|
PESė MIJė VJET FORTIFIKIME Nė SHQIPėRI GJERAK KARAISKAJ FORTIFIKIME NGA VITET 500 DERI 168 P.E.R. Kullat dhe hyrjet Nė fortifikimet antike tė periudhės nė shqyrtim, pėr herė tė parė shfaqen kullat si njė element i rėndėsishėm pėr tė kontrolluar dhe mbrojtur pjesėt e mureve qė shtriheshin midis tyre ose pėr tė mbrojtur hyrjet, ndėrsa nė fazėn tranzitore midis prehistorisė dhe antikitetit, siē e kemi vėnė nė dukje nė kapitullin e parė, kėtė funksion e kryenin kthesat kėnddrejta tė mureve. Megjithatė kėto tė fundit, jo vetėm qė vazhduan tė pėrdoren nė antikitet, por morėn njė pėrhapje tė gjerė, sidomos gjatė fundit tė shekullit IV dhe shekullit III p.e.r. Kėshtu, nė kėtė periudhė, krahas fortifikimeve tė pajisura vetėm me kulla (Zgėrdheshi), kemi fortifikime ku tė dyja elementet (kthesat dhe kullat) bashkekzistojnė nė tė njėjtin fortifikim (Lisi) dhe sė fundi fortifikime tė pajisura vetėm me kthesa, pa pėrdorimin e kullave (Ēuka e Ajtoit). Shpeshherė, pėrdorimi i kombinuar i kullave dhe i kthesave nė formė dhėmbėsharre ndikohej nga kushtet e terrenit. Si njė zhvillim i mėtejshėm i kthesave u shfaqėn bastionet. Kėto shėrbenin pėr mbrojtjen nė njėrin krah tė hyrjeve (Persqop, Butrint). Parimi i kontrollit tė anės sė djathtė, tė pambrojtur me mburojė tė sulmuesve nuk ėshtė ndjekur kudo. Shumica e kullave kanė qenė drejtkėndėshe, sepse ato ishin mė tė lehta pėr t´u ndėrtuar. Zakonisht, kėto projektoheshin 3-5 m nga muret dhe kishin njė gjerėsi prej 5-7 m. Kishte dhe kulla gjysmė cilindrike, qė i rezistonin mė tepėr goditjeve tė deshėve dhe makinave gurhedhėse. Kėto tė fundit i ndeshim shpesh nė faza tė mėvonshme ndėrtimi nė fortifikimet tona. Mė tė rralla janė kullat trapezoidale dhe ato nė formė U-je, ndėrsa kullat cilindrike i takojmė vetėm nė njė rast (kalaja e Lubonjės, Korēė) nė njė fortifikim me gurė tė papunuar, datimi i tė cilit nė kėtė periudhė edhe pėr kėtė arsye ėshtė i dyshimtė. Kullat kanė qenė zakonisht 2-katėshe, kati i parė mund tė ishte i mbushur me dhe ose i zbrazėt; nė rastin e fundit, tė dy katėt ishin pajisura me frengji shigjetė. Frėngjitė kishin njė largėsi rreth l m po aq tė gjera nė anėn e brendshme dhe 0,10 m nga jashtė. Kullat mbuloheshin me ēati me konstruksion druri tė veshur me tjegulla. Format e ēative nuk mund tė pėrcaktohen, pasi asnjė nga kullat nuk ėshtė ruajtur nė lartėsinė e plotė. Ato mund tė kenė qenė me katėr kullime, me dy kullime me fronton ose janė pėrdorur tė dyja format. Muret e kullave ishin zakonisht mė tė holla nga kurtinat. Trashėsia e tyre formohej nga dy blloqe gurėsh tė punuar, tė vendosur pėr sė gjati, tė cilėt alternoheshin me njė bllok tė vendosur pėr sė gjeri. pėr tė krijuar njė lidhje mė tė mirė tė muraturės. Nė kėtė rast, gjerėsia e murit arrinte rreth 1,20 m, por pėr-dorej dhe mėnyra e ndėrtimit, si e mureve rrethuese. Nė kėtė rast, muri formohej nga dy radhė blloqesh tė vendosura anash, kurse mbushja me dhe dhe gurė tė papunuar, nė brendėsi; nė rastin e dytė, zakonisht blloqet nuk punoheshin nė pjesėn e brendshme, gjerėsia e mureve arrinte 1,40 m e mė tepėr. Kati II i kullave ngrihej mbi nivelin e shtegut tė rojeve. Njė nga pikat mė delikate tė fortifikimit dhe qė i kushtohej vėmendje e veēantė, ishin hyrjet.
