• Hyrja
  • ABBOTT, J. S. C. - Eastern Question, The
  • ANDERSON, Thomas M. - Irrepressible Conflict in the East, The
  • BAJRAMI, Isuf B - Cikėl poetik nga Isuf B. Bajrami
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė dashurie
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė popullore te rilindjes kombetare
  • BLIND, Karl - Crisis in the East, The
  • BLISS, Edwin Munsell - Eastern Question and Questions, The
  • BUNCE, O. B. - Turks, The Greeks and The Slavons, The
  • CARCANI, Selaudin - Sami Frasheri
  • DOJAKA, Abaz - Karakteri i lidhjeve martesore para ēlirimit
  • DUKA-GJINI, Pal - Prelė Tuli i Salcės
  • DWIGHT, Henry O. - Typical Turks
  • FISHTA, Gjergj - Anzat e parnasit
  • FRASHėRI, Sami - “Fjalėt e urta”
  • GRAMENO, Mihal - Vepra
  • HASANI, Hasan - Ajkuna e Rugoves
  • HOXHA, Enver - 'Vetadministrimi' Jugosllav, teori dhe praktikė kapitaliste
  • HOXHA, Rexhep - Tokė trėndafilash
  • KARAISKAJ, Gjerak - Pesė mijė vjet fortifikime nė Shqipėri
  • KEEP, Robert P. - Boundary of Greece, The
  • LONGFELLOW, Henry W. - Scanderbeg
  • MAYHEW, Athol - Selected Articles
  • MJEDA, Ndre - Vjershash pėr fėmijė
  • PANJOHUR - Life of Ali Pacha
  • PORADECI, Lagush - Vdekja e Nositit
  • QOSJA, Rexhep - Panteoni i rralluar
  • SHKURTI, Spiro - Kontribut per hartėn kostumologjike tė rrethit te Sarandės
  • PESė MIJė VJET FORTIFIKIME Nė SHQIPėRI

    GJERAK KARAISKAJ

    FORTIFIKIME Tė SHEKUJVE XV-XVII

    Duke pėrfituar nga copėtimi feudal nė Shqipėri, turqit nė ēerekun e parė tė shek. XV, arritėn tė pushtojnė tė gjitha viset e Shqipėrisė sė Ulėt Bregdetare si dhe krahinėn e Dibrės nė pjesėn verilindore tė Shqipėrisė dhe arritėn kėshtu nė afėrsitė e Shkodrės. Jashtė kontrollit tė tyre kishin mbetur vetėm viset malore tė Shqipėrisė, ku ndodheshin zotėrimet e Dukagjinėve, Kastriotėve, Aranitėve, etj. Qe nė kėtė periudhė, turqit kishin vendosur nė disa krahina sistemin e tyre feudal-ushtarak, duke bėrė pėr kėtė qėllim regjistrimin e tokave dhe tė popullsisė, qė ishte e nevojshme pėr vjeljen e rregullt tė taksave. Nėpėr qytete dhe kalatė kryesore u vendosėn garnizone. Pas shtypjes sė kryengritjes sė Gjon Kastriotit, mė 1430, u pėrfshi nė pushtimet turke edhe krahina e Dibrės. Kėshtjellat qė ndodheshin nė zotėrimet e Kastriotėve u rrafshuan pėrtokė, ndėrsa nė dy prej tyre, nė Krujė dhe Sfetigrad, u vendosėn garnizone ushtarake. Pas shtypjes sė kėsaj kryengritjeje filloi mė 1431 regjistrimi i pėrgjithshėm i tokave dhe popullsisė. Tokat e nėnshtruara tė Shqipėrisė u pėrmblodhėn, mė 1431, nė njė njėsi feudalo-ushtarako-administrative mė vete, qė u quajt sanxhaku i Shqipėrisė (Sanxhaki Arvanid), me kryeqendėr Gjirokastrėn. Ky sanxhak pėrfshinte krahinat e nėnshtruara prej Ēamėrisė nė jug deri afėr lumit Mat nė veri. Kishin mbetur akoma tė panėnshtruara krahinat veriore tė Shqipėrisė si dhe qytetet e pushtuara nga Venediku (Durrėsi, Drishti, Danja, etj.). Nė krye tė sanxhakut qėndronte sanxhak beu, qė ishte komandant ushtarak dhe prej tij vareshin subashėt, komandantėt ushtarakė tė vilajeteve. Sanxhaku i Shqipėrisė u nda nė 10 vilajete dhe u dhanė 355 feude, tė cilat quheshin (timare). Kėto timare jepeshin kundrejt detyrimit tė shėrbimit nė ushtri apo nė administratė, dhe nuk ishin tė trashėgueshme. Pėrveē ushtrisė sė spahinjve, turqit kishin nė kėshtjellat e qyteteve ushtri tė rregullta tė pėrhershme, tė pėrbėra nga reparte tė jeniēerėve. Nė kėtė periudhė tė parė tė pushtimit turk, u pėrdorėn pėr vendosjen e garnizoneve tė pushtuesit njė pjesė e mirė e kalave tė vjetra ekzistuese, ndėrsa kalatė e tjera, qė u gjykuan tė papėrshtatshme u prishėn, pėr tė mos u kthyer nė qendra rezistencė tė popullsisė kryengritėse. Nė radhė tė parė, u shfrytėzuan kalatė e qyteteve, tė cilat u kthyen mė vonė nė qendra administrativo-ushtarake tė vilajeteve si dhe disa kėshtjella, qė kishin rėndėsi tė veēantė strategjikė. Kėshtu, nė dokumente, nga kalatė ekzistuese ku kanė qenė vendosur garnizone ushtarake tė pushtuesit, pėrmenden kalaja e Krujės, Sfetigradit, e Pėrmetit, Kėlcyrės, Gjirokastrės, Skraparit, Mborjes, Kaninės, Beratit, Himarės, Sopotit, etj. Nė disa raste, kur kalaja ekzistuese nuk i pėrshtatej qendrės sė re administrative tė vilajetit ose pėr qėllime tė tjera ushtarake, u ndėrtua dhe ndonjė kėshtjellė e re. K tillė ėshtė, p.sh. kalaja e Korēės e ndėrtuar nė terren tė sheshtė, e cila pėrmendet nė regjistrin e hollėsishėm tė sanxhakut tė Shqipėrisė tė vitit 1431-32, si qendra administrativo-ushtarake e vilajetit tė Korēės. Njėkohėsisht u shfrytėzua dhe kalaja e Mborjes, e ndėrtuar mbi njė kodėr tė lartė nė afėrsi tė qytetit, ndėrsa kėshtjellat e tjera mesjetare tė pellgut tė Korēės, rrėnojat e tė cilave ruhen akoma, nuk pėrmenden nė kėtė kohė. Nė kėtė periudhė e rnė vonė kėto fortifikime tė posandėrtuara shėnohen nė dokumente me emrin «kėshtjella e re» apo «qyteza e re», siē ėshtė rasti i «jenixhekalasė» (kėshtjella e re) pranė Bradasheshit, 5 km nė veri tė Elbasanit, prej sė cilės sot nuk ruhet asnjė gjurmė. Vendosjes sė regjimit feudal-ushtarak turk, fshatarėsia shqiptare i bėri njė rezistencė aktive. Vendosja e kėtij regjimi shkaktoi edhe pakėnaqėsinė e feudalėve shqiptarė, nė tokat e tė cilėve u vendosėn me shumicė spahinjtė. Me shpresė se do tė rifitonin autonominė, feudalėt shqiptarė, duke pėrfituar nga gatishmėria e masave fshatare, u vunė nė krye tė kryengritjeve tė armatosura, tė cilat shpėrthyen menjėherė pas pėrfundimit tė regjistrimit tė tokave dhe vendosjes sė spahinjve. Gjatė kėsaj kryengritje u prish edhe ndonjė kala e ndėrtuar nga turqit, siē ėshtė jenixhekalaja, e cila nuk pėrmendet nė dokumentet e mėvonshme apo qyteza e re e Dukagjinit. Kryengritjet e izoluara, tė udhėhequra nga feudalėt, u shtypėn pėrfundimisht nė vitin 1438. Nuk kaloi shumė kohė dhe mė 1443 shpėrtheu kryengritja e pėrgjithshme e shqiptarėve nėn udhėheqjen e Gjergj Kastriotit (Skėnderbeut). Si rezultat i kėsaj kryengritjeje dhe fitoreve tė njėpasnjėshme tė shqiptarėve kundėr turqve gjatė viteve 1450-1453, u formua shteti i pavarur shqiptar nė njė territor qė pėrfshinte pak a shumė Shqipėrinė e Mesme. Nė kėshtjellat qė pėrfshiheshin brenda kėtij territori, me pėrjashtim tė Beratit, ishin vendosur garnizone shqiptare. Vetėm nė vitin 1466, dy vjet para vdekjes sė Skėnderbeut, Mehmeti II, pasi dėshtoi nė rrethimin e dytė tė Krujės, mundi tė rindėrtojė kalanė e Elbasanit, duke qėndruar me gjithė ushtrinė nė mbrojtje tė saj dhe vetė nė krye tė punimeve. Gjatė fundit tė shekullit XV, pas rėnies sė kalave tė fundit nė Shqipėri dhe sidomos gjatė shek. XVI, turqit, pėrveē riforcimit tė kėshtjellave qė kishin nė zotėrim, ndėrtuan edhe kėshtjella tė reja. Qėllimi i kėtyre ndėrtimeve ka qenė i ndryshėm, por kryesisht pėr tė mbajtur tė nėnshtruar popullsinė e krahinave, ku ato qenė ndėrtuar dhe pėr pėrhapjen dhe konsolidimin e sistemit feudal-ushtarak tė timareve. Gjatė shek. XVII, kur ishte stabilizuar pushtimi turk, nuk pati veprimtari tė gjerė nė drejtim tė fortifikimeve. Bėnte pėrjashtim ndonjė krahinė, ku akoma nė fillim tė kėtij shekulli nuk ishte pėrhapur sistemi i timareve, siē ishte sanxhaku i Dukagjinit dhe i Himarės. Nė kėtė periudhė u rindėrtua kėshtjella e Dukagjinit. Udhėtari turk i shek. XVII Evlia Ēelebiu, qė vizitoi qytetet dhe kėshtjellat kryesore tė Shqipėrisė, na jep njė tė dhėnė kuptimplote nė kėtė drejtim, kur thotė se nė kalanė e Bashtovės qe rrėzuar njė mur prej vėrshimit tė lumit dhe kishte mbetur i parindėrtuar. Ndėrsa gjatė shek. XVIII hapėt njė etapė e re nė ndėrtimet mbrojtėse tė Shqipėrisė, e cila lidhet me krijimin e pashallėqeve tė mėdha shqiptare.

