|
PESė MIJė VJET FORTIFIKIME Nė SHQIPėRI GJERAK KARAISKAJ KULLA DHE BANESA Tė FORTIFIKUARA Nė kėtė kapitull do tė bėhet fjalė pėr kullat e veēuara, tė palidhura me sistemin mbrojtės tė ndonjė kalaje si dhe pėr banesat e fortifikuara, tė cilat kanė tė pėrbashkėt me kullat karakterin mbrojtės. Me termin «kullė» apo «kullė e veēuar» janė nėnkuptuar ndėrtesa tė larta tė fortifikuara, qė kryenin funksione tė ndryshme mbrojtėse. Kullat e veēuara kanė shėrbyer si pika vrojtimi pėr kontrollin e rrugėve apo tė kufijve, pėr shkėmbime sinjalesh; si banesa tė fortifikuara, si kryekulla nėpėr qytete tė fortifikuara dhe kėshtjella; pėr mbrojtjen e manastireve dhe sė fundi si banesa tė pėrkohshme ēifligarėsh pėr verim apo pėr vėzhgim gjatė grumbullimit tė produkteve bujqėsore. Kulla e veēuar, pavarėsisht nga destinacioni i saj, ka lindur pothuajse nė njė kohė me kullat e lidhura me sistemin mbrojtės tė kalave. Kjo ėshtė dokumentuar plotėsisht pėr vendet e qytetėrimeve tė lashta tė Lindjes sė Mesme, aq sa pėrmendjet mė tė hershme tė kullave humbasin nė lashtėsinė e legjendės. Edhe nė vendin tonė i takojmė kullat e veēuara krahas atyre qė lidhen me sistemet mbrojtėse tė kalave. Tė tilla janė, p.sh. kulla e Vagalatit dhe e Ēukės nė rrethin e Sarandės, qė i pėrkasin periudhės antike. Nė kohėn e pushtimit romak kishte gjithashtu kulla tė veēuara dhe mjaft vila latifondistėsh kishin karakter mbrojtės. Njė prej tyre, e rrethuar me njė mur mbrojtės 30x70 m, u zbulua kohėt e fundit nė fshatin Kraps tė Fierit. Nė kohėn e vonė antike u ndėrtua njė sistem i tėrė kėshtjellash dhe kullash tė veēuara pėr mbrojtjen e kufijve tė Perandorisė Bizantine, sidomos nė kohėn e sundimit tė perandorit Justinian I, siē ėshtė p.sh. kulla nė Petrelė, etj. Por gjatė sistemit feudal, qė karakterizohet nga copėtimi ekonomik e politik, rivaliteti dhe pasiguria, gjetėn njė pėrhapje mė tė gjerė kėto lloj ndėrtimesh, sidomos kulla e pėrdorur si banesė dhe vetė banesa e fortifikuar. Kėto dy lloje ndėrtimesh ishin privilegj i mė tė fuqishmėve, pra i klasės sunduese, i feudalėve dhe i klerikėve. Por me kohė, pėr rrethana tė caktuara historike, kulla gjen njė pėrdorim mė tė gjerė derisa nė zona tė veēanta ajo zėvendėsoi pothuajse krejtėsisht banesėn e mėparshme tė pambrojtur. Banesa e fortifikuar ofronte njė jetė mė komode, prandaj ajo ėshtė parapėlqyer nga klasat sunduese. Nė fillim, me sa duket, ajo ishte njė banesė e zakonshme, e lidhur organikisht me njė apo mė tepėr kulla. Kullat, si kategori mė vete, ishin tė njohura qoftė si donzhonė apo nė format e pėrmendura mė lart, prandaj mjaftonte njė bashkim mekanik i banesave me njėrėn nga kėto lloj kullash pėr tė krijuar njė tip banesė tė fortifikuar. Kėshtu, na krijohet nė kalanė e Durrėsit, mė 1225, njė kullė me banesė e mur rrethues qė ėshtė shembulli mė i hershėm i dokumentuar i kėtij lloji nė vendin tonė. Banesa tė fortifikuara, me sa duket tė tipit me kullė, kishin ndėr qytete edhe prineat shqiptarė tė hinterlandit qė nga fundi i shek. XIV, si p.sh. Muzakajt nė Durrės, ndėrsa Topiajt qė e kishin Durrėsin nėn zotėrimin e tyre pėr njė kohe, banonin nė kėshtjellė. Njė ekzemplar tjetėr tė hershėm e njohim nga fshati rrėnojė i Kamenkės pranė Delvinės (rrethi i Sarandės (l) . Fshati numėronte 267 banesa nė vitet 1431-32 dhe rreth 200 banesa nė vitin 1583. Udhėtari turk Evlia Ēelebi, qė kaloi nė kėto anė nė vitin 1670, nuk e pėrmend Kamenicėn. Kompleksi i ndėrtimeve rrėnojė, pėr tė cilin do tė bėjmė fjalė pėrbėhet nga njė kullė trikatėshe, me plan qė i afrohet katrorit, e cila lidhet organikisht dhe funksionalisht me njė ndėrtim tjetėr njė kat mė tė ulėt, qė formonte banesėn, e cila ėshtė e njėkohshme me kullėn. Kompleksi apo kulla e Rahės, siē thirret nga barinjtė, zė pikėn mė tė lartė tė kodrės, duke pasur kėshtu njė pozicion sundues mbi gjithė fshatin.
Fig. 178e Kulla e Rahės, Kamenicė, Sarandė. Kulla pėrbėhet nga tri kthina; ajo e katit pėrdhes ėshtė e pandricuar, por ka vetėm disa vrima ajrimi dhe ėshtė pajsur me njė sterė. E pandriēuar ėshtė edhe kthina e katit tė parė, veēse vrimat e ajrimit janė mė tė shpeshta, ndėrsa kati i dytė ndriēohet nga dy dritare tė vogla nė formė frengjie dhe ėshtė pajisur me njė sqoll pėr larje. Anash kthinės kishte njė podium, qė shėrbente pėr tė lehtėsuar vrojtimin nga dritaret. Hyrja pėr nė kullė ndodhej nė katin e dytė, ndėrsa kthinat midis tyre lidheshin me shkallė tė brendshme druri. Banesat me kullė vazhduan tė pėrdoren pėr njė kohė tė gjatė, deri nga mesi i shek. XIX.
