|
PESė MIJė VJET FORTIFIKIME Nė SHQIPėRI GJERAK KARAISKAJ FORTIFIKIME NGA VITI 1400 DERI Mė 1478 Tiparet karakteristike tė fortifikimeve mesjetare deri nė shekullin XV Pasi kemi pėrmendur apo pėrshkruar disa nga qytetet e fortifikuara dhe kėshtjellat mesjetare mė tipike nė territorin e Shqipėrisė, deri nė shek. XV, do tė pėrpiqemi tė pėrmbledhim karakteristikat mė tė pėrgjithshme tė tyre. Mbrojtja e njė kalaje nuk varej vetėm nga fortėsia e mureve dhe e kullave tė saj, por nė njė masė tė madhe edhe nga pozicioni i kėsaj kalaje dhe konfiguracioni i terrenit, tė cilėt sipas rastit ofronin apo eliminonin shumė nga mėnyrat, armėt dhe mjetet e tjera tė sulmit apo tė mbrojtjes. Pėrveē kushteve tė terrenit, njė fortesė duhet tė kishte dhe ujė tė bollshėm pėr t´i rezistuar rrethimeve tė gjata. Shpeshherė ajo ishte dhe qendėr administrative e krahinės dhe duhej tė zinte pėr kėtė arsye njė vend qendror nė tė. Kėshtu qė tė gjitha kushtet nuk bashkoheshin gjithmonė nė njė fortifikim tė vetėm. Njė dallim tjetėr kėrkesash ekziston midis qyteteve dhe kėshtjellave tė ngritura si seli e feudalit apo pėr qėllime thjesht ushtarake, si pika vrojtimi e kontrolli tė rrugėve apo pėr vendosjen e garnizoneve. Edhe ndėr qytetet dallojmė dy kategori: ato tė trashėguara nga antikiteti dhe tė lindura rishtas nė mesjetė. Ndėr qytetet e trashėguara nga antikiteti, ato qė nuk plotėsonin kushtet e mbrojtjes natyrore nuk patėn jetė tė gjatė, ndėrsa tė tjerat u shfrytėzuan edhe nė mesjetė. Prej tyre, Berati dhe Shkodra janė ndėrtuar mbi kodra tė larta shkėmbore tė vėshtira pėr t´u ngjitur, ndėrsa Durrėsi dhe Butrinti mbroheshin nga sipėrfaqe ujore. Durrėsin, pothuajse njė ishull e lidhte me tokėn, vetėm njė rrip 200 m i gjerė nga ana veriore dhe kalim i ngushtė midis detit dhe kėnetės nga lindja. Ndėrsa Butrinti, mė dy anė tė tij mbrohej nga ujėrat e liqenit tė Butrintit, nga jugu prej kanalit tė Vivarit, ndėrsa nė pjesėn tjetėr, qė lidhet me tokėn, u kombinua mbrojtja natyrore e kodrės nė kėtė anė me mbrojtjen ujore, duke i lidhur kėto tė dyja me njė mur tėrthor. Qytetet qė lindėn nė mesjetė e kanė shpeshherė origjinėn tek kėshtjella e feudalit, prandaj ato kanė njė sipėrfaqe mė tė vogėl tė rrethuar me mure dhe mbrojtje natyrore mė tė fuqishme. Tė tilla janė Petrela, Gjirokastra, Mborja e deri diku Kruja. Nė Gjirokastėr dhe Shkodėr hapėt njė hendek tėrthor nė pjesėn mė pak tė mbrojtur tė kodrės, nė Petrelė ndėrtohet njė paramur, ndėsa kalasė sė Krujės i mjaftoi mbrojtja natyrore. Faktori tjetėr mbrojtės ishin muret dhe kullat. Deri nė shfaqjen e artilerisė, ato duhet tė ishin sa mė tė larta pėr tė vėshtirėsuar ngjitjen nė to me shkallė dhe me mure sa mė tė trasha, pėr t´u rezistuar goditjeve tė makinave gurėhedhėse dhe deshėve. Nga ana tjetėr, sa mė pak mundėsi mbrojtėse ofronte terreni aq mė tė fuqishme duhet tė ishin muret dhe pengesat e tjera arificiale. Prandaj nė sistemin feudal u hoq dorė nga fortifikimet e mėdha fushore, siē ndodhte nė kohėn e Perandorisė Rpmake apo Bizantine tė hershme, pasi fuqia ekonomike e njė feudali s´mund tė krahasohej kurrsesi me atė tė