    Ndėrtimi i kalave tė reja apo meremetimi i atyre ekzistuese nuk ishte kudo i njėllojtė nė tokat e pushtuara prej turqve. Nė krahina mė tė qeta, ku nuk kishte shumė kryengritje, turqit zakonisht i linin mbas dore kalatė e vjetra dhe pak ndėrtonin tė reja, edhe kėto me materiale tė dobėta. Por nė Shqipėri, qė ishte njė vatėr e pėrhershme krye-ngritjesh dhe njė nga territoret kufitare tė Perandorisė, turqit krijuan njė sistem tė tėrė kalash, ku vendin kryesor e zinin ato ekzistueset. Fortifikimet e ndėrtuara me mure guri tė lidhur me llaē dhe tė pėrforcuara mirė i quanin «kala». Tė tilla ishin shumica e ndėrtimeve nė Shqipėri. Fortifikimet e ndėrtuara me gurė e dhė tė ngjeshur i quanin «hisare». Kėto ndėrtoheshin zakonisht nė shtigjet e kalimit, nė grykat dhe nė kryqėzimin e rrugėve (1) . Njė nga kėto fortifikime ka qenė Kruja, e cila thirrej Akēe-Hisar. Kruja ishte njė kala, tė cilėn turqit e gjetėn tė gatshme. Emėrtimi Hisar tregon se ata nuk kishin kryer punime nė tė, ose kishin kryer punime plotėsuese me teknikėn e mureve me gurė e dhė tė ngjeshura. Kjo del e qartė nga njė dokument rreth viteve 1434-35, ku thuhet pėr Krujėn se «ata qė ruajnė kėshtjellėn e gurtė (tash Hisar) pėrjashtohen nga tatimet... etj».

    Fortifikimet e bėra me dy radhė hunjsh tė thurur nė formė gardhi dhe tė mbushur pėrbrenda me dhė tė ngjeshur quheshin «Palanka». Ky ishte njė sistem kombėtar fortifikimi i turqve dhe u pėrdor prej tyre deri nė shek. XVIII (2) . Pėrveē kėtyre, ekzistonin dhe «karaule», tė cilat ndėrtoheshin me hunj tė lartė tė ngulur nė tokė. qė pėrsipėr kishin njė vend nė trajtė ēardaku prej nga vrojtonte roja (3) . Njė rėndėsi e madhe ju vu edhe ndėrtimeve fortifikuese nė bregdet, ku rrallė u ndėrtuan kala tė reja. Kalatė bregdetare kishin synime tė ndryshme, si kontrollin e tregtisė, ndalimin e nxjerrjes fshehurazi tė drithit dhe furnizimin me armė tė kryengritėsve shqiptarė, pėr t´i pasur si bazė kundrejt synimeve tė tyre pėr pushtimin e Italisė, pėr t´u mbrojtur nga fuqitė detare perėndimore dhe mė sė fundi edhe pėr tė shfrytėzuar pyjet e pasura bregdetare pėr ndėrtimin e anijeve. I gjithė ky sistem fortifikimi duhej tė shėrbente si kundėr armikut tė brendshėm ashtu edhe kundėr armikut tė jashtėm. Sipas rėndėsisė sė territorit tė pushtuar, parapėlqeheshin dhe tipat e ndryshėm tė fortifikimeve. Nė vendin tonė pak dėshmi kemi pėr fortifikime druri tė tipit «Palanka». Njė tė tillė e gjejmė tė shėnuar nė njė hartė tė shek. XVII, nė Kabash tė Pukės. Kėshtjellat kryesore pajiseshin me artileri. Qysh nė gjysmėn e parė tė shek. XV, pėrmenden nė dokumente artilierė, qė shėrbenin nė kala tė ndryshme. Nga fundi i shek. XVI, Shkodra ishte qendra kryesore e prodhimit tė topave, prej nga furnizohej njė pjesė e mirė e kalave tė Shqipėrisė dhe Maqedonisė Perėndimore. Kalatė ruheshin nga garnizone tė pėrhershme si dhe nga persona qė u ishin dhėnė timare dhe bėnin roje nė to. Nė qoftė se njė timar u ishte dhėnė dy ose mė shumė personave, ata bėnin roje me radhė, duke plotėsuar detyrėn e njė personi tė vetėm. Personat, qė u ishte ngarkuar mbrojtja e njė kalaje, mund tė banonin brenda saj (kishin shtėpitė e tyre) (kalaja e Krujės), por mund tė banonin edhe nė fshatrat pėrreth apo nė qytete qė ishin relativisht larg prej saj (4) . Nė disa dokumente pėrmenden «rezervistė» tė kalasė Jenixhe (Bradashesh) ose se si zejtarėt e qytetit tė Elbasanit ishin ngarkuar tė mbronin kalanė e Durrėsit dhe Bashovės nga «flota e kaurėve», (veneciane), kundrejt heqjes sė detyrimeve (v. 1604 (5) ). Por kishte dhe trupa tė posaēėm tė caktuar pėr mbrojtjen e kalave, tė cilėt thirreshin «myselimė». Pėr ndėrtimin e kalave tė reja turqit merrnin angari popullsinė e zonave pėrreth, e cila pėr kėtė arsye dhe pėr tė mos lejuar stabilizimin e administratės turke, hidhej shpesh nė kryengritje pėr tė kundėrshtuar ndėrtimin e kalave nė krahinat e tyre. Kalatė e reja kishin nė tė shumtėn e rasteve forma tė rregullta gjeometrike, qė u pėrshtateshin mė tepėr qėllimeve tė tyre ushtarake pėr vendosjen e garnizoneve si dhe terrenit tė sheshtė, ku ndėrtoheshin shumica prej tyre.

    Njė nga kalatė mė tė mėdha tė rindėrtuara nga turqit nė shek. XV, ėshtė ajo e Elbasanit (6) .

    Fig. 146a — Kalaja e Elbasanit. Kullė nė skajin JL.

    Fig. 146b — Kalaja e Elbasanit. Frėngji topi.

    Nė vitin 1466, sulltan Mehmeti II, pasi dėshtoi nė fushėn e madhe pėr pushtimin e Krujės (rrethimi i dytė), la aty njė ushtri rrethimi nėn komandėn e Ballaban Pashės dhe ri-ndėrtoi pėr njė periudhė prej 25 ditėsh, mbi gėrmadhat e njė qyteti tė vjetėr, kalanė qė e quajti el-basan, qė do tė thotė «sundues i vendit» (7) . Rindėrtimi i kalasė sė Elbasanit, kishte njė rėndėsi tė madhe strategjike pėr turqit, pasi ndodhej nė zemėr tė Shqipėrisė, mbi rrugėn ushtarake-tregtare qė kalonte nėpėr luginėn e Shkumbinit dhe pranė Krujės e Durrėsit, qė ishin pikėsynimet e tyre mė tė afėrta. Gjatė rindėrtimit u ndoq me pėr-pikėri planimetria ekzistuese e njė kalaje tė rrėnuar tė ndėrtuar qysh nė shek. IV tė e.s. dhe u shfrytėzuan traktet e mureve, qė ruheshin akoma nė kėmbė. Kėshtu, kalaja pas pėrfundimit kishte formė drejtkėndėshe me pėrmasa 308x348 m dhe pėrforcohej nga 26 kulla. Forma planimetrike e kullave ishte e njėjtė me ato tė periudhės sė vonė antike. Muret pėrshkoheshin nga tri hyrje, tė cilat mė vonė u quajtėn: «porta e pazarit»,

    Fig. 146c — Kalaja e Elbasanit. Hyrja e Pazarit.

    hyrja nga ana jugore, e cila pėrshkonte njė kullė drejtkėndėshe; «porta e jeniēerėve» (hyrja nga ana perėndimore) dhe «porta e Ahmedajt», ajo nga lindja. Kėto dy tė fundit mbroheshin nga njė ēift kullash nė formė patkoi. Rreth mureve qe hapur njė kanal rreth 3 m i thellė, i cili mbushej me ujin e lumit tė Zaranikės. Gjurmėt e ekzistencės sė kėtij kanali ruheshin akoma deri nė fillim tė shek. XX. Muret e vitit 1466 dallohen qartė nga muret e shek. tė IV tė e. s. si dhe nga riparimet e mėvonshme. Ato janė tė mbushura nė faqet e jashtme me copa tullash dhe nganjėherė edhe me fragmente arkitektonike tė gjetura nė vend nga rrenimet e qytetit tė Skampinit. Copat e tullave janė futur midis fugave tė gurėve pa ndonjė rregull tė caktuar. Rrallėherė janė pėrdorur nė formė fragmentare dekoracione me tulla, qė tė kujtojnė ato bizantine

    Fig. 147 — Dekoracion me tulla, Elbasan.

