|
PESė MIJė VJET FORTIFIKIME Nė SHQIPėRI GJERAK KARAISKAJ FORTIFIKIME NGA VITI 1400 DERI Mė 1478 Njė valė tjetėr ndėrtimesh mbrojtėse pati gjatė shek. XV, kur pėrparimi i shpejtė i turqve ishte bėrė njė rrezik serioz jo vetėm per Ballkanin, por edhe pėr njė pjesė tė mirė tė shteteve evropiane. Ballkani, nė kėtė kohė, ishte zhytur nė njė pėrēarje tė thellė feudale. Sundimtarėt e principatave dhe tė zotėrimeve tė shumta qė ishin krijuar ishin nė grindje me njėri-tjetrin dhe kur rrezikoheshin tė humbisnin pushtetin, nuk hezitonin tė thėrrisnin pėr ndihmė edhe turqit. Nė njė situatė tė tillė aktivizohet Republika tregtare e Venedikut, e cila duke pėrdorur forcėn e parasė dhe diplomacinė, u pėrpoq tė vinte dorė mbi qytetet bregdetare, para se kėto tė binin nė duart e turqve. Kėshtu, mė 1392, ra nė dorė tė Venedikut Durrėsi, mė 1393 Lezha, dhe mė vonė Shkodra me territorin pėrreth, ku pėrfshiheshin kalaja e Drishtit, Danjės dhe e Shasit. Kėrkohen me radhė Vlora, Kanina, Himara dhe Pirgu. Me pushtimet veneciane dhe presionin e turqve morėn fund principatat e pavarura shqiptare. Por nė dekadat e para tė shek. XV, si rezultat i pakėsimit tė presionit turk, pėr shkak tė disfatės sė sulltan Bajazitit nga mongolėt dhe luftės pėr fron qė shpėrtheu midis djemve tė tij, feudalėt e vegjėl, dikur vasalė tė sunduesve tė principatave shqiptare, u shkėputen nga vartėsia e huaj, qoftė veneciane apo turke dhe vazhduan pėrpjekjet pėr tė rritur zotėrimet e tyre. Tė tillė ishin Arianitėt, Dukagjinėt, Zahariajt, Jonimėt, Kastriotėt, etj. Nė kėtė periudhė vėrehen edhe pėrpjekje pėr ndėrtimin e ndonjė kėshtjelle apo pėr pajisjen e tyre me armė zjarri. Kjo gjendje vazhdoi deri mė 1415, kur, pasi mori fund lufta pėr pushtet me hypjen nė fron tė Muhametit I, turqit, duke pėrfituar nga pėrēarja feudale, rivendosėn autoritetin e tyre nė Shqipėri, duke marrė nė vitet 1415-1419 kalatė e Vlorės, Krujės, Kaninės, Beratit, Gjirokastrės dhe brenda viteve 1423-26 krahinėn e Dibrės dhe kėshtjellėn e Danjės. Qė nga kjo kohė e deri nė kryengritjen e pėrgjithshme tė shqiptarėve nėn udhėheqjen e Gjergj Kastriotit Skėnderbeut, mė 1443, nuk kemi mė njoftime pėr ndėrtime apo riparime kėshtjellash nga feudalėt shqiptarė. Por menjėherė pas Kuvendit tė Lezhės mė 1444, Skėnderbeu u kujdes pėr riparimin dhe pajisjen e kėshtjellave qė kishte nė zotėrim. Edhe mė vonė, nė periudha tė shkurtra qetėsie ai u mor me riparimin e kėshtjellave apo me ndėrtime tė reja, siē ishin p.sh. kalaja e Modricės dhe ajo e Kepit tė Rodonit, pėrveē fortesave tė vogla, mė tepėr natyrore, qė mbronin shtigjet dhe vendkalimet mė tė rėndėsishme. Tė shumta janė toponimet qė ruhen