• Hyrja
  • ABBOTT, J. S. C. - Eastern Question, The
  • ANDERSON, Thomas M. - Irrepressible Conflict in the East, The
  • BAJRAMI, Isuf B - Cikėl poetik nga Isuf B. Bajrami
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė dashurie
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė popullore te rilindjes kombetare
  • BLIND, Karl - Crisis in the East, The
  • BLISS, Edwin Munsell - Eastern Question and Questions, The
  • BUNCE, O. B. - Turks, The Greeks and The Slavons, The
  • CARCANI, Selaudin - Sami Frasheri
  • DOJAKA, Abaz - Karakteri i lidhjeve martesore para ēlirimit
  • DUKA-GJINI, Pal - Prelė Tuli i Salcės
  • DWIGHT, Henry O. - Typical Turks
  • FISHTA, Gjergj - Anzat e parnasit
  • FRASHėRI, Sami - “Fjalėt e urta”
  • GRAMENO, Mihal - Vepra
  • HASANI, Hasan - Ajkuna e Rugoves
  • HOXHA, Enver - 'Vetadministrimi' Jugosllav, teori dhe praktikė kapitaliste
  • HOXHA, Rexhep - Tokė trėndafilash
  • KARAISKAJ, Gjerak - Pesė mijė vjet fortifikime nė Shqipėri
  • KEEP, Robert P. - Boundary of Greece, The
  • LONGFELLOW, Henry W. - Scanderbeg
  • MAYHEW, Athol - Selected Articles
  • MJEDA, Ndre - Vjershash pėr fėmijė
  • PANJOHUR - Life of Ali Pacha
  • PORADECI, Lagush - Vdekja e Nositit
  • QOSJA, Rexhep - Panteoni i rralluar
  • SHKURTI, Spiro - Kontribut per hartėn kostumologjike tė rrethit te Sarandės
  • PESė MIJė VJET FORTIFIKIME Nė SHQIPėRI

    GJERAK KARAISKAJ

    FORTIFIKIME NGA VITET 300 DERI Nė 600 Tė E. SONė

    Hyrjet, kullat dhe teknika e ndėrtimit

    Hyrjet e kėshtjellave dhe sidomos tė qyteteve tė fortifikuara nė antikitetin e vonė, me pėrjashtim tė ndonjė rasti tė veēantė, nuk trajtoheshin nė mėnyrė monumentale, pra dhe nuk shėrbenin si njė zbukurim pėr qytetin, siē ndodhte nė periudhėn qytetare ilire dhe nė shekujt e parė tė sundimit romak. Ky fenomen vėrehet edhe nė provincat e tjera gjatė kėsaj kohe (20) . Nė pėrshtatje me epokėn historike, gjithė vėmėndja ishte drejtuar nė atė qė kėto hyrje tė ishin sa mė tė mbrojtura.

    Ato vendoseshin pranė njė kullė, pėrshkonin njė kullė katėrkėndėshe (Elbasan) ose mbroheshin nga dy kulla anėsore. Nė rastin e fundit, kullat anėsore ruanin largėsitė qė kishin edhe kullat e tjera pėrgjatė mureve (hyrja perėndimore, Durrės) ose ndėrtoheshin posaēėrisht pėr mbrojtjen e hyrjes. Nė kėtė rast kullat vendoseshin fare pranė njėra-tjetrės, duke lėnė midis tyre vetėm njė korridor tė hapur e tė ngushtė, nė fund tė tė cilit ndodhej porta. Nė kėtė tip hyrjesh bie mė tepėr nė sy karakteri i theksuar mbrojtės i tyre. Kullat anėsore mund tė ishin drejtkėndėshe (Paleokastėr), por mė tepėr nė formė patkoi apo tė shkronjės U (Elbasan, Vig, Grazhdan).

    Varianti mė i mbrojtur i kėtij tipi hyrjesh ishte ai me oborr tė brendshėm, si i kalasė sė Elbasanit dhe tė Vigut. Hyrjet me oborr tė brendshėm janė nga mė tė hershmet pėr antikitetin e vonė dhe nuk takohen mė pas mesit tė shek. IV.

