• Hyrja
  • ABBOTT, J. S. C. - Eastern Question, The
  • ANDERSON, Thomas M. - Irrepressible Conflict in the East, The
  • BAJRAMI, Isuf B - Cikėl poetik nga Isuf B. Bajrami
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė dashurie
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė popullore te rilindjes kombetare
  • BLIND, Karl - Crisis in the East, The
  • BLISS, Edwin Munsell - Eastern Question and Questions, The
  • BUNCE, O. B. - Turks, The Greeks and The Slavons, The
  • CARCANI, Selaudin - Sami Frasheri
  • DOJAKA, Abaz - Karakteri i lidhjeve martesore para ēlirimit
  • DUKA-GJINI, Pal - Prelė Tuli i Salcės
  • DWIGHT, Henry O. - Typical Turks
  • FISHTA, Gjergj - Anzat e parnasit
  • FRASHėRI, Sami - “Fjalėt e urta”
  • GRAMENO, Mihal - Vepra
  • HASANI, Hasan - Ajkuna e Rugoves
  • HOXHA, Enver - 'Vetadministrimi' Jugosllav, teori dhe praktikė kapitaliste
  • HOXHA, Rexhep - Tokė trėndafilash
  • KARAISKAJ, Gjerak - Pesė mijė vjet fortifikime nė Shqipėri
  • KEEP, Robert P. - Boundary of Greece, The
  • LONGFELLOW, Henry W. - Scanderbeg
  • MAYHEW, Athol - Selected Articles
  • MJEDA, Ndre - Vjershash pėr fėmijė
  • PANJOHUR - Life of Ali Pacha
  • PORADECI, Lagush - Vdekja e Nositit
  • QOSJA, Rexhep - Panteoni i rralluar
  • SHKURTI, Spiro - Kontribut per hartėn kostumologjike tė rrethit te Sarandės
  • PESė MIJė VJET FORTIFIKIME Nė SHQIPėRI

    GJERAK KARAISKAJ

    FORTIFIKIME NGA VITET 500 DERI 168 P.E.R.

    Stili dhe teknika e ndėrtimit

    Shpeshherė me stil ose teknikė ndėrtimi ėshtė kuptuar e njėjta gjė.

    Por, ne teknikės sė ndėrtimit do t´i japim njė kuptim mė tė gjerė nga stili, duke pėrmbledhur edhe kėtė tė fundit, pra gjithēka qė ka tė bėjė me konstruksionin e mureve, duke pėrfshirė edhe format e prerjes sė blloqeve si dhe mėnyrėn e vendosjes sė tyre. Ndėrsa me stil do tė kuptojmė pasqyrimin e teknikės nė faqet e jashtme tė mureve dhe gjithēka tjetėr qė ėshtė aplikuar pėr qėllime thjesht de-korative, siē ėshtė pėr shembull mėnyra e pėrpunimit tė gurit. Nė pėrfshirjen e kėtyre elementeve tė fundit, qė kanė thjesht karakter estetik nė konceptin teknikė ndėrtimi ose e kundėrta nė kuptimin e teknikės, si stil ndėrtimi, fshihen dy mėnyra tė ndryshme tė konceptimit tė mureve antike, e para qė vlerėson vetėm karakterin e tyre utilitar dhe e dyta atė estetik. Por siē kemi venė nė dukje qė nė fillim tė kėtij kapitulli, qė tė dy kėto kritere janė pasur parasysh nga ndėrtuesit. Faktori psikologjik, qė ėshtė i lidhur gjithashtu me «stilin», luante njė rol jo tė vogėl. Analiza e stilit apo e teknikės sė ndėrtimit nė muret antike merr njė vlerė tė veēantė, sepse nė mungesė tė dhėnash tė tjera mė tė sigurta tė karakterit, arkeologjik, nė bazė tė teknikės sė mureve dhe tė elementeve tė tjera arkitektonike mund tė pėrcaktohet pėrafėrsisht edhe koha e ndėrtimit tė njė kalaje. Kjo ėshtė mė e lehtė pėr disa stile dhe teknika tė caktuara dhe mė e vėshtirė pėr disa tė tjera. Nė kohė tė ndryshme u parapėlqyen stile dhe teknika tė ndryshme, por ndodhin edhe kthime tek e kaluara dhe madje pėrdorime tė stileve tė ndryshme njėkohėsisht nė tė njėjtin fortifikim. Kjo dukuri pra bėhet mė e shpeshtė sidomos nė tė ashtuquajturėn «Periudha helenistike», qė fillon pas vdekjes sė Aleksandrit tė Madh. Kėsaj periudhe i pėrkasin njė pjesė e mirė e fortifikimeve tona, gjė qė e vėshtirėson mjaft zgjidhjen e problemit. Por duhet pasur parasysh, qė edhe format qė u huazuan nga periudhat mė tė lashta, u pėrpunuan nė njė mėnyrė tė re qė iu pėrshtat mė mirė frymės sė kohės.

