|
PESė MIJė VJET FORTIFIKIME Nė SHQIPėRI GJERAK KARAISKAJ FORTIFIKIME NGA VITET 300 DERI Nė 600 Tė E. SONė Periudha qė pėrfshin shek. IV-VI tė erės sonė ishte nga mė intensivet pėr sa i pėrket ndėrtimeve fortifikuese. Rrethanat historike qė ndikuan ishin rreziku qė i kanosej Perandorisė Romako-Bizantine nga dyndja e popujve qė vinin nga territoret pėrtej Danubit si dhe. thellimi i krizės sė sistemit skllavopronar. Nė kėtė periudhė varfėrohen gjithnjė e mė tepėr masat e gjera tė popullsisė dhe nga ana tjetėr dobėsohet autoriteti i pushtetit qendror, duke krijuar kėshtu kushte mė tė favorshme pėr depėrtimin e federatave tė fiseve «barbare». Perandorėt romakė dhe bizantinė bėnė pėrpjekje tė mėdha pėr tė rimėkėmbur sistemet e vjetra tė fortifikimit dhe pėr tė ndėrtuar tė reja. Nga njė kronikė e kohės mėsojmė se gjatė sundimit tė perandorit Julian u rindėrtuan muret mbrojtėse tė qyteteve tė Maqedonisė, Ilirikut dhe Peloponezit (1) . Por dhe para kėsaj kohe kemi tė dhėna pėr ndėrtime kėshtjellash tė reja dhe fortifikime qytetesh nė trojet shqiptare. Nga njė mbishkrim i gjetur nė Paleokastėr, ndėrtimi i kėshtjellės nė vitet 311-313 i atribuohet perandorit Licin (2) . Nė fillim tė shek. IV, me shumė gjasė nė kohėn e Kostandinit tė Madh, janė ndėrtuar kalaja e Elbasanit dhe kėshtjella e Vigut (Mirditė). Njė veprimtari tė gjerė ndėrtimi pati dhe nga fundi i shek. IV, sidomos gjatė periudhės sė sundimit tė perandorit Valentinian. Pėrveē njė numri tė konsiderueshėm kėshtjellash malore gjatė rrugės Egnatia, nė tė cilat janė gjetur me shumicė monedha tė kėtij perandori (3) , kėsaj periudhe duhet t´i pėrkasin edhe muret rrethuese tė qytetit nė Grazhdan (Peshkopi) etj. Sipas njė ligji tė kohės sė Teodosit I (379-395), pėr ndėrtimin e mureve tė qyteteve nė Iliri, ishte e ngarkuar e gjithė popullsia (4) ; kuptohet qė barra mė e rėndė pėr kėto ndėrtime binte mbi shtresat e varfėra. Por ndėrtimet mė tė mėdha fortifikuese u kryen nė kohėn e Justinianit I (527-565), perandor me origjinė ilire, i cili synonte tė riformonte perandorinė e dikurshme romake. Historiani i tij, Prokopi nga Cezarea, nė veprėn «Mbi ndėrtimet» shkruan se perandori Justinian e fortifikoi krejt pjesėn e brendshme tė Ilirisė (Provinca e Ilirikut), ndėrsa anėn e Danubit e fortifikoi me kėshtjella e garnizone ushtarėsh. Kėshtjellat dhe qytetet e ngritura anės lumit nga perandorėt e mėparshėm romakė, thotė Prokopi, shėrbenin mė shumė pėr tė treguar qė buza e Istrit (Danubit) nuk ishte krejt e pabanuar, se sa pėr ta mbrojtur. Por perandori Justinian i rindėrtoi kėto jo mė ashtu siē ishin, por i bėri mė tė forta dhe shumė prej tyre krejt tė reja (IV, 5). Nė provincat e Epirit tė ri dhe tė vjetėr, ku pėrfshihej dhe territori i vendit tonė, Justiniani ndėrtoi ose rindėrtoi 94 fortifikime. Emrat e kėtyre kėshtjellave tė regjistruara nga Prokopi, ose kanė ardhur tė transformuara, ose emrat e vjetėr tė kėshtjellave tona janė harruar me kohė, kėshtu qė vetėm pak prej tyre mund tė identifikohen me ato tė listės sė Prokopit. Nga kėto mund tė pėrmendim Foiniken (Finiqi), Antipagrai (Antipatrea, Berati), Kionin (Kanina) dhe Aulon (Vlora). Fortifikimet e shek. IV-VI e.s. janė tė shumta dhe ndodhen zakonisht gjatė luginave tė lumenjve, ku kalonin rrugė tė rėndėsishme tregtare dhe ushtarake. Njė nga kėto ishte Egnatia qė kalonte gjatė luginės sė Shkumbinit si dhe degėzimet e saj. Gjatė kėsaj rruge janė hetuar njė pjesė e mirė e fortifikimeve, qė janė ndėrtuar ose rindėrtuar gjatė periudhės sė vonė antike (shek. IV-VI (5) ) . Kėto fortifikime nuk janė vendosur nė largėsi tė barabartė gjatė gjithė rrugės. Por ndėrsa vėrehen grumbullime fortifikimesh pranė ndonjė qyteti, siē ishte p.sh. Skampini (Elbasani), apo tė ndonjė zone tė rėndėsishme bujqėsore si lugina e sipėrme e Shkumbinit dhe Fusha e Domosdovės, nė pjesė tė tėra tė rrugės Egnatia nuk takon asnjė fortifikim ose ato janė tė rralla. Bie nė sy sidomos pjesa e rrugės Egnatia, qė shkon nga Elbasani nė Peqin Rrogozhinė Durrės, pranė sė cilės nuk ndodhet asnjė fortifikim. Fortifikime tė kėsaj periudhe gjenden, megjithėse mė tė rralla edhe nė zona tė thella malore, siē ėshtė ajo e Shpatit, apo pranė luginave tė tjera tė lumenjve, qė pėrshkojnė territorin e vendit tonė, si ajo e Devollit etj. Nė Pellgun e Korēės (6) , nga mėnyra e vendosjes sė fortifikimeve, kuptohet qė ato kishin pėr qėllim tė siguronin njė mbrojtje pėr gjithė kėtė zonė dhe nga ana tjetėr tė kontrollonin kalimin gjatė luginės sė Devollit. Nė grupin e parė pėrfshihen fortifikimet e Zvezdės, Bellovodės, Gjonomadhit, Trajanit dhe Bllacės, tė cilat mbyilnin vendkalimet e mundshme, qė lidhin Pellgun e Korēės dhe Devollit me krahinat pėrreth, duke u vendosur nė grykat e lumenjve ose nė qafat. Rruga natyrore, qė kalonte gjatė luginės sė Devollit, kontrollohej nga kalaja e Menkulasit, nė skajin juglindor tė saj, nga Zvezda nė grykėn e Cangonjit, qė lidh dy pellgjet e lartpėrmendura, nga kulla e Dishnicės nė afėrsi tė Korēės dhe mė nė fund nga Symiza dhe kalaja e Gopeshit. E para, bashkė me kalanė nė «Hijen e Korbit» kontrollon grykėn qė formohet nė daljen e Devollit nga fusha e Korēės pėr tė pėrshkuar njė zonė tė thellė malore. Nė qendėr tė kėtij rrethi fortifikimesh ndodhet njė qytet i fortifikuar, i cili njihet me emrin «Kalaja e Zaradishtės».