nė trajtėn qytet, kala, apo kulla e Skėnderbeut si dhe legjendat qė lidhen me luftėrat e tij kundėr turqve. Njė kronist i kohės, Kritobuli nga Imbri, shkruan se Skėnderbeu «kishte kėshtjella tė forta pėrbrenda vendit, nė bregdet, nė vende tė thepisura, qė mezi kaloheshin, shumė tė fortifikuara dhe tė siguruara nga tė gjitha anėt». Fortifikimet, nė tė cilat vuri dorė Skėnderbeu, ishin nė radhė tė parė: Kruja, Petrela, Guri i Bardhė (Petralba), Stelushi e Sfetigradi. Nė vitin 1448, gjatė konfliktit me venecianėt, Skėnderbeu riparoi kalanė e Ballecit (Balessio) (rrethi i Shkodrės), pėr ta pasur si bazė tė tij, pėr tė mbajtur nėn presion Shkodrėn dhe Danjėn e rrethuar, ndėrsa pas rrethimit tė parė tė Krujės, rreth viteve 1451-52 kreu punimet e pėrmendura nė kėtė kala. Skėnderbeu i kushtoi njė rėndėsi tė veēantė sidomos mbrojtjes natyrore tė kėshtjellave, ku me sa mė pak punime dhe me garnizone tė vogla tė krijohej njė mbrojtje e fuqishme. Shembuj tė kėsaj natyre janė kėshtjella e Stelushit dhe e Kepit tė Rodonit. Ndėrsa ndertimet mbrojtėse veneciane tė shek. XV u pėrqėndruan kryesisht nė bregdet, qėllimi i tyre ishte tė ruanin monopolin e tregtisė, tė mbroheshin nga synimet e feudalėve vendas dhe sidomos nga kryengritjet kundėr sundimit venecian, qė patėn shpėrthyer sidomos nė rrethet e Shkodrės nė fillim tė shek. XV. Njė nga fortifikimet e ndėrtuara gjatė epokės heroike tė Skėnderbeut ėshtė dhe kalaja e Rodonit (1) .
Fig. 134 Kalaja nė Kepin e Rodonit. Planimetria. Kjo ndodhet nė kepin me tė njėjtin emėr midis Durrėsit dhe Lezhės. Njė rrip i ngushtė toke, qė futet thellė nė det, ėshtė ndėrprerė nga pjesa tjetėr e tokės nga njė fortifikim. Muri mbrojtės shkon nga njėra anė e bregut nė bregun tjetėr tė detit. Nė kėtė mėnyrė, me fare pak ndėrtime ėshtė krijuar njė vend i mbrojtur me gjatėsi 400 m dhe gjerėsi rreth 100 m, i siguruar prej mėsymjeve nga toka dhe me pamje tė lirė nga deti nė tė tria anėt e tjera. Pėr t´u futur nė kėtė territor tė mbrojtur ėshtė lėnė njė hyrje nė skajin verilindor tė murit mbrojtės. Hyrja formohet nga njė mur i harkuar dhe nga njė bastion i brendshėm rrethor 10 m i lartė
Fig. 135a Kalaja nė Kepin e Rodonit. Bastioni i hyrjes. Pamje.
Fig. 135b Kalaja nė Kepin e Rodonit. Planimetria. me trashėsi muresh 3-6 m, midis tė cilėve krijohet njė korridor 4.80 m i gjerė qė mbyllej nė krye dhe nė mbarim prej dy portash. Nė murin e harkuar pėrpara bastionit janė hapur frengji topash. Frėngjitė, nė anėn e jashtme, kanė formėn e njė nike tė mbuluar me qemer cilindrik, ndėrsa nė paretin e hollė qė i mbyll ato nga jashtė ėshtė hapur njė vrimė e rrumbullakėt pėr vendosjen e grykės sė topit.