    Nga pikėpamja konstruktive, mund tė dallojmė disa tipa muresh nė fortifikimet antike tė vendit tonė.

    Nė disa raste ėshtė shfrytėzuar terreni i pjerrėt i kodrės dhe muri pėrbėhet nga njė faqe e jashtme, e ndėrtuar me gurė tė punuar, tė vendosur njėri mbi tjetrin dhe nga mbushja me dhe e gurė natyrore, ndėrsa si faqe e brendshme shėrbente vetė shkėmbi (Symizė, Korēė).

    Shumica e mureve formohen nga dy faqe gurėsh tė punuara vetėm nė faqen e jashtme dhe nė fugat e bashkimit midis tyre, ndėrsa pjesa e brendshme e blloqeve ėshtė lėnė nė formėn natyrore; brendėsia mbushet me gurė tė vegjėl e dhe. Nė disa raste, nė distanca tė caktuara vendosėn gurė tė gjatė tė papunuar tėrthor murit (Zgerdhesh), pėr t´i shtuar rezistencėn e tij kundrejt goditjeve.

    Nė disa mure gurėlidhėsit tėrthorė janė tė punuar dhe dalin nė fasadėn nė ēdo 2,50-3,00 m, ndėrsa nė brendėsi krijohen hapėsira katėrkėndėshe, qė mbushen me gurė mė tė vegjėl dhe me dhe. Gjerėsia e murit mund tė formohet dhe nga gjerėsia e dy blloqeve tė punuara tė puthitura njėra me tjetrėn. Nė kėto raste ato alternojnė me gurė tė vendosur tėrthor me gjatėsi sa shuma e gjerėsisė sė dy gurėve tė parė. Kjo teknikė ėshtė quajtur «gjatėsore» e «tėrthore». Mė sė fundi, kemi mure tė formuara prej dy muresh gjatėsore paralele, qė lidhen me mure tėrthore. Nė disa raste, muret ose gurėlidhėsit tėrthor projektohen nė fasadė, duke krijuar njė sistem pilastrash apo kontraforcash. Muret e tipit «gjatėsor e tėrthor» dhe ato me pilastra, nga sa mund tė vėrehet nė fortifikimet, ku janė pėrdorur nė kohė tė ndryshme teknika dhe stile tė ndryshme, i pėrkasin njė periudhe mė tė vonė dhe nuk duhet tė jenė mė tė hershme se mesi i shek. III p.e.r.

    Kur terreni ishte shkėmbor, si themel pėr muret shėrbente shkėmbi i gdhehdur, ndėrsa nė rastet e tjera vendoseshin gurė mė tė mėdhenj nga ato tė mureve, qė dilnin nė formė xokoli nė anėn e jashtme dhe kishin tė punuar vetėm faqen e sipėrme.

    Nga forma e gdhendjes sė blloqeve dhe mėnyra e vendosjes sė tyre, muret antike mund t´i ndajmė nė tri grupe kryesore: 1) Tė ērregullt 2) Tė rreshtuar dhe 3) Me radhė paralele. Ndarje tė veēanta stilistike mund tė bėhen pėr secilin grup. Nė muraturėn e ērregullt fugaturat e bashkimit tė gurėve nuk formojnė radhė, por njė rrjet linjash tė ndėrlikuara. Stili mė pėrfaqėsues dhe mė i pėrhapur nė kėtė grup ėshtė ai poligonal, drejtkėndėshi i ērregullt ėshtė mė i rrallė, ndėrsa trapezoidali i ērregullt ėshtė vėshtirė tė dallohet nga poligonali.

