• Hyrja
  • ABBOTT, J. S. C. - Eastern Question, The
  • ANDERSON, Thomas M. - Irrepressible Conflict in the East, The
  • BAJRAMI, Isuf B - Cikėl poetik nga Isuf B. Bajrami
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė dashurie
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė popullore te rilindjes kombetare
  • BLIND, Karl - Crisis in the East, The
  • BLISS, Edwin Munsell - Eastern Question and Questions, The
  • BUNCE, O. B. - Turks, The Greeks and The Slavons, The
  • CARCANI, Selaudin - Sami Frasheri
  • DOJAKA, Abaz - Karakteri i lidhjeve martesore para ēlirimit
  • DUKA-GJINI, Pal - Prelė Tuli i Salcės
  • DWIGHT, Henry O. - Typical Turks
  • FISHTA, Gjergj - Anzat e parnasit
  • FRASHėRI, Sami - “Fjalėt e urta”
  • GRAMENO, Mihal - Vepra
  • HASANI, Hasan - Ajkuna e Rugoves
  • HOXHA, Enver - 'Vetadministrimi' Jugosllav, teori dhe praktikė kapitaliste
  • HOXHA, Rexhep - Tokė trėndafilash
  • KARAISKAJ, Gjerak - Pesė mijė vjet fortifikime nė Shqipėri
  • KEEP, Robert P. - Boundary of Greece, The
  • LONGFELLOW, Henry W. - Scanderbeg
  • MAYHEW, Athol - Selected Articles
  • MJEDA, Ndre - Vjershash pėr fėmijė
  • PANJOHUR - Life of Ali Pacha
  • PORADECI, Lagush - Vdekja e Nositit
  • QOSJA, Rexhep - Panteoni i rralluar
  • SHKURTI, Spiro - Kontribut per hartėn kostumologjike tė rrethit te Sarandės
  • PESė MIJė VJET FORTIFIKIME Nė SHQIPėRI

    GJERAK KARAISKAJ

    FORTIFIKIME NGA VITET 500 DERI 168 P.E.R.

    Periudha e lindjes dhe e zhvillimit tė qyteteve ilire.

    Periudha qė pėrfshin shek. V deri nė shek. II p.e.r. ėshtė quajtur «Periudha qytetare ilire». Ajo lidhet me lindjen dhe zhvillimin e qyteteve ilire dhe epirote, proces qė u arrit nė sajė tė zhvillimit tė brendshėm ekonomik tė vendbanimeve tė fortifikuara tė periudhės sė parė tė hekurit.

    Lindja dhe zhvillimi i qytetit antik nė territorin e Shqipėrisė ėshtė i lidhur padyshim me lulėzimin e rendit skllavopronar. Vetėm shfrytėzimi i punės sė skllavit bėri tė mundur tė realizoheshin ndėrtime gjigante pėr nivelin e atėhershėm tė forcave prodhuese, siē janė muret rrethuese tė qyteteve dhe nė pėrgjithsi fortifikimet e asaj periudhe.

    Zhvillimi i mėtejshėm i mjeteve dhe metodave tė sulmit, siē ishte pėr shembull pėrdorimi i «deshėve» pėr shkatėrrimin e portave dhe tė mureve nga njėra anė, dhe nga ana tjetėr kėrkesat estetike tė shoqėrisė skllavopronare, bėnė qė tė ndryshojė teknika e ndėrtimit tė mureve pėr t´i bėrė ato mė tė qėndrueshme dhe njėkohėsisht mė tė bukura. Udhėtarit, qė i afrohej qytetit, i binin nė sy mė parė se tempujt dhe ndėrtimet e tjera shoqėrore, muret rrethuese dhe portat e qytetit. Me madhėshtinė e tyre, pėrveē lakmisė, ato i ngjallnin kundėrshtarit frikė.

    Disa elemente tė reja arkitektonike, qė lindėn pėr herė tė parė nė kėtė periudhė, si kullat, bedenat, portat rreshqitėse etj. janė tė lidhura me pėrfeksionimin e mėnyrave tė mbrojtjes.

    Ashtu si dhe nė fortifikimet prehistorike, zgjedhja e terrenit kishte njė rėndėsi tė dorės sė parė. Fortifikimi duhet tė ishte i siguruar nė sa mė shumė anė nga mbrojtja natyrore, duhet tė ishte pranė njė rruge kryesore apo tė dorės sė dytė dhe sė fundi tė ishte pranė bazės sė tij ekonomike.

    Madje shumė fortifikime tė periudhės qytetare janė vazhdim i atyre tė periudhės sė parė tė hekurit (shek. XII-V p.e.r.). Mjaft tė pėrmendim rastet, kur muret e ndėrtuara me gurė tė latuar mbėshteten mbi mure prehistorike apo janė vazhdim i tyre, si nė Butrint, Symizė, Zgėrdhesh, Dorės, Lis, etj.

    Por shumė fortifikime tė periudhės qytetare janė ngulime tė reja ose qė kanė nė bazė tė tyre njė vendbanim tė pafortifikuar tė periudhės sė parė tė hekurit.

    Fortifikimet e kėsaj periudhe mund tė ndahen nė mure rrethuese qytetesh, kėshtjella, kulla tė veēuara dhe mure penguese. Qytetet e para mund tė kenė pėrdorur pėr mbrojtje mure tė ndėrtuara me gurė tė papunuar si ato tė periudhės sė parė tė hekurit, por me kohė, me zhvillimin e ekonomisė skllavopronare dhe rritjen e nivelit tė forcave prodhuese tė vetė qyteteve, teknika e ndėrtimit tė mureve mbrojtėse u pėrmirėsua. Gurėt, qė formonin faqet e kėtyre mureve, gdhendeshin me kujdes, duke u dhėnė forma poligonale, trapezoidale ose drejtkėndėshe, me qėllim qė tė puthiteshin mirė me njėri-tjetrin pėr t´i rezistuar goditjes sė makinave gurhedhėse dhe deshėve.

    Nė kėtė kohė lindėn kullat, qė shėrbenin pėr tė kontrolluar dhe mbrojtur muret midis tyre (kurtinat) nėpėrmjet goditjeve nga anėt, ndėrsa sistemi mbrojtės i hyrjeve u perfeksionua sė tepėrmi. Qytetet e fortifikuara zinin nganjėherė sipėrfaqe tė konsiderueshme, qė kapnin 20-40 ha, ndėrsa gjatėsia e mureve mbrojtėse arrinte nga 2 deri 4 km. Niveli teknik dhe estetik i kėtyre ndėrtimeve dėshmon pėr ekzistencėn e arkitektėve dhe teknikėve tė aftė pėr zgjidhjen e detyrave tė ndėrlikuara qė u nxirrnin pėrpara ndėrtimet mbrojtėse.

    Kjo veprimtari u favorizua nga mundėsitė organizative e materiale tė njė shoqėrie skllavopronare nė zhvillim, nga rrethanat politike dhe nga fuqizimi gjatė kėsaj kohe i shtetit ilir. Duke bėrė njė klasifikim tė qyteteve tė fortifikuara ilire, sipas shtrirjes planimetrike tė linjave mbrojtėse tė tyre, janė dalluar tre tipa qytetesh (1) .

    Tipin e parė e pėrbėjnė ato qytete qė kanė njė akropol nė majė tė njė kodre, ndėrsa qyteti shtrihet nė shpatet e saj. Nė raste tė tjera, si nė Lis e Zgėrdhesh, qyteti shtrihej nė njėrin shpat tė kodrės dhe pėrbėhej nga akropoli nė majė dhe qyteti i poshtėm, qė ishte i rrethuar gjithashtu me mure mbrojtėse. Njė tip tjetėr pėrbėnin qytetet, si Dimali, Margėlliēi, Irmaj etj., qė u ngritėn mbi kodra, tė cilat kishin njė syprinė kryesisht tė rrafshtė dhe rrethoheshin me njė mur tė vetėm pa pasur akropol.

    Njė rrugė tė veēantė zhvillimi ndoqi Klosi (Nikae) qytetarėt e tė cilit pasi u zgjerua mjaft qyteti, u shpėrngulėn nė njė kodėr pėrbri, vetėm 15´ larg sė parės, nė Bylis ku krijuan njė lagje apo mė mirė njė qytet tė ri tė fortifikuar, duke krijuar kėshtu njė «dyqytet». Kėtij shembulli duhet t´i shtojmė Beratin (Antipatrea) me Goricėn (2) . Si duket, me zgjerimin e qytetit antik tė Beratit u banua dhe u fortifikua kodra e Gorieės, qė ndodhet nė anėn tjetėr tė lumit.