njė shteti tė centralizuar. Kėtė detyrė nuk mund ta kryente as Perandoria e vonė Bizantine me pėrjashtim tė ndonjė rasti tė veēantė. Vetėm ndonjė kėshtjellė e vogėl garnizoni, si ajo e Vivarit (Butrint) dhe e Bashtovės, mundi tė ndėrtohej nė terren tė sheshtė. Nė kėto raste, kėshtjellat rrethoheshin nė tė gjitha anėt me njė hendek tė mbushur me ujė. Duke kombinuar terrenin tepėr tė aksidentuar me ndėrtimin e mureve mbrojtėse, ndodhte shpesh qė vetėm njė anė mė pak e mbrojtur e njė maje tė thepisur shkėmbore, nga ndodhej zakonisht edhe hyrja pėr nė kėshtjellė, tė mbyllej me njė mur tė thjeshtė. Kėshtu ndodh, p.sh. nė kalanė qė njihet me emrin «Qyteza e Dakajve» nė Breglum (rrethi i Shkodrės) apo me Stelushin, i njohur si qyteti i Skėnderbeut nė Mat. Kėtu, muri, qė mbyll njerėn anė tė mbrojtjes shkėmbore, pėrshkohet nga hyrja, e cila mbrohet nga njė kullė rrethore e brendshme (5) , pasi vetė terreni i thepisur nuk lejonte ndėrtimin e njė kullė jashtė mureve. Ka qenė karakteristikė e shqiptarėve nė mesjetė qė tė shfrytėzonin me mjeshtėri cilėsitė mbrojtėse tė terrenit, duke kursyer nė kėtė mėnyrė materialin dhe fuqinė punėtore, por duke i bėrė njėkohėsisht kėshtjellat e tyre tė pathyeshme. Kėtė e dėshmojnė kronistė tė kohėve tė ndryshme si dhe gjurmėt materiale tė ruajtura nė vend. Kjo mjeshtri u vazhdua dhe u pėrsos mė tej nga Skėnderbeu gjatė luftės 25-vjeēare shqiptaro-turke. Edhe feudalėt e tjerė shqiptarė, para se tė bėheshin aq tė fuqishėm sa tė zotėronin qytete tė mėdha tė fortifikuara dhe njė numėr tė konsiderueshėm kėshtjellash, i kanė pasur selitė e tyre tė fortifikuara nė vende tė thella malore e tė papėrshkueshme. Kėshtu, kalaja mesjetare e Bellecit (6) (Balesio) e pėrmendur nė tė kaluarėn edhe si Balėz tė kujton emrin e Balshajve tė fuqishėm. Krahas kėtyre formave tė thjeshta tė fortifikimeve mesjetare, qė u pėrdorėn, kur e kėrkonte nevoja, nė ēdo kohė, konstatojmė edhe forma mė tė ndėrlikuara, sidomos nė qytetet mesjetare kryesore. Nė disa qytete, si Shkodra dhe Kanina, dallojmė tri pjesė tė fortifikuara, qė lidhen me porta midis tyre. Qyteti i poshtėm, i mesėm dhe kėshtjella; kjo e fundit shėrbente pėr qėndrimin e parisė sė qytetit apo feudalit, pėr qėndrimin e garnizonit dhe si vend i rezistencės sė fundit, nė rast se do tė merreshin nga armiku dy pjesėt e tjera. Kėshtjella ndodhej nė vendin mė tė lartė dhe mė tė mbrojtur tė kodrės. Nė disa qytete kemi kėshtjellėn dhe qytetin e fortifikuar, si nė Krujė, Drisht, Danjė dhe Lezhė (Lisus). Kėshtjella me pėrmasa mjaft tė vogla shėrben si seli e fortifikuar e feudalit apo e parisė sė qytetit. Shurdhau (Sarda) na paraqitet me njė skeme tjetėr. Ai ndahet nga muret mbrojtėse nė dy pjesė: nė qytetin e poshtėm dhe tė sipėrm; ky i fundit kryente dhe funksionin e kėshtjellės, por kryesisht shėrbente si vend i rezistencės sė fundit nė qoftė se kalohej nga armiku muri i parė rrethues. Nė raste tė tjera, takojmė kėshtjellėn e ndėrtuar nė majėn e njė kodre dhe qytetin e pafortifikuar nė shpatin e saj apo nė rrėzė tė kodrės, si nė Mborje e Podgorije. Njė skeme mė tė ndėrlikuar na paraqesin Berati