    Nė muraturėn e rreshtuar ėshtė pėrfshirė «poligonali i rreshtuar», nė tė cilin blloqet tė vendosura nė rreshta i afrohen katėrkėndėshit (35) . Por shembujt e pastėr tė kėtij murėzimi janė tė paktė, ndėrsa nė tė shumtėn e rasteve ai mund tė ngatėrrohet me poligonalin e vėrtetė. Kėshtu qė do tė ishte mė i drejtė termi «poligonal i vonė», ku nė vendosjen e gurėve shihet mė tepėr njė tendencė stilistike, se sa konstruktive. Megjithatė, dallimi midis poligonalit tė hershėm dhe atij tė vonė ėshtė nė mjaft raste i vėshtirė ose i pamundur. Pėr kėtė ėshtė vėshtirė tė datohet njė mur, duke u bazuar nė stilin poligonal, veēse nė raste tė veēana dhe tipike (36) . Tipare mė tė qarta pėr grupin e vet ka trapezoidali i rreshtuar, ku blloqet me forma trapezoidale, me lartėsi tė ndryshme tentojnė tė krijojnė rreshta tė rregullt (37) .

    Nė muret me radhė paralele dallojmė dy stile: izodomik, kur radhėt kanė lartėsi tė barabarta dhe pseudoizodomik, kur radhėt ndryshojnė nė mėnyrė tė dukshme lartėsinė. Murėzimi izodomik dhe pseudoizodomik mund tė jenė me blloqe kėnddrejte ose trapezoidale.

    Dallime tė shumta mund tė bėhen dhe sipas mėnyrės sė punimit tė faqes sė gurit. Faqet e blloqeve, pėr tė krijuar pėrshtypjen e ashpėrsisė, fortėsisė dhe monumentalitetit mund tė liheshin nė gjendjen e dalė nga gurorja ose tė punoheshin ashpėr me ēekiē; shpeshherė nė kėndet e bashkimit tė mureve dhe tė kullave, njė shirit i ngushtė punohej rrafsh, duke theksuar nė kėtė mėnyrė ashpėrsinė dhe drejtpeshimin e mureve.

    Punimi i rrafshtė i gurėve dallohet edhe nga veglat qė pėrdoren pėr punimin e tyre. Kėshtu kemi mure me faqe tė rrafshtė tė pėrpunuar,

    Fig. 56 — Apoloni, Fier. Punim i rrafshėt i pėrpunuar.

    me faqe tė rrafshtė tė gropėzuar (Symizė),

    Fig. 57 — Symizė, Korēė. Punim me gropėzime.

    punim i lugėzuar (Mavrovė), punim me daltė tė dhėmbėzuar,

    Fig. 58 — Lis, Lezhė. Punim i dhėmbėzuar.

    punim me rustika, ku blloqet e punuara ashpėr rrethohen nga njė shirit i rrafshtė i pėrpunuar me gjerėsi 5-7 cm

    Fig. 59 — Zgėrdhesh, Krujė. Punim me rustika.

    etj. Shpesh nė brinjėt perimetrale tė gurėve, nė faqen e jashtme ėshtė gdhendur njė shirit i pjerrėt me gjerėsi 2-3 cm, qė shėrbente pėr tė mos dėmtuar qeshet e gurėve gjatė vendosjes dhe pėr tė krijuar efekte tė dritėhijes.

    Fig. 60 — Punim me shirit tė gdhendur tė pjerrėt.