    Kėto ngulime tė reja tė fortifikuara, si Bylisi dhe Gorica, janė krijuar nė njė periudhė kur ishte e rezikshme tė qėndrojė i pambrojtur jashtė mureve tė kalasė. Nga ana tjetėr, nė pikėpamje ushtarake, njė vendosje e tillė e fortifikimeve e vėshtirėsonte rrethimin nga kundėrshtari dhe tė dy fortifikimet mund tė ndihmonin nė njė rast tė tillė njėri-tjetrin me kundėrsulme. Rastin mė kuptimplotė e kemi nė simbiozėn Lis-Akrolis. Akrolisi, i ndėrtuar mbi njė kodėr tė lartė e me shpate tė pjerrėta, praktikisht e papushtueshme, ėshtė zanafilla e qytetit antik tė Lisit. Aty ekzistonte qė mė parė njė vendbanim i fortifikuar prehistorik, zhvillimi i tė cilit ēoi nė lindjen e qytetit tė Lisit. Megjithėse Akrolisi e kishte kryer detyrėn e tij tė zanafillės, ai u rifortifikua nė kohėn antike pėr tė shėrbyer si njė akropol i veēuar dhe mė tepėr si njė post ushtarak. Aq i rėndėsishėm ishte ky akropol pėr qytetin e Lisit saqė Filipi V i Maqedonisė, kur u ndodh me ushtrinė e tij nė rrėzė tė malit tė Shelbuemit dhe ngriti sytė pėrpjetė pėr tė parė kėshtjellėn, humbi ēdo shpresė pėr ta pushtuar atė (Polyb. VIII, 13,3).

    Pėrveē qyteteve tė fortifikuara kishte dhe shumė kėshtjella qė rrethonin sipėrfaqe mė tė vogla, kryesisht me karakter ushtarak. Qytetet nė tė shumtat e rasteve ndėrtoheshin mbi kodra, qė zinin njė pozitė qendrore nė krahinėn qė zotėronin. Ato dominonin njė fushė pjellore, njė zonė blegtorale, apo tė pasur me miniera, si Damastioni. Ndėrsa kėshtjellat zinin shpesh pika kyēe nė rrugėt qė tė ēonin pėr nė qendrat kryesore, ose rrethonin kėto tė fundit. Njė nga kėto rrugė ishte ajo qė kalonte nėpėr luginėn e Shkumbinit, e quajtur mė vonė Egnatia si dhe degėzimet e saj, rrugėt qė pėrshkonin luginėn e Devollit, Osumit etj. Njė funksion tė ngjashėm kryenin edhe kullat e veēuara, tė cilat deri sot janė hetuar nė territorin e Koinonit (lidhje fisnore) tė prasaibėve, rreth Butrintit.

    Njė tip tjetėr fortifikimesh ishin muret penguese, qė mbyilnin nga ana e tokės pjesėn mė tė ngushtė tė njė gadishulli, ku ndodhej qyteti apo territori i njė fisi. I tillė ėshtė muri i Demės nė gadishullin e Ksamilit nė Butrint. Fortesa tė tilla tė vogla, kulla apo mure penguese ishin shpeshherė nė funksion tė uniteteve tė lashta etnografike apo fiseve, qė shtriheshin nė territore gjeografike me kufij pak a shumė tė qartė natyrore, si Koinoni i amanteve (3) , prasaibėve (4) etj.

    Shkodra, njė nga qytetet e fortifikuara tė kėsaj periudhe,

    Fig. 10 — Pamje e kalasė sė Shkodrės.

    ka qenė kryeqytet i shtetit tė ardianėve nė kohėn e sundimit tė Gentit. Livi thotė se Shkodra ishte vendi mė i fortė i labeatėve, i vėshtirė pėr t´u afruar dhe se mbrojtėsit e qytetit do t´i kishin prapsur romakėt dhe do tė kishin bėrė qė ata tė dėshtonin, po tė kishin mbyllur portat dhe po tė kishin qėndruar pėr tė ruajtur muret dhe kullat (5) . Por nga kalaja e dikurshme ilire ruhen vetėm pak gjurmė nė bazat e mureve mesjetare pranė hyrjes.

    Fig. 11 — Trakt i murit ilir.

    Nė afėrsi tė Shkodrės ndodhej qyteti i fortifikuar i Lisit. Muret rrethuese tė Lisit (6)

    Fig. 12 — Lis. Muret rrethuese tė Lisit. Planimetria.

    pėrfshinin njė sipėrfaqe prej rreth 20 ha, duke zėnė majėn dhe shpatin perėndimor tė njė kodre pranė bregut tė majtė tė lumit Drin. Muret anėsore, qė zbrisnin nga shpati, vazhdonin edhe nė terrenin e sheshtė rrėzė kodrės, duke pėrfunduar nė breg tė lumit me nga njė kullė. Njė mur tėrthor qė kalonte paralel me lumin, mbronte pjesėn fushore. Pjesa tjetėr e fortifikimit ndahej gjithashtu nga njė mur tėrthor, duke e ndarė qytetin nė dy pjesė, tė sipėrmin dhe tė poshtmin.

    Muret kanė njė trashėsi 3,20-3,50 m dhe janė ndėrtuar me blloqe gurėsh tė punuara nė forma trapezoidale dhe poligonale qė kanė njė gjatėsi 0,60-1,60 m dhe lartėsi 0,30-0,60 m.

    Faqja e jashtme e gurėve ėshtė lėnė e gufmuar, e punuar ashpėr me ēekiē ose ashtu siē ka dalė nga gurorja. Stilet e ndryshme tė ndėrtimit, trapezoidali i rreshtuar dhe poligonali ndėrthuren midis tyre dhe janė tė njėkohshėm.

    Fig. 13 — Lis. Mur trapezoidalo-poligonal.

    Fortifikimi i Lisit ka pasur shumė porta, qė hapeshin nga tė gjitha anėt e murit perimetral. Vetėm nė qytetin e sipėrm janė zbuluar 10 hyrje, ndėrsa nė qytetin e poshtėm pėr shkak tė ruajtjes sė dobėt tė linjes sė murit rrethues akoma nuk ėshtė zbuluar ndonjė prej tyre. Shumica e hyrjeve kishin njė gjerėsi prej rreth 3-4 m, duke shėrbyer nė kėtė mėnyrė pėr qarkullimin e karrove, gjurmėt e rrotave tė tė cilave ruhen akoma mbi pragjet prej guri. Hyrjet mbroheshin pėrgjithėsisht nga kulla anėsore. Porta instalohej nė thellėsi tė njė korridori, qė formohej nga kulla dhe muri rrethues ose nga zhvendosja paralele e dy skajeve tė murit. Ajo ishte dykanatėshe, e siguruar nga brenda me njė tra, qė lėvizte horizontalisht (katarah).

    Muret rrethuese janė pajisur edhe me kulla, tė cilat kanė mė tepėr karakterin e bastioneve, duke qenė tė mbushura pėrbrenda me gurė tė mėdhenj deri nė lartėsinė e shtegut tė rojeve. Kullat kanė forma drejtkėndėshe, me pėrjashtim tė njėrės qė ka formė tė rrumbullakėt. Ato kanė njė gjerėsi ballore 6,00-10,50m dhe projektohen nga muret 5,50x8,00 m, tė vendosura zakonisht 40-50 m larg njėra tjetrės.

    Pėrveē kullave, pėr tė kon-trolluar kurtinat janė pėrdorur edhe kthesa muresh sidomos nė terrene me pjerrėsi tė theksuar.

    Nga gėrmimet akeologjike, muret rrethuese tė Lisit, kur ai kishte marrė fizionominė e vėrtetė tė njė qyteti antik, janė datuar nė fund tė shek. IV — fillimi i shek. III p.e.r., duke hedhur poshtė mendimin tradicional se Lisi ka qenė njė koloni sirakuziane e themeluar nė fillim tė shek. IV nga Dionisi plak i Sirakuzės (7) .

    Pesė milje nė jug tė Lisit ndodhej njė qytet i vogėl, i fortifikuar apo kėshtjellė, Basania, i cili, nė periudhėn e luftės III iliro-romake, ishte nė aleancė rne romakėt dhe pėr kėtė arsye u rrethua nga ushtria e Gentit (LIVI, XLIV, 30, 90).

    Me gjithė pėrpjekjet pėr lokalizimin e kėtij qyteti tė fortifikuar nuk janė arritur rezultate pozitive (8) . E vetmja qendėr e fortifikuar e kėsaj periudhe nė afėrsi tė Lisit ndodhet nė Laē, por distanca ėshtė mė e madhe nga ajo e dhėnė nga Livi.

    Nė Shqipėrinė e Mesme bregdetare qyteti mė i madh i fortifikuar ishte Durrėsi, por nga muret e periudhės antike sot nuk ruhet asnjė gjurmė. Nė pastokėn e Durrėsit shtriheshin qytete mė tė vogla dhe kėshtjella, ndėrsa njė varg kėshtjellash ishin ndėrtuar gjatė rrugės nėpėr luginėn e Shkumbinit, qė ishte arteri kryesor, qė lidhte kėtė qendėr tė rėndėsishme tregtare me Maqedoninė dhe krahinat e tjera tė brendshme. Sipas fjalėve tė Strabonit, gjeograf grek i shek. I p.e.r., Durrėsi ishte «vendi mė i pėrshtatshėm pėr tregtinė midis popujve tė Ilirisė dhe Maqedonisė» (VI, 8).