dhe Butrinti. Nė tė dy rastet, akropoli apo kėshtjella qė zė pjesėn mė tė lartė dhe tė mbrojtur tė qytetit pėrmban brenda saj njė kėshtjellė mė tė vogėl qė shėrbente si seli e fortifikuar, e cila veēohej prej garnizonit. Pjesėn tjetėr tė fortifikimit nė Bėrat e zė qyteti i sipėrm, jashtė tė cilit ndodhen lagje tė pafortifikuara, ndėrsa nė Butrint qyteti i poshtėm. Pra, Butrinti pėrbėhet nga kėshtjella, selia e fortifikuar brenda saj dhe qyteti i poshtėm i fortifikuar. Ndėrsa nė Butrint kushtet e terrenit kanė bėrė qė kėshtjella dhe selia e fortifikuar tė zėnė pjesėn qendrore tė qytetit, nė Bėrat ato zėnė skajin mė tė mbrojtur tė tij. Madje, nė Butrint ndodhet edhe njė kėshtjellė tjetėr, jashtė mureve dhe mbrojtjeve natyrore tė qytetit. Ndryshe nga kėto dy qendra, Durrėsi, brenda mureve rrethuese tė qytetit, pėrmban dy kėshtjella tė veēanta nga njėra-tjetra. E para, nė pjesėn mė tė lartė tė kodrės shėrbente si seli e dukės sė Durrėsit dhe mė vonė e feudalėve shqiptarė Topias, ndėrsa tjetra, mė poshtė, e mbėshtetur tek muri jugperėndimor, shėrbente si vendqėndrimi i rojeve apo garnizonit tė pėrhershėm tė qytetit. Nė njė periudhė tė vonė, sidomos gjatė gjysmės sė dytė tė shek. XIV, fillojnė tė fortifikohen edhe Varoshet (lagjet e jashtme). Kėshtu Shkodra kishte njė Varosh tė fortifikuar, ndėrsa rrethimi i jashtėm i Beratit i shėrbente mė tepėr furnizimit me ujin e lumit tė qytetit tė sipėrm, pasi shpati i kodrės nė kėtė anė ėshtė shumė i aksidentuar. Rrethimi i shpatit tė kodrės sė Beratit evoluon nėpėr tri faza. Deri nė vitin 1280, ky rrethim ishte realizuar me ledhe dheu, nė shekullin XIV u zėvendėsua me mure guri, ndėrsa nė periudhėn turke me njė galeri mbitokėsore tė mbuluar me qemer, e cila pėrfundonte nė skaj me njė kullė (7) . Njė pjesė e kėshtjellave, sidomos ato tė caktuara pėr qėndrimin e garnizoneve, kanė zakonisht forma tė rregullta gjeometrike; katėrkėndėshe (Bashtova, kėshtjella e poshtme e Durrėsit), trekėndėshe (Vivari), shumėkėndėshe (Kardhiqi). Format e rregullta planimetrike shfaqen relativisht vonė, ato nuk i hasim para shekullit XIV. Muret nė fortifikimet mesjetare kanė njė gjerėsi prej 1-4 m, por shumica prej tyre variojnė nė diapazonin 1,50-2,50 m. Pothuajse nė tė gjitha rastet, me pėrjashtim tė mureve me trashėsi rreth l m pėrforcohen me breza druri tė futura nė trashėsinė e murit dhe tė vendosura nė intervale tė barabarta lartėsie. Brezat e drurit qė luanin rolin e njė brezi antisizmik, e bėnin murin mė elastik kundrejt goditjeve dhe kufizonin deri diku prishjet. Qė njė mur tė ishte mė i qėndrueshėm kundrejt goditjeve, preferohej qė terreni brenda tij tė kishte njė lartėsi sa mė tė madhe, me njė fjalė qė muri t´i vishej sa mė tepėr tė ishte e mundur shpateve tė kodrės. Por njė parim i tillė nuk ėshtė zbatuar kudo. Shembullin mė tė mirė e kemi nė kalanė e Shkodrės. Nė mure janė pėrdorur edhe breza tullash, sidomos rreth fillimit tė shekullit XIII. Por kėto breza nuk pėrshkonin gjithė trashėsinė e murit, si nė periudhėn e vonė antike, por futeshin vetėm nė faqen e jashtme tė tij, duke shėrbyer si njė element