Fig. 178f Banesė me kullė nė fshatin Perlat i Epėrm. Mirditė. Ekzemplarėt e ruajtur deri nė ditėt tona janė tė paktė, por pėr kėto lloje ndėrtimesh mbrojtėse na bėn fjalė udhėtari turk i shek. XVII, Ēelebiu. Nė mesin e shekullit XIX ruheshin akoma shumė shembuj banesash me kullė. Ato ishin tė pėrhapura nė Shqipėrinė e Jugut dhe pėrmenden nga albanologu I. G. Han. Njė banesė me kullė nė fshatin Moglicė tė Oparit i pėrkiste njė fshatari tė pasur. Kishte gjithashtu banesa me dy kulla, qė formonin njė kompleks unik. Njė e tillė, nė gjendje tė mirė, sidomos pas restaurimit, ndodhet nė fshatin Dukat tė Vlorės. Ansambli pėrbėhet nga njė kompleks banesash dhe nga dy kulla e mure rrethuese, duke krijuar kėshtu njė kompleks ndėrtimor tė mbyllur, qė ka formėn e njė trekėndėshi. Ky kompleks i shėrbente si banesė e fortifikuar Dervish Aliut, figurė e njohur historike, i cili ishte njė nga udhėheqėsit e Kryengritjes sė madhe fshatare, tė vitit 1847 kundėr pushtuesve turq (2) . Banesa me kullė, gjatė shek. XVII, kishte dhe nė qytetin e Gjirokastrės e tė Delvinės. Pėr kėto tė fundit Ēelebiu shkruan se ēdo banesė kishte kullėn e saj si vend strehimi. Ndėrsa dy shekuj mė vonė, Hani shkruante se tė gjitha shtėpitė e mėdha ndėr qytete kishin nga pėrpara kulla tė veēanta mu nė mes tė oborrit (3) , ose ato ndodheshin ngjitur me banesėn dhe komunikonin me tė nėpėrmjet tė ēardakut apo tė njė dhomė. Njė banesė me kullė, qė i bashkėngjitet asaj nė pjesėn e mbrapme ruhet edhe nė Konispol (4) . Ajo i pėrkiste njė familjeje tė pasur, ndėrsa banesat e tjera tė fshatit nuk ishin tė kėtij tipi. Kullat qė i bashkangjiteshin banesės mund tė ishin tė caktuara pėr mbrojtje aktive, kur ishin tė pajisura me frėngji dhe pėr mbrojtje pasive, kur nuk kishin frėngji. Njė ndėrtim tipik pėr mbrojtje pasive ėshtė kamerjeja. Kamerjeja nuk ka karakteristikat dhe pamjen e njė kullė tė vėrtetė, ajo ėshtė njė ndėrtesė dykatėshe me nga njė kthinė nė ēdo kat, tė mbuluar me qemer guri dhe pėrfundon nė pjesėn e sipėrme me tarracė. Ndryshe nga banesat me kullė, qė kemi pėrmendur, ku kulla ėshtė mė e lartė se banesa, kamerjeja ėshtė mė e ulėt se kjo e fundit. Nė Gjirokastėr kamerjetė i takojmė nė dy lloje, tė veēuara dhe tė lidhura me banesėn. Kati i parė i kameriesė, i ajrosur nga njė dritare e vogėl, shėrbente si kthinė strehimi, ndėrsa kati i dytė, nė tė cilin tė ēonin njė palė shkallė tė jashtme guri, si dhomė pėr miqtė. Kėto lloj ndėrtimesh ka pasur parasysh E. Ēelebiu, kur thotė pėr Delvinėn se cdo banesė kishte kullėn e saj tė strehimit. Nė kėto kulla mbyllej familja nė rastin e ndonjė rreziku jete, i cili nė qytete nuk mund tė zgjaste shumė. Banesat e fortifikuara na paraqiten dhe nė variante tė tjera. Thamė se banesa me kullė ishte parapėlqyer nga shtresat e pasura kundrejt kullės sė pėrdorur si banesė, sepse siguronte njė komeditėt mė tė madh pėr pronarin e familjen e tij. Por ky tip banesė nuk mund tė arrinte shkallėn mė tė lartė tė komoditetit dhe njėkohėsisht tė sigurisė. Kėshtu qė feudalėt e mėdhenj nė vend tė kullės pėrdornin njė mur rrethues kalaje tė pajisur me parapet e frėngji. Kjo lloj mbrojtjeje, pėrveē komoditetit nė trajtimin e banesės. qė ndodhej brenda rrethimit, siguronte edhe pjesėmarrjen e njė muri mė tė madh njerėzish tė armatosur nė mbrojtje nė rast tė ndonjė rreziku. Kėshtu ėshtė rrethuar me njė mur tė trashė banesa e feudalėve toptanas tė Tiranės. Ami Bue (vizitor i shek. XIX) pėrmend njė banesė tė tillė nė qytetin e Elbasanit, jashtė kalasė, tė rrethuar me mur dhe me hendek, skarpatet e tė cilit ishin veshur me lėndė druri. Kohėt e fundit, gjatė punimeve pėr hapjen e themeleve tė Pallatit tė sportit nė Elbasan, u zbuluan gjurmėt e njė muri me gjerėsi 1,60. Nga ndjekja e gjurmėve tė zbuluara u hetua se kemi tė bėjmė me njė fortifikim qė ka pasur nga njėra anė, sė paku njė gjatėsi prej 60 m dhe pėrforcohej me kulla kėndi katėrkėndėshe. E. Ēelebiu, qė vizitoi rreth vitit 1670 Elbasanin, nuk e pėrmend kėtė fortifikim, i cili do t´i binte patjetėr nė sy, pasi ndodhej pranė pa-zarit. Ai duhet tė jetė ndėrtuar gjatė shek. XVIII. Tė njėjtin karakter ka pasur dhe e ashtuquajtura «kala e Kavajės», ku pėrfshiheshin sarajet e familjes feudale tė Alltunsve. Gjithashtu bejlerėt e Plasės (rrethi i Korēės) i kishin banesat e tyre tė fortifikuara me mure rrethuese dhe hendeqe. Vlen tė pėrmendim edhe sarajet e fortifikuara tė Kėlcyrės, rrėnojat e tė cilave akoma ruajnė njė pamje impozante.