    Kėshtjella mė e afėrt me Durrėsin qė duhet tė ketė qenė dhe nė funksion tė mbrojtjes sė kėtij qyteti nga ana jugore, ėshtė fortifikimi nė fshatin Zig-Xhafaj.

    Fig. 14 — Kavajė, Durrės. Kalaja e Zig-Xhafajt.

    4-5 km nė verilindje tė Kavajės (9) . Kalaja ka pasur formėn e njė trapezi tė ērregullt me gjatėsi mesatare 400 m dhe gjerėsi 100 m.

    Nga muri rrethues, i ndėrtuar me gurė tė punuar nė forma drejtkėndėshe, me pėrmasa qė arrijnė deri nė 1,40 m gjatėsi dhe 0,40 m lartėsi, ruhen vetėm pak gjurmė nė anėn lindore. Objektet arkeologjike tė zbuluara nė kėtė vendbanim datohen nė shek. III p. e. r.

    Nė shpinė tė Durrėsit ndodheshin gjithashtu kalaja e Dorėsit, e Persqopit dhe e Zgėrdheshit (Albanopolis?).

    Nga kalaja e Persqopit, e ndėrtuar mbi malin e Vilės, qė dominon rrugėn qė shkon nga fusha e Tiranės pėr nė Qafėn e Kėrrabės ruhen vetėm trakte tė shkėputura tė murit rrethues, prej tė cilėve paraqet interes tė veēantė njė bastion nė anėn jugore tė shpatit tė kodrės (10) . Bastioni

    Fig. 15a — Tiranė. Kalaja e Persqopit.

    Fig. 15b — Tiranė. Kalaja e Persqopit. Pamje e bastionit.

    projektohet 12 m nga muri rrethues dhe ka njė gjerėsi ballore prej 58 m, lartėsia e tij ruhet deri nė 7 m dhe pėrbėhet nga 10 rreshta gurėsh me lartėsi 0,80-1,00 m, ndėrsa gjatėsia e tyre mė e madhe arrin deri nė 2,35 m. Muret e kėtij fortifikime janė ndėrtuar nė njė mėnyrė tė veēantė. Ato formohen nga njė mur i jashtėm 2 m i gjerė dhe nga njė i brendshėm me gjerėsi l m, tė cilėt lidhen midis tyre me mure tėrthorė. Muret tėrthorė dalin nė anėn e jashtme nė formė pllastrash, qė projektohen 0,45-0,50 m nė ēdo 5-6 m largėsi. Boshllėqet qė krijohen midis kėtij sistemi muresh tė kryqėzuar janė mbushur me gurė tė hedhur tė ngjeshur me dhe. Nė kėtė mėnyrė, gjerėsia e murit tė qytetit arrin rreth 6 m.

    Rrėnojat e qytetit ilir tė Zgėrdheshit (Albanopolis (11) ) shtrihen nė shpatin e njė kodre, qė gjendet disa kilometra nė jugperėndim tė Krujės.

    Fig. 16 — Zgėrdhesh, Krujė. Pamje e kodrės sė qytetit ilir.

    Muret rrethuese krijojnė njė planimetri nė formėn e njė trekėndėshi qė i pėrgjigjet konturit natyror tė faqes perėndimore tė kodrės.

    Fig. 17 — Zgėrdhesh, Krujė. Planimetria e kalasė.

    Nga dy anė, nė veri dhe nė jug, kodra kufizohet prej pėrrenjsh, qė kanė krijuar buzė tė thepisura shkėmbore, ndėrsa nga lindja ajo lidhet nėpėrmjet njė qafė tė lartė me njė kodėr fqinje, duke e bėrė kėtė anė tė ketė njė mbrojtje mė tė dobėt natyrore. Pikėrisht kėtu, pėr tė kompensuar kėtė dobėsi, janė ndėrtuar dy kulla fare pran njėra-tjetrės.

    Ashtu si Lisi, qyteti ndahet nė dy pjesė prej njė muri tėrthor. Nė kėtė mur, i cili pėrshkohej nga njė hyrje pėr nė akropol, ruhen dy kulla drejtkėndėshe dhe njė gjysmėrrethore.

    Qyteti i poshtėm kufizohet nga perėndimi nga njė mur, qė ndiqte rrėzėn e shpatit tė kodrės. Muri ishte i pajisur me kulla katėrkėndėshe

    Fig. 19 — Zgėrdhesh, Krujė. Kullė e periudhės tė parė tė ndėrtimit.

    tė vendosura ēdo 29 m largėsi. Pranė njėrės prej tyre ndodhej njė hyrje e ngushtė, nė tė cilėn ngjiteshe me shkallė dhe shėrbente pėr kėmbėsorė.

    Portat kryesore ndodheshin nė tė dy krahėt anėsorė tė shpatit tė kodrės. Nė to tė ēonin rrugė tė ndėrtuara bri murit rrethues, tė cilat nė krahun tjetėr kufizoheshin nga pjerrėsi tė thepisura shkėmbore, duke vėshtirėsuar kėshtu arritjen e kundėrshtarit, i cili ndodhej nėn breshėrinė e shigjetave dhe tė armėve tė tjera tė mbrojtėsve, qė qėndronin mbi mur. Brenda mureve rrethuese tė qytetit, qė pėrfshinin njė territor prej 10 ha, janė konstatuar gjurmė tė shumta muresh tarracimi, qė shėrbenin pėr tė krijuar parcela tė sheshta pėr sistemimin e banesave dhe ndėrtimeve shoqėrore. Rrugė tė brendshme lidhnin pjesė tė ndryshme tė qytetit me hyrjet, ndėrsa shkallė tė gdhendura nė shkėmb lehtėsonin ngjitjen.

    Nė fortifikimet e Zgėrdheshit ruhen tri periudha ndėrtimi, qė i pėrgjigjen etapave kryesore tė historisė sė qytetit. Periudhės I i pėrkiste muri i vjetėr i Akropolit, i ndėrtuar me gurė tė thyer ose pak tė pėrpunuar. Nė periudhėn e dytė, qyteti pati zgjerimin mė tė madh, duke pėrfshirė brenda mureve edhe qytetin e poshtėm. Teknika e ndėrtimit tė kėtyre mureve tė ndėrtuara me blloqe katėrkėndėshe, tė punuara me kujdes, tregojnė se kemi tė bėjmė me kohėn e lulėzimit mė tė madh tė qytetit.

    Fig. 19 — Zgėrdhesh, Krujė. Kullė e periudhės tė parė tė ndėrtimit.

    Nė periudhėn e tretė janė pėrdorur blloqe gurėsh tė punuara me rustika, ku pjesa qendrore e faqes sė jashtme tė blokut ėshtė lėnė siē ka dalė nga gurorja ose ėshtė punuar ashpėr me ēekiē, ndėrsa anash saj ndodhet njė shirit i punuar rrafsh me gjerėsi 5-7 cm.

    Fig. 18 — Zgėrdhesh, Krujė. Trakt muri me rustika.

    Duke u mbėshtetur nė tė dhėnat e gėrmimeve arkeologjike si dhe nė ngjarjet historike, kėto periudha janė datuar respektivisht, nė shek. VI- p.e.r. nė shek. III p.e.r. dhe nė fundin e shek. III p.e.r. (12) .

    Pėr t´u pėrmendur janė dhe fortifikimet antike qė shtriheshin gjatė rrugės qė kalonte nėpėr luginėn e Shkumbinit (13) . Kjo luginė ka qenė njė nga rrugėt mė tė pėrshtatshme natyrore pėr komunikimin ndėrmjet pjesės bregdetare tė Ilirisė se Jugut dhe brendėsisė sė Ballkanit. Ky fakt, qė lidhet me zhvillimin e tregtisė, ishte njė nga faktorėt, i cili nė shek. IV-III p.e.r bėri qė njė pjesė e vendbanimeve tė fortifikuara buzė rrugės tė kthehen nė qendra qytetare si dhe tė krijohen qendra tė reja me karakter zejtaro-tregtar. Tė tilla ishin «Shkėmbi i Shenlliut», qė rrethohet me njė mur prej gurėsh tė punuar,

    Fig. 20a — Elbasan. Fortifikimi nė Shkėmbin e Shėnlliut.

    Fig. 20b — Elbasan. Fortifikimi nė Shkėmbin e Shėnlliut. Planimetria e fortifikimit.

    Fig. 20c — Elbasan. Fortifikimi nė Shkėmbin e Shėnlliut. Pjesė muri.

    Fig. 20d — Elbasan. Fortifikimi nė Shkėmbin e Shėnlliut. Pjesė muri.

    kalaja e Saragut ne afėrsi tė Peqinit, kalaja nė kodrėn e malit pėrballė Saragut, nė anėn tjetėr tė Shkumbinit etj. Nė degėzimin e rrugės sė Shkumbinit, qė kalonte nėpėr faqen perėndimore tė qafės sė Kėrrabės, ndodhet kulla e Gracenit, qė ka qenė mė tepėr njė post vrojtimi. Ndėrsa nė qendėr tė krahinės sė Shpatit gjendet kalaja e Valshit. Nė kėshtjellat e ndėrtuara gjatė luginės sė Shkumbinit «duket se kemi edhe njė veprimtari tė organizuar, qė ka tė bėjė me marrjen e masave nga ana e shtetit ilir kundėr invazionit tė shtetit maqedon tė kohės sė diadokėve» (14) .

