|
PESė MIJė VJET FORTIFIKIME Nė SHQIPėRI GJERAK KARAISKAJ FORTIFIKIMET GJATė PERIUDHėS Sė HERSHME Tė SUNDIMIT ROMAK (shek. II p.e.s. shek. I e.s.) Nė prag tė pushtimit nga Roma, Iliria ishte mbushur me kėshtjella dhe qytete tė fortifikuara nė bregdet dhe nė brendėsi tė vendit. Por pas luftės sė tretė iliro-romake, qė pėrfundoi me rėnien e mbretėrisė ardiane dhe pushtimin e Epirit, romakėt shkatėrruan shumė prej tyre. Vetėm nė Epir. konsulli romak Pal Emili, me lejen e senatit shkatėrroi deri nė themel 70 qytete dhe ktheu nė skllevėr 150 mijė njerėz. Shkatėrrimi dhe grabitja vazhduan edhe nė shekujt qė pasuan pėr shkak tė kryengritjeve dhe revoltave tė shumta tė pandėrprera tė fiseve ilire. Me ngjyra tė gjalla na e pėrshkruan kėtė gjendje gjeografi grek i shek. I p.e.s. Straboni. Ai shkruan ndėr tė tjera se «...gjithė Epiri dhe Iliria ishin tė pasura, kurse tani njė pjesė e tyre ėshtė shkretuar dhe vendet e banuara janė fshatra dhe gėrmadha tė braktisura» (Strab. VII, 10). Paralizimi dhe rrėnimi i vendit si dhe shpėrngulja e popullsisė nga vendet malore nė ato fushore dhe kodrinore, qė ishte njė nga parimet e politikės romake, ėshtė dėshmuar edhe nga rezultatet e gėrmimeve arkeologjike si dhe nga tė dhėnat e pėrfituara nga ekspeditat informative nėpėr qendrat e banuara antike. Edhe disa qendra tė fortifikuara, tė cilat pas pushtimit romak vazhduan tė mbijetojnė nė trojet e vjetra, rezultojnė tė pambrojtura nga mure rrethuese. Kėshtu p.sh. nė Irmaj, nė gjysmėn e dytė tė shek. II p.e.r., kur qyteti kishte hyrė nė vartėsinė politike tė Romės, duke u pėrfshirė nė provincėn maqedonase, muret mbrojtėse tė tij nuk kryejnė mė funksionin e parė, por kthehen nė mure tė njė godine (1) . Rėnia nė masė e qyteteve antike tė fortifikuara dhe degradimi i sistemeve mbrojtėse tė tyre arrihet nė mėnyrė graduale deri nė kapėrcyen tė erės sonė, pasi edhe mbas disfatės sė Gentit dhe maqedonasve mė 168 p.e. sonė, qytetet ilire majtėn njėfarė autonomie «qė i pėrgjigjet faktit se romakėt nuk ishin akoma nė gjendje nė atė kohė pėr tė kaluar drejtpėrdrejt nė njė qeverisje tė trevės ilire bashkė me gjithė qytetet dhe kėshtjellat e saj» (2) . Nga ana tjetėr, nė disa qytete kryesore tė bregdetit, tė cilat mė vonė u kolonizuan dhe u shndėrruan nė qendra administrativo-ushtarake tė krahinave tė caktuara, romakėt i ruajtėn sistemet e tyre mbrojtėse, qė herėt vendosėn garnizone nė to dhe me kalimin e kohės ndėrmorėn dhe punime plotėsuese fortifikimi ose riparuan muret e vjetra. Gjatė shekullit I e.s. nė bregdetin shqiptar kishte katėr qytete koloni, si Buthroti (Butrinti), Bylis, (Hekali), Dyrrachu (Durrėsi), Skodra (Shkodra) dhe municipiumi i Lisit (Lezha). Nė rrethin e interesave strategjike tė Romės pėrfshihej dhe qyteti i vogėl i Orikut (Pashaliman) si dhe Apolonia. Pikėrisht nė disa nga kėto qytete takojmė gjurmė ndėrtimesh mbrojtėse, qė datohen nė shekujt e parė tė periudhės sė pushtimit romak. Kryesisht rreth gjysmės sė dytė tė shek. I p.e.r. dhe gjysmės sė parė tė shek. I e.s. Kjo ishte njė periudhė, kur territori i Shqipėrisė u kthye nė shesh lufte midis pretendentėve romakė pėr pushtet, Cezarit dhe Pompeut, dhe kryengritje tė mėdha tronditėn rėndė pushtetin dhe e detyruan atė tė marrė masa vendimtare pėr tė ruajtur sundimin nė kėto treva. Ndėr kėto masa sigurisht ka qenė dhe kujdesi pėr mbrojtjen e garnizoneve dhe qyteteve koloni. Nė Butrint janė hetuar gjurmė tė konsiderueshme ndėrtimesh mbrojtėse tė kėtyre periudhave. Nė tėrėsinė e sistemit mbrojtės tė Butrintit, tė krijuar e tė plotėsuar nė periudha tė ndryshme historike, muret e periudhės sė hershme tė pushtimit romak, duke gjykuar nga traktet dhe gjurmėt e ruajtura, zinin pjesėn e lartė tė qytetit, qė mund ta quajmė dhe qytet i sipėrm. Ato ndiqnin linjėn jugore tė kėtij rrethimi tė ndėrtuar mbi njė terren shkėmbor tė aksidentuar, murin qė zbriste prej tij nga verilindja deri tek «Porta e liqenit» (Skea) si dhe linjėn e murit antik verior nga «Porta e liqenit» nė drejtim tė «Portės sė luanit». Nga qyteti i poshtėm i periudhės antike, qė zinte njė rrip tė ngushtė nga ana jugore, rrėzė qytetit tė sipėrm u veėua pjesa verilindore e tij nga njė mur qė zbriste prej kėtij tė fundit dhe bashkohej me murin ekzistues nė perėndim tė portės me kulla. Nė muret mbrojtėse tė kėsaj periudhe dallohen disa teknika ndėrtimi. Muri rrethues i qytetit tė poshtėm, i cili shtrihet nė anėn jugore tė qytetit dhe pėrshkohet nga «Porta me kulla», nė kohėn romake ka qenė pėrdorur nė gjendjen e parė dhe vende-vende ėshtė