Fig. 179 Sarajet e fortifikuara tė Kėlcyrės. Banesa e fortifikuar nė fshat, ndryshe nga kulla e mirėfilltė, bashkon elemente tė banesės sė zakonshme drejtkėndėshe dhe tė kullės.
Fig. 180 Banesė e fortifikuar nė krahinėn e Matit. Nga kjo e fundit huazohen frėngjitė dhe ēikmatė (mashikula), qė vendosėn nė muret ballore apo nė kėndet e banesės. Takojmė rrallė, nė disa zona, edhe njė tip tjetėr banese tė fortifikuar, mbi ēatinė e sė cilės ngrihet njė kat me pėrmasa mė tė vogla, qė pėrbėhet nė fakt nga njė kthinė e vetme, e cila luante rolin e njė kullė vrojtimi dhe mbrojtjeje.
Fig. 181a Banesė me kullė. Koēaj, Peshkopi. Pamje.
Fig. 181b Banesė me kullė. Koēaj, Peshkopi. Preje terthore. Por pėrkryerjen mė tė madhe e arrin banesa e fortifikuar gjirokastrite (5) ,
Fig. 182 Banesė e fortifikuar, Gjirokastėr. e cila, pėr shkak tė karakterit tė saj tė veēantė qytetar, ėshtė quajtur dhe «kullė qytetare». Banesa gjirokastrite ėshtė zakonisht trekatėshe, me njė ndarje tė qartė funksionale sipas kateve. Kati i parė shėrben pėr sterėn e ujit dhe pėr depot, nė katin e dytė zhvillohet jeta e pėrditshme e familjes, ndėrsa nė katin e tretė ndodhet dhoma e miqve. Karakteri mbrojtės i kėsaj banese shfaqet nė karakterin e mbyllur, nė kompozimin e theksuar vertikal, nė pėrdorimin e gjerė tė frėngjive si dhe nė pėrdorimin e mureve rrethuese tė njė karakteri tė veēantė. Nga muret rrethuese formohen zakonisht dy dhe nganjėherė tri oborre tė lidhura me dyer njėra me tjetrėn, tė cilat e forcojnė karakterin mbrojtės tė banesės. Portat mbroheshin nga frengji, qė hapeshin nė muret rrethuese anash tyre. Muret rrethuese pajiseshin edhe me bedena dhe kullėza. Nė anėn e mbrapme, ku terreni ishte mė i ngritur, strehėt ishin tė gurta, pėr tė evituar vėnien e zjarrit. Duke filluar qė nga kati i parė deri tek i treti, masat mbrojtėse shkojnė duke u dobėsuar. Kėshtu, ndėrsa nė katin e parė kemi vetėm frėngji, nė tė dytin hapėn dritare tė vogla, ndėrsa nė tė tretin, ndodhet ēardaku dhe dritaret janė mė tė mėdha. Banesa siguronte ujin nėpėrmjet sterės dhe kishte vend pėr rezerva tė mėdha ushqimore, qė mund tė shėrbenin gjatė njė konflikti qė do tė vazhdonte pėr njė kohė relativisht tė gjatė. Tė gjitha kėto masa ishin tė nevojshme nė njė mjedis pasigurie dhe anarkie, qė ushqenej nga rivaliteti i feudalėve gjirokastritė. Pėr kėtė arsye, Pukėvili shkruan se nė Gjirokastėr «shtėpitė janė si kala dhe kanė rreth e rrotull frėngji; kėta njerėz rrojnė gjithnjė nė luftė». Banesa tė fortifikuara qytetare kishte dhe nė Prizren, ndėrsa nė Gjilan ishte ndėrtuar njė lagje mė vete me banesa tė tilla, e njohur si «mėhalla e bejlerėve» (6) . Njė kategori tjetėr ndėrtimesh, qė do tė shqyrtojmė nė kėtė kapitull, ėshtė dhe kulla e pėrdorur si banesė e fortifikuar. Me kulla tė pėrdorura si banesė do tė kuptojmė ato ndėrtesa tė larta, me plan katėrkėndėsh, qė i. ngjajnė shumė kullave tė njė kalaje, ku ēdo kat formohet nga njė mjedis i vetėm, ku ēdo gjė i shėrben mbrojtjes, ndėrsa komoditeti lihet nė plan tė dytė. Kėto lloj ndėrtimesh duhet tė kenė gjetur njė pėrhapje mė tė gjerė qė nga shek. XV, kur pas pushtimit turk ndryshon edhe koncepti qė ekzistonte deri atėhere lidhur me banesėn, pėr shkak tė pasigurisė dhe akteve arbitrare tė pushtuesve. Njė nga arsyet e tjera ishte dhe ekzistenca e institucionit tė gjakmarrjes. Banesa tė fortifikuara tė tipit kullė, tė shekujve XV-XVI, nuk ruhen si dėshmi fizike, por ato pėrmenden nė burimet e kohės. Nė dėfterin e regjistrimit tė tokave tė zonės sė Pėrmetit dhe Korēės, pėrmenden dy persona, tė cilėve nė vitin 1453-54 u hiqet timari nė fshatin Vėrloēisht, pasi nuk kishin kryer shėrbimin e detyrueshėm ushtarak dhe kishin qėndruar tė mbyllur nė kullat e tyre. Gjithashtu, pėrsa i pėrket Shqipėrisė sė Veriut, nga relacioni i Frang Bardhit i vitit 1638 (7) mėsojmė se uratorja e misionit tė Gashit ishte ndėrtuar nė kullėn e rrėnuar tė birit tė Pjetėr Spanit, qė dikur kishte qenė zoti i Pultit; kulla ndodhej mbi njė vend mbizotėrues. Kushte pėr pėrhapjen