Fig. 71 Kalaja e Zaradishtės (Korēė). Planimetria. Ai ndodhet 8 km nė perėndim tė qytetit tė Korēės dhe ka pasur njė rreth muresh me gjatėsi l km. Ndryshe nga fortifikimet e pėrmendura, kalaja e Zaradishtės shtrihej nė njė terren thuajse tė sheshtė, duke zėnė shpatin e njė kodre fare tė ulėt, por muret e saj ishin mė tė gjera e mė tė fuqishme nga fortifikimet pėrreth. Nė Zaradishtė dhe nė afėrsi tė saj janė zbuluar gjurmė mozaikėsh, mbishkrime si dhe njė kolonė dritareje e njė kishe paleokristiane. Fortifikime tė tjera tė periudhės sė vonė antike grupohen rreth qytetit tė Durrėsit, qė ishte qyteti kryesor i Perandorisė Bizantine nė brigjet e Adriatikut (7) . Po t´i hedhim njė sy vendosjes sė fortifikimeve rreth Durrėsit do tė vėrejmė se ato ndodhen kryesisht nė pika strategjike, qė zotėronin rrugėt kryesore qė tė ēonin nė kėtė qytet.
Fig. 72 Fortifikimet pėrreth Durrėsit nė periudhen e vonė antike. Prej tyre njė kujdes i veēantė iu kushtua mbrojtjes sė degėzimit tė rrugės Egnatia, qė kalonte nėpėr qafėn e Kėrrabės dhe luginėn e Erzenit. Nė kėtė zonė janė grumbulluar edhe pjesa mė e madhe e fortifikimeve. Nė Malėsinė e Kėrrabės ndodhen dy fortifikime qė lidhen mė tepėr me sistemin mbrojtės tė Durrėsit se sa atė tė Skampinit (Elbasan). Kėto janė kalaja e Bodinit dhe kulla e Gracenit. E para ndodhet mbi njė kodėr qė zotėron nė Malėsinė e Kėrrabės, nė perėndim tė kullės sė Gracenit, ndėrsa kjo e fundit ndodhet mbi majėn mė tė lartė tė vargmalit dhe kontrollon sė afėrmi rrugėn qė kalon nė shpatin perėndimor tė tij. Po gjatė kėsaj rruge, mė afėr Durrėsit, ndodhet kalaja e Vilės (Persqopi) dhe pranė saj kulla e Petrelės.
Fig. 73 Kalaja e Petreles (Tiranė). Kulla e veēuar, shek. VI. Rikonstruksion. Kjo e fundit, ndryshe nga fortifikimet e tjera, ėshtė njė kullė e veēuar, e ngritur mbi njė majė shkėmbore nė dalje tė Malėsisė sė Kėrrabės, nga ana e fushės sė Tiranės. Ajo kontrollonte njė pikė nevralgjike komunikacioni nė kryqėzimin e rrugės qė vinte nga Kruja, nėpėr fushėn e Tiranės, me atė qė vinte nga Durrėsi gjatė rrjedhės sė Erzenit dhe tė asaj qė vinte nga Elbasani pėr nė Durrės, nėpėrmjet Qafės sė Kėrrabės. Kulla (8) nė formė cilindrike ėshtė ndėrtuar me tulla dhe ka pasur dikur tri kate, duke arritur njė lartėsi tė pėrgjithshme prej rreth 20 m. Kati I shėrbente si sterė, ndėrsa dy katet e sipėrme si ambiente luftimi dhe banimi pėr rojet. Stera furnizohej me ujin e shiut qė grumbullohej nė tarracė dhe pėrcillej nė tė me tuba qeramike tė inkastruar nė murin perimetral. Nė katin II, i cili ruhet akoma, ndodhen 3 frengji qė nga forma tė kujtojnė frengjitė e kullave tė kalasė sė Durrėsit. Ngjitja nė kullė realizohej me shkallė tė jashtme tė heqshme, duke e rritur kėshtu aftėsinė mbrojtėse tė saj nė raste rrethimi. Gjatė rrugės qė kalonte nėpėr luginėn e Erzenit dhe tė ēonte nė Durrės ndodheshin dy fortifikime: kalaja e Ndroqit dhe e Lalmit. Ndėrtimet e tjera mbrojtėse rreth Durrėsit janė ngritur pjesėrisht gjatė vargmalit Dajt-Krujė. Prej tyre Shėngjini
Fig. 74 Kalaja e Shėngjinit (Tiranė). Planimetria. dhe kalaja e Dajtit
Fig. 75 Kalaja e Laēit (Krujė). Planimetria. kontrollonin hyrjen pėr nė Qafėn e Priskės, ndėrsa kalaja e Tujanit bllokonte rrugėn, qė kalonte nėpėr Shkallėn e Tujanit qė ndodhet nė veri tė malit tė Dajtit. Nė jug tė Durrėsit ndodhej kalaja e Turrės, emri i sė cilės me prejardhje nga Torres, tregon pėr ekzistencėn e njė kullė apo kėshtjelle tė vogėl. Kalaja e Turrės ngrihet mbi njė kodėr bregdetare midis Durrėsit dhe derdhjes tė Shkumbinit. Megjithėse prej saj kanė mbetur fare pak gjurmė, mjaft fragmente qeramike, tė gjetura nė tė tregojnė se ka qenė e banuar nė shek. IV-VI e.s. Nė verilindje tė Durrėsit gjenden dy fortifikime tė tjera: kalaja e Laēit
Fig. 76 Kalaja e Dajtit (Tiranė). Planimetria. dhe Daulės.