dekorativ. ėshtė pėrdorur gjithashtu, krahas mureve tė ndėrtuara vetėm me gurė edhe teknika bizantine «kluasonazh», sidomos nė ndėrtimet e shek. XIV. Shpesh muret kombinoheshin nė pjesėn e brendshme me pilastra drejtkėndėshe me harqe si nė Bashtovė dhe nė njė trakt muri nė Butrint ose me kthina tėrthore, tė mbuluara me qemere cilindrike si nė Kardhiq (rrethi i Gjirokastrės). Nė kėto raste, muret ishin mė tė holla, por kjo mėnyrė ndėrtimi, ndėrsa i bėnte ato mė tė qėndrueshme kundrejt goditjeve, kufizonte ēarjet midis dy pilastrave qė pėrshkoheshin nga frengji. Me frengji shigjetė pėrshkoheshin nganjėherė edhe mure tė njė trashėsie tė vogėl; si nė Shurdhash, ndėrsa nė njė rast frėngjitė i gjejmė edhe nė njė mur me trashėsi rreth 2,50 m (kėshtjella e Vivarit). Zakonisht muret kishin njė lartėsi nga 6-10 m; nė pjesėn e sipėrme tė tyre ndodhej shtegu i kalimit tė rojeve dhe parapeti me bedena.. Hapėsirat midis bedenave shėrbenin si vende luftimi, por mė vonė edhe vetė bedenat u pėrshkuan nga frengji shigjetė. Rastet e njohura nuk shkojnė mė heret nga shek. XV. Parapeti i dhėmbėzuar me bedena pėson dhe njė ndryshim tjetėr. Hapėsirat midis bedenave mbyllen me mur, duke krijuar njė parapet tė vazhduar, i cili pėrshkohet nga njė brez i pandėrprerė frėngjish. Rastin mė tė hershėm, ndoshta tė shek. XIV, e kemi nė kalanė e Vivarit, ndėrsa tė tjerat i hasim pas periudhės nė shqyrtim. Pėr tė kontrolluar rrėzėn e murit dhe pėr tė lėshuar objekte tė rėnda, apo ujė tė valuar mbi armikun, sipėr kreshtes sė mureve ndėrtoheshin erkere prej druri, qė dilnin nė formė konsoli. Ato mund tė ishin tė vazhduar (gardhe) apo nė formėn e ballkoneve tė shkėputura (mashikula). Rastin e parė e kemi hasur nė kalanė e Durrėsit qysh nė shekullin XI, ndėrsa tė dytin e njohim nga kėshtjella e Vivarit nė Butrint si dhe nga njė dokument i vitit 1280, i cili pėrmban njė urdhėr tė Karlit I Anzhu pėr pajisjen e murit tė Akropolit tė Durrėsit me 24 mashikula tė tilla. Por mė shpesh ato ndėrtoheshin pėrmbi portat. Tė drunjtat zėvendėsohen mė vonė me mashikula guri, por nga kėto tė fundit nuk janė ruajtur nė fortifikimet tona mesjetare deri nė shek. XV. Shtegu i kalimit tė rojeve ose rruga mbi mur krijohej nga vetė trashėsia e murit, mbi njė sistem harqesh mbi pilastra apo me platforma druri tė dala konsol, kur muret ishin tė holla (Drisht, Shurdhash), nė kėtė rast dhe shkallėt qė tė ngjitnin nė tė ishin prej druri. Por nė pėrgjithėsi shkallėt qė tė ēojnė nė shtegun e rojeve janė prej murature guri. Ato ndėrtohen brenda trashėsisė sė mureve, ose i mbėshteten kėtyre tė fundit. Me daljen e artilerisė, trashėsia e mureve fillon tė rritet, ndėrsa lartėsia e tyre tė pakėsohet. Pėr tė rritur qėndrueshmėrinė e mureve ato fillojnė tė ndėrtohen nė pjesėn e poshtme nė formė skarpati ose tė kenė njė pjerrėsi tė lehtė nė anėn e jashtme, duke filluar qė nga pjesa e sipėrme. Bazamente tė pjerrėta tek muret dhe kullat hasen shpesh nė fortifikime dhe kėshtjella tė hershme, si njė fazė e dytė ndėrtimi (Petrelė, Shkodėr). Por ka dhe mure e kulla kėshtjellash tė projektuara qė nė fillim si tė tilla. Kėto