Fig. 136 Kalaja nė Kepin e Rodonit. Frėngji topi. Frėngji tė ngjashme takohen edhe nė njė kullė tė kalasė sė Petrelės si dhe nė kullat e kalasė sė Prezės, ndėrtuar nga turqit rreth fundit tė shek. XV. Muri i harkuar, qė pėrsėrit konturin e bastionit, futet nė thellėsi tė kepit deri nė mbarim tė korridorit dhe pas tij pėrfundon me njė mur tėrthor, qė e bashkon me detin nė skajin e tė cilit ndodhet njė kullė e rrumbullakėt. Edhe nė kėtė mur, si dhe nė kullėn qė lidhet me tė, janė hapur frėngji pėr topa. Me bastionin e rrumbullakėt tė hyrjes lidhet dhe muri i gjatė, qė vazhdon nė drejtim tė jugperėndimit deri nė bregun tjetėr tė detit. Por para se ky tė marre kėtė drejtim bėn njė kthesė kėnddrejtė pėr tė krijuar njė oborr tė vogėl para hyrjes qė e mbron kėtė nga goditjet direkte. Ky mur tani nuk ruhet i plotė, por sipas njė pėrshkrimi tė vitit 1500, ai jo vetėm qė pėrshkonte tėrthor krejt kepin, por pėrfundonte edhe nė bregun tjetėr me njė kullė tė rrumbullakėt 26 kėmbė tė lartė. Nga disa raporte mesjetare mėsojmė gjithashtu se para mureve ka qenė njė kanal i thellė, ndėrsa nė bastionin qė mbronte hyrjen kanė qenė hapur frengji pėr topa. Kjo tregon se lartėsia e tij ka qenė jo mė pak se 12 m. Interesant ėshtė fakti qė rreth 200 m larg fortifikimeve tė pėrshkruara nė brendėsi tė kepit, nė bregun verior tė tij hetohen gjurmėt e njė kullė tė veēuar mė pėrpara 6x6 m. Kjo kullė pėrcakton tė vetmen pikė tė territorit tė mbrojtur nga kalaja, nga ku duket kalaja e Krujės. Prandaj mund tė mendohet qė ajo ėshtė ndėrtuar pėr tė komunikuar me anė sinjalesh me kėtė tė fundit (2) . Kalaja e Kepit tė Rodonit ėshtė ndėrtuar me gurė shtufi tė punuar nė forma katėrkėndėshe tė vendosura nė rreshta tė rregullt e tė lidhura me shtresa tė holla llaēi. Nė pjesėn e poshtme tė mureve janė pėrdorur edhe tullat, tė cilat janė vendosur nė fugat, duke i rrethuar gurėt nė formė kornize. Kjo teknikė ėshtė e ngjashme me teknikėn bizantine «kluazonash», me ndryshimin qė nė kėtė tė fundit fugat e llaēit janė mjaft mė tė trasha, duke arritur trashėsinė e vetė tullės. Nga ana tjetėr, vihet re se megjithėse pjesėt e sipėrme tė mureve janė ndėrtuar pa pėrdorimin e tullave, ato janė tė njėkohshme me pjesėt e poshtme. Kjo tregon se teknika «kluazonash» nuk vazhdohet me konsekuencė. Tė njėjtin fenomen e konstatojmė edhe nė njė kullė tė periudhės veneciane gjysmėrrethore nė Durrės, qė ėshtė nė funksion tė kėshtjellės sė poshtme. Nė ketė rast mund tė shikohet ndikimi vendas, qė ushtrohej nėpėrmjet mjeshtrave tė ndėrtimit edhe nė arkitekturėn ushtarake veneciane. Njė diēka tjetėr, qė tė tėrheq vėmendjen, ėshtė se nė bastionin e hyrjes, nė mė pak se gjysma e lartėsisė, muret fillojnė tė pjerrėsohen lehtė nė anėn e jashtme dhe kalojnė pėrsėri nė vertikale afėr bazės, duke na dhėnė kėshtu njė konfiguracion tė ngjashėm me kullėn e rrumbullakėt tė hyrjes nė kalanė e Krujės dhe me ndėrtime tė tjera tė shekullit XV, siē ėshtė