Fig. 77 Kalaja e Daulės (Mat) Planimetria. Kjo e fundit shėnohet nė listėn e Prokopit nė trajtėn Aliula si njė nga kalatė e reja tė ndėrtuara prej Justinianit nė Epirin e Ri. Siē shihet, nė grumbullimin e fortifikimeve rreth Durrėsit, qendra e gravitetit bie nė juglindje, ndėrsa veriu qe drejtimi mė pak i rrezikshėm. Siē vėrtetojnė edhe burimet historike, rruga Egnatia dhe degėzimi i saj nėpėr Qafėn e Kėrrabės kanė qenė ndėr tė tjera edhe njė burimi rreziqesh pėr Durrėsin. Kėtej kaluan nė vitin 479 ushtritė gote me nė krye Teodorikun, pėr pushtimin e Durrėsit, ndėrsa nė shek. XI, perandori i Bizantit, Aleks Komneni ndoqi po kėtė rrugė pėr t´i shpėtuar ndjekjes sė normandėve. Nga kėto kuptojmė se degėzimi i Egnatias nėpėr Qafėn e Kėrrabės ishte mė i pėrdorur dhe se kėtej priteshin lėvizjet e fiseve barbare. Lėnia pa fortifikime e rrugės qė ndiqte itinerarin Elbasan-Peqin-Rrogozhinė-Durrės tregon jo aq pėr rėndėsinė mė tė vogėl tė saj se sa pėr faktin qė ishte e kushtueshme dhe e vėshtirė tė ndėrtojė nė atė kohė fortifikime krejt te reja dhe t´i popullore apo tė vendosje garnizone nė to, ndėrsa qendrat e fortifikuara gjatė rrugės sė Kėrrabės ishin tė banuara prej kohėsh dhe u rifortifikuan ose u fortifikuan nė kėtė periudhė. Pėrveē kėshtjellave tė shumta qė kontrollonin rrugėt dhe mbronin qytetet kryesore edhe vetė qytetet u rrethuan me mure mbrojtėse ose u rifortifikuan, kur ato kishin qenė mė parė tė fortifikuara. Shumica e qyteteve i pėrkasin grupit tė dytė dhe vetėm njė pjesė e vogėl rrethehen pėr herė tė parė me mure mbrojtėse. Prej kėtyre tė fundit mund tė pėrmendim Skampinin dhe kalanė e Grazhdanit (rrethi i Dibrės). Kėto janė qytete qė e kanė zanafillen nė periudhėn e pushtimit romak e ndodhen zakonisht nė terrene fushore dhe pranė rrugėve tė rėndėsishme tregtaro-ushtarake. Nė qytetet e trashėguara, qė nga periudha qytetare ilire, muret mbrojtėse ndoqėn linjėn e mureve tė vjetra, ose i reduktuan sipėrfaqet e mbrojtura dikur. Kjo e dhėnė faktike konfirmohet edhe nga burimet e shkruara tė asaj kohe dhe pikėrisht nga njė pasazh i Prokopit, historian i Justinianit, nė tė cilin ai thotė se Justiniani «disave prej tyre (kėshtjellave nė Ilirik) ua zgjeroi rrethin, disave ua ngushtoi, ashtu si e pa tė arsyeshme, pėr ta bėrė mė tė vėshtirė hyrjen e armiqve nė to» (De aed. IV, 25). Prej tyre, vlen tė pėrmendim Apoloninė dhe Bylisin. Ky i fundit, nga njė qytet prej 30 ha reduktohet nė 11 ha. E njėjta gjė ndodhi edhe me mjaft kėshtjella, sidomos kur ato u ngritėn nė vendbanime tė fortifikuara prehistorike, siē ndodhi p.sh. nė Pellgun e Korēės e tė Devollit. Ndryshe ndodhi nė qytetin e Durrėsit, i cili nė shek. VI pati fortifikimet mė tė fuqishme e mė tė mėdha, qė njohu nė tė gjitha kohėt. Njė ndarje tjetėr mund tė bėhet ndėrmjet kėshtjellave me forma tė rregullta drejtkėndėshe, qė u ngjasin kampeve dhe kėshtjellave malore apo fshatrave tė fortifikuara, muret e tė cilave ndiqnin formėn e ērregullt tė majave tė kodrave, kishin pak kulla ose shpeshherė ato mungonin fare. Kėto kėshtjella, qė pėrbėjnė numrin mė tė madh, kishin karakter fshataro-ushtarak ose ishin qendra tė tipit fshataro-qytetar. njė pjesė e mirė e tė cilave janė ndėrtuar me iniciativėn e popullsisė vendase. Kėshtu mund tė shpjegohet numri i madh i tyre, po tė kemi parasysh se njė pjesė nuk janė zbuluar akoma dhe tė tjera janė zhdukur pa lėnė gjurmė. ėshtė pėr t´u vėnė nė dukje se kėshtjellat fushore me forma planimetrike katėrkėndėshe apo qytetet e rrethuara nė kėtė mėnyrė, i pėrkasin njė kohe mė tė hershme, zakonisht fillimit tė shekullit IV. Prej tyre vlejnė tė pėrmenden Skampini (Elbasani), kėshtjella e Paleokastrės (rrethi i Gjirokastrės) dhe kėshtjella e Vigut (rrethi Mirditės). E vetmja mbrojtje natyrore e kėtyre ndėrtimeve fushore ishin shtretėrit e lumenjve, tė cilėt shfrytėzoheshin dhe pėr mbushjen me ujė tė hendeqeve, qė hapeshin anės sė mureve rrethuese. Kėshtjella e Paleokastrės (9)
Fig. 78a Kalaja e Paleokastrės (Gjirokastėr). Pamje.