    Dy hyrjet kryesore tė kalasė sė Elbasanit, lindore dhe perėndimore, nėpėr tė cilat kalonte dhe rruga Egnatia ishin mbrojtur me nga dy kulla anėsore nė formė U-je dhe me oborr tė brendshėm. Tė dhėnat mė tė plota i kemi pėr hyrjen lindore tė qytetit, e cila u zbulua dhe u konsolidua nė vitin 1971. Dy kullat anėsore tė kėsaj hyrjeje qė ruajnė tė njėjtėn dalje nga kurtinat si dhe kullat e tjera tė kalasė, vazhdojnė dhe brenda saj duke u lidhur me njė mur fundor qė krijon oborrin e brendshėm, midis tij dhe murit rrethues tė kalasė. Kėshtu, gjatėsia e pėrgjithshme e kullave arrinte nė 16,50 m. Oborri i brendshėm e dyfishonte hyrjen, duke bėrė tė mundur vendosjen e dy portave njėra pas tjetrės. Portat kanė qenė dykanatėshe dhe siguroheshin nga brenda me njė tra tė fortė. Trau i portės sė parė komandohej nga kulla e krahut tė majtė. Kjo kuptohet ngaqė muri i brendshėm i saj pėrshkohet nga njė kanal me prerje katėrkėndėshe 0,32x0,28 m, qė tė jep me pėrmasat e tij edhe trashėsinė e vetė traut. Portat kishin njė hapėsirė dritė rreth 4 m. Thuajse identike me kėtė hyrje janė dhe hyrjet e kėshtjellės sė Vigut.

    Njė element tjetėr me rėndėsi nė fortifikimet e shek. IV-VI janė kullat. Nė fortifikimet malore, qė kanė njė karakter fshataro-ushtarak, ato pėrdoren rrallė ose nuk pėrdoren fare. Ndryshe ndodh nė fortifikimet fushore, nė ato qė kanė mė tepėr karakter ushtarak apo nė fortifikimet e qyteteve kryesore. Largėsia e vendosjes sė kullave nga njėra-tjetra zakonisht ishte jo mė e madhe nga rrezja e veprimit tė shigjetės dhe varej nga kushtet e terrenit, nga madhėsia dhe rėndėsia e fortifikimit ose nga rėndėsia e pjesėve tė veēanta tė tij.

    Kullat kanė gjithmonė mure vertikale dhe nė mė tė shumtėn e rasteve mė tė holla se kurtinat. Ato ndaheshin nė kate me dysheme druri ose qemer cilindrik dhe pėrfundonin nė pjesėn e sipėrme zakonisht me tarracė. Forma planimetrike e kullave ka pasur rėndėsinė e vet dhe nė kohė tė ndryshme janė parapėlqyer trajta tė ndryshme kullash. Nga trajta planimetrike, tipat mė tė pėrhapur kanė qenė kullat katėrkėndėshe, rrethore, me majė tė mprehtė dhe nė formė patkoi. Kullat katėrkėndėshe janė pėrdorur kudo, kurse ato rrethore pothuajse vetėm nėpėr kėndet.

    Kullat poligonale tė rregullta nuk takohen nė fortifikimet e vona antike tė vendit tonė, megjithėse ato janė pėrdorur nė fillim tė shek. IV, nė pallatin e Dioklecianit, nė Split.

    Midis katėr tipave kryesorė tė kullave tė pėrmendura mė lart mund tė vendoset dhe njėfarė renditje kronologjike.