    Si stile me tė vjetra ndėrtimesh nė fortifikimet antike tė vendit tonė mund tė konsiderohen poligonali i hershėm dhe katėrkėndėshi i ērregullt. Pėr poligonal tė hershėm mund tė flitet mė me siguri tani pėr tani vetėm pėr traktin poligonal nė Akropolin e Butrintit, tė cilin e kemi datuar nga fundi i shek. V deri nė gjysmėn e parė tė shek. IV p.e.r. Ai dallon nga disa trakte muresh poligonale tė vona, nga mungesa e stėrhollimeve stilistike qė bien nė sy veēanėrisht nė disa mure tė vona nė Butrint, nė disa trakte tė mureve tė Lisit, tė Ēukės sė Ajtoit etj. Stil tjetėr i vjetėr ėshtė ai qė tenton drejt katėr-kėndėshit, por blloqet nuk kanė forma tė rregullta dhe nuk puthiten mirė, ndėrsa boshllėqet relativisht tė mėdha tė krijuara midis tyre plotėsohen me gurė mė tė vegjėl, qė kanė nė tė shumtėn e rasteve formėn e trekėndėshit. Nė mbushjen e boshllėqeve me gurė tė vegjėl, tė futur nė formė pyke, mund tė shohim vazhdimin e njė tradite mė tė vjetėr qė zė fill qė nga periudha e hershme e hekurit.

    Si njė pikė mbėshtetje pėr vendosjen e njė kronologjie relative tė kėtyre mureve na shėrbejnė ndėrtimet e periudhės sė dytė tė fortifikimeve tė Lisit, tė cilat qėndrojnė nė kohė midis mureve tė periudhės sė parė tė hekurit dhe tė atyre tė stilit trapezoidal tė rreshtuar e poligonal, qė datohen nė fund tė shek. IV — shek. III p.e.r.

    Fig. 61 — Lis, Lezhė. Katėrkėndėsh i ērregullt me faqe guroreje.

    Nė Dors ky stil qėndron midis dy fazave: asaj me gurė tė papunuar dhe kėnddrejtit izodomik me faqe tė pėrpunuar, ndėrsa nė kalanė e Ripesit dhe atė tė Xibrit,

    Fig. 62 — Xibėr, Mat. Pjesė muri e kalasė ilire.

    Fig. 62a — Planimetria e kalasė sė Xibrit.

    materialet arkeologjike nuk shkojnė mė herėt se shek. IV p.e.r. Pra shumica e tė dhėnave tė ēojnė pėr njė datim tė tij nė shek. IV p.e.r.

    Poligonalin e vonė ne e gjejmė shpeshherė tė kombinuar dhe tė njė kohshėm me trapezoidalin e rreshtuar, si nė Lis dhe nė Ēukėn e Ajtoit ose me drejtkėndėshin, si nė Antigone, Butrint, Amantie etj. Muret me stile tė pėrziera i pėrkasin njė periudhe relativisht tė vonė, jo mė herėt nga fundi i shek. IV p.e.r. dhe sidomos gjatė shek. III p.e.r., kur u pėrdor ēdo lloj stili. Njė frymė e tillė eklektizmi duket qartė nė Ēukėn e Ajtoit dhe nė Hundėcovė, ku vėrehen kombinime tė shumė stileve. Madje nė Ēukėn e Ajtoit, poligonali ėshtė realizuar me gurė tė vegjėl e kompakte, me faqe tė punuara me ēekiē, ku tė bie nė sy menjėherė njė stil i kėrkuar pėr efekte estetike, qė dėshmon, nga ana tjetėr, nivelin e lartė ekonomik tė kėtij qyteti tė fortifikuar.

