|
|
PėRMBLEDHJE VJERSHASH PėR FEMIJė NDRE MJEDA MBASTHėNIE Vjershat e kėtij bleni janė nxjerrė, nga tre librat: «Kėndime pėr shkollat e para tė Shqypnisė» (botim i tretė), tė cilat Mjeda i hartoi bashkė me Anton Xanonin dhe i botoi, «nė pragun e shpalljes sė pamvarsisė sė Shqiprisė» (Historia e letėrsisė shqipe II, Tiranė 1959 fq. 425). Dy vjershat: «Gazi i foshnjes nanės sė vet» (pjesė e Andrrės sė jetės - Zoga IV) dhe « I mbetuni», marrė nga «Juvenilia», e pash t“arsyeshme t“i shti nė ble, tueqenėse mbrendija e tyne i pėrgjigjet mbrendisė sė ndonji vjershe tjetėr tė kėsaj pėrmbledhje. Ky hap m“asht duke me vend edhe pėr shkak se kėto dy vjersha tė marruna nga «Juvenilia» plotsojnė nji shprazti tė dukshme nė kėt bie konkretisht e para nė vjershat e pakta kushtue familjes, ndėrsa e dyta ka tė njajtėn tematikė - me vjershėn «I vorfuni». Kjo pėrmbledhje po botohet nergut pėr fėmij dhe ka qėllim praktik - ate edukativ. Pėr kėt shkak m“asht duke gja krejt e arsyeshme tė redigjoj gjuhėn e kėtyre vjershave, tue i ba ato nė kėt mėnyrė ma t“afėrta dhe ma tė kuptueshme pėr fėmijt e shkollavet tetvjeēare, pėr tė cilėt ky ble asht pėrgatitė. Sepse, tė folunit e Gropės sė Shko-drės, qė pėrdori poeti nė kėto vjersha, jo vetėm qė deridiku asht i vje-truem e ndoshta edhe i randėr por n“anė tjetėr do t“u sillte shum pengesa nxanėsve tanė nė formimin e gjuhės dhe ortografisė sė tyne krahas me kėrkesat tona tė sotshme. Ma poshtė po shėnoj disa nga fjalėt e redigjuerne tė kėtij bleni, tue ua lanė vetė lexuesve tė rritun tė gjykojnė a ka qenė i arsyeshėm ky redigjim apo jo. Fjalėt origjinale, tė cilat ndodhen nė vendin e parė janė pėrmirsue nė format gjegjėse qė ndodhen bri tyne: mėndyra - mėnyra; gjytet - qytet; vėner - vner; trakllim - trokllim; lutve - lutjeve, lutjesh; pamuk - pambuk; shpejtien - shpejtinė; nieri - njeri; ndjerzit - njerzit; bulk - bujk; zamaku - zambaku; zemrė - zemėr; qiella - qielli; thėnegla - thnegla; njila -njala; fluturė - flutur; shkambi (shum.) - shkambij; mnie - mė(ė)ni; motrė - motėr; votrė - votėr; korpin - trupin; paq -paqė; ndyet - ndyt“; jena - jemi; kena - kemi; ulena - ulemi; njitena - njitemi; shkrojm - shkojmė; kalojn - kalojnė; dijn - dijnė; shikojn - shikon; gian - gjan; vanon - vonon; njet (dorėn) - ngjet; muejti - mujti; mbėshehet - mshehet; rite - rrinte; fleshin - flejshin; punoj - punoi; u nisne - u nisėn; frye - fry; nate - nat; hangre - hangėr; tė shkoin - tė shkojė; ndrrosh - ndrrofsh; tesh - tash; kadal - kadalė; ala - ende; pėrmbyz - pėrmbys; mrenda - mbrenda; shumė - shum; lerg - larg; kėjo - kjo; gjith - gjiihė; ēa - ēka; ai, ju, i - u; tuj tue; etj. Kėto janė fjalėt ma tipike, tė redigjueme nė format gjegjėse pėrbri tyne. Ka dhe mjaft fjalė tjera qė nuk janė shėnue nė kėt pasqyrėz pėr tė mos e zgjatė ate aq fort. N“anė tjetėr, disa forma jo tė shumta tė gjyhės qė pėrdori Mjeda para 1912-tės, janė lanė kastile, pėr tė ruejtė nė pėrmasa tė lejueshme pėr lexuesit tanė tė vegjėl koloritin e gjuhės sė poetit dhe pėr t“ua ba tė mundshme arsimtarėve, aq atyne u nevojitet, me krahasue format e hershme gjuhsore (nė kėt rast ato tė sė folmes sė Gropės sė Shkodrės) me ato tė gjuhės sė sotshme letrare. Lexuesit e rritun do ta kenė fare lehtė t“i dallojnė kėto forma tė vjetėrueme, tė lanuna me dashje. Disa prej tyne madje janė lanė dhe pėr hir tė metrikės pėr shkak tė numrit tė rrokjeve nė varg dhe pėr rimėn. Anton Ēeta |