    Nė zonėn bregdetare nė jug tė Durrėsit ndodhet qyteti i madh i Apolonisė, (15) koloni helene, i cili me muret e tij mbrojtėse me gjatėsi 4.500 m rrethonte njė sipėrfaqe prej 130 ha.

    Fig. 21 — Apoloni, Fier. Planimetria e qytetit antik.

    Qyteti ndahej nė disa pjesė nga linja muresh tė brendshme; po nė kėtė mėnyrė ndahej dhe akropoli. Muri i shek. V p.e.r. ka qenė ndėrtuar me blloqe guri drejtkėndėshe tė punuara jo me aq kujdes. Nga ndėrtimet e vjetra mbrojtėse tė Apolonisė janė ruajtur vetėm pak gjurmė, pasi duke u ndodhur nė njė zonė ku mungonte guri pėr ndėrtim, ato iu nėnshtruan njė grabitjeje disa shekullore.

    Nė shpinė tė Apolonisė ndodheshin dy fortifikime tė rėndėsishme ilire Bylisi

    Fig. 22a — Bylis (Hekal), Fier. Pamje e mureve tė qytetit.

    Fig. 22b — Bylis (Hekal), Fier. Planimetria e qytetit.

    dhe Klosi,

    Fig. 23a — Nikae (Klos), Fier. Trakt i murit rrethues.

    Fig. 23b — Nikae (Klos), Fier. Planimetria e qytetit.

    qė ishin si dy lagje tė veēuara tė tė njėjtit qytet.

    Nė zonėn bregdetare nė jug tė Apolonisė dhe nė shpinė tė Orikumit, njė qytet tjetėr koloni, shtrihej territori i fisit tė amantėve, me qendrat e tij tė fortifikuara (16) .

    Qendra e kėtij fisi ishte Amantia. Qė nga Vjosa deri nė malet Akrokeraune, ku shtrihej territori, i kėtij fisi, ndodheshin njė sėrė kėshtjellash dhe qytetesh tė fortifikuara.

    Lugina, qafa dhe vendkalime tė tjera natyrore lidhnin zonat e brendshme malore me bregdetin. Nė bregdet ose nė njė pozicion ndėrmjetės e ndėrlidhės midis zonave tė brendshme dhe bregut, ishin kalaja e Treportit, (skelė) e Kaninės, e Himarės (Himera) dhe qyteza e Borshit. Mė nė brendėsi ndodheshin kalaja e Mavrovės (Opympa), Amantia dhe Qyteza e Ceries. Kjo e fundit zotėronte njė zonė blegtorale dhe kontrollonte rrugėn, qė lidhte territorin Amant me Kaoninė.

    Amantia ndodhet mbi njė kodėr shkėmbore, qė shkėputet nga mali i Tartarit dhe kontrollonte rrugėn qė lidhte bregdetin me zonat e brendshme dhe Epirin, duke kaluar pėr nė qafėn e Sevasterit.

    Fig. 24 — Amantia, (Plloēė-Vlorė). Pamje e kodrės sė qytetit.

    Qyteti zinte pllajėn shkėmbore tė kodrės, duke pėrfshirė njė sipėrfaqe prej 13 ha.

    Fig. 25 — Amantia, (Plloēė-Vlorė). Planimetria e kalasė.

    Jashtė mureve ndodhej nė njėrėn anė stadiumi dhe njė lagje e vogėl, ndėrsa nė anėn tjetėr tempulli dhe varret monumentale.

    Muri mbrojtės qarkon krejt rrafshin e pėrzgjatur tė pllajės sė kodrės dhe ėshtė i pajisur me kulla tė cekėta drejtkėndėshe.

    Nė qytet tė futnin gjashtė hyrje, tė cilat nuk ishin tė njė shkalle nga rėndėsia. Nė muret mbrojtėse janė hetuar dy periudha ndėrtimi: nė periudhėn e dytė pėrveē rindėrtimit tė mureve u realizua dhe njė shtesė e tyre nė anėn lindore me muraturė blloqesh drejtkėndėshe, tė vendosura nė rreshta paralele me lartėsi tė barabarta (izodomike). Periudha e parė e ndėrtimit ėshtė realizuar me blloqe guri tė prera nė forma poligonale dhe trapezoidale, tė cilat, si nė Lezhė, janė ndėr thurur me njėra-tjetrėn,

    Fig. 26 — Amantia, (Plloēė-Vlorė). Mur trapezoidal-poligonal.

    duke qenė nė kėtė mėnyrė tė njėkohshme. Ndryshe nga fortifikimet e Lisit, kėtu faqet e jashtme tė gurėve janė punuar rrafsh.

    Fig. 27 — Amantia, (Plloēė-Vlorė). Mur poligonal.

    Gjerėsia e mureve ėshtė 2,70 m. Muret e periudhės sė parė formohen nga dy kėmisha anėsore dhe mbushja me gurė tė vegjėl tė papunuar, ndėrsa ato tė periudhės sė dytė janė ndėrtuar krejtėsisht nga gurė tė punuar, qė vendosėn nė mėnyrė tė alternuar nė rreshta tėrthor dhe gjatė murit. Nė vendet ku terreni ėshtė i pje-rrėt, pėr tė rritur qėndrueshmėrinė e murit janė pėrdorur pilastra tė vendosura ēdo 1,90 m largėsi.

    Fig. 28 — Amantia, (Plloēė-Vlorė). Mur drejtkėndėsh me pilastra.

    Pėr tė krijuar efekte estetike, anėt e gurėve janė prerė pjerrtas, duke theksuar nė kėtė mėnyrė fugat. Po kėsaj periudhe i takon dhe njė teknikė tjetėr, ku muret janė ndėrtuar nga dy parete anėsore me gurė tė punuar dhe mbushja me gurė tė papunuar, por tė dy paretet lidhen me blloqe tėrthore tė vendosura ēdo 2,60 m. Gjerėsia e murit nė kėto pjesė ėshtė 2,50 m. Nga kjo periudhė, paraqet interes njėra nga hyrjet, e cila ruhet mė e plotė. Hyrja kishte njė korridor me gjerėsi 2,70 m dhe gjatėsi 5,30 m, ndėrsa pjesa e portės mbulohej me njė hark gjysmėrrethor, qė pėrbėn njė nga shembujt e paktė tė ruajtur tė kėtij lloj ndėrtimi.

    Fig. 29 — Amantia, (Plloēė-Vlorė). Porte nė Amantia.

    Nė pjesėn e fundit tė korridorit vendosej njė portė e dytė, ku ashtu si nė Bylis, hyrja kontrollohej nga njė kullė katėrkėndėshe me dalje 3,70 m dhe gjerėsi ballore 8,55 m. Kjo ndahej nė dy ambiente. Me qemer oilindrik ėshtė mbuluar dhe njė nga hyrjet e tjera tė fortifikimit.

    I dyti nga madhėsia ndėr qytetet e amantėve ėshtė «kalaja e Mavrovės» e identifikuar me Olympen (17) .

    Kalaja ėshtė ndėrtuar mbi njė kodėr me dy maja mbi bregun e djathtė tė lumit tė Shushicės. Maja mė e lartė e kodrės kishte njė rrethim nė vete, qė formonte «Akropolin», ndėrsa muri i qytetit qėndronte mė poshtė dhe rrethonte krejt kodrėn. Nga akropoli ruhet njė kullė me gjerėsi 6,60 m e ndėrtuar me blloqe trapezoidale 0,80-1,90 m tė gjatė dhe 0,80 m tė lartė. Muret e kullės janė ndėrtuar mbi njė xokol, qė formohet nga dalja mė jashtė e blloqeve tė bazės. Muri i rrethimit tė poshtėm ka pasur njė gjerėsi prej 3,30 m dhe ėshtė ndėrtuar me blloqe drejtkėndėshe dhe trapezoidale tė vendosura nė rreshta tė rregullt, me lartėsi 0,53-0,60 m.

    Fig. 30 — Kalaja e Mavrovės, Vlorė. Trakt i murit rrethues.

    Teknika e ndėrtimit tė dy mureve tė pėrmendura tė Mavrovės ndryshon nga njėra tek tjetra, prandaj ėshtė menduar se fillimisht kalaja zinte vetėm majėn mė tė lartė, ndėrsa mė vonė, me zgjerimin e qytetit, kjo pjesė mbeti nė funksion tė akropolit (18) .

    Njė nga arteriet e rėndėsishme rrugore nė antikitet ishte dhe lugina e Osumit. Gjatė kėsaj luginė ndodhen njė sėrė vendbanimesh tė fortifikuara ilire, si kalaja e Mbolanit, nė rrethin e Beratit, rrethi i Kalasė ose Gradishta nė veriperėndim tė fshatit Prishte tė rrethit tė Skraparit, Gradishta e Peshtanit etj (19) .