riparuar me teknikėn ekzistuese. Nga gėrmimet e kryera gjatė dy viteve tė fundit (1976-1977) prej Dh. Budinės (3) , ėshtė vėrtetuar se muri rrethues i qytetit tė poshtėm nuk rrethonte po atė sipėrfaqe tė periudhės helenistike, por ndėrpritej nė skajin jugperėndimor, duke u mbyllur me njė kullė katėrkėndėshe nė dy tė tretat e gjatėsisė sė tij. Kulla me pėrmasa 7x5 m ėshtė ndėrtuar me blloqe guri tė ripėrdorur tė marra nga ndonjė ndėrtim tjetėr. Bloqet janė vendosur mbi njėri-tjetrin, pa pėrdorur ndonjė mjet lidhės, duke ruajtur tė njėjtėn teknikė tė mureve tė periudhave mė tė hershme. Por ajo qė e daton kėtė kullė nė periudhėn e pushtimit romak janė disa mbishkrime tė gdhendura nė gurėt qė formojnė paretet e saj. Mbishkrimet pėrfaqėsojnė dekrete lirimi skllevėrish dhe datohen nė shek. II-I p.e.s. Nė anė tjetėr, gurėt nė tė cilėt ato janė ekzekutuar duken qartė se nuk i pėrkisnin fillimisht kullės, por janė marrė nga njė ndėrtim tjetėr, i cili ėshtė prishur pėr tė pėrdorur materialin pėr ndėrtimin e kėsaj kulle (4) . Njė teknikė tjetėr e njohur me emrin «Opus quadratum» ėshtė pėrdorur nė murin jugor tė qytetit tė sipėrm. Faqet e jashtme tė mureve, nė kėtė rast, janė veshur me gurė tė mėdhenj tė prerė nė forma drejtkėndėshe, tė vendosur nė rreshta horizontale, ndėrsa brendėsia e murit ėshtė ndėrtuar me gurė tė vegjėl, tė thyer, tė pėrzier me llaē tė bollshėm. Kjo teknikė ėshtė pėrdorur dhe nė Romė e nė krahinat rreth saj qė nga fundi i shek. II p.e.s. deri nė periudhėn e parė tė sundimit tė Augustit (5) . Pėrveē teknikės «Opus quadratum» (punim kuadratik), e cila nė pamjen e jashtme tė krijon pėrshtypjen e njė muri antik me blloqe guri tė latuar, tė vendosur nė tė thatė, nė Butrint, nė kėtė periudhė janė pėrdorur edhe teknika tė tjera qė zėnė nė muret njė vėllim tė konsiderueshėm. Teknika me e pėrhapur ėshtė ajo e realizuar nė faqet e jashtme tė mureve me pllaka guri, me gjatėsi 40-50 cm dhe lartėsi 10-14 cm, tė vendosura nė rreshta paralele tė lidhur me shtresa tė gjera llaēi (Opus vitatum). Shpeshherė kėtė teknikė e takojmė tė kombinuar me mure tė veshura nė faqet e jashtme me gurė tė vegjėl kubikė tė vendosur sipas njė aksi diagonal (opus reticulatum).
Fig. 64 Butrint, Sarandė. Mur i shek. I tė e.s. Muret e ndėrtuar me teknikėn e mėsipėrme arrijnė nė njė lartėsi prej 10 m. Tė kėsaj kohe janė edhe dy bastione drejtkėndėshe me faqe ballore tė gjerė pranė «Portės sė Luanit». Duke gjykuar nga teknika e ndėrtimit dhe rrethanat historike, muret mbrojtėse tė periudhės sė pushtimit romak nė Butrint, tė para nė tėrėsi, datohen nga shek. I p.e.r. deri nga mesi i shek. I e.s., duke pasur ndryshime kronologjike nga mė tė hershmet tek mė tė vonat sipas radhės sė pėrshkrimit tė mesipėrm. Gjatė periudhės sė fundit tė sundimit tė Cezarit, kur pėr herė tė parė vendosėn nė Butrint kolonė ushtarakė (viti 45-44 p.e.r.) duhet tė jenė ndėrmarrė punime nė muret rrethuese tė qytetit tė poshtėm dhe mė vonė riparime dhe rindėrtime qė kanė vazhduar gjatė periudhės sė sundimit tė Augustit. Nga gjithė sa u thanė mbi ndėrtimet mbrojtėse tė Butrintit pėr periudhėn nė shqyrtim, kuptohet se nė periudhėn e hershme tė pushtimit romak ishte treguar njė kujdes i veēantė pėr mbrojtjen e kėtij qyteti, se ai ishte njė qendėr e rėndėsishme ushtarake dhe ekonomike pėr krahinat bregdetare jugore tė Shqipėrisė. Kjo mund tė dėshmohet me fakte tė sigurta, sė paku pėr periudhėn e zhvillimit tė luftėrave civile tė Romės nė territorin e Shqipėrisė. Vetė Cezari, nė veprėn e tij «Luftėrat civile», shkruan se «kishte shkuar pėr tė shtėnė nė dorė me njė legjion, disa qytete tė largėta dhe pėr tė rregulluar furnizimin e ushtrisė, sepse ishte ngushtė me ushqime, pasi kėto ndodheshin nė Buthrot» (6) . Cezari, duke parashikuar se lufta me Pompeun do tė zgjatej dhe duke mos shpresuar nė furnizimet nga Italia, kishte dėrguar gjithashtu dy nga komandantėt e tij nė Epir pėr tė marrė drithėra. Dhe nė tė vėrtetė, nė njė fshat pranė Butrintit, i cili me emrin e tij Qesarat, tė kujton Cezarin, janė zbuluar kohėt e fundit hambare tė kohės romake, qė shėrbenin pėr depozitimin e drithit. Hambarėt paraqiteshin nė trajtėn e pitosave (qypa) tė mėdha, tė gdhendura nė shkėmbim natyror nėn nivelin e sipėrfaqes sė tokės (7) . Gjatė luftės midis Cezarit dhe Pompeut, pėrveē qyteteve tė fortifikuara tė bregdetit, si Apolonia, Orikumi, Durrėsi etj., gjetėn pėrdorim edhe kėshtjella nė brendėsi tė vendit, tė cilat kishin rėndėsi strategjikė, si p.sh. «Opidum Parthinorum», ku Pompeu kishte vendosur njė