tė fundit nuk i gjejmė nė ndėrtime mė tė hershme se tė shek. XV apo tė fundit tė shek. XIV. Kullat, nė fortifikimet tona mesjetare, i hasim nė forma tė ndryshme planimetrike: katėrkėndėshe, trekėndėshe. nė formė tė shkronjės U, gjysmėrrethore, tė rrumbullakėta dhe poligonale. Kullat katėrkėndėshe janė pėrdorur gjatė gjithė kohės, pasi ishin mė tė lehta pėr t´u ndėrtuar. Nė fortifikimet mė tė hershme nė shek. IX-XII gjejnė pėrdorim tė gjerė kullat trekėndėshe dhe mė pak ato nė formė U-je. Kėto dy tipa kullash pėrsėrisin forma tė njohura dhe tė pėr-hapura gjerėsisht nė kohėn e vonė antike. Kullat trekėndėshe vazhdojnė tė pėrdoren edhe mė vonė, deri nė shek. XIII-XIV, por ato mė tė hershmet (Butrint, Shurdhash) kanė mure tė holla dhe njė linjė tė ērregullt tė tyre e nė shumė pikėpamje nuk arrijnė akoma nivelin e kullave pararendėse tė shek. VI. Kjo tregon se gjatė shekujve tė parė tė mesjetės nuk pati ndonjė zhvillim tė dukshėm tė artit tė fortifikimit. Por nga fundi i shek. XII e sidomos gjatė shek. XIII preferohen mė tepėr kullat katėrkėndėshe dhe rrethore. Qė lartėsia e tyre filloi tė shtohet, kėtė e dėshmojnė kullat e larta katėrkėndėshe tė ndėrtuara nė Bėrat nga Mihal Komneni si dhe lartėsimi i kullave nė kėshtjellėn e sipėrme tė Durrėsit, mė 1280 nga Karli I Anzhu. Pėr mė tepėr, nė urdhrin e Karlit theksohet diferenca mė e madhe qė duhej tė kishin nė lartėsi kullat nga kurtinat nė krahasim me ndėrtimet ekzistuese. Nė shek. XV, lartėsia e kullave filloi pėrsėri tė pakėsohej, por tani muret bėheshin mė tė trasha dhe tė pjerrėta ose me skarpat nė bazat e tyre. Me shfaqjen e artilerisė fillojnė tė gjejnė gjithnjė e mė tepėr pėrdorim kullat rrethore, tė cilat nuk i ekspozonin predhave tė topave njė faqe tė gjerė e tė sheshtė, ndėrsa disa kullave katėrkėndėshe, si nė Drisht, ju dha formė e rrumbullakėt, duke i veshur me mur nė anėn e jashtme. Mė tė rralla ishin kullat me forma tė rregullta poligonale, por kėto, siē duket, fillojnė tė pėrdoren vetėm gjatė shek. XV. Kullat ndaheshin nė disa kate me dysheme druri apo me qemere; katet lidheshin me shkallė tė brendshme. Por ka edhe raste kur njėri nga katet mbulohej me qemer, ndėrsa tė tjerėt me dysheme druri; zakonisht ky i binte tė ishte kati i sipėrm, mbi tė cilin ndodhej tarraca. Pjesa e sipėrme pėrfundonte me njė parapet tė dhėmbėzuar me bedena qė rrethonte njė tarracė ose mbulohesh me gati druri. Ndodhte qė kulla nė kreun e saj tė pėrfundonte me njė mur tė plotė, mbi tė cilin mbėshtetej ēatia. Nė disa raste, nė faqet e pakontrollueshme prej kullave fqinje dilnin nė formė konsoli mashikula prej druri qė kontrollonin rrėzėn e murit tė kullave (Bashtovė, Durrės), ose krejt kati i sipėrm me konstruksion druri dilte nė formė konsoli gjatė gjithė murit perimetral tė kullės (Petrelė). Nė disa kulla, nė katin e poshtėm ndėrtohej njė sterė, e cila mbulohej me qemer apo me kupolė ose kjo pjesė e kullės, e pandriēuar me frėngji apo dritare, shėrbente si depo. Ka pasur edhe kulla tė hapura nga ana e brendshme (Bashtovė, Petrelė). Kullat pajiseshin me frėngji pėr armė tė bardha dhe mė vonė pėr topa. Nė