• Hyrja
  • ABBOTT, J. S. C. - Eastern Question, The
  • ANDERSON, Thomas M. - Irrepressible Conflict in the East, The
  • BAJRAMI, Isuf B - Cikėl poetik nga Isuf B. Bajrami
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė dashurie
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė popullore te rilindjes kombetare
  • BLIND, Karl - Crisis in the East, The
  • BLISS, Edwin Munsell - Eastern Question and Questions, The
  • BUNCE, O. B. - Turks, The Greeks and The Slavons, The
  • CARCANI, Selaudin - Sami Frasheri
  • DOJAKA, Abaz - Karakteri i lidhjeve martesore para ēlirimit
  • DUKA-GJINI, Pal - Prelė Tuli i Salcės
  • DWIGHT, Henry O. - Typical Turks
  • FISHTA, Gjergj - Anzat e parnasit
  • FRASHėRI, Sami - “Fjalėt e urta”
  • GRAMENO, Mihal - Vepra
  • HASANI, Hasan - Ajkuna e Rugoves
  • HOXHA, Enver - 'Vetadministrimi' Jugosllav, teori dhe praktikė kapitaliste
  • HOXHA, Rexhep - Tokė trėndafilash
  • KARAISKAJ, Gjerak - Pesė mijė vjet fortifikime nė Shqipėri
  • PESė MIJė VJET FORTIFIKIME Nė SHQIPėRI

    GJERAK KARAISKAJ

    ARMė DHE OPERACIONE RRETHIMI

    Rrethimi i Durrėsit nė vitet 1107-1108 (3)

    Nė vitin 1107 ushtria normande me nė krye Boemundin, kėsaj radhe e inkuadruar nė kryqėzatėn e parė, zbarkoi nė bregdetin shqiptar dhe rrethoi edhe njė herė Durrėsin. Boemundi e ngriti kampin pėrballė portės lindore tė qytetit, ku ndodhej njė statujė kalorėsi prej bronzi. Gjatė gjithė dimrit ai e mbajti qytetin tė rrethuar dhe vriste mendjen se nga cili vend mund tė pushtohej mė lehtė. Kur erdhi pranvera dhe pasi zbarkoi tė gjitha forcat qė i duheshin pėr tė sulmuar qytetin, u vuri zjarrin anijeve tė tij, duke dashur tė arrijė me kėtė veprim njė synim srategjik, nga njėra anė qė ushtria e tij tė mos shikonte nga deti dhe nga ana tjetėr sepse ishte i detyruar ta bėnte kėtė veprim nga flota bizantine. Ndėrkohė qė Boemundi mbante tė rrethuar Durrėsin dhe projektonte makina luftarake, pushtoi edhe zonat rreth qytetit nga ku rrėmbeu ushqime pėr tė mbajtur ushtrinė.

    Normandėt ndėrtuan njė makinė gjigante me kryedash, pėr tė rrėnuar muret e Durrėsit, tė cilėn Ana Komnena e quan breshkė.

    Breshka kishte formėn e njė paralelogrami dhe zhvendosej mbi rrota. Nga tė gjitha anėt dhe nga lart, qė kishte formėn e njė ēatie, ishte e mbuluar me rripa tė qepur lėkurė kau. Brenda makinės ishte vendosur kryedashi. Makina u afrua nė murin lindor tė qytetit duke pasur brenda me mijėra burra, qė e shtynin atė me anėn e shkopinjve. Pasi makina u vendos nė largėsinė e duhur ata e siguruan atė nga tė gjitha anėt me hunj tė futur nė tokė rreth e rrotull saj. Pasi e goditėn murin pėr njė kohė tė gjatė me kryedash, por pa rezultat, normandėt hoqėn dorė nga ky mjet rrethimi dhe e braktisėn makinėn.

    Atėhere ata pėrdorėn njė mjet tjetėr rrethimi. Kėsaj radhe u drejtuan nė anėn veriore tė qytetit, ku ndodhej selia e dukės sė Durrėsit, qė quhej pretoria. Nė kėtė anė, muri i qytetit ngrihej mbi njė kodėr dheu. Xhenierėt e Boemundit, tė mbrojtur nga njė tende e madhe, filluan tė gėnmojnė tunele pėr tė arritur nė themelet e murit rrethues. Hapėn njė kanal tė gjerė dhe mjaft tė gjatė, ndėrsa dheun e nxirrnin jashtė me karroca.

    Tė rrethuarit hapėn niė kundėrkanal dhe pėrgjonin se nė cilėn pjesė tė murit do tė arrinte kanali i kundėrshtarit. Tė dyja kanalet u takuan me saktėsi nė themelet e kėshtjellės.

    Mbrojtėsit, pėr largimin e kundėrshtarit, pėrdorėn disa kallama tė mbushur me njė lėng qė pėrbėhej nga njė pėrzierje me rrėshirė pishe dhe squfuri, i cili, kur fryhej me forcė, merrte flakė. Duke pėrdorur kėtė armė, mbrojtėsit i dogjėn fytyrat xhenierėve tė armikut, tė cilėt u larguan tė tmerruar dhe nė rrėmujė andej nga kishin hyrė. Pas kėsaj disfate, normandėt ndėrtuan njė kullė tė madhe druri dhe e afruan te muret e qytetit. Kulla ishte me bazė katrore dhe aq e lartė sa ua kalonte kullave tė qytetit. Po tė gjykojmė nga lartėsia qė na jep rikonstruksioni i njė kullė tė kalasė, kulla e drunjtė duhet tė ketė qenė mbi 20 m e lartė. Ajo ishte e pajisur me rrota dhe lėvizej nga ushtarėt qė ishin brenda. Kishte shumė kate dhe dyer tė shumėllojshme nė tė katėr anėt, nga tė cilat ushtarėt qė ishin brenda qėllonin me shigjeta. Nė pjesėn mė tė lartė ishin vendosur njė grup luftėtarėsh tė zgjedhur tė armatosur me shpata. qė qėndronin nė gatishmėri.

    Pėr tė sulmuar kalanė, kundrejt dyerve tė ballit ishin ndėrtuar disa platforma, qė qėndronin nė ajėr mbi mbėshtetėse, por qė mund tė uleshin dhe mė poshtė.

    Si kundėrmasė, mbrojtėsit ndėrtuan njė kullė tjetėr, ashtu siē bėnė edhe nė rrethimin e parė tė Durrėsit. Kėsaj radhė, nė pjesėn e pėrparme tė kullės montuan katėr trarė tė gjatė tė lidhur njėri me tjetrin, tė cilėt kishin pėr qėllim tė mbanin larg kullėn e armikut.

    Pjesa e sipėrme e kullės sė mbrojtėsve ishte e hapur anash dhe prej andej ata menduan tė hidhnin lėndė djegėse mbi kullėn e armikut. Pasi kjo masė ishte e pamjaftueshme, mbushėn me lėndė tė ēfarėdoshme, qė ndizet lehtė, dhe me vaj tė bollshėm largėsinė midis kullės sė armikut dhe asaj tė qytetit dhe i vunė zjarrin me pishtarė nė pjesėn e poshtme. Bashkė me «zjarrin e ujshėm» nga lart, e dogjėn krejt kullėn e drunjtė tė armikut. Kjo gjė solli hutim dhe panik jo vetėm midis ushtarėve qė ndodheshin brenda saj. por edhe tė atyre qė ishin jashtė. Pas dėshtimit tė kėtij sulmi. Boemundi hoqi dorė nga pushtimi i Durrėsit.

    (3)A. Comn. Alex.

    Mė lartė
    webmaster@letersi.com