    Por qyteti mė i rėndėsishėm i fortifikuar ka qenė Antipatrea (Berati (20) ),

    Fig. 31 — Kalaja e Beratit. Pamje e kodrės.

    i cili zė dhe pikėn mė tė rėndėsishme strategjikė nė skajin perėndimor tė kėsaj luginė, duke sunduar kėtu njė grykė tė ngushtė, nė kufi tė zonės malore dhe fushės sė Myzeqesė. Periudhės ilire i pėrkasin disa fragmente kullash dhe muresh. Ato tė lėnė tė kuptosh qė muret ilire ndiqnin tė njėjtėn linjė, qė ndjekin muret mesjetare te ruajtura deri sot, duke rrethuar njė sipėrfaqe prej 11 ha, qė zė krejt platformėn e sipėrme tė kodrės shkėmbore, mbi tė cilėn ėshtė ndėrtuar ky fortifikim. Traktat mė tė plota ruhen pranė hyrjes kryesore tė kalasė,

    Fig. 32 — Kalaja e Beratit. Trakt muri ilir nė hyrjen kryesore.

    ku dallohen qartė dy periudha ndėrtimi, tė pėrfaqėsuara nga dy stile tė ndryshme. E para ėshtė realizuar me blloqe drejfkėndėshe, me faqe tė punuara ashpėr me ēekiē dhe deri diku tė guf-muara, ndėrsa e dyta, me blloqe drejkėndėshe tė punuara rrafsh. Hyrja pėrshkon njė kullė katėrkėndėshe me gjatėsi 9,80 m dhe ndahet nė dy pjesė.

    Fig. 33 — Kalaja e Beratit. Hyrja kryesore.

    Korri-dori i parė shėrbente pėr zvogėlimin e numrit tė sulmuesve, ndėrsa korridori i dytė ishte pajisur me dy porta.

    Antipatrea (Berati) kishte pėrreth dhe njė sėrė kėshtjellash, nė kufi me Maqedoninė; tri prej tyre: Koragu, Gerunti dhe Orgesi, tė paidentifikuara deri sot, u pushtuan nė vitin 200 p.e.r. nga legati romak Luc Apusti, para se ky tė arrinte pranė mureve tė Antipatreas.

    Paria e qytetit nuk pranoi tė dorėzonte fortesėn pa luftė, sepse, siē dėshmon Livi, ata kishin besim tek madhėsia e qytetit, tek muret dhe tek pozita e tij (XXXI, 27, 3), Pas pushtimit tė qytetit, Legati romak, pasi i vrau tė gjithe banorėt nga 16 vjeē e lart, lėshoi ushtrinė nė plaēkė, prishi muret dhe i vuri zjarrin qytetit (Livi, XXXI, 27,4). Kjo e dhėnė, megjithėse e ekzageruar, pasi gėrmimet arkeologjike kanė treguar se jeta ka vazhdua pa ndėrprerje nė kėtė periudhė nė Bėrat, tregon megjithatė per qendresėn heroike tė banorėve tė qytetit, qė e ēuan Luc Apustin tė marre masa tė jashtėzakonshme, pėr tė mos inkurajuar dhe ne kėshtjella e qytete tė tjera njė qėndresė tė tillė.

    Nė perėndim tė Beratit, nė Malėsinė e Shpiragut ndodhet qyteti antik i Dimalit, ndėrsa nė jugperėndim tė tij, qyteti i Margėlliēit dhe qytezat e Mbolanit dhe tė Cfirit.

    Dimali (21) ka qenė njė nga qytetet mė tė fortifikuara tė Ilirisė Jugore dhe luajti njė rol tė rėndėsishėm nė luftėrat iliroromake. Nė vitin 219 p.e.r. Demeter Fari kishte vendosur njė garnizon nė Dimal, i cili konsiderohen si njė qytet qė s´e merrte dot dora e armikut (Polyb. III, 18, 3, 4). Ushtritė romake tė komanduara nga Luc Emili mundėn ta shtien nė dorė qytetin pas njė rrethimi, duke pėrdorur me shumicė mjete sulmi. Nė vitin 205 p.e.r., Dimali figuron pėrsėri i rrethuar nga ushtritė romake (Liv. XXIX, 12), por kėsaj radhe ai ndodhej nė duar tė maqedonasve. Nė kushtet e paqės, qė ju parashtruan Filipit V nga prokonsulii romak Semproni, Dimali kalonte nė duar tė romakėve. Njė nga arsyet qė Dimali lakmohej kaq shumė si prej maqedonasve ashtu edhe prej romakėve ishin padyshim edhe fortifikimet e tij, por prej tyre sot ruhen vetėm gjurmė fare tė pakta; ato pėrfaqėsohen nga blloqe tė veēuara guri, tė punuara nė forma tė rregullta drejtkėndėshe, qė rrethonin njė kodėr tė pėrbėrė nga dy kreshta, prej tė cilave ajo mė e larta shėrbente si akropol.

    I mbushur me fortifikime ka qenė edhe territori i Epirit tė Veriut, midis tė cilėve Foinike (Finiqi) ishte qyteti mė i pasur, mė i fortifikuar dhe mė i fuqishėm nė gjithė Epirin (22) . Finiqi shtrihet mbi platformėn e njė kodre tė pėrzgjatur, rreth 2 km dhe me gjerėsi rreth 420 m.

    Fig. 34 — Foinike (Finiq, Sarandė). Planimetria e fotifikimeve tė qytetit antik.

    Fortifikimet ndahen nė tri grupe kryesore, qė i pėrgjigjen dhe konfiguracionit tė terrenit nė rrafshin e sipėrm tė kodrės. Akropoli zė njė gjatėsi prej 650 m, duke filluar nga skaji lindor. Pas tij vazhdon dhe pėr 500 m zgjerimi i akropolit. Njė mur i gjatė mbronte anėn jugore tė kodrės, duke pėrfshirė kėshtu pjesėn kryesore tė qytetit tė fortifikuar, ndėrsa njė mur i katėrt, mė i gjati, rrethonte krejt konturin natyror tė plaformės sė kodrės me njė gjatėsi prej 5 km. Gjerėsia e mureve ėshtė 3,10 m. I gjithė ky sistem fortifikimi nuk u realizua nė njė kohė, por edhe pas pėrfundimit tė tij pati riparime tė pjesshme tė mureve. Kėto periudha tė ndryshme ndėrtimi pasqyrohen nė stilet e murėzimit dhe nė teknikėn e pėrdorur pėr ndėrtimin e tyre. Kėshtu kemi mure tė stilit trapezoidal

    Fig. 35 — Foinike (Finiq, Sarandė). Mur trapezoidal.

    dhe drejtkėndėsh. Nga kėto tė fundit, faza mė e vonė ėshtė realizuar me blloqe me pėrmasa mė tė vogla. Nė muret me blloqe drejtkėndėshe janė pėrdorur dy teknika ndėrtimi. Disa mure janė pėrforcuar nga pilastra (0,60x0,80 m) tė vendosura ēdo 3 m largėsi, ndėrsa nė disa tė tjera janė pėrdorur blloqe tėrthore, qė lidhin dy faqet e jashtme tė murit. Nė krejt fortifikimin pėr mbrojtjen anėsore tė kurtinave si dhe nė Butrint janė pėrdorur bastionet, dalje drejtkėndėshe tė mureve, tė cekta, por me ballė tė gjerė. tė cilat nuk e kalojnė lartėsinė e kurtinave dhe janė tė mbushura nė pjesėn e brendshme. Nė fortifikimet e Finiqit tė bien nė sy disa trakte muresh tė ndėrtuara me blloqe drejtkėndėshe gjigante,

    Fig. 36 — Foinike (Finiq, Sarandė). Mur drejtkėndėsh me blloqe tė mėdha.

    ku pėrmasat e njė guri arrijnė gjatėsinė 3,20 m, lartėsinė 2,20 m dhe trashėgoi 1,60 m (23) .

    Nė jugperėndim tė Finiqit shtrihej territori i koinonit tė prasaibėve, qė veēohej nga pjesa tjetėr e Kaonisė nga mali i Milesė. Qendra kryesore e kėtij territori ishte Butrinti (Buthrot). Rreth Butrintit shtriheshin dhe njė sėrė forifikimesh tė tjera si Ēuka e Ajtoit, Vagalati, Malathrea, Katoajtoj etj (24) .

    Qyteti antik i Butrintit,

    Fig. 37 — Butrint, Sarandė. Planimetria e qytetit antik.

    i vendosur nė kėndin juglindor tė gadishullit tė Ksamilit, kishte njė pozitė mjaft tė mbrojtur natyrore, duke u lagur nė dy anė nga liqeni i Butrintit dhe nė njėrėn prej kanalit tė Vivarit, i cili siguronte njėkohėsisht edhe lidhjen me detin, duke e kthyer qytetin nė njė skele. Nė fillim, fortifikimi i Butrintit pėrfshinte vetėm pjesėn mė tė lartė tė kodrės qė kishte njė sipėrfaqe rreth 0,40 ha. Muri prehistorik me gurė tė papunuar, qė formonin boshllėqe tė konsiderueshme nė vendosjen midis tyre, u rindėrtua me njė teknikė mė tė pėrparuar, me blloqe me pėrmasa tė mėdha, qė i kalojnė 2 m nė gjatėsi dhe l m nė lartėsi, tė prera nė forma poligonale dhe mė tepėr trapezoidale.