Fig. 78b Kalaja e Paleokastrės (Gjirokastėr). Planimetrta. ėshtė ndėrtuar nė terren fushor, nė kėndin e bashkimit tė lumit Drino me atė tė Kardhiqit. Kėshtjella ka formė katėrkėndėshe me gjatėsi brinjėsh rreth 100 m. Njėri nga muret nuk ndodhet mė larg se 3-4 m nga shtrati i lumit Drino. Pėr kėtė arsye nuk ėshtė parė e nevojshme qė ai tė pajisej me kulla, ndėrsa nė kėndet e katėrkėndėshit dhe nė muret e tjera ndodhen 14 kulla katėrkėndėshe. Kėshtjella kishte 3 hyrje, nga tė cilat hyrja kryesore, qė ndodhej nga perėndimi, mbrohej nga dy kulla katėrkėndėshe. Muret, tė ndėrtuara me gurė tė lidhur me llaē ndėrpriten nga breza tullash prej 4-5 rreshtash. Kėshtjella e Vigut (10)
Fig. 79 Kėshtjella e Vigut. Planimetria. ėshtė ndėrtuar mbi rrugėn e rėndėsishme ushtarako-tregtare Lis-Naisus dhe pikėrisht nė kryqėzimin e saj me rrugėn qė lidhte Shkodrėn me Oroshin. Kėshtjella ka formėn e njė katėrkėndėshi tė ērregullt me brinjė 75-98 m dhe ėshtė pajisur me 12 kulla. Katėr kullat e kėndeve kanė formėn e njė freskoreje, tė ngjashme me ato tė Elbasanit. Kėshtjella ka pasur dy hyrje tė vendosura pėrballė njėra-tjetrės nė aksin lindje-perėndim. Si nė kalanė e Elbasanit, hyrjet kėtu mbrohen nga dy kulla anėsore nė formė U-je tė pajisura dhe me oborr tė brendshėm. Katėr kullat e tjera, tė vendosura nga dy nė murin verior dhe atė jugor kanė forma planimetrike katėrkėndėshe. Kurtinat kanė njė gjerėsi prej 2,40 m, ndėrsa muret e kullave 1,70-1,80 m. Kėto tė fundit dalin nga kurtinat rreth 8 m. Nė pėrgjithėsi muret janė ndėrtuar me gurė lumi tė lidhur me llaē tė bollshėm. Gurėt janė vendosur nė rreshta horizontale dhe rrethohen nga fuga tė gjera llaēi.
Fig. 80 Kėshtjella e Vigut. Pamje e pėrgjithshme. Muret ndėrpriten dhe nga breza tullash prej tri radhėsh. Me tulla janė ndėrtuar dhe harqet sektoriale tė hyrjeve tė kullave. Nga gjetjet nė kėshtjellė vlejnė tė pėrmenden njė monedhė e Kostantinit e viteve 312-320, njė mbishkrim dhe njė drapėr. Kalaja e Skampinit, mė e rėndėsishmja nė grupin e fortifikimeve qė kemi nė shqyrtim, pėrfaqėson njėkohėsisht njė tip tė ri qyteti tė fortifikuar, qė lind pėr herė tė parė nė vendin tonė nė kohėn e vonė antike.
Fig. 81 Kalaja e Elbasanit. Planimetria. I pari qė e identifikoi Elbasanin me stacionin rrugor antik Skampis ishte dijetari austriak Hahni (11) , i cili e vizitoi atė nė mesin e shekullit tė kaluar. Pėr tė arritur nė pėrfundimin e mėsipėrm, Hahni u mbėshtet nė tė dhėnat e tabelave rrugore tė pėrpiluara nė shek. III-IV tė erės sonė, ndėrsa gjurmė antike nė muret e kalasė nuk mundi tė konstatojė. Gjatė periudhės sė Luftės sė Parė Botėrore, Prashnikeri dalloi nė mbeturinat e kalasė dy periudha ndėrtimi. Duke e krahasuar me kėshtjella tė tjera tė kėtij tipi, ai e datoi periudhėn e parė nė vitet 300 deri 530 tė erės sonė (12) . Po ky autor hartoi dhe njė planimetri jo aq tė plotė tė kėtij monumenti. Nė vitin 1922, nė portėn jugore tė kalasė, tė shembur nga tėrmeti, u zbulua njė monument epigrafik i mesit tė shek. II tė erės sonė. Ai ishte njė gur varri i njė ushtaraku me emrin Mark Sabidi. Nė tė takohet pėr herė tė parė emri i Skampinit, duke zhdukur kėshtu dyshimin e fundit mbi lokalizimin e tij nė Elbasanin e sotėm. Kalaja ka formėn e njė katėrkėndėshi kėnddrejtė me dimensione 308x348 m, e orientuar me anėt mė tė ngushta nė drejtimin VL-JP. Tė katėr qoshet forcohen nga kulla tė fuqishme, qė kanė formėn planimetrike tė njė freskoreje. Kullat ndermjetesė, me pėrjashtim tė dy prej tyre qė kanė pasur trajtė katėrkėndėshe. kanė formėn e gėrmės «U» dhe janė vendosur 40-45 m larg njėra-tjetrės. Me pėrjashtim tė murit jugor dhe njė pjesė tė atij perėndimor, tė cilėt ruhen mė mirė, muret e tjera janė rrėnuar pothuajse krejtėsisht. Nga 26 kulla qė ka pasur kalaja, sot ruhen vetėm 8. Ndėrsa nga tė tri hyrjet, tė vendosura nė jugperėndim dhe lindje, ruhet nė gjendje gjysmė tė rrėnuar vetėm hyrja jugore. I gjithė ndėrtimi ka qenė i rrethuar nga njė hendek i thellė, gjurmėt e tė cilit nuk diktohen mė, por ekzistencėn e tij na e informon udhėtari turk i shek. XVII, Ēelebiu, i cili thotė se ishte dy bojė njeriu i thellė dhe mė vonė e konfirmojnė Ami Bue (13) dhe Hahni, qė e vizituan Elbasanin nė shek. XIX. Gjurmė tė njė thellimi nė anėn veriore diktoheshin deri nė dhjetėvjeēarin e dytė tė shekullit tonė. Ky kanal mbushej me ujin e lumit tė Zaranikės. qė kalon pranė dhe kishte pėr qėllim tė rriste aftėsinė mbrojtėse tė kalasė. Nga gjurmė tė zbuluara kohėt e fundit, kanali nė periudhėn e pushtimit turk ka pasur njė gjerėsi 3 m dhe ka qenė i veshur nė tė dyja anėt me mure guri. Nga ekzaminimi i teknikės kemi dalluar tri periudha tė ndryshme ndėrtimi, pėrveē riparimeve tė tjera mė pak tė rėndėsishme. Periudha e parė e ndėrtimit takohet nė tė gjithė planimetrinė e kalasė. Muret janė 3 m tė trasha, tė ndėrtuara me gurė lumi lidhur me llaē dhe tė forcuara me breza prej katėr rreshtash, qė pėrshkojnė gjithė trashėsinė e murit, teknikė qė njihet me emrin «opus mixtum».