garnizon dhe Cezari e pushtoi nė rrugė e sipėr, duke shkuar pėr nė Asparag. Gjurmė ndėrtimesh fortifikuese tė periudhės romake ruheshin deri nė dekadat e para tė shekullit tonė edhe nė Orik. I fundit qė i pa ato ishte arkeologji L. M. Ugolini. Gjatė vizitės sė tij nė kėtė qytet antik ai thotė se pa «aty-kėtu trakte tė shkėputura muresh me tulla tė njė epoke romake tė papėrcaktuar mirė» (8) . Por gati njė gjysmė shekulli mė parė, arkeologu francez L. Hezej pati hetuar gjurmė mjaft mė tė rėndėsishme fortifikimi nė kėtė qytet. Ai thotė se qyteti ishte ndėrtuar dhe fortifikuar me shumė shije, dhe se traseja e rrethimit kishte njė formė ovalė, ku muri helenik mė i vjetėr ishte rindėrtuar mė vonė me tulla e llaē. Njė rrethim tė veēantė krijonte gjithashtu akropoli, i cili ndodhej nė majė tė kodrės dhe ndahej nė dy pjesė nga njė mur i brendshėm (9) . Ndarjen e Akropolit nė dy pjesė e hasim edhe nė Apoloni, ku me sa duket njėra nga ndarjet kishte karakter ushtarak. Siē del nga pėrshkrimi i Hezejt, Oriku ka qenė mbrojtur nga njė mur rrethues me tulla tė vendosura mbi njė xokol gurėsh tė punuar ashtu si nė Apoloni dhe nė Lis. Po tė dhėnat qė kemi nga Hezej pėr teknikėn e ndėrtimit tė mureve, tani tė zhdukura, janė tė pamjaftueshme pėr tė dhėnė njė mendim tė saktė rreth kohės sė ndėrtimit tė tyre. Nė njėfarė masė do tė na ndihmonin nė kėtė rast burimet historike. Sipas dėshmisė sė Tit Livit, nė verė tė vitit 214, kur Filipi V i Maqedonisė sulmoi Orikumin, ai e pushtoi atė me lehtėsi, «mbasi qyteti ishte nė shesh dhe nuk kishte as mure, as roje dhe as armė tė forta». Por kur Cezari zbarkoi nė Iliri, Orikumi ishte plotėsisht i fortifikuar. Kjo kuptohet qartė nga shprehja e tij, se komandanti i qytetit Luc Torkuati qė kishte aty garnizonin e parthinėve «mbylli portat dhe u mat tė mbronte qytetin». Kėshtu del vetiu koha e ndėrtimit tė mureve tė Orikumit, gjatė shek. II deri nė mesin e shek. I p.e.r. Por nėse muret me tulla tė pėrmendura nga Hezej dhe Ugolini janė tė kėsaj periudhe apo i pėrkasin njė kohe mė tė vonė, kėtė nuk mund ta themi me siguri. Sidoqoftė, disa veēori tė teknikės sė ndėrtimit, si pėrdorimi masiv i tullave dhe i llaēit si lidhės, nuk i ēojnė ato mė herėt nga shek. I p.e.r. Ndėrsa pėr t´i datuar ato nė periudhėn e vonė antike do tė na duheshin tė dhėna teknike plotėsuese, gjė qė nuk na e japin autorėt e mėsipėrm. Megjithatė, asnjėri prej tyre nuk pėrmend shtresa tė trasha llaēi, gjė qė do t´u binte menjėherė nė sy. Lisi ishte njė nga qytetet antike tė vendit tonė, qė u fortifikua me porosi tė Cezarit. Nė veprėn e tij mbi «Luftėrat civile», ky i fundit shkruante se «kėshilli i qytetarėve romakė, qė kishte nė dorė Lisin, qytet tė cilin ua kishte besuar mė parė Cezari... ishte pėrkujdesur ta fortifikonte». Kjo e dhėnė historike u vėrtetua plotėsisht nga gėrmimet arkeologjike (10) dhe mė vonė nga punimet restauruese qė u kryen nė muret rrethuese tė kėtij qyteti (11) . Kėto ndėrtime i pėrkisnin njė muri tėrthor, qė ndante pjesėn e sipėrme tė qytetit. Krijimi i njė territori tė mbrojtur pėr sigurimin e garnizonit brenda qyteteve tė pushtuara ka qenė njė praktikė e njohur pėr romakėt. Kėshtu Apiani na njofton se dhe nė qytetin Segesta (Iliria Veriore), Cezari ndan njė vend tė veēantė pėr garnizonin, qė pėrbėhej prej 25 njėsish (Illyrike, 24). Muri ndarės i Lisit, apo muri i brendshėm, siē e kanė quajtur autorėt e gėrmimit, kishte njė gjerėsi prej 1,80 m dhe ishte ndėrtuar me blloqe gurėsh tė latuar, tė prerė nė forma trapezoidale. Gurėt janė vendosur nė tė thatė pa pėrdorimin e ndonjė mjeti lidhės, duke formuar rreshta deri-diku horizontale. Faqet e murit lidhen me bėrthamėn nėpėrmjet blloqeve tė gjata prej guri, tė vendosura nė drejtim tėrthor me gjatėsinė e murit. Blloqet tėrthore kanė njė gjatėsi tė barabartė me gjerėsinė e murit, kėshtu qė ato dallohen qartė nė faqet e dukshme tė tij, duke qenė se brinjėt e tyre vertikale janė mė tė gjata se ato horizontale. Por i gjithė ky konstruksion, qė arrinte sipas terrenit njė lartėsi prej 1,00-3,50 m, shėrbente vetėm si njė bazament pėr tė mbajtur mbi vete njė mur tullash. Muri me tulla kishte njė gjerėsi prej 1,75 m, duke u futur pėr arsye estetike pak mė brenda bazamentit prej guri. Tullat kishin pėrmasat rreth 0,40x0,48x0,08 m, ose sa gjysma e kėtij formati dhe lidheshin me shtresa tė holla llaēi balte. Krejt muri nė anėn e jashtme arrinte njė lartėsi prej 8,50-9,00 m. Muri i brendshėm i Lisit pėrshkohej edhe prej njė porte, e cila lidhte qytetin e sipėrm me qytetin e poshtėm.