e banesės sė tipit kullė, sė paku nga shek. XVI, ka pasur edhe krahina e Mirditės, e cila, siē dihet, kishte rreth vitit 1570 njė lidhje tė fuqishme ushtarake midis fshatrave pėr t´i rezistuar turqve dhe pėr shkak tė kryengritjeve tė tyre tė herėpashershme dhe mosbindjeve, thirreshin nga kėta tė fundit «haina» dhe rabelė (8) . Por kullat mė tė hershme, tė ruajtura, tė kėtij tipi i takojmė nė Shqipėrinė e Jugut, megjithėse janė mė tė pakta nė numėr. Ato i gjejmė tė pėrhapura sidomos rreth zonės sė Gjirokastrės dhe Delvinės, si dhe nė fshatrat e bregut tė detit, si nė Dukat, Dhėrmi e Vuno. Kullat e Dhėrmiut e tė Vunoit i pėrkasin parisė sė fshatit. Ato dallohen pėr trajtimin arkitektonik, krejt tė mbyllur dhe mungesėn e elementeve nė fasadė, pėrveē dritareve dhe dyerve, tė mbuluara me hark rrethor. Njė banesė-kullė e tipit klasik ndodhet nė fshatin rrėnojė tė Kamenicės. Kulla ėshtė krejt e veēuar, trikatėshe dhe me plan katėrkėndėsh. Dy katet e para kanė lartėsi tė barbarta 2 m, ndėrsa kati i tretė ėshtė 1 m mė i lartė. Hyrja e vetme e kullės ndodhej nė katin e parė dhe sigurohej me katarah. Kati i dytė ėshtė pajisur me oxhak dhe me njė sqoll (pėr larje), por mund tė ketė pasur dhe njė qoshk. Kullat mė tė hershme nė Shqipėrinė Jugore e kanė pasur hyrjen nė katin e dytė. Nė to hyhej nėpėrmjet njė shkalle tė ngushtė tė vendosur 1,50-2,00 m larg hyrjes, mbi tė cilėn mbėshtetej njė urė e lėvizshme. Ekzemplarė tė ruajtur tė kėtij tipi kullash janė tė paktė. Pėr to bėn fjalė albanologu J. G. Han, kur pėrmend kullat mbrojtėse pranė banesave, nė mjaft krahina tė Shqipėrisė sė Jugut. Njė kullė e tillė, me urė tė lėvizshme, ruhet nė Butrint. Megjithėse ajo ka njė karakter tjetėr, pasi nuk ėshtė pėrdorur si banesė e fortifikuar, por si njė post ushtarak pėr kontrollin e kanalit tė Vivarit, paraqet interes pėr t´u pėrshkruar pėr shkak tė elementeve qė ruan. Kulla
Fig. 183a Kulla pranė Kanalit tė Vivarit, Butrint. Pamje.
Fig. 183b Kulla pranė Kanalit tė Vivarit, Butrint. Planimetria. pėrbėhet nga dy kate me planimetri katrore 6x6 m, qė ngrihen mbi njė bazament tė pjerrėt me lartėsi 4,30 m i cili pėrfundon nė pjesėn e sipėrme me njė kornize guri e tullash. Muret e kullės, me trashėsi 1 m ngrihen duke ruajtur njė pjerrėsi tė lehtė nė anėn e jashtme. Kati i parė i kullės, me lartėsi 4,60 m pėrbėhet nga njė kthi-nė e vetme katėrkėndėshe qė mbulohet nga njė qemer i kryqėzuar i ndėrtuar me tulla. Kthina e katit tė parė ėshtė pajisur me njė dritare, qė bie nga ana e kanalit te Vivarit dhe dy frėngji pėr armė zjarri. Nė mesin e murit lindor hapėt porta e kullės. Nė kėtė tė fundit hyhet nėpėrmjet njė palė shkallėve prej guri, tė vendosura 1,60 m larg hyrjes dhe tė njė ure tė lėvizshme, qė lėshohej nga ajo nė kėtė tė fundit. Ura mbėshtetej nė njė anė mbi sheshpushimin e shkallėve dhe nė tjetrėn mbi dy gurė gėlqerorė monolite, tė punuar e tė dalė nė formė konsoli nėn nivelin e pragut tė portės. Nė pjesėn e sipėrme tė kėtyre gurėve ėshtė gdhendur njė kanal tėrthor me seksion gjysmėrrethi dhe diametėr 15 cm, mbi tė cilin mbėshtetej boshti rrotullues i urės. Pėrveē urės sė lėvizshme, hyrja mbrohej edhe nga dy kanata qė hapeshin nga brenda dhe siguroheshin me katarah. Shkallėt janė ndėrtuar me disa kthesa. Kjo ėshtė bėrė pėr tė zgjatur kohėn e afrimit deri tek porta dhe pėr t´ju ekspozuar mbrojtėsve nė pozicione tė ndryshme tė trupit, me qėllim qė tė goditej mė lehtė nga tė gjitha frėngjitė. Kati i parė lidhej me tė dytin nėpėrmjet shkallėsh tė brendshme prej druri. Kati i dytė ka gjithashtu njė dritare nga ana e kanalit dhe dy frėngji anash saj. Dy nga muret e kėtij kati janė pajisur me nga katėr frėngji secili, ndėrsa nė murin qė bie nga ana e portės janė hapur pesė frėngji. Frėngjia e mesit, e cila ndodhet nė njė nivel mė tė ulėt, ka qenė hapur posaēėrisht pėr mbrojtjen e portės. Prej saj mund tė lėshohej dhe ujė i valuar mbi kundėrshtarin, qė kishte arritur deri tek porta. Kulla mbulohej me ēati druri me katėr kullime e mbuluar me tjegulla ose