    Fig. 38 — Butrint, Sarandė. Mur poligonal i hershėm nė akropol.

    Fundi i shek. V ose gjysma e parė e shek. IV do tė ishte koha mė e mundshme e ndėrtimit tė kėtij muri (25) .

    Nga fundi i shek. IV ose shek. III p.e.r., Butrinti u rrethua me njė rreth tė ri muresh,

    Fig. 39 — Butrint, Sarandė. Mur trapezoidal i rreshtur.

    duke e zgjeruar mjaft territorin e mbrojtur nga tė gjitha anėt e fortifikimit tė vjetėr, duke i lėnė kėtij tė fundit funksionin e akropolit. Muret e ndėrtuara rishtas kishin njė gjatėsi prej 870 m dhe pėrfshinin njė sipėrfaqe prej rreth 4 ha.

    Nė vend tė kullave janė pėrdorur dalje drejtkėndėshe nė formė bastioni; rolin e tyre e luanin dhe kthesat nė formė dhėmbėsharre, qė ndiqte linja e murit.

    Me interes tė veēantė, pėr zgjidhjen koinstruktivo-planimetrike dhe pėr shkallėn e ruajtjes sė tyre janė hyrjet. Qyteti pėrshkohej prej 6 hyrjesh, prej tė cilave dy janė ruajtur nė gjendje mjaft tė mirė: «Porta e liqenit» (Skea) nga lindja dhe «Porta e luanit» nga veriu. «Porta e liqenit»

    Fig. 40 — Butrint, Sarandė. Porta e Liqenit (Skea).

    Fig. 40a — Butrint, Sarandė. Porta e Liqenit (Skea). Planimetria.

    formohet nga njė korridor i ngushtė 1,50 m me gjatėsi 5,25 m, ndėrsa lartėsia e portės ėshtė 5 m. Korridori ėshtė mbuluar me arkitrarė; pėr lehtėsimin e peshės sė tyre nė boshllėk, skajet e arkitrave mbėshteten mbi mensola (ancakė) tė profiluara, qė dalin konsol nė tė dy anėt e korridorit tė portės.

    Fig. 41 — Butrint, Sarandė. Porta e Liqenit. Konstruksioni i mbulesės.

    Porta mbrohej nga njė dalje 2 m e murit, nė tė majtė tė saj, qė formon nė vazhdim njė bastion me ballė rreth 20 m. Njė zgjidhje tė ngjashme konstruktive ka dhe «Porta e luanit».

    Fig. 42 — Butrint, Sarandė. Porta e Luanit.

    Fig. 42a — Butrint, Sarandė. Porta e Luanit. Planimetria.

    Ajo formohet nga spostimi i dy krahėve paralele tė mureve rrethuese, duke krijuar kėshtu niė hyrje tė tipit tangencial. Korridori ėshtė i njė shkalle mė tė zhvilluar se i «Portės sė liqenit», duke qenė mė i gjerė (2,15 m) dhe mė i shkurtėr (2,90 m). Mbulesa ėshtė realizuar edhe kėtu me arkitrarė guri monolite tė mbėshtetur mbi ancakė. Brenda trashėsisė sė murit, pėr lehtėsimin e peshės, ishte krijuar njė sistem i dyfishtė arkitrarėsh, qė krijonin boshllėk midis tyre mbasi arkitrarėt e dytė mbėshteteshin mbi trarė tėrthorė, tė vendosur mbi tė parėt. Hapėsira midis dy radhėve tė arkitrarėve kishte seksionin e njė trapezi, duke ja kaluar kėshtu njė pjesė tė ngarkesės sė bėrthamės sė murit, mureve anėsore tė Portės (26) . Arkitrau i jashtėm i portės, ku ėshtė gdhendur nė reliev njė luan qė shqyen kokėn e njė kau, eshte mė i ulėt nga arkitrarėt e korridorit. Me njė fjalė, pėr sa i pėrket anės konstruktive, ai ėshtė njė arkitra fals, kėshtu qė sulmuesit, tė cilėt me deshė goditnin arkitraun e portės pėr tė shembur pjesėn e murit mbi tė, pasi tė kryenin njė punė tė tillė, do tė zhgėnjeheshin, duke u ndeshur me arkitraun e vėrtetė.

    «Porta e luanit» ėshtė rindėrtuar pothuajse krejtėsisht nė njė periudhė tė dytė, kur u ndėrtua dhe njė portė tjetėr nė anėn jugore tė qytetit e njohur me emėrtimin «Porta me kulla».

    Fig. 43a — Butrint, Sarandė. Porta me kulla.

    Fig. 43b — Butrint, Sarandė. Porta me kulla. Planimetria.

    Fig. 43c — Butrint, Sarandė. Porta me kulla. Rikonstruksioni.

    Mė pėrfaqėsuese pėr periudhėn kryesore tė ndėrtimeve mbrojtėse tė Butrintit mbetet «Porta e liqenit» dhe muret bri saj.

    «Porta e liqenit» ruan disa elemente, qė kanė rėndėsi pėr tė pėrcaktuar kohėn e ndėrtimit tė saj dhe pėr pasojė tė krejt mureve tė kėsaj periudhe ndėrtimi. Ancakėt e profiluar lindin vonė nė fortifikimet antike, megjithėse nė origjinė ato janė zhvillim i blloqeve qė dalin nė mėnyrė progresive mbi njėri-tjetrin, pėr tė krijuar qemerin e rremė.

    Nė gjysmėn e dytė tė shek. IV takojmė ancakė tė profiluar ashpėr nė Selinunt dhe nė Heraklea mbi Latmos, por pėrafėritė mė tė plota dhe shembujt mė tė sigurtė i ndeshim qė nga mesi i shekullit III per deri ne shfaqjet mė tė shpeshta, rreth mesit tė shek II p.e.r. (27) .

    Fundi i shek. IV fillimi i shek. III p.e.r. nuk bie nė kundėrshtim as edhe me datimin e teknikės sė ndėrtimit. Muret e kėsaj faze ndėrtimi tė fortifikimeve tė Butrintit 3,80 m tė gjerė, mund tė cilėsohen si tė tipit «trapezoidal i rreshtuar», ku radhėt e blloqeve nuk formojnė rreshta paralelė pėr shkak tė shkallėzimeve qė janė zbatuar pėr tė futur nė njė rresht blloqe guri me lartėsi tė ndryshme (28) . Faqet e jashtme tė murit lidhen nė brendėsi me mure tėrthore, ndėrsa blloqet e gurėve janė pėrpunuar nga jashtė ashpėr me ēekiē, duke theksuar kėshtu fortėsinė e mureve dhe tė kullave dhe duke i dhėnė krejt fortifikimit njė pamje monumentale.

    Fortifikimi i Butrintit pati dhe njė fazė tjetėr zgjerimi; tani muri i ri pėrfshin edhe njė copė tokė nga terreni i sheshtė nė jug tė akropolit; brenda mureve mbrojtėse . u pėrfshi teatri, i cili ėshtė gjithashtu njė ndėrtim i kėsaj kohe. Teknika e ndėrtimit tė murit tė ri ndryshon, blloqet e gurėve janė vendosur nė rreshta paralele, ndėrsa nė disa pjesė tė murit janė pėrdorur pilastrat, tė cilat dalin nė pjesėn e brendshme.

    Fig. 44 — Butrint, Sarandė. Mur drejtkėndėsh me pilastra.

    Porta me kulla, qė ėshtė e kėsaj periudhe, mbrohet nga dy kulla anėsore, njėra prej tyre ka nė planimetri formėn e shkronjės U, ndėrsa tjetra ėshtė katėrkėndėshe. Kėto ndėrtime, sipas mendimit tė disa studiuesve, i pėrkasin fundit tė shek. III p.e.r. Po ta lidhim kėtė fazė me rrezikun e invazionit romak (periudha e luftės II iliro-romake), kur siē dihet Epiri pėsoi shkatėrrime tė mėdha ato mund tė jenė edhe mė tė vėna, deri nga e treta e parė e shek. II p.e.r.