Fig. 54 Tipa hyrjesh nė fortifikimet antike. Njė kala, sipas madhėsisė, rėndėsisė dhe terrenit mund tė kishte nga njė deri nė disa hyrje, p.sh. nė Lis, vetėm qyteti i sipėrm kishte 10 hyrje. Hyrjet nuk ishin tė njė rėndėsie. Kishte hyrje tė vogla pėr kėmbėsorė nga 0,80 m-1,80 m dhe hyrje tė gjera, ku mund tė kalonin edhe qerret zakonisht nga 2,50-3,60 m. Pėr sa i pėrket zgjidhjes planimetrike, hyrjet paraqesin variante tė shumta. Hyrjet mė tė thjeshta janė ato qė formohen nga ndėrprerja e murit rrethues, tė tilla janė zakonisht hyrjet e dorės sė dytė pėr kėmbėsorė qė shėrbenin si dalje sekrete apo pėr tė organizuar kundėrsulme tė pjesshme gjatė rrethimeve. Pėr tė qenė mė tė mbrojtura nga goditjet direkte, nganjėherė korridori qė pėrshkonin ato brenda trashėsisė sė murit kishte formė tė pėrthyer nė trajtėn e germės Z, si nė kalanė e Pepelit dhe tė Ēukės sė Ajtoit. Hyrja mund tė mbrohej nga njė kullė apo bastion anėsor, apo nga njė kthesė kėnddrejtė e murit (Zgėrdhesh, Butrint, Porta e Vogėl nė Lis, Borsh). Njė tip i pėrhapur i hyrjeve janė hyrjet anėsore ose tangjentore, qė formohen nga zhvendosja e dy skajeve tė mureve anėsore tė fortifikimit, tė cilėt, duke hyrė nė thellėsi tė njėri-tjetrit krijojnė njė korridor tė ngushtė e tė gjatė midis tyre (Ēuka e Ajtoit, Butrint, Lis). Hyrjet me korridor tė gjatė janė tė njė tipi tė lashtė dhe vazhdojnė gjatė gjithė kohės antike. Korridori mund tė formohet edhe nga pėrthyerja me kėnd tė drejtė nė anėn e brendshme tė mureve tė rrethimit anash hyrjes (Berat). Njė variant mė i zhvilluar i kėtij tipi ėshtė kur nė njėrėn anė tė hyrjes muri del jashtė mė pėrpara nė formėn e njė kullė, si nė kalanė e Cerjes. Kemi gjithashtu hyrje tė mbrojtura nga dy bastione tė brendshme, ku porta vendoset nė mesin e korridorit tė mbrojtur prej tyre (Porta e Madhe, Lis) dhe sė fundi hyrje tė mbrojtura nga dy kulla anėsore, qė projektohen jashtė mureve (Porta me kulla, Butrint). Njė aspekt tjetėr na paraqesin mėnyrat e mbulimit tė kėtyre hyrjeve dhe korridoreve tė tyre. Njė pjesė e madhe e portave kanė qenė tė mbuluara me arkitra guri, ndėrsa korridoret kanė qenė tė pambuluara. Takohen dhe korridore tė mbuluara si nė «Portėn e liqenit» (Skea) dhe atė tė Luanit nė Butrint. Pėrveē mbulimit me arkitra guri takohen edhe disa mėnyra tė tjera tė mbulimit tė portave si me hark me majė, apo qemer tė rremė, ku principi ėshtė ai i vendosjes sė gurėve tė mbulesės konsol njėri mbi tjetrin. deri nė mbylljen e plotė tė harkut
Fig. 55 Apoloni, Fier. Hyrje e fortifikimit. (Apoloni, Irmaj dhe Oshanici nė Ilirinė e Veriut). Kur hyrjet ishin tė ngushta, mjaftonin dy gurė tė vendosur nė pjesėn e sipėrme pėr tė mbyllur harkun, tė cilėt pėr lehtėsimin e peshės janė gdhendur nė pjesėn e poshtme nė mėnyrė tė pjerrėt, duke formuar kėshtu njė hark me majė. Porta me mbulesė tė tillė janė konstatuar nė Ēukėn e Ajtoit, nė Malathre dhe nė kullėn e fshatit Ēukė, nė veri tė Butrintit. Ky tip mbulesė ka njė origjinė tė lashtė, qė nga koha e bronzit, por pėrdorimi i tyre nuk duhet tė bėhet shkak, siē ka ndodhur nė ndonjė rast pėr datimin e fortifikimeve nė njė kohė tė hershme. Mjafton tė pėrmendim se nė vendbanimin e Irmajt jeta fillon vetėm nga gjysma e dytė e shek. IV p.e.r., ndėrsa nė muret e fortifikimit janė pėrdorur blloqe me rustika, teknikė e cila shfaqet vonė, ndėrsa nė kullėn e Ēukės, materialet arkeologjike mė tė hershme tė zbuluara si dhe monedhat, i pėrkasin shek. III-II p.e.r. Nė Butrint gjen pėrdorim mbulesa me arkitrarė tė mbėshtetur mbi ancakė, ndėrsa hyrjet e mbuluara me hark cilindrik i takojmė nė Amantia dhe Butrint. Harku rrethor, me sa duket, ėshtė futur vonė nė arkitekturėn ushtarake. Nė Butrint, njė hyrje e tillė i pėrket fazės sė fundit tė ndėrtimeve mbrojtėse (rreth fundit tė shek. III p.e.r.), ndėrsa nė Amantia disa hyrje tė kėtij tipi i pėrkasin periudhės sė dytė tė ndėrtimeve, qė ėshtė e fundit pėr kėtė qendėr. ėshtė pėr t´u shėnuar qė nė tė dy rastet, muratura ėshtė e stilit kėnddrejtė izodomik me faqe tė pėrpunuara rrafsh, me gurė lidhės tėrthorė, qė pasqyrohen nė fasadė ose dalin nė trajtėn e kontrafortave, teknikė qė, siē do tė shohim nė paragrafin e mėposhtėm, radhitet nga fundi nė kronologjinė relative tė teknikave dhe stileve tė mureve antike. |