Fig. 65a Lis. Porta e brendshme. Planimetria.
Fig. 65b Lis. Porta e brendshme. Pamje. Porta ka pasur njė hapėsirė dritė prej 3 m dhe ishte vendosur nė mesin e njė korridori, i cili formohej nė njėrėn anė prej faqes anėsore tė njė kullė drejtkėndėshe dhe nė anėn tjetėr nga spostimi nė brendėsi i murit rrethues. Nė tė dy anėt e portės, nė gurėt e pragut ruhen gjurmėt pėr mbėshtetjen e kasės dhe tė boshteve rrotulluese vertikale tė kanatave. Nė mesin e pragut, njė gur i vendosur vertikalisht shėrbente pėr fiksimin e dyerve, tė cilat siguroheshin nga brenda me katarah. Porta e brendshme e Lisit, e quajtur «Porta e Gaviarit» nga njė mbishkrim qė bėn fjalė pėr tė, nuk ndryshon nga portat e tjera tė qytetit tė ndėrtuara disa shekuj mė parė. Kjo tregon se kemi tė bėjmė me njė traditė tė fuqishme dhe njė nivel tė lartė ndėrtimor tė mjeshtrave ilirė, qė projektuan dhe ndėrtuan muret mbrojtėse tė kėtij qyteti. Pėrveē «Portės sė Gaviarit», vlen tė pėrmendim se pėr gjatė murit ndarės, nga ana e brendshme e tij, janė mbėshtetur njė sėrė ambientesh, qė kishin karakter ushtarak,
Fig. 66 Lis. Kthina me karakter ushtarak nė anėn e brendshme tė murit rrethues, shek. I p.e.r. duke shėrbyer si depo dhe fjetore pėr garnizonin. Ambientet kanė pėrmasa rreth 4,80x7,20 m dhe secili prej tyre ėshtė pajisur me njė hyrje tė vogėl tė veēantė, me hapėsirė dritė prej 1,10 m (12) . Dėshmia e Cezarit pėr fortifikimin e Lisit dhe identifikimi i kėtyre fortifikimeve me murin e pėrmendur u provua plotėsisht nga tė dhėnat arkeologjike. Nė dy mbishkrime tė zbuluara nė vitin 1968 bėhet fjalė pėr pėrtėrihen e mureve tė njė kullė dhe tė njė porte, me vendim tė kėshillit tė qytetit dhe me pėrkujdesjen e mjeshtrave ekzekutive tė tij, Gaviarit dhe Meges.
Fig. 67 Lis. Mbishkrimi i Gaviarit. Gjithashtu u gjetėn nė mbushjen e brendshme tė murit fragmente qeramike tė shek. II-I p.e.r. (13) . Pėrveē ndėrtimit tė murit tė brendshėm, nė tė njėjtėn kohė u riparuan edhe muret e tjera mbrojtėse tė Lisit, tė cilėt ishin dėmtuar rėndė nga koha. Mure mbrojtėse tė ndėrtuara me tulla mbi njė bazament guri, tė cilat ngjasojnė sė tepėrmi me ato tė Lisit janė zbuluar edhe nė Apoloni. Apolonia vazhdoi tė jetė qytet i madh e me rėndėsi edhe gjatė periudhės sė pushtimit romak. Ciceroni e quan atė «magna urbs et gravis» (Cic. Phil. XI, 26) (Qytet i madh e hijerėndė), ndėrsa nė kohėn perandorake Apolonia ishte qendėr, ku studionin aristokratėt e rinj romakė. Duke u shtrirė nė njė zonė ku mungonte guri pėr ndėrtim, muri rrethues i qytetit i ėshtė nėnshtruar njė grabitjeje sistematike pėr njė kohė tė gjatė, kėshtu qė vetėm pak trakte janė zbuluar prej tij. Njė pjesė e murit tė zbuluar ndodhet nė afėrsi tė Akropolit dhe ėshtė ndėrtuar me tulla mbi xokolaturė guri.