    Kullat katėrkėndėshe dhe rrethore pėrdoren gjatė gjithė kohės. Tė parat, megjithėse mė pak rezistente kundrejt makinave rrethuese gurhedhėse, u rezistuan kritikave tė teoricienėve bashkėkohės tė arkitekturės ushtarake, duke filluar qė nga Filoni (shek. III, p.e.r.) deri tek Anonimi bizantin (shek. VI), pasi ndėrtoheshin mė lehtė dhe ishin mė pak tė kushtueshme. Kėshtu shpjegohet qė ato patėn njė pėrhapje tė madhe, kur ndėrtimet ushtarake ishin mė intensive dhe pėr pasojė (shpenzimet mė tė mėdha. Shumica e fortifikimeve tė Justinianit nė provincat afrikane kanė planimetri tė rregullt katėrkėndėshe dhe kulla po tė kėsaj trajtė nė qoshe dhe gjatė mureve (21) . Kullat me majė tė mprehtė u pėrdorėn vetėm gjatė fundit tė shek. V dhe gjatė shek. VI (22) . Ato ishin me rezistente kundrejt goditjeve por nuk mundėn tė zėvendėsojnė kullat katėrkėndėshe. Nė vendin tonė, kulla me majė tė mprehtė, pėrveēse nė Durrės, takojmė edhe nė kalanė e Qafės (rrethi i Elbasanit), nė Ēukėn e Ajtoit dhe nė kalanė e Pogradecit. Nė kėtė tė fundit, mbi kullėn trekėndėshe ėshtė ndėrtuar nė njė periudhė tė dytė njė kullė katėrkėndėshe, si pėr tė treguar triumfin pėrfundimtar tė kėsaj tė fundit nė prag tė mesjetės.

    Nė njė diapazon mė tė kufizuar kohe, qė kap shekullin IV, kanė qenė pėrdorur kullat nė formė patkoi dhe ato nė trajtė freskoreje nė qoshet. Pėr kėtė tė bind fakti se ndryshe nga kullat katėrkėndėshe ato nuk bashkėjetojnė asnjėherė me kullat me majė tė mprehtė si nė fortifikimet e vendit tonė ashtu dhe nė ato tė provincave tė tjera tė Perandorisė Romako-Bizantine.

    Gjithashtu kullat nė formė patkoi pėrveē fortifikimeve tė Vigut dhe Skampinit i takojmė kudo nė fortifikime tė tjera jashtė territorit tė vendit tonė nė kohėn e sundimit tė Dioklecianit, Kostandinit ose nė vazhdim tė shek. IV.

    Njė problem tjetėr qė kėrkon studime tė mėtejshme ėshtė ai i teknikės sė ndėrtimit. Mė i lehtė ėshtė datimi i mureve me breza tullash dhe pothuajse i pamundur, pėr kufij tė ngushtė, ai i mureve krejtėsisht me gurė. Nė rastin e parė nuk ka tė bėjė sasia e rreshtave tė tullave nė brez, siē pėrpiqet tė argumentojė ndonjė studiues (23) , por trashėsia e fugės sė ilaēit dhe pėrbėrja e tij. Pėr sa i pėrket pėrbėrjes sė Ilaēit, pėrgjithėsimi i sa mė shumė shembujve nga ndėrtimet e kėsaj periudhe do tė sillte me siguri rezultate pozitive.