p.sh. veshja nga jashtė e mureve tė kalasė sė Shkodrės, pranė hyrjes kryesore. Ndėrtimin e kėsaj kėshtjelle Skėnderbeu e filloi menjėherė pas rrethimit tė parė tė Krujės, pra rreth viteve 1451-52, krahas me ndėrtimin e kalasė sė Modricės, qė ndodhej nė kufirin lindor tė Shqipėrisė, por qė akoma ėshtė e paidentifikuar. Punimet nė kėshtjellė vazhduan edhe mė vonė, pasi mė 1463, Skėnderbeu lidhi disa kontrata me mjeshtra muratorė raguzanė. Nė vitin 1467, kėshtjella u rrėnua nga turqit, ndėrsa nė verė tė vitit 1500, pėr rindėrtimin e kėsaj fortese u interesuan venecianėt. Por me sa duket, kjo ndėrmarrje nuk pati sukses, pasi njė vit mė vonė ra nė duart e turqve kalaja e fundit e rėndėsishme nė bregdetin shqiptar, Durrėsi, ndėrsa Rodoni nuk pėrmendet mė. Skėnderbeu e ndėrtoi kėtė kala pėr tė pasur njė dalje tė vetėn nė det, nga ku mund tė furnizohej e tė kishte nė rast nevoje kontakte me jashtė pa ndėrmjetėsinė e Venedikut, qė kishte nė dorė pothuaj gjithė limanet e bregdetit tė Shqipėrisė. Kjo vinte pėr shkak tė konflikteve tė shpeshta dhe shpeshherė tė hapura qė pati Skėnderbeu me Venedikun. Kalaja do tė shėrbente gjithashtu nė rast nevoje, edhe si vendi i qėndresės sė fundit kundėr turqve nė tokėn shqiptare. Qėllimi pėr tė cilin u ndėrtua ky fortifikim pėrcakton edhe mėnyrėn e ndėrtimit tė tij me mbrojtje artificiale vetėm nga ana e tokės. Pas pushtimit tė plotė tė Shqipėrisė, ndryshe nga shumė fortifikime tė tjera, Rodoni nuk u shėrbeu mė turqve, pasi kalaja kėrkonte shumė vepra plotėsuese dhe pajisje pėr mbrojtje nga ana e detit. Ndėrsa pėr tė mbajtur nėn sundim krahinėn pėrreth dhe pėr tė kontrolluar tregtinė e drithit dhe furnizimin me armė tė popullsisė nėpėrmjet luginės sė Ishmit, turqit, mė 1574, ndėrtuan kalanė e Ishmit nė njė vend tė tillė larg bregdetit, ku nuk e rrihte topi i anijeve luftarake. Njė kėshtjellė tjetėr e shek. XV, qė paraqet interes pėr elementet qė ruan, ėshtė ajo e Bashtovės (3) .
Fig. 137a Kalaja e Bashtovės. Pamje.
Fig. 137b Kalaja e Bashtovės. Rikonstruksion. Kėshtjella ėshtė ndėrtuar mbi njė terren fushor, rreth 400 m nė veri tė lumit Shkumbin, 3-4 km larg derdhjes sė tij nė det. Ajo ka njė planimetri drejtkėndėshe, me pėrmasa 60x90 m. Nė tė katėr qoshet dhe dhe nė mesin e ēdo muri ka nga njė kullė, me pėrjashtim tė murit perėndimor qė i takon njė periudhe tė dytė ndėrtimi. Muret kanė njė gjerėsi prej l m. Midis gurėve ranorė dhe konglomerat nė forma tė ērregullta janė futur aty-kėtu copa tullash dhe tjegullash. Nė ndonjė rast nuk mungojnė edhe fragmente arkitektonike tė periudhės bizantine, si pjesė kolonash, bazamente dhe kapitele tė pėrdorura nė vend tė gurėve tė zakonshėm. Nga ana e brendshme, muret gjymtyrohen nga njė sistem pilastrash me seksion rreth 1,00x1,50 m nė ēdo 3 m largėsi. Nė pjesėn e sipėrme, pilastrat lidhen me harqe tullash, me lartėsi 0,40 m tė forcuara me tiranta druri dhe krijojnė mbi harqet shtegun e rojeve 1,20 m tė gjerė.