stadin fillestar tė zhvillimit tė artilerisė, frėngjitė pėr topa hapeshin nė katet e poshtme apo tė mesme tė tyre. Frėngjitė mė tė zhvilluara pėr topa deri nė shekullin XV kishin nė planimetri formėn e njė trapezi me bazėn e vogėl tė drejtuar nga jashtė dhe mbuloheshin me qemere konike prej tullash apo guri. Nė njė kullė tė Durrėsit frėngjitė pėr topa kanė edhe njė zgjerim tė lehtė nė anėn e jashtme. Tipat mė tė hershėm tė frėngjive, tė caktuar pėr topa tė kalibrave tė vegjėl janė ato qė kanė formėn e kamareve nė anėn e brendshme dhe njė vrimė tė rrumbullakėt pėr nxjerrjen e grykės sė topit. Mbi kėtė vrimė mund tė kishte dhe njė tė ēarė tė ngushtė vertikale pėr vrojtim. Gjatė shekullit XV, u ndėrtuan dhe kulla tė posaēme pėr artileri. Njė nga kėto ėshtė kulla rrethore pranė bregut tė detit nė Durrės. Nė pjesėn e poshtme ajo ka formėn e njė trungu konik tė mbushur me dhe dhe mure tė trasha me lartėsi tė vogėl. E njėjta gjė mund tė thuhet edhe pėr bastionin qė mbronte hyrjen nė kalanė e Kepit tė Rodonit, muret e tė cilit arrinin njė gjerėsi prej 6 m. Pėr tė siguruar bazat e kullave kundėr hapjes sė tuneleve dhe minimit, ndėrtoheshm nganjėherė bazamente tė veēanta me mure guri qė rrisnin mjaft trashėsinė e mureve tė themelit (kėshtjella e poshtėme, Durrės) Pėrveē kullave tė zakonshme, nė kala apo kėshtjella ridėrtoheshin edhe kryekulla (donzhone). Ato mund tė ishin tė shkėputura nga muret rrethuese dhe zinin njė vend qendror nė kėshtjellė, tė lidhura me muret rrethuese apo krejt tė veēuara. Kryekulla ishte pjesa e fortifikuar mė me kujdes e njė kėshtjelle dhe ishte e aftė t´i rezistonte njė rrethimi. Shembull tė njė kryekulle, nė funksion tė njė kalaje, kemi kullėn e Teodor Komnenit nė Durrės. Njė tip donzhoni tė veēuar pėrfaqėson kulla e Pirgut nė Myzeqe. Ajo ka pasur formė pesėkėndėshe me dy brinjėt mė tė gjata nga 17 m, ndėrsa tė tjerat prej 14 m. Tė parat, duke krijuar njė kėnd mė tė mprehtė, drejtoheshin nga lumi, nga ishte dhe drejtimi kryesor i mbrojtjes (8) . Nė dokumentet mesjetare kulla e Pirgut pėrmendet herė si kullė dhe herė si fortesė e vogėl. Pėrmasat e mėdha tė kėtij fortifikimi pėr tė qenė njė kullė e zakonshme tė lejojnė tė mendosh se ajo duhet tė ketė pasur kthina qė i mbėshteteshin tėrthor mureve nga ana e brendshme dhe njė oborr tė vogėl qendror, duke pėrbėrė kėshtu njė nga tipat e njohura tė kullave qė nė literaturė emėrtohen «kullė guaskė». Me interes ėshtė dhe mėnyra e mbrojtjes sė hyrjeve mesjetare. Nė fortifikimet malore, kujdesi i parė ishte qė sulmuesit tė pėrshkonin njė copė rrugė tė gjatė bri murit rrethues nėn breshėrinė e shigjetave tė mbrojtėsve qė qėndronin mbi tė. Zakonisht, qytetet e fortifikuara apo kėshtjellat kishin njė portė kryesore dhe njė ose disa porta tė dorės sė dytė. Pėr mbrojtjen e hyrjes kryesore, qė ishte dhe nė vend mė tė ekspozuar, tregohej kujdes mė i madh. Mbrojtjet mė tė thjeshta, qė pėrsėrisin skema tė vjetra, janė ato kur hyrja mbrohet nga njė kullė e jashtme (Kaninė) apo e brendshme (Stelush), ose mbrohet prej dy kullash anėsore qė projektohen plotėsisht jashtė mureve (Sarda). Nė