    Njė fortifikim tjetėr me interes, pėr karakterin e tij tė veēantė ėshtė muri i Demės

    Fig. 45 — Ksamil, Sarandė. Muri i Demės.

    i cili ndėrpriste gadishullin e Ksamilit nė vendin mė tė ngushtė e qė bllokonte rrugėn qė vinte nga veriu gjatė bregdetit pėr nė Butrint. Fillon nga bregu i liqenit tė Butrintit dhe pasi arrin majėn e kodrės, zbret nė drejtim tė detit Jon. Ai ka pasur njė gjerėsi prej 9,20-9,60 m dhe pėrbėhej nė fakt nga dy mure paralele me gjerėsi prej 2,80 m secili dhe prej mbushjes midis tyre me gjerėsi 5 m. Nė ēdo 3-4 m, tė dy muret anėsore lidhen me mure tėrthore. Vende-vende fortifikimi ka njė gjerėsi prej 7 m, duke i lėnė kėshtu vend shkallėve, qė tė ngjitnin nė pjesėn e sipėrme tė tij. Muri ėshtė ndėrtuar me blloqe guri drejtkėndėshe, me faqe tė pėrpunuara rrafsh. Lartėsia e rreshtave ėshtė zakonisht rreth 0,80 m, por nganjėherė blloqet e gurėve arrijnė pėrmasa tė mėdha, duke pasur njė gjatėsi qė i kalon 2,50 m dhe lartėsi 1,50 m. Ndryshe nga ē´ėshtė menduar deri tani, ky fortifikim nuk ėshtė njė mur i zakonshėm, qė mbyllte ngushticėn e Ksamilit, por njė kala nė kuptimin e plotė tė fjalės, pėrmasat e sė cilės (raporti gjatėsi-gjerėsi) i pėrgjigjeshin funksionit qė kishte. Nė sheshin me gjerėsi 9,60 m mbi mur kishte vend tė bollshėm pėr lėvizjen dhe manovrimin e trupave si dhe pėr vendosjen e makinave gurhedhėse. Nga tė katėr anėt muri ka qenė rrethuar me parapet me frėngji, duke mundur kėshtu t´i rezistonte edhe njė sulmi nga shpina ose rrethimi. Zgjidhja konstruktive e kėtij fortifikimi nė mėnyrėn e pėrshkruar me vendosjen e dy mureve paralele pranė njėri-tjetrit dhe mbushjen me gurė tė hapėsirės midis tyre, pėrdorimi i mureve lidhės tėrthore dhe blloqet e gurėve me pėrmasa tė mėdha krijonin avantazhin qė fortifikimi tė ishte i padėmtueshėm nga deshėt dhe makinat gurhedhėse.

    Fortifikimi i dytė pėr nga madhėsia nė territorin e prasaibėve, pas Butrintit, ėshtė Ēuka e Ajtoit (29) .

    Fig. 46 — Ēuka e Ajtoit, Sarandė. Planimetria.

    Fig. 46a — Ēuka e Ajtoit, Sarandė. Tipet e portave.

    Kalaja ėshtė ndėrtuar mbi njė kodėr qė ngrihet nė formėn e njė koni, nė skaj tė fushės sė Vrinės. Muret mbrojtėse, rne gjatėsi 1.400 m, rrethojnė njė sipėrfaqe prej rreth 5 ha. Planimetria karakterizohet nga kthesat zigzage tė linjes sė mureve dhe nga mungesa e plotė e kullave Fortifikimi pėrshkohet nga katėr hyrje me zgjidhje tė ndryshme planimetrike.

    Nė njė periudhė mė tė vonė, si rezultat i zgjerimit tė qytetit, janė zgjeruar dhe muret e fortifikimit nga ana perėndimore. Muret me gjerėsi 3,50 m, tė pajisur me kulla dhe me ndarje tėrthore ēdo 3,50 m, janė punuar me teknikėn poligonale dhe trapezoidale, tė cilat, si nė fortifikimet e Lisit, ndėrthuren me njėra-tjetrėn dhe janė tė njėkohshme.

    Fig. 47 — Ēuka e Ajtoit, Sarandė. Mur poligonal i vonė.

    Njė trakt tjetėr nė kėto mure ėshtė punuar me blloqe drejtkėndėshe.

    Fig. 48 — Ēuka e Ajtoit, Sarandė. Mur trapezoidal i rreshtuar.

    Gėrmime arkeologjike janė kryer nė njė ndėrtesė tė madhe, ku ėshtė pėrdorur e njėjta teknikė si nė muret rrethuese. Materialet e zbuluara i pėrkasin fundit tė shek. IV — shek. III p.e.r.

    Nė kėtė ndėrtesė ruhet e plotė njė portė e mbuluar me qemer tė rremė.

    Fig. 49 — Ēuka e Ajtoit, Sarandė. Porte nė Ēukėn e Ajtoit.

    Ēuka e Ajtoit ėshtė njė fortifikim i fundit tė shek. IV — shek. III p.e.r., ku vihet re eklektizmi, qė karakterizon kėtė gjini pėr sa i pėrket stilit tė ndėrtimit nė periudhėn helenistike. Kthimi nė forma tė vjetra, por njėkohėsisht njė mėnyrė e re manjeriste e trajtimit tė tyre (30) .

    Tri fortifikime tė tjera mė tė vogla nė territorin e prasaibėve kishin thjesht karakter ushtarak. Ato kontrollonin hyrjet dhe rrugėt qė tė ēonin nė brendėsi tė kėtij territori. Kėto janė kulla e Vagalatit,

    Fig. 50 — Kulla e Vagalatit, Sarandė.

    Fig. 50a — Kulla e Vagalatit, Sarandė. Pamje ansore.

    kėshtjella e Malathresė si dhe kulla nė fshatin Ēukė nė veri tė Butrintit. Tė tria kėto ndėrtime i pėrkasin periudhės sė fundit tė ndėrtimeve mbrojtėse tė kėtij koinoni para pushtimit romak.

    Njė sistem fortifikimi tė veēantė kishte dhe lugina e Drinos me gjatėsi 55 km dhe gjerėsi rreth 7 km, e kufizuar nga tė dyja anėt prej kodrash tė larta dhe malesh. Hyrja veriore e luginės kontrollohej nga fortifikimi i vogėl i Leklit (31), qė pėrfshinte njė sipėrfaqe prej rreth i ha.

    Trakte tė shkėputura muresh poligonale janė zbuluar edhe nė Kardhiq. Fortifikime tė tjera, qė zinin pika sunduese nė kėtė luginė, ishin fortifikimet nė Labovėn e Kryqit

    Fig. 51 — Pepel, Gjirokastėr. Kullė nė kalanė e Pepelit.

    nė Melan, Pepel

    Fig. 52 — Pepel, Gjirokastėr. Planimetria e kalasė sė Pepelit.

    dhe Selo.

    Por qendra kryesore nė kėtė luginė ishte qyteti i Antigonesė i identifikuar me rrėnojat pranė fshatit Jermė, pėrballė Gjirokastrės.

    Fig. 53 — Jermė, Gjirokastėr. Planimetria e qytetit antik tė Antigonesė.

    Qyteti shtrihej mbi pllajėn e gjerė tė njė kodre me sipėrfaqe rreth 50 ha, e cila rrethohej nga njė mur 4 km i gjatė (32) . Muret kanė njė gjerėsi prej 3,20 m; dy paretet anėsore tė tyre bashkohen nga lidhje tėrthore. Nė Antigone, si dhe nė shumė fortifikime tė tjera tė kėsaj periudhe (fundi shek. IV-shek. III), vihet re bashkekzistenca e stileve tė ndryshme tė ndėrtimit.

    Nė muret e Antigonesė mbizotėron stili me blloqe kėndrejtė tė vendosura nė rreshta me lartėsi tė barabarta (izodomik), por vende-vende vėrehet dhe pėrdorimi i stilit poligonal.

    Njė pjesė e fortifikimeve tė luginės sė Drinosit mund tė lidhen me veprimtarinė ndėrtimore tė Pirros (33) , ndėrsa tė tjerat mund tė jenė dhe mė tė vona, si pasojė e koniunkturave politike tė krijuara nė gjysmėn e dytė tė shek. III, tė transferimit tė qendrės sė Lidhjes epirote nė Foinike (34) dhe tė kėrcėnimit tė Epirit nga shteti ilir, siē ishte rasti i rrethimit tė Foinikės mė 230 p.e.r. dhe i vendosjes sė njė garnizoni ilir nė Korkyrė (Korfuz). Deri tani e vetmja qendėr ku janė kryer gėrmime arkeologjike nė kėtė zonė, Antigonea, ka dhėnė materiale tė shek. III p.e.r.