Fig. 138 Pamje e brendshme e kalasė sė Bashtovės.
Fig. 138a Pamje e brendshme e kalasė sė Bashtovės. Lartėsia e plotė e mureve me gjithė bedenat arrinte 9 m. Parapeti me bedenat ka njė gjerėsi prej 0,80 m dhe lartėsi 1,90 m. Tė gjithė bedenat pėrshkohen nga frėngji shigjetė me lartėsi 0,50 m, gjerėsi tė brendshme 0,35 m dhe tė jashtme 0,15 m. Me dy radhė frėngjish janė pajisur edhe kamaret, qė krijohen midis pilastrave. Nė kėtė mėnyrė, gjatė gjithė mureve ndodhen tri nivele luftimi. Frėngjitė e nivelit tė poshtėm tė kamareve janė mė tė mėdha nga frėngjitė e tjera dhe kanė shėrbyer pėr topa tė vegjėl. Lartėsia e tyre ėshtė l m, gjerėsia nga brenda 0,95 m, ndėrsa nga jashtė 0,35 m. Dy nivelet e luftimit nė kamare ndaheshin me platforma druri, prej tė cilave ruhen gjurmėt e mbėshtetjes sė trarėve nė faqet anėsore tė pilastrave. Kullat kanė forma rrethore ose katėrkėndėshe.
Fig. 139 Kalaja e Bashtovės. Pamje e pėrgjithshme. Dy nga kullat e qosheve janė tė rrumbullakėta, njera katėrkėndėshe, ndėrsa nga e katėrta nuk ruhen gjurmė. Kullat ndėrmjetesė janė tė gjitha katėrkėndėshe. Ato kanė njė trashėsi muresh prej 1,25-1,40 m, ndėrsa lartėsia e tyre arrinte nė 12 m. Muret e kullave tė rrumbullakėta bien me njė pjerrėsi tė lehtė nė anėn e jashtme, ndėrsa ato tė kullave katėrkėndėshe bien me faqe vertikale. Kullat janė tė hapura nga ana e brendshme e kėshtjellės
Fig. 140 Kalaja e Bashtovės. Pamje tė brendshme kullash. dhe janė pajisur me frėngji tė shumta. Ato ndaheshin me dysheme druri nė pesė kate, qė komunikonin me shkallė tė brendshme. Secili kat krijonte njė ambient mjaft tė ulėt rreth 1,70. Kėto ambiente nuk banoheshin, por shėrbenin vetėm nė raste lufte. Nė njė periudhė mė tė vonė, disa ambiente kullash janė pėrshtatur pėr banim, duke u pajisur me oxhakė. Tė gjitha kullat, nga anėt mė pak tė mbrojtura (kullat katėrkėndėshe nė faqet ballore, ndėrsa ato tė rrumbullakėta nė drejtim tė diagonales sė katėrkėndėshit tė kėshtjellės) kanė pasur erkere (mashikula) me konstruksion druri pėr tė kontrolluar pjesėn e poshtme tė tyre, kur kjo nuk mund tė shihej prej kullave fqinjė, Mashfkulat komundoheshin nga katet e sipėrme, ndėrsa katet e katėrta nė kullat e qosheve dhe nė ato ndėrmjetėse lidheshin me nga njė portė drejtpėrdrejt me shtegun e rojeve. Mbulesat e tyre kanė qenė sipas rastit, ēati konike apo prizmatike me konstruksion druri, tė mbuluara me tjegulla ose tė veshura me plumb. Frėngjitė pėr topa janė vendosur zakonisht nė dy katet e poshtme ndėrsa katet e sipėrme pėrfundonin nė njė parapet tė dhėmbėzuar nga bedenat tė cilat, si dhe ato mbi mure, pėrshkohen nga frėngji. Mbi bedenat mbėshtetej ēatia. Kjo mėnyrė ndėrtimi tė bėn tė mendosh se ēatitė ishin tė ēmontueshme nė rast nevoje.