disa raste, hyrjet pėrshkojnė faqen anėsore tė njė kullė katėrkėndėshe (Drisht, Kardhiq) apo faqen ballore tė saj (Bashtovė). Nė rastin e fundit, kulla mund tė jetė projektuar edhe brenda fortifikimit, si nė Bėrat. Hyrjet mė tė mbrojtura mesjetare ishin ato qė pėrshkonin njė korridor tė gjatė, tė mbuluar me qemer, me njė ose disa kthesa kėnddrejtė. Hyrja pėr nė kalanė e Petrelės pėrmban njė korridor tė mbuluar me qemer me dy kthesa kėnddrejtė. Me njė kthesė dhe me njė korridor tė mbuluar, anash tė cilit ka vende tė thelluara pėr vendosjen e rojeve, ėshtė pajisur edhe hyrja kryesore e Krujės dhe e Shkodrės. E para ka njė portė rrėshqitėse nė ballė dhe dy porta tė thjeshta gjatė korridorit. Njė korridor tė harkuar por tė pambuluar me qemer pėrshkon dhe hyrja nė Kepin e Rodonit. Mbi qemeret e korridoreve para portave hapeshin vrima pėr hedhje lėngjesh tė nxehta mbi armikun (Shkodėr). Vrima katėrkėndėshe, me prag tė pjerrėt nga jashtė, hapeshin dhe mbi portėn kryesore (Shkodėr). Porta tė mbrojtura me nga njė mashikul tė ndėrtuar mbi to i hasim nė kėshtjella tė vogla garnizonesh. Njė mashikul druri mbėshtetej nė dy konsola guri tė punuara mbi portėn kryesore tė kalasė sė Vivarit. Mashikula tė tilla mbi porta kanė pasur me siguri dhe kėshtjella e Bashtovės si dhe kėshtjella e poshtme e Durrėsit. Pėr njė mbrojtje mė tė mirė tė portave kryesore nė disa qytete tė fortifikuara u ndėrtuan «barbakana» qė ishin njė ndėrtim plotėsues para portės kryesore pėr ta bėrė atė tė dyfishtė. Nga mesjeta ėshtė ruajtur barbakani nė hyrje tė kalasė sė Beratit dhe tė Shkodrės, qė janė pėrshkruar mė sipėr. Portat ishin prej kanatash druri tė trashė nganjėherė tė veshura dhe me pllaka hekuri. Kanatat rrotulloheshin mbi boshte metalike vertikale, tė fiksuara nė gurėt e pragut tė portės, dhe nė pjesėn e sipėrme. Ato siguroheshin nga brenda me njė tra tė fortė (katarah), qė fiksohej nė dy vrima tė thella, tė hapura nė shpatullat e portės. Pėrveē portave dykanatėshe janė pėrdorur dhe porta rrėshqitėse (Krujė), qė lėshoheshin nga lart. Kėto pėrdoreshin ose pėr tė dubluar portėn dykanatėshe ose pėr tė krijuar njė kurth pėr armikun, qė sulmonte hyrjen dhe pėr ta asgjėsuar atė nė grupe tė vogla. Interes tė veēantė paraqet njė element mbrojtės qė e kemi hasur deri sot vetėm nė kalanė e Shkodrės. Ky ėshtė pikėrisht tuneli i hapur nė shkėmbin natyror, i cili pėrfundonte me njė portė kundrejt hendekut. Ky tunel, sipas dėshmisė sė Barletit, shėrbente pėr tė kontrolluar dhe mbrojtur hendekun. Ky element embrional qė na shfaqet nė kalanė e Shkodrės sė paku qė nė shek. XV, gjatė shekullit XVI perfeksionohet dhe bėhet parim themelor pėr fortifikimet e bastionuara tė Evropės Perėndimore. Por pėr tė parė mė mirė se ē´vend zinin fortifikimet mesjetare tė Shqipėrisė deri nga mesi i shek. XV, duhet tė hedhim njė sy mbi zhvillimin e artit mesjetar tė fortifikimit nė vendet fqinje dhe ato tė Evropės Perėndimore. Fiset sllave, qė u vendosėn nė Gadishullin Ballkanik, sollėn me vete dhe fortifikimet e tyre nė formė rrethi me ledhe e drurė. Gjatė kontakti t qė ata patėn me Bizantin filluan tė