Fig. 68 Apoloni. Mur me tulla mbi xokol guri. Kėtu, arkeologu. H. Ceka ka dalluar tri periudha ndėrtimi. Nė fazėn mė tė hershme tullat lidheshin midis tyre me llaē balte, ndėrsa nė periudhėn mė tė vonė me llaē gėlqereje (14) . Krejt muri ėshtė ndėrtuar mbi njė xokol me gurė tė punuar nė forma drejtėkėndėshe qė arrin njė lartėsi prej 4-5 radhėsh. Xokoli ėshtė ndėrtuar me shkallėzime, qė shkojnė sipas linjes sė pjerrėt tė terrenit. Gurėt e xokolit kanė njė lartėsi mesatare prej 0,40 m. Tullat e murit tė fazės sė parė, tė lidhura me njė shtresė tė hollė balte kanė kėto pėrmasa 0,38x0,38x0,08 m. Nė vazhdim tė kėtij muri dhe mbi tė njėjtin xokol vazhdon njė fazė tjetėr ndėrtimi nė njė gjatėsi prej 54 m. Formati i tullave ndryshon dhe ėshtė 0,46x0,46x0,08 m, duke u lidhur me njė llaē tė dobėt (balte e verdhė e stėrpikur me llaē gėlqereje, ku nė disa pjesė tė murit ėshtė pėrdorur gjerėsisht edhe llaēi i gėlqeres). Ky mur ėshtė ndėrtuar pjesėrisht nga dy parete (pareti i jashtėm 1,15 m dhe i brendshėm 0,46 m), tė cilat lidhen nė brendėsi nga breza tėrthorė tullash ēdo 4,50 m, qė lėnė midis tyre hapsira katėrkėndėshe tė mbushura me dhe. Nė kėtė pjesė tė murit tė tėrheqė vėmendjen njė kanal, qė mblidhte dhe shkarkonte ujėrat e shiut jashtė rrethimit. Kanali pėrbėhet nga gryka, lugu dhe njė hauz ujėmbledhės i ndėrtuar me gurė tė latuar. Gryka e kanalit ka njė paraqitje monumentale; e ndėrtuar me tė njėjtin material e teknikė si tė xokolit, ajo harmonizohet hijshėm si me kėtė tė fundit ashtu edhe me sfondin prej tullash tė murit. Hapėsira e grykės sė kanalit ka formėn e njė harku me majė me lartėsi 1,60 m dhe gjerėsi 0,40 m. Mendohet se kanali i pėrket njė periudhe mė tė vonė, pėr ndėrtimin e tė cilit ėshtė prishur njė pjesė e murit dhe ėshtė rindėrtuar me tė njėjtin material, por duke pėrdorur si lidhės kėtė radhė shtresa llaēi gėlqereje deri diku tė trasha (15) . Me mure tulle tė lidhura me llaē ėshtė ndėrtuar dhe njė kullė drejtkėndėshe me pėrmasa 6,10x3,50 m, e cila ruhet nė njė lartėsi 4,30. Muret me tulla tė Apolonisė kanė pasur njė lartėsi prej rreth 10 m. Pėr tė tria fazat e ndėrtimit, qė pėrmendėm mė lart, janė dhėnė mendime pėr njė datim respektiv nė shek. IV p.e.r. (periudha I), fundi i shek. III ose fillimi i shek. II p.e.r. pėr periudhėn e dytė dhe aty nga shek. I p.e.r. pėr periudhėn e tretė (kanali (16) ). Duke pasur parasysh ngjashmėrinė aq tė madhe tė mureve tė Apolonisė me ato tė Lisit si dhe shembuj tė tjerė tė pėrdorimit tė tullave nė botėn antike dhe brenda vetė Apolonisė, do tė mendonim pėr njė kohė mjaft mė tė vonė ndėrtimi tė mureve tė kėtij qyteti (17) . Nga burimet historike nuk mund tė nxirret diēka me rėndėsi qe do tė na ndihmonte pėr datimin e kėtyre mureve, por mund tė pėrmendim dy fakte qė sidoqoftė lidhen drejtpėrdrejt me ndėrtimet mbrojtėse. Nė vitin 214 Filipi V u pėrpoq tė pushtonte Apoloninė, por pasi u fut pėrpjetė lumit me 120 anije dhe e pa se puna ishte mė e vėshtirė se sa shpresonte, ju drejtua Orikut, tė cilin e mori me sulmin e parė (18) . Megjithėse Apolonia ishte njė qytet i mbrojtur me mure, pasi mbahej i rrethuar nga Filipi, apoloniatėt kėrkuan ndihmė «mbasi nuk do tė mund t´i qėndronin dot fuqisė maqedone». Por kur Filipi ndėrmori njė sulm tjetėr kundėr Apolonisė rreth vitit 205, p.e.r. pasi shkatėrroi tokat pėrreth e pa veten tė pafuqishėm pėrpara mbrojtjeve tė qytetit dhe u detyrua tė tėrhiqet. Nė qofė se janė ndėrmarrė punime mbrojtėse midis kėtyre dy datave, ato mund tė kenė qenė ndoshta ndėrtimet me tulla tė periudhės sė parė. Kjo do ishte data mė e hershme e ndėrtimit tė tyre. Nga mesi i shek. I p.e.r., menjėherė pas zbarkimit tė Cezarit nė brigjet e Himarės (Palasė), Apolonia u vu edhe njė herė para provės sė rrethimit. Sundimtari romak i qytetit, Luc Staberi, porsa rnori vesh se Cezari po afrohej, urdhėroi tė sillnin ujė nė kėshtjellė, ta fortifikonin atė dhe njėkohėsisht kėrkoi pengje nga apoloniatėt, por kėtė radhė apoloniatėt nuk pranuan tė jipnin pengjet dhe dėrguan delegatė tek Cezari pėr dorėzimin e qytetit. Ky fakt historik ėshtė marrė si njė dėshmi e sigurtė se Apolonia nė kėtė kohė ishte njė qytet i pambrojtur dhe se vetėm akropoli mund tė kryente njė funksion tė tillė (19) . Nuk pėrjashtohet mundėsia qė disa pjesė tė mureve rrethuese tė qytetit tė mos ishin nė gjendje tė mirė, por shkaku kryesor i vendimit tė komandantit romak pėr t´u mbrojtur nė akropol, ishte mosbesimi i tij tek apoloniatėt se do tė rrezikonin pėr hir tė rivalitetit tė konsujve romakė. Ky mosbesim u duk qartė nė kėrkimin e pengjeve tek ata. Gjithashtu, ndėrtimi i murit