    Lidhur me trashėsinė e fugės sė Ilaēit, duke u mbėshtetur nė shembuj tė shumtė nga ndėrtimet nė Kostandinopojė ėshtė arritur nė pėrfundimin se trashėsia e fugės sė Ilaēit fillon ta kalojė atė tė tullės pas mesit tė shek. V (24) . Njė fenomen i tillė ėshtė vėrtetuar nga teknika e ndėrtimit nė fortifikimet tona, ku mund tė sjellin si shembull muret e Anastasit I nė Durrės, murin e Portės, Kaninėn dhe periudhėn e dytė tė ndėrtimit, nė kalanė e Elbasanit. Me sa duket, nė antikitetin e vonė, me kalimin e kohės, ndėrtuesit kanė synuar tė krijojnė breza tullash sa mė tė trashė, duke pėrdorur sa mė pak tulla, njė material ky i kushtueshėm. Kėtu nuk duhet tė na ngatėrrojė pėrdorimi me shumicė i tullave nė ndėrtime ushtarake tė njė rėndėsie tė veēantė, siē ishte fortifikimi i Durrėsit. Nga ana tjetėr, duhet tė kemi parasysh se kursimi i tullave nuk duhej tė cėnonte soliditetin e mureve, nė tė cilat trashėsia e brezit luante njė rol jo tė paktė. Pėr tė siguruar soliditetin e kėtyre brezave me shtresa tė trasha llaēi, janė pėrdorur si pėrzierje copa tullash, zhavorr apo ēakull i imėt, si nė kalanė e Durrėsit, Portės, Elbasanit, etj. Nė dy rastet e fundit brezat janė vendosur mbi shtresa tė trasha llaēi, tė cilat nuk i hasim nė ndėrtime tė tjera mė tė hershme. E njėjta pėrbėrje llaēi me pėrzierje ēakulli, haset dhe nė mure tė ndėrtuara vetėm me gurė, siē ėshtė rasti i kalasė sė Zaradishtės nė rrethin e Korēės, pėr tė cilėn jemi tė mendimit se ėshtė ndėrtuar nė shek. VI. Pėr kėtė na e forcon mė tepėr bindjen pėrdorimi nė pėrbėrjen e Ilaēit, nė kalanė e Durrėsit, si i ēakullit ashtu edhe i copave tė tullave. Nė pėrdorimin e tullės nė pėrbėrje tė Ilaēit duhet tė dallojmė atė tė pluhurit tė tullės qė fillon tė pėrdoret nė ndėrtimin e mureve qysh nga mesi i shek. III. Raste tė pėrdorimit tė Ilaēit me pėrbėrje copa tullash apo cakulli, qė arrijnė nganjėherė nė dimensione deri nė 3-4 cm diametri, kemi dhe nė mjaft kėshtjella tė kohės sė vonė antike nė vendin tonė. Ato i gjejmė nė kalanė e Bellovodės, Gjonomadhit, Zvezdės, nė periudhėn III tė kalasė sė Trajanit, nė fazėn e dytė tė ndėrtimit nė kalanė e Elbasanit si dhe nė disa kala pranė rrugės Egnatia si kalaja e Qafės, kalaja nė Shkėmbin Mbret dhe kalaja e Brajės. Nė kėto dy tė fundit kjo teknikė hetohet respektivisht si fazė e dytė dhe e tretė ndėrtimi. Po pėr tė arritur nė pėrfundime mė tė sigurta nuk mjaftojnė vetėm shembujt e sjellur mė lart. ėshtė detyrė e studimeve tė ardhshme pėr ta zgjidhur pėrfundimisht kėtė problem.

    Fortifikimet e vona antike, qė trajtuam nė kėtė kapitull, u ndėrtuan mbi njė truall tė pasur jo vetėm nė fortifikime, por edhe me pėrvojė pėr ndėrtimin e tyre. Ato nuk u shkėputen nga traditat e lashta. Vazhdimėsia e kėsaj tradite pasqyrohet nė format planimetrike, nė zgjedhjen dhe shfrytėzimin e terrenit pėr mbrojtje, si nė planin strategjik ashtu edhe taktik. Nga ana tjetėr, fortifikimet e vona antike krijuan njė bazė tė shėndoshė dhe paraprinė ndėrtimet mbrojtėse tė mėvonshme tė mesjetės.

    (20)R. Schultze. Die römische Stadttore. Bonner J. Buch. Heft 118, Bonn, 1909, fq. 280-325.
    (21)Shih. Ch. Diehl. L´Afrique byzantine. Paris 1896.
    (22)Izvestija na Arkeologiceskija Institut, XXIV, Sofia 1961.
    (23)S. Bobēev. Smesenata zidaria u rimskite i ranovizantijskite stroezhi. Sofia 1952 dhe artikulim nė I.A.I. pri Ban, XXIV, Sofia 1961.
    (24)A. Schneider — W. Karnapp. Bemerkungen zur byzantinischen Mauertechnik. Byzanz, Berlin 1936, fq. 13.

    Mė lartė
    webmaster@letersi.com