me plumb. Nė Shqipėrinė e Jugut takojmė edhe njė tip tjetėr kullė, atė tė ēlifligarėve nė fshatrat ēifligje. Kėto kulla lidhen me njė funksion tė pėrcaktuar qartė. Nė to, ēifligari qėndronte pėrkohėsisht pėr tė kontrolluar vjeljen e produkteve bujqėsore nga bujqit ēifēinj. Nganjėherė kullat shėrbenin edhe si hambare tė grumbullimit tė kėtyre produkteve. Shkaku i ndėrtimit tė kėtyre kullave ishte frika nga revolta popullore. Ndėrtimi i tyre lidhet dhe me njė periudhė tė caktuar historike, me atė tė pėrhapjes sė sistemit tė ēifligut nė Shqipėri nė shek. XVII-XVIII, e cila ishte njė formė e re e zotėrimit tė tokės, qė i jepte mundėsi feudalit tė shfrytėzonte drejtpėrdrejt punėn e fshatarit tė shpronėsuar nga toka si dhe tė ngrinte rentėn feudale nėpėrmjet njė rruge mė tė sigurtė (9) . Kullat nė fjalė i takojmė nė zonat fushore, atje ku u pėrhap edhe mė shpejt sistemi i ēifligjeve. Deri tani, kulla tė tilla janė ruajtur apo dokumentuar nga tė dhėna historike, nė fushėn e Korēės nė luginėn e Dropullit, nė fushėn e Tiranės (Laprakė), nė fushėn e Domosdovės, Delvinė, Ēamėri, nė Sulin e Poshtėm, nė Zadrimė, Kosovė, etj. Kėto lloj kullash shėrbenin edhe pėr verim si dhe si banesa pėr qehallarėt. Nė kontrast me kullėn dhe banesat e fortifikuara tė ēifligarėve, banesat e bujqve cifēinj, sidomos nė zonat fushore, ndėrtoheshin me materiale tė dobėta dhe ishin njėkatėshe. Nė tė shumtėn e rasteve, ato nuk kishin as oxhak dhe as dritare, pasi pėr secilėn prej tyre bujku ishte i detyruar tė paguante taksė. Nė fushėn e Korēės ruhen nė gjendje tė mirė tri kulla nė fshatrat Turan, Malavec dhe Dishnicė. Nga ana arkitektonike, ato pėrfaqėsojnė tipin klasik tė kullave: me planimetri katrore, me nga njė kthinė nė ēdo kat dhe me theksimin nė lartėsi. Volumi i tyre i mbyllur, strehėt e gurta e tė pazhvilluara, mungesa e dritareve dhe lakonizmi nė elementet arkitektonike, flasin vetėm pėr mbrojtje. Kulla e Turanit
Fig. 184 Kulla e Turanit. Korēė. ėshtė ndėrtuar nė njė terren tė sheshtė nė skajin lindor tė fshatit. Ajo ka njė lartėsi prej 15 m dhe planimetri katėrkėndėshe qė i afrohet shumė katrorit (4,60x4,46 m nga ana e brendshme). Kulla ka njė hyrje tė vetme tė vendosur nė anė tė fasadės perėndimore, e cila mbulohet me dy harqe guri dhe komunikon me katin e parė. Pėr tė arritur pragun duheshin ngjitur disa kėmbė shkallė tė drunjta, tė cilat nuk ruhen mė. Kulla ndahet nė katėr kate, ku secili kat formohet nga njė kthinė e vetme, me pėrjashtim tė katit tė parė, i cili ndahet nė dy kthina, qė mbulohen me qemer cilindrik guri. Katet e tjera ndaheshin nga njėri-tjetri me dysheme druri, ndėrsa mbulesa ėshtė realizuar me njė kupolė sferike tė mbėshtetur mbi katėr trompa dhe mbi tė ėshtė vendosur njė ēati me katėr kullime e mbuluar me rrasa guri. Muret e katit tė parė kanė njė trashėsi prej 1,15 m, ndėrsa nė katet e tjera, me pėrjashtim tė katit tė katėrt, ato ngushtohen 10-15 cm pėr ēdo kat, pėr tė mbėshtetur trarėt e dyshemesė. Ngjitja pėr nė katin e dytė realizohej me anė shkallėsh tė gurta, ndėrsa katet e tjera komunikonin me shkallė druri. Ky dallim, si dhe mbulimi me qemere i katit tė parė, ėshtė bėrė pėr ta siguruar kėtė nga rreziku i zjarrit, pasi aty grumbulloheshin pėrkokohėsisht prodhimet bujqėsore. Kati i dytė ishte vendi kryesor i luftimit, i errėt, pak mė i ulėt se katet e tjera dhe pa asnjėfarė komoditeti; ai ėshtė pajisur mė sė miri me frėngji pėr armė zjarri. Nė katin e tretė ndodhet ambienti kryesor i banimit. Ai pėrbėhet nga njė kthinė qė ndriēohet nga tri frėngji. Nė njė qoshe tė kthinės ndodhet njė ambient sanitar, dyshemeja e tė cilit mbėshtetet mbi njė konsol, qė formohet nga disa radhė gurėsh, qė dalin me shkallėzime nga faqja e brendshme e murit tė kullės. Konsoli fillon nė katin e dytė tė kullės dhe pėrfundon nė nivelin e dyshemesė sė katit tė tretė. Megjithėse kati i tretė ishte vendi kryesor i banimit, nė tė nuk dallohet asnjė gjurmė oxhaku apo e ndonjė vendi tjetėr pėr ndezjen e zjarrit. Kati i katėrt i mbuluar me kupolė