Fig. 82 Porte kullė, shek. IV. Elbasan. Nga ndėrtimet e vjetra ruhen gjithashtu, gjurmė shkallėsh qė tė ngjitnin mbi mure, kontraforta, si dhe dritare, qė shėrbenin pėr ndriēimin e kalit tė poshtėm tė kullave. Tek porta jugore, pjesa e poshtme e barkut i pėrket periudhės sė parė tė ndėrtimit, ndėrsa e sipėrmja u rindėrtua nga turqirt nė vitin 1466. Muret e vjetra sot janė tė mbuluara nė pjesėn mė tė madhe nga depozitimet e formuara me kalimin e kohės, tė cilat arrijnė njė trashėsi prej 4 m. Kėrkimet e bėra gjatė viteve 1968-71 dhanė disa rezultate tė rėndėsishme nė drejtim tė njohjes dhe studimit tė kėtij monumenti. Nė radhė tė parė, u kompletua dhe u preēizua planimetria e fortifikimit, u pėrcaktua me saktėsi pozicioni i disa kullave dhe u zbulua hyrja lindore, prej sė cilės mund tė rikonstruktohet edhe porta perėndimore qė ka qenė identike me tė. Nėse do tė mbėshtetemi nė simetrinė e rreptė tė kėtij fortifikimi, portat lindore dhe perėndimore mbroheshin nga dy kulla nė formė U-je, ndėrsa porta jugore pėrshkonte njė kullė katėrkėndėshe (14) . Ndėrmjet dy portave tė para qė ishin dhe kryesoret, kalonte rruga Egnatia. Gėrmimet e bėra nė njėrėn nga kullat e kalasė dhanė njė material tė mjaftueshėm pėr tė datuar periudhėn e parė tė ndėrtimit nė gjysmėn e parė tė shek. IV e.s. Tė dhėnat arkeologjike vėrtetuan gjithashtu se kalaja nuk u pėrdor pėr qėllime mbrojtėse pas shek. VI deri nė shek. XV, gjė qė konfirmohet nė njė shkallė tė madhe edhe nga mospėrmendja e qytetit nė burimet historike pas vitit 519. Gjithashtu u konstatua se kalaja i ėshtė nėnshtruar riparimeve dhe ndėrtimeve edhe para pushtimit turk. Gjurmėt e kėtyre rindėrtimeve i takojmė nė murin perėndimor dhe atė lindor. Ato janė trakte muresh tė pėrforcuara me breza tullash prej tre rreshtash, qė ndryshojnė teknikisht prej ndėrtimeve tė periudhės sė parė. I pėrkasin njė kohe prej mesit tė shek. V deri nė shek. VI e.s., me njė mundėsi mė tė madhe nė kohėn e sundimit tė Justinianit. Tė kėsaj kohe janė disa tulla tė stampuara tė gjetura gjatė gėrmimit.
Fig. 83 Tulla me stampė, shek. V-VI. Elbasan. Disa prej tyre kanė tė stampuar njė delfin, tė tjera kryqe, dhe disa monograme, tė cilat nga stili i kompozimit datohen prej fundit tė shek. IV deri nga fundi i shek. VI. Pėr Skampinin e lashtė dimė shumė pak gjėra, ndėrsa kalaja nuk pėrmendet fare nė burimet historike para vitit 1466. Pėrmendja e parė e Skampinit si njė VICUS (lokalitet) i pėrket mesit tė shek. II e.s. tek monumenti epigrafik i Sabidit; mė vonė, nė tabela tė ndryshme rrugore, ai del si njė nga stacionet e rrugės Egnatia. Nė vitin 479 qyteti u pushtua nga gotėt e Teodorikut. Historiani bizantin Malku, i cili na e pėrshkruan kėtė pushtim, e vendos Skampinin si qendrėn kryesore tė rrugės Egnatia ndėrmjet Ohrit dhe Durrėsit. Ndėrsa nė vitin 519 Skampini pėrmendet si qytet, qendėr ushtarake dhe peshkopate. Kjo datė shėnon njėkohėsisht pėrmendjen e fundit tė tij nė kohėn antike. Emri i vjetėr i qytetit ra nė harresė, duke i mbetur trashėgim lumit qė kalonte pranė, Shkumbinit, i cili nė kohėt antike quhej Genusos. Njė qytet tjetėr i lindur nė periudhėn e pushtimit romak dhe i rrethuar me mure mbrojtėse pėr herė tė parė nė shek. IV, ishte qyteti i fortifikuar nė Grazhdan (rrethi i Dibrės (15) ) , i dyti nė madhėsi pas Dyrahut. Muret rrethuese pėrfshinin njė sipėrfaqe prej 34 ha dhe mbroheshin nga 40 kulla nė formė patkoi si ato tė Elbasanit.