Fig. 141 Kalaja e Bashtovės. Rikonstruksion i njė kullė. Kėshtjella ka pasur me sa duket tri hyrje, nga sa mund tė gjykohet prej gjurmėve tė ruajtura. Hyrja kryesore ndodhej nė mesin e murit verior dhe pėrshkonte njė kullė katėrkėndėshe. Njė hyrje ndodhet nė mesin e murit perėndimor tė rindėrtuar, por nuk dihet me siguri nėse ka pasur edhe mė parė njė hyrje nga kjo anė. Ndėrsa hyrja e tretė ndodhej nė pjesėn veriore tė murit lindor dhe pėrshkonte njerėn nga niket midis dy pilastrash. Kjo e fundit mbrohej nga njė kullė e rrumbullakėt e qoshes. Porta ka qenė mbuluar me arkitra dhe ka pasur njė hapėsirė dritė prej 2,70 m, ndėrsa nė njė periudhė tė mėvonshme kjo portė ėshtė mbyllur me mur. Kėshtjella ėshtė pajisur edhe me disa shkallė, nėpėrmjet tė cilave realizohej ngjitja nė shtegun e rojeve. Shkallėt janė ndėrtuar prej muresh guri dhe mbėshteten nė faqen e brendshme tė mureve, jashtė trashėsisė sė tyre. Shpesh, pushimi i shkallėve, qė shėrben pėr tė realizuar komunikimin me shtegun e rojeve, mbėshtetet mbi njė qemer tullash. Nė disa raste, nė tė thelluarat nėn harqet e shkallėve janė hapur frengji shigjetė. Nė pėrgjithėsi, nė vendosjen e shkallėve pranė mureve, ėshtė ndjekur parimi, qė nėpėrmjet tyre tė furnizohet nė radhė tė parė shtegu i rojeve dhe jo katet e sipėrme tė kullave, nga ana tjetėr lėvizja e mbrojtėsve nėpėr shtigje duhej tė kryhej nė njė drejtim. Pėr kėtė qėllim shkallėt drejtohen nė tė kundėrt tė kullave. Vijueshmėria e shtegut tė rojeve nuk ndėrpritet, veēse nė kullėn e hyrjes. Kėtu, nė tė dyja anėt e kullės, janė ndėrtuar nga njė palė shkallė, me anėn e tė cilave mund tė kalohej nga shtegi i njerės anė tė murit nė tjetrin, pa humbur kohė. Ndėrsa tek kullat e mesit, qemeret e hapjes sė kullave nė pjesėn e brendshme ngrihen mbi lartėsinė e shtegut tė rojes, deri nė lartėsinė e dyshemeve tė kateve tė sipėrme, ku ėshtė hyrja pėr nė kullė. Pėr tė mos ndėrprerė kalimin nėpėr shtegun e rojes nė tė dyja anėt e qemereve janė ndėrtuar shkallė qė i shėrbenin njėkohėsisht edhe kullave.
Fig. 141 Kalaja e Bashtovės. Rikonstruksion i njė kullė.