ėshtė pak mė i lartė se katet e tjera. Nė tė hapeshin dy dritare tė mėdha, tė mbuluara me hark me majė, tė cilat nuk kishin kanata, megjithatė kjo kthinė ėshtė pajisur me oxhak, pasi ai pėrdorej pėr tė gatuar gjatė stinės sė verės. Kulla e Malavecit ndodhet e veēuar nė lindje tė fshatit me tė njėjtin emėr. Ajo ndahet, ashtu si dhe kulla e Turanit nė katėr kafe, por tė gjitha katet janė me dysheme druri. Kulla e Malavecit ėshtė mė e thjeshtė dhe mė e varfėr nė elemente arkitektonike. Frėngjitė ndodhen vetėm nė murin jugor tė kullės nga ėshtė edhe porta, ndėrsa muret e tjera nuk kanė as dritare dhe as frėngji. Frėngjitė janė shpėrndarė nė kėtė mėnyrė: kati i parė nuk ka frėngji, i dyti dhe i treti kanė nga njė, ndėrsa i katėrti ka dy frėngji tė vendosura nė pjesėn e sipėrme, tė cilat shėrbenin vetėm pėr ndriēim. Kulla mbulohet me njė kupolė sferike, e cila nuk mbėshtetet mbi trompa si nė Turan, por mbi disa trekė-ndėsha tė formuar nga trarė tė vendosur horizontalisht nė tė katėr qoshet e mureve. Siē duket, kulla e Malavecit shėrbente mė tepėr si njė hambar i grumbullimit tė produkteve bujqėsore dhe pėr ruajtjen e tyre, se sa pėr tė qėndruar atje, qoftė dhe pėr njė periudhė tė shkurtėr kohe. Ky ndryshim me kullėn e Turanit ėshtė i lidhur edhe me largėsinė e kullave nga banesa e fortifikuar e ēifligarit. Po t´i besojmė traditės se kėto kulla u pėrkisnin bejlerėve tė Plasės, problemi del mė i qartė. Kulla e Dishnicės ruhet deri nė katin e dytė dhe ėshtė pėrshtatur nė banesė. Nga gjurmėt qė ruan, ajo duket se ka ngjashmėri mė tė madhe me kullėn e Malavecit se sa me tė Turanit. Ndėrtime tė kėtij lloji takohen edhe nė fushėn e Dropullit e sidomos nė fshatin Goranxi, ku janė gjurmuar 25 objekte tė tilla (10) . Vetė fshati, nė tė kaluarėn, thirrej «kulla Goranxi». Kullat e Goranxisė
fig. 185a Kullė nė fshatin Goranxi, Gjirokastėr. Pamje.
fig. 185b Kullė nė fshatin Goranxi, Gjirokastėr. Preje terthore. trikatėshe, me planimetri drejtkėndėshe tė pėrzgjatur, janė ndėrtuar me gurė tė thatė tė palidhur me llaē dhe mbulohen me njė ēati dy kullimesh me rrasa guri. e cila pėrfundon nė anėt e ngushta me kallkan. Me gjithė planimetrinė katėrkėndėshe tė pėrzgjatur, tek kullat e Goranxisė spikat qartė kompozimi vertikal. Ngritja nė lartėsi dhe mungesa e dritarėve nė tė dyja katet e para flasin qartė pėr tiparet mbrojtėse tė tyre. Kati i dytė i kėtyre kullave, i ndriēuar dobėt, shėrbente pėr depozitimin e produkteve bujqėsore, ndėrsa ne katin e sipėrm qėndronte ēifligari. Ky kat shpesh ndahej nė dy kthina: ajo e banimit dhe ajo e gatimit. Nė kthinėn e banimit dilte dhe njė lloj qoshku prej druri. Ndryshe nga kullat e fushės sė Korēės, ato tė Goranxisė nuk kanė frėngji, prandaj ato shėrbenin vetėm pėr njė mbrojtje pasive. Kėto kulla janė ndėrtuar gjatė shek. XVIII ose mė herėt, nga ēifligarėt qė banonin nė Gjirokastėr, tė cilėt kishin ēifligje nė tė gjitha fshatrat e fushės. Nė pėrgjithėsi, kullat nė fshatrat ēifligje i pėrkasin tė njėjtės periudhė, sidomos fillimit tė shek. XVIII, kur Shqipėria ndodhej nė njė atmosferė kryengritjesh tė drejtuara kundėr pagimit tė taksave, tė cilat pėrfshinė territoret qė shtriheshin qė nga Kurveleshi deri nė Malėsitė e Mbishkodrės. Edhe duke mos pasur tė dhėna burimore pėr shtrirjen e kėtyre revoltave nė disa krahina tė Shqipėrisė, vetė ndėrtimi i kullave tregon jo vetėm rezistencėn e bujqve ēifēinj, por dhe qė vetė jeta e ēifligarit nuk ishte e sigurtė. Nė Shqipėrinė e Veriut dhe deri diku nė tė Mesmen (11) , kullat tė pėrdorura si banesė e fortifikuar kanė njė pėrhapje mė tė gjerė, sidomos gjatė shek. XVIII-XIX dhe dallohen pėr larminė e tyre me elemente arkitektonike, megjithėse programi ėshtė pothuajse i njėjtė. Pėr sa i pėrket kullave tė vona qė ruhen deri nė ditėt tona, nė Shqipėrinė e Veriut, ndryshe nga Jugu, vėrehet njė shfaqje masive e tyre, qė pėrfshin edhe shtresa tė gjera tė fshatarėsisė. Kjo shfaqje ėshtė mė e dukshme sidomos nė kullat e krahinės sė Matit
Fig. 186a Kullė nė krahinėn e Matit. Pamje.