Fig. 84 Qyteti i fortifikuar nė Grazhdan, Peshkopi. Kalaja kishte 3 hyrje tė mbrojtura nga dy kulla anėsore, si hyrja lindore dhe perėndimore nė Elbasan. Pėr shkak tė terrenit jo krejt fushor, planimetria e kalasė ka formė tė ērregullt. Por fortifikimet mė tė rėndėsishme nė kėtė periudhė i ka pasur qyteti i Durrėsit,
Fig. 85 Kalaja e Durrėsit. Planimetria. mė i madhi nė bregun e Adriatikut dhe kryeqendėr e provincės sė Epirit tė ri. Me kėtė qytet duhet lidhur thėnia e komandantit bizantin Adamantit, drejtuar Teodorikut, mbretit tė gotėve kur ky kishte pushtuar Durrėsin, «se Teodoriku me ushtrinė e tij duhet tė shkonin nė Dardani, pasi askush nuk do tė duronte qė ai tė mbante qytete kaq tė mėdha, prej tė cilėve kishte dėbuar edhe banorėt». (Malch 18, 416). Nga burimet historike dimė se perandori i Bizantit Anastas I (491-518), me origjinė nga Durrėsi, rrethoi qytetin me tri radhė muresh. Nėse ishin tė kėsaj periudhe muret dhe kullat qė ruhen akoma sot nė kėtė qytet, kjo u vėrtetua nga gjetja e njė sėrė monogramesh tė kėtij perandori, tė stampuara nė tullat e kėtyre mureve si dhe i mbishkrimi «Anastasi punėdhėnės» (16) . Pra kalaja u ndėrtua me porosi tė vetė perandorit dhe materiali kryesor i ndėrtimit, qė ishin tullat, vinte nga punishte perandorake. Nga kjo vetėkuptohet se kemi tė bėjmė me njė fortifikim tė njė rėndėsie tė veēantė pėr Perandorinė Bizantine. Dhe me tė vėrtetė, fortifikimet e Durrėsit, tė kėsaj periudhe, qėndrojnė bri veprave ushtarake mė tė rėndėsishme dhe me tė pėrkryera tė kohės, qė dėshmojnė pėr nivelin e lartė profesional si dhe pėr njohjen e kėrkesave tė artit ushtarak tė projektuesve dhe ndėrtuesve tė tyre. Cilat qenė arsyet pėr njė ndėrmarrje kaq tė madhe? Nuk ishte thjesht dėshira e perandorit pėr tė pėrkujtuar vendlindjen e tij. Pėrveē rėndėsisė qė paraqiste ky qytet si njė port i madh nė skajin veriperėndimor tė Perandorisė si nyje ndėrlidhėse mindis Lindjes dhe Perėndimit, muret e para tė tij duhet tė kenė qenė tė dobėta dhe pėr kėtė mund tė ketė ndikuar dhe tėrmeti katastrofal i vitit 345, si dhe pushtimi nga gotėt mė 479. Sot, nga ndėrtimet e kohės sė Anastasit ruhet njė mur rreth 500 m i gjatė nė anėn jugperėndimore, i pajisur me katėr kulla pesėkėndėshe me majė tė mprehtė,
Fig. 86 Kalaja e Durrėsit. Fortifikime tė shek. VI. ndėrsa tė gjitha pjesėt e tjera tė fortifikimit janė zhdukur pa lėnė gjurmė. Por ne mund tė pėrfytyrojmė fare qartė shtrirjen e dikurshme tė kalasė nė sajė tė skicave dhe pėrshkrimeve tė arkeologėve L. Hezej dhe H. Dome, qė patėn rastin tė vrojtojnė gjurmėt e fortifikimeve tė Durrėsit mė se njė shekull mė parė (17) . Kalaja e Durrėsit formonte njė lloj trapezi ose katėrkėndėshi tė ērregullt. Faqja veriperėndimore niste nga lartėsia 98 dhe pėrfundonte tek pjerrėsia e fundit e kodrės «Stani», duke kapur njė gjatėsi tė pėrgjithshme prej 700 m. Hezej shkruan se «ajo ishte njė nga pjesėt mė tė forta tė rrethimit» dhe ruan ende mbeturina tė rėndėsishme muresh dhe kullash prej tulle. Prej kėtej muri shkonte pėrqark pjerrėsisė sė kodrės «Stani» dhe zbriste nė fushė, duke u drejtuar pėrmes kullotave tė kėnetės, drejt bregut tė detit. Kjo linjė pėrbėnte faqen veriore me gjatėsi 700 m, qė siē shprehet Hezej, «ishte pa tjetėr pjesa mė e dobėt dhe mė e arritshme e fortifikimeve». Nė atė kohė themelet e saj mezi shquheshin mbi nivelin e tokės, por gjurmėt e ruajtura e lejuan studiuesin tė dallonte vendosjen e disa kullave katėrkėndėshe dhe tė njė qosheje tė dalur, qė mbronte njėrėn nga portat kryesore. Faqja e tretė juglindore, qė vazhdon nė drejtimin e detit, ndiqte lakoren e lehtė tė bregut dhe nuk linte jashtė veēse njė rrip tė ngushtė rėre, hyrja e tė cilit qe mbyllur nga mure tė tėrthorta. Gjurmėt e kėsaj anė tė rrethimit ruheshin nė nivelin e themeleve dhe ishte e vėshtirė tė ndiqeshin. Ky mur, deri te «bastioni i madh» i ndėrtuar nė buzė tė detit, arrinte njė gjatėsi prej 800 m, ndėrsa muri i fundit jugperėndimor kishte njė gjatėsi tė pėrgjithshme prej jo mė pak se 1100 m. Nė pėrshkrimin e tij, Hezej bėn fjalė pėr tri rrethime tė Durrėsit. Por nė tė nuk del e qartė ē´kuptonte ai me rrethim tė parė: territorin e pėrfshirė nga kalaja e sotme, apo akropolin e vjetėr qė shtrihej