ndėrtojnė fortesat e para me mure guri, qė u zhvilluan sidomos gjatė shek. XIII e mė vonė. Fortifikimet me ledhe, tė pėrbėra nga dy radhė hunjsh tė ngulur nė tokė e tė mbushur me dhė kanė qenė deri nė shek. X sistem kombėtar i hungarezėve dhe deri nė shek. XVIII i turqve, ku njihen me emrin «palanka». Nė tėrė Evropėn feudale tė shek. IX, X dhe deri nė shek. XI, fortifikimet nė pjesėn mė tė madhe ishin prej druri. Kėshtjellat prej druri u rindėrtuan me gurė nė Francė gjatė viteve 1170-1220 (9) Ndikimin mė tė madh nė zhvillimin e fortifikimeve evropiane e ka pasur Lindja. Kryqtarėt e parė, qė u kthyen prej andej, sollėn nė Evropė njė pėrvojė tė ēmueshme dhe modele tė vlefshme tė fortesave. Ndryshe qėndron puna me Perandorinė Bizantine, nė tė cilėn pėrfshihej prej kohėsh dhe territori i vendit tonė. Kėtu ndėrtimi i fortifikimeve me mure guri mbėshtetej mbi njė traditė tė vazhdueshme e tė fuqishme. Disa elemente tė fortifikimeve u pėrhapen nga kryqtarėt nė Evropė gjatė shek. XII-XIII, siē janė mashikulat, apo erkerėt e vazhduar nė muret e kullat, hyrjet me kthesa, etj. Kėto elemente i hasim nė fortifikimet tona nė njė periudhė mė tė hershme, siē ėshtė rasti i erkerėve prej druri mbi muret e Durrėsit. Pra, duhet menduar qė edhe fortifikimet tona dhe veēanėrisht Durrėsi kanė ndikuar jo vetėm nė arkitekturėn ushtarake tė popujve kufitare sllave, por edhe nė Evropėn Perėndimore. Por, duke filluar qė nga shfaqja e artilerisė e sidomos gjatė shek. XV, qendra e gravitetit kalon nė Itali si dhe nė bregdetin Dalmat, qė kėrcėnohej imediatisht prej turqve, ku lindėn shumė herėt bastionet rrethore pėr artileri. Fortifikimet italiane janė tė parat qė mbajnė markė evropiane, kur nė shumė vende vazhdohej tė ndėrtohej me metodat e vjetra. Autori i parė i teorisė moderne tė fortifikimit ėshtė Mariano di Jakobo (1381-1438), i cili nė planin e tij pėr forcimin e mbrojtjes sė Romės, muret dhe kullat i ndėrtoi nė tė njėjtėn lartėsi dhe pak mė vonė nė mesin e shek. XV, Franēesko Sforca filloi tė vishte kullat kuadratike tė qosheve tė ndėrtuara me tulla me njė kėmishė tė rrumbullakėt me trashėsi 7 m dhe sistemoi gjithashtu kullat nė nivelin e bedenave (10) . Por ne kemi pėr tė njėjtėn kohė dėshminė shumė tė ēmueshme tė Barletit mbi parimet e njėjta qė e udhėhoqėn Skėnderbeun nė ndėrtimin e kullės sė hyrjes nė kalanė e Krujės. Dhe po nga kjo kohė na ruhet bastioni i harkuar nė Kepin e Rodonit me mure 6 m tė gjera. Sė fundi, mund tė pėrmendet dhe ndonjė kullė katėrkėndėshe nė kėshtjellėn e Drishtit, e veshur me kėmishė rrethore, qė s´mund tė jetė mė e vonė nga shek. XV, pasi mė 1478 kalaja u pushtua nga turqit dhe u braktis nga popullsia. Si pėrfundim, mund tė themi se fortifikimet tona gjatė mesjetės kanė ndjekur hap pas hapi, nė parimet e tyre themelore, pėrparimet e artit tė fortifikimit, qė kushtėzohej nga zhvillimi i mjeteve dhe metodave tė sulmit. Por zhvillimi i mėtejshėm i tyre u ndėrpre nga pushtimi turk, fortifikimet e para tė tė cilėve qėndronin mbrapa atyre ekzistueseve. Pėrjashtim bėn vetėm kalaja e Vlorės e projektuar nga arkitekt Sinani, nė shek. XVI.
|