tė ri ndarės nė Lis, pas riparimit tė mureve rrethuese tė qytetit, kishte kėtė qėllim. Pas pushtimit tė Apolonisė, Cezari e bėri atė njė nga bazat mė kryesore ushtarake kundėr Pompeut. Gjatė disa veprimeve luftarake kundėr kėtij tė fundit nga repartet qė la Cezari pėr mbrojtjen e qyteteve bregdetare tė cilat ai i kishte shtėnė nė dorė, ishin 4 kohorta nė Apoloni, l nė Lis dhe 3 nė Orik. Me kėtė rast mund tė jenė bėrė disa riparime nė muret rrethuese tė Apolonisė, siē mund tė jenė ato tė periudhės sė dytė tė mureve mbrojtėse me tulla. Pėr periudhėn nė shqyrtim njohim nga tė dhėnat historike si dhe nga gjurmėt nė terren edhe njė tip tjetėr fortifikimi, qė u aplikua nė territorin e vendit tonė, «fortifikimin fushor» apo tė «pėrkohshėm». Kėto ishin kampe tė fortifikuara tė legjioneve romake tė ndėrtuara nga tė dy palėt ndėrluftuese gjatė luftėrave midis ushtrive tė Cezarit dhe Pompeut. Kampet e fortifikuara tė romakėve kishin pėr qėllim tė siguronin dislokimet e legjioneve tė tyre nga ndonjė sulm i befasishėm, kur ato ndodheshin nė afėrsi tė armikut, sidomos gjatė natės. Ato kishin trajtėn e njė katėrkėndėshi dhe formoheshin nga njė hendek dhe njė gardh druri. Ndėrtime tė tilla mbrojtėse me karakter tė pėrkohshėm njihen qė nga kohė mjaft tė lashta. Ato u pėrdorėn veēanėrisht rne sukses nga Pirroja i Epirit, gjatė luftėrave nė Itali. Pėr kėtė arsye, historiani romak Tit Livi thotė duke i vėnė kėto fjalė nė gojėn e Hanibalit se «ai (Pirroja) ishte i pari qė i mėsoi tė tjerėt si tė vendosin lėmin». (XXXV, l, 4, 9). Pas zbarkimit nė brigjet e Himarės (Palasė). Cezari kaloi Qafėn e Llogorasė dhe ju drejtua Orikumit. Pasi e mori atė me lehtėsi dhe menjėherė pas tij Apoloninė, marshoi nė drejtim tė Durrėsit qė ishte baza kryesore e Pompeut. Ndėrkohė Pompeu, i cili ishte duke ardhur nga Maqedonia, kur mori vesh se Cezari kishte pushtuar Apoloninė. shpejtoi me gjithė ushtrinė e tij me njė marshim tė sforcuar pėr t´i prerė rrugėn pėr nė Durrės kundėrshtarit. Ishte arritja e shpejtė e ushtrive tė Pompeut qė e detyroi Cezarin tė ndėrpresė marshimin pėr nė Durrės dhe tė vendosė kampin nė anėn e majtė tė lumit Aps (Semani), sipas Appianit (II, 56), 12 stade larg bregut, (rreth 2 km). G. Fajti e vendos kampin e Cezarit pranė fshatit Kuē tė rrethit tė Lushnjės,
Fig. 69 Kampi e Cezarit pranė fshatit Kuē tė rrethit tė Lushnjės. ku pati dalluar dhe gjurmė tė ledheve mbrojtėse (20) . Nė bregun tjetėr tė lumit ngriti kampin Pompeu dhe tė dy ushtritė qėndruan pėrballė njėra-tjetrės pėr disa muaj. Kushtet e terrenit nuk lejonin vendosjen e kampit nė njė formė tė rregullt kuadratike, por tė dy komandantėt ja pėrshtatėn vetė terrenit format e kampeve tė tyre. Sipėrfaqja prej 35 ha e platformės sė kodrės, ku ishte vendosur Cezari, mendon Fajti, mjaftonte pėr vendosjen e njė kampi prej 12.000 njerėzish, qė kishte mbledhur ai pas lėnies sė detashmenteve nė Orik, Apoloni etj. Ndėrsa Pompeut qė ishte pėrballė i duhej pėr ushtrinė e tij prej 40.000 vetėsh tė shfrytėzonte dy kodra pranė njėra-tjetrės, shpatet e tyre, si dhe terrenin e sheshtė deri tek lumi. Nė tė dy anėt e lumit, Fajti pati gjetur edhe gjurmė tė ledheve. Mė tė qarta ato ishin nė kampin e Pompeut, nė mėnyrė tė veēantė nė anėn juglindore, mbi platformėn e kodrės sė Ēukės. Shpatet e kėsaj kodre vijnė duke zbritur gjithnjė e mė me pjerrėsi kundrejt bazės dhe pikėrisht nė mesin e kėsaj rėnieje konvekse dallohej njė ledh qė s´kishte tė bėnte aspak me kufijtė e arave, pasi e pėrshkonte mes pėr mes nė linjė tė drejtė gjithė zonėn e kultivuar. Kjo kodėr, e ngritur direkt mbi lumė dhe mė afėr armikut, ishte mė e ekspozuara dhe prandaj duhej tė ishte dhe mė e fortifikuara. Pėrveē kampit kryesor, Fajti konstaton edhe disa fortifikime mė tė vogla rreth tij, si p.sh. mbi kodrėn me lartėsi 93 m nė jug tė vendit, tė quajtur «Kosova e vogėl», ku shihej njė ledh i qartė e plotėsisht i mbyllur, qė i korrespondonte nė ēdo pikėpamje planit tė njė kampi. Gjithashtu, nė njė kodėr qė bie mbi shtratin e vjetėr tė Semanit, pranė fshatit me tė njėjtin emėr, dalloheshin qartė gjurmėt e njė shkalle artificiale, qė tregonte drejtimin e hyrjes pėr nė kėtė vend tė mbrojtur, qė nuk ka pasur nevojė pėr punime tė tjera plotėsuese. Kjo kodėr mbi Seman kontrollonte rrugėn e rėndėsishme, qė nėpėrmjet Belshit tė ēonte nė Elbasan. I vendosur nė zonėn e Kuēit dhe duke pasur nė dorė Apoloninė, Cezari kishte nėn kontroll Mallakastrėn dhe ēfarė shtrihej nė jug tė saj. Kishte gjithashtu nė zotėrim daljet e luginės sė Devollit dhe Osumit si dhe rrugėn malore qė tė ēonte nga Kuēi nė Ballsh dhe Bylis. Pozicioni