    si harqe tė kufizuara me kornize tullash tė vendosura nė formė dhėmbėsharre etj. Kjo duket qartė sidomos nė dy dritaret dekorative nė kullėn e qoshes juglindore. Gjithashtu, pėr tė rritur stabilitotin e mureve, u pėrdorėn brezat e drurit. Nė pjesėn e sipėrme tė murit u ndėrtuan bedenat. Muri i bedenave kishte njė trashėsi prej 0,60 m, duke lėnė pėr kalimin e rojeve njė shteg me gjerėsi 2,40 m. Gjurmė tė vetė bedenave janė konstatuar nė tė dyja anėt e kullės juglindore dhe nė murin verior tė kullės jugperėndimore. Kullat e qosheve kanė qenė dykatėshe dhe mbuloheshin me ēati konike me tjegulla. Trarėt e dy-shemesė sė katit tė dytė vendoseshin nė formė radiale, duke u mbėshtetur nė njėrin skaj mbi njė bazament tė madh katėrkėndėsh 2,10x2,10 m, tė ndėrtuar me mur guri dhe nė skajin tjetėr mbi njė dhė-mbėzim tė krijuar nė anėn e brendshme tė murit tė kullės. Tė dyja katet komunikonin me shkallė tė brendshme druri. Por kthina e katit II komunikonte direkt edhe me shtegun e kalimit tė rojeve nėpėrmjet njė porte tė formuar me qemer tullash tė hapur nė murin e brendshėm tė kullave. Pėr t´i mbrojtur mė mirė kėto porta, nė tė dyja anėt e tyre, muri i bedenave nė vendet e bashkimit me kullat ka qenė mė i lartė, gjė qė realizohej nėpėrmjet shkallėzimeve. Kthina e shkallėve nė kullat e qosheve ndriēohej nga tri dritare. Nė anėn e jashtme, dritaret pėrfundonin me njė tė ēarė tė ngushtė 0,20 m dhe me lartėsi 1,20 m, ndėrsa nga brenda gjerėsia e tyre arrinte 0,90-1,00 m. Pragu i kėtyre dritareve bie me pjerrėsi nga brenda, pėr tė realizuar njė shpėrndarje mė tė mirė tė dritės. Kullat ndėrmjetesė e nė formė patkoi kanė qenė tė pambuluara, me sa duket, nga gjurmėt e ruajtura deri sot. Pėrjashtim bėn kulla-portė nė mesin e murit jugor, mbi tė cilėn ka qenė ndėrtuar njė faltore islame pa minare nė madhėsinė e sipėrfaqes qė zė vetė kulla. Muret e kėsaj faltoreje, sot e rrėnuar, bashkė me murin e jashtėm tė kullės kanė qenė ndėrtuar me teknikėn bizantine «kluazonazhė». Kullat u pajisėn edhe me frėngji pėr topa. Ēdo kullė kishte nga tri frėngji, qė kontrollonin drejtimet kryesore. Mė mirė, janė ruajtur frėngji nė kullėn jugperėndimore. Nė plan frėngjitė kanė formėn e njė trekėndėshi me bazė nga ana e brendshme e kullės. Nė anėn e jashtme, ato pėrfundojnė me njė hapje drejtkėndėshe me gjersi 0,60-0,70 m, ndėrsa nga brenda gjerėsia e tyre arrin 0,80-1,00 m. Frėngjitė e kullės jugperėndimore nė anėn e brendshme formohen me harqe tullash, ndėrsa nė thellėsi krijohet njė trompė nėpėrmjet gurėve qė dalin konsol mbi njėri-tjetrin dhe tė kujtojnė elementet stalaktite nė trompat mbėshtetėse tė kupolave tė xhamive.

    Fig. 146a — Kalaja e Elbasanit. Kullė nė skajin JL.

    Pas pėrfundimit tė kalasė sė Elbasanit, Mehmeti II la aty njė garnizon tė pėrbėrė nga 400 jeniēerė dhe me pjesėn tjetėr tė ushtrisė u kthye pėr nė Adrinapojė (Edrene). Kalaja e Elbasanit u kthye mė vonė nė njė nga bazat ushtarake mė tė rėndėsishme tė Perandorisė Osmane nė Shqipėrinė e Mesme. Kėtė e tregon dhe fakti qė prej kėtej u nis, mė 1501, sanxhakbeu i Elbasanit me ushtrinė e tij pėr pushtimin e kalasė sė Durrėsit.

    Njė kėshtjellė tjetėr e ndėrtuar po nė Shqipėrinė e Mesme, pranė Krujės, ėshtė kalaja e Prezės (8) . Ajo kishte pėr qėllim tė mbante nėn kontroll njė zonė kryengritjesh tė pėrhershme, siē ishte territori rreth Krujės, si dhe tė ruante rrugėn e rėndėsishme qė lidhte Shkodrėn me Durrėsin dhe Krujėn.

    Kėshtjella ėshtė ndėrtuar nė njė nga majat e njė vargu kodrinor, qė kufizon fushėn e Tiranės nė anėn veriperėndimore.

    Ajo ka formėn e njė pesėkėndėshi tė ērregullt me kulla tė rrumbullakėta nė katėr nga qoshet e tij dhe me njė kullė drejtkėndėshe pranė mesit tė njėrit prej mureve.

    Fig. 148a — Pamje e kalasė sė Prezės.

    Fig. 148b — Planimetria e kalasė sė Prezės.

    Kjo kullė ka shėrbyer edhe si porta e vetme e kėshtjellės, ndėrsa njė dalje e vogėl katėrkėndėshe, qė luante rolin e njė kullė, ndodhet nė murin perėndimor. Pėr tė kontrolluar tė vetmen qoshe tė pesėkėndėshit, qė nuk ėshtė pajisur me kullė, ka qenė ndėrtuar njė ballkon i vogėl qė mbėshtetej mbi njė sistem konsolash tė lidhur me harqe tullash. Gjurmėt e njė ballkoni tė tillė janė ruajtur edhe nė murin perėndimor.

    Fig. 149a — Kalaja e Prezės. Kulla JP. Planimetria.

    Fig. 149b — Kalaja e Prezės. Kulla VP. Pamje.

    Fig. 149c — Kalaja e Prezės. Muri perėndimor i kėshtjellės.

    Kalaja ka njė gjatėsi prej 80 m dhe gjerėsi 50 m. Nė oborrin e saj ndodhet njė sterė e madhe, ndėrsa mbi portė, nė njė fazė tė dytė, ėshtė ndėrtuar njė xhami. Lartėsia maksimale e ruajtur e mureve arrin nė 6,40 m, ndėrsa kullat nė trajtė cilindrike me faqe vertikale ngrihen vetem 0,50-0,60 m mbi lartėsinė e tyre. Trashėsia e mureve ėshtė 1,30-1,40 m, Nė pjesėn e sipėrme ato kanė qenė kurorėzuar me bedena. Nga disa gjurmė tė ruajtura del se lartėsia e tyre ishte 1,70 m, ndėrsa muri mbi tė cilin mbėshteteshin l m. Pėr tė ēuar nė shtegun e rojeve janė ndėrtuar shkallė tė gurta. Njė shkallė e tillė ruhet nė murin jugor, ajo ėshtė ndėrtuar pjesėrisht brenda trashėsisė sė murit.

    Furnizimi i shtegut tė rojeve me ushtarė realizohej edhe nėpėrmjet portave tė kateve tė dyta tė dy prej kullave. Kjo kuptohet lehtė dhe nga prania e njė palė shkallėve pranė kullės 1, tė cilat tė ēonin nga sheshi i pushimit para portės nė shtegun e rojeve. Kullat kanė qenė dykatėshe dhe me sa duket tė mbuluara me ēati konike me tjegulla. Katet ndaheshin me dysheme dėrrase, trarėt e tė cilave mbėshteteshin nė njė dhėmbėzim tė brendshėm tė murit. Secila kullė kishte dy ose tri frėngji topash.

    Fig. 150a — Frėngji topi nė kėshtjellėn e Prezės. Pamje nga brenda.

    Fig. 150b — Frėngji topi nė kėshtjellėn e Prezės. Pamje nga jashtė.

    Frėngjitė, nė pjesėn e brendshme kanė formėn e njė dritareje tė mbuluar me hark tullash. Pjesa e jashtme e kėsaj dritareje ėshtė mbyllur me njė mur tė hollė (0,22 m), nė tė cilin ėshtė hapur njė vrimė e rrumbullakėt me diametėr 0,30 m, ku vendosej gryka e topit. Nė anėn e jashtme, frėngjitė janė dekoruar me disa rrathė koncentrikė tullash, ku vėrehet edhe ndonjė rresht me tulla tė vendosura nė formė dhėmbėsharre. Brenda kėtyre rrathėve janė vendosur tulla radiale, tė cilat kufizojnė vrimėn rrethore. Kėshtu, nė pėrgjithėsi, nga jashtė frėngjitė kanė pamjen e njė rozete. Edhe nė faqet e jashtme tė mureve tė kullave janė pėrdorur tulla pėr dekorin. Mė e pasur nė kėtė drejtim ėshtė kulla 1, e cila ėshtė dhe mė e ekspozuar kundrejt syrit tė vizitorit. Pėrveē frėngjive, qė janė trajtuar nė formėn e rozetave, janė pėrdorur breza dekorativė prej tullash tė vendosur nė formė zigzage e tė kufizuara me dy rreshta paralele apo breza tė punuar me teknikėn «kluazonazh». Nė pjesėt e mureve, midis brezave, janė pėrdorur copa tullash tė futura midis gurėve. Portat e kullave janė trajtuar nė pėrgjithėsi me harqe rrethore tullash, tė rrethuara me bordurė, ndėrsa nė kullėn I ėshtė pėrdorur harku i tipit majė lundre (islamike). Fusha e harkut kėtu ėshtė dekoruar me tulla tė vendosura zigzag, nė rreshta vertikale dhe horizontale. Nė pjesėt e tjera tė kalasė, pėrveē frėngjive, nuk ka pėrdorim tė tullave pėr qėllime dekorativė.

