• Hyrja
  • ABBOTT, J. S. C. - Eastern Question, The
  • ANDERSON, Thomas M. - Irrepressible Conflict in the East, The
  • BAJRAMI, Isuf B - Cikėl poetik nga Isuf B. Bajrami
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė dashurie
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė popullore te rilindjes kombetare
  • BLIND, Karl - Crisis in the East, The
  • BLISS, Edwin Munsell - Eastern Question and Questions, The
  • BUNCE, O. B. - Turks, The Greeks and The Slavons, The
  • CARCANI, Selaudin - Sami Frasheri
  • DOJAKA, Abaz - Karakteri i lidhjeve martesore para ēlirimit
  • DUKA-GJINI, Pal - Prelė Tuli i Salcės
  • DWIGHT, Henry O. - Typical Turks
  • FISHTA, Gjergj - Anzat e parnasit
  • FRASHėRI, Sami - “Fjalėt e urta”
  • GRAMENO, Mihal - Vepra
  • HASANI, Hasan - Ajkuna e Rugoves
  • HOXHA, Enver - 'Vetadministrimi' Jugosllav, teori dhe praktikė kapitaliste
  • HOXHA, Rexhep - Tokė trėndafilash
  • KARAISKAJ, Gjerak - Pesė mijė vjet fortifikime nė Shqipėri
  • PESė MIJė VJET FORTIFIKIME Nė SHQIPėRI

    GJERAK KARAISKAJ

    ARMė DHE OPERACIONE RRETHIMI

    Krahas fortifikimeve u zhvilluan edhe armėt, qoftė ato tė sulmit apo tė mbrojtjes.

    Nė epokėn e bronzit, pėr prodhimin e armėve ishte krijuar njė zeje e veēantė. Kėtė e dėshmojnė shumėllojshmėria si dhe format funksionale dhe artistike tė tyre. Shpata dhe kama tė pėrmasave dhe formave tė ndryshme, janė zbuluar nė varrezat tumulare tė Pazhokut, qė i pėrkasin periudhės sė bronzit tė mesėm.

    Ky proces merr pėrpjesėtime tė gjera gjatė epokės sė hershme tė hekurit (shek. XII-VII p.e.r.), kur diferencimi shoqėror ishte thelluar mė tepėr dhe luftėrat qenė bėrė njė fenomen i zakonshėm.

    Armėt qė u pėrdorėn nė atė kohė ishin kryesisht shpata, heshta, harku dhe shigjeta.

    Sė paku qė nga shek. VI p.e.r., filloi tė pėrdoret pėrkrenarja dhe parzmorja, tė cilat nuk kishin ndryshime cilėsore nga pajimet greke tė kėtyre llojeve. Nė kohėt antike, arsenali luftarak u pasurua sė tepėrmi. Fillojnė tė gjejnė pėrdorim pėrveē shpatave, hanxharėve, armėve shpuese edhe armė pėr goditje, si topuzi, mėzdraku, sėpata luftarake, etj. Ndėrsa pėr rrethimin e kėshtjellave pėrdoreshin shkallėt, kullat e rrethimit si dhe balistat e katapultat, me tė cilat hidheshin mbi armikun gurė, gjyle plumbi, ura tė ndezura, etj. Pėr shpimin e mureve dhe shpėrthimin e portave u pėrdor dashi, i cili ishte njė tra i fuqishėm me majė hekuri i mbrojtur nga njė ndėrtesė druri e veshur me lėkurė tė paregjura, qė e siguronte nga djegia. Dashi qėndronte i varur brenda kėtij konstruksioni dhe godiste muret pasi tėrhiqej dhe lėshohej nga njė grup luftėtarėsh. Si njė mjet i efektshėm sulmi qe pėrdorur minimi i mureve qė realizohej nėpėrmjet hapjes sė tuneleve nėn themelet dhe pėrforcimi i tyre me armatura trarėsh, tė cilėt, pasi u vihej zjarri krijonin shembje apo tė ēara nė muret. Metoda tė tjera sulmi ishin befasia, mashtrimi si dhe pėrhapja e panikut nė radhėt e kundėrshtarėve. Edhe gjatė gjithė mesjetės u pėrdorėn po ato mėnyra dhe mjete sulmi e mbrojtjeje, megjithėse erdhėn gjithnjė duke u pėrkryer. Prandaj komandantėt ushtarakė ishin tė interesuar tė studionin me kujdes, nėpėrmjet shkrimeve tė vjetra, gjithēka qė ishte pėrdorur nga paraardhėsit e tyre si gjatė sulmeve ashtu edhe nė mbrojtje, t´i pėrvetėsonin kėto metoda dhe tė shpiknin tė reja. Pra ēdo luftim pėr marrjen apo mbrojtjen e njė kėshtjelle e pasuronte vazhdimisht traditėn dhe pėrvojėn e fituar.

    Pėr tė pasur njė ide pak a shumė tė qartė mbi ēka parashtruam mė lart dhe pėr tė kuptuar mė mirė rolin e fortifikimeve, do tė mjaftonte tė sillnim disa nga rastet mė tipike tė operacioneve tė rrethimit dhe luftimeve mbrojtėse nga antikiteti dhe mesjeta.


    Mė lartė
    webmaster@letersi.com