i dytė qė zė Pompeu nė prag tė bashkimit tė trupave tė Cezarit me ato tė Mark Antonit, qė vinin nga Lisi, ishte Asparagu, nė breg tė lumit Genusus (Shkumbin). Edhe kėtu, tė dy kundėrshtarėt do tė vendosnin kampet pėrballė njėri-tjetrit nė tė dyja brigjet e lumit, prej tė cilėve Pompeu nė Asparag «ad Asparagium» dhe Cezari pėrballė tij «contra Asparagium» (Ces. 76, I). Fajti e vendosi Asparagiumin nė afėrsi tė Rrogozhinės sė sotme, pranė pikės ku Shkumbini del nė fushė, ndėrsa Hezej dhe Shtoffel respektivisht, nė territorin e Bashtovės dhe midis Sulzotit dhe Ēermės (21) . Pėr mendimin tonė, nga tė tre autorėt, Hezej ka tė drejtė. Por nuk ėshtė kalaja e Bashtovės me prejardhje bizantine tė hershme, siē mendon ai, ajo qė pėrcakton vendndodhjen e Asparagiumit, por fakti qė kėtej kalonte dega jugore e rrugės Egnatia, e cila lidhte Durrėsin me Apoloninė, tanimė plotėsisht e argumentuar. Pėr mė tepėr, kjo rrugė «qė pėrshkonte fushėn e Myzeqesė nga veriu nė jug nuk ka qenė vetėm njė vijė komunikacioni ndėrkrahinor, por trafiku midis dy qyteteve tė mėdha tė Adriatikut: Dyrrahut dhe Apolonisė dhe pjesė e rėndėsishme e njė arteri rrugor me rėndėsi, qė lidhte bregdetin e Ilirisė me Thesalinė e krahinat kufitare tė Greqisė Veriore» (22) . H. Ceka mendon se dega jugore e rrugės Egnatia ka qenė mė e vjetėr dhe pėr kėtė arsye ajo ndahej pėr tė shkuar nė Klodiana (Peqin) dhe Skampin (Elbasan), jo pak kilometra pėrtej Kavajės, siē mund tė pritej, por nė Asparag nė breg tė Shkumbinit, tė cilin ai e identifikon me fshatin Ballaj. Ky mendim ėshtė mjaft bindės, pasi, siē e pranon logjika e ngjarjeve, do tė kemi vetėm njė rrugė qė do ta ēonte Cezarin nga bregu jugor i Shkumbinit, ku ai kishte vendosur kampin, deri nė afėrsi tė Durrėsit. ėshtė pikėrisht kjo rrugė qė bllokon Pompeu, duke vendosur kampin e tij nė Asparag. Nė kėtė mėnyrė, Asparagu do tė pritej tė ishte nė bregun verior tė lumit, nė afėrsi apo direkt mbi rrugėn qė e kalonte atė. Njoftimi i Apianit se Pompeu prishi urėn dhe rrugėn qė ēonte nė Durrės tregon se mund tė ketė pasur ndonjė urė edhe nė kėtė vend. Kėmbėt e njė ure romake janė zbuluar rreth l km nė juglindje tė kėshtjellės sė Bashtovės, nė afėrsi tė fshatit Vilė. Kjo zonė pėrshkohet nga njė varg kodrash tė buta qė shkojnė paralel rne shtratin e lumit, jo mė larg se 1,50-2,00 km prej tij, duke qenė kėshtu mjaft tė pėrshtatshme pėr vendosjen e njė kampi romak. Pėr mė tepėr, kėto kodra janė banuar intensivisht nė periudhėn helenistiko-romake (23) dhe nga ana tjetėr vetė fshati Vilė tė kujton me emrin e tij praninė e njė «vila rustica» nė kėtė vend. Dy fakte tė tjera vijnė nė tė mirė tė identifikimit tė Asparagut, nė afėrsi tė fshatit Vilė. Gjatė tėrheqjes, Cezari lė aty njė pjesė tė trupave (mbraparojen) pėr tė mbrojtur kolonėn gjatė kalimit tė lumit dhe ajo qė ėshtė mė e rėndėsishme, nė kampin e tij, pėrballė Asparagut, Cezari nuk e ndjente veten tė sigurt dhe po atė ditė vazhdoi marshimin dhe pėr 8 milje (12 km) tė tjera, ku gjeti mbi njė kodėr tė sheshtė dhe tė izoluar njė vend mė tė pėrshtatshėm, pėr tė vendosur kampin. Sipas Fajtit, kjo kodėr ndodhet nė afėrsi tė Golemit tė sotėm. Tė gjitha tė dhėnat tė ēojnė nė pėrfundimin se kampi i Pompeut nė Asparag ishte nė vend mė tė mbrojtur, me shumė mundėsi mbi njė kodėr, ndėrsa ai i Cezarit nė fushė, e kundėrta e asaj qė mendoi Fajti. Ky vend i pėrgjigjet mė tepėr fshatit Vilė, ku vargu i kodrave i afrohet lumit nė njė largėsi tė pėrshtatshme, ndėrsa nė vazhdim tė rrjedhjes sė sipėrme ato i largohen kėtij tė fundit. Cezari i vendosur pėrballė Asparagut, kur pa se nuk mundi tė tėrheqė nė luftė Pompeun dhe as ishte nė gjendje tė ēante me forcė rrugėn pėr nė Durrės. vendosi tė ndjekė njė taktikė tjetėr. Ai bėri sikur u tėrhoq derisa u zhduk nga sytė e kundėrshtarit dhe kthehet menjėherė nga veriu nėpėr njė rrugė malore tė ngushtė e tė vėshtirė, duke marshuar ditė e natė pėr tė arritur nė Durrės para Pompeut. Nė kėtė rast kanė qenė edhe pozitat mė tė mira mbrojtėse tė Pompeut, qė e detyruan Cezarin tė bėjė kėtė manovrim. Pompeu e zbuloi tepėr vonė mendimin e Cezarit dhe vetėm kur ky i fundit vendosi kampin pranė Durrėsit u diktua prej tij. Rruga qė ndoqi Cezari pėr tė arritur nė Durrės, siē pranojnė tė gjithė studiuesit, ishte nga Peqini nė Pezėn e Vogėl, Vrap, Dorėz, dhe pastaj duke ndjekur bregun Jugor tė Erzenit arriti pėrballė detit nė veriperėndim tė kodrave tė Arapajt. Beteja e madhe rreth Durrėsit, midis Cezarit dhe Pompeut, u zhvillua nė zonėn kodrinore, qė shtrihet nė juglindje tė qytetit, midis luginės sė Erzenit dhe fushės sė Kavajės.