    Porta e vetme

    Fig. 151 — Prezė. Hyrja e kėshtjellės.

    e kėshtjellės pėrshkon njė kullė drejtkėndėshe tė brendshme. Kthina e hyrjes ėshtė mbuluar me njė qemer cilindrik, ndėrsa nė dy muret anėsore ndodhet nga njė kamare edhe kėto tė formuara me qemere cilindrike. Nė anėn e jashtme, porta ėshtė trajtuar me kujdes nga ana dekorative. Vetė hyrja ėshtė mbuluar me njė hark tė shtrirė. Mbi tė ndodhet njė hark rrethor me tulla, qė mbėshtetet mbi dy pilastra tė cilat dalin pak nga muri dhe akoma mė lart ndodhet njė hark «majė lundre», qė mbėshtetet gjithashtu mbi dy pilastra, tė cilat theksohen nė formė dhėmbėzimi nga tė parat. Tė gjitha kėto elementė pėrfshihen brenda njė fushė drejtkėndėshe. Prej tyre, vetėm harku i mesit prej tullash luan njė rol konstruktiv, pasi s´ėshtė tjetėr veēse konturi i qemerit cilindrik qė mbulon kthinėn e hyrjes. Porta ka qenė dyflegėrshe dhe sigurohej nga brenda me njė tra me prerje drejtkėndėshe, qė lėvizte horizontalisht brenda njė zgavre nė shpatullėn e majtė tė hyrjes, ndėrsa nė krahun tjetėr, pėrballė saj, njė zgavėr e cekėt shėrbente pėr fiksimin e traut, kur mbyllej porta. Mėnyra e ndėrtimit dhe e dekoracionit tregojnė se kjo kala nuk ėshtė ngritur me aq ngut sa kalaja e Elbasanit. Nga ana tjetėr, muret e saj tė holla nuk janė llogaritur pėr t´i rezistuar njė rrethimi tė gjatė dhe pėrdorimit tė artilerisė. Nuk njihet data e saktė e ndėrtimit tė saj. Humanisti shqiptar Barleti (9) thotė se gjatė rrethimit tė parė tė Krujės ajo ishte e rrėnuar dhe e braktisur. Edhe mė parė se kjo kohė, nė regjistrin turk tė vitit 1431-32, nuk pėrmendet nė kėtė zonė ndonjė kala tjeter, pėrveē asaj tė Krujės, madje nuk figuron nė regjistėr as fshati Prezė, megjithėse fshatrat pranė tij pėrmenden. Pėr herė tė parė, kalaja nė funksion pėrmendet nė njė relacion anonim tė vitit 1570. Autori i kėtij relacioni thotė se kėtė kėshtjellė «nuk ka shumė kohė qė e ndėrtuan turqit» (10) . Por si duket, koha nuk ka qenė aq e afėrt sa tė mbahej mend me saktėsi. Elemente tė tjera tė arkitekturės na ndihmojnė pėr ta ngushtuar kėtė datim. Kryesore janė frėngjitė pėr topa, tė cilat janė tė njė tipi relativisht tė hershėm dhe zor se mund tė jenė pėrdorur nė vazhdim tė shek. XVI.

    Frėngji tė tilla, tė trajtuara nė anėn e jashtme, me tulla nė formė rozete, turqit kanė ndėrtuar nė kalanė e Smederevos (Serbi), nė vitin 1480 (11) . Edhe trajtimi i jashtėm me breza dekorativė tullash i kullave tė Smederevos ėshtė shumė i ngjashėm me atė tė kalasė sė Prezės. Nga fundi i shek. XV datohen frėngjitė e kėtij tipi dhe nė kalanė Ram, pranė Smederevos, si dhe nė Gollubac (12) .

    Pra, nga tė gjitha arsyet e pėrmendura mė sipėr, koha mė e mundshme e ndėrtimit tė kėsaj kėshtjelle ėshtė periudha pas rėnies sė Krujės (1478) deri nga fillimi i shek. XVI (13) . Nė kėtė periudhė turqit ndėrmorėn punime fortifikuese edhe nė disa kala tė tjera tė kėsaj zone, si nė Petrelė dhe Ndroq.

    Njė formė tė rregullt gjeometrike ka dhe kalaja e Tepelenės (14) . Nė vitin 1492, kur sulltan Bajaziti II sulmoi Himarėn, nė Tepelenė. sipas dėshmisė sė E. Ēelebiut, ndodhej njė kala, ku ishin strehuar kryengritės shqiptarė dhe venedikas. Me materialin e saj, qe u prish gjatė rrethimit, turqit ndėrtuan njė kėshtjellė garnizoni pranė sė parės. Ajo ruhet akoma brenda kalasė tė ndėrtuar disa shekuj mė vonė nga Ali pashė Tepelena. Kėshtjella ka formė katėrkėndėshe, nė pėrmasa 56x40 m, me dy kulla tė rrumbullakėta nė anėn perėndimore.

    Fig. 152a — Kalaja e Tepelenės. Kėshtjella e shek. XV. Pamje.

    Fig. 152b — Kalaja e Tepelenės. Kėshtjella e shek. XV. Planimetria.

    Kullat ruhen nė njė lartėsi prej 5 m dhe kanė njė diametėr tė jashtėm prej 10 m. Siē e pėrshkruan edhe Ēelebiu, kalaja nė fjalė ka dy hyrje, njėra ndodhet nė mesin e murit perėndimor dhe tjetra nė atė lindor. Muret nė gjendje tė rrėnuar kanė njė trashėsi prej 1,5 m dhe kanė qenė ndėrtuar me gurė tė lidhur me llaē tė bollshėm.

    Mbi hyrjen veriore ka qenė ndėrtuar njė xhami, prej sė cilės ruhet bazamenti i minares nė krahun e majtė tė saj. Ashtu si nė Elbasan, xhamia ėshtė ndėrtuar me teknikėn «klauzonazh». Nė tė njėjtėn mėnyrė ėshtė trajtuar edhe njė pjesė e murit tė kalasė pranė xhamisė.

    Menjėherė pas pushtimit tė Durrėsit, nė 1501. turqit morėn masa pėr ngushtimin e kalasė sė madhe dhe gjysmė tė rrėnuar tė kėtij qyteti, nė mėnyrė qė ta kishin mė lehtė pėr ta mbajtur me mė pak forca. Kėshtu, nė tetor tė vitit 1502, u hapėn themelet nė mes tė qytetit pėr ndėrtimin e njė muri tėrthor, qė veēonte njė tė pestėn e kalasė sė vjetėr, duke filluar nga kėshtjella katėrkėndėshe nė lartėsinė «59», deri nė breg te detit. Pėr kėtė qėllim u ngritėn rreth 700-800 furra tė vogla gėlqereje nė Ndroq dhe fshatra tė tjera tė rrethit tė Durrėsit, u thirrėn mjeshtra ndėrtimi nga shumė krahina dhe punuan rreth 8000 puntorė. Muri i ri

    Fig. 153 — Fortifikimi i fillimit tė shek. XVI. Durrės.

    kishte njė gjatėsi prej rreth 250 m dhe pėrforcohej nga tri kulla katėrkėndėshe. Kulla e mesit pėrshkohej nga hyrja kryesore e qytetit, ashtu si dhe nė kalanė e Elbasanit. Kjo u quajt mė vonė «Porta e madhe»,

    Fig. 154 — «Porta e Madhe», Durrės.

    ndėrsa hyrja nė murin juglindor njihej me emrin «Porta e detit». Por prej tyre sot nuk ka mbetur gjurmė. Nga muri i ndėrtuar nė periudhėn turke ruhet pjesa nė veriperėndim tė «Portės sė madhe», me njė kullė katėrkėndėshe si dhe gjurmėt e njė kullė tjetėr katėrkėndėshe nė lindje tė saj. Nga sa mund tė gjykohet prej ēfarė ka mbetur nga kėto ndėrtime, mund tė arrihet nė pėrfundimin se muri ka pasur njė trashėsi prej 3,00-3,50 m, mbi tė cilin ngrihej muri i bedenave me gjerėsi 0,80 m. Vetė bedenat kanė pasur njė lartėsi prej 1,35 m dhe hapėsira midis tyre ishte 0,65 m. Nė pjesėn e sipėrme ato mbuloheshin me tulla tė vendosura nė formė ēatie. Nė njėrin nga bedenat pranė «Portės sė madhe» ėshtė hapur njė frėngji shigjetė. Muri pėrforcohej me breza druri dhe ishte ndėrtuar me njė muratorė tė ērregullt, me gurė tė marrė nga ndėrtimet mė tė vjetra, midis tė cilėve takohen shpesh copa tjegullash. Nuk kanė munguar edhe fragmente arkitektonike e mbishkrime tė murosura nė faqet e jashtme. Kullat rreth 5x5 m kanė pasur njė trashėsi muresh prej 3 m dhe ndaheshin nė tri kate. Pjesa e sipėrme e tyre mbulohej me ēati me katėr kullime, katet ndaheshin nga njėri-tjetri me dysheme druri. Me pėrjashtim tė katit I, qė qe mė i lartė, katet e tjera kishin njė lartėsi prej rreth 2,15 m. Kati i parė ishte i verbėr kundrejt ambientit tė jashtėm, ndėrsa katet e dyta qenė pajisur me frėngji pėr topa. Frėngjitė janė mbuluar me qemere trungkonike me muraturė guri dhe vijnė duke u ngushtuar nė pjesėn e jashtme, si frėngjitė pėr topa tė kalasė sė Elbasanit, duke pasur pothuaj tė njėjtat pėrmasa.

    Dy katet e sipėrme kishin njė komunikim tė dyfishtė nga brenda dhe nga jashtė. Nga brenda ato komunikonin nėpėrmjet njė shkalle guri tė futur brenda trashėsisė sė murit tė prapmė tė kullės, ndėrsa nga jashtė nėpėrmjet njė shkalle qė i mbėshtetet murit rrethues nė pjesėn e brendshme tė fortifikimit. Shkalla kishte shesh pushimi nė nivelin e portės sė katit II, ndėrsa kati III, i cili kishte dhe njė portė nga ana e brendshme, komunikonte nėpėrmjet shtegut tė rojes. Kjo zgjidhje lehtėsonte furnizimin e shpejtė me trupa dhe municion tė kthinės sė artilerisė nė raste rreziku. Portat e kullave janė mbuluar me arkitrarė druri. Hyrja kryesore e kalasė,. «Porta e Madhe», pėrshkonte njė kullė katėrkėndėshe me pėrmasat e kullave tė tjera tė murit, e cila, si ato, dilte krejtėsisht nga muri. Kjo hyrje ka pasur dy porta tė formuara me qemer cilindrik dhe njė kat qė ngrihej mbi kthinėn e hyrjes. Nė pėrgjithėsi, kullat ngrihen pak mbi nivelin e bedenave. Duke qenė njė kala bregdetare, qė kėrcėnohej vazhdimisht nga flotat e fuqive perėndimore tė pajisura me artileri, kemi njė trashėsi mė tė madhe tė murit tė ndėrtuar rishtas.