rreth lartėsisė «98» dhe qė rrethonte njė sipėrfaqe trekėndėshe tė mbrojtur mirė nga natyra, tė ndarė prej pjesės tjetėr tė qytetit nga njė hendek shumė i gjerė. Me rrethim tė dytė Hezej kuptonte muret qė u pėrshkruan mė sipėr. Veē kėtyre, nė veri tė kėtij rrethimi ai pati dalluar njė mur tjetėr pa shenjė kullash, gjurmėt e tė cilit humbisnin nė drejtim tė kodrave perėndimore. Ky ishte rrethimi i tretė i Durrėsit. Pėr sa i pėrket teknikės sė ndėrtimit dhe arkitekturės sė kėtyre ndėrtimeve, Hezej nuk jep pothuajse asgjė, por pėr to mund tė gjykojmė nė sajė tė mureve dhe kullave qė ruhen akoma edhe sot (18) . Muret janė tė ndėrtuara krejtėsisht prej tullash tė lidhura me shtresa tė trasha llaēi 6-8 cm. Gjerėsia e tyre ėshtė 3,50 m, ndėrsa lartėsia me gjithė parapetin arrinte nė rreth 11 m. Disa gjurmė tė ruajtura nė pjesėn e sipėrme tė mureve tregojnė se muri i bedenave kishte trashėsinė e njė tulle (0,35 m) dhe pėrforcohej nga brenda me njė sėrė pilastrash me seksion 35x30 cm, (qė ėshtė gjithashtu madhėsia e njė tulle), tė vendosur ēdo 1,90 m larg njėra-tjetrės. Vetėm themelet, pėr t´i rezistuar lagėshtirės, janė ndėrtuar me gurė. Shkallėt qė tė ēojnė nė shtegun e rojeve ndodheshin zakonisht pranė kullave, pėr tė shėrbyer edhe pėr furnizimin e kateve tė sipėrme tė tyre. Nė terren tė sheshtė kullat
Fig. 87 Kullė e shek. VI nė kalanė e Durrėsit. janė vendosur 60-65 m larg njėra-tjetrės, ndėrsa nė pjerrėsitė largėsia midis tyre zmadhohet sė tepėrmi. Ato kanė tė gjitha forma planimetrike pesėkėndėshe me majė tė theksuar nė pjesėn e pėrparme. Ky tip kullash, bashkė me ato trekėndėshe, kategorizohen nė grupin e kullave «me majė tė mprehtė» tė antikitetit tė vonė. Asnjė nga kullat nuk ruhet e plotė, por nga gjurmėt e ruajtura tė elementeve tė tyre arkitektonike mund tė arrihet rikonstruksioni i njė kullė.
Fig. 88 Kullė e shek. VI. Rikonstruksion. Ato kanė pasur njė lartėsi prej rreth 18 m. dhe ndaheshin nė tri kate. Kati I, me lartėsi mė se dy herė mė tė madhe nga tė tjerėt, shėrbente si depo. Ai ishte i verbėr kundrejt mjedisit tė jashtėm dhe komunikonte me territorin brenda kalasė nėpėrmjet njė porte tė hapur nė murin fundor. Kati II, i pėrbėrė nga njė kthinė e vetėme e pajisur me frėngji, ndahej nga i pari me dysheme druri; nė tė njėjtėn mėnyrė ndahej edhe kati III. Ky i fundit mbulohej nga njė qemer cilindrik dhe trung konik nė pjesėn e pėrparme, mbi tė cilėt krijohej platforma e kullės e rrethuar nga bedenat. Kati II komunikonte drejtpėrdrejt me murin nėpėrmjet njė porte nga ana e prapme, ndėrsa lidhja e brendshme midis kateve dhe platformės realizohej me shkallė druri. Dy katet e sipėrme ishin me majė tė prerė pėr tė lejuar hapjen e frėngjive nė ballė. Frėngjitė me lartėsi 2,15 m dhe gjerėsi 1.55 m mbulohen me qemer cilindrik tullash tė pėrbėrė nga njė radhė tullash me pėrmasa 0,40x0,30x0,055 m.
Fig. 89a Frėngji. Pamje nga brenda.
Fig. 89a Frėngji. Pamje nga jashtė. Nė ballė ato janė mbyllur me njė mur 0,50 m tė gjerė, duke lėnė nė mes njė hapėsirė dritė 0,65 m, qė fillon nė lartėsi 0,60 m mbi tabanin e frėngjisė dhe vazhdon deri nė nivelin e poshtėm tė harkut. Kalaja ka pasur njė numėr tė madh hyrjesh, prej tė cilave disa kanė qenė kryesore dhe disa tė dorės sė dytė. Nga dy hyrje qė ruhen nė murin jugperėndimor, vlen tė pėrmendet ajo qė ndodhet midis kullave D dhe E. Kjo hyrje ka njė gjerėsi prej 3,70 m dhe e ndėrpret kurtinėn me njė kėnd rreth 60°. Kjo masė ėshtė marrė pėr t´i ekspozuar goditjeve ballore njė gjerėsi sa mė tė vogėl. Nė kėtė vend terreni ėshtė ngritur mjaft qė nga koha e ndėrtimit, kėshtu qė s´mund tė themi se sa ka qenė lartėsia e portės, ndėrsa nė gjendjen e sotme ajo ėshtė vetėm 3 m. Hyrja kryesore e kalasė ka qenė nė anėn veriore, ku sipas pėrshkrimeve tė Ana Komnenės ndodhej statuja e njė kalorėsi prej bronzi, qė tregon pėr trajtimin monumental tė kėsaj porte. Kėtė statujė e pėrmend dhe Barleti, pėr tė cilėn thotė se paraqiste perandorin Hadrian. Kjo e dhėnė ėshtė e pranueshme, pasi nė atė periudhė vazhdonte trajtimi i portave tė kalave nė mėnyrė monumentale. Fortifikimet e Durrėsit nuk pėrfundojnė me tri rrethimet e pėrmendura. Rreth 7 km nė veri tė qytetit, nė vendin e quajtur Porto-romano, ruhen