Fig. 70 Skema e vendosjes sė trupave Cezarit dhe Pompeut nė afėrsi tė Durrėsit. Po ajo qė na intereson nė kėtė rast janė fortifikimet fushore tė dy palėve ndėrluftuese. Deri sot nuk janė zbuluar gjurmė tė tė gjitha ngulimeve apo kampeve gjatė gjithė etapave tė luftimeve. Megjithatė, gjurmė tė sigurta tė njė kampi tė Cezarit janė zbuluar mbi njė kodėr nė veri tė rrjedhės sė sipėrme tė pėrroit tė Shumilit. Ajo, nė gjuhėn e popullit, quhet Materici (Meteres), qė do tė thotė nė turqisht llogore. Fortifikimi formonte njė planimetri ovale tė ērregullt, me gjatėsi rreth 200 m dhe gjerėsi 100 m. Nga ana e veriut, nga pritej sulmi, ledhi ishte mė i lartė (24) . Dy fortifikime tė tjera ndodheshin nė anėn jugore tė linjes sė mbrojtjes sė Cezarit, pranė pėrroit tė Gesniqes, njėri nė lartėsinė 44 dhe tjetri pak mė nė lindje, mbi njė kodėr me tri maja. Ky i fundit ka pasur njė formė katėrkėndėshe. tė shtypur pak nė mes dhe ndiqte konturin e terrenit. Ledhi dallohej me qartėsi tė madhe nė tė gjitha anėt dhe veēanėrisht nga perėndimi. Ky fortifikim, mendon Fajti, shėrbente pėr vendosjen e pjesės kryesore tė rezervės. Kėtė pėrfundim ta sugjeronte jo vetėm pozicioni i tij nė vendin e kalimit nga zona kodrinore nė fushė, por dhe pamja e gjerė qė tė ofronte. Midis dy fortifikimeve tė para, atij tė vendosur pranė kodrės sė Arapajt nga veriu dhe pėrroit tė Gesniqes nga jugu, kalonte vija e mbrojtjeve tė Cezarit, qė kapte njė gjatėsi prej rreth 20 km. Prapa kėsaj linjė mbrojtjeje Cezari kishte ndėrtuar njė rrugė qarkullimi pėr furnizimin dhe manovrimin e forcave. Kufiri jugor i frontit tė Cezarit formohej nga njė linjė dyfishe. Distanca midis dy ledheve paralele ishte 178 m. Profili i ledhit tė brendshėm ishte veēanėrisht i fuqishėm. Gjerėsia e kanalit ishte 4,50 m, ndėrsa gjerėsia dhe lartėsia e ledhit 3 m. Pėrmasat e ledhit tė jashtėm ishin mė tė vogla. Nga ana e detit, ekstremiteti i kėsaj linjė dyfishe ledhesh, kishte filluar tė mbyllej me njė ledh tėrthor, i cili gjatė kohės sė betejės sė dytė me Pompeun kishte mbetur pa pėrfunduar. Nė vargun e kodrave, qė shtriheshin rreth l km nė perėndim tė frontit tė Cezarit, shtrihej fronti i Pompeut, qė kishte njė gjatėsi prej 15 km. Nė majat e kodrave ai kishte vendosur 24 pika mbrojtjeje nė intervale prej ēdo 900 m. tė cilat quheshin «castellum», ndėrsa Cezari pėr gjatėsinė e frontit tė tij duhet tė kishte 30 pika tė tilla. Nga kampi i Pompeut, i lokalizuar nga Fajti tek Shkėmbi i Kavajės, nuk janė gjetur gjurmė fortifikimi. Kjo ishte gjendja e vendosjes sė trupave nė kohėn kur Cezari bėri pėrpjekje pėr pushtimin e Durrėsit, duke e sulmuar atė nė dy drejtime nga veriu dhe juglindja, duke kaluar respektivisht nėpėr ngushticėn e Porto-Romanos dhe Dajlanit. Ky sulm i Cezarit nuk pati sukses, por edhe kundėrsulmi i ndėrmarrė nga Pompeu pėr tė shtėnė nė dorė pozicionet e kundėrshtarit nė lartėsitė e kodrave tė Manėzit, nuk e ndryshoi gjendjen. Gjatė sulmit tė dytė qė kreu Pompeu nė sektorin jugor tė frontit tė Cezarit, ai ndėrtoi njė kamp tė ri midis pėrroit tė Gesniqes dhe te Darēit, i cili ishte 600 m larg frontit tė vjetėr tė tij. Kėsaj radhe Pompeu u fut midis mbrojtjes sė dyfishtė tė Cezarit, qė mbyllte zonėn fushore deri nė bregdet, nėpėrmjet ledhit tė papėrfunduar, qė i lidhte kėto dy linja nga ana e detit dhe si pėrfundim e detyron kėtė tė fundit tė tėrhiqet pėr nė Apoloni, ku gjatė rrugės u vendos pėrkohėsisht nė kampin e vjetėr pėrballė Asparagut. Gjatė marshimit tė mėtejshėm tė Cezarit deri nė Apoloni dhe ndjekjes sė pafrytshme tė Pompeut, qė e ka burimin nė vonesėn qė ju shkaktua qė nė Asparag, nuk kemi mė njoftime tė sakta pėr kampe tė reja nga tė dy palėt dhe as nuk janė zbuluar deri tani gjurmė nė terren. Nga shqyrtimi i ndėrtimeve mbrojtėse tė periudhės sė hershme tė pushtimit romak nė Shqipėri, mund tė nxirret pėrfundimi se ato ishin tė pakta nė krahasim me fortifikimet pararendėse, se ato konsistojnė nė rindėrtimin dhe plotėsimin e fortifikimeve ekzistuese dhe se tradita vendase shfaqet e fuqishme. Kjo e fundit duket qartė sidomos nė xokolaturėn e murit ndarės tė Lisit e sidomos nė formulimin e hyrjes, e cila nuk ndryshon nga hyrjet e tjera tė qytetit. Por nė kėtė periudhė u dukėn edhe pėrparime nė drejtim tė teknikės sė ndėrtimit. Ndėr to kryesorja ishte pėrdorimi i llaēit pėr lidhjen e mureve si dhe pėrdorimi masiv i tullave pėr ndėrtimet mbrojtėse nė njė shkallė tė tillė, saqė ato nė kėtė pikėpamje nuk qėndrojnė pas ndėrtimeve bashkėkohore tė botės antike greko-romake.
|