    Trapezoidali i rreshtuar ėshtė pėrdorur gjerėsisht nė vendin tonė si dhe nė Greqi, por R. L. Skranton, kur merr nė shqyrtim stilet e mureve greke, kėtė stil, ku pėrfshin edhe Lisin, e klasifikon nė grupin e trapezoidalit tė ērregullt, megjithėse pranon ndryshime tė dukshme pėr sa i pėrket mėnyrės sė vendosjes sė gurėve. Pėr kėtė arsye ai i daton fortifikimet e Lisit si dhe shembujt e tjerė nga Greqia nė fillim tė shek. IV p.e.r. Pėr tė kundėrshtuar kėtė mendim, pėrveē njė shembulli nė Greqi, i cili datohet nga rrethanat historike nė fund tė shek. IV p.e.r. fillimi i shek. III, pėr datimin e tė cilit duke u nisur nga stili i ndėrtimit i klasifikuar jo drejtė, Skrantoni heziton. Kemi dhe disa shembuj kuptimplotė nga vendi ynė. Muret e Lisit janė datuar tani nga gėrmimet arkeologjike nė fundin e shek. IV-III, kur datohen muret e tė njėjtit stil nė Butrint nga analiza e elementeve arkitektonike, ndėrsa nė Foinike, niė mur i stilit «trapezoidal i rreshtuar» i pėrket periudhės sė tretė tė ndėrtimit. Megjithatė. pėr kohėn e pėrdorimit tė mureve tė stilit «trapezoidal i rreshtuar» nuk mund tė flitet me aq siguri si pėr atė tė stileve tė kombinuara. ku dallohen kryesisht drejtkėndėshi dhe poligonali. Pėr stilin kėnd-drejtė izodomik, me faqe guroreje ose tė pėrpunuar, qė janė pėrhapur gjerėsisht nė vendin tonė, s´mund tė themi tjetėr gjė, veēse tė bashkohemi me mendimin e S. Islamit se ėshtė njė produkt i epokės helenistike (38) . Kėnddrejtin me rustika e ndeshim jo rrallė nė fortifikimet tona. Ky stil nuk ėshtė pėrdorur shpesh nė muret e kėshtjellave tė Greqisė, por ėshtė i pėrhauur gjerėsisht nė Itali. Nė Zgerdhesh ai i takon periudhės sė tretė tė ndėrtimit, pas stilit kėnddrejtė pseudoizodomik me faqe tė pėrpunuar, dhe datohet nė fundin e shek. III p.e.r. Nė Persqop ai ėshtė i njėkohshėm me stilin kėnddrejtė izodomik me faqe tė pėrpunuara. Nė kalanė e Sopotit nė afėrsi tė Himarės, blloqe tė punuara me rustika, takohen sė bashku me stilin kėnddrejtė pseudoizodomik me faqe tė pėrpunuar. Tė dyja traktet ka mundėsi tė jenė tė njėkohshme, sepse nė mėnyrėn e vendosjes sė gurėve dhe nė dimensionet e tyre ka shumė pika tė pėrbashkėta. Blloqet me rustika nė kalanė e Irmajt, i gjejmė nė murin juglindor, nė faqen e jashtme tė tij, qė ėshtė i rindėrtuar. Stili i kėtij muri ėshtė kėnddrejtė pseuodoizodomik, qė datohet nė Greqi nė periudhėn helenistike.

    Nga shembujt e mėsipėrm mund tė pėrfundojmė se stili me rustika nuk duhet tė jetė futur nė fortifikimet ilire para fundit tė shek. III dhe se ka vazhduar edhe gjatė periudhės sė hershme tė pushtimit romak, ndėrsa asnjė nga shembujt qė njohim nuk datohet nė shek. IV p.e.r. Njė diēka qė tė bie nė sy ėshtė se blloqet me rustika i gjejmė tė kombinuara me kėndrejtin izodomik me faqe tė pėrpunuar, tė njėkohshėm ose tė mėvonshėm se ai dhe nė asnjė rast me kėnddrejtin izodomik me faqe guroreje apo tė punuar me ēekiē. Nga kjo mund tė mendojmė se kėta tė fundit i pėrkasin njė periudhe mė tė hershme se kėnddrejti me faqe tė pėrpunuar.

    Stilet pseudoizodomike, nė kuptimin e plotė tė fjalės, ku ndryshimi i trashėsisė sė rreshtave bie menjėherė nė sy dhe pėr mė tepėr, kur njė rresht i ngushtė alternon me njė rresht tė gjerė, nuk janė aq tė pėrhapur nė Shqipėri. Tendencė pseudoizodomike kanė muret e kalasė sė Irmajt dhe Zgėrdheshit. Nė kėtė grup mund tė futim edhe disa tipa tė tjerė muresh, si nė kalanė e Paleomanastrės

    Fig. 63 — Paleomanastėr, Gjirokastėr. Mur me tendencė pseudoizodomiku.

    ku kemi njė kombinim tė disa rreshtave blloqesh tė ngushta me blloqe tė gjera. Brezat me blloqe tė ngushta nganjėherė nuk pėrshkojnė gjithė gjatėsinė e murit.