Fig. 142 Kalaja e Bashtovės. Pamje tė brendshme kullash. Kėshtjella e Bashtovės nuk pėrmendet nė burimet historike tė fundit tė shek. XIV, kur venecianėt kėrkonjė tė zenė pothuaj gjithė kėshtjellat bregdetare tė Shqipėrisė. Ajo nuk pėrmendet gjithashtu as gjatė krejt shek. XV, por vetėm nė fillim tė shek. XVI. Megjithatė, koha mė e mundshme e ndėrtimit tė kėsaj kėshtjelle janė dhjetėvjeēarėt e fundit tė shek. XV, sidomos pas rindėrtimit nga turqit tė kalasė sė Elbasanit, mė 1466, e cila e ulte thuajse krejt vlerėn strategjike tė kėshtjellave tė tjera bregdetare, qė ishin mjaft larg pėr mbrojtjen e Durrėsit. Njė diēka tjetėr, qė i shqetėsonte venecianėt nė kėtė kohė, ishte mundėsia e shfrytėzimit nga turqit e derdhjes sė Shkumbinit dhe shfrytėzimi i lėndės sė pasur tė drurit qė ndodhej aty pėr ndėrtimin e anijeve dhe pėr tė dalė nė det. Pas vdekjes sė Skėnderbeut mė 1468 mundėsia pėr tė mbrojtur kėto zona ishte e paktė. Bashtova ishte giithashtu njė skele e rėndėsishme pėr tregtimin e drithit. Menjėherė pas pushtimit, turqit e parapėlqyen pozitėn e kėsaj kėshtjelle vendosėn atje nė garnizon dhe kryen disa punime plotėsuese, si kthimi i disa kateve tė kulteve nė kthina banimi pėr rojet dhe ndėrtimi i njė xhamie mbi kullėn e hyrjes kryesore, punime qe u kryen para vitit 1521. Akoma nė shek. XVII, Bashtova vazhdonte te ishte njė kėshtjellė garnizoni. Pas kėsaj periudhe u rindėrtua muri perėndimor qe ishte rrėzuar si pasojė e vėrshimit tė lumit. Arkitektura dhe teknika e ndėrtimit tregojnė pėr njė kėshtjellė tė ndėrtuar me ngut, duke pasur parasysh njė kursim sa mė tė madh tė materialit. Kėtė e dėshmojnė muret e holla, por te kombmuara nga ana e brendshme me pilastra dhe harqe, kullat me kurriz tė hapur qė janė mė pak rezistente, si dhe katet e ulėta te kulteve te caktuara vetėm pėr luftim. Nga ana tjetėr, ėshtė pasur parasysh qė njė kėshtjellė e vogėl tė ketė njė fuqi sa mė tė madhe zjarri, duke krijuar tri nivele luftimi nė muret dhe pesė tek kullat. Kėshtjella e Bashtoves ėshtė njė nga fortifikimet e fundit, qė u ndėrtuan per t´i rezistuar pushtimit turk. Qysh nga kjo kohė, madje ne disa krahina edhe me herėt, fillojnė tė riparohen kėshtjella ekzistuese apo tė ndėrtohen tė reja pėr garnizonet turke. Nga ndėrtimet mbrojtėse tė shek. XV, paraqet interes edhe periudha e dytė e kėshtjellės nė lartėsinė «59» nė Durrės, e pėrmendur nė kapitullin e mėparshėm, si «Kėshtjella e poshtme» e Durrėsit (4) . Elementet arkitektonike si dhe tė dhėna historike indirekte tė ēojnė nė pėrfundimin se kjo kėshtjellė u rindėrtua nė gjysmėn e parė tė shek. XV, kur Durrėsi ishte nėn sundimin venecian. Nė kėtė periudhė ajo kishte tri kulla poligonale nė qoshe dhe dy ndėrmjetėse katėrkėndėshe midis tyre. Nė njė periudhė tė mėvonshme njėri nga kėndet qė kishte mbetur pa kullė u plotėsua me njė kullė gjysmėrrethore, e cila ndryshon nga tė parat si nga forma, elementet artektonike ashtu edhe nga teknika e ndėrtimit,