ende sot mbetjet e njė muri, qė mbyllte dikur rripin e ngushtė tė tokės, ndėrmjet detit dhe kėnetės. Hezei i pėrshkruan shkurt kėto ndėrtime, duke vėnė nė dukje se muret mbyilnin ngushticėn, qė kishte njė gjatėsi jo mė tepėr se 200 m dhe se sistemi i tyre me breza tullash paraqiste njė ngjashmėri tė madhe me pjesėt mė tė rregullta dhe mė tė vjetra tė rrethejės sė madhe tė Durrėsit. Njė pėrshkrim pak mė tė plotė tė kėtyre mureve e kemi nga Shoberi (19) . Sipas kėtij, muri verior qė mbyllte ngushticėn ishte pajisur me kulla drejtkėndėshe tė vendosura nė largėsi tė barabarta, ndėrsa prej kėndit perėndimor tė tij, njė mur tjetėr ndiqte konturin e kodrės nga ana e detit deri nė lartėsinė «80». Sipas Shoberit «kėto gėrmadha i pėrkisnin sistemit tė fortifikimit tė perandorit Anastas I dhe qenė pikėrisht pjesa e jashtme e rrethimit me tri radhė muresh». Nga kėto fortifikime sot ruhet vetėm njė trakt rreth 60 m i gjatė dhe njė kullė katėrkėndėshe. Harku i portės qė pėrshkon murin ėshtė rrėzuar, ndėrsa muri aė i ngjitet kodrės deri nė lartėsinė «80» ėshtė zhdukur thuajse krejtėsisht. Muri qė mbyllte ngushticėn ndėrmjet detit dhe kėnetės ka njė gjerėsi prej 1,75 m dhe pėrshkohet nga breza tullash prej 4 rreshtash me intervale prej ēdo 0,60-0,70 cm
Fig. 90 Trakt muri nė Porto-Romano. Durrės. nė disa tulla ėshtė gjetur shenja *** e stampuar nė reliev. Kulla 5,95x6,15 m ka qenė dykatėshe, me nga njė hyrje nė ēdo kat tė hapur nė murin e mbrapėm tė saj. Nė katin e dytė tė ēon njė shkallė dy rampėshe e mbėshtetur nė murin e prapmė tė kullės,.
Fig. 91 Porto-Romano, Durrės. Planimetria e kullės. Porta, prej sė cilės ka marrė emrin krejt fortifikimi, ka pasur njė gjerėsi prej 3,80 m. Nga brenda saj dallohen gjurmėt e dy mureve qė i mbėshteten kurtinės nė dy anėt e hyrjes, tė cilat kanė shėrbyer si bazamente tė shkallėve, qė tė ēonin nė shtegun e rojeve, duke i dhėnė njėkohėsisht pėrparėsi mbrojtjes sė portės. Pėrveē murit qė ndiqte konturin e kodrės nga ana e detit, nė lartėsinė «80» mund tė hetohen gjurmėt e njė fortifikimi tė vogėl trekėndėsh, qė lidhej organikisht me kėtė mur. Muri i portės u ndėrtua pėr tė mbrojtur qytetin e Durrėsit prej njė sulmi tė mundshėm nga veriu, duke shfrytėzuar nė kėtė rast dhuntitė e terrenit, afėrsinė e detit me kėnetėn e Durrėsit. Kėshtu duhet tė ketė qenė fortifikuar nga ana jugore edhe zona e urės sė Dajlanit, ku vetėm njė rrip i ngushtė toke ndante detin nga kėneta. Nė rast se nuk do tė ndėrtohej muri i portės, armiku mund tė ndodhej papritur pėrballė mureve mė tė arritshme tė qytetit, qė shtriheshin nė zonėn fushore, nė veri tė lagjes «Pazari i jashtėm». Pėr t´u bindur pėr kėtė le tė kujtojmė sulmin qė i bėri Cezari Durrėsit, duke kaluar pikėrisht nėpėr ngushticėn, ku u ndėrtua mė vonė muri i portės si dhe nga ngushtica e Dajlanit. Dhjetė shekuj mė vonė, kur muri i portės nuk funksiononte mė, nė njė kodėr nė veri tė Durrėsit vendosėn kampin e tyre normandėt, pėr tė pushtuar qytetin. Njė masė paraprake, pėr tė mbrojtur kėtė anė mė tė dobėt tė kalasė sė Durrėsit, e pati marrė Anastasi I, duke kaluar kėtej rrethimin e tretė tė qytetit. Muri i portės, ndryshe nga ē´kanė menduar Hezej dhe Shoberi, ėshtė njė vepėr e mėvonshme qė mund t´i atribuohet fare mirė Justinianit I, i cili, sipas Prokopit, ndėrtoi nė Durrės njė kala tė re. Po kėsaj periudhe duhet t´i pėrkasin edhe rindėrtimi i murit tė Demės nė gadishullin e Ksamilit, nė veri tė Butrintit, i cili ishte i pajisur me disa kulla tė vogla katėrkėndėshe. Por ndėrtime tė kėtij karakteri nuk duhet tė lidhen me kufijtė administrative tė qyteteve, pasi sipėrfaqja e vogėl apo e madhe e kėtyre territoreve varet krejtėsisht nga kushtet e terrenit dhe nė ato vende, ku kėto kushte nuk ishin tė pėrshtatshme pėr ndėrtimin e mureve penguese gjendeshin forma tė tjera mbrojtjeje. Nė fortifikimet e shekullit VI shihet njė tendencė pėr tė zgjeruar rrethin e pjesėmarrėsve nė mbrojtje. Kėshtu p.sh. Anonimi Bizantin rekomandon tė ndėrtohen mure rrethuese tė jashtme nė mėnyrė qė tė marrin pjesė nė mbrojtje edhe banorėt e qytetit. Ndėrsa Prokopi, nė tė njėjtėn kohė, shkon mė tej duke bėrė fjalė pėr mbrojtje tė tilla, ku do tė sigurohej jo vetėm qyteti por edhe fshatrat pėrreth.
|