Fig. 186b Kullė nė krahinėn e Malit. Planimetria. ku tipi kullė i banesės, zėvendėsoi tipat e tjerė tė pafortifikuar. Njė pėrhapje tė gjerė tė kullave kemi dhe nė krahinėn e Kosovės, etj. si dhe nė ndonjė fshat nė Shqipėrinė e Jugut, si nė Kardhiq. ku thuajse tė gjithė banesat fshatare janė tė fortifikuara. Nė mesin e shek. XIX, nė fshatin e Baba Lloēit, qė ndodhet gjatė rrugės Gjakovė-Pejė, ndėrtimi i kullave kishte marrė pėrpjesėtime tė tilla sa tė 60 shtėpitė qė pėrbėnin kėtė fshat ishin tė fortifikuara, tė pajisura me frėngji tė shumta dhe ishin nė gjendje tė pėrballonin njė rrethim pa artileri (12) . Tė njėjtin karakter ka pasur edhe fshati i Kardhiqit (Gjirokastėr), ku banorėt janė kujdesur tė ndėrtojnė dhe njė mur rrethues nga ana mė pak e mbrojtur e fshatit. Kjo ėshtė njė shenjė e sigurtė, qė tregon pėr njė mbrojtje tė organizuar tė tė gjithė banorėve tė fshatit kundėr lakmisė dhe shpėrdorimeve tė feudalėve. Pėrhapja masive e kullave nė disa zona, kryesisht malore, ėshtė e lidhur me mbizotėrimin e fshatarėsisė sė lirė, ku sistemi i ēifligut nuk ishte pėrhapur. Por ka edhe raste tė tilla, kur kulla ėshtė ndėrtuar edhe nga ēifēinj tė pasuruar, qė ishin kthyer nė pronarė tė vegjėl tė pavarur, si nė Kosovė, nga ku lindi dhe shprehja «kulle begu e kullė ēifēija nuk dihet kush asht zotnija» (13) Kjo shprehje tregon gjithashtu pėr njė pėhapje tė gjerė tė banesės sė fortifikuar tė tipit kullė nė Shqipėrinė e Veriut, sidomos gjatė shek. XIX. Kulla e Matit arriti pėrsosmėrinė e llojit tė vet nga ana arkitektonike dhe funksionale. Banesat-kullė ndėrtoheshin zakonisht nė vende tė dukshme, ku kishin njė shesh pamje tė lirė e pėr kėtė arsye nuk pajiseshin me mure rrethuese. Muret e tyre ishin tė forta, tė ndėrtuara kryesisht prej guri. Kėto ndėrtesa kanė zakonisht 3 kate me nga njė kthinė nė ēdo kat. Kati i parė pėrdorej pėr strehimin e bagėtisė, nė katin e dytė zhvillohej jeta familjare ndėrsa nė tė tretin priteshin miqtė. Banesa ka njė hyrje tė vetme nė katin e parė, i cili lidhet me katet e tjera me shkallė tė brendshme druri. Karakteristike pėr ambientin e katit tė tretė janė ēikmatė (mashikula), tė cilat janė disa dalje tė vogla nė formėn e ballkoneve tė mbyllura prej guri dhe tė pajisura me frėngji anash dhe poshtė. Ēikmatė janė vendosur nė pika tė tilla nga mund tė kontrollohen tė gjitha anėt e ndėrtesės, por pėrveē mbrojtjes ato shėrbenin edhe si kėnde pėr ndejtje. Nė tė shumtėn e rasteve, njėra nga ēikmatė vendoset pėrmbi hyrjen, tė cilėn e kontrollon dhe e mbron jo vetėm sė largu, por edhe nėpėrmjet tė vrimės sė hapur nė dyshemenė e ēikmasė, prej sė cilės mund tė hidhet ujė i valuar mbi kundėrshtarin. Me frėngji janė pajisur jo vetėm muret e ēikmatė, por edhe kthina sanitare, qė del nė formė konsoli jashtė ndėrtesės, e mbėshtetur mbi ancakė guri, si edhe vendi i larjes sė duarve, qė formohet nga njė e thelluar drejtkėndėshe apo rrethonė nė mur. Kur nevojat e familjes kėrkonin zgjerimin e sipėrfaqes sė banimit, ndėrtohej ngjitur me kullėn ekzistuese njė kullė tjetėr, e cila, sipas rastit, ishte njė kat mė e lartė ose mė e ulėt. Kulla tė pėrdorura si banesa tė tipit tė Matit takohen edhe nė krahina tė tjera tė Shqipėrisė Veriore, si nė Mirditė, Dibėr, Lurė, Pukė, etj. Nė disa kulla tė zonės sė Pukės, hyrja ndodhet nė katin e dytėr nė tė cilin tė ēojnė shkallė tė jashtme druri; edhe nė to, kati i tretė ėshtė pajisur me ēikma, porta vendoset nė anė tė fasadės dhe mbrohet nga njė ēikma. Kthina sanitare, qė del nė formė konsoli, ėshtė pajisur me frėngji anėsore, ndėrsa nė ballė ka njė dritare tė vogėl. Banesat kulla tė Malėsisė sė Gjakovės janė gjithashtu zakonisht trikatėshe dhe tė varfėra me kthina ndihmėse. Ato kanė tė njėjtėn vendosje kthinash si kullat e Matit dhe tė Pukės. Por kthina e katit tė tretė nė kėto kulla, nė vend tė ēikmave, ka njė tė dalur nė formė konsoli, tė cilėn e quajnė dyshekllėk. Dyshekllėku shėrben pėr ndejtje, por edhe pėr luftim. Ai ėshtė pajisur me dritare tė vogla, qė i ngjajnė frėngjive. Nė banesat e vjetra, dyshekllėku ka qenė ndėrtuar me dru lisi 8-9 cm tė trashė qė nuk mund tė shpohej nga plumbi, ndėrsa, mė vonė, muret e tij u ndėrtuan prej guri. Hyrja nė kėto kulla ndodhet nė katin e dytė, ku tė ēojnė shkallė druri. Kjo e bėn mė tė mbrojtur banesėn dhe pėr mė tepėr mė komode, pasi e veēon nga vendi i kafshėve. Por nga ana tjetėr, hyrja nė katin e dytė ka disavantazhe se ėshtė mė e ekspozuar nga larg. Kėrkesat pėr komoditet nė kėto kulla janė nė pėrgjithėsi mė tė mėdha se sa nė kullat e Matit, ku gjithēka ėshtė parė me syrin e mbrojtjes. Dyshekllėku nė banesat e Malėsisė sė Gjakovės na paraqitet me shtrirje nė disa variante: ai mund tė zėrė njė kėnd tė banesės, krejt, murin ballor dhe gjysmėn e njėrit nga muret anėsore ose murin ballor dhe dy gjysmat e mureve anėsore. Njė kullė e kėtij tipi, me dyshekllėk prej druri ėshtė edhe ajo e heroit tė Lidhjes sė Prizrenit Mic Sokoli (14) ,
Fig. 187 Kulla e Mic Sokolit. Bujan, Tropojė. Pamje. e cila ėshtė restauruar kohėt e fundit. Kulla ėshtė trikatėshe dhe ėshtė pajisur me 40 frėngji tė shpėrndara nė tė trija katet, tė cilat kontrollojnė tė katėr drejtimet e kullės. Banesa e tipit kullė ėshtė pėrhapur edhe nė Malėsinė e Krujės, megjithėse nė njė kohė tė vonė dhe me ndikime nga kullat e krahinave fqinje tė Matit dhe tė Mirditės. Njė tip kullė me mjaft interes na shfaqet nė Shqipėrinė e Mesme. Ajo njihet me emrin «shtėpia me telize» dhe ka qenė mbizotėruese nė krahinat e Ēermenikės, Martaneshit dhe Shėmilit, por takohet edhe nė zona tė tjera tė Shqipėrisė sė Mesme malore si nė Malėsinė e Tiranės, tė Peshkopisė, Krujės dhe Librazhdit. Kjo lloj banese dallohet pėr praninė e njė galerie tė mbyllur prej druri (telize), qė rrethon nga jashtė katin e sipėrm tė banesės, pjesėrisht apo tėrėsisht, duke dalė nė formė konsoli.