    Njė tip tjetėr murėzimi ėshtė ai me blloqe tė ngushta. Megjithėse stili ėshtė izodomik, nuk mund tė mos shihet edhe kėtu ndikimi i pseudozodomikut. Kėtė stil mund ta shohim nė kullėn e Vagalatit nė Malathre, nė fazėn e tretė tė ndėrtimit nė kalanė e Matohasanajt, nė rindėrtimet e vona tė Butrintit etj.

    Njė mendim tė saktė pėr datimin e kėtij stili nuk mund tė japim, por ai mund tė hyjė fare mirė nė grupin e pseudoizodomikėve dhe nuk duhet tė shkojė mė herėt se mesi i shek. III p.e.r.

    Duke u bazuar edhe nė krahasimin me fortifikimet greke, mund tė arrijmė paraprakisht nė kėto pėrfundime:

    1)Stili mė i vjetėr, pėrveē atij me gurė tė papunuar, ėshtė kėnddrejti i ērregullt me faqe guroreje. Ai mund tė datohet nė vendin tonė qė nga fillimi i shek. IV, por vetėm atėherė, kur ky stil vėrtetohet se gjendet nė njė periudhė mė tė hershme nė raport me stilet pasardhėse dhe nuk i pėrket njė faze tė varfėr rindėrtimi.
    2)Poligonalin mund ta dallojmė nė dy forma, tė kombinuar me stile tė tjera dhe si fazė tė parė, apo tė vetme ndėrtimi. I pari ėshtė njė produkt i fundit tė shek. IV-III p.e.r, ndėrsa i dyti mund tė jetė mė i hershėm.
    3)Stilet mė tė pėrhapura nė fortifikimet e vendit tonė janė kėnddrejti izodomik me faqe guroreje ose tė punuar me ēekiē dhe me faqe tė rrafshėt (tė pėrpunuar). Kėto stile i takojmė nė pėrgjithėsi gjatė shek. III p.e.r. dhe nė mjaft raste mund tė datohen nė njė kohė me poligonalin e vonė. Mund tė ketė arsye qė kėnddrejti izodomik me faqe guroreje ose tė punuar me ēekiē tė datohet nė njė periudhė mė tė hershme se ai me faqe tė rrafshėt.
    4)Punimi me rustika me shirit tė gdhendur ka shumė mundėsi tė jetė mė i vonė se kėnddrejti izodomik me faqe tė gufmuar dhe nė shumicėn e rasteve dhe nga ai me faqe tė sheshtė dhe nuk duhet tė shkojė mė herėt se mesi i shek. III p.e.r.
    5)Disa stile tė periudhės helenistike pėrputhen kronologjikisht me stilet e mureve greke.
    6)Stilet pseudoizodomike dhe me blloqe tė ngushta nuk shkojnė mė herėt se mesi i shek. III p.e.r.; ato ka mė tepėr mundėsi t´i pėrkasin fundit tė shek. III dhe njė kohe mė tė vonė.
    7)Disa imitime tė periudhave tė vona mund tė sjellin konfuzion nė kronologjinė e mureve.
    (35)R. L. Scranton. Greek Walls. Cambrigde, 1941, fq. 52.
    (36)Kjo ka qenė njė nga arsyet kryesore qė disa autorė janė pėrpjekur te hedhin poshtė krejt klasifikimin stilistik tė Skrantonit, me gjithė anėt pozitive tė tij (shih L. Beschi, Vep. cit, 129).
    (37)Pėr trapezoidalin e rreshtuar shih artikulim tonė, Stilet e mureve tė Lisit dhe problemi i datimit tė tyre. Studime historike 1973, fq. 4, fq. 105-113.

    R. L. Scranton kėtė stil e fut nė trapezoidalin e ērregullt me gjithė hezitimin qė ka pėr ndonjė shembull si Lisi dhe Teba Ethiotike (Greqi). Vep. cit., 72.

    Mė vonė, N. Ceka trapezoidalin e rreshtuar e emėrton «Trapezoidal me rreshta tė thyera». (Qendrat e fortifikuara tė Amantėve, Monumentet 10, 1975, fq. 21-52).
    (38)S. Islami, Xibri, fq. 315-319.

    Mė lartė
    webmaster@letersi.com