    Megjithatė shohim se fare pak janė pasqyruar arritjet e arkitekturės ushtarake tė kohės lidhur me pėrparimin e metodave dhe mjeteve tė sulmit dhe nė mėnyrė tė veēantė zhvillimit tė artilerisė. Kurtinat dhe kullat janė tė tipit tė vjetėr; pėrpjekje janė bėrė vetėm pėr tė u]ur lartėsinė e kėtyre tė fundit. Nė vazhdim tė shek. XVI u bėnė pėrshtatje edhe nė murin ekzistues jugperėndimor tė kalasė, si veshja e kullave nė anėn e jashtme, duke i dhėnė pak a shumė formėn e bastioneve si dhe ndėrtimi mbi to i bedenave tė pėrshkuara nga frėngji apo parapeteve tė kėtij tipi.

    Kalaja mė e rėndėsishme bregdetare, qė ndėrtuan turqit nė territorin e vendit tonė, ėshtė ajo e Vlorės. Kjo ndodhej nė bregdet, pranė skelės sė sotme tė qytetit, rreth 150 m nga buza e detit.

    Fig. 155 — Pamje e kalasė sė Vlorės. Gravurė.

    Ndėrtimi i kalasė nė kėtė largėsi kishte pėr qėllim tė zgjaste distancėn e mundshme tė qėndrimit tė anijeve armike dhe pėr pasojė tė pakėsonte efektshmėrinė e zjarrit tė artilerisė sė tyre.

    Nga kalaja e Vlorės sot nuk ruhet asnjė gjurmė mbi tokė, pasi mė 1905, gurėt e saj u pėrdorėn pėr tė shtruar rugėn Vlorė-Skelė. Por nga pėrshkrimet e E. Ēelebiut dhe nga njė studim krahasues dhe interpretues i tė dhėnave tė grumbulluara, i bėrė kohėt e fundit (15) , mund tė pėrfytyrohet deri diku me saktėsi pamja e saj. Kalaja ka pasur nė plan formėn e njė tetėkėndėshi tė rregullt, me gjatėsi brinjėsh 90 m dhe njė sipėrfaqe prej 3,50 ha.

    Fig. 156 — Kalaja e Vlorės. Rikonstruksion.

    Fig. 156a — Kalaja e Vlorės. Gravurė.

    Muret rrethoheshin nga njė hendek i mbushur me ujė, gjerėsia e tė cilit nuk dihet me saktėsi, por ka mundėsi tė ketė qenė 30-40 m. Ky hendek, qė rrethonte kalanė nga ana e tokės, lidhej me detin nėpėrmjet dy mėngėve, qė veēonin para saj njė sipėrfaqe toke nė formė trapezi. Nga njė sondazh qė u bė kohėt e fundit, me rastin e ndėrtimit tė Pallatit tė Sportit tė qytetit tė Vlorės, rezultoi qė muri i kalasė kishte njė trashėsi prej 5,60 m, ishte ndėrtuar me gurė gėlqero-rė tė vendosur nė rreshta tė rregullt, njė pjesė e tė cilėve ishin tė punuar. Kėta tė fundit, tė pėrdorur mė tepėr pėr veshjen e faqeve tė kullave, kishin forma drejtkėndėshe me pėrmasa rreth 0,30x0,20 m. Lartėsia e mureve, sipas E. Ēelebiut, ka qenė 15 m dhe ishin tė kurorėzuar nė pjesėn e sipėrme me bedena. Nė qoshet e tetėkėndėshit kishte nga njė kullė poligonale tė mbuluar me ēati prizmatike. Midis dy kullave dilnin nga kurtinat dy kulla tė cekta drejtkėndėshe, me lartėsi tė barabartė me muret, qė krijoheshin nga njė zgjerim i murit rrethues nė kėto pjesė dhe qė shėrbenin pėr tė kontrolluar mė mirė kurtinat midis dy kullave poligonale.

    Shkallėt, qė shėrbenin pėr t´u ngjitur nė shtegun e rojeve, ishin vendosur pranė kullave tė kėndeve, tė drejtuara nė tė kundėrt tė tyre pėr t´i dhėnė pėrparėsi ngjitjes mbi mure. Kalaja kishte dy porta tė vendosura pėrballė njėra-tjetrės nė veri dhe jug. Qė tė dyja pėrshkonin nga njė kullė katėrkėndėshe dykatėshe, tė mbuluar me ēati me katėr kullime. Kullat-portė dilnin plotėsisht nga kurtinat dhe ishin mė tė larta se kėto tė fundit, ashtu si dhe kullat poligonale tė qosheve. Njė hyrje e vogėl, qė pėrshkonte trashėsinė e murit, ndodhej nga ana e detit.

    Portat e dy hyrjeve kryesore, sipas dėshmisė sė Ēelebiut, ishin tė tipit urė dhe komandoheshin nga katet e dyta tė kullave nėpėrmjet tė njė sistemi makarashė dhe zinxhirėsh. Sigurisht qė kėto porta nuk mbulonin kanalin me ujė qė rrethonte kalanė, i cili ishte mjaft i gjerė dhe larg tyre, por me sa duket kapėrcenin ndonjė hendek tė thatė qė ishte hapur pėr tė krijuar njė mbrojtje tė dytė tė portave. Ndėrsa urat e palėvizshme, qė lidhnin dy brigjet e kanalit, megjithėse ndodhen pranė hyrjes, janė tė spostuara kundrejt aksit tė tyre. Ndryshe ato do tė ishin jo vetėm mjet qė lehtėsonte komunikimin e garnizonit tė kalasė, por edhe rrezik nė rast rrethimesh. Nė pjesėn e brendshme tė kalasė, pranė murit qė shikonte nga deti, ndodhej kryekulla ose donzhoni. Kjo ishte njė kullė cilindrike masive, qė mbizotėronte mbi tė gjitha ndėrtimet e tjera me lartėsinė e saj tė madhe. Kulla ishte 7-katėshe dhe mbulohej me njė kupolė tė veshur me plumb mbi njė tambur tė ulėt poligonal. Pėrveē frėngjive tė shumta pėr topa, qė kishte vetė kulla, kėta tė fundit vendoseshin edhe mbi platformėn qė krijohej rreth tamburit deri tek muret e jashtme. Brenda kullės gjendeshin komanda e kalasė, magazinat, etj. E vendosur pranė detit ajo shėrbente njėkohėsisht pėr vrojtim dhe pėr tė penguar afrimin e anijeve armike. Muret e kėsaj kullė kanė qenė ndėrtuar me gurė te punuar me kujdes. Kryekulla e kalasė sė Vlorės, nga pėrmasat, funksioni dhe mėnyra e ndėrtimit ėshtė e ngjashme me Kullėn e Bardhė nė Selanik, kullėn e Rumeli-Hisarit, kullėn qendrore nė «Kastel de Mare» nė Modon, etj.

    Mungesa e tregut dhe e haneve tregon pėr karakterin thjesht ushtarak tė kėtij fortifikimi, ku nė shek. XVII ndodhej njė garnizon prej 400 ushtarėsh. Kalaja e Vlorės u ndėrtua me urdhėr tė sulltan Sulejmanit, qė erdhi nė Vlorė me 1531, pėr ta pasur atė si bazė ushtarake dhe kantier ndėrtimi anijesh luftarake pėr zbarkimin nė Pulje tė Italisė. Janė interesante pėrshtypjet qė u ka bėrė kjo kala disa studiuesve tė shekullit tė kaluar, qė patėn mundėsi ta shohin atė akoma nė kėmbė.

    Dijetari J. G. Hahn thotė se «kjo kala e tradhton arkitektin turk», ndėrsa njė vizitor tjetėr e quan atė «Kala veneciane».

    Ka mundėsi qė nė ndėrtimin e kėsaj kalaje tė kenė marrė pjesė dhe arkitektė venecianė. Pėr kryekullėn vizitori mė i hershėm i saj, E. Ēelebiu, thotė se e ndėrtoi arkitekt Sinani, autori i Kullės sė Bardhė tė Selanikut, qė, siē dihet, ka qenė me origjinė shqiptare. Gjatė kėsaj periudhe u bėnė rindėrtime edhe nė kalanė e Kaninės, e cila duhej tė mbante tė nėnshtruar zonėn kryengritėse pėrreth. Deri nė shek. XVII. mbi njė nga portat e kėsaj kalaje, sipas dėshmisė sė Ēelebiut, lexohej mbishkrimi «Sulltan Sulejmani e meremetoi...» Kalaja e Vlorės ishte njė nga ndėrtimet ushtarake mė tė arritura tė Perandorisė Turke, saqė Ēelebiu shkruan se «ata qė s´kanė parė fortesat e Sekedinit, Benderit dhe Vlorės, nuk kanė dijeni mbi mjeshtrinė e osmanėve».

    Shekullit tė XVI i pėrket dhe ndėrtimi i kalasė sė Peqinit (16) nė afėrsi tė Elbasanit. Ajo u themelua pėr tė siguruar rrugėn Elbasan-Kavajė-Durrės-Bashtovė nga kryengritėsit shqiptarė. Kalaja e Peqinit ėshtė njė fortifikim i vogėl i ndėrtuar nė terren fushor nė formė katėrkėndėshi kėnddrejtė me pėrmasa 57x51 m. Nė fazėn fillestare ajo kishte katėr kulla cilindrike nė qoshet dhe njė portė, qė pėrshkonte njėrin nga muret.

    Fig. 157 — Kalaja e Peqinit. Pamje.

    Nė mesin e njėrit nga muret ndodhet njė e dalė e cekėt drejtkėndėshe (1,00x9,50 m), si nė Kalanė e Prezės. Muret kanė njė trashėsi prej 1,40-1,50 m dhe janė ndėrtuar me gurė lumi tė lidhur me llaē tė bollshėm e tė pėrfocuar me breza druri me seksion rrethor. Shkallėt qė tė ēonin nė shtegun e rojes janė ndėrtuar brenda trashėsisė sė murit. Sipas gjurmėve tė ruajtura, nė secilin mur ka pasur nga dy palė shkallė tė vendosura nė formėn e shkronjės V, qė tė ēonin nė drejtim tė kullave tė qosheve. Shkallėt nisnin nga njė shesh pushimi i pėrbashkėt, me lartėsi 1.30, mbi tė cilin ngjiteshe me shkallė druri. Vetėm pranė njėrės nga kullat, shkallėt janė vendosur nė njė krah. Muret kanė qenė tė larta rreth 5 m, tė ndėrtuara mbi themele tė cekėta. Nė pjesėn e sipėrme ato kanė qenė pajisur me bedena, tė cilėt kishin njė lartėsi prej 1,10 m. Mbi parapetin l m tė lartė hapėsira midis bedenave ishte rreth 0,80 m.