Fig. 143 Kullė e shek. XV. Kėshtjella e Poshtme. Durrės. Kėshtjella kishte njė hyrje nė murin verior. Si kurtinat dhe kullat kanė mure me trashėsi tė barabartė prej 2,60 m. Kurtinat kanė pasur njė lartėsi prej 10 m. dhe pėrfundonin nė pjesėn e sipėrme me njė parapet tė dhėmbėzuar nga bedenat. Kullat 1,50 m mė tė larta se muret ndaheshin nė tri kate me dysheme druri. Katet e poshtme tė pandriēuara nga frėngji shėrbenin me sa duket si depo, ndėrsa katet e dyta qė komunikonin me porta me shtegun e rojeve, ishin ambientet kryesore dhe ishin pajisur secila me nga tri frėngji pėr topa. Frėngjitė kanė nė planimetri formėn e njė trapezi me bazėn e vogėl tė drejtuar jashtė dhe mbulohen me qemere trungkonike prej tullash. Katet e treta qė shėrbenin dhe pėr qėndrimin e rojeve, ishin pajisur me frėngji shigjetė dhe me nga njė mashikul druri qė dilte nė formė konsoli, mbi pikat e vdekura tė kullave pėr tė kontrolluar bazėn e tyre. Pėr t´i bėrė mė rezistente kundrejt hapjes sė tuneleve dhe minimit, muret e kullave janė mbėshtetur mbi njė bazament poligonal qė del jashtė tyre nė formė xokoli dhe brinjėt e tė cilit korrespondojnė me meset e faqeve tė kullės. Kullat mbuloheshin me ēati prizmatike me konstruksion druri, tė veshura me plumb ose me tjegulla. Nga ndėrtimet mbrojtėse tė Durrėsit paraqet interes edhe njė kullė e ndėrtuar pėr artileri, nė skajin jugperėndimor tė kalasė pranė bregut tė detit.
Fig. 144 Kullė pėr artileri. Shek. XV. Durrės.
Fig. 145a Kullė pėr artileri. Shek. XV. Durrės. Pamje.
Fig. 145b Kullė pėr artileri. Shek. XV. Durrės. Planimetria. Kulla ka planimetri rrethore me diametėr tė jashtėm 9 m dhe lartėsi 9.60 m. Ajo ngrihet mbi njė bazament, nė trajtėn e njė trungukoni, i cili kufizohet nė pjesėn e sipėrme prej njė kornize gurėsh tė punuar me prerje gjysmėrrethore. Bazamenti ėshtė i mbushur me dhė nė pjesėn e brendshme, ndėrsa nga sipėr ėshtė shtruar me pllaka guri, duke krijuar kėshtu dyshemenė e tė vetmit kat tė kullės, i cili pėrfundon nė pjesėn e sipėrme me njė platformė tė rrethuar nga njė parapet i dhėmbėzuar. Salla e vetme e kullės ndriēohet nga pesė frengji tė mėdha topash dhe mbulohet me njė kupolė sferike tė ndėrtuar me tulla. Muret kanė njė trashėsi prej 3,70 m dhe pėrforcohen me breza druri. Nga ana e brendshme e fortifikimit, trashėsia e murit ėshtė shfrytėzuar pėr ndėrtimin e njė palė shkallėve tė mbuluara me qemer cilindrik, qė tė ēojnė nė tarracė si dhe tė njė sėrė kthinash tė vogla, qė shėrbenin si depo municioni. Kjo kullė ėshtė ndėrtuar nga fundi i shek. XV, kur artileria kishte filluar tė pėrdorej nė shkallė tė gjerė. Nga ndėrtimet e tjera fortifikuese, nė qytetet qė ndodheshin nė kėtė kohė nėn sundimin venecian, vlejnė tė pėrmendim ato tė fillimit tė shek. XV nė kalanė e Shkodrės, siē janė barbakani para hyrjes kryesore, paramuret nė anėn veriore, etj., tė cilat i kemi pėrmendur, kur kemi shqyrtuar kalanė e Shkodrės.
|