    (1)S. Islami. Lindja dhe zhvillimi i jetės qytetare nė Iliri, Iliria II, 1972, fq. 15.
    (2)Sh. Mane. Disa qendra tė fortifikuara nė rrethin e Beratit. Buletini arkeologjik, fq. 5.
    (3)N. Ceka. Qendrat e fortifikuara tė amanteve. Monumentet 10, 1975. 21-52.
    (4)N. Ceka. Fortifikimi antik i Butrintit dhe i territorit tė prasaibėve. Monumentet 12, 1976, 27-39.
    (5)Livi. XLIV, Garnizoni ilir qė mbronte kalanė, nė vend qė tė qėndronte nė mbrojtje e zhvilloi luftėn nė fushė tė hapur.
    (6)F. Prendi, K. Zheku. Qyteti ilir i Lisit, origjina dhe sistemi i fortifikimit tė tij. Iliria II. 1972, fq. 215-244.
    (7)F. Prendi - K. Zheku. liria II. fq. 242.
    (8)K. Prashniker e vendos kėtė qytet mbi kodrėn e Pllanės nė breg tė lumit Mat (Archäologiche Ferschungen.... 84), por nė kėtė vend dhe nė afėrsi tė saj nuk ka asnjė gjurmė arkeologjike, qė tė mbėshtesė kėtė supozim. (Shih S. Islami. Shteti ilir nė luftėrat kundėr Romės. Iliria III, 1974, fq. 40).
    (9)Fortifikimi nė Zig-Xhafaj ėshtė zbuluar pėr herė tė parė nga L. Hezej (Operations mititaires de Jules Caésar, Paris, 1866), por studimi mė i plotė i tij ėshtė bėrė kohėt e fundit nga H. Myrto. (Mbi disa qendra arkeologjike ndėrmjet Kavajės dhe Durrėsit. Monumentet, fq. 7-8, fq. 247-258).
    (10)F. Miraj. Muret antike tė Persqopit. Monumentet 2, 1971, fq. 153-154.
    (11)S. Islami. Qyteti ilir nė Zgėrdhesh. Iliria II. 1972. fq. 195-208.
    (12)S. Islami. Vep. Cit. fq. 204-206. Ndryshe nga autori i kėtij studimi, mendoj qė akropoli nė periudhėn e hershme tė tij nuk ka pasur kulla dhe se kullat e shtuara mė vonė i pėrkasin njė periudhe tė katėrt ndėrtimi, kur qyteti shkonte drejt rėnies sė plotė si rezultat i luftėrave iliro-romake. Pėr sa i pėrket datimit tė mureve tė periudhės I tė akropolit dhe hyrjes sė tij, shih kap. I tė kėtij libri.
    (13)N. Ceka. L. Papajani. Rruga nė luginėn e Shkumbinit nė kohėn antike Monumentet l, 1971, fq. 43-59.

    N. Ceka. Vėshtrim arkeologjik mbi rrethin e Elbasanit. Monumentet 3, 1972
    (14)N. Ceka Vėshtrim... 11.
    (15)C. Praschniker, A. Schober, Archäologische Forschungen in Albanien und Montenegro. Wien 1919, fq. 69-71.

    H. Ceka. Muri rrethues i Apolonisė. B. T. SH. seria Shk. shoq. 1963, 3, 117-156.
    (16)N. Ceka. Vep. Cit. 21.
    (17)Nė fushatėn e gėrmimeve tė vitit 1979, tė drejtuara nga B. Dautaj, u gjet njė vulė qeramike, qė mbante emrin e qytetit. Raportet e gėrmimit janė akoma tė pabotuara.
    (18)N. Ceka, Vep. Cit, 40.
    (19)Pėr fortifikimet nė Luginėn e Osumit shih:

    N. Ceka. Monumente antike dhe mesjetare nė luginėn e Osumit, Monumentet 5-6, 1973, fq. 121-137.
    (20)C. Praschbiker - A. Schober. Arkäologische Forschungen in Albanien und Montenegro, Wien 1919.

    A. Baēe. Qyteti i fortifikuar i Beratit, Mon. 2, 1971, fq. 43-62.
    (21)C. Praschniker. Muzakhia und Malakastra. Wien 1919, 103 e vazhdim.

    B. Dautaj. Zbulimi i qytetit ilir Dimal. Iliria II, 1972, 135-142. Identifikimi i qytetit Dimal me kalanė e Krotinės ėshtė bėrė nga B. Dautaj, qė u mbėshtet pėr kėtė identifikim nė zbulimin e katėr fragmenteve tjegullash me mbishkrimin DimaMitan (dimalitan).
    (22)Polyb., II, 6, 8, 9.
    (23)L. M. Ugolini, pa dhėnė ndonjė argument bindės, i ndan muret e Finiqit nė 4 faza, dhe e daton fazėn e I rreth v. 450 p.e.r., tė dytėn menjėherė pas kėsaj, tė tretėn rreth mesit tė shek. IV p.e.r. ose mė vonė. Ndėrsa N.G.L. Hammond. duke u mbėshtetur nė rrethanat historike, pėrcakton njė kronologji tė re pėr muret e Finiqit. Ai konsideron si fazė tė parė muret me blloqe masive dhe i daton midis viteve 325-300 p.e.r. (Epirus, Oxford 1967, fq. 713-716).
    (24)N. Ceka. Fortifikimi antik i Butrintit dhe i territorit tė prasaibėve. Monumentet 12, 1976.
    (25)L. M. Ugolini e daton kėtė periudhė ndėrtimi para fundit tė shek. V p.e.r. (L´acropoli di Butrinto, Roma 1942, fq. 26-44), ndėrsa N. Ceka para gjysmės sė parė tė shek. IV, kur datohet sipas tij, me siguri muri respektiv i Amanties (Vep. cit., 29).

    Por nė fakt muri poligonal i akropolit tė Butrintit vjen pas njė faze tė murit prehistorik, i cili pėr disa arsye teknike, si kthesat kėnddrejta tė linjes sė mureve, pėrpunimi i pėrciptė i gurėve dhe sė fundi duke u mbėshtetur nė vetė materialin arkeologjik mė tė hershėm tė zbuluar nė Butrint, datohet nė shek. VI-V p.e.r, prandaj nuk do tė ishte i pranueshėm mendimi pėr njė rindėrtim masiv tė mureve tė akropolit, menjėherė pas ndėrtimit fillestar tė tij (shih pėr periudhėn e parė tė mureve tė akropolit. Fortifikimet prehistorike nė Shqipėri. Monumentet 14, si dhe kapitullin I tė kėtij botimi).
    (26)K. Zheku. Restaurimi i Portės sė luanit - Butrint. Monumentet l, 1971, fq. 81.
    (27)L. Beschi. La fortezza ellenica di Gyphtokastro. Atti di VIII Congr. Athene 1968, fq. 138.
    (28)Teknika e ndėrtimit tė kėsaj periudhe ėshtė e njėllojtė me atė tė fortifikimeve tė Lisit, tė datuara nė fundin e shek. IV — shek. III p.e.r. Shih pėr kėtė: artikulim tonė. Stilet e mureve tė Lisit dhe problemi i datimit tė tyre. Studime historike 4, 1973, 105-114. L. M. Ugolini (vep. cit.), Dh. Budina (kumtesė nė sesionin shkencor Sarandė, Tetor 1978) dhe A. Baēe (Fortifikimet antike nė Shqipėri, Monumentet 17, 1979 nė shtyp) e datojnė kėtė fazė pa dhėnė argumente nė shek. V p.e.r., ndėrsa N. Ceka e konsideron tė mesit tė shek. IV p.e.r. (vep. cit. 29).
    (29)Dh. Budina. Harta arkeologjike e bregdetit Jon dhe e pellgut tė Delvinės Iliria I, 1971.

    N. Ceka. Fortifikimi i Butrintit.... vep. cit.

    S. Islami. Fortifikimi i Ēukės Ajtoit (Kumtesė e mbajtur nė sesionin shkencor me rastin e 30-vjetėrit tė Qendrės Arkeologjike) Tiranė, Nėntor 1977.
    (30)N. Ceka. (Fortifikimi anitik i Butrintit, fq. 35) e daton fortifikimin e Ēukės sė Ajtoit rreth mesit tė shek. IV, duke krahasuar teknikėn e ndėrtimit me atė tė Butrintit, me tė cilin Ēuka e Ajtoit ka tė pėrbashkėt mungesėn e kullave, pėrdorimin e kthesave nė formė dhėmbėsharre si dhe tipin e hyrjeve. S. Islami (vep. cit.) mendon se fortifikimi i Ēukės sė Ajtoit ėshtė ndėrtuar nė fundin e shek. V — fillimi i shek. IV p.e.r. Nga argumentet kryesore janė teknika poligonale dhe tipi i hyrjeve, qė takohen qė nga prehistoria.

    A. Baēe (vep. cit.) e daton Ēukėn e Ajtoit nė fund tė shek. VI - shek. v. p.e.r. Argumenti kryesor ėshtė njė nga hyrjet me korridor tė pėrthyer tė ngjashėm me atė tė kalasė sė Pepelit, pėr tė cilėn nuk jep ndonjė argument bindės pėr datim, veē qė gurėt drejtkėndėsh nuk janė pėrpunuar me kujdes. Fortifikimi i Pepelit ėshtė pajisur edhe me njė kullė katėrkėndėshe, element qė shfaqet relativisht vonė nė fortifikimet tona.
    (31)N.G.L. Hammond. Epirus, 213, A. Baēe. Vėshtrimi mbi qendrat e banuara antike dhe mesjetare nė luginėn e Drinos. Monumentet 4, 1972, fq. 103-131.
    (32)Dh. Budina. Rezultatet e gėrmimeve arkeologjike nė qytetin ilir tė Jermės. Materiale tė seksionit arkeologjik. Tiranė, 1968.
    (33)Epirus. 717.
    (34)A. Baēe. Vep. cit. 109.

    Mė lartė
    webmaster@letersi.com