    Porta e vetme e kalasė ka qenė e mbuluar me njė hark tullash tė rrethuar me kornize. Korniza me tulla ėshtė nė njė plan me vete murin, ndėrsa harku futet 4-5 cm brenda tij. Kullat kanė qenė rreth 1 m mė tė larta se kurtinat. Ato ndaheshin nė tri kate, kati i poshtėm mjaft i ulėt (1,40-1,50 m), shėrbente si depo, kati i dytė, me njė lartėsi 2,50 m ishte pajisur me frėngji tė ngushta shigjetė qė shėrbenin njėkohėsisht edhe pėr ndriēimin e ambientit. Tė tria katet ndaheshin me dyshe-me dėrrase dhe komunikonin me kalanė nėpėrmjet dy portave, nė katin II dhe nė katin III, kjo e fundit ko-munikonte me shtegun e rojes. Katet e treta kanė qenė pajisur me nga tri frėngji topash. Frėngjitė ngushtoheshin nga ana e jashtme dhe pėrfundonin nė formėn e njė dritareje tė mbuluar me hark tullash. Frėngjitė pėr topa tė Peqinit ndryshojnė krejtėsisht nga ato tė Prezės. Pjesėn e jashtme e kanė mė tė gjerė nga frėngjitė e kalasė sė Elbasanit.

    Portat e katit tė poshtėm tė kullave formoheshin nga njė hark sektorial, mbi tė cilin ndodhej njė hark rrethor tullash qė s´ishte gjė tjetėr veēse fillimi i qemerit me tulla tė korridorit tė hyrjes. Ai ka njė gjatėsi prej 1,50 m dhe gjerėsi prej 1,10 m. Muret anėsore tė tij janė ndėrtuar vetėm me gurė, ndėrsa qemeri me tulla. Kullat e rrumbullakėta tė qosheve kanė pasur njė diametėr tė brendshėm prej rreth 5,50 m dhe trashėsi muresh tė barabartė me kurtinat 1,40-1,50 m.

    Mbi portėn e kalasė, ashtu si nė Elbasan, ka qenė ndėrtuar njė «xhami» pa minare (Mesxhide), e cila pėrmendet nga Ēelebiu nė shek. XVII.

    Nė periudhat e mėvonshme kalaja ka pėsuar disa rindėrtime

    Fig. 158 — Kalaja e Peqinit. Planimetria.

    siē ėshtė krijimi i disa kthinave tė brendshme. Janė shtuar kulla poligonale dhe ėshtė hapur njė portė nė murin verilindor; ėshtė shtuar njė kullė poligonale dhe njė kullė katėrkėndėshe nė murin veriperėndimor dhe vetė kullat e qosheve janė kthyer nė poligonale. Kėto tė fundit janė pajisur me frėngji tė mėdha topash si dhe frėngji pushkėsh. Tė gjitha kėto rindėrtime janė kryer pas vizitės sė Ēelebiut, domethėnė gjatė shek. XVIII-XIX. Duke qenė njė kala e dorės sė dytė dhe e dobėt pėr kohėn qė u ndėrtua, Peqini nuk pėrmendet nė dokumentet e shek. XVI. Kėshtu qė koha e ndėrtimit tė saj mund tė pėrcaktohet kryesisht nga krahasimi me kalatė e tjera tė kėsaj periudhe. Forma planimetrike dhe sidomos dalja katėrkėndėshe midis murit verilindor e afron atė me kalanė e Prezės, ndėrsa frėngjitė pėr topa ngjasojnė mė tepėr me ato tė Durrėsit. Me kėto tė fundit e afron edhe mungesa e pėrdorimit tė dukshėm tė copave tė tullave nė mure ose e njė teknike mė tė rregullt me tulla. Nė kohėn e Ēelebiut nuk mbahej mend koha e ndėrtimit tė kėsaj kalaje, fakt qė do tė pėrjashtonte sė paku shek. XVII. Kėshtu qė mbetet si periudhė mė e mundshme e ndėrtimit tė saj gjysma e parė e shek. XVI.

    Nga fundi i shek. XVI u ndėrtua dhe kalaja e Ishmit (17) . Ajo ndodhet mbi njė kodėr nė lindje tė fshatit Ishėm.

    Fig. 159a — Kalaja e Ishmit. Pamje e murit perėndimor.

    Fig. 159b — Kalaja e Ishmit. Hyrja kryesore.

    Fig. 159c — Kalaja e Ishmit. Planimetria.

    Prej saj, shikimit i hapėt njė horizont i gjerė. Nga veriu dhe lindja vrojtohet fusha pjellore e Ishmit dhe shikimi ndalet nė vargmalin Krujė-Dajt; nga perėndimi grykėderdhja e lumit, Kepi i Rodonit dhe njė pjesė e mirė e bregut tė detit Adriatik. Muret ndjekin formėn e terrenit, por duke tentuar gjithnjė pėr tė krijuar linja tė drejta. Kėshtu planimeria ka formėn e njė katėrkėndėshi kėnddrejtė pak a shumė tė rregullt me pėrmasa 100x40 m, me brinjėt mė tė ngushta tė drejtuara veriperėndim-juglindje. Kalaja ka dy porta, qė qėndrojnė pėrballė njėra-tjetrės gjatė brinjėve mė tė ngushta. Porta kryesore ndodhet nga lindja, ndėrsa tjetra, e dorės sė dytė, nga perėndimi. Tė dyja portat lidheshin midis tyre nga njė rrugicė e shtruar me kalldrėm. Muret forcohen nga pesė kulla, tė cilat, me pėrjashtim tė njė kullė kėndi me planimetri rrethore dhe njė tjetėr pesėkėndėshe, kanė forma drejtkėndėshe.

    Ato janė vendosur nė kėndet e bashkimit tė mureve. Vetėm njėra ndodhet nė mesin e murit jugperėndimor nga ėshtė pjesa me mbrojtje mė tė dobėt natyrore e kodrės. Dy nga kullat janė ruajtur nė lartėsinė e mureve, tė tjerat janė krejtėsisht tė rrėnuara.

    Muret e kėshtjellės janė ndėrtuar me gurė ranorė tė nxjerrė nga formacione shkėmbore nė afėrsi, tė lidhur me llaē. Trashėsia e tyre varion nga 1,50-1,20 m, duke qenė mė e madhe tek muri jugperėndimor dhe juglindor, qė kanė njė mbrojtje natyrore mė tė dobėt. Pėr tė shtuar qėndrueshmėrinė e mureve, janė pėrdorur nė brendėsi brezat e drurit. Lartėsia e mureve nė pjesėt mė tė ruajtura nuk i kalon 5 m, por duke gjykuar nga gjurmėt e ruajtura, mund tė mendohet se lartėsia e tyre, deri nė shtegun e rojeve, nuk duhet tė ketė qenė mė e madhe. Kėshtu qė po tė shtojmė lartėsinė e bedenave apo tė parapetit do te kemi njė lartėsi tė pėrgjithshme prej rreth 7 m.

    Terreni brenda kėshtjellės ėshtė shumė mė i ngritur se ai jashtė saj, kėshtu qė muret u vishen pjesėrisht shpateve tė kodrės.

    Nė gjendjen aktuale, lartėsia e terrenit tė brendshėm tė kėshtjellės arrin deri nė lartėsinė e shtegut tė rojeve, ashtu siē e gjejmė edhe nė njė kėshtjellė tjetėr tė kėsaj periudhe nė kalanė e Prezės. Por duhet menduar qė njė pjesė e konsiderueshme e mbushjeve ėshtė krijuar qė nga koha e ndėrtimit tė kėshtjellės deri nė ditėt tona dhe sidomos kur ajo e pati humbur rėndėsinė e saj tė dikurshme. Pėr shkak tė nivelit tė pabarabartė tė terrenit nga ana e brendshme dhe jashtė mureve, gjatė murit jugperėndimor janė hapur gjashtė kanale shkarkuese tė ujėrave. Vrimat shkarkuese nė anėn e dukshme kanė trajtė katėrkėndėshe me gjerėsi rreth 0,25 m dhe lartėsi 0,25-0,50 m. Nga sipėr, grykat e kanaleve mbulohen me pllaka tė sheshta guri, ndėrsa nė pjesėn e poshtme kanė nga njė pllakė guri, qė del nė formė lugu si dhe dy gurė anėsorė mbi tė. Ato shėrbenin pėr tė mos lejuar kullimin e ujėrave gjatė faqeve tė mureve. Kanale tė tilla janė aplikuar edhe nė kėshtjellėn e Durrėsit, nė lartėsinė 59, e ndėrtuar gjatė shek. XV.

    Mbi murin veriperėndimor u gjet dhe e vetmja gjurmė frengjie pėr top. Ajo ndodhej nė jugperėndim tė portės sė kėsaj ane dhe pėrshkonte gjithė trashėsinė e murit prej 1,65 m tė kėshtjellės. Nė planimetri, frėngjia ka formėn e njė dritareje drejtkėndėshe, me gjerėsi 1,20 m dhe gjatėsi sa trashėsia e murit. Vendi i daljes sė grykės sė topit ngushtohet nga tė dyja anėt nga njė paturė me dalje 0,25 m, me trashėsi 0,55 m.

    Tė dyja hyrjet e kėshtjellės janė hapur afėrsisht nė mes tė brinjėve tė ngushta tė katėrkėndėshit tė formuar nga muret rrethuese. Nė kėtė mėnyrė, ato kanė mė pranė kullat anėsore tė qosheve, tė cilat shėrbenin njėkohėsisht edhe pėr mbrojtjen e kėtyre hyrjeve.

    Hyrjes kryesore, qė ndodhet nė mesin e murit juglindor, ndėrtuesit ianė pėrpjekur t´i japin njė pamje pak a shumė monumentale. Ajo ka njė hapėsirė dritė prej 2,16 m dhe lartėsi 2,60 m. Nė tė dyja anėt kufizohej prej dy kontrafortave 1,50 m tė gjera qė dalin nga muri i kėshtjellės 0,85 m. Ndėrsa vetė hapėsira e hyrjes mbulohet me tri harqe sektoriale, tė ndėrtuara me gurė tė punuar shtufi.