Fig. 188a Banesė me «teliz» e tipit kullė. Ēermenikė, Librazhd. Pamje.
Fig. 188b Banesė me «teliz» e tipit kullė. Ēermenikė, Librazhd. Planimetria. Karakteri mbrojtės nė kėtė tip banese theksohet nė banesat trikatėshe qė thirrėn edhe «kullė». Karakteristike pėr to janė: ekzistenca e njė kthine pėr ēdo kat, mungesa nė pėrgjithėsi e dritareve nė katin e parė, ekzistenca e ēikmave dhe frėngjive si dhe varfėria nė kthinat ndihmėse. Megjithėse banesa me telize nuk ėshtė aq e fortifikuar sa kulla e Matit, ajo pėrfaqėson njė nga tipat e vjetėr tė banesės sė fortifikuar, e ndikuar drejtpėrdrejt nga arkitektura ushtarake. Ajo sigurisht ka lėvizur nė kohė, duke i shtuar ose pakėsuar cilėsitė e saj mbrojtėse, por edhe duke ruajtur gjithnjė elementin kryesor tė kėsaj arkitekturė, telizin. Po tė vėrejmė edhe tipat e tjerė tė banesave tė fortifikuara, do tė shohim se ndikimi i arkitekturės ushtarake aty ėshtė i padiskutueshėm. Ēikmatė nuk janė gjė tjetėr veēse mashikulat qė ndėrtoheshin nė kullat dhe mbi muret e kėshtjellave, sidomos mbi portat e tyre. Siē kemi parė edhe nė kapitujt e mėparshėm, kėto kanė qenė mjaft tė pėrhapura gjatė shek. XV. Nė pėrgjithėsi mashikulat ndėrtoheshin prej druri dhe vetėm vonė u ndėrtuan prej guri. Shembullin mė tė hershėm tė njė mashikule guri, ndoshta e kemi mbi portėn e kėshtjellės sė Lezhės dhe nė kalanė e Prezės, ku ato nuk janė mė tė hershme se fundi i shek. XV ose shek. XVI. Pėr banesėn me teliz, ne gjejmė njė shembull tė hershėm identik nė niė nga kullat e Petrelės, qė e kemi pėrmendur mė sipėr. ėshtė pikėrisht Shqipėria e Mesme, ku takojmė njė pėrdorim tė gjerė tė mashikulave prej druri nė kėshtjellat tona. si nė Petrelė, Bashtovė, Durrės, etj. Kėtė traditė e vazhduan pėr njė kohė tė gjatė banesat e fortifikuara tė kėtyre zonave dhe tė tjera nė afėrsi me to, derisa, pothuaj para syve tė brezave tanė, ēikmatė e drunjta u zėvendėsuan me ato prej guri, por edhe kėto tė fundit ndryshuan vetėm materialin, por jo formulimin arkitektonik. Kėshtu shpjegohet qė ndryshe nga shumė krahina tė Greqisė Jugore nė Shqipėrinė e Mesme dhe atė tė Veriut nuk takojmė kullėza rrethore nėpėr qoshet e banesave, qė janė njė ndikim i sigurt perėndimor. Njė nga arsyet e pėrhapjes sė banesave-kulla, ishte rezistenca kundėr pushtuesve turq dhe shpėrdorimeve tė administratės osmane. Kėtė mund ta ndjekim qė nga fillimet e pushtimit nė shek. XV, kur timarlinjtė nė krahinėn e Korēės refuzuan tė kryejnė shėrbimin ushtarak dhe u mbyllėn nė kullat e tyre; pastaj rreth mesit tė shek. XIX, kur Dervish Aliu, njė nga udhėheqėsit e kryengritjes, banonte nė njė shtėpi tė fortifikuar dhe sė fundi kemi ndėrhyrjen e administratės otomane, nė vitet 1911-12 pėr tė zmadhuar dritaret e ēikmave, nė mėnyrė qė tė ulnin aftėsinė mbrojtėse tė kullave nė Shqipėrinė e Veriut. Arsyeja e dytė ishte ekzistenca e zakonit tė gjakmarrjes, i cili nxitej edhe mė tepėr nga klasat sunduese. Vetėm gratė pėrjashtoheshin nga gjakmarrja. Kjo dha mundėsi qė me zgjerimin e pjestarėve tė familjes, shtėpia e bukės tė shpėrngulet nė njė kthinė pėrdhese nė oborr. Jeta nė kulla ishte e vėshtirė, e ashpėr dhe luftarake. Krahas ashpėrsisė kundrejt armikut dhe gjaksit, besa dhe mikpritja mbeti njė zakon i pėrhershėm pėr shqiptarin. Nė kullat e varfra tė fshatarėve kthina mė e mirė u rezervohej miqve.
|