mė tė qarė... |
| E j-a zjeu... j-a hoqi zvarė...; |
| E pastaj si mė s“u ndje, |
| Zu tė ngrihet qė pėrdhe |
| 55 | Gjith mė nge... e gjith mė nge...; |
| Pasi shkoj e zė mė s“kishte |
| E pastaj filloj tė ritet... |
| E tė ngjitet... e tė ngjitet... |
| Mė me sulm... e mė me jetė... |
| 60 | Mė pėrpjetė... e mė pėrpjetė... |
| Dh“aq dėshirė-e aqe gas, |
| Aqe mall lėshovi pas, |
| Aq me zė tė parpalitur |
| Pat kėnduar dyke ngjitur, |
| 65 | Sa... qė lart ku fluturoj, |
| Heshti pak edhe rėnkoj |
| Dh“u kėput posi pėrroj... |
| Pa prej kuilmit qielluar |
| Ra pėrposh me t“ulėruar, |
| 70 | Posi breshėr i thėrmuar... |
| Posi lot i pėrvėluar... |
| | |
| E si ta nė qetėsi, |
| Si shkoj kėnga per liri, |
| Ajo kėnga pleqėrishte: |
| 75 | Asnjė zė mė s“dolli fare |
| Pėrmi tokėn shqipėtare, |
| Pėrmi tokėn e qetuar |
| Si njė zemr“ e ngushėlluar... |
| Dh“atėhere o! ēudi: |
| 80 | Ē“far u ndje nė Shqipėri? |
| Qjelli! qjelli! ē“ushėtoj! |
| Bot“ e tėrė ē“e dėgjoj! |
| Zot“ i math seē kuvendoj! |
| Q“atje lart ku ndizen retė |
| 85 | Kuvėndoj me zė tė vetė |
| Zot“ i math e i vėrtetė: |
| Rrofsh! moj Shqipėri pėrjetė! |
|