    Portat siguroheshin nga brenda me trarė, qė lėviznin nė kanalet, tė cilėt pėrshkojnė muret nė drejtim gjatėsor. Njė nga gjurmėt e kėtyre kanaleve ruhet nė tė vetmen shpatull tė hyrjes tjetėr, qė ka pasur njė rol tė dorės sė dytė, me njė hapėsirė dritė 1,50 cm.

    Ajo qė e bėn me interes studimin e kalasė sė Ishmit ėshtė fakti se nga burimet historike njihet me saktėsi qėllimi dhe koha e ndėrtimit tė saj. Gjatė shek. XVI, Ishmi pėrfshihej nė sanxhakun e Ohrit, qė ishte njė krahinė e mbushur me revolta fshatare dhe trazira pėr Perandorinė Osmane. Pėr kėtė arsye, njė feudal i pasur i quajtur Mehmet, i cili ishte edhe vetė nga kjo anė, i propozi Portės sė Lartė qė tė ndėrtohej nė Ishėm njė kala, e cila do ta ruante vilajetin nga «kryengritėsit qafirė», me kusht qė atij t´i jepej sanxhaku nė sipėrmarrje pėr mbledhjen e detyrimeve fiskale tė shtetit. Pas disa hezitimesh, Porta e pranoi propozimin e Mehmetit, me kusht qė tė ndėrtonte njė kala solide dhe tė fortė, ta pajiste mirė dhe ajo qė ėshtė mė e rėndėsishme ta pėrfundonte shpejt. Por pėr shkak tė disa kryengritjeve, qė ndodhėn nė kėtė zonė, Mehmeti u tėrhoq, duke u pėrgjigjur se «njė gjė e tillė ėshtė e vėshtirė pėr t´u realizuar». Porta e urdhėroi Mehmetin qė ta ndėrtonte sa mė parė kalanė dhe tė ndėshkonte kryengritėsit. Kėshtu, kalaja e Ishmit filloi tė ngrihej nė verė tė vitit 1572 dhe pėrfundoi nė fillim tė vitit 1574. Menjėherė pas pėrfundimit tė punimeve, kėshtjella u pajis me njė garnizon prej 410 ushtarėsh dhe pėrkohėsisht me dy topa tė sjellė nga kalaja e Shkodrės pėrderisa tė derdheshin topat e porositur nė fonderitė e Perandorisė Osmane (18) . Kėshtjella e Ishmit u ndėrtua kryesisht pėr tė luftuar kundėr fshatarėve kryengritės. Ajo shėrbente njėkohėsisht edhe pėr tė vendosur kontrollin e skelės sė Ishmit, ku nxirrej kontrabandė drithi dhe bliheshin armė prej venedikasve. Tregtimi i drithit kontrabandė nga skelat e Shqipėrisė e kishte shqetėsuar prej kohėsh administratėn turke. Pėr kėtė arsye, edhe nė njė nga skelat e njohura tė tregtimit tė drithit nė mesjetė, siē ishte Bashtova, turqit kishin bėrė punime plotėsuese nė kėshtjellėn qė ndodhej aty dhe kishin vendosur njė garnizon ushtarėsh.

    Kėshtjella e Ishmit, megjithėse e ndėrtuar mbi njė terren kodrinor, ku kushtet kanė ndikuar deri diku nė formulimin planimetrik tė saj, ajo ruan tiparet e pėrbashkėta tė ndėrtimeve fortifikuese tė kėsaj periudhe, qė kishin si qėllim dislokimin e garnizoneve turke, pėr t´i pasur ato si njė armė tė rėndėsishme nė konsolidimin e administratės otomane nė krahina tė ndryshme tė vendit tonė, pėr tė pėrhapur sistemin e timareve. Kėto tipare janė kryesisht pėrmasat e vogla tė kėshtjellės si dhe forma e saj e rregullt gjeometrike. Si shumica e kėshtjellave tė garnizoneve, tė ndėrtuara rishtazi nė kėtė periudhė me urdhėr tė administratės osmane, dhe ajo e Ishmit ėshtė njė fortifikim i dobėt. Ajo nuk i pėrshtatet kohės nė tė cilėn u ndėrtua, kur siē dihet artileria po zhvillohej gjithnjė e mė tepėr dhe pėrdorimi i saj vinte duke u zgjeruar. Pėr rastin nė shqyrtim ėshtė kuptimplote shprehja se kėshtjella u ndėrtua nga bregu i detit nė njė largėsi tė tilė «qė nuk e godet topi».

    Garnizonet osmane nuk ndaheshin nga administrata civile e tyre. Kėshtu qė kalaja e Ishmit, duke qenė e lidhur dhe me njė rrugė me Ohrin, e cila pėrshkonte krejt sanxhakun, u kthye shpejt nė njė qendėr administrative dhe tregtie e krahinės. Kėtė tė fundit mund ta kuptojmė dhe nga toponimi «Pazar», me tė cilėn thirret qendra e fshatit tė sotėm.

    Kalaja e Lėkurėsit ėshtė njė fortifikim tjetėr i ndėrtuar nga turqit. Ndodhet mbi njė kodėr tė lartė nė juglindje tė Sarandės pranė rrėnojave tė fshatit Lėkurės, tė braktisur para njė shekulli. Kalaja ka planimetri gati katrore me pėrmasa 42x44 m, me dy kulla tė rrumbullakėta tė vendosura nė qoshen veriperėndimore dhe juglindore dhe njė kullė drejtkėndėshe nė murin perėndimor.

    Fig. 160 — Kalaja e Lėkursit, Sarandė. Planimetria.

    Muret kanė njė trashėsi prej 1,70-1,90 m, dhe kanė pasur njė lartėsi prej 6,70 m; mbi to ngrihej njė parapet me lartėsi 1,70 m, dhe trashėsi 0,90 m, i pėrshkuar nga frėngji zjarri tė vendosura rreth 1,20 m larg njera-tjetrės. Frėngjitė kanė njė lartėsi prej 0,50 m, gjerėsi nga brenda 0,35 dhe 0,04-0,06 m nga jashtė. Nė pjesėn e sipėrme janė mbuluar me gurė mė tė mėdhenj plloēakė, qė mbėshteten nė tė dy skajet mbi paturat e frėngjive. Muret janė pėrforcuar me breza druri, por jane ndėrtuar me njė teknikė tė dobėt. Nė brendėsi gurėt janė vendosur nė tė thatė dhe vetėm nė faqet e jashtme ėshtė pėrdorur llaēi, ku tentohet dhe pėr njė vendosje horizontale tė rreshtave tė gurėve. Nga kullat ruhet nė njė gjendje relativisht tė mirė vetėm kulla e qoshes juglindore. Ajo ka njė diametėr tė brendshėm prej 8 m dhe trashėsi muresh 2 m. Kulla ruhet nė njė lartėsi prej 7 m deri nė nivelin e platformės. Nė tė hyhet nėpėrmjet njė porte tė formuar me qemer cilindrik. Kulla pėrbėhet nga njė kthinė e vetme, e mbuluar me njė kupolė sferike, e ndėrtuar me gurė katėrkėndėsh tė vendosur nė rrathė koncentrikė. Herė pas here rrathėt ndėrpriten nga gurė tėrthore pėr njė lidhje mė tė mirė tė strukturės. Kupolat pėrfundonin nga sipėr me njė platformė, ku, me sa duket, vendoseshin edhe topat. E vetmja kullė drejtkėndėshe, nė murin perėndimor del 3 m. nga kurtina dhe ka njė gjerėsi ballore prej 7 m. Faqet e mureve tė kullave dhe kurtinave bien me njė pjerrėsi tė lehtė nė anėn e jashtme. Hyrja e kėshtjellės, me sa duket, ka qenė nė murin lindor.

    Kalaja e Lėkurėsit, pėr sa i pėrket zgjidhjes planimetrike, ngjason me kala tė tjera tė periudhės sė pushtimit turk, si kalaja e Peqinit dhe e Prezės. Secila prej tyre, pėrveē kullave tė rrumbullakėta nė qoshe, ka dhe njė kullė drejtėkėndėshe me ballė tė gjerė nė njėrin nga muret. Por nga ana tjetėr, ajo paraqet njė fazė mė tė zhvilluar pėr sa i pėrket parapetit me frėngji, kullave masive pėr topa, si dhe pjerrėsisė sė mureve tė kullave dhe kurtinave.

    Duke gjykuar nga kėto tė dhėna, koha mė e mundshme e ndėrtimit tė kėsaj kalaje ėshtė periudha qė pėrfshin gjysmėn e dytė tė shek. XVI deri nė fund tė shek. XVII.

    Njė vendosje identike tė kullave, si nė kalanė e Lėkurėsit, e hasim nė kėshtjellėn e Gjon Boēarit (19) e ngritur mbi njė kodėr tė ulėt nė fshatin Tragjas i Ri tė rrethit tė Vlorės.

    Fig. 161a — Kalaja e Gjon Boēarit. Tragjas i Ri, Vlorė. Pamje e pėrgjithshme.

    Fig. 161b — Kalaja e Gjon Boēarit. Tragjas i Ri, Vlorė. Pamje.

    Fig. 161c — Kalaja e Gjon Boēarit. Tragjas i Ri, Vlorė. Planimetri.

    Fig. 161d — Kalaja e Gjon Boēarit. Tragjas i Ri, Vlorė. Planimetri.

    Kjo kėshtjellė formohet nga njė katėrkėndėsh kėnddrejtė (30xl8 m), me dy kulla poligonale nė qo-shen veriore dhe lindore, ndėrsa hyrja e vetme, 2 m e gjerė, ndodhet nė mesin e njėrės nga brinjėt e ngushta tė katėrkėndėshit.

    Kurtinat kanė njė trashėsi prej 1,80 m dhe po aq ėshtė edhe gjerėsia e mureve tė kullave. Gjithashtu e barabartė ėshtė edhe lartėsia e tyre. Lartėsia e mureve, deri nė shtegun e rojes, arrin 4 m, ndėrsa parapeti, i ruajtur vetėm si gjurmė, kishte njė gjerėsi prej 0,54 m. Nė shtegun e rojes tė ēonin nga dy palė shkallė tė ndėrtuara brenda trashėsisė sė mureve veriperėndimore dhe juglindore, tė cilat, si nė kalanė e Peqinit, janė vendosur nė trajtėn e shkronjės V. Kullat janė krejtėsisht tė hapura nga ana e brendshme e fortifikimit, duke qenė kėshtu mė tepėr njė vazhdim i mureve rrethuese. Muret e tyre, nė pjesėn e poshtme, pėrshkohen nga frėngji pėr armė zjarri, tė mbuluara me rrasa horizontale guri. Me frėngji tė tilla duhet tė ketė qenė pajisur edhe parapeti i mureve dhe i kullave. Ndėrsa trashėsia e plotė e kurtinave pėrshkohet vetėm prej dy frėngjish tė vendosura nė tė dyja anėt e portės. Pėr kohėn e ndėrtimit tė kėsaj kėshtjelle, e cila nuk pėrmendet nė burimet historike, janė shprehur mendime tė ndryshme, qė e datojnė atė nga shek. XIV deri nė shek. XVIII-XIX.

    Por rrethime tė tilla mbrojtėse, tė pajisura me frėngji pushkė, i hasim shpesh nė manastiret e fortifikuara tė vendit tonė, si nė Krorėz, Kakome, Demė, Qeparo etj., qė datohen nė gjysmėn e dytė tė shek. XVII. Nė muret rrethuese tė kėtyre manastireve, portat mbrohen nga frėngji anėsore, si nė kėshtjellėn e Gjon Boēarit. Pėr mė tepėr, nė manastirin e Shėn Gjergjit nė Demė (Butrint) takojmė dhe kulla tė hapura krejtėsisht nga brenda, muret e tė cilave pėrshkohen nga frėngji pėr armė zjarri. Pra, tė njėjtės periudhė duhet t´i pėrkasė edhe kėshtjella e Gjon Boēarit. qė, me sa duket, ka shėrbyer pėr strehimin e njė garnizoni tė vogėl.

    Ndėrtimet fortifikuese turke filluan nė Shqipėri nė njė periudhė qė kishte filluar tė pėrdorej artileria, sidomos gjatė shek. XVI, ajo qe pėrhapur gjerėsisht. Kėtė e vėrteton dhe fakti qė shumica e kėtyre fortifikimeve janė pajisur me frėngji pėr topa. Pėrdorimi i artilerisė kėrkonte kėshtjella tė ulėta me mure tė gjera ose tė mbushura nė pjesėn e brendshme me dhė (terrapieno), qė i bėnin mė elastike muret ndaj goditjeve. Nga ana tjetėr, vetė muret dhe kullat ndėrtoheshin me pjerrėsi nė anėn e jashtme. Kėto parime nuk u ndoqėn nga turqit, veēse u bė njė pėrpjekje pėr uljen e lartėsisė sė kullave. Muret e kullave dhe kurtinat janė vertikale dhe nė pėrgjithėsi trashėsia e tyre nuk ėshtė llogaritur pėr tė pėrballuar goditjet e artilerisė. Fakt kuptimplotė ėshtė ndėrtimi i kalasė sė Ishmit nė njė distancė tė tillė nga deti, ku nuk arrinin predhat e artilerisė. Pėrjashtim bėn vetėm kalaja e Vlorės, ku muret ishin aq tė trasha saqė mund t´i bėnin ballė qitjeve tė artilerisė sė anijeve. Rrallėherė janė pėrdorur platforma nė pjesėn e sipėrme tė kullave, veēse nė ndonjė ndėrtim tė vonė, si kalaja e Lėkurėsit. Nė rastet e tjera, kullat ndaheshin nė 2-3 kate me dysheme druri dhe mbuloheshin me ēati. Edhe pėr mbrojtjen e hyrjeve nuk ėshtė treguar ndonjė kujdes i veēantė. Ato ishin tė thjeshta duke pėrshkuar murin rrethues, ose kalonin nėpėrmjet njė kullė drejtkėndėshe. Kėshtjellat turke kishin zakonisht forma tė rregullta gjeometrike, midis tė cilave mbizotėronte katėrkėndeshi, dhe janė ndėrtuar nė tė shumtėn e rasteve nė terrene tė sheshta, duke bėrė pjesė kėshtu nė qendrėn administrative tė qyteteve, sidomos kur kėto u zhvilluan gjatė periudhės sė pushtimit turk. Nė ndėrtimin e kalave morėn pjesė teknikė dhe punėtorė vendas, siē del qartė nė rastin e ngushtimit tė kalasė sė Durrėsit. Nė ndonjė rast, ato janė projektuar edhe nga arkitektė me origjinė shqiptare, siē ėshtė kalaja e Vlorės. Fakti i pjesėmarrjes sė teknikėve dhe punėtorėve vendas nė ndėrtimin e kėtyre kalave dhe ajo qė kishin pėrvetėsuar vetė turqit nga kėshtjellat bizantine, bėri qė sidomos gjatė shek. XV tė pėrdoret gjerėsisht teknika «kluasonazh» apo e futjes sė ērregullt tė copave tė tullave nė faqet e jashtme tė mureve me gurė dhe sė fundi i brezave dekorativė me tulla (Prezė, Tepelenė, Elbasan). Kjo teknikė fillon tė mbahet gjatė shekullit XVI, gjersa zhduket fare nė shekullin XVII. Ndryshe ndodh me ndėrtime mė tė vogla, siē janė faltoret islame, nė tė cilat teknika «kluasonazh» vazhdon tė pėrdoret me sukses gjatė gjithė shek. XVI dhe fillimit tė shek. XVII.

    Nė pėrgjithėsi, mund tė thuhet se nė kėto lloj ndėrtimesh, me pėrjashtim tė ndonjė rasti tė veēantė, si kalaja e Vlorės, nuk vėrehet ndonjė pėrparim i dukshėm, pėrkundrazi ato qėndrojnė mbrapa arritjeve mė tė mira tė arkitekturės ushtarake nė shek. XV nė vendin tonė.

    Periudha nė shqyrtim mbyllet nė prag tė fillimit tė njė etape tė re zhvillimi, kur ndryshimet qė ndodhėn nė strukturėn ekonomiko-shoqėrore, me shthurjen e sistemit feudalo-ushtarak dhe me zgjerimin e tregut tė brendshėm e tė jashtėm, lindėn dhe premisat pėr njė zhvillim tė mėtejshėm tė arkitekturės ushtarake.

    (1)A. Matkovski. Kryengritje tė panjohura nė sanxhakun e Ohrit nė vitet 1566-1574. St. Historike 3, 1973, fq. 58.
    (2)F. Engels Vepra tė zgjedhura ushtarake, I, Tiranė 1975, fq. 351.
    (3)A. Matkovski, Vep. Cit. 58.
    (4)H. Inalcik, Suret-i defter-i Sancak-i Arvanid, Ankara 1954.
    (5)Burime tė zgjedhura pėr historinė e Shqipėrisė, Vėll. III, Tiranė 1963, fq. 149.
    (6)Monumentet l, 1971, fq. 61-77.
    (7)F. Babinger, Bie Grundung von Elbasan, Berlin 1931, 1.
    (8)L. Papajani. Kalaja e Prezės. Monumentet 7-8, 1974, fq. 167-181.
    (9)M. Barleti. Historia e jetės dhe e veprave tė Skėnderbeut. Botimi i II, 1967, fq. 249-250.
    (10)Relacion anonim mbi Shqipėrinė. Burime tė zgjedhura vėll. III, 1962, fq. 164.
    (11)A. Deroko, Smederevski grad, Starinar II, 1951, fq. 58-98.
    (12)A. Deroko, Grad Gollubac, Starinar II, 1951.
    (13)L. Papajani e daton kalanė e Prezės nė fillim tė shek. XV duke ja atribuar Topiasve (Vep. Cit. 175) Por si arkitektura e saj, mospėrmendja nė burimet historike, veēse si gėrmadhė nga Barleti, flasin pėr njė ndėrtim tė periudhės turke. Nė tė mirė tė kėtij mendimi ėshtė edhe fakti qė periudha e parė dhe kryesore e ndėrtimit ruhet nė gjendje mjaft tė mirė, aq sa nuk mund tė quhej gėrmadhė. Nuk pėrjashtohet mundėsia qė kalaja turke tė jetė ndėrtuar mbi mure tė vjetra qė duhet tė kenė qenė tė rrafshuara me tokėn. Kjo pėrputhet dhe me tė dhėnėn e Barletit.
    (14)S. Bejko. Kalaja e Tepelenės. Monumentet 2. 1971, fq. 103-112.
    (15)A. Baēe. Kalaja e Vlorės. Monumentet 5-6, 1973, fq. 43-51.
    (16)L. Papajani. Kalaja e Peqinit. Monumentet 9, 1975, fq. 55-76. Autori i kėtij punimi e daton kalanė e Peqinit tė njė kohe me Prezėn nė shek. XV, pas vitit 1431-32 (f. 62). Por dihet qė kjo kala nuk ekzistonte mė 1466. Nuk pėrmendet nė burimet e mėvonshme venecianė apo turke, deri nė vitin 1501, kur sanxhakbeu i Elbasanit sulmoi Durrėsin.

    Kur e vizitoi Ēelebiu nė shek. XVII, kalaja kishte kohė qė ishte ndėrtuar, derisa ai nuk e shėnoi emrin e autorit. Koha mė e mundshme e ndėrtimit tė saj ėshtė shek. XVI.
    (17)Monumentet 15-16, 1978, fq. 243-247.
    (18)A. Matkovski, Vep. Cit., 59.
    (19)Kalaja e Gjon Boēarit ėshtė pėrshkruar pėr herė tė parė nga K. Paē (C. Patsch, Das Sandschak Berat in Albanien, Wien 1904, fq. 78-79, ndėrsa mė vonė nga D. Komata (Disa qendra tė fortifikuara nė vendin tonė. Buletin arkeologjik 4, 1974, fq. 191-192) dhe A. Baēe Kalaja e Gjon Boēarit. Bul. Ark. 5, 1975. A. Baēe e daton kalanė nė shek. XIV, ndėrsa D. Kamata i afrohet mė tepėr kohės sė ndėrtimit tė saj, duke e datuar nė periudhėn